Sot në Tiranë loja po bëhet për të zgjedhur kundërshtarin politik të vitit-bombë 2017.
Sesa ka ndikuar takimi Berisha-Rama në klimën politike në vend, mjaft të shikoje sallën e Kuvendit në raundin e dytë të zgjedhjes së Presidentit. Fillimisht nisur nga kohëzgjatja. Nëse pjesëton virtualisht 60 sekondat që foli Xhozefina, me rëndësinë e seancës, vlera për sekondë sigurisht që dje doli më e lartë, se një sekondë reklamë në Superbowl. Por kishte edhe pamje të tjera që nuk kishin çmim. Toni i mërzitur i Xhozefinës me flokët e ndarë keq në mes, e të lyer keq, me betejën e humbur me thinjat kryeneçe, e që nuk i fliste dot me sarkazëm opozitës, për shkak të klimës së re, si dhe vështrimi i mallëngjyer i Palokës nga rreshti i parë, që shihte sesi linja e ashpër e PD-së kishte nisur perëndimin e shpejtë. Më të shpejtë se mosha e tretë e Doktorit.
Po ndërkohë edhe linja “properëndimore” e PD-së ishte dje po aq e mërzitur. Aq sa Luli nuk duroi dot, mori makinën dhe shkoi në Kryeministri, aty ku dy baballarët e tij shpirtërorë, Berisha dhe Arvizu, po flisnin kokë më kokë, pasi ambasadori kishte “përplasur” më herët kokën me Kryetarin e gjatë të selisë rozë. Por Berisha e përzuri. Luli shkoi vetëm në paradhomë. Mesa duket, biseda nuk bënte për të.
 
Më pas dihet çfarë ngjau. Berisha shkoi te të tijtë dhe foli me ton tjetër. Nuk është se ky është toni i preferuar i Berishës. Por tashmë, megjithëse të gjitha kartat janë në dorë të tij, ato janë pakësuar. Sigurisht që ai mund të zgjedhë Boden me 70 plus vota (pa Metën, që nuk harron përplasjen e klaneve rivale, siç i ka quajtur vetë, në këto dy muaj të rëndësishëm) për mazhorancën e tij. Sigurisht ai mund të zgjedhë edhe Zaganjorin me Metën, e t’i bëjë naftën agjendës së Brukselit. Ai mund të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme, por që ta bëjë këtë duhet reforma. E reforma, përveç Ristanit, ka edhe anëtarin e shtatë të KQZ-së, që teorikisht duhet t’ia japë Metës. Por që ta bëjë këtë, i duhet ta ribesojë aleatin e tij. E për këtë, nga Meta, i duhet më shumë retorikë, sesa kritika pacifiste për editorialet guerilase të Edi Ramës.
 
Ndaj Doktori po mendon rrugën më të thjeshtë: të bëjë konsensus me Edi Ramën. I cili së fundmi u tërhoq nga çdo lojë emrash dhe e reduktoi kërkesën vetëm në dhënie konsensusi për kandidatë të shumicës. Me një “kusht” të vogël: Zaganjori të quhet histori e shkuar. Nisur nga mënyra si shkuan punët, kjo kërkesë duhet thënë se ka një farë sensi logjik. Procesi i negocimit ka nisur. Rama do të japë opinionet e tij për emrat që sjell mazhoranca. Kështu po bën me Xhezair Zaganjorin. Nuk e ka mbështetur. Dhe po pret që t’i paraqesin emrat e tjerë. Qetë dhe i patrazuar nga shpërthimet e Nanos, të cilit me sukses e pa bujë ka mundur t’i vërë damkën jo plotësisht të merituar, të të qenit një kandidat i Berishës. Berisha në teori duhet ta kishte të lehtë: “Jo Zaganjori? Dakord. Po Vitore Tusha?” Rama, i cili ka tashmë reputacionit e tekanjozit, nuk mund të thotë pafundësisht “Jo”. Diku do ndalej. Por kjo nuk po ndodh. Në fakt po ndodh e kundërta.
 
Te mazhoranca kanë ngelur peng i portretit të butë, e të tejdukshëm të Xhezairit. Duke e transformuar atë në një “Xhezofinë” të procesit të zgjedhjes së Presidentit. Meta, me një protagonizëm të pakuptimtë, ka marrë përsipër të mbrojë një kandidaturë, që në tryezën e aleatëve e kanë hedhur Republikanët (!!). Dakord, para Xhozefinës, “Xhezofina” e Ilirit është më e pranueshme për ndërkombëtarët, e sigurisht më e pranueshme për LSI-në, sesa Bode. Por përse Meta ka kthyer Xhezairin në “Xhezofinën e Tij”, nuk mund të shpjegohet as thjesht me faktin se ndihet i kapërcyer nga takimi Berisha-Rama, i cili pas gati 120 minutash të sinqerta dhe me bekimin postmortem amerikan, nuk quhet më takim, por flirtim. Ajo çka po ndodh sot, pak lidhje ka me Presidentin. Bile pak lidhje ka edhe me 2013-ën. Gjithnjë e më shumë gjithë lëmshi i ditëve të fundit, ka lidhje me vitin 2017. Vit, kur Presidenti do të zgjidhet pak javë para zgjedhjeve të përgjithshme.
 
Vit kur për shembull, Xhozefina Presidente, pas pesë vitesh aktive në Presidencë, ku Kushtetuta e lejon të kapë për zhelesh jo vetëm Taulantin, por edhe Lulin e vogël, mund të rikthehet në selinë Blu, ku Berisha 77 vjeçar më shumë gjasa ka të këshillojë Lulin si Daja i Ezelit, sesa të pengojë me forcë Topallin të marrë kreun e PD-së. Por tashmë Luli ka një rival të paparashikuar: Boden. Jo thjesht se ministri i Financave është i pamëshirshëm për akcizën e Birrës dhe rakisë. As sepse Luli tashmë po ngre Klanin e tij mediatik, ashtu si miqtë e Ministrit sot. Por sepse Bode, pas Topallit të goditur keqas nga humbja pa hyrë fare, në garën presidenciale, i ka zënë asaj vendin në krye të lëvizjes së heshtur anti-Basha në PD. Dhe më 2017, pas një presidence komode edhe për një Ramë Kryeministër, Bode do ishte edhe më i rrezikshëm sesa Xhozefina për Bashën, në rrëmbimin e fronit blu. Ndaj edhe Basha e hëngri turpin me bukë dhe vuri veshin të dëgjonte nga dera e paradhomës, seç thoshte Arvizu me Berishën në zyrë. Sepse sot në Tiranë loja po bëhet për të zgjedhur kundërshtarin politik të vitit-bombë 2017.
 
Ndaj sot Meta po nxitet të krijojë nga Xhezairi i mirë, Xhezofinën e tij. Ndaj Rama sot është i qetë e luan me letra në kompjuterin e tij. Se loja e vërtetë po luhet diku tjetër, te Selia Blu. Ai ka kthyer në armën më të fortë, dobësinë e opozitës: mospasjen e numrave në Kuvend. Dhe po pret. Ka ulur kokën, ka shtrirë dorën dhe po merr atë që i japin. Ashtu si ai lypësi i famshëm pa këmbë, që merr lëmoshë në mes të rrugës Fier-Vlorë, ku makinat kalojnë me shpejtësi skëterre pranë, pa e prekur asnjëherë. Por kur ndonjëra prej tyre – ka gjasë ajo që i jep Saliu – do ndalojë e do t’i falë një palë këmbë. Nëse ndodh kjo, vendi mund të ketë një president “konsensual” mes Ramës e Berishës, edhe nëse ai zgjidhet vetëm me votat e PD-së. Berisha do marrë presidentin, Rama, rivalin politik që do, për dekadën e ardhshme. Meta vetëm Xhezofinën e tij. E cila, ashtu si Xhozefina, por për arsye të tjera, do hyjë në histori, si dashuria e dytë presidenciale e vitit. Dashuri e njëanshme.
 
Dhe e pamundur sigurisht.

46 Komente

Eshte bo keq per te mbrojt Ramen. Duhen sa me shume artikuj, qe gershetojne strategjine e duhur, optimizmin, largpamesine, gjenialitetin e Rames. Kush ka talent ne te shkruar dhe nuk ka probleme me fantazine, le te krijoje nje artikull me elementet e mesiperm e tja dergoje redaksive kryesore te vendit. Shperblimi shume i kenaqshem. Preferohet te dergohet sa me shpejt.

That's a weird comment

 

Shume pak here ja kam lexuar artikujt ketij Sokol Balles, po gjithmone me jane dukur si (na falni paraprakisht per stereotipet) ecja e nje jevgu konfident neper rrugicat e nje getoje, duke perkedhelur koken e qenit aty e duke i gjaujtur kanaces ketu, e duke mos e ditur me tutje nese gjeja e bute qe i preku gishti ishte qoftja apo ndonje cope mooti.

Retorika tipike e analistit fodull qe ne njeren ane thote "ec me mua se do te te tregoj te gjitha sekretet dhe detajet e politikes, po dhe se sa cm e kishte trapin Cikllobi" dhe ne anen tjeter nuk ka kurajon te flase shkoqur e drejt per drejt po fshihet pas figurave bajate letrare. Meton akoma me pak respekt se nje analist i vetedeklaruar llogoreje partiake, por qe flet hapur dhe shkoqur.

E pashe te shkruar diku, me ne fund e zeza ne te bardhe. Hallall.

Shume pak here ja kam lexuar artikujt ketij Sokol Balles, po gjithmone me jane dukur si (na falni paraprakisht per stereotipet) ecja e nje jevgu konfident neper rrugicat e nje getoje, duke perkedhelur koken e qenit aty e duke i gjuajtur kanaces ketu,

qe xhibo 5*

Ketu ke Artikulu ate ndjesi qe kam patur kur lexoja S.B. ne MAPO. Mund i kote per tu bere kontroversal per hir te... Ajo e betitura nuk e tregon as konfident e as nuk i shkon, ma beso kete smiley te duket sikur lexon Ypi-n, m'indietro. Atij dreq Ypi shikur i shkojne ato ndajfoljet e mbiemrat qe i rreshto pa fun, e per jeten e vuajtur qe ka hequr, deri diku kuptohet e lexohet; pasi ne shkrim as nuk lodhet te jape nje opnion e as mend kujt por me shume pershkrim alla-Yp. Sipas dites dhe lexohet dhe harrohet.

Per Kolin te vje sh. Keq...eshte gjenerata qe "should know better" ka pas investim per te dhe formimi nuk i mungon. Me pervoje tashme, me praktike ne perendim...ne vend se te jape nje shembull per mo High, kujton se pershtatet me te gerthithme e t'shame. Kol, te mori vulgu dhe ty, GJYNOF. Nje artikull tipik si shkruan eshte ky: Fillo per qeverine... ben analize te mire 1-2 paragrafe dhe me 18 te tjere kapet te trotuaret, bulevardet dhe a eshte Saliu fshatar apo sa fshatar eshte, e ka kalon ne ofendime personale e te fyera. Ne artikullin tjeter thote Saliu shan dhe pse Shan Saliu.

[se pse shan vet, hajde e gjeje se i bi qe shau Saliu duhet me e sha ne te tjeret. keq Koli, shume dobet kjo...Ritt nivelin vet ti...e leje Saliun! Ai do shaj se do shaje... por nuk te ben dot ty te shash, per asnje arsye!]

Hajde Koli hajde, mund te jesh me fin. Provoje.

------------

Sa per Zaganjorin etj...si ketu-e-atje harxhoi-harxhuam energji kot. Car ka nodh me Shqiptarin e qut ke tregu?! Kocka e pare e cmimi i pare gjithmone flaket. E kena hume fare...Po hajt se do e gjejm smiley

p.s. per mu Blendi e ka Nail jo vec artikullin por gjithe situaten [!!] keto nuk shohin dot pertej hunes le me te na bojne parashikime-analiza, Afatgjata!

Edhe Bled Mane shkruan me qarte se ky.

Nje lloj cinizmi i tille nuk e di nga mund te linde.

nje burim frustrimi kane keta!

 Vit, kur Presidenti do të zgjidhet pak javë para zgjedhjeve të përgjithshme

Nje carcaf per te ngritur nje teori qe e rrezon po vete padashje. Nese ne 2017 presidentit i mbaron mandati pak jave para zgjedhjeve, ai mund te behet kandidat i pd-se vetem pas zgjedhjeve sepse askush, qe nga posterpeshtymengjitesit e deri tek byroja politike nuk kane nge te nderrojne kryetarin pak jave para zgjedhjeve kushdo qofte kandidati. Pas zgjedhjeve, varet nga rezultati se si do i veje puna kryetarit qe do udheheqi partine ne ato zgjedhje. Po fitoi, behet kryeminister dhe s'ka bir kurve t'ja marri partine, po humbi s'ka bir kurve t'ja leri partine, as berishes e jo me lulit apo kujtdo tjeter. Pra, nese te teoria balla qendron dicka, duhet nderruar viti 2017 me 2013 

xhozefina, mon amour,,,,,
miroir ,mon beau miroir,,,,
smiley

Pres koken nese ndonjeri nga keta qe bejne politiken shqiptare ka aftesine te beje strategji pertej 6 muajve, ja e shumta 1 vit. 2017 dhe 2117 per politikanet tane jane njesoj larg.

Mjafton te analizosh rrjedhen e ngjarjeve, dhe te shikosh, sesi asnjeri/a, asnjehere nuk ka ditur t'i beje llogarite. Cdo fitore, apo disfate eshte vendosur, nga fati, dhuna apo paraja - ne asnje rast nuk eshte luajtur politike largpamese ne keta 22 vjet.

Ate po mendoja dhe une. Sikur keta politikanet tane te ishin aq largpames, qofte edhe per bythen e tyre, s'do ishim kaq keq si vend. Strike while the iron is hot. 

Dyshoj fort ne kete qe thua:çne keto "cirqe" ,megakrimi 97,otranto,otranto bis,gerdec,21janar,korrupsion i organizuar deri ne krye te piramides,skandale permbi skandale por keta politikanet asnjehr nuk jan ven perpara drejtesis,perkundrazi ikin e vijn nga pushteti sa her tu teket
kan arkitekte qe bejn planet naten,ndersa emisaret kalerojn turrmat gjat dites

Fyerja me e MADHE qe u Ju eshte bere ndonjehere Shqiptareve ne keto KOHE eshte permendja e emrit JOZEFINE ! Le ta dije gjithe Bota mbare se Shqiptaret nuk jane INJORANTE !

Ne se me lejon  i nderuar Blendi do te thoja se e shumta e keqkuptimeve ( pa fshehur INTERESAT qe jane ne rradhe te pare e kryesore PARAJA ) eshte se ne akoma kemi mendimin e VAZHDIMESISE . Dmth te jetgjatesise. Nje President ne maximumin e tij ka nje Cikel 8 vjecar . Dhe qe ta harrije ate duhet te beje CUDIRA .Pra kater Vjet jane shume .Dhe them se ky eshte Kushti Baze per Konsensus. Ku prej ketej del edhe Pyetja : C'kerkojme per keto KATER VJET ? Ato idiotiZmat me NATO e Integrim jane lulushanka se as na ka fute njeri e as na perjashton njeri .

Shqiperia ka marre Rrokullimen duke u rrezikuar per me tej nga AUTORITARIZMI Injorant e pa Vizion Berishist . Duhet Ndalur ! Dhe kjo eshte Detyra Imediate e te kandiduarit , jo nje burre i MIRE per ti shku e pi kafe se ka muhabet te amel ! Me te tille te mire eshte gjysa e Bacallekut . Aq me teper nje pa "kocke "  qe te kujton vargjet e famshme ..nuk do te pranoja jo per flamure , po me zor minister vane e me vune ...

ps nuk e kam lexuar artikullin

asgjo. shi i modh e i gjon ne tiron.

na myti na myti

te gjoret ne se skemi as kanale ku ta cojme

na hyni n'tenxhere t'groshes smiley

S'i paska rregulluar kanalet kryetari shtatlarte gjate atyre 8 viteve (a sa ishte ne detyre)? smiley

Mjafton qe te bllokohet diku dhe plas gjithandej. Eshte bllokuar tek Sheshi i ri Skenderbej. smiley

Ah aty eshte bllokuar? S'e dija smiley

kanalet duhen pastru, po punetoret bashkise punojne keshtu:

 ketu kemi njel tek gropa, mjazalla se e mer njeri kazmen me e ndimu fakirin smiley

smiley

Keshtu kane punuar gjithmone qe i mbaj mend une.

I kishin vu gjemba ke gomat e bicikletes smiley

Dhe t'a cpoi ty tullumbacen?

u bo balla me bo analiza per strategji politike ne shqiperi ... bir nona vet ...

smiley

bir B'Palla* nona e vet ....

*si shqip si italisht nje kuptim ka smiley

 

po mer cen po  tamom e the smiley

Ma u merzit he dreq . Mos bo si Demokrate e Lulishtes Partakallve. Baltave je rrite tane kohes , me i vije uji me fut kamet , i koker qep , pak djathe , i teke raki . Vje dhe Kunati ma vone e i fut i tas GROSH ...oh oh oh  i tager dhjom smiley

 

smiley

jo dhjom  ..po vjom.....

kjo eshte te fluturosh me ashtu ne ashtu.. tjeter gje te planifikosh per te ardhmen, tjeter gje te kesh vizion dhe tjeter gje te shohesh gjerat jashte realitet mbytes te Tiranes.

Nuk mundesh ti zoti Balla, nuk mundesh ta besh kete. Eshte si puna e atyre qe thoshnin "le ti vjedhe Basha votat, mua m'interon uji ne shpi dhe hipoteka e shpise".

 

 

 

ahahahaha, ne fillim te komenteve, si zakonisht ne k'si sebepesh, shprehen salistet, me lejtmotivin : "ne nuk i lexojme armiqte tane, po ja, e lexuam per tu bindur edhe nje here qe ne jemi te forte si malet" !

Sa per Ballen, ai nuk me duket se po flet per ndonje strategji, por thjesht shpjegon rubikonin partiak te pdistave.

I jam xheloz vetem per nje gje : do doja ti shihja ne imazh fytyrat e Topallit apo Palokes, ate dite !

Koii eshte djal i qut per mu por me shume bo gazetarin per show se sa gazetarin realist, dhe te kuptueshem,.. this artikll  what`s that mean for ...Jozefina mon amuor..se nuk mjafto me nejt skic ne top show, te dukesh sikur do te gjush me grusht djthtas ose majtas dhe zgju fare! 

me ca kuptova une nga kjo analiza e kol palles eshte qe gjithe kjo zhurme behet per 2017, pasi ne 2013 qeka myll ky muhabet, se vazhdon e njejta qeveri......i gjo di ky shoku, se ushqehet te bytha a rames....kshuqe kush e njeh kolin nga afer te na tregoj ku ti cojme i dhurate per kete lajm fantastik qe na dhe per zgjedhjet e ardhshme.....oh sa mire me qene demokrat!

e ke lexu gabim

te garantoj per kete smiley

Une kuptova qe Xhozefina nuk i mbulon dot thinjat.  Deri tani dinja vetem ceshtjet e menopauzes. 

E ka qendisur bukur Koli.

PD-ja me pllane pesevjecare keshtu? Nderkaq, si loje me letra ne kompjuter sugjerojme "Hearts" se eshte aty-aty me doren e kupave ne 5-kac. 

Pra si mbas Balles, Rama po luan qe Berisha te zgjedhi Jozefinen presidente se keshtu Bode mund Bashen per fronin e PD-se e Bode eshte kundershtari qe Rama do?

Meqe paska permendur Ezelin, une them qe Balla te behet skenarist telenovelash turke apo edhe latinoamerikane.

Plani i Rames eshte qe Te krijoje diversion ne PD ne 2017 kur ti humbin zgjedhjet dhe Berisha te dale ne pension......me pelqen plani i Rames me PD edhe kater vjet te tjera!

E thote mir Blendi qe ; 

".... Pres koken nese ndonjeri nga keta qe bejne politiken shqiptare ka aftesine te beje strategji pertej 6 muajve, ja e shumta 1 vit. 2017 dhe 2117 per politikanet tane jane njesoj larg.

Mjafton te analizosh rrjedhen e ngjarjeve, dhe te shikosh, sesi asnjeri/a, asnjehere nuk ka ditur t'i beje llogarite. Cdo fitore, apo disfate eshte vendosur, nga fati, dhuna apo paraja - ne asnje rast nuk eshte luajtur politike largpamese ne keta 22 vjet..." 

 

Politikanet tane, jane akrobate politik, kercimtare politik, fshesaxhinj politik, llustraxhijn politik, ordiner politik, por aspak politikan me ide e vizione. E shumta ata bejne llogari per muajin deri vitin qe vjen, por jo per pas 5-6 vjet. 

mire e thote mire...po e ka thone ne menyre shume makabre smiley

Une nuk jam aspak dakort qe Blendi te prese Koken! smiley

Po shof icik lajmet tani dhe ka nje kronike mbi mbledhjen e grupit parlamentar te PS. Gramoz Ruci hyn ne seli i shoqeruar nga.............. Shpetim Nazarko. Pastaj te dy presin Ramen dhe ky vjen e i ledhaton te dy. 

Ja strategu i madh qe del TV-ve dhe flet per shahun politik qe vetem ky e merr vesh. Shtoja listes se kllouneve bashke me Ballen. 

Shume dobet Balla.

Shanset e fundit të Jozefina Topallit në PD

 

x;">5 Qershor, 2012 | Postuar në: Editorial | Shkruar nga: TemA

Nga Mero Baze

 

Partia Demokratike po përpiqet të përdorë procesin e zgjedhjes së presidentit si një mënyrë për të shmangur shfaqjen në sipërfaqe të ndarjes që ekziston brenda partisë në pushtet, mes ambicieve të zonjës Topalli dhe zotit Basha për të dominuar në qendrat e pushtetit. Emri i Xhezair Zaganjorit në të vërtetë është përzgjedhur më shumë si një emër që ruan statukuon e grupeve brenda PD-së, se sa një emër që mund të marrë mbështetje më të gjerë.

Njeriu që ishte në pozitë më të vështirë para këtij procesi, kur u përfol se Topalli do të ishte kandidate për presidente, ishte Lulëzim Basha. Shkuarja e Topallit në presidencë dhe ndikimi i saj mbi sistemin e drejtësisë, do ta bënte njeriun me dosje të hapura të mos ngrinte më kurrë kokën në politikë. Ishte kjo arsyeja që ai përfshiu në një lëvizje shantazhuese PD-në duke përdorur Ilir Metën, i cili vuri kusht që Jozefina Topalli të mos ishte kandidate për presidente, ndryshe ai do t’i bashkohej opozitës. Këtij shantazhi ndaj PD-së i shërbeu dhe takimi i tij me Edi Ramën. Pas kësaj Lulëzim Basha arriti të fusë në panik PD dhe grupin e mbështetësve të Topallit dhe ia doli që të bindë Berishën për një kandidaturë “as mish, as peshk” që të bashkonte dhe Topallin, dhe Bashën. Zaganjori ishte zgjedhje e duhur. Mik i afërt i dy biznesmenëve shkodranë, që i ka asistuar për vite të tëra në procese gjyqësore, të afërt me Topallin, Berishën dhe Metën, Zaganjori ishte një figurë ideale për të mos trembur askënd. Lulëzim Basha ia arriti me këtë rast qëllimit të frenojë avancimin e Topallit drejt Presidencës dhe ta kthejë në aset politik aleancën e tij me Ilir Metën si qendër pushteti brenda koalicionit.

Kundër Topallit në fakt Basha arriti të angazhojë dhe diplomatë dhe shumë medie të afërta me pushtetin. Edhe pse nuk kanë asnjë argument të besueshëm pse Berisha qenka i mirë e Topalli e keqe, pse Berisha legjitim e ajo ilegjitime, pse Berisha properëndimor dhe ajo antiperëndimore, ajo në të vërtetë u kryqëzua fort duke kaluar deri në spekulim.

Berisha, i cili tentoi t’i dilte zot në fillim të debatit, u tërhoq në heshtje nën shantazhin e grupit Meta- Basha, të cilët i ndihmoi dhe kori i zërave nga Partia Socialiste që duartrokisnin shantazhin e Metës kundër Berishës.

Tani perspektiva e zonjës Topalli në PD është në rënie, nëse Zaganjori ia del që përmes kësaj skeme të shkojë në raundin e katërt në Presidencë. Grupi Basha- Meta, që organizoi shantazhin kundër PD-së për të shmangur atë nga gara, do të marrin kontrollin mbi institucionet e drejtësisë, sidomos mbi Prokurorinë e Përgjithshëm dhe disa gjykatës kyç, dhe do të jenë të paprekshëm nga drejtësia edhe pse letrat e tyre janë haptazi të lexueshme për tu çuar në qeli. Ndikimi i Bashës në PD si qendër pushteti në Bashki do të vijë në rritje dhe në rast humbje të zgjedhjeve prej PD-së Topalli do ta ketë shumë më të vështirë për të qenë një qendër pushteti në opozitë. Praktikisht e ardhmja politike e saj vendoset këto tri ditë. Nëse ajo nuk ia del t’i imponohet PD-së ashtu si Basha iu imponua përmes Metës, atëherë ajo do të prekë në seancën e katërt fundin e ëndrrës së saj për karrierë politike. Edhe pse pesë vite më parë, kur Topi u zgjodh president, ajo ia ka kërkuar zyrtarisht Berishës që më 2012 do të jetë ajo kandidate, ajo është duke e humbur këtë shans nga një aleancë e re mes kundërshtarëve të saj dhe LSI brenda PD-së, të cilës ju gjunjëzua dhe Berisha.

E vetmja mënyrë që Berisha të jetë në krahun e zonjës Topalli në këto momente nuk është të bëjë atë presidente, por të bëjë një marrëveshje surprizë me Ramën për një emër të ri jashtë skemës së shantazhit Basha– Meta. Kjo ka pak gjasa të ndodhë, edhe pse Rama thotë se takimi i parë ka krijuar një klimë besimi për ta provuar deri në fund shansin e një presidenti konsensual mes tij dhe Berishës. Kjo zgjidhje e linte të hapur rivalitetin brenda PD-së dhe po ashtu në dritë të diellit përdorimin që Ilir Meta i bëri opozitës në këtë rast. Por nuk jemi të sigurt sa i dëshpëruar është Berisha nga vyshkja e perspektivës së Topallit në PD. Ndoshta në Familjen e tij po festojnë për këtë gjë.

Dmth ne tentativen per te bere nje lloj diversioni - ose mund ta kete komplet te vertete, Mero nga ata ka dale - brenda te djathtes Mero sapo pranoi se Rama eshte kokrra e k... perseri qe vajti ne Lalz. Mire. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).