Gjermanët nuk po kuptojnë se çfarë po ndodh. Ata po paguajnë për të nxjerrë nga bataku financiar vendet jugore të eurozonës. Mllefi i akumuluar mund të shfrehet me largimin gjermanëve si të parët nga eurozona.

Manfred Neumann, ish-profesor ekonomie në Universitetin e Bonn-it sjell me kujdes një mendim heretik.´“Më në fund duhet të nisim të mendojmë se ne nuk bëjmë pjesë këtu“, thotë ai, duke iu referuar vendit të 17 të eurozonës.

Sipas tij, gjithçka sillet rreth ndikimit në industrisë gjermane. Përderisa kjo industri numëron mbi 20% të ekonomisë në total, ekonomi të tjera të eurozonës janë shumë larg saj: numri që i korrespondon Francës është 10-12%. Ndërsa prodhimtaria e industrisë gjermane është vazhdimisht në rritje, konkurueshmëria italiane ka marrë tatëpjetën. „Nëse vazhdojmë në këtë rrugë, monedha jonë do të pësojë rritje, ndërsa vendet e tjera jashtë bllokut mund të ndjejnë presionin e zhvlerësimit të monedhës“, argumenton Neumman.

Efiçenca gjermane

Dy ekonomonistë të Shteteve të Bashkuara Clyde Prestowitz dhe John Prout, ndajnë pikëpamje të ndryshme nga ajo e Neumann. Në një koment të postuar në web site-in e CNN, ata shkruajtën se pikë së pari eurozona nuk vuan nga kriza e borxheve apo nga ekonomia e dobët e vendeve anëtare periferike, por më tepër nga konkurrenca e theksuar e Gjermanisë.

Të dy ekspertët mendojnë se përpjekjet e deritanishme të shpëtimit kanë dështuar si pasojë e një keqkuptimi thelbësor që qëndron në rrënjët e të gjitha përpjekjeve për të dalë nga situata e krizës, pasi veçanërisht vendet më të dobëta të eurozonës duhet të bëhen më konkurrues edhe pse shpenzimet janë shkurtuar dhe janë bërë më shumë „gjermane“.

Ideja se industrialistët gjermanë i përkasin një grupi të madh nuk është e re dhe ajo është përfolur afro dy dekada më parë. Në atë kohë, ish-monedha e Bashkimit Europian ishte gati për të dështuar për aq kohë sa banka qendrore në Francë u detyrua të ndajë gjysmën e rezervave të saj valutore për të kursyer franga. Që nga koha kur marka gjermane u kthye në spirancën e monedhës europiane, monedhat e tjera iu nënshtruan presionit të zhvlerësimit dhe bankat qendrore duhet të reagonin ndaj këtij fenomeni. Ajo çka pasoi ishte një takim në krizë mes ministrave të financave dhe bankierëve.

"Franca sugjeroi që Gjermania të linte bashkimin monetar, duke i lënë të habitur zyrtarët e bankës qendrore“, kujton Manfred Neumann. Situata u shpëtua nga presidenti danez i bankës qendrore i cili, siç thanë më vonë edhe belgët, që nëse Gjermania do të largohej, ata do të kishin bërë të njëjtën gjë. Nga këto deklarata ishte e qartë se rezultati i të gjithë kësaj do të kishte qenë një rrënim i plotë i bashkimit monetar. Por nuk shkoi aq larg. Përkundrazi, monedhat u lejuan brenda kufinjve shumë të gjerë, të cilat në njëfarë mënyre „zienin“ poshtë bashkimit monetar, duke deklaruar falimentimin.

Administratori i lartë i pronave Jens Ehrhardt parashikon se euro në formën e saj aktuale nuk do të mund të mbijetojë. Ai i tha gazetës së biznesit Handelsblatt që e vetmja zgjidhje e arsyeshme do të ishte që Gjermania të dilte nga eurozona. „Si rezultat, euroja do të zhvlerësohej ndjeshëm, duke i dhënë mundësinë vendeve të Europës Jugore të goditura nga kriza që të bëheshin sërish të konkurrueshme“, pohoi Ehrhardt.

Vlerësimi i markës së re gjermane

Nga ana tjetër kjo do të thoshte që markat gjermane do të rriteshin së tepërmi ne vlerë. „Një vështrim i hedhur në fqinjin e Gjermanisë, në Zvicër, na tregon se çfarë do të ndodhte“, thotë Wolfang Franz, një këshilltar i lartë i ekonomisë në qeverinë e Berlinit. Eksportet dhe sektori i turizmit ishin të ekspozuar ndaj presioneve të tregut për shkak të frangave të forta zvicerane, të cilat banka e Zvicrës i futi në normën minimale të shkëmbimit të 1.20 frangave kundrejt një euro-je. Që nga ajo kohë, banka e Zvicrës ka qenë e angazhuar në një blerje masive të monedhës për të ndaluar një monedhë të fortë (frangës). E njëjta gjë mund të ndodhë edhe me markat gjermane, nëse Gjermania do të dilte nga eurozona.

Por ekonomistët amerikanë Clyde Prestowitz and John Prout nuk e shohin kaq të dëmshme këtë. Ata  janë të bindur që një lëvizje e tillë do të sillte rritje të përkohshme të papunësisë dhe do të ulte eksportet.

Por ata nxitojnë për të shtuar se kjo do të ishte e keqja më e vogël se sa një plan i vazhdueshëm dhe afatgjatë për Greqinë dhe vendet e tjera të eurozonës të goditura nga borxhet.

28 Komente

e forte do jet te dali Gjermania nga euro.. le te rri grupi ''lemeria'' (Greqia, Spanja etj)  te ndihmojne njeri tjetrinsmiley.  sepse nese del Gjermania, padiskutim qe edhe vendet me ekonomi te konsoliduar, Finlanda Danimarka Hollanda Belgjika etj,  do dalin nga euro.

Po ç'jane keto llafe mer daj...???? Gjermania ishte ajo qe ideoi dhe e beri fakt evropen e bashkuar, dhe nuk e beri per syte e bukur, por e beri se kishte frike nga fuqia e saj...... Po te mos ishte evropa e bashkkuar, do te kishim medoemos luften e trete boterore...vetem ne saje te evropes se bashkuar "minimizohet" fuqine e saj  Gjermania...

sa do me kishte pelqyer ...me pa pak rremuje ,ç'ndodh se edhe kjo pritje keshtu ,kjo gjendje si ne tunel iku ende nuk duket drita.Do me pelqente te shperbehej euro .,gjermania te pushtonte jugun e evropes.Te impononte gjermançen e Vagnerin,te krijoheshin SS lokale me çu njerezit ne pune ,gjermanisht...Nuk eshte keq si skenar.Kam bindjen se do ishin pritur me tufa lulesh ...ne mos dalte veç Selam Musai apo Mujo Ulqinaku i radhes....Che bello!!!!!

Manfred Neumann, ish-profesor ekonomie në Universitetin e Bonn-it sjell me kujdes një mendim heretik.´“Më në fund duhet të nisim të mendojmë se ne nuk bëjmë pjesë këtu“, thotë ai, duke iu referuar vendit të 17 të eurozonës.

Heretik?  Eshte disktuar shpesh nga shume ekonomiste pa u djegur njeri ne turren e druve.

Po, kollaj.  Vetem se jo dhe aq pa dhimbje a) per eksportet e Gjermanise (marka e forte) dhe b) rikapitalizimi i bankave gjermane

Ne nje skenar te tille ECB do kishte mundesi te vepronte me QE e mjete te tjera qe heperhe s'i perdor dot.

Nejse, teori te vjetra.  Heperhe Libor? 800 trilion dollare gosti.  

".... Dy ekonomonistë të Shteteve të Bashkuara Clyde Prestowitz dhe John Prout, ndajnë pikëpamje të ndryshme nga ajo e Neumann. Në një koment të postuar në web site-in e CNN, ata shkruajtën se pikë së pari eurozona nuk vuan nga kriza e borxheve apo nga ekonomia e dobët e vendeve anëtare periferike, por më tepër nga konkurrenca e theksuar e Gjermanisë..."  

 

Keto gjera i kane thene komentatoret e Peshkut ketu disa muaj me heret se dy ekonomistet amerikane. 

Tani sapo tv dhane fjalet e Hollandit dhe Merkelit, ku te dy u angazhuan per nje Europe te forte e te bashkuar. Qente le te lehin smiley por karvani te shkoje perpara smiley

t'bej ça te doje gjermani, kujt po i plas k..i (rimon per me teper)

gjithashtu per pune nuk do t'ja kalojne dot kinezve, ça do qe te bejne. per te tjera gjera, me te holla, nuk ja kalojne as ja kane kaluar ndonjehere europes latine. 

gjithashtu per pune nuk do t'ja kalojne dot kinezve, ça do qe te bejne.

Ah, ti je...... leje leje se nuk po e them, se te vjen keq pastaj.

Po pse mer ........ te shkon mendja, se e gjithe bota eshte ne gare, se kush punon me shume?

Eficenca, shpirto, ajo eshte qe ta zbardh faqen.

Se bo vaki ti mund te punosh ene 36 ore ne dite smiley ,por kur vjen puna te hesapi, te del masinej mo i ngushte se une qe punoj 6 ore.

nuk ke kuptu gjo se ku e kisha llafin. po ta shpjegoj me holle.

vetem me pune, ja kalon gjermani, francezit dhe italianit (ta zeme). punon me teper nga keta. ndersa te dy te tjeret ja kalojne gjermanit ne art e gjithçka tjeter, historikisht. 

nashti, ne nje bote te hapur si e sotmja, puna e gjermanit (dmth pika e tyre e superioritetit ndaj europianeve te tjere) nuk eshte gje ne krahasim me ate te kinezit ose popujve te tjere miliardesh, se jane si milingonat ata. aty ku gjermani (dhe europianet e tjere) ja kalonin pjeses tjeter te botes, ishte TEKNOLLOGJIA. veçse kete po e kapin dhe te tjeret, brazialinet, kinezet, indianet, etj. siç e kapen japonezet qe ja kane kaluar gjermanit me kohe ne prodhim industrial. imagjino nashti kinezet, qe jane njesoj si japonet por ne fuqi te njemijte. 

po qe se tani secili ndahet (me mure si dikur), te gjitha keto krahasimet bien poshte, asnjeri nuk ka me nevoje per asnjeri, sidomos vendet me te cilat rrethohet gjermani  dhe qe prodhojne vet çdo gje, duke filluar nga raketat per ne hene e deri tek gjalpi e djathi.

ka pas qene nje skene e forte tek nje skec i Aldo Giacomo e Giovanni, ku Giovanni me nje shikim kritik i thote Aldos:

"Ma anche li spiegghi le cazzate che dicci!?"

Ishte L2B ajo qe dhe vizionin per nje EU, do jete kjo krize qe me rrypa te shtrengu, me brryla e me te shtyme do ti detyroje halli te gjithe per nje USE, ata qe shohim me larg thone qe eshte moment ideal per te tilla reforma dmth nje trasferim pothuajse komplet sovraniteti nacional drej Brukselit e  nje ECB tip Fed, nqs do te peshosh ne nji bote multipolare.

Qeveria e Spanjes, ka lajmeruar se do te heqe mbeshtetjen per 450 medikamente, dhe ka ndermend qe nga sektori i shendetesise te kurseje rreth 7 miliard euro. 

Sipas zbulimeve të fundit (por që nuk konfirmohen nga CIA apo Wikileaks) ka dalë në dritë fakti që dy senatorë romakë me origjinë gjermane në shek I e.s. hodhën idenë që Roma të dilte nga Perandoria Romake që të shpëtonte nga hallet e provincave të Perandorisë. Sipas dokumentit të sapozbuluar Senatori Incitatus hingëlliu fort me këtë batutë të senatorëve romakë me origjinë gjermane. Eh, kush ka thënë që humori gjerman është më poshte se humori anglez?

 

smiley

Uniteti Evropjan?...Hmm..Ja dhe Filandezet e ngriten zerin dhe e kane bllokuar ESM te bleje bonde te tregjeve te dyta. Finlanda dhe Hollanda refuzojne kategorikisht Unionin Bankar i cili do ti detyroje qytetaret finlandeze dhe Hollandeze te paguajne ekstra te sigurojne banka ne rrezik falimentimi(si psh ato spanjolle)

 

Jo planit te eurobondeve!

Pergjegjesia kolektive per borxhet,ekonomine dhe rreziqet e vendeve te tjera nuk eshte ne intersin tone!

"Finlanda nuk te vare veten tek euro me cfardolloje kostoje, ne po pergatitemi per te gjitha skenaret e mundeshem"

Jutta Urpilainen,Ministrja e ekonomise se Finlandes

Arto, u çane gazetat kendej per dy vendet qe kundershtuan masat financiare te EU, dhe kjo e di pse,  se europianet jane ndare ne dysh tani, nje pjese po kujtojne me nostalgji kohen e vjeter me monedhen e tyre, dhe pjesa tjeter kerkon qe Europa te vazhdoje reformat dhe te jete e bashkuar. 

Jep 1 pare hy ne valle, jep 1000 s'del dot.

Mire e tha Holland sot, eshte thjesht nje krize, as  e para as e fundit ...pse jo me te forte akoma bashke da dalim nga kjo krize.

Kjo pune vajti terhiq dhe mos  keput...

Presidenti Gjerman i kerkon urgjentisht Merkel-it te sqaroje se cfare u ra dakord pas dyerve te mbyllura te mbledhjes se BEse

"Eshte detyra e saj te sqaroje ne detaje se cfare marreveshjesh u kryen dhe impaktet qe do kene ato ne taksapaguesit gjermane. Po konstatoj nje mungese vullneti qe tju shpjegojne qytetareve se cpo ndodh ne te vertete."

Deklaroi Presidenti i Gjermanise Joachim Gauck per kanalin ZDF.

Ja dhe organizmi parazitar ESM te cilin e analizova ne nje postim me perpara(i aprovuar tashme nga Parlamenti Gjerman) eshte hedhur ne gjyq nga ligjvenes dhe shoqeria civile gjermane te cilet e quajne antidemokratik dhe skandaloz. Grupi i quajtur "Europa ka nevoje per me teper Demokraci" plotesoi padine te nenshkruar nga 12,000 qyetare gjermane.

Vendimi i gjykates gjermane mund ta anulloje ligjin dhe ta bllokoje perfundimisht mekanizmin e ESM

Demokracia funksjonon ende smiley

 

Ne kendej nga lagjia jone daneze nuk kemi qene kurre pjese e monedhes Euro....jemi ne autobus per qefin tone me Danske Krone...te rregulloje Gjermania gjithe EU nje here pastaj te shohim a duam te paguajme taksa e kontribute ...Si vend i vogel nuk e prishim mirqenien per eksperimente politiko-finaciare , pavaresisht se Deutschland  ben pervit presion per t`u futur ne Euro...http://en.wikipedia.org/wiki/Danish_krone...

Do zoti nuk del,do u shkepuste shume nga vendi i dyte pastaj.smiley

Nuk e di. Ende nuk e kemi menduar kete pune smiley

Une them t`ja u leme dojcave te mendojn ket pune.

Administratori i lartë i pronave Jens Ehrhardt parashikon se euro në formën e saj aktuale nuk do të mund të mbijetojë.

 

Cekici rreh ne nje vend komplet tjeter.

Fakt eshte qe hapsira e spekulantve sa vjen dhe po behet shume e vogel.  Merkel eshte bere nr 1 absolut ne bote. Holland eshte nje politikan qe ben punen e pushtit thote ndryshe e ben ndryshe.  Sa do ti hece do ta shohim.

Shumica e spekulatoreve nuk merakosen nga ikja e Gjermanise, por me shume nga ikja e Greqise. E dine qe Gjermania zevendesohet lehte nga luani i ballkanit, por pasojat e ikjes te greqise jane ende jo te ditura.

gjermania nuk del nga euro, greket rane dakord per privatizime, dhe saliu po shet bistrica 2 dhe 1, shkopet dhe ulez te austriaket.  si duket samaras po merr shembull nga luani shqiptar per ekonomi. 

greket nuk do e marrin kestin pa filluar procedurat per reforma dhe privatizime. kaq sikur degjova. 

gjermanet mos ta rrujne tocin po ti bojn presion te gjitheve per te hedh leket ne tavoline. ta shofi zari lekun se jan tu bo qejf me leket e gjermoneve. 

 

kane interesa qe hudhin lek, se nuk hudh lek pa interes gjermani. po u mbyllen tregjet si perpara nuk ka me nevoje njeri per mercedezat e gjermanit se bejne vete vetura, pothuaj gjithe vendet europiane. dhe nuk ka me se ku i ben keto leket e sotme gjermani.

po rrotat e 4rit do fillojne luften pastaj si e kane zakon. duke i bere perpara sapun gjithe te huajt qe gjenden tek ta, qe do i akuzojne se po i varferojne, po hane nga puna tyre. u duket gjithmone ketyre barbarve se po u ha dikush patatet. 

Po prisja pak me shume nga Pjeri ne kete teme! 

Ndihem i zhgenjyer, ne te gjitha komentet e tija ketu dominon nje ndjenje per tju shmangur pyetjes se A duhet te dale Gjermani nga eurozona?

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).