61 Komente

smiley

---

vetem gjysmen sot, pjesen tjeter, pse jo te gjithe nga java tjeter!

gje e mire, fundja, nje dokument qe do te tregoje vertet se si eshte e tashmja!

C'e do tjetren? Une dhe kete s'e mbarova dot,madje ma hoqi deshiren dhe per te vajt ne Korce.

Rrofsh!

shume i bukur dokumentari!

veçova nja dy gjera, kshu fët e fët..smiley   i madh  ai tipi (filozofi urban.smiley) qe fliste korçarçen tipike..eoo.smiley.   Hygoi ka thene:  ''kenaqesia eshte te jetosh... por me e madhe eshte kenaqesia te mbijetosh...''  ne jemi mesuar me mbijetese,  ska ku te vej me mire..smiley

Desara, vajza bjonde.. goxha vajze, tha.. po kishte humbur per njeçik ''clearasil'' lumemadhja, gjynah...smiley

Po kur tha per ate kusherinjte ne Amerike qe jetojne me ilace ja plasa te qeshurit me te madhe.Filozofi Urban peronazh  i vertete.

pro activ, belul. me te thene e kam!

nderkaq: besoj se tani e kupton me mire Pllaton Bubuqin smiley

ose ''rapid action''..smiley

po natyrisht qe e kuptova Pllatonin..smiley   pastaj, si tha ai shitesi i tregut ,qe ishte martuar 6 here.smiley,   ''Korca eshte Parisi i vogel...''   kane qene  me kohe te dale korcaret, per rrjedhoje me perpara  nga pjesa  tjeter e Shqiperise.  kjo eshte e vertet!smiley

Zemerdhembshur Pllatoni, i vjen keq edhe per pulat.

Ore se jam nisur kaq here t`ju pyes, si e ka patur emrin ky tipi? Pune basti. Nje shoku im thote qe eshte Besim Levonja. Mua s`ma mbush syrin. Po keta aktoret figurante nje lesh se i di si emra.

P.S. Kete emisionin kismet neser se sot s`kam kohe.

Pandi Raidhi.

A good actor!

Po jo Pandi mer se Pandi ishte njish. Une po them per ate qe e thote batuten. Qe i thote Pandit Ti sot do te vish me mua. Do e festojme bashke Vitin E Ri.

aaaa... preng lekunda (me 99.9%)

Besim Levonja me duket eshte ai surrati qe qesh holle kur thote Kadri Roshi "se edhe femijet qeshin e gezojne kur vjen zotrote.

E fitova nje bast me duket.

Ai qe qesh asht albert veria or ti,kurse levonja asht karocieri i colit.smiley

emigrant,c'ishte ajo preng lekunda ? smiley

xhaxhai i rudines... mos ma ngacmo plagen, thame...

(ps. shiniku i priftit... shiniku i priftit...)

mosss! ma ndjente zemra qe dicka s'punonte mire. s'di kur do ia fal vetes ket...

e di shume mire ca me ka ngaterruar. komisari i drites... nejse, per te gjallin jane te gjitha.

shpresoj ne mirekuptim dhe amnisti.

mos i thuj gje Belulit, please...

Po une pus jam o Profesor Zeno, zere se ke folur me vete.

p.s Albert Verria ka plastike te papare. Une mezi e njoh ne ca role, aq shume transformohet. Vetem Kadri Roshi ia kalon per plastike....mendoj une keshtu.

Beluli dhe po t'a mare vesh,e ka zemren e gjere,do t'a fale ksaj radhe, ke per t'pare.smiley

Ju shoku Belul jeni i gjere me shoket, por edhe i rrepte aty ku duhet.

ore edhe une sja dija emrin ketij tipit.. por me ka bere pershtypje, pervec fytyres se vuajtur,  luan shpesh krah Pandi Raidhit.. te ''Perballimi'', te ''Toke e pergjakur'' (me kane thene se ne kurbet grate pjellin te jatroi, po une nuk u besoj..)   dhe me e njohura, xha Lipja te ''Ura''  (po me uren cpaten xhanem)..smiley  po rri o xha lipe per koken tende, ne nje vrime i bie fyellit.. Pandi Raidhi ky..

Oooo, thene nga populli nder i kombit smiley, vleresimet per korcaret japin kenaqesi te vecante. smiley

Per dokumentarin, e pashe prape dhe me pelqen perpjekja e ketyre te rinjve per te treguar realitetin qe perceptojne per qytetin, mundesine e hapesiren qe u ofron (mungesen e tyre me sakte), perballjen me "kulturen e re" te Cokollata çiki-ta dhe "e dua pikturen te me shkoje me perdet" (kjo me palosi fare njehere, lol) etj. Vetem se nuk e kam shume te qarte ne e kane menduar se percillen me mire idete e tyre duke u dhene nje vend te posacem ne dokumentar intervistave te banoreve te Kulles se Hirit, dmth. nuk e bej dot shume lidhjen, megjithate dokumentari me kenaq sa here e shoh dhe per kete i falenderoj dhe pergezoj autoret, edhe tropin qe e solli ketu.

Ai filozofi urban, epik he? smiley Pse mo, ku do te shkosh ti, ne stratosfere, tha..smiley

Kulla e Hirit eshte pjese e qytetit tone.

Keta te rinj nuk po thone qe po japin cdo gje ne qytet,por po diskutojne ca problematika qe ka brezi i tyre.

Natyrisht po te intevistonin pjesen e qytetit jashte Kulles se Hirit,pra te Korces kulturore,ndoshta problematikat qe do te ngrinin do te mjegulloheshin dhe nuk do te dilnin te qarta.

Ikë o se tallesh..pse pjese e qytetit eshte a?

Dmth. sipas teje, ato 17 lagjet e tjera jashte Kulles se Hirit jane te kulturuara me themeli, mor po nje per be nuk gjenin dot, po shyqyr kemi keta esmeret qe te na qartesojne shikimin e problematikes. Mire.

2 vjet qe e kam pare kete... i bie "22 years old" te pakten.

smiley 

Me pelqen korca. Me duket qytet i kendshem, njerez fisnike. Njehere kam qene vetem, rruges per kapshtice. 

Sdi pse korcaret i permendin shpesh si cingune ne ligjerimet popullore. 

hahahah minuta e 12 yll fare ! smiley

Po ky Benet Nelku, c'e ka Bexhet Nelkun?

PS. belul, ky ka qene nje fare Anthony Hopkins shqiptar... i nderprere.

edhe kur ska mik, ka mik! hahahah doni me per sistemin dhe perceptimin e tij smiley 

Une jam shkrimtar! hahahahaha

Trop shum thanks per prurjen smiley !

Aha, e vjeter kjo trop. smiley Po nejse, supen prap te mire e ben.

Bukur...spikat ai djali i ri Eno...

e vjeter a e re nuk ka rendesi per mua qe e pash per here te pare mu duk shume cool.  Pasazhi me i forte ishte aty ku piktori po diskutonte se si   iu desh te ndryshonte pikturen qe te shkonte me perdet smiley 

Me pelqeu shuuuume! Trop, faleminderit! smiley 

Boo tani e pashe une te ca teme paskemi grire...sallam ne. smiley 

 

Mua me beri te buzeqeshja shume here, ishte intim dhe i sinqerte, here pranues here dyshues, dicka qe dinte te kercente ne kufirin e naivitetit. Cuni-goca me kenge ne goje ishin dy zoter shtepie elegante. S'e dija sa i vjeter ishte. Di qe kur shoh nje pune te sinqerte shqiptare me ndricohet pamja.

Prape ne korcaret do te bejne filma te tille?
Po juve perse jeni?Apo per te dhene keshilla dhe tallje nga tastiera.

Ky eshte qyteti i lindjes time dhe keta djem dhe vajza qe kane bere filmin kane dhene cdo cep te gjykimit te njerezve me halle.

Intervistat ishin prekese dhe ishin tamam per nje syrin e nje 20 vjecari.

Me vjen shume mire qe ky brez e do Shqiperine me shume se ne, brezi i vjeter qe u rritem ne internacionalizma,pozdrave apo hitparade.

Mua me pelqeu shume dokumentari.

Ju si zakonisht grini sallate kanadeze apo hani tave Tirane.

oh po ka goxha kohe ky dokumentari.

une e kam pas pa disa here

e pelqej shume

thanks qe e risollet ketu

Po ti je ne Shqiperi dhe e ke pare.

Ne qe jemi larg po e shohim per here te pare.

Ju faleminderit per prurjen.

qyqja po ca lidhje ka qe jam ne shqiperi mo smiley

ky ne internet ka qene , nuk eshte se e transmetoi TVSH-ja smiley

woww!! cool albos do exist...  smiley

I like it, more please..

 

 

kete filmim e kam pare ne you  tube me perpara  eshte shume i bukur dhe tregon realitetin ashti sic eshte pa genjeshtra, me njerez real. nje gje duhet thene se korca nuk eshte ajo qe ka qene sic ne cdo  qytet nuk sheh fytyrat e korcarve te vertete! Nuk ka me as Birra KORCA, as Konjak Skenderbeu, as mandolinat dhe as  zerin e  veterenave e kenges KORCARE! 

Meqe e kam para nje shishe konjak Skenderbeu, po te them qe prodhohet ne Durressmiley

Ok por nuk  eshte prodhuar asnjehere ne Korce.
Eshte prodhuar me pare ne Tirane,se kam bere vete praktiken ne kombinatin ushqimor.

 

ke pi birr korce ti apo jo, nga fotoja tregon se spaske pi gjo! smiley

lene pastaj me ate konjakun, nuk edi a e di historine e konjakut te korces, apo jo? Ka hup krejt. nuk egziston me ai prodhim i vecante! 

Po kam pire birre Korce dhe bile shitet edhe ketu ne SHBA.Shume e mire eshte!

Konjaku Kondakci ka humbur por ka humbur qe para 50-60 vjetesh.

Ekstra vazhdon te prodhohet.

Ore perse e keni kaq veshtire te besoni,ca fakte qe ja bejne muuu.

Edhe Kori Lira vazhdon punon dhe kendon me intensitet te plote.

nuk dua te bej lokalistin e paragjykusin por per rastin e korcareve nuk me rrihet pa e thene;

klasifikohen ne dy kategori, nje pjese jane llafazane, pak naive e pozitiviste qe te cajne taravelen dhe kategoria e dyte pak te ndrojtur bizarre dhe qe e kane te veshtire te dalin nga rrethi i tyre i perbere vetem nga korcare e ti besojne kujt. Dhe ky eshte nje opinion i krijuar duke njohur shume pak korcare, kaq e dukshme eshte ndarja.

Tash do ta shoh dokun..

Stalker, jam duke levizur, por doja te te pyesja si ke qene, a ke qene mire, a ke ngrene pershesh ti kur ke qene student, gjithe duke sugjeruar se qirja e kamerave eshte pune cik me e veshtire se autoironia e kameramanit.

ai jevgu i vogel ka nerv jevgu, ndryshojne ata me femijet  e tjere te bardh, per ata nuk kishte problem kur ju afrohej biseda u be shume e bukur.. 

AH po shume i bukur ky, e kam pare me pare. Oazet e paqes ne Shqiperi gjenden vetem buze kishes duke pikturuar.Do doja qe keta cunat te prodhonim me shume. Suksese smiley

trop, rrofsh! smiley.  S'e kisha parë këtë (me theks pe Korce)

Me shkriu ai tipi i kenaqur ne rruge, kusherinjte ne Amerike me ilace, te cmendur smiley.

Ajo historia me pikture e ngjyra perdesh ishte c'ishte.

Te tjera te ketij lloji ka?  

Ky filmi ka vite qe eshte verdalle. 

Korçen nuk e kam pare, do t'kisha deshira ta shihja, dhe shpresoj qe te kete ndonje cop autostrade ne te ardhmen. 

 

Autostrada eshte bere Pjero,

Paske mbetur prapa.

Tani mbaron dhe ajo Elbasan Tirane dhe per 2 ore do te jesh ne Korce pastaj.

Më pëlqeu shumë. Bravo!

Më lejoni që të mos ndaj të njëjtin opinion.

E kam fjalën për emocionin që përftova në fund. Dmth nuk e ka fajin dokumentari, ishte shumë interesant (tipi: jam martuar rreth gjashtë herë ishte një nga qershitë. Kishte logjikë interesante "sot kanë njerëzit plot leka....po në kinema nuk venë dot se s'kanë leka njerëzit").

Psh parrulla e grafitit që shkruanin në mure shpreh gjithë thelbin e dokumentarit. Jo se jam kundra, përkundrazi, po unë po e bëj si Liza që tha "Të kuptoj Bart, po unë jam në fazën e katërt".

p.s Se harrova fare. Kush o ma i forti!!!??? Kisha vite pa e dëgjuar. Nuk e di a e gjej dot më në  utube. 

Ore une nje gje s'kuptoj! A ka te drejta autoresh per kenget qe te gjithe kta regjizoret kane vendosur neper dokumentaret e tyre? Apo duke qene produkte te Albanistanit si plas askujt per askend dhe per asgje? Gjths urime te gjitheve

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).