Paraardhesit tane do ta kishin te veshtire te perfytyronin jo vetem mrekulline e te udhetuarit me avion apo te te folurit ne telefon, por dhe te te qenit kaq shume te vetmuar dhe te izoluar, ani pse gjithnje e me te aksesueshem.

Te qenit vetem nuk perkthehet domosdoshmerisht ne te qenit i vetmuar, por te dy treguesit jane ne rritje dhe kane pasoja per jeten tone. A na e ka fajin teknologjia per kete apo ajo thjesht na ka mundesuar te shprehim vetveten?

Vetem disa vite me pare terma si ‘Facebook’ apo ‘rrjete sociale ne internet’ do dukeshin si fjale pa kuptim, ndersa sot ato gjenden midis te tjerash ne nje sere studimesh shkencore. Fjala vjen, sipas nje studimi te tille, neurotiket tentojne te perdorin me shume ‘murin’ (wall) e Facebook-ut, ndersa njerzit e shoqerueshem (ekstrovertet) perdorin edhe chat-in e tij. Sipas nje studimi tjeter, njerzit qe (ne Facebook) marrin mesazhe te kompozuara/personalizuara ndihen me pak te vetmuar sesa ata qe marren vetem komunikime nje klik-eshe, si ‘like’ etj. I njejti studim ve ne dukje se komunikimet pasive ne Facebook, si skanimi i faqeve te miqve per perditesime apo perditesimet e aktiviteteve te tua nepermjet murit, jane ne perpjestim te drejte me te ndjerit i izoluar, me sakte te ndjerit i shkeputur nga te tjeret.

Facebook-u eshte bere etaloni i ‘shoqerimit modern’ ne rrjet per nga masiviteti dhe intensiteti i perdorimit te tij anembane botes. Nje ne cdo 13 njerez ne bote eshte sot perdorues i Facebook-ut dhe gjysma e tyre futen ne faqe te pakten nje here ne dite. Nga perdoruesit e moshes 18 – 34 vjec, gjysma e tyre kontrollojne faqen e Facebook-ut vetem disa minuta pasi zgjohen nga gjumi dhe 28% e tyre pa u cuar akoma nga krevati. Megjithate, Facebook-u eshte vetem nje tregues i kesaj dukurie moderne dhe eshte pra kjo dukuri cka eshte e rendesishme, dukuri e cila manifestohet padyshim dhe pertej Facebook-ut ne mijera faqe te tjera interneti. Mbase dhe tek kjo faqe?

Por, pse ka kaq rendesi te ndjerit i vetmuar? Sepse eshte si puna e cigares; mbase dikur ishte ne mode por sot eshte e qarte qe eshte shume i demshem per shendetin. Nese je i vetmuar ke me shume shanse: te jesh mbipeshe, te besh me pak ushtrime fizike, te depresionohesh, te flesh keq, te kesh disbalanca hormonale, te perfundosh ne ndonje azil me heret se te moshuarit e tjere dhe te vuash nga semundje degjenerative nervore.

Tashme me shume se kurre ne jemi me te vetmuar dhe me te distancuar nga njeri-tjetri. Ne jetojme ne nje bote te preokupuar gjithnje e me shume me menyra te reja shoqerimi, por ama sot kemi me pak shoqeri (apo shoqerim) te mirfillte se me pare. Teknologjia na premtoi se do te jetonim ne nje fshat global, por ne fakt ne jetojme sot ne nje qoshe monotone te botes moderne.

Nderveprimet shoqerore jane padyshim te dobishme dhe te shendetshme, por eshte cilesia dhe jo sasia e tyre ajo qe ka rendesi. Ne mund te kemi dhjetra miq virtuale por sot takohemi me pak me njerez ne realitet, mblidhemi me pak me njeri-tjetrin, dhe, edhe kur takohemi, lidhjet tona jane me pak te rendesishme per ne. Dhe nuk eshte se kjo eshte gjenetike, ose te pakten eshte njesoj gjentike sa ankthi klinik apo neuroza.

Sot anembane botes mjeket kane filluar te flasen per epidemine e vetmise. Njeheresh, ne sot kemi punesuar nje armate profesionistesh (psikiater, terapiste, etj.) per te trajtuar, midis te tjerash, gjera qe dikur ishin pjese ‘normale’ e jetes dhe te cilat shpesh ezauroheshin me miqte dhe familjaret, pra brenda rretheve te mirfillta shoqerore, te cilat sot jane ne renie.

Thote John Cacioppo, nje studiues tek “University of Chicago”: Krijimi i lidhjeve me miqte online, apo me kafshet, apo me Zotin, jane tendenca te admirueshme te nje krijese sociale per te plotesuar nje domosdoshmeri, por duhet pasur parasysh se nje surrogato asnjehere nuk e zevendeson dot gjënë reale.

Sa me shume studime behen ne lidhje me kete dukuri, aq me shume duket se konsensusi eshte se nuk na e ka fajin teknologjia ne veteve, sado qe kjo do na bente te ndiheshim me mire, pra duke ja vene fajin nje dukurie te jashtme. Fajin ne fakt e kemi vete ne, jemi ne qe jemi perdoruesit e teknologjise dhe qe po e bejme veten me te vetmuar, ani pse nepermjet teknologjise.

Po cfare ka tek rrjetet sociale dhe tek interneti qe eshte e re apo e rrezikshme? Fundja, a nuk jane thene te njejtat gjera me pare dhe per telefonin apo televizorin? Po, por nuk eshte tamam e njejta gje; ca gjera jane te qarta tashme, megjithese kemi vetem pak kohe (relativisht) qe i jemi futur kesaj epoke dhe menyre te jetuari. P.sh., nepermjet manise per te perzgjedhur disa nga qindra fotot tona dhe per ti publikuar ato ne Faebook ne demonstrojme tendencat tona vanitoze dhe vete-prezantuese. Keto tendenca ne fakt nuk jane te reja ne vetvete, por e reja e Facebook-ut (dhe e Facebook-erise si dukuri) qendron tek fakti se si asnjehere me pare ne e bejme kete gje non-stop, shpesh akoma pa u ngritur nga krevati dhe pa pire kafen e mengjesit.

Rrezikshmeria e Facebook-ut pra si dukuri e re nuk eshte tek fakti qe na mundeson te izolojme vetveten, por se kercenon te ndryshoje natyren e te qenit vetem nepermjet perzjerjes se tendences tone per te qene te izoluar me ate te te qenit vanitoze. Facebook-eria si fenomen eshte nje rrote mulliri qe s’ndalet kurre, s’na le kurre te bejme pak pushim, dhe ketu qendron elementi i ri dhe i rrezikshem i ketij fenomeni, pasi ka potencial transformativ.

P.S. Para se te largohesh nga ketu per te shkuar tek faqja e Facebook-ut apo tek ndonje faqe tjeter, a  nuk i pergjigjesh nje quiz-i te thjeshte dhe te shkurter i cili eshte dhe nje nga matesit/pyetesoret me kompetente te vetmise? Quhet “UCLA Loneliness Scale” dhe nje version ‘mainstream’ i tij gjendet ketu (pergjigju vetem 10 pyetjeve, s’ke nevoje te plotesosh te tjerat) dhe pasi e ploteson te jep piket e tua bashke me nje krahasim me te tjeret dhe nje sugjerim perkates.

Permbledhur nga artikulli i Stephen Marche tek revista “The Atlantic”.

9 Komente

Interesante, kam pershtypjen se tek brezi i ri, qe perdorin Facebookun, po rriten shenjat e agrisivitetit. 

dhe ketu qendron elementi i ri dhe i rrezikshem i ketij fenomeni, pasi ka potencial transformativ.

Ne nje kohe kur dhe Papa ka hapur account ne twitter, a perben enlightement mbyllja definitive e accountit ne rrjetin social qe frekuenton?
Ai qe kryen vetevrasje virtuale, a rrezikon konsiderohet nga shoqeria si nje person komatoz qe thjesht vegjeton?
Ne c'raport qendron adiksioni ndaj rrjeteve sociale kundrejt apasionimit ndaj substancave te tjera dhe a ndikon ai ne ndryshimin e incidences e tyre apo i mbivendoset?
A eshte anormale te mos pasurit nje profil virtual gjithashtu?

A po perpiqesh ti pergjigjesh te gjitha pyetjeve me pyetje? smiley

Papa nuk eshte etalon apo model i ndonje sjelle per masat, sikur vetem per faktin qe s'ben seks. lol Plus, Papa dhe Obama p.sh. nuk eshte se rrine ne rrjet duke perditesuar statusin dhe duke futur foto cdo dite; ata i kane llogari biznesi, si cdo biznes komercial, per klientele, veshtire se i perdoren ndonjehere personalisht madje, ja perdor stafi.

Gjithsesi, askund ne artikull nuk permendet mbyllja e llogarive apo moshapja e tyre, keshtu qe nuk ka pse kalon ne mbrojtje me teza ekstreme smiley

me terhoqi vemendjen ajo fraza dhe pyetjet i bera, jo per te dale ne mbrojtje, por ngaqe situata e anasjellte lidhur me potencialin transformativ, m'u duk interesante per t'u diskutuar; pra, cfare ndodh me nje njeri qe "detoksifikohet". Une, personalisht, jam teresisht dakord me hartuesin e artikullit. Jeta reale eshte epakrahasueshme dhe nuk te le kurre vetem smiley

 

Atehere, ne kuadrin e transparences kolektive ne nje rrjet ne internet, ec na thuaj si dole me pike tek ai testi i vetmise smiley

une te gjitha pyetjeve me 'often' iu pergjigja, por testi me habiti, me dha 10 pike shoqeruar me fjalet "Congratulations for feeling connected with others in your life!" smiley

Ti dhe vetes ja paske bere me hile, nga frika e rezultatit paske mbyllur syte dhe paske zgjedhur 'often' gjithandej smiley

smiley jo, une e nenvleresova, thashe:"palo test, ky behet symbyllur"smiley (e kisha gabim me sa duket)

po tani Facebook-u apo cfare do lloj rrjeti social ka anen negative dhe anen pozitive ...fillimisht FB lindi si menyre komunikimi ndermjet njerezve qe ishin kolege pune e me pas mori permasa boterore...nuk jam kunder FB por me mase sepse per mua kane me teper lezet ato gjerat qe benim dikur kur ishim te vegjel: nje xhiro nga plazhi,futboll me shoket e lagjes dhe te klases dhe me pas uljet ne bar e te flasesh me tjetrin e ta shohesh ne sy,te diskutosh apo te qash problemet perpara nje filxhani kafeje apo dickaje tjeter e jo pas nje kompjuteri...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).