Mund të duket e pabesueshme, po në Presidencë, dje, kur aktori i mirënjohur Bert Ndrenika u nderua me titullin e lartë “Nder i Kombit”, nuk kishte kamera, nuk kishte gazetarë e kronistë nga asnjë televizion apo gazetë. Nuk pashë as gazetarë të kulturës, çuditërisht as drejtorin e Teatrit Kombëtar, po në të kundërt kishte jo pak artistë, skenaristë, dramaturgë e regjisorë, nga më të shquarit. Jo pa hidhërim u detyrua ta përmendë mungesën e mediave edhe Presidenti i Republikës, zoti Topi, në fjalën e rastit, si i zënë në faj: Si e shikoni, këtu po regjistron vetëm kamera e institucionit…Në bisedë me të ai na tha që Presidencës i janë shkurtuar fondet, aq sa nuk i jepen financime të mjaftueshme për të porositur dekoratat, me të cilat do të nderohen artistët dhe njerëzit e shquar…Por ajo që shumëkujt i bëri më shumë përshtypje ishte bojkoti i mediave të varura e të pavarura, të cilat, edhe kur i filmojnë këto veprimtari, në shumicën e rasteve, si na  u tha në intimitet, nuk i transmetojnë… 

Vështruar me sy të ftohtë dy mund të jenë arsyet pa arsye: 1. Ose mediat i nënvlerësojnë këto veprimtari, pasi u japin më shumë rëndësi “eventeve” se kush e fitoi Big Brother-in, apo kush do të  bëhet nesër President, se ç’tha sot Berisha dhe si iu përgjigj Rama në ‘twitter’, me kë e piu kafenë Zaganjori, Meta apo Nano… Ose: 2. Mediat janë ca të kontrolluara e ca të vetëkontrolluara, meqë Presidenti aktual, si dihet, nuk është më “me ne”… Pra, nga inati e mllefi politik kundër planprishësit Topi që po krijon një parti të re del që mund ta pësojë edhe fama dhe nderimi për një artist, në rastin konkret për aktorin e shquar, Nderin e Kombit, Bert Ndrenika. Sidoqoftë, cilado qoftë arsyeja dhe shkaku i vërtetë, kjo ishte një shfaqje e realitetit tonë mediatik nga më të shëmtuarat, një turp, mjerim! 

Të më falë miku im, Bert Ndrenika që e nisa këtë shkrim në nderim të tij kësisoj, me mllef e zemëratë, por e them me zemër: Aq sa u ndjeva i gëzuar nga ftesa për të marrë pjesë te “Nderi i Kombit” për Ndrenikën, aq edhe u ndjeva keq kur pashë se si, në vendin tim, në shtetin tim, në shoqërinë time, punët e kulturës e të raportit të vlerave me antivlerat janë katandisur aq për faqe të zezë, sa më tepër vlerë merr kronika dhe komentet nëse një deputet qëlloi apo nuk qëlloi me armë në stadiumin e Peqinit, apo nëse një këngëtare është apo nuk është me barrë, u nda apo nuk u nda nga i dashuri, sesa nderimi për një punëtor të palodhur e të talentuar, që i ka dhënë aq shumë artit skenik e filmik, kulturës shqiptare, si Bert Ndrenika! Unë nuk di të ketë ndonjë shqiptar, brenda e jashtë kufijve, i majtë dhe i djathtë që të mos e urojë me shpirt këtë artist të madh: Faleminderit, Bert Ndrenika! 

Habia shtohet edhe më po të mendosh se në diktaturë, për punë biografie, Bert Ndrenikës i mohoheshin rolet, madje edhe i ndërrohej në mes të filmit roli, pasi lufta e klasave nuk mund të lejonte njerëz me cen të luanin role pozitive, por ja që edhe sot, në demokraci, në vitin 2012, në mes të kryeqytetit, në moshën 70- vjeçare, pas gjysmë shekulli veprimtari artistike, pasi ka luajtur me qindra role, mu në epiqendër të shtetit, në Presidencë, pikërisht në ditën më të shënuar të jetës së tij, atij i mohohet vëmendja e publikut, kamerat, se përsëri…përsëri po na del me biografi të keqe, meqë po e dekoron një “armik”, Bamir Topi. 

Dikush që ka kujtesë mund të më kundërshtojë e të thotë që nuk është tamam kështu, pasi Berti, në fillimet e demokracisë, ka pas qenë zgjedhur deputet i PD-së në Elbasan…Kjo është e vërtetë, por kjo e bën absurdin shqiptar edhe më tipik: pikërisht se ka qenë deputet i PD-së, atëherë  si shpjegohet që Berti e ka “meritue” sërish biografinë e keqe? Se Bert Ndrenika nuk mund të bëhet vegël qorre e askujt, si jo pak kolegë të tij, që e braktisën aktrimin, skenën dhe profesionin për t’u bërë “qëndrestarë” partiakë, dmth deputetë e ministra lapërdharë, pa dinjitet; e thënë më troç: Pa din e pa iman…. 

 Kjo bindje m’u përforcua jo vetëm nga njohja ime e vjetër me të, por nga një edhe nga një bisedë rastësore që pata, kur dolëm nga Presidenca, me një mik të tij…Ky më tregoi se përfaqësuesit e PD-së së Elbasanit i kishin pas shkuar Doktorit në zyrë që t’i kërkonin rikandidimin e Ndrenikës deputet, pasi ishte kërkesë e elektoratit…Dhe udhëheqësi paska thënë, sipas tij, këtë fjali lapidare: Më thoni ju mue, si mund ta vëmë përsëri kandidat Ndrenikën, kur ai nuk ka ardhur të më kërkojë falje që ka luajtur rolin e prefektit?… 

***     

Kush e njeh Bert Ndrenikën e njeh edhe modestinë e tij të lindur. Jam i bindur që ai nuk do ta ketë vënë re mungesën e kamareve, madje ka shumë mundësi të jetë ndjerë i lehtësuar kur ka parë se nuk kishte kamera ( veç ta dëgjojë, kur foli sa i emocionuar ishte)  kur asnjë prej gazetareve të kulturës që i mbajnë syzet mbi flokë nuk ju afrua t’i kërkojë një intervistë…Bert Ndrenika është nga ata artistë të vërtetë që nuk i jep rëndësi publicitetit vetjak, duke kërkuar të dalë me vend e pavend nëpër media (për herë të parë e pamë në një intervistë te emisioni “Zonë e lirë” e Arjan Çanit), sepse ai  është nga ia brumë personalitetesh që e di dhe që e ka provuar me jetën e vet se është puna dhe vetëm puna ajo që të nderon…Është djersa, përkushtimi, talenti, serioziteti dhe jo mburrja, vetëkarfosja, dukja: ngjallu, o babë, të më shohësh se sa i famshëm jam bërë!... 

Në fund të fundit nuk do të nderohej Bert Ndrenika, por do të nderonte veten drejtori i Teatrit, ministri i Kulturës,  mediat…Por ato munguan se ishin të instaluara te dyert e partive, të Qeverisë, të Kuvendit, ku pritej lajmi i radhës: Kush do të bëhet President?...Le që tashmë dihet: Krerët tanë vinë të gjithë për të nderuar vetëm po të vdesësh!…. 

Ndërkohë kush do të bëhet President u bë qendra e botës, edhe pse posti i Presidentit ka çelësat e kashtës (vajmedet, as fonde për dekorata nuk paska!...). Por edhe sikur të ketë jo të kashtës, po të bashtës, sa do të ndikojë emri i tij, i kujtdo qoftë, në jetën tonë? Pak, ose aspak! Por pyetja, për një shoqëri normale e demokratike, lipset të shtrohet, jo cili do të jetë nesër Presidenti me 70 plus 1 vota, (se “konsensuali” vdiq!), por a mund të kemi nesër një tjetër Ndrenikë? Si zor, me këtë degradim të shkollës në të gjitha nivelet e saj, me këtë mediokritet që ushqen dhe sundon përditë opinionin publik. Se Presidentë mund të kemi, si kemi pasur kësisoj lloj-llojesh, por artistë të tillë, në këtë kohë kaq të trazuar, kur  edhe diplomat po shiten e blihen, kur fama sajohet, kur fare kollaj mund të vetëshpallesh artist i shquar, këngëtar me famë, apo n’daç edhe akademik e profesor, kur edhe postet e larta, të deputetit e të Presidentit të Republikës trafikohen ditën për diell, një Bert Ndrenikë, modest e vital,  kokulur dhe fisnik të bën të kesh besim se “drit’ e diturisë” nuk është shuar  e mund “të na shpjerë edhe ne përpara”….. 

Sigurisht nëse do të dimë të çmojmë e të nderojmë ashtu si duhet të tillë burra, të tillë artistë, të tillë punëtorë, si Bert Ndrenika!

26 Komente

kopjojne thjesht mediat e huaja, as ketej nuk i japin gje çmimet qe shperndan presidenca e shtetit. dhe me thene te drejten nuk jane as te rendesishem, me i dhene.

çmimet me nje fare rendesie jane ato qe jepen nga institusionet ose konkurset e mjeshterise.

Ne prag ikje fillon stina e cmimevesmileySdq shume i vonuar dhe i vonuar ky cmim per Z.Ndreniken.Urime dhe faleminderit per rolet qe i keni dhuruar publikut shqiptar.

Urime Bert Ndrenika, aktor i madh dhe modest!

Robert Ndrenika ka vend te nderit ne zemrat e te gjithe shqiptareve (besoj nuk eshte e tepert te thuhet kjo). Nder i kombit ka qene edhe para kesaj dekorate dhe keshtu do mbetet. Urime ketij artisti te madh! smiley

artist e njeri si pak kush....do thoja se nuk ka nevoje per dekrata.....

Nejse mo cmime Jane ato qe jepen nga Institucione qe japin Halimet e Ministrive sidomos Tufat e Institucioneve sidomos vuvuzeleria.  Por si Shqiptare cmimi nga me te vyerit ( paste urimin presidenti qe e Dekoroi )eshte ndrenika I Madh nder te Medhejte . Urime njeriut qe ushqeu me fisnikeri e mjeshteri aktoriale te Ralle Miliona Shqiptare jashte e brenda Kufijve . Me plot kuptimin e fkales Fisnik ARTI i lojes aktoriale !

faleminderit R O B E R T.

le ta bejne ndreniken president legenat (po pranoi)

 

Falenderim dhe mirenjohje pa fund per mjeshterin Robert Ndrenika qe na ka dhuruar disa nga rolet me te realizuara te kinematografise dhe teatrit shqiptar! 

Ca filma qe me kujtohen shpejt e shpejt ku Ndrenika luan role pozitive:

Nentori i Dyte

Mesonjetorja

Ne Shtepine Tone

Fije qe Priten

Shtigje Lufte

 

 

Ah moe korcarke! Po Qazim Mulletin si e harrove?

E kisha per rolet pozitive, meqe ky dardhari yt smiley po thote qe Roberti s'paska luajtur te tilla. 

Po edhe Qazimi pozitiv ishte moj xhane. Pozitiv me te meta, po pozitiv. Lere c'thoshte propaganda. smiley

I rente bomba propagandes qe na ka bere corap. smiley Nejse, une mejtimin tem e kam te mbeshtetur ne autoritet: Naltmadhenia e ka thene vete me gojen e tij qe Berti duhet te kerkoje falje per ate rol, dmth. ka qene rol negativ. Pa he, c'do thuash tani? smiley

"O grua, degjo ketu... Liri eshte i vogel. Po asaj te madhes si do ia bejme... Shkon prape me ate sportistin..."

"Sikur na dha fjalen..."

"Ehu..."

"C'behet keshtu me keta femije!"

smiley

per mua, aktori me i mire shqiptar qe kam arrit me pa.

Bob, fuck the prize and the fucking albanian media.

Ndrenika rocks!

 

Kena pas aktore te mire. Bertit I flet puna, ja dhane cmimin a jo, u mor a su mor ne kamera, publiku e do.
Nje ne Teatrin Kombetar shfaqja e dote qe personazhi I tij te ulej ne salle, rreshti I pare, ai u ul ne ndenjesen prane meje dhe me nje perqendrim llahtari po shikonte lojen e te tjereve duke pritur rradhen e vet.
Syte I shkelqenin si I cmendur. Une dhe dy shoke po e shifnim se na mori mendjen,
ishte magnetike e sja hiqnje dot dyte. Nga skena 4 a 5 metra lart monda bulku na pa ne dhe filloi qe qeshte e spo mbante gazin. Roberti ss na vite re fare. Aty pashe car do me thene te Jesh ne Rol. Bote tjeter.

Shtoj per mua aktori me I mire shqiptare eshte bexhet nelku. Gjynaf, vdiq I ri. Kishte tipare fisnike,plastike te mire dhe nje intensitet si marlon brando. Ne pak role e kam pare po nuk e harroj dot. Nese dikush ti dicka per te si njeri, familje etj e lus ta ndaje me ne. Letu apo teme tjeter.flm.

Robert Ndrenika me ka pelqyer si artist, kishte nje mimik te çuditeshme, syte i shkonin nga ai qe fliste e buzet dhe mjekra ne anen tjeter, ose anasjelltas, e bente shikuesin/telespektatorin te xhytej ne personazhin e tij, fytyra e tij permbante brenda dramaticitetin me komiken, seriozitetin me indiferencen, brenda disa sekondash mimika i transformohej menjehere duke e bere shikuesin me te ngjitur me personazhin. 

Me vjen keq qe media s'paska qene ne kete eviniment, gje qe tregon siç e thote dhe Kiçua ketu, vrapimin pas sensacioneve banale te medias. 

E pash rreth nje muaj me pare duke zbritur poshte rruges Myslym Shyri, nje te diele ne dreke. Mes njerezve, tani i thinjur. Me nje ecje qe e perzjente plotesisht me njerezit e tjere ne bulevard, dhe e bente pothuajse te padallueshem. Duhet te jete e pamundur te mos ta duash - vetevetiu - Robert Ndreniken. Portret aq i dashur, ze aq familjar.

ore me qe ra llafi,  meqense  ''ti je njeri  i mediave'', o Blendi:   pse  nuk  ishte  media, ose nje pjese e  saj e pranishme ne ne presidence  per te pasqyuar  nderimin qe iu be z.Ndrenika?

Do kene qene te zene me ndonje duke lexuar ndonje twitter te Rames per ndonje pordhe qe do kete bere Berisha. Nuk kam nje shpjegim te mire per ty Belul. Zakonisht keto gjera funksionojne me protokoll, dhe njoftimi i mediave eshte pjese e tij. Duhet te kete qene vendimi i redaksive qe t'i perqndrojne forcat ne mbulimin e kesaj situates se Presidentit. Te thuash se nuk kane mundesite, nuk qendron. Shume televizione kane makina dhe pajisje per te bere lidhje direkte aty ku nuk ta pret mendja, jo me te mbulojne nje dekorim te zakonshem ne Presidence.

Dicka po shkon teper keq me shqiptaret derisa kalojne ne heshtje ditelindjen e nje thesari kombetar si R Ndrenika dhe Ciljeta me shoqe terheqin gjithe vemendjen.

Nuk ka perse te jete fare e pranishme media ne nje rast te tille. Biles aq me mire. Rober Ndrenikes te mos i vij keq fare, sepse me keq do i vinte te ishin. Eshte nje nga te medhenjte e skenes tone.

Respekte Bert Ndrenikes dhe plejades te ciles i perket......

respekte per seriozitetin dhe perkushtimin qe i dhane skenes, gjera te cilat sot mungojne...... po mungojne plotesishht..... ja shkoni e shikoni nje shfaqje sot..... nuk ka fare seriozitet.......nejse....

Urime dhe respekte Robert Ndrenikes,ketij aktori te madh te skenes e kinematografise shqiptare.

E  kujtoj kur ishim te vegjel , ne oborrin e shtepise se tij qe ndodhej ne fund te nje rrugice perballe me Drejtorine e Policise se Tiranes sot, na mblidhte dhe cfaqte "filma".Ato ishin disa figura te prera,  prej kartoni qe projektoheshin me nji drite nga pas ne carcafin  e varur .Dhe personazhet ishin boksieret e njohur Todi Janku dhe Ali Kastrati.

 

Aktori im me i dashur! Respekte! smiley

Urime Robert Ndrenikes!

Eshte nje nga aktoret qe ka sjelle vlera ne kinemane the teatrin Shqiptar.

Fatkeqesisht brezi i njerezve si ai po eleminohet dhe tani e ka zene vendin B-Brother.....

Urime edhe nje here dhe pleqeri te bardhe!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).