Bujar Nishani, Presidenti i ri i Republikës

 

Ka marrë fund pa konsensus dhe vetëm me votat e mazhorancës odisea e zgjedhjes së Presidentit të Gjashtë të Republikës, ai është Bujar Nishani. Kandidatura Partisë Demokratike mori 73 vota pro dhe vetëm një kundër, ndërsa dy fletë u shpallën të pavlefshme. Procesi i votimit nisi pas orës 17:00 dhe në sallë ndodheshin edhe deputetët socialistë, të cilët kishin paralajmëruar bojkotimin e procesit të votimit. Në votimin e fshehtë nga opozita mori pjesë vetëm deputeti dhe kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule i cili në mënyrë demostrative hodhi bosh, pa e plotësuar në këndin sekret, fletën e tij. 

Pas përfundimit të procesit të votimit, komisioni i votimit, i përbërë nga deputeti demokrat, Viktor Gumi, Arenca Trashani dhe deputeti socialist, Armando Subashi nis numërimin e fletëve. Komisioni konfirmoi 76 fletë votimi, 2 prej tyre bosh, praktikisht të pavlefshme dhe nga 74 votat e vlefshme 73 shkuan në favor të Bujar Nishanit President dhe vetëm 1 kundër. Në përfundim të procesit, deputetët e mazhorancës uruan Bujar Nishanin për detyrën e tij të re, që do të nisë në ditët e fundit të korrikut, kur edhe përfundon mandati i presidentit Topi. Nishani do të jetë President i Republikës për mandatin 5-vjeçar, deri në vitin 2017-të.  

Zoti Bujar Nishani ishte kandidatura e vetme në raundin e katërt të votimit për zgjedhjen e Presidentit. Ai u propozua gjatë pasdites së sotme, pas tërheqjes së Artan Hoxhës, i cili u largua nga gara pak minuta para se të niste votimi gjatë paradites. Zoti Nishani ishte një ndër katër emrat që maxhoranca propozoi një natë më parë në tryezën me liderin e opozitës. Zoti Nishani është tashmë Presidenti i gjashtë, i cili u zgjodh pa konsensusin e opozitës. Gjatë orëve të pasdites pati debate nëse kjo kandidaturë ishte apo jo kushtetuese, për shkak se ai mban detyrën e ministrit të Brendshëm. 

Sipas disa konstitucionalistëve, zoti Nishani mund të quhej kandidat për president vetëm pasi të jepte dorëheqje si ministër dhe ajo të pranohej nga kreu i shtetit, Bamir Topi. 

Urime nga Bamir Topi dhe Ettore Sequi 

Ndonëse i sapozgjedhur, zoti Nishani është përshëndetur nga presidenti në ikje i Republikës, Bamir Topi i uroi suksese në detyrën e lartë të kreut të shtetit. Ndërsa nga faktori ndërkombëtar, ambasadori i Bashkimit Evropian, Ettore Sequi i ka uruar atij punë të mbarë në këtë detyrë të rëndësishme. 

OSBE përshëndet zgjedhjen e Presidentit të ri 

Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Eugen Wollfarth, mirëpriti zgjedhjen e Bujar Nishanit në postin e Presidentit të Shqipërisë. "Zgjedhja e z. Nishani si president i ardhshëm i Shqipërisë është lajm i mirë. Ne e çmojmë punën e vendosur të ministrit për shtetin e së drejtës, në projekte të shumta me Prezencën e OSBE-së në Shqipëri", deklaroi Wollfarth. "Unë jam i bindur se dija e tij e thellë dhe përvoja e gjerë do të bëjnë që ai t'i shërbejë vendit të tij në mënyrën më konstruktive", vijoi ambasadori. 

222 Komente

Hajt me krahë të lehta ndonjë peshku që i duhet të pastrojë e lirojë zyrën. 

 

Urime Presidentit te ri!

fitimi ketij (pikerisht minister i mbrojtjes) tregon qe nderkombetaret nuk duan trazira ne shqiperi. por gjithashtu qe keta nuk e perkrahin fare socialistin rama. megjithese si artist ai duhej te ishte me afer tyre. 

them se nderkombetaret nuk perkrahin jugun, ramen e konsiderojne jo socialist, aq sa pefaqesues i jugut te shqiperise. 

boll mo se u bere bajat me kete jugun.frenoje subkoshiencen.

nuk eshte pune subkoshience, vetem analiza e realitetit shqiptar.

si e shpjegon ti faktin qe rama, njeri me i qyteteruar nga berisha, ne daç nga prejardhja, ne daç nga profesioni, nuk llogaritet nga nderkombetaret, po ashtu njerez me kulture te larte si ai ? si preferojne keta te punojne me nje malok ?

apo pyetje te tilla s'ti kap truni ?

je shume bajat.po behesh si gjelle prishur.

po shoku spiro

+10000000000

Evropianet e Evropes se Bashkuar ,paskan paragjykime krahinore ?

kane me shume frike se fillojne skafet ne vlore, them. 

Ndersa une them se ti je trap.

nuk du ta ndyj gojen 

Mundohu te shkruash me rralle, sepse je shume i bezdisshem ne pergjithesi. Mos shkruaj pas cdo komenti, dhe kur s'ke gje per te thene, sepse nxjerr vetem budallalleqe e behesh bajat. Keshille.

ti gjithashtu me behesh i merzitshem kur me jep keshilla. s'kam nevoje per keshillat e tua se jam kaluar e ti ne kembe, jepi vetes keshilla them. 

Pse pak e ke ndyre?

E para, gjithe kjo farsa e zgjedhjes se presidentit konfirmoi sa i manget eshte Rama si politikan. Rama eshte i civilizuar, i lexuar, i udhetuar por fatekeqesisht eshte edhe pak i TRASHE, ne kuptimin qe i mungon shkathtesia politike per te manovruar.

Se dyti, sic e the vete,  nderkombetaret nuk duan trazira ne Shqiperi; nuk kane kohe te merren me ne ne keto momente, prandaj u duhet nje njeri si Berisha qe na ben zdap. 

Politika e nderkombetareve keto 2 vitet e fundit ka ndryshuar, nuk ka me direktiva direkte por monitorim te situates dhe "sinjale" apo nentekste. Berisha eshte me i zoti nga Rama kur vjen puna per tu marre vesh pa fjale. Ai dhe nderkombetaret kane nje marreveshje te heshtur.

Urime per detyren presidentit te ri!   mendjen te Atdheu vlla!

taman si vlonjat mo dhe ti Belulo smiley o vlla smiley

Gatitu, NISHANI !

Ne e çmojmë punën e vendosur të ministrit për shtetin e së drejtës, në projekte të shumta me Prezencën e OSBE-së në Shqipëri", deklaroi Wollfarth. "Unë jam i bindur se dija e tij e thellë dhe përvoja e gjerë do të bëjnë që ai t'i shërbejë vendit të tij në mënyrën më konstruktive."

 

Ju rrofshi per vere.  Po s'na e keni fajin ju xhanem. 

 e ka testuar ky per dijet e thalla, ne ngrenien e qofteve smiley

mua me duket burr i leshte ky si shoku Haxhi.

Mire mire, po ket nishan kena tash n'faqe ... etj.

i leshte?

ke paragjykime per mustaqet ,ti shokusmiley

jo jo, i pelqej zonat me lesh smiley

Ka faj shume ka.. Nishani edhe disa muaj jete ka pasi vuan nga nje semundje shume e rende. Ndersa ky barkderri dhe kokderri tall trapin. Vetem nje vende si Gjermania mund te nxjerre barbare te tille, te ftohte ne ekstrem dhe te pa afte te tregojne dhembeshuri njerezore.

 

 

Nese eshte e vertete kjo, nuk di vertet cfare emri  t'i ve kesaj "........." ,qe skenuan sot politikanet tane largepames.

edhe kur zgjedhin papen veprojne po njesoj, zgjedhin njeriun me te semure. e bejne me qellim, qe ai te mbaje status quone, te mos jete i rrezikshem per sistemin, reformator, etj. mos ndyshoje gje prej gjeje dmth.

si president do te kete shume me mundesi te sheroje semundjen qe ka, keshtu qe nder i kane bere atij individualisht. 

Cfare semundje ka Nishani?  Dhe nqs vuan nga semundje e rende* pse e emeruan, e zgjodhen dhe pranon ky te jete President ne kushte te tilla shendetesore?  Pasi jane bere keto pyetje, c'lidhje ka Merkel me ne, tha Dimua.

*nqs eshte vertete semure, nga pikepamja njerezore, me vika keq.  

Se c'pati nje lloj paralize dhe e ka akoma ne njerin krah, me duket se s'e leviz dot njerin krah edhe sot. Por s'di te kete gje vdekjeprurese si thote liqeni.

President me "Pain Patches" ne shpine, ç'politikane monstra!

Boll me hamendesime, amani!

.

Nishani eshte top. Problemet e shendetit qe kishte i ka kaluar. Mos harrojme qe ka kohe qe mbulon detyren e Min. te Brendshem, qe kerkon gjithashtu shendet te plote.

Sot u tha, qe ka kalu nje situate shume te komlikuar shendetsore,por per fat te mire gjithcka eshte kapecyer tashme.

Me sa di une Nishani nuk vuan nga ndonje semundje fatale. Nuk ka tumorr sic u shkruajt sot dy here ne kete faqe. Une sigurisht, nuk ia kam pare kartelen mjeksore, por mendoj se beni gabim qe flisni qesim per shendetin e tjetrit. Nuk eshte mire.

Po pse qenka gabim e nuk bejme mire?  Apo do behemi si ai kokderri gjerman qe flet me prapanice? 

Si mundet dikush ne gjendje fizike te tille, pothuajse invalid pasi i duhet kujdes shendetsore i perditshem te kryhej nje rol qe kerkon nje ngarkese te tmerrshme fizike dhe mendore? Pa folur per stresin dhe vendimet e veshtira? 

 

 

 

 

Pse shkruani budallalleqe! Nishani ka kohe qe mbulon detyren e Min. te Brendshem, - qe po deshem kerkon shume me teper impenjim dhe ka shume me teper stres sesa presidenca, - dhe deri me sot nuk eshte ankuar njeri!

Robi eshte per bukuri, kurse ju shkruani sikur ta kene katapultuar direkt nga reanimacioni ne presidence!!!

 

Per te qene kuruar per kancer ne koke, eshte kuruar me kimioterapi, dhe krahun e majte e ka te paralizuar. Shikoje ne video, nuk e leviz asnjehere, dhe dje i ulen kutine qe te votonte. Por jam dakord me ty. S'eshte kusht per te mos qene president dhe eshte shume gabim ta paragjykosh per kushtet e tij fizike, e aq me keq te permendesh muaj jete, kur ai eshte sheruar me kushedi sa vuajtje. Problemi ne rastin e tij eshte qe eshte servil kokulur i Berishes ne menyre te tmerrshme, s'ka iniciative dhe s'di te mendoje si president, si minister, por mbase si shef policash, shef i ndonje komisariati. Kaq ka Nishani. Nga gjithe presidentet kukulla, ky eshte ne krye te listes dhe e le te dytin shume larg. Presidenti i Shqiperise tani eshte Sali Berisha, me te gjitha funksionet.

Shume dakord per pjesen e dyte. Sot per sot te pakten kemi te drejte te plote te dyshojme se Nishani eshte ne te vertete nje avatar dhe se president de facto kemi vete Berishen.

Por ka edhe nje aspekt tjeter qe nuk duhet nenvleresuar. Nishani ka shume vite qe mbulon detyra te larta ne shtet. Ne keto funksione mesa duket paska fituar respektin e partnereve nderkombetare, qe jane shprehur te gjithe pa perjashtim me superlativa. 

Po ti krahasojme keto dy pikepamje, - ate tonen, si opinion publik, qe bazohet mbi cka shikojme ne tv e lexojme ne media dhe ate te nderkombetareve qe kane bashkepunuar me dikasteret e drejtuara nga Nishani, - shikojme se nuk perputhen.

Arsyeja, per mendimin tim eshte se ne e gjykojme Nishanin kundrejt standarteve ideale dhe na del me cene, metaforikisht "me nje sy". Kurse ata (nderkombetaret) perdorin si kut standarte te tjera, me afer realitetit dhe, perhere metaforikisht, ne "vendin e te verberve" Nishanin "me nje sy" e konsiderojne "mbret" te pranueshem.

(Ky p.sh., ne nje kontekst ku mbizoteron fuqishem hajduteria neper dikastere e udhehequr nga vete titullaret nuk eshte perfolur deri me sot per afera, ndryshe p.sh. nga Mediu, Basha, Meta, Prifti, Ruli, Olldashi etj. etj.) 

Partneret nderkombetare kane per detyre te pershendesin kedo president apo kryeminister qe zgjedhin shqiptaret. E kane absolutisht te ndaluar te shprehen kunder tyre. Per nderkombetaret mjafton te mos pengohen bizneset qe kane ata me ne, dhe projektet qe vendosin ata. S'ka rendesi cilin zgjedhim ne qe te takohet me ta, per sa kohe qe u thote "po" per gjithcka. S'ka lidhje fare. Me superlativa flasin dhe per Nanon qe dhe Salen qe cfare s'kane bere e jane fajtoret e pare per gjendjen tone sot, apo edhe per Meten qe u kap me presh ne duar.

p.s

Nishanit i njoh disa pjesetare te familjes. Mos ji i sigurt per hajduterine, punesimin e fisit apo nderhyrje ne ceshtje pronash. Mos ji fare, po fare i sigurt. smiley

o blendo mos e dhit tani gjithe ate rrevolte qe zieve ne radio. Qendro revolucionar, mos u bej shqiptar oportunist, se ky oportunizmi oriantal na solli ne kete derexhe dhe pale ku do na shpjere. 

Ky nuk eshte nje hallexhi dhe ne ti qajme hallin, ky tipi(qe ngja sikur e kemi importu nga lindja e mesme) pranoi te behet president, peshqesh per 100 vjetor shqiprise president rakitik.

Me holbe qe nga paraqitja, nga CV politike se CV sociale pervec kamarierit te lagjes nuk paska nuk kishin ku gjenin, po hec me: neve na ngelet vetem te shprehim opinionet tona dhe ti na thua mos te flasim qesim.

President biri botes O Tempora o Mores

Te siguroj se nuk ka asnje grime oportunizem ne qendrimin tim. Nuk flas politikisht, por them, qe te thuash se tjetrit i kane mbetur vetem disa muaj jete, kur ne fakt nuk eshte aspak keshtu, mua me duket e tepruar. Kjo ka te beje me vleren qe i jap une jetes, vdekjes, shendetit dhe fjales se nxjerre nga goja (ne kete rast fjales se shkruar).

Epo edhe te rrime e te lexojme pa reaguar komentet poshteruese, te bazuara mbi lajmet e Mero Bazes tek "Gazeta Tema" nuk me duket e drejte!  

Per mendimin tim, cdo koment negativ dhe poshterues, qe bazohet mbi pamjen e jashtme, karakteristika trupore, apo me keq akoma, problemet eventuale shendetesore te individit eshte shenje e nje mungese te thelle qytetarie, kulture dhe edukate minimale! 

 

Pamja e jashtme karakteristika trupore jane komplement i mediokritetit qe karakterizon kete tipin. Ati njeriu i mungon dinamika.

Ate e nxirrnin me leter para dhe qurravitej me dacibaot qe gatuante Saliu per te gjithe.

Presidenti i republikes i pari vendit, duhet te kete stature, duhet te kete karizem. Jo qofte, hallve e ftohte.

Baaah, unë isha për Ben Imamin. Do këndoja atë këngën:

Buorxhorno Albania kon karro armato aldente

e un xhenerale kome preshidente.

Gjithsesi edhe Bujo nuk mbetet mbrapa. Unë besoj se dy vendimet e PARA të presidentit do jenë:

1. Shembja e Piramidës që të varroset njëherë e mirë komunizmi.

2. Vendosja e bustit të KOMANDANTIT para Muzeut Kombëtar, se betimin nuk e tret as dheu. 

Edhe një merak, aman se mos ngatërron betimin e Presidentit me betimin e oficerit.

Dhe KUJDES, kur të thonë "Të lumtë, detyrën e bëre me sukses" mos të shpëton goja dhe thua "I shërbej Republikës Popullore  të Shqipërisë". Se aq duan komunistat dhe marrin zjarr.

 

kujt ja priste mendja qe nje vullnetar i Enverit do behej simbol i popullit? me vjen keq qe Milloshi s`ja arriti kesaj dite smiley

+1

baze komunisto-socialisti ka mo ne ti smiley  s'duhet me u merzit smiley

jo mo nuk merzitem. po si shume komunisto evangjeliste , sigurimsa e  vullnetare po na dalin djathtas. smiley

hajt se i ke me shumic si majtas dhe djathtas smiley e mira e t majtve esht se te pakten jane me nje linje me transparente smiley

Kavir, ti e di besoj:  ''bujo'' ne bilardo, i thone gurit  qe ka rradhen per tu goditur, por qe qendron thuajse teresisht  prapa  nje guri tjeter,  keshtu qe eshte e pamundur ta godasesh drejperdrejt..

tani edhe Piramida,  sikur  qendron   ''bujo''  midis kryeministrise dhe ndertesave te tjera, do thoshte Bujari..smiley

Ti dhe Emo më kuptoni mu. smiley

 

Msohu t'i fshehësh ndjenjat moj Mamicë. Nuk i ka hije vajzës së Aranitit t'i shohë kështu burrat.

Aha, s'me ke mua per batuta filmash te Kinostudio "Shqiperia e Re".

well, kjo eshte e perzjere me kinostudion "Mosfilm". smiley

 

qofsha i gabuar po me duket se ka qene kinostudio "LeninFilm" nga s.pitersburghu!!! LOL

 

ps. LOL eshte per ku te vajti mendja te "sotrudnichestvo" me MosFilm

ps.ps jam une i gabuar qenka vertet Mosfilm, hajde memorje hajde smiley, ne kohen tuaj i konspektonit filmat smiley 

Kavir, Mamica ka qene motra. Gruja e Skenderbeut dhe goca e Gjergj Arianitit, ishte Donika.

Kur mendon se maxhoranca i kishte te gjitha mundesite te zgjidhte dhe Sokol Olldashin,le ti shohim gjerat pozitivisht e te knaqemi me zgjedhjen e z.Nishani.smiley

nuk do ishte ide e keqe... por a pranon koli do thuash ti? smiley

Mos mi shaj mesteqet or tej e derdhet gjaku vuuuuuu......

Oj ti Ylli i Shamunaqes

smiley

Vate dhe kjo pune..Ki qingji i urte doli i shkathet

nejse, tani pertej shakave, presim qe presidenti te respektoje institucionin qe te fitoje respektin e vertete si simbol i unitetit kombetar. Vetem me habit kjo kemengulja per gjeneralet dhe njerzit me becground ushtarak per postin e presidentit. Nga lufta vijme, drejt luftes shkojme -tha

nejse, tani pertej shakave, presim qe presidenti te respektoje institucionin qe te fitoje respektin e vertete si simbol i unitetit kombetar.

smileysmiley

he mo ti, kshu thuhet, eshte standart kjo smiley

Edhe përgjigjja standarte ishte smiley

ok, por ato zgerdheshjet mu duken pak si gegnisht smiley

Po që t'u bëjmë qejfin europianëve pra. smiley

Suksese presidentit te ri. Berisha e mbajti fjalen, tha president sipas kushtetutes dhe personaltet i PD-s dhe ashtu u be. Opozita le te vazhdoje te haj MUT e te grij sallat, sepse eshte vete kjo opozite qe i ka dhene legjitimitet kusarise. 

Bujar Nishani ashtu si edhe Bamir Topi eshte nje nga te paktet njerez ne PD qe ka qytetari dhe kulture. Uroj ti sherbeje Shqiperise dhe jo Saliut. Tani dihet ai muhabet qe e beri president Berisha me dhune, dhe qe mbetet nje ushtar besnik i Berishes, te shohim ne do te jete i tille edhe ne detyren si president.

Sa Demokratike smiley

In Soviet Albania,president choses you.

Shume zhurme per asgje.

Po ky varianti nje vote kunder, me kujtoi nje gazetar qe jepte lajmet ne Rai aty nga mesi/fundi i viteve '80 qe duke folur per rezultatet e nje nga (gjoja) zgjedhjeve ne Shqiperi -99.99% vota per kandidatet e frontit demokratik- tha, 'neser te gjithe shqiptaret mund t'i thone njeri-tjetrit, isha une ai qe hodhi voten kunder' smiley

More ajo Zhozi sikur ishte prere ne fytyre gjate seances se sotme. Sec belbezonte me vete. Thua ti kete ngelur hatri valle?... smiley

Bujar Nishani nuk eshte per ate pune. Eshte nje yes-man i mire pa piken e nismes, pa fantazi dhe pa zotesi ne ndonje gje. Fiks sic i do Berisha.

Pirdh o BYTHE se e ke hak se nishani sot ka ardhe.....

Kesaj i thone tja fusesh asaj......

vetes d.m.th.....

Erion Brace keka me nerva smiley

he mo ti per presidentin erdhe me ngut nga ingilterra smiley

jete e  veshtire , pa pike intimiteti smiley

flamuri e ka fajin smiley

 flamuri  apo shtiza qe mban flamurin smiley

Urime Presidentit te ri, sikur ta dija qe President do te zgjidhej ndonje zyrtar karriere, nga ata qe rrijne urte, lepe-peqe smiley tigani plot. 

Nqs magjaroranca propozon Zaganjorin per krieprokuror, do ta miratoje Rama?

P.S. Opozita e pavarur baziste donte me dit, ku lind Nishani, mbi apo nen lumin Drin?

N'Durrc!

Mbreme tek tema per Artan Hoxhen, lashe kete koment :

Artan Hoxha, kamikazi/sharlatan i rradhes. Ai kandidati i raundit te 5, me 71 vota, do duket si me i pershtatshmi per opinionin publik ne krahasim me kete karagjozin.

Truk i mire, i vjeter por i mire.

Lumsi ju...

Sot me keqardhje i jap vetes te drejte. Synimi politik, i kryeministrit ne vecanti, u arrit mbas nje  periudhe kohore te mbushur plot show dhe kamikaze politike. Ai sot mbajti dhe nje here fjalen e tij, e zgjodhi nga kryesia e Pd-se, vijes se pare "politike", publikisht te moderuar(shih komentin e cituar me siper) por definitivisht nje sherbetor te denje te interesave te tij...

Sot gjithkush nga ne mund ti hedhi syte nga opozita. Dikush mund te gje faje ne pamundesine e saj per imponim, dikush tjeter per moskompromis me emrat qe diktonte kryeministri. Per mua sot opozita nuk ka asnje faj. Opozita ishte atje, fizikisht mori pjese ne kete maskarade politike dhe politikisht nuk mori pjese ne nje njolle te zeze te historise. Kjo per mua i ben nder.

Qendrimi apatik, i ketyre diteve te personaliteteve te mazhorances, qendrimi ordiner (sa brenda salles, kur votohej, sa jashte per cigare) tregon me se miri rrenimin definitiv te rendesise se institucionit te Presidences.

Sot ky parlament "ushtaresh" vulosi definitiv rrenimin e institucionit te Presidences. Kjo per mendimin tim, qytetar, eshte nje nate e trishtueshme dhe nje dite me njolle ne histori.

politiken shqiptare e ben bota se ajo na ushqen, dhe jo sala, kur ta kuptoni ju kete do te beni nje hap para. 

Nga cila opozite te shohesh mo?

opozita, si perkufizim fjale, do te thote te kesh opcione dhe zgjidhje/metoda/politika te kunderta!

Cilin kishin kandidat kontendent? Ne as e kemi marre vesh kurre se ke kane patur ne mendje, jo me te dinim politiken!!! Kjo eshte opozita me e dhjere qe une kam pare ndonjehere. Jashtezakonisht e befte; jashtezakonisht e leshte, jashtezakonisht e plogesht, ekstremisht e heshtur, krejtesisht e ndare nga interesi i kombit, totalisht e deshtuar ne perfaqesimin e interesave te popullit, dhe edhe shume me pak se kaq, perfaqesuese e interesave te kombit. 

Cfare t'i shohesh ata? Cfare thone ata? - Kete askush s'e di.

Tipike e nje partie qe dergjet ne kulmin e diktatit. 

Ne nje menyre apo tjeter, qellim apo tjeter, kete lloj situate, me kete lloj opozite: kundershtie, do ta shfrytezosh. qofte dhe per qellimet me te ndyra dhe armiqesore te mundshme.

kjo eshte situate pushtimi!

Bradi nga ka humbur, se ai e kishte me 115% qe President behej Haxhinasto.

lere Bradin, fitoi bastin qe zgjidhet Nishani dhe po feston smiley

Bradi nuk eshte funksionar ne PD... eshte nga shtresa baze e kamikazeve; nga ata qe s'i pyet kush, por thjesht i urdherojne per misionin e rradhes. Prandaj eshte aq agresiv ai ne PDizem. Eshte nga ata qe e kalojne kohen ne internet kafe, sa ne fejsbuk, sa ne peshk, dhe sa ne ndonje loje shahu. E ka marre persiper me vullnetarizme punen e PR-it internetik te asaj bande. smiley

ama o cun i mire, ja kam borxh nje birre te mire kur ta takoj. smiley

***

Bujaro, urime per postin dhe pune te mbare. Qofsh zeri i shqiptareve dhe jo i Saliut.

Nje nga zagaret e peshtire te ketij kombi, Pirros Dhimas, sot kerkon ne Athine qe Greqia te mos e harroje Vorio Epirin.

Jepe deklaraten e pare si shqiptar!

Fat te mbare edhe kombit qe do te prish.

  Nishani,  eshte  nder me te maturit ne PD.Por  qe eshte i  semure kjo tashme  dihet mire.Paste jete te gjate!Ama tani, President dhe kryeminister,  kemi  po  te marrosurin..... Shifeni  sa te  tjere do zere terbimi

Urime kamarierit te Pergoles. Per çun i mire, i mire eshte.

ajku loves bujaa-rin, ajku loves bujaa-rin. smiley

Ajku .. cfare do te thuash me kete, un personalisht vleresoj cdo njeri qe ka punuar gjate viteve studimore apo perpara, ore thjesht muhabetit cdo lloj pune qe mund te kete bere duke derdh  djerse!  Nuk e bera mire lidhjen me Pergolen

Gjithashtu vleresoj çdokend qe punon.

Ne Shqiperine e vogel, sot je i papune e te duhet te heqesh pluhurin e tavolinave te kafenese, neser te bie pjergulla ne fik dhe shtrin kembet mbi tavolinen e presidentit. Vendi ideal pra. Mrekulli. 

sa e hidhet... smiley shume katror ky komenti.

S'e kam bere une Shqiperine, zoto. S'shkrova asgje me ironi, vertet jo. Katrorizmi pastaj, eshte rryma jeme tashme smiley

je e sigurte qe nuk theve nje ligj fizike aty?

E theva besa smiley

dher ju gou darling. smiley

Edhe Linkolni nga poshtë e filloi. Albanian Blue Dream: from Domino/Fara/Qofte to Blue House.

Dhiz iz ë mira-këëëëll of Bllu Dimokrësi.

Koment ke nji gazete kosovare per Presidentin e ri:

Cka jane vella keta presidenta NISHANI, TOPI, MEJDANI - gjejeni vella ndonje me te but - manafera, luleshtrydhja, karrota .....

http://gazetaexpress.com/?cid=1,18,83599

smiley

hahahaha  super koment!! Hallall qe e solle! Ne dum show more Kosovar pranej kemi kshu perzgjedhjesh smiley

smiley

Po e kishim bamirs tashi e kemi bujar

Ore kishim dhe nje Mojsi, e ... turp t'ju vije qe s'e permendni, Naltmadhnine e Tij, Saliun e Pare!!! turp ama... smiley

smiley

Po aty:

ELI FARA eshte desht te zgjedhet Presidente.Ajo i plotson te gjitha kushtet.I´u thaft dora atij qe nuk e kish votu...

Je 1sh.

"Sot Shqipëria ka Presidentin e saj më të ri, i cili ka dalë nga një votim transparent në Kuvend. Sot më shumë se kurrë shqiptarët kanë nevojë të bashkohen, e Presidenti i ri, Bujar Nishani, më tepër se kurrë duhet të simbolizojë unitetin kombëtar”, thuhet në njoftimin për shtyp të lëvizjes “Nano për President”.smiley

 

cuna ene goca mirmromasmileytashi qe loja maroi mun t'them qe rama ka bo gol ksaj radhe. neser fillo loja modhe,ajo e vertetasmileyene do shofim kush e ka honger karremin me verte.

Loja mbaroi!? Boo, kam frikë se jo, kam frikë se loja vazhdon dhe jemi ende në pushim ndeshje më duket! S'di sa e vërtetë është, por me ç'lexova, presindenti i sapo zgjedhur kalon për antikushtetues. Asnjë antar i kabinetit qeverritar s'mund të kandidoj për president nëse më parë s'ka paraqitur dorëheqjen nga posti i mëparshëm! Të jetë e vërtetë kjo!? Ekspertët e peshkut le të shprehen ca më mirë për këtë!

Të fitoj Xhozi me minuta shtesë vallë?!!! Booo

loja e presidentit maroi.u bon ene qokat shpejt e shpejt.tashi fillon loja prej verteti.

Ketu ke Kushtetuten e Shqiperise.

Taksirat, po s'pertove, lexoje vet pjesen e presidentit. Mos i prit llokum smiley

Nishani President ! Pupupupupupu................. pu.

Urime Bujar Nishani. Suksese!

Zotni ish-president, Lamtumire! Ec mos e vrit shume.

@ Ophicus

(te tema tjeter) jo nuk ka pasur politikan te vrare, por kjo nuk i heq vlerat per punen qe ka bere ne ate periudhe te veshtire.

Ky Sali Berisha qeka cuditerisht Serioz! Gjithe vitin u tha shqipetareve se presidenti do jete nga mazhoranca - edhe ja; nje president me Nishan sic e donin edhe ca Peshq! 

Shpresoj ti mbushet mendja per ndonje projekt tunelesh - se mua ky njeri me duket  Vizionar

Uaaaaaa qenka zgjedhur presidenti!..smiley. Ta gezoni, ta gezoni! Kete radhe e keni edhe me mustaqe..smiley

per kushtet* ishte zgjidhja me e mire e mundshme. Urime, dhe e mbajtte me nder 

*kur sali berisha s'kishte ne mend te leshonte pe te presidenti

President sherbetor, nga te paktet qe mund te kete ne qarkullim. Asgje qe nuk pritej.

Shyqyrr se na rrane veshet rehat te pakten, nga keta cerreveret gazetare.

Pune Rame, megjithate ca shoke socialiste bejne mire qe e marrin me sportivitet kete pune. Duhet shpirt gare. Tregojne se po arrijne te adoptohen ne nje sistem demokratik. Keshtu me sportivitet ta merrni edhe humbjen ne 13.

Ku ka ikur ai dreq Staker-i?

hajt se shpejt do i turreni dhe ketij si topit

kjo tregon qe Nishani eshte i pavarur dhe e thene nga ti, ramist i deklaruar, eshte gje e madhe. Duke qene se Nishani ka per te qene i pavarur dhe ne lartesine e detyres, s'kemi pse i turremi fare. Nje president te tille kerkojme. Topi kishte shkuar ne presidence per te rregulluar ca pune te vetat, prandaj e degradoi aq keq presidencen duke ikur me turp.

nuk them se eshte i varur a i pavarur, po une mendoj qe ka nje grime cipe ne faqe, dhe cdo njeri qe ka pas cipe ne faqe i ka dale kunder berishes kudo qe i ka vene. vetem vemjet i kane lepire bythen non-stop. pra shkurt, eshte ceshtje njerezore, politka s'hyn ketu fare fare

ahh, ti nuk po thua... harrova une qe ti nuk thua, nejse, pikerisht ngaqe ka cipe ne fytyre do i sherbeje vendit te tij dhe jo si ai tjetri qe e ktheu presidencen ne parti e donte te rrezonte qeverine me grusht shteti. A duhet te kerkojme me shume? Jo. Berisha eshte i lumtur me nje president te tille.

Urimet z. Nishani per detyren e re te presidentit. Gjithashtu urime ne detyren e kryeprokurorit te ri z. Rusmalji dhe ne detyren e shefit te ri te SHISH z. Balliu

Berisha e ka zemren e madhe e Ramen do ta caktoje shef te gjelberimit te Tiranes (me emerim te Bashes).

Urime edhe shokut Rama.

per t'parin edhe po per t'tjeret,shife uncle sam smiley

 

Avokat Tin Goxhaj ne FB pyet shoket socialiste: Nje pyetje serioze ekskluzive vetem per anetaresine e PS! Nuk e kuptoni se jeni nje tufe luanesh qe po ju drejton nje Gomar?????

Kush e ve doren ne zemer e na jep pergjigje, na ben nder.

Rama me ne fund pas mesnate i ka derguar nje mesazh pershendetes presidentit te ri Z. Nishani:

Frynte era nga perjashta

Tundte modalitetet e mendafshta,

Une vertet s'te votova

Por presidencen ta mundesova
 

Une di per nje sms tjeter:

Digjte dielli ne hava

Mua pika qe s'me ra,

Voten ty si nuk te dhashe,

N'krah t'doktorit per pak t'lashe

Nishani eshte tipiku i njeriut pa ngjyre. Asnjehere nuk flet, nuk ka kurajo jo te thote nje mendim te pavarur, po as te thote nje mendim, ne pune si minister komplet medioker, ne stature i pamjaftueshem, me nje fjale aparatciku tipik i nje kaste provinciale qe sot i ka zene kryet shqiperise. Shume e dhimbshme.

S'e paska bere njeri permbledhjen e telekomedinoveles te presidentit te Republikes Demokratike te Kongos?

Psikoplaku Berisha e permbushi ate qe kishte kush e di sa kohe qe thoshte per nje president nga PD, biles eksponent te larte te PD-se edhe pse nuk ishte Topalli sic mendonin shumica dhe e beri kete duke mbajtur gjithe mazhorancen qeverisese bashke (kercenime, shantaze, joshje, korruptim etj.), por dhe duke bere lojen e konsesuit e duke ofruar kandidate ne dukje konsensuale e jashte politikes e duke u takuar me Ramen dy here.  Psikoplaku zgjodhi oficero-kamarierin qe donte te mbronte me cdo kush bustin e babait shpirteror te Berishes, fakt qe e ben lehtesisht te shantazhueshem Nishanlliun mustaqelli nqftse ky i fundit nuk i bindet Berishes.

Rama hengri ngjalen e Metes duke shpresuar per ndonje puc parlamentar ndaj Berishes, a ndonje president PS+LSI+3 ronin+rrjedhje nga mazhoranca, dhe ky i fundit e penetroi ne cdo menyre te mundshme ne raundin e katert.  Me takimet me Meten dhe daljen karaputaneske ne Opinion arriti nje rezultat hibrid te rehabilitimit te Metes, plus demonstrimit te qarte qe nuk ndryshon aspak nga kellirat e tjera te shkerdhatopolitikes albaneze.  Sigurisht keto i mbuloi me editoriale kilometrike per konsesus, interesat kombetare, integrimin e vendit, shikim perpara etj. dengla te tilla.  Te veteofruarin konsensual, bixhozxhio-kurvaro-pjaneco-korruptuaro-edepzesin qe e katapultoi Ramen ne politike, Fatosin e Nanos e qelloi me ngjale turive, kur ky i kerkoi qe ta kandidonte per president duke marre kercenime te forta nga ai per nje percarje te metejshme te PS-se se Rames ne 2013.

Meta ja futi ngjalen Rames ne cdo menyre te mundshme, duke e ushqyer me iluzione se po vinte serisht drejt krahve te tij e duke e marionetuar per ti bere apologjine tek fallxhori i pushtetit, Fevziu.  Prej te genjyerit te palluar Rama, Meta doli i rehabilituar ne batakun e shkerdhato-politikes albaneze si dhe u mbulua me nje pushtet goxha te madh per nje kohe, duke hedhur dhe vallen e te moderuarit, perendimorit e njeriut qe po ofrohej si ure lidhse midis autoritareve Berisha e Rama.  Me nje fjale u be si tip p.cke kardinale qe ja u luante te gjitheve, por ne fund gjeti rehat serisht te ngjala e Berishes.

Nano hengri ngjalen e gjitheve dhe ne fund ngeli me gishte ne goje.  Te shohim cdo ndodhi me kercenimet per ta percare serisht PS-ne nese nuk kandidohet si president.

Shqiperia, shqiptaret, kombi? Ehhhh, dielli per ta kishte perenduar me kohe e me vaft para se te fillonte telenovela.  Ata mund te zbaviteshin me telenovelen presidenciale, meqe kishte mbaruar dhe Ezeli...

p.s. Meroja po pregatit editorialin opozitar mbi perkatesine mbiShkumbinase te tre krereve te shtetit.

Bravo!

Dhe falemnderit!

Edhe nga une i pakapshmo. Isha lodh tu lexu komente pa hesap pa mor vesh ca bohej. E ke samerajz per qejf. Tung.

+1

Nese nuk patem president konsensual dhe mbi palet politike te pakten perftuam disa gjera; publiku mbarekombetar perftoi fjalet e reja "identikiti" dhe "dalezotesi", por dhe Peshku perftoi nje fare konsesuaiteti se sic shihet qarte, ardhi dita te jemi te gjithe dakort me pakapin pavaresisht bindjeve tona poltike dhe fetare smiley

Dhe meqe me te drejte i kemi rene Rames ne qafe si leshko dhe i paafte politikisht (se normal nuk pret njeri xhevahire nga Berisha), duhet thene gjithashtu qe mundesite e Rames ishin gjithmone te kufizuara (anipse nga deshtimi i tij paraprak ne 2009-ten...po te kishte ment ai sot do ishte ai kryeminister, Meta aty ky eshte, dhe Berisha duke ju lutur ketyre per president konsensual per hir te 'kombit') nga shifrat, por dhe nga babezia e tij per pushtet.

Megjithate, here here, si pak here ne lojera-betejat me Berishen, ky i fundit ishte ne moment delikat kur nga shantazhi i Metes hodhi kandidaturen e Zagonjorit, duke shpresuar qe Rama do e refuzonte direkt (sic ndodhi). Me pak takt dhe me me pak nervozitet dhe makuteri infantile, Rama mund te kishte thene "do shofim dhe do bejme" dhe dy dite me pas ta kishte miratuar Zagonjorin (apo Fullanin, sic tha Panorama). Lojen mund ta sillte pastaj prap qe te quhej ai shpetimtari i konsensusit.

Me thene te drejten me ka ardh keq per Ramen kur e pashe tek kjo video, e kam sinqerisht, me erdhi keq per njeriun, por dhe per politikanin e kaqshumeheremundur. Nuk e di se sa politikane shqiptare ka qe mund tja hedhin Berishes dhe Metes ne keto lojera te felliqura, por Rama dukshem nuk eshte i zoti; ai do behet kryeminister (po u be) thjesht per pasoje, sepse Berisha beri mbi dy dekada ne politike dhe do mundet se s'ka probabilitet qe te fitoje prap (shpresoj qe vitin tjeter se dhe nje mandat 4 vjecar Berishist ku te dale Berisha dite per dite ne tv do ta beje popullin ti zere koka morra).

+5.....

Megjithate mua per here te pare ndoshta me duket se rama kete here nuk luajti keq.

Ku u nisem; Me qeveriun qe ka 73-75 vota dhe mundesi per zgjedhjen e presidentit krejt qete me disa gam-game te te thuajve per frymen dhe germnen e presidetit.

Ku arritem: Po aty, por me nje proces te degjeneruar e te shfytyruar, me koalicionin e provkuar, me Berishen e Meten qe u perdrodhen disa here si ngjala gjate procesit , jo konsensular, jo politik, me pak fale lane kokrren enamit.

Rama ishte i vetmi qe i qendori fjales se vet: jemi per konsensus; me kandidatet ne tryeze nuk ksihte shans per konsensus.

Te bente gare me Nanon: seriozisht, por mire eshte Nishani.

Se fundmi, asnje fajle nuk kam pare e degjaur per rekordin si politkan te Nishanit, rendi vitin e fundit ka qene skandaloz, vendi eshte zhytur jne krim, ne asnje vend normal ky nuk do ishte kandidat i pranueshem; por ne po themi burre i mire, gjynah se eshte dhe i semure.

 

Por ky nuk eshte problem i Rames, te apkten jo vetem i Rames, por i te gjitheve ne qe na kane goditur rende busullene e references. 

 

Pertej komenteve, kryesisht emocionale e deri ne idiote, qe lexon tek tema, besoj se ky i yti eshte nje nder me te miret. Sidomos paragrafin e fundit e ke shume te goditur.

Ne duhet te kthejme syte nga vetja, nga njerezit qe na rrethojne. Realisht jemi rrethuar nga "sali berisha" te nje dimesioni me te vogel por definitivisht shume te ngjashem ne mendim, sjellje dhe veprim. Intriga, mashtrimi dhe lufta per ekzistence personale eshte ne delir te cdo qelize shoqerore. Interesi publik ne shoqerine tone ka marre fund e cka eshte me e trishtueshme eshte fakti qe asnje pjese e shendoshe e shoqerise qe te marre persiper te udheheqe masen jashte ketij pislleku qe cdo dite e me shume vjen ere e rende. 

Eshte absurde te pretendosh ndryshime rrenjesore institucionale apo dhe shoqerore ne nje kohe kur vete (shoqeria) nuk deshiron dicka te tille. Mjerisht, dje u dha sinjali qe ne nuk jemi te denje as per te qene anetar te Natos e aq me teper per statusin e kandidatit te Eu-se. Ne kemi regullat tona....dhe natyrisht "bejleret" tane te shekullit te 21... 

Rama nuk kishte numurat,nuk mund te imponohej,nuk mund te fitonte Presidentin.U la n'balte nga Ilir Meta,me te cilin kishte shprese te ndalte Sali Berishen.Nuk ia doli dhe per faj te vet,por ama nje merite e ka:nuk pranoi per asnje moment kandidaturen poshtruese per te gjithe ne,Fatos Nanon.Komentet se jo po e ka bere nga frika, se mund riaktivizohej grupi pro tij ne parti,them se nuk qendrojne, pasi ai mori shantazhe direkte nga Fatos Nano ne ket drejtim dhe prap nuk beri mbrapa.

ky eshte disfatizem (i rames)!!! 

edhe pse sala i kishte te gjiteh mundesite ai mund te luante  kete loje, ai preferoi te hiqej menjane e te zgjidhte rehatllikun , pa e care meneren per integrimin - > per Shqiperine, e vetmja gje qe i interesonte ishte nje prishje e koalicionit, gje ska per te ndoshur se pushteti eshte i embel per te gjithe berisha meta s'jane budallenj ta lene pushtetin ...

Rama lau duart duke thene se s'kam vota. nuk shoh ndonje perpjekje serioze per te zgjedhur nje president sic e do populli. 

Cili ishte ai qe e ndalonte ramen te propozonte ose te  bertiste publikisht per cdo gje qe ben Birisha?  po te zgjedhesh twitter ose editoriale normal qe je i distancuar nga publiku.  edhe i tille shte i larguar nga publiku. sala s'do lente gur ne dore po ti binte ky rast , ndersa rama rri siPeme dhe ben ciu ciu. Tip i dobet

po pse pak beri gam gam PS-ja e populli mbare per grabitjen e votave ne 2009-ten? Konkluzioni: krimineli triunfoi! Po per zgjedhjet lokale te Tiranes? Prape krimineli triunfoi. E pra e bertitura tregoi se nuk pine uje. Me kriminelet duhet te sillesh si i tille, ose te presesh kur dheu ta perpije.

plako, per 2009 nuk ndaj te njejtin mendim me ty. Berisha me koalicionin e tij super te madh mori minimumin e duhur te deputeteve 70. Rama nuk kryesoi as listen e tij per deputet !!  nuk kishte kauze te besueshme mjaftueshem. 

per tiranen 2011 e dime te gjithe qe rama i fitoi dhe kjo u pasqyrua edhe ne raporte e nderkombetareve. 

nuk thote njeri qe do e fitonte presidentin. por duhet te luftosh per te, per cdo gje sepse diku tjeter prishet nje ekuiliber dhe ti mund ta perdoresh per beetjen e ardhshme, sa per larjen e duarve se nuk i kam votat kjo eshte te jesh disfatist . 

 

A nuk është Nano lideri historik i PS? Vështirë se gjen një socialist të vetëm, fut këtu dhe Ramën, që ta kundërshtojë këtë. Edhe kundërshtarët e pranojnë këtë fakt. E ndërkohë na dilka që Nano është kandidaturë poshtëruese për të gjithë ne dhe shyqyr që e paska penguar Rama të riaktivizohej. Jam kurioz të di cila mund të ishte një kandidaturë e PS, për cilën Rama, përfshi dhe veten e tij, do të ishte ndjerë mirë dhe krenar? Edhe një pyetje tjetër. Si ka mundësi që Rama priste që këtë kandidaturë ideale për të, t'ja propozonte Berisha dhe ai të kishte rehatinë ta miratonte? 

Meqe kerkon ndonje menim po ta jap edhe une:

Sigurisht qe Nano eshte lideri historik i PS-se, por nga ana tjeter ai eshte edhe strumbullari i te gjitha te keqijave qe po ka kalon ky vend e ky popull. Ishte ai, qe me nje vullnet individual te pa imagjinueshem ja dhuroje drejtimin e vendit nje krimineli te sprovuar si sali berisha dhe jo vetem kaq, por ne rjedhen e mevoneshme te ngjarjeve, beri prape ceshte e mundur qe ai te qendronte ne pushtet. E pra ketij njeriu une i them PUSHT!  

Menim i respektushëm. Ti e sheh kështu, krejt e drejtë. Unë s'kuptoj, dhe ky mund të jetë problemi im, si mund të jetë Nano lider historik dhe strumbullar i të gjitha të këqiave, e pusht i madh. Lideri historik është pjesë e vetëdijes së një partie. 

Shof shume komente, por pak e njofin realitetin ketu, qe ta arrijne te vlersojne drejt. Shume e matin me kutin e lojes qe behet neper vendet respektive ku jetojne peshqit, por harrojne qe ketu ndryshojne shume gjerat,

Se pari ne keto zgjedhje nuk kishte asnje shans qe opozita te zgjidhte ndonje president apo propozonte ndonje te "paanshem", nuk i interesonte as Metes dhe mosozot Berishes (pas  eksperiencave te hidhura te tij me presidentet).

Gjithashtu, nuk kishte asnje shans per zgjedhje te parakohshme duke pare qe Marrveshja politike ketu zbatohet me rigorozitetin e nje marrveshje mafioze. Dhe ketu e kam fjalen per ndryshimet ne postet e ministrave (pashalleqeve) qe do te behen se shpejti...

Per ata qe ndjekin me zell telenovelen Rama-Berisha-Meta, nuk do mend qe per sa kohe qe kemi tre te keqija, do fitoje gjithnje e keqja me e madhe qe ne kete rast(megjithse nuk kam ndonje iluzion per te) ne vlere absolute nuk eshte Rama..

Berisha ia futi bukur Rames. Nuk do Zaganjorin? Na Artan Hoxhen. Nuk do Artan Hoxhen? Na Bujar Nishanin.

Mendimi i përgjithshëm politiko-peshkist është se detyra kryesore e një politikani në shqipëri është se si tja fusi një politikani tjetër në kurriz së  mirës së përgjithshme (dmth dhe atyre vetë) dhe kjo quhet fitore.Duke njohur kte mentalitet spurdhjak të shqiptarve "ja futi","ja hodhi", "ja rrasi"dhe kur bëhet fjalë për akte të dënueshme si vrasja, vjedhja, shkelja e ligjeve dhe të mirës së shtetit e shqiptarëve politikanët shqiptarë e veçanërisht berisha por jo vetëm i personalizojnë debatet e përgjithshme dhe i fusin në kuadrin e tifozllukut për të mbuluar çështjen kryesore të mirën e përgjithshme . Sipas sondazheve 70 % e shqiptarëve donin President me mirkuptim. Zgjedhja e një emri për President nqs ai plotson kushtet kushtetuese nuk është ndonjë vështirsi e madhe a ndonjë akt politik i një rëndësie të jashtzakonshme. Por pikërisht për këtë ajo tregon mesjetarizmin e pamjaftueshmërinë intelektuale e kalbësinë morale të politikanëve shqiptarë që s'janë të aftë as për një mirkuptim e qasje demokratike të një problemi kaq të vogël politik. Banalizimin e rolit të presidentit deri në keqardhje ata  e shoqërojnë gjoja me një luftë të ashpër politike për ti dhënë një vlerë që ata ja kanë hequr me kohë e vakt.

prizrenzaranika; ".... Sipas sondazheve 70 % e shqiptarëve donin President me mirkuptim. Zgjedhja e një emri për President nqs ai plotson kushtet kushtetuese nuk është ndonjë vështirsi e madhe a ndonjë akt politik i një rëndësie të jashtzakonshme. Por pikërisht për këtë ajo tregon mesjetarizmin e pamjaftueshmërinë intelektuale e kalbësinë morale të politikanëve shqiptarë që s'janë të aftë as për një mirkuptim e qasje demokratike të një problemi kaq të vogël politik. Banalizimin e rolit të presidentit deri në keqardhje ata e shoqërojnë gjoja me një luftë të ashpër politike për ti dhënë një vlerë që ata ja kanë hequr me kohë e vakt..." 

 

Bukur, me mire nuk do ta kisha thene as une. 

mendoj gabim i madh i politikes dhe deputeteve qe nuk propozuan asnje emer zyrtarisht per 3 raundet e para te votimeve. U duk sikur asnjeri se donte me kete pozicion dhe u vendos dikush per te cilin pak e aspak dime per aspiratat per president idete priorotetet etj Para 5 vitesh te pakten kandidatet paten me shume kohe per tju prezantuar publikut. them zgjedhja e presidentit duhet te jete me publike, ne mos nepermjet votes se qytetarit te pakten te kete nje konkurence me transparente ndaj publikun dhe jo emer pas emrit deri sa te gjendet personi qe do e pranoje pozicionin. Gjithsesi them vota direkte nga qytetaret eshte zgjidhja me e mire per ne te ardhmen.

Sa i perket presidentit te sapozgjedhur nuk do habitesha nese edhe ai pas ca kohe jep doreheqjen e pastaj ti plotesohet endrra kryeparlamentares per tu bere presidente (se kjo te pakten e ka pasur te shpallur ambicjen)

Fatos Nano

Deklaratë për Shtyp:

Të dashur socialistë, u bënë 21 vite që ne jemi bashkë. U bënë 21 vite që ne së bashku përpiqemi me atdhedashuri e përkushtim që ta transformojmë Shqipërinë tonë në një vend të merituar e të denjë europian. Gëzuar së bashku 12 Qershorin, festen e themelimit, festën e të gjithë Socialistëve të mirë e të ndershëm.
Asgjë dhe askush nuk ka mundur të na ndajë ne nga njëri-tjetri socialistë të dashur e të shtrenjtë. Së bashku kemi bërë beteja të mëdha e kemi fituar beteja të mëdha, së bashku e kemi reformuar dhe transformuar Shqipërinë, duke e kthyer nga një vend diktatorial e i pazhvilluar, në një vend demokratik, me zhvillim në rritje dhe me përqasje gjithnjë e më të madhe me një vend europian. Së bashku kemi fituar disa zgjedhje parlamentare dhe lokale dhe e kemi qeverisur me shumë dashuri, devocion e shpirt transformator Shqipërinë në nivel qendror dhe lokal.
Ne së bashku ngritëm standarte të reja, ndërtuam modele të reja, ndërtuam vlera e histori të cilat ende dhe sot mbeten të paarritshme dhe të pakonkurueshme nga kundërshtarët tanë politikë.
Unë ju bëj thirrje të dashur socialistë që ne të vazhdojmë të ecim bashkë, të fitojmë bashkë e ta qeverisim dhe transformojmë Shqipërinë bashkë.
Unë jam tashmë para jush i gatshëm për tju udhëhequr drejt fitoreve të reja.

I vetmi që na ndan ne sot është vetëm ai njeri që e quan veten Kryetar të Partisë Socialiste, edhe pse ai që ditën që ka vënë këmbë në krye të partisë sonë, ka shkaktuar veç humbje, humbje, dhe humbje. Edi Rama sot ju ka shkaktuar juve të dashur socialistë humbjen e rradhës.
Beteja, qëndrimi dhe strategjitë e tij noprane, pamend dhe prej arlekini, i dhuruan Sali Berishës fitoren e rradhës, duke i lënë fushë të lirë Berishes qe ta zgjedhi vetë Presidentin që donte.

Unë prej muajsh e javësh i ofrova Edi Ramës dorën e bashkëpunimit dhe bashkimit, por Edi Rama e refuzoi me këmbëngulje. I kërkova të kalonim nga zona e mosmarrëveshjeve tek zona e marrëveshjeve për të mirën e socialistëve dhe Shqipërisë, por Edi Rama përsëri refuzoi.

Unë prej muajsh e javësh u përpoqa ti tregoja e ta këshilloja Edi Ramën se së bashku mund të nisnim një kohë të re të bashkimit të së majtës, duke fituar betejën e parë që kishim në rradhë, por Edi Rama refuzoi e refuzoi.
Unë kërkova mbështetjen dhe mirëkuptimin e Edi Ramës që së bashku ta fitonim garën Presidenciale për tu dhënë shqiptarëve Presidentin më të mirë.
Por Edi Rama më refuzoi mua, refuzoi garën, nxori socialistët jashtë fushe dhe bëri një ratifikim hileqar të fitores së njëanshme të Sali Berishës.
Edi Rama humbi. Por me këtë humbje të rradhës së Edi Ramës humbëm të gjithë ne socialistët.
Kam ndjekur deklaratat më të fundit të Edi Ramës ku guxon e më drejtohet mua me akuza idiote dhe qesharake. Nuk mundet të mos ndjej zhgënjim të thellë, indinjatë dhe refuzim të plotë ndaj limbos ku vetë Edi Rama ka mbetur. Limboja e Edi Ramës nuk mund të lejojmë të kthehet në limbo të Shqipërisë, të shqiptarëve dhe të socialistëve.

Ky paloKryetar ka guximin e më akuzon mua se qenkam përdorur si diversion dhe tallje nga Qeveria, në një kohë kur Edi Rama rendi si batakçi nëpër natë me një torbë me ëndrra perverse Kryeministrore drejt Gjirit të Lalzit, ku shiti brenda një nate 4 viktimat e 21 janarit, 26 viktimat e Gërdecit, zgjedhjet e 8 majit, zgjedhjet e 2009, grevën e urisë të dhjetra deputetëve dhe socialistëve, e mijëra e mijëra sakrifica madhore që socialistët e mirë dhe të ndershëm kanë bërë për të.
Pas darkës së Gjirit të Lalzit, nëse ka patur një njeri që Qeveria e ka përdorur dhe tallur keqazi, ky është Edi Rama. Edi Rama ne darkën e Gjirit të Lalzit, por edhe në tryezat me Sali Berishën ka këmbëngulur vetëm tek një Pazar i ndyrë: Kushdo le të zgjidhet President, vetëm Fatos Nano të mos zgjidhet. Qeveria e përdori Edi Ramën kundër Fatos Nanos, dhe Edi Rama ia plotësoi dëshirën Qeverisë. Sot President është zgjedhur Ministri i Brendshëm i Berishës, ndërsa Fatos Nano dhe socialistët kanë humbur, për shkak të Edi Ramës. Qeveria u tall në Gjirin e Lalzit me Edi Ramën sepse me një pjesë të Qeverisë i ofruan ngjala për darkë dhe i krijuan iluzionin idiotesk se mund të rrëzohej Qeveria e të plotësohej ëndrra perverse e Edi Ramës për tu bërë Kryeministër. E tallën dhe e lanë me gisht në gojë këtë humbarak pervers dhe liganak.

Unë në thirrjet e mia të dy ditëve të fundit i jam drejtuar për mbështetje vetëm socialistëve të vertete, gjithe Partisë Socialiste e cila është partia e ime e zemrës, e për asnjë moment Edi Ramës.

Të dashur miq socialistë! U bënë vite tashmë që Edi Rama nuk përfaqëson më socialistët apo interesat e tyre. U bënë vite tashmë që Edi Rama përfaqëson vetëm një klan uzurpator e pervers humbarakësh e frikacakësh që u ka shkaktuar socialistëve vetëm humbje, dhembje e nëpërkëmbje, sikurse e ka zhytur Shqipërinë në kriza të njëpasnjëshme. Edi Rama është mbjellësi i krizave, urrejtjes dhe humbjes. Edi Rama nuk e ka më mundësinë që të jetë Përfaqësuesi, Zëri e aq më pak Lideri i Socialistëve.

Unë nuk mund të lejoj më që socialistët e mij të dashur, Partia Socialiste e cila është partia e zemrës sime, të vazhdojnë të rropaten, rraskapiten, keqpërdoren, sakrifikohen, torturohen nga duart e papërgjegjshmërisë dhe paaftësisë së Edi Ramës i cili di veç të humbasi.
Unë tashmë u vetëofrohem të gjithë socialistëve dhe popullit opozitar që së bashku të marrim fatet e Partisë Socialiste dhe të Shqipërisë në duart tona e të mos lejojmë më që humbjet e parreshtura të socialistëve të kthehen në humbje për Shqipërinë, nëpërkëmbja e socialistëve të kthehet në nëpërkëmbje për Shqipërinë, kriza e Edi Ramës të qëndrojë si kërcënim e ndëshkim krizash për Shqipërinë.

Unë shpreh e ritheksoj edhe njëherë mirëbesimin tim, e i bëj thirrje Partisë Socialiste, Kryetarit të Grupit Kuvendor të PS Gramoz Ruçi, dhe drejtpërdrejtë të gjithë deputetëve të PS që në këto momente kaq të rëndësishme për fatet e Shqipërisë të bëhen dalëzotsa, të rigjejnë dinjitetin, të marrin vendime të drejta në tejkalimin e këtij ngërçi politik të stërzgjatur.
Mos lejoni që një aventurier humbarak e liganak si Edi Rama tju tërheqë zvarrë e tju nëpërkëmbë dinjitetitin duke ju zhytur juve dhe Partinë Socialiste por edhe Shqipërinë në krizën e padijes, paaftësisë, pamundësisë, dhe perversitetit të tij politik.

U drejtohem sot drejtpërdrejt gjithe te zgjedhurve te Partisë Socialiste, ne gjithë Shqiperine, gjithe socialisteve dhe perfaqsuesve te popullit opozitar, që të ngrihen përmbi këtë realitet të zymtë, dekurajues, humbës por edhe dëmtues për fatet e Shqipërisë e për integrimin europian, ku e ka katandisur PS-në, Kryetari aktual Edi Rama.

Edhe pasi kisha vendosur ta mirëbesoja deri ditën e sotme Edi Ramën, zhgënjimi dhe rizhgënjimi im i vazhdueshëm i shprehur ndër vite, ka vetëm një arsye: Edi Rama e ka braktisur popullin opozitar. Zyra e tij është shndërruar në një zyrë të prodhimit të politikave të krizave e konfliktualitetit, urrejtjes dhe përplasjes, mohimit dhe zhbërjes së historisë së Partisë Socialiste dhe të zhvillimeve pozitive transformuese në Shqipëri, duke e dëmtuar rëndë Shqipërinë, shqiptarët dhe vetë socialistët.
Edi Rama ka broçkollitur papushim këto ditë e javë kinse për konsensus, ka bere sikur ka kërkuar konsensus në një kohë kur e vërteta e hidhur është se ai ka braktisur në mënyrën më skandaloze, më të pashpirtë dhe më të papërgjegjshme viktimat e 21 Janarit.
Sot pas 1 viti, me 4 shqiptarë të vrarë dhe të tradhëtuar mbi shpinë, Edi Rama kërkon të bëhet Kryeministër, duke i lënë ata në harresë, e duke shmangur garën e Presidentin, e duke mbajtur peng të gjitha zgjidhjet e zgjedhjet e nevojshme që duhet të bëjë Shqipëria për të marë statusin Kandidat.
Edi Rama nuk e përfaqëson më Partinë Socialiste. Edi Rama përfaqëson njeriun aventurier i cili ka uzurpuar Partinë Socialiste, të cilën e ka keqpërdorur për interesat e tij të ngushta dhe klienteliste, banale, perverse dhe informale.
Edi Rama e ka drejtuar Partinë Socialiste me sukses të plotë nga humbja në humbje.
Të nderuar te zgjedhur socialistë, të dashur socialistë, ju bëj thirrje që të mos e lejoni paaftësinë dhe pamundësinë e Edi Ramës për të fituar, që të kthehet në sëmundje e gjendje të përhershme për Partinë Socialiste, por edhe në një pengesë madhore për zhvillimin dhe integrimin e Shqipërisë.

Së bashku me mua keni fituar gjithmonë dhe e keni mundësinë të vazhdoni të fitoni.
Nderojeni historinë dhe traditën tonë të përbashkët fituese por edhe transformuese pozitive në mënyrë që së bashku të bëjmë fituese Shqipërinë.
U shpreh mirënjohjen të gjithë atyre përfaqësuesve të Partisë Socialiste, por edhe të zgjedhurit e saj në Komuna e Bashki, nga çdo cep i Shqipërisë, të cilët këto ditë me kanë shprehur solidaritetin dhe mbështetjen e plotë per Projektin tim fitues.
Me Fatos Nanon fiton e majta, fitojnë socialistët, fiton edhe Shqipëria.
Të nderuar deputetë të Partisë Socialiste tejkalojeni, refuzojeni sistemin e vullneteve të ndrydhuna që ka instaluar Edi Rama në Partinë tonë të përbashkët që kur kemi qenë bashkë ka qenë liberale, demokratike dhe fituese.
Bëhuni dalëzotsa dhe së bashku me Fatos Nanon fitoni për Partinë Socialiste dhe Shqipërinë.
Ngrihuni përtej limbos së Kryetarit aktual Edi Rama, dhe bëjeni Partinë Socialiste dhe Shqipërinë fituese me Fatos Nanon. Sistemi humbës që ka instaluar Edi Rama duhet shembur dhe ndryshuar. Të bëhemi bashkë që të fitojmë bashkë!
Gëzuar festën e themelimit!

U bene 21 vjet qe jemi bashke? Po tete vitet qe ka qene ne Austri, quhen?

pse jo... qe ku o Vjena.

Unë kërkova mbështetjen dhe mirëkuptimin e Edi Ramës që së bashku ta fitonim garën Presidenciale për tu dhënë shqiptarëve Presidentin më të mirë.

 

Fatos Nano tregoju shqiptareve pse je ti me i miri ? Ne fakt je me sharlatani qe kur       i dhe doren atij qe te futi ne burg., dhe flet pastaj qe Rama ndihmoi Berishen!!! 

Ky artikull, do ishte mire te dilte si teme me vehte, tek Arqipelagu . Teme e forte smiley

Ik o Fatos kric bythen andej nga Vjena dhe beju fresk mamicave te Xhoanes.

Where is mrroklla? We need a "llaf per rafmet" ktu... smiley

mrrokllen e kerkojne ne postobllok* smiley

*ne sfond Lily Marlen  lol

Ketu lexon ca analiza 1 lekshe (se dylekshe do ishin mire) sa te bejne per te vjelle.

Opozita nuk i kishte votat per president. Me e mira qe mund te bente ishte te binte dakord per nje president qe nuk ishte i prere nga stofi i PD-se. Kete nuk e arriti dot pasi perballe ka nje pozite te udhehequr nga nje mentalitet prej mamuthi qe i beson vetem vetvetes.

Po ne jemi te keqinj mer jemi te ligj. Ne te na thuash 'dielli lindi' do themi qe dielli lindi pasi i ben presion rete, ja zhyti ngjalen Hena e jo se dielli lindi pasi keshtu jane ligjet e fizikes. Si njerez te gatuar mbrapsh qe jemi kudo shohim te futura, rrengje dhe pislleqe. Sepse jemi gatuar qe gjerat nuk jane kurre ato qe duken por ka dicka te piste prapa, dicka perverse qe i jep kuptim gjithkaje. Ja psh Rames me siguri ja futi Meta kopili ngjalen. Nuk mendojme se Rama e ka takuar Meten per te pare nese ka mundesi per te rrezuar qeverine nese ky i fundit nuk e voton presidentin e aq. Jooo...Rama e hengri jo se nuk ka vota por se e preu ne bese Meta. Nje bese qe ne e hamendesojme se nuk ka fakt qe kjo te ekzistoje.

Nje njeri qe e njeh sadopak Salen e di qe ai do te vinte president nje njeri te tijin. Nje njeri qe ndryshoi kushtetuten ne 1994, qe u kthye ne monark ne 94-96, qe u rizgjodh president ne kulm te krizes ne 1997 etj etj, pra qe ka dhene prova te forta te bajraktarizmit te vete shpirteror e dinte sa Sala donte nje pd-ist 24 karatesh ne presidence. Kur e pa se jozefina tingelloji shume keq per nderkombetaret e per statusin ne vjeshte u terhoq me nje turfullime te perbrendshme por kjo qe maksimumi qe nje fosil si ai mund te bente. Dhe na erdhi Nishani, ky mediokritet pedeist. Ne mendesine fshatareske te Sales merr bese vetem nje bashkefshatar, asnjehere nje kozmopolit. Zaganjorin e ka dashur me gjysme zemre, per Artan Hoxhen qe ka syze intelektuali dhe buzeqeshje dinake u shpreh ne grupin parlamentar te PD se ka pasur kontakte me njerez te sigurimit. Kurse Jar Qoften e ka te katundit te vet, te pafjale e te paidentitet.

Sa per Ramen ta anatemosh se sditi te luaje eshte si te besosh se opozita ka nja 80 deputete po ja qe sditi ti perdore. Aspak. Numrat jane kokeforte. Pozita asnjehere nuk ofroji konsensus te sinqerte. Nano qe vetem nje diversion i shpifur qe opozita e menjanoi me zgjuarsi. Meta u kuptua qe nuk do shkonte deri te rrezikimi i qeverise me mosvotimin e presidentit. E vetmja zgjedhje e opozites ishte qe te bente ate qe beri, pritjen per konsesnus apo hedhjen ne loje te emrit te nje njeriu te pa asociuar me politike (Aleksander Lleshit). Pozita keto si honeps dhe ja ku kemi president Jar Qoften, kete kopje te peshtire te pushtetit.

 

+5*

+ 5smileysmileysmileysmileysmiley

Nji kavalier shijon dhe hesht. Nji kavalier, ama.

po per shije perverse si i behet

I think it doesn't matter. Still it is a great question: can a chevallier be a pervo, anyway. Good one - really never thought on that one.

O Romo, 

Rama do ish i nderuar nese do sillte te pakten nje emer dinjitoz ne tryeze. Nuk ka opozita nje grusht njerezish te denje per presidence? Ka dhe me qillo do thosha. Ca e qujten virtuozitet politik, se gjoja majti Tosin larg... smiley 

Sa posht ka ra Rama per mu? Aq sa mund ti jap te drejte Tos Nanos.. smiley 

E solli mo praaa Aleksander LLeshi, ik lexo faktet njehere

I dija faktet perpara se te postoheshin ne mendia.  Edhe kerkoi proces edhe nuk e solli me ane procesi. vl

Ore ti je palle apo ben ?

Berisha mbahet atje dhe zgjodhi presidentin, jo se PD-ja ka 71 deputete, por sepse Berisha di te manovroje me partite e vogla dhe te mbaje deputetet e vet.

Rama krijoi iluzionin se di te trajtoje me te vegjlit, po e hengri siç e hengri edhe me anetarin e KLD-se.

Nuk eshte se humbi,pasi ishte opcion mese i mundshem, por humbi me turp ashtu si humbi me turp edhe per anetarin e KLD-se, me 2 levizje i beri mutin Gerdecit dhe 21 Janarit dhe humbi po njesoj. Kjo ne politike quhet deshtim i plote.

Me cfare partish luajti mer tipi? Me ato parti qe ka ne koalcion, me camt, lir koklopen dhe republikanet. Normal qe do votonin keta se ju ikte pushteti pastaj/ Mos mbej mu sdikur e votuan parti opozitare.

Po ato jane 'opozitare' dhe i ka futur ne xhep Berisha, se Rama s'i donte, po te heqim republikanen. I Berishes eshte vetem Mediu, te tjeret jane ne treg. Po te ishte i zoti Rama i 'blinte'.

Ne Shqiperi ketu ndahet zotesia nga pazotesia dhe rezultatet thone qe Berisha qe as pushtetin s'mbante dot me 2009, tani zgjodhi edhe Presidentin dhe çfare Presidenti, nje nga sahanlepiresit me te medhenj, qe ka mbajtur parreshtur vendin e Ministrit prej 2007.

Po ato jane 'opozitare' dhe i ka futur ne xhep Berisha, se Rama s'i donte, po te heqim republikanen. I Berishes eshte vetem Mediu, te tjeret jane ne treg. Po te ishte i zoti Rama i 'blinte'

Po te ndjekim kete logjien e "blerjes" dhe keta "opozitaret" ti shikojme si objekte ankandi, dihet qe i blen ai qe eshte ne pushtet dhe ka burime me shume. Plus qe kurvat zakonisht shkojne me me te fortin dhe ate qe ka pare me shume. Rama e provoi te bente pazar, shkoi hengri dhe ngjalen por servitori rreshkiti si ngjale e nuk doli dot nga llumi ku ndihet rehat. Eshte ceshtje habitati kjo.S`duhet me ngrene inat me ca gjera.

Pse mendon që Zaganjorin e ka dashur me gjysëm zemre? Pse e ke këtë përshtypje se më bëre kurioz? 

Se do me zemer se nuk e ke nga skuadronet e brendshme te PD sic ka Nishanin qe e ka anetar te kryesise se PD-se, minister dhe zar te vet. Artanin se do e se do se ky eshte nje kokorroc qytetar dhe partia ka nje antipati per tipat e lecitur.

ore ketij nishanit nuk i shkojn fare keto mustaqet,mendoj se mustaqet u shkoni vertet atyre qe ishin burra te pare (nejse ky eshte i pari i shqipove),qe u kishin dhe hije mustaqet

Ore me tere men e ka ky Tos Nana qe kerkon perseri kreun e PS?????

PO ku ishte me pare ky Gjergj Elez Allia moderrn, qe para e prapa i vinte historia,  qe megjithese mori "7 vorra ne trup", nuk luftoi me balozin, por shkoi e u mbyll ne nje guve deri sa plaget ja sheroi lepirja e qenit (xhoit)   dhe tani qe u sherua, e pasi (siç) e ka marre purtha shalet PS, doli ky qe t'ja pastroje...???'

Hapu dhe te futemi...

ps

a ka nanjoni nai mundesi per strehim anej, se perfundimisht ky ven nuk bohet mo.....

Cfare thote shoku Mero ne lidhje me kete ceshtje?

ja pyte ti nje here, se mbase te del isoj me Fariun.....pergjigja....

ps

merak te modh e ke ne ti mo ate Meron, ta paska lon i kunj medemek....

cante ne sup dhe nisu per evrope a pertje atlantikut.

vendi nuk bohet. 

Ka nje term ketej nga anet tona, termi i gjuhes popullore urbane, qe quhet butthurt.   Butthurt nenkupton pak a shume nje reagim te fort emocional e justifikues kur dicka nuk shkoi sic prisje ti te shkonte.  Ne stadin e butthurtit, personi zakonisht sulmon idete ose personin qe e bejne evident realitetin, si mekanizem perballimi per te zbutur mospajtimin konjitiv te deshirave dhe emocioneve te tyre me realitetin.

Keshtu dhe kjo puna e opozita s'kishte votat per president (no shit Sherlock!), shqiptaret jane te djallezuar, te prapambetur, e te prirur per pislleqe.  Saliu eshte bajraktar, totalitar, malok i pagdhendur, percares, mashtrues, korruptues e hileqar.  Keto jane thene e sterthene me kohe e vaft.  Jane ditur e sterditur me kohe e vaft, perfshi dhe nga Rama qe ka pranuar te lozi ne fushebetejen e Saliut, Ilirit e Fatosit (ky i fundit e solli ne ate fushbeteje).  Tani ta nxjerresh Ramen si te paster, te drejte, te ndershem, parimor e te pafajshem qe bie pre e kurtheve te bajraktarizmit te Saliut e feudalizmit te Ilirit eshte te jesht butthurt ne katror e te justifikosh deshtimin e tij te gjitheanshem me vete brutalitetin e lojes qe ai ka pranuar te luaje.

 

Europa: Presidenti, shans 
i humbur për Shqipërinë  BRUKSEL - Brukseli reagon për zgjedhjen e Presidentit të ri të vendit. Komisioni Europian përmes zëdhënësit të Stefan Fyles (foto), Petër Stanos, deklaroi se BE ka ndjekur më vëmendje situatën në Shqipëri. I pyetur nëse ky proces do ndikojë në vlerësimin e KE në vjeshtë për statusin kandidat të vendit tonë, Stano tha që është e vështirë të shohësh shenja pozitive që do çonte Shqipërinë përpara drejt anëtarësimit. 

“Mund tju them se në këtë moment është e vështirë të shohësh ndonjë shenjë apo moment pozitiv që do të çonte Shqipërinë, liderët e saj politikë dhe popullin në fazën tjetër të procesit për anëtarësim”. 

Stano shtoi se 12 rekomandimet mbeten prioritet për Shqipërinë për të cilat sipas tij Komisioni Europian pret që të përmbushen dhe për të cilat do ketë vlerësim në raportin e vjeshtës.

KUKAN: NJE SHANS I HUMBUR
Reagime jo shumë optimiste për zgjedhjen e Presidentit vijnë dhe nga ana e Parlamentit Europian. Eduard Kukan kreu i delegacionit për Ballkanin Perëndimor në Parlamenti Evropian, raportohet ta ketë cilësuar procesin e zgjedhjes së presidentit të Shqipërisë “një shans të humbur”.

Eurodeputeti mësohet se i ka uruar Bujar Nishanit detyrën e re dhe është shprehur se shpreson që të mund të jetë në gjendje për të unifikuar dhe prezantuar në mënyrë të pavarur dhe mbrojtjen e interesave të të gjithë qytetarëve.

“Zgjedhja e presidentit ishte një mundësi për të gjitha forcat politike në Shqipëri për të konfirmuar fjalët e tyre për dialog dhe bashkëpunim politik. Fatkeqësisht, ky proces ishte një mundësi e humbur. Kam frikë se pa rezultate të prekshme në përmirësimin e jetën politike, vendi gjithashtu mund të humb edhe mundësi shumë të rëndësishme”, shprehet Kukan.

“Sfidat me të cilat po përballet Shqipëria kërkojnë bashkëpunim politik për çështjet e brendshme dhe ato evropiane. Shpresoj që presidenti i ri do të ndërmarrë të gjitha hapat për ta bërë këtë pjesë të realitetit politik”, citohet të ketë deklaruar kreu i delegacionit për Ballkanin Perëndimor në Parlamentin Europian.

 

A eshte publikuar raporti mjeksor zyrtar per gjendjen shendetesore te Presidentit?

Perfitoj nga rasti, dhe pyes: edhe keto lloj kontrollesh duhen bere?

 

Ne France eshte obligim

epo meqe Bamka na ka sjelle nje artikull shume optimist, nuk na mbetet gje tjeter vetem te ulim koken ..........

 

dhe te urojme qeverrine per keto dite te lumtura qe gezojme ne sot.....

smiley

..sabriu 

ca ka per te ul koken alidems? si cdo gje ne bote, edhe politika eshte ciklike. pas trukeve zbukuruse, duhet te dallosh shenjat e menopauzes smiley

Ne fakt po ta gjykosh me gjakftohtesi* Rama beri maksimumin per vendin dhe partine e tij, se p.sh. gjate negociatave Berisha nuk kafshoi njeri, po as bore nuk ra, dhe mbi te gjitha Rama asnjehere s'e beri shurren ne breke.

*Lipset te gjykohet dhe me kutin e nje 2 vjecari qe te dale llogaria tamam faqebardhe.

Cili, mendoni ju, do jete gjeja e pare ku do mund te shikojme se sa i varur apo i pavarur nga Berisheria eshte Buja?

Une e kam indikatorin: po nuk beri xhibla  xhibi, Buja ka ngel si peshk ne grepin e Sales.

harrova ket smiley

A do i hapi krahun neper ceremonite protokollare. Aty them se mund te filloje edhe krisja, se per emerimet e para, as qe behet fjale qe do zbatoje porosite e partise. Keshu kryeporkuror me c'kam nigju do behet Alibeaj dhe Jari do ta propozoje ne kontekstin e pavaresise se tij totale smiley  

pashe dje videon kur mbaron numerimi. 

interesant body language i ketij dhe i asaj, si e ka emrin. 

Ajo e drejton andej nga Sala qe po i afrohet. smiley

Buja eshte me mire se Tos Nano dhe ca e ka emrin ajo e Parruces. 

Po kshu me i' kome do rrije. 

Si Bamiri.

Vetem kur t'a sulmojne malsuret do filloje ta ngrysi pak vetullen!

 

Sorry mroklle, po ky s'ka per te nejt si Bamiri. Bamiri iu hoq sherrit e nuk qendroi, nderkohe qe ky ka per te bo CDO GJO qe i kerkon Sula vetem qe ai te mos merzitet. 

Ceremonialet ja ka fal Berishes ky si bakshish. Ka mbajt nje fjalim lamtumire sot ky para administrates se MB, qe  c`te them. gjysma u mallengjyen e gjysma u shkemeryen.

Po dorheqjen nga ministër e ka bë ky ? 

e beri pasi u votua ne parlament lol. Ne mbledhjen e komisionit te ligjeve u deklarua qe nuk ka paraqitur doreheqjen.sot kryeministria  raportonte qe e ka bere dje doreheqjen si minister.letra jane, behen kollaj.

Aman o plak, po ku pjerdh Sala per ksi "vogelsirash"? KY robi qe u zgjodh vete president ne 97 ne kohe gjendje te jashtezakonshme e s'i boni syni drite, do pranonte qe kjo te ishte pengese?

Mjere ne c'na pret tani qe i ka te gjitha ne dore  smiley  

Ju pa ja vone Edit koqet ne bige harrojeni tja vini Sales.  Ai ate pune ka!

koment njish

Po c't'i bej Edit o plak. Kur e mbajne ata ne PS, ca te boj une? Te votoj per Bamir Topin?

Mos e thuj dy heri... smiley

hej, Bame, gjust fyi, une flas si rob qe e ka merdhif cdo shprese already. s'kom mo shpresa e ondrra per atje me i llaf, jo domosdoshmerisht per parti politike e sal e ed, po kshu ne total, them qe gjeja atje eshte zhbere ne menyre te pakthyeshme, nuk po them as per mir, as per keq, se kjo subjektive esht, por pakthyeshmerisht ndryshe! dhe s'ke idene sa rahat je kur e merr gjithe dozen e helmit me i dore, kjo tani esht si post-mortem me ato fushat me lule e drandofilla... comfortably numb tha ai boti. fuck hope!

Rre veten, smiley( se vjen ketu ne peshk e merr dozen e serumit dite pas dite. 

Kishin gjithe ket kohe per ti dhone shpres robve. Kishin muje e vite per te prezantu kandidate per presidente, per ti njof me popullin, qe tu kapshin per briresh ashtu sic duhej, tu na shpalos vizionin e tyre mbi drejtimin e atij institucioni. Qe keta derra analiste e gazetare te gjenin guximin e ti pysnin mbi ndonje qendrim te caktum, e qe ne te merrshim vesh se ka shprese. Se na pelqe ne a jo, do te zgjidhet nje rob qe rrespekto instiucionet, qe rrespekto e prezanto sovranin; por jo, hic! 

robt nuk mund ti varin shpresat ke nergjegja e mcefur e musteqes.  Mas noi levizje arbitrare pro berisha, noi vjedhje tjeter masive vote, cer mund te presesh pervec se trazirave?

Dava sumcash, nga te dyja anet!!!

Vec nje problem kam me ate teorine e Namik Hotit; nuk duhej plumb, por duheshin predha.

Ah, jo. Të rre menja, profesor...

jo moral... se moral...

Alibea kryeprokuror.... 

pse thoni qe Ledi do lere postin e deputetit per nje cope kryeprokuror..???pffff, ai vret per me lart, me lart...

 

Aty shko me gershone ne xhep ai... plus qe me lart se suma Berishes nuk ka ku te veje... 

Aty edhe ben sens. Sala eshte i kopsit. E bukura eshte qe u rrit edhe shpresen ketyre kokloqeve te PS-se se po behet gati per terheqje avash avash, se po siguron qetesine tij kur te terhiqet... e .arlliqe te tjera nga keto.

Une isha mpref qe do vdiste kur te mbushja une 40.... ja 45. Po aha, Sula eshte sfinks. S'ka per te vdek kurre  smiley 

Pra ...Nishani è un signore...tip mjaft i moderuar ,specializuar per nje kohe relativisht te konsiderueshme ne Amerike ,pra i bere su misura per President shqiptar.Njeri i mire,tolerant.Ka pase probleme seriose shendeti ,grazie a Dio te kaluara.Tip qe din te degjoje te tjeret .Pak militant.Pra Shqiperia po behet gjithnje e me shume vend i oportuniteteve .Edhe nje kamarier i Pjergulles mund te behet President.RRini ne Amerike Ju smiley

Gjithe procesi i djeshem ishte si nje shfaqje ordinere. Gjate votimit, deputet dilnin jashte salles, benin nje dore muhabet ndonje cigare e ktheheshin ne vend. Gjate numerimit kryeministri e kryetarja e parlamentit dolen nje xhiro neper koridoret e parlamentit. I vetmi qe nuk levizi nga vendi ku e ulen fillimisht ishte........Nishani.

Pa dashur ta dramatizoj situaten, them se kjo ishte goditja e fundit qe j'u be demokracise shqiptare. KJo loje e peshtire numrash, nga individe pa piken e integritetit moral te cilet behen decisive jo vetem ne zhvillimin e shoqerise por madje dhe ne perditshmenire e qytetarit, per mua eshte rrenimi perfundimtar i zhvillimit te shendoshe te shoqerise.

Sa per Nishanin si individ. Te mos harrojme menyren, alla demokratikase qe hyri ne qeverine berisha 1. Ishte asajkohe kamikaz mediatik i dores se pare, shume i ngjashem, me bumcin, halimin, m.doden, xhaferraj, etj. Vetem se Nishani ne ndryshim me keta te fundit i rezistoi kohes, duke qene ndoshta nder te paret qe dha stigmatizimin sesi mund te hyet ne qeveri.. 

Nga ky tunel qe dje u fut Shqiperia, veshtire se dilet, ne menyre qe te rivendosen balancat institucionale dhe cka eshte me e rendesishme te jipet drejtesi per ata te mjere qe u vrane diten me diell.

Megjithate, rrofte tuneli........i krrabes!!

 

Ps.Interesant eshte qendrimi mediatik kundrejt ketij skandali te paprecedent. Duken sikur te gjithe jane dorezuar kesaj klike oligarkesh qe udheheqin vendin...

Mirë e ke parë ti, janë të padisiplinuar deputetët. Por ja jep këtë të drejtë kushtetuta apo ligji organik. Deputeti nuk gjykohet për veprimet dhe qëndrimet që mban në parlament. Dmth s'ke ç'ti bësh. Po shyqyr që s'janë si ata deputetët grekë që zhdëpin gratë në emision. 

Të jetë vallë goditja e fundit e demokracisë? Po pse të jetë, nuk u zgjodh presidenti sipas kushtetutës? Kushtetutën a nuk e propozoi opozita, Edi Rama dora vetë. Unë të isha në vend të Berishës, kisha propozu Edi Ramën. Por ai është ai që është, ka shumicën dhe ka të drejtë të propozojë atë që mendon. Kjo qenka demokracia që na e lanë grekët e lashtë dhe që mirë bënë. Qëndrimi mediatik tregon qartë se kishte qenë vetëm punë zori, jo punë parimi. Kur mbaroi votimi, mbaroi dhe filmi. Po belaja që doli me Nanon, ajo si do shkojë? 

Ca prisje ti te benin mediat, komente tip shemeidrisore?

Demokracia as nuk ndertohet as nuk prishet per nje dite. Berisha nuk shkeli as Kushtetuten as premtimin partiak ne krye te heres per kete gare, Meta u pagezua i virgjer nga Rama, e keshtu me radhe, te gjitha brenda ligjeve dhe rregullave qe kane miratuar konsensualisht.

Irritimi eshte normal, vec mos bejme habitjen naive parashkollore tip "ua ca ndodhi" apo "pupu dje na i zuri gripi demokracine". Sidomos kjo e drejte i hiqet ca komentuesve te tjere ketu qe ka 3 vjet na cajne trapin me teorira tip nga revolucioni kutist vjen demokracia dhe e keqja me e madhe justifikon te keqen e mesme smiley

Me sa shoh po vazhdon tjerrja e leshit.

Ne fakt ky eshte deshtim i paster i Rames! Rama nuk mundi te dilte me nje emer te qarte duke ngelur bllof ne fund te lojes. Rama duhej ta kishte pergatitur emrin 1vit me perpara.Ky eshte arti i politikes.Kjo loja e pokerit eshte ca e veshtire se kur is shikon letrat tjetrit ne fund dhe tha "Ah sikur ti kisha vene leket"..por eshte teper vone nqs se ke the pass. ne anen tjeter Berisha e kishte tavolinen me ortaket e tij te cilet asnjehere nuk i hyne ne dore.

Rama do ti kishte bere gjemen Berishes sikur : psh ti linte te nenkuptonte Zhozin dhe tju hidhte bexhine shkendijes qe ka filluar brenda PDse..Dihet boterisht qe klani Basha eshte ne nje lufte te heshtur me klanin Topalli dhe Rama duhet ta kishte shfrytezuar kete nyje te dobet.

Tashme u vendos president nje mumje tjeter i cili do furnizohet me fara te pjekme nga Kryeministria dhe lepe peqe!

Klani topalli e topi mund te jene ne lufte, por kur vjen puna tek ruajtja e pushtetit gjehet marrveshja si me magji, uniteti i partise mbizoteron.

Rama mund te jete kokrra e loqes, por eshte e tepert te mendosh se Ps mund te nxirrte ndonje gje nga  zgjedhja e presidentit, sidomos ne keto kushte. U bene 20 vjet tashme, ende nuk e njihni partine e Berishes dhe menyren si operon.

aaa lloj lloj cmendurish lexon ketu.

gjynah, skam noi simpati per nishanin si figure politike apo minister, por budalliqet qe fliten per profilin e tij personal ketu jane per te vene duart ne koke. ncqqq

Presidentit te ri duhet ti bejne dhurate nje vrasese mizash.

E pa njeri kete intervisten e Nishanit? Ndonje pershtypje a gje interesante?

P.S. Keto temat me emra shpejt dhe shpejt-shpejt te ngaterrohen kur i kerkon shpejt e shpejt per te pare se cila eshte shpejt dhe cila shpejt-shpejt.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).