Në libër jam përpjekur të përshkruaj raportet e Zotit me njerëzit. Sonte pyes: Çfarë bën Zoti kur merr një çmim? S’besoj se e ka këtë fat. Njerëzit e zakonshëm e kanë.

Ben Blushi

55 Komente

Kjo eshte tip WTFWJD?

Uau! Ungjilli sipas Benit?

cfare ben zoti?!  

Ja shikon nga lart si merren cmimet! smiley

Nuk e rru Zoti per 3000 euro.

Hallall ia befte Zoti Zotit si na boni me lek

Zoti teksa shesh krijesen e vet Ben t'u marr cmime,gzon,gzon per punen me cilsi qi ka ba vete.smiley

S'ka qenie ne univers qe merr me shume cmime se Zoti.Ka miliarda zara qe e adhurojne dhe disa te tjere qe duan te vdesin per te.Por pyetja eshte cfare bene juria po te marri cmim?Meqe Zoti vet eshte ne postin honorar te jurise se njerzimit.

Po akoma me e bukur eshte qe Blushi me kete qe thote,do te sillet si Zoti ne ceremonin e ndarjes se cmimeve.Well Blushi is more simple than that... smiley

Zoti u ngazellye kur degjoi lutjen e jurise : O Zot, jepja cmimin atij qe shkruan kot!

Eh, si tha njoni

Dhe Zoti vuri pellemben mbi balle dhe e pyeti (Benin). 

- Dhe si e medon ti kete pune?

uo beni, po ler naj gje te thuac kur t'fitosh oskarin, atq... mo i harxho te gjitha qe tani.

smileyAktoret e medhenj e mbajne ne xhep fjalimin e Oskaritsmiley

Po tamam tamam Emo ,si ceremoni aktrimi u duk.Si ndjehet personazhi kryesor?smiley

Priti shume zoti,por fati nuk i doli,por me ne fund  vendosi : Te gjithe trapat ne nje Parti.

Do të them një këngë vetë / këngë prifti të vërtetë / rroftë vështi dhe dhëria / rroftë vera dhe rakia / q'i ka bërë përëndia / Se dhe zoti Krisht një herë / mori uj' e bëri verë....

Cfare ben Zoti? Ben sehir dhe kenaqet kur njerezit vetkenaqen. Leri Zot se nuk e dine as vete se cfare bejne..

Do te thuash qe Benit i ka hyre vetja ne qejf ?

Jo mo Benit i ka hyre vetja ne qejf me ndihmen e zotit, kurse per te ecur per te care ne jete Beni ecen vete..smiley

Shkrimtarët zakonisht përpiqen të përshkruajnë raportet e njeriut me Zotin, kurse ky këtu po përshkruka raportet e Zotit me njeriun. Gomarllëk apo delir madhështie? 

Në libër jam përpjekur të përshkruaj raportet e Zotit me njerëzit.

Beni eshte perkjekur sdo me thone qe i di/tha te gjitha, Perpjekje-mundim smiley

Kjo o mo e qarte smiley :

“Zakonisht këtu jam ngjitur për të shprehur pakënaqësinë. Sonte po ngjitem për të shprehur kënaqësinë. Falenderoj Akademinë ‘Kult’, jurinë, botimet MAPO që bënë të mundur ngjitjen në këtë skenë dhe redaktoren Saverina Pasho, që e bëri të lexueshëm librin”, – u shpreh shkrimtari dhe modestisht pohoi që “çmimin e ka marrë libri”.  [fjala e Benit]

Kjo e bo lomsh fare smiley

Në botimet “Të jetosh në ishull”, “Otello, Arapi i Vlorës” dhe “Shqipëria”, Blushi trajton me mjetet që i jep letërsia ngjarje dhe personazhe të historisë së Shqipërisë, të cilët herë i sjell në kontekstin e duhur dhe i bën familjarë për lexuesin, e herë i mban të fshehur, duke nxitur edhe më tepër kureshtjen e publikut.  [nga artikulli]

Car Kulti osht ky mor vlla?

Kujt ja priste mendja qi PS-ja do paraqiste Zotin si kandidature presidenciale?

Bravo, Xhezua s'ka asnje shans para Perendiut.

Asi nen mengesmiley

perendiu-perendiu, po vota i numro Saliu...

 

Beni me pelqe per modestine...vec s'me vjen mire per ato gjojnat qe Na i ka mbajte te fshehta, [pse?] smiley ndoshta ka fillu Sequel-in...te presim. Duke ngrene thonjte smiley

Pata marre ne dore librin e Blushit. Thashe te lexoj pak faqet e para. Ne aq pak sa lexova, rrezantonte mediokritet, banalitet, Zoti+shqiptaret+Leke Dukagjini, me nje filozofi dylekshe.

beni, ecen vete?

Ben Blushi mund te kishte kerkuar ta zeme 100 000 euro dhe nuk duhet te kishte botuar dy librat e tij. Se letersi s`ka bere thone ca e historine e ka katranos thone ca te tjere.

Aq provokues ka qene ne njerin prej ketyre librave sa Pellumb Xhufi nguti botimin e nje punimi shkencor qe lidhej  Voskopojen, duke permendur ne parathenie si arsye pikerisht te shkruarat e deformimet qe i ben Ben Blushi "si pa dashje" ca gjerave.

çfar ben zoti,nuk i dihet.por çfare ben zoti i shqipetareve kjo duket sheshit

Pak njerez kane talentin qe ne nje fjali te vetme te permbledhin aq gervishtje, aq kaos e ulerime qe te shkakton po te shendrohej injoranca ne dhimbje, delir te tille fame, delir madheshtie- me pak mund arriti tia hedh e te fluturoje ne lartesite e te krahasuarit me Zotin, blasfemi ndaj vete Zotit, fantazi te semure duke trajtuar Zotin ne ate fare lehtesie sikur ta kete shok tavoline, paedukatesi e paudhesi.  Ky eshte Beni. Produkt prej Shqipnie, qysh tha njona pa din e pa iman.

 

Aaaaa, po c'e zu te ziun Zot e nuk e hoqi thuaj. 

me qe ra llafi: nga eshte  Zoti,  ashtu ky Ben Blushi doja te thoja?smiley

Me të ngulur kjo... smiley

Nga Blushi me duket smiley....fshat andej nga Kolonja..smiley

Prej nga e dije ti?

nuk eshte nga Korca ky..smiley

 

p.s   ore nuk eshte budalla populli qe e ka percaktuar qarte: ''ja korcare, ja hic fare..smiley  po te ishte ashtu do kish  thene  ndonje fjale te mencur per korcarët...smiley

Po kur te them une "degjoja llafet popullit", s'beson ti. smiley

I ati me duket eshte kolonjar pe Korce smiley, po Benka sikur eshte rritur ne Tirane. Eh, na i prishi Tirana djemte. smiley

Jo me cupe. Beni eshte dardhar pe Dardhe, bashke me Teodorin e Lacos, Teodorin e Kekos, Maksin e Velove etj etj etj.

edhe PF-ja pe Dardhe besoj. smiley

Po c'ne me Blushin keta? 

Pe Dardhe qe c'ke me te. Shtepine e gjyshit qe me 1867. Data e gdhendur ne gur. smiley Flas te gjithe te tjeret jane dardhare gjithashtu. Fshat me tradite dmth, jo drejtore me Aro. smiley

dmth. si teto Ollga he, "origjinen e biografise e kemi pe Dardhe". smiley

Me tradite edhe neve, ndertuar tere dynjane ustallaret tane. smiley

Pe te Stefaneve. Oxhak i madh, 200 e ca shtepi. smiley

Ore kjo Dardha vetem molle paska beresmiley

Jo me xhan. Dardha vetem kumblla ben. Per raki.

Ore dardha bene c'te duacsmiley

....Boboshtica, dihet   cilen  lloj rakie ka per adet te saj

Boboshtica eshte specie e vecante or ti. Jam kurioz ta di pse ai lloj mani rritet vetem ne Boboshtice.? Se nuk kam pare gjekundi tjeter.

 PF - ai lloj mani (kokerr  roze ne manushaqe) eshte  pasoje  e nje mokrozone, nje ekosistemi specifik, qe e ka  bere Boboshticarin ta  rriste me kujdes dy vitet e para. Rakine e prodhoi 150 vite me pare.Dy  here e zjeu  kur i kerkoi alkolin prodhuesi Korçar i konjakut.Plaku.... 

raki mani boboshtice,e kam ble 12 mije leke bidonin 1.5 litershe nga nje korcar qe jeton ktu prej 40vjetesh.Kishte nje te gjelber te bute dhe kush me shihte me pyest,ca eshte kjo qe po pin?

lum si ti qe pi flori... Me kane mbet ca shishe nga ato te voglat, 100 ml. E di qe as nuk i afrohen asaj tendes.

smiley

Une e blija damixhanin 5 qillosh per 8 mije leka, ketu e dhjete vjet me pare. Gjithmone tek i njejti fshatar. Flori e shkuar floririt o Tunxh. Kur e kam cuar heren e pare nje shishe ne lokalin ku pinim, u traumatizuan shoket! smiley Nje italian qe kishim ne tavoline dhe qe ia shpjeguam qe kjo eshte "grappa albaneze" u ndje kaq i fyer sa tha se gjeja e pare qe do bente sa te kthehej ne Milano do te ishte refuzimi i nenshtetesise italiane. Tani edhe une me shishe 100 gramshe shurupi kolle e kam ruajtur.

epo kur ben dhe beni si intelegjent...

" .... Në libër jam përpjekur të përshkruaj raportet e Zotit me njerëzit. Sonte pyes: Çfarë bën Zoti kur merr një çmim? S’besoj se e ka këtë fat. Njerëzit e zakonshëm e kanë..." 

Pyetja qe Ben Blushi i ben vetes, dhe pergjigjia qe i jep po vetes, e perjashton pyetjen dhe e duket sikur Zoti eshte futur inkonjito ne kete raport. Gjersa Zoti s'merr çmim, pse futet ketu, ne kete mesele njerzore, pune çmimesh. 

Ose Blendi duhet te na japi ter tregimin, ose ai e ka futur ketu kete pasazh te vockel per te matur pulsin e inteligjences se komentatorve, nderkoh qe vet thenia e Blushit ketu, eshte pak si kontradiktore, apo jo normale. 

Ben Blushi është treguar tmerrësisht i sinqertë në veprën e tij. Ai ka një meritë të padiskutueshme, se futi në hartën e letërsisë/publicistikës shqiptare Zotin, një ‘simbol’ krejtësisht i injoruar. Ajo cka më pëlqen në retorikën e këtij djali (është mjeshtër i retorikës) është se ka një seriozitet të jashtëzakonshëm në përpjekjen e tij me Zotin. Sipas meje, Ben Blushi, një prej djemve më të mikluar të shoqërisë shqiptare, përballet në një sfidë të jashtëzakonshme sinqeriteti. Ai guxon të përfytyrojë një shoqëri tjetër. Një shoqëri të ndryshme nga gjithcka që njohim, nga gjithcka që dimë. Ai vetë është pjesë e gjithçkaje që dimë dhe njohim. Prandaj, është kaq i mikluar. Ai rreket të të përziejë gjithçka që dimë dhe njohim. Nuk synon të rivendosë një rend të ri shoqëror, por të përziejë rendet shoqërore. Të thurë një histori/shoqëri të re, me penj të vjetër. Cili do të ishte vendi i tij, Ben Blushit, në një shoqëri të tillë? Ai kërkon të çlirohet paksa nga barra e vendit të tij në shoqëri. Por, ka kaq shumë dyshime lidhur me rolin e Zotit në gjithë këtë histori, saqë vendos ta lërë historinë pa Zot. Fakti që ai ka dyshime për rolin e Zotit në histori, është kaq e guximshme, kaq besimtare, saqë të le pa fjalë. Historianët kurrë nuk flasin për Zotin. Historia e lë mënjanë Zotin. Ben Blushi ndërkohë përzien Zotin dhe Historinë. Ai duke i mohuar të dy, në fakt, konfirmon që njëri ka lidhje me tjetrin. Zoti është padron i historisë. 

hartim i bukur!

e ke seriozisht apo mos je beni dora vete?

Ose e shoqe-ja e Kiqos!

".....Raportet e Zotit me njerezit....",  S.Ruzhdi

"Kultit", i ka humbur...... kuti.Por ja gjeti Ben Voskopojari, ngulur aty prej Vllahije.Te paret e tij.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).