Mbas 50 vjetësh në botë do ketë mbase vetëm 10 institucione që do të japin shkollim dhe diploma universiteti.

Nese do pyesesh pse 10 dhe jo 9 apo 11, ideja nuk eshte tek nje numur fiks por tek parashikimi i Sebastian Thrun se ne te ardhmen mesimdhenia do ndryshoje ne menyre drastike.

Po kush qenka ky Thrun-i qe beka keto parashikime Majane? Ai eshte nje 45 vjecar gjerman qe punon dhe jeton ne Kaliforni, nje njeri mjaft i shquar ne fushen e shkencave kompjuterike (computer science) dhe inteligjences artificiale (artificial intelligence) ne gjithe boten. Nje nga projektet e tij p.sh. ishte makina pa shofer e Google, e testuar gjeresisht, dhe se fundmi e licensuar ne Nevada (SHBA) dhe se shpejti ne shtete te tjera. Thrun aktualisht drejton Google X, nje laborator i krijuar per projektet me sekrete dhe ambicioze te Google, si p.sh. Project Glass.

Thrun eshte gjithashtu themeluesi i Udacity, nje fare universiteti privat qellimi i deklaruar i te cilit eshte demokratizimi i shkollimit. Ideja e Thrun filloi kur ai ishte profesor tek Standford University dhe deshte te jepte/mesonte nje klase universiteti ne internet. Shume shpejt kjo ide u perhap si vaji i ullirit ne lakrat e nje sere universitetesh te shquara amerikane dhe tashme jane disa projekte te tilla konkuruese per te ofruar te tilla klasa ne keto universitete, perfshi MIT.

Ngacmimin Sebastian e pati kur studionte per AI (inteligjencen artificiale) ne gjermani ne vitet ’90 dhe shume gjera i duheshin ti kerkonte vete neper librari ngaqe profesoret nuk ishin gjithmone kompetente dhe te perditesuar me ceshtjet qe mesonin. Nevoja pra lindi idene e nje menyre me te perqendruar dhe demokratike per shkollimin; imagjino p.sh. mijera studente te moshave dhe kombesive te ndryshme te diplomohen ne internet me kredencialet e nje universiteti prestigjoz amerikan. Edhe pse ne stadet fillestare dhe akoma e pakristalizuar, kjo ide duket se do te revolucionarizoje mesimdhenien e se ardhmes.

Per me shume lexo artikullin e Steven Leckart tek revista Wired, ose shiko intervisten e Thrun me Charlie Rose ne 25 prill 2012.

10 Komente

 Edhe pse ne stadet fillestare dhe akoma e pakristalizuar, kjo ide duket se do te revolucionarizoje mesimdhenien e se ardhmes.

Mua me duket se universiteti "Kristal" e ka kristalizuar kete kristal duke shperndare dije te diplomezuara sa online e sa offline. Thruni mbasa ka shpik rishtas se si ti japi makines pa duar, po ne i kena pas dhone bicikletes pa duar qe kalamoj.

smiley

s'e kom lexu, po ika mora kafen edhe u ktheva pashe qe kishe komentu. ahahahaha... smiley

flm.

Ngordh per thashetheme fantastiko-shkencore.

Nga ana tjeter, dje rregjistrum gocen e madhe ne universitet. Viti universitar pritet te na kushtoje nga 15-20.000 Dallare per kater vjete e ardhshem.

E ventiquatromile baci....

shiko, kom vendos t'mos e prish humorin ne ket dite vere...

cfardo qe te thush. hic une. shkemb ore shkemb smiley

ps. sa the? vetem 15-20 Grand??? ku eshte ky universiteti, jetoo, ma thuaj dhe mua ne vesh kur t'i vije koha... smiley

Pa problem, vec duhet te nderrosh flamure. Ndryshe te shkon trefish me shtrenjte. E lire kripa ne Durres, po te keput qeraja e udhes. ;P

e lexova; po kshu thane edhe kur dolen ato orat elektronike (japoneze), ciao zvicra tani, si me thon. ose edhe kur dolli ajo kindlja... u prit qe do mbyllej barnes dhe noble.

Imagjino cfare kane menu njerezit p.sh kur doli per here te pare prezervativi!

tha spiritusi nje te forte dje me kete: gje s'bera, por kapelen e mesova si vihej... smiley

 

smiley

...Pershendete bamiresen!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).