Shteti shqiptar është i kapur në atë shkallë nga interesa private që janë kundër interesit publik, saqë, në shumë aspekte, ai i shëmbëllen një organizate të madhe kriminale, çka e bën të pamundur funksionimin e demokracisë si pushtet i popullit...

Edi Rama kohët e fundit është angazhuar me disa shkrime apo prononcime, nëpërmjet të cilave kërkon të provojë falsitetin e akuzës së maxhorancës se përgjegjësia për mosarritjet e Shqipërisë, përsa i përket integrimit në Europë, dhe më konkretisht njohjes së statusit të vendit kandidat, është e opozitës.

Sipas meje, meriton të bëhet një debat i rëndësishëm mbi shqetësimin që ngrihet nëse ka apo nuk ka faj opozita për çka po ndodh në këtë vend.

Sipas mendimit të gjithëpërhapur nga mediat tona, Shqipëria nuk e meriton statusin e vendit kandidat sepse maxhoranca dhe opozita nuk janë bashkëpunuese, sepse zgjedhjet nuk janë të ndershme, sepse ka korrupsion, sepse herë pas here opozita kalon në mjete jashtë-institucionale dhe maxhoranca përgjigjet me metoda edhe më brutale, si 21 janari, sepse Berisha dhe Rama nuk janë në gjendje të ulen së bashku për të zgjedhur një President konsensual, sepse nuk votohen disa ligje që janë me tre të pestat, sepse nuk kemi dialog sa duhet e të tjera si këto, e prandaj duhen reforma që i kanë linjat e tyre të përcaktuara edhe në rekomandime nga ndërkombëtarët. Me fjalë të tjera, perceptimi është se mungojnë disa gjëra që do të jepnin imazhin se demokracia dhe shteti ligjor funksionon në Shqipëri, e ndër këto gjëra opozita e vë theksin veçanërisht në reformën e sistemit zgjedhor që do të pengojë vjedhjen e votës. Shqiptarëve, ndërkaq, nuk mund të mos u bjerë në sy se lufta më e madhe bëhet pikërisht për t’i bindur ndërkombëtarët se kush e ka fajin, madje se sa më shumë kalon koha, aq më shumë duket sikur për opozitën, e vetmja mënyrë për të rrëzuar Berishën, mbetet bindja e ndërkombëtarëve që fajtori i vetëm është Berisha, ndërkohë që për Berishën preokupimi kryesor është që, gjithë duke vazhduar rrugën e tij për kapjen e të gjitha institucioneve, të akuzojë opozitën se është ajo fajtorja që ai po i kap këta. Në ravën e kësaj lufte kemi edhe ndërhyrjet e fundit të Ramës.

Së pari duhet thënë se Shqipëria nuk e meriton statusin e vendit kandidat, me çka nuk kuptoj hyrjen në paradhomën e klubit, por bërjen e cilësisë së jetës së shqiptarëve pak a shumë të përafërt me atë të qytetarëve europianë. Dikush si unë, që është në (o)pozitën e një shqiptari i cili nuk ka ndonjë interes personal nëse kthehet në pushtet PS apo jo, por që kërkon ndryshimin e kësaj gjendjeje, do t’u thoshte pa ngurrim ndërkombëtarëve: Vazhdoni t’u bëni presion dhe më kryesorin duhet ta ushtroni mbi maxhorancën. Mund të  ndryshoja mendim vetëm nëse dikush tjetër do të më bindte me argumente se futja në familjen e madhe do të ishte më efikase për të ndryshuar klasën politike, sesa lënia jashtë, por kurrsesi nuk do të pranoja që opozita të bënte gjithçka që kjo të ndodhte. Madje do të thosha se një opozitë që, e kompleksuar nga akuzat se po pengon futjen e vendit në BE ose pse e blerë nga maxhoranca, do të krijonte, me sjelljen e saj, imazhin sikur gjërat shkojnë për bukuri në Shqipëri, do të akuzohej si fajtore së bashku me maxhorancën për një mashtrim të madh të popullit këtu më së pari dhe të ndërkombëtarëve më së dyti. Pra, sipas gjykimit tim, opozita nuk ka ndonjë faj kur bën disa veprime për të treguar se vuajmë nga një sëmundje e keqe e prandaj duhet të kurohemi përpara se të pranohemi në mënyrë që të mos vazhdojë të përparojë e keqja në vend e të mos shpërhapet ajo edhe te të tjerët.

Ndryshon puna ndërkaq kur shtrohet çështja e marrjes përsipër të përgjegjësive të opozitës për këtë sëmundje dhe çfarë bën ajo për t’i njohur këto dhe për t’i kapërcyer. Personalisht, kur them se Shqipëria nuk e meriton statusin e vendit kandidat, më shumë se sa simptomat tregues të mosfunksionimit të demokracisë që numërova më lart, kam parasysh shkakun e thellë të këtyre simptomave. Për mua shkaku kryesor pse Shqipëria nuk funksionon si një shtet demokratik është ngritja e një sistemi ekonomik dhe politik, i cili e bën të pamundur funksionimin e demokracisë dhe të shtetit ligjor në vend. E kam fjalën, pra, se shteti shqiptar është i kapur në atë shkallë nga interesa private që janë kundër interesit publik, saqë, në shumë aspekte, ai i shëmbëllen një organizate të madhe kriminale, çka e bën të pamundur funksionimin e demokracisë si pushtet i popullit, sepse është pushteti i krimit, dhe se, në një rreth vicioz, mosfunksionimi i demokracisë e stimulon edhe më shumë këtë pushtet.

Le ta ilustroj me një shembull të freskët për të cilin kam shkruar dhe protestuar si qytetar disa ditë më parë. Të gjithë kemi parë se si një firmë e pajisur me ruspa dhe sharra iu fut një cope të Parkut Kombëtar të Tiranës për të zgjeruar Rrugën e Elbasanit duke prerë me qindra pemë, duke hyrë deri në Varreza, duke projektuar edhe shembjen e murit të Pallatit të Brigadave, që është monument kulture i shkallës së parë. Dhe e gjitha kjo u bë duke shkelur të gjitha ligjet e mundshme në fuqi, pra pa projekt të aprovuar e të firmosur nga kryetari i Bashkisë, pa vendim të KKRRTSH-së, pa u pyetur Instituti i Monumenteve, pa u përfillur Konventa e Arhusit pa…, pa… dhe pa na ardhur asnjë përgjigje nga institucionet përgjegjëse për këto shkelje ligjore, por vetëm një prononcim i Kryeministrit se populli i do rrugët – a thua se jetojmë ende në ndonjë monarki absolute ku mbreti thoshte se shteti, ligji dhe interesi i popullit jam unë. Në një shtet demokratik, ku funksionon ligji, Prokuroria do të duhej të kishte bllokuar punimet dhe hapur menjëherë çështjen, – edhe sikur të mos kishte shkuar denoncimi qytetar që, me sa kam dijeni, ka shkuar si në Prokurori, edhe në Inspektoratin e Bashkisë, Inspektoratin e Mjedisit dhe Inspektoratin e Ndërtimit. Por asgjë nuk ndodh. Ruspat vazhdojnë punën. Pse? Sepse shteti është i kapur nga ata që kanë projektuar, për interesat e tyre, këtë rrugë. Dhe problemi është se ajo çka po ndodh në këtë rrugë është metaforë e asaj që po ndodh në tërë Shqipërinë. Pra unë them se dikush që ndjek nga afër – siç presupozohet se duhet të jenë edhe ndërkombëtarët që kemi këtu – se çfarë po ndodh në Shqipëri do të gjykonte se ky vend nuk meriton të marrë statusin e një vendi që e afron me vendet demokratike më shumë duke analizuar çfarë tregon sjellja e shtetit në Rrugën e Elbasanit, sesa duke parë se si u zgjodh Presidenti. Megjithatë, siç thashë, nuk i shoh pa lidhje njërën me tjetrën, pasi ajo që po ndodh (simbolikisht) në këtë rrugë, është shkaku më i thellë pse në Shqipëri nuk ka demokraci.

Këtë që po na thua ti tani i ka thënë edhe kryetari i opozitës kur ka deklaruar se vidhet vota që të vidhet Shqipëria – do të më ndërhynte ndonjë lexues socialist në këtë pikë, – prandaj ti duhet të protestosh për vjedhjen e votës. Jo, unë nuk them tamam kështu. Ajo që dua të theksoj është pikërisht e kundërta: se në një vend ku sundon sistemi i vjedhjes, nuk mund të mos vidhet vota. Dhe problemi është se opozita nuk merret ashtu dhe si duhet me sistemin e vjedhjes, por e redukton opozitarizmin te disa vjedhës, nganjëherë madje vetëm te familja e Kryeministrit apo te vjedhje të veçanta, duke mos e trajtuar çështjen si çështje sistemi, se ajo u mëshon reformave dhe transparencës për mosvjedhjen e votës së shqiptarëve, duke mos krijuar dot besimin se kërkon ta ndryshojë sistemin e vjedhjes së lekëve e të pronës publike të shqiptarëve.  Ky është për mua faji kryesor i opozitës. Dhe për ta ilustruar këtë, po i referohem përsëri rastit që mora si metaforë: çfarë po ndodh te Rruga e Elbasanit? Sikurse u bë e njohur tashmë edhe në disa media, pronari i firmës që po shkatërron këtë pjesë të Parkut ka qenë një deputeti i PS, i cili, kur u bë deputet – ia ka kaluar firmën vëllait apo kushëririt të parë. Dhe është e qartë se përzgjedhja për t’ia dhënë tenderin e pa pajisur me leje ndërtimi “familjes socialiste” nuk është rastësore. Ajo është bërë që opozita të mos protestojë. Ja, pra, se si sistemi bashkon maxhorancën dhe opozitën në pikën e vjedhjes. Në fakt, opozita bëri dekorin, foli kundër kësaj rruge, disa deputetë të saj dolën edhe në protestë, por asgjë nuk ndodhi përtej kësaj. Firma e “familjes” socialiste vazhdon të marrë nga Bode lekët publike duke shkelur ligjin, njëlloj si firmat e familjes demokrate, kurse deputetit nuk dimë t’i ketë kërkuar ndokush llogari në partinë e tij. As të jetë bërë ndonjë përgënjeshtrim. Pra, gjithë duke e përgjithësuar problemin që paraqet rasti i abuzimit me këtë rrugë, problemi është se sistemi i vjedhjes së publikes me kësi lloj firmash që kanë kapur shtetin ose që bashkëpunojnë me shtetin në formën e një organizate që kryen krime kundër interesit publik, është gjithandej. Ai funksionon kështu edhe në Korçë, ku qeverisin socialistë, edhe në Vlorë, edhe në Durrës. Ka funksionuar po njëlloj edhe në Shqipërinë e qeverisur nga Fatos Nano e Ilir Meta, edhe në Tiranën e qeverisur nga Edi Rama. Dhe ngulmoj se ky sistem nuk është i palidhur me demokracinë, për të cilin flet gjithë ditën opozita duke akuzuar se po kapen të gjitha institucionet. Pse? Po jap një argument pak të tërthortë për ta shtjelluar. Dikush me të drejtë do të shtrojë pyetjen: Po nëse Partia Socialiste do t’u kundërvihej këtyre “firmave”, nuk do të kishte asnjë shans të vinte në pushtet? Imagjino për një çast se si do të mbetej ajo pa asnjë media që e mbështet, pa asnjë sponsorizim për fushatën elektorale, sepse gjithçka është në duart e këtyre. Madje për ilustrim mund të më sillte edhe rastin se si, kur një pjesë nga ata që denoncuan çfarë po ndodh te Rruga e Elbasanit sot, si Artan Lame e Artan Shkreli, denoncuan, në thelb për të njëjtat arsye, projektet e “firmave” të kryetarit socialist të Bashkisë në Korçë, ky sipas disa zërave brenda PS, kërcënoi se do të shkonte te LSI-ja dhe fakti është që kryetari Rama i doli në mbrojtje publikisht kryetarit të Korçës kundër Lames, Shkrelit e të tjerëve. Pra edhe në Korçën ku qeverisin socialistë mbretëron pushteti i firmave, dhe jo pushteti i popullit, ashtu si në Tiranën ku qeverisin demokratët.

Dhe ja ku arrita te pika që na intereson më shumë. Shqipëria, duke përfshirë edhe opozitën me aq sa ajo ka pushtet dhe është pjesë e shtetit, nuk sillet dot si një demokraci, d.m.th. si sistemi që bazohet mbi përfaqësimin e të gjitha grupeve të interesave dhe harmoninë e grupeve të interesave, me shtetin si arbitër, si kurator të interesit publik, sepse është nën sundimin ekskluziv të firmave. Në një sistem të tillë, të diktaturës së firmave, që shpesh nuk janë thjesht e vetëm biznese që, për të mbijetuar, kanë nevojë të korruptojnë shtetin, por edhe grupe të fuqishme trafikimi droge e riciklimi parash të pista, ku morali i vetëm është peshku i madh e ha të voglin, a nuk është e pashmangshme që shteti, në vend se kurator i interesit publik, të tjetërsohet në ortakun e firmave të mëdha, veçanërisht duke pasur parasysh edhe se jemi në kohë krize ekonomike? Sipas meje, po. Pra, nëse jetojmë në një vend ku Presidenti zgjidhet me arrogancë, ku Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sillet si instrument në duart të maxhorancës për të manipuluar votën, ku vota vidhet, ku hasim një pandëshkueshmëri të pushtetit në atë pikë sa figura politike të përfshira në korrupsion që në një demokraci do të ishin nën pranga sot përcaktojnë fatet tona, kjo është pasojë e një sistemi të ndërtuar që të funksionojë si pushtet i firmave, dhe kjo nuk rregullohet duke ndryshuar sistemin elektoral, por duke ndryshuar raportin e  partive dhe, për rrjedhojë, të shtetit me grupet e ndryshme të interesit. Kjo do të thotë që përpara transparencës së votës të kërkohet nga opozita transparenca e financimit të partive, për shembull.

Përndryshe, sipas meje, situata do të degradojë në pikën ku opozita mund të humbasë arsyet e ekzistencës. E vërteton këtë edhe ajo që ndodhi në prag të zgjedhjes së Presidentit. U hodh teza se për të evituar rreziqet që sjell kjo gjendje për demokracinë duhet të bashkohen të gjitha “firmat” e mundshme që të mundet partia e super-firmave të Berishës e për këtë dikush sugjeroi se “partia firmë”, LSI-ja, do të ishte vendimtare. U bë madje edhe tentativa për ta afruar. Rama shkoi deri në Gjirin e Lalzit për të takuar Ilir Metën, i shoqëruar nga një person që ka qenë në burg për kontrabandë. Por pikërisht fakti se gjithçka u bë me logjikën e firmës me interes privat, bëri që “firma LSI” ta përdorë  takimin për të rritur fitimin e aksionerëve të saj. Rezultati u pa.

Dhe pyetjet që duhet të shtrohen edhe pas këtij rezultati janë: Së pari, kur politika katandiset në këtë lloj lufte peshqish të mëdhenj që hanë të vegjlit, a nuk është logjike që demokracia të përfundojë? Së dyti, mos ndoshta për ta ruajtur e fuqizuar demokracinë, opozita e vërtetë duhet kërkuar/ndërtuar si përfaqësuese bash e atyre që po dhunohen e grabiten përditë nga partitë “firma” dhe shteti i tyre? E nëse PS nuk e bën dot këtë ngase është e dënuar të mbesë nën hyqmin e sistemit mu pse i ka ngritur vetë më së pari shtyllat e instrumentet e tij (kujtoj në këtë rast në mënyrë të veçantë mediat e firmave), e vazhdon të jetojë e punojë për të atje ku ka pushtet, a mos duhet kërkuar kjo opozitë e re, më me ngulm se kurrë, diku gjetkë?

65 Komente

Ka. Po dhe ai qe e vodhi lopen, ka pak faj. Pak fare.

amon mer burre si merrni kot, po si vute njerzve nga icik faj s'ju rrihet  

smiley  Ai që e vodhi bëri detyrën që i kishte vënë vehtes.Qysh paska faj ai që bën detyrën si pithsame e ja fut të gjithëve si më i shkathti më hajduti? 

Ghithmone sistemi e ha.Ne rast se eshte keshtu ,pse demokratet nuk dine te humbin sic dine dhe socialistet?smiley

...demokracisë si pushtet i popullit

 

smiley

ky osht me vërté budallà

smiley

 

Së dyti, mos ndoshta për ta ruajtur e fuqizuar demokracinë, opozita e vërtetë duhet kërkuar/ndërtuar si përfaqësuese bash e atyre që po dhunohen e grabiten përditë nga partitë “firma” dhe shteti i tyre?

Bravo Toso, shume i felle paske qene. Po kur ato qe dhunohen e grabiten te mos grabiten e dhunohen me (se do jene te perfaqesuar pra nga opozita!) opoziten ku do ta kerkojme? Tek ca te tjere qe do shtypen e shfrytezohen sepse nuk jane opozite. Dhe keshtu vazhdon, leme ca e marrim ca dhe ngelemi gjithmone me nje opozite te shtypur e shfrytezuar (minorance mer mo!). Apo nuk ishte ky qellimi yt Toso!? Si? Jo, eee... ahhhh atehere me fal... se s'te paskam kuptue.

Jo mer ti jo, ai i zoti i lopes na i ka fajet atje duhet ta kerkojme opoziten. Toso e paske inotin (kshu thuhet kshu po e shkruj!!) inot derri, po iki futi nonji tas dhalle se bo vaki ene t'del.

Ka fajin kryesor. Edhe sikur vete Berisha te doje te rregulloje Shqiperine nuk e ben dot kete gje pa opoziten. Per mua mbetet fajtorja kryesore. Madje mund te them se disa here Berisha ka bere vete edhe rolin e opozites edhe te pushtetit.

Asgje nuk deshiroj me shume se largimin e Berishes nga politika shqiptare, por nuk shoh se kush do te mund te ishte i afte ta drejonte Shqiperine.

1ora  është lehtë të shpërdash faje.Në të gjithë sistemet politikë nuk mund të fajsosh opozitën (kushdo qoftë ajo ) edhe kur ajo është sa për formë pasi përgjegjës edhe për kte lloj opozite është uzurpuesi i pushtetit dhe shtetit.Pra s'ka sens në asnjë lloj situate të fajsosh opozitën para pushtetit si përgjegjës kryesor dhe i vetëm i zbatimit të ligjeve dhe mirë administrimit të taksave e pronës publike. s'ka rëndësi seç premton kjo opozitë por e rëndësishme se me votë "opozita" tjetër do ta ndëshkojë. Njëlloj si të fajsosh pronarin e lopës pse flinte me dy sy mbyllur për lopën e vjedhur.

Për mendimin tim fajsimi i opozitës i shërben vetëm pushtetmbajtsve (kushdo qofshin) dhe ul frymën e përgjithshme opozitrare me parrullën të gjithë njëlloj janë por ja qê s'janë njëlloj psh Qeverisja Nano ishte vjedhse por më pak autokratike e të paktën nuk vriste demonstruesit kundër saj.Një ndryshim i madh për frymën opozitare. Berisha dhe sistemi i tij i drejtimit janë të tillë që mbysin çdo kundërshtim. Po të shikosh  fjalimet e berishës 2/3 i zë përgojosja e opozitës dhe 3X në ditë .Berisha është antiopozitar i lindur   plus eksperienca e jetës së tij politike ështê e gjitha një veprimtari antiopozitare.

prizren.

Duhet ta kuptosh drejte. Ne Shqiperi nuk ka opozite. OPOZITA POLITKE ne Shqiperi nuk egziston. Nuk eshte puna ta bejme me faj opoziten, ajo thjeshte nuk egziston. Dhe Fatos Lubonja ka dhene shembull shume te mire, shembull perfekt do te thosha madje duke permendur ngjarjen e prishjes te parkut.

 1Ora ! Ajo opozitë që është, mgjth politikisht ka vepruar pa u mbështetur plotsisht nga  opozita qytetare. çështjet e mëdha politike si vota,etj i ka ngritur. Aka dobësi opozita ka e do të ketë kushdo qoftë ajo po dobsitë e opozitës nuk janë përgjegjsi për tu marrë me të për fajete krimet e pushtetit. Sa kohë nuk ka votë të lirë e të ndershme s'mund ta akuzosh opozitên pse votohen hajdutët dhe shkelsit e ligjeve. e çfarë rêndësia ka kritika e opozitës kur tek ne shkelen ligjet kur gjykata e Kushtetuese thotë që opozita s'ka të njënta të drejta (qesharake) në kohë llomotitje në parlament si shumica, kur shumica nuk i len asnjë hapsirë asaj as në një ligj të thjeshtë.Kurrë s'ka ndodhur që shumica tê miratojë një amendament të opozitës në ndonjë ligj të thjesht e kjo ështê jo vetëm e pakuptimtë në një shtet ligjor (se ligji ështê i njënjtê si për opozitën ashtu dhe shumicën) por dhe paradokse burrdalluk i madh.

Por tek e fundit jo vetëm  në mënyrën si rrjedh  jeta poklitike e shtetrore në Shqipëri fajtoree përgjegjse për çdo gjë është pushteti dhe vetëm pushteti -ligjërisht dhe praktikisht .Opzita në çdo vend ka veç fjalën por në ndryshim nga vendet ku vota nderohet e numurohet e fjala e opozitës ka peshë tek ne ajo jo vetëm nuk ndëgjohet por dhe denigrohet nga mijra mënyra antidemokratike e shpesh të pakuptueshme dhe nga personi që i përdor. tradita jonë patriakale , kushtet ekonomike dhe mungesa e një fushpamje tê qartë politike mbi shtetin dhe pushtetin ligjor e demokratik e bëjnë mjaft të lehtë idenë fajin e ka opozita . Kurse njerëz të tipit lubonja, çili etj, etj janë mbështetës mediatikë të kësaj fryme mesjetare diktatoriale.

Kujt i intereson faji i opozitës kur vendimet i merr ai që ka pushtetin dhe shumicën parlamentare a po pengon ndonjë frymë antiqeveritare ky faj apo Lubonja s'mund ta kritikojë shkeljen e ligjit që bëhet haptas se opozita ka faj që hesht psh.

Lubonja qëllimisht ngatron pushtet vendor me pushtet qëndror , jo vetëm që shkalla e    pavarsisë vendore është shumë e ulët por dhe sikur tê jetë aq sa duhet nuk ngatrohet gjykimi ndërmjet në baraspeshë i ktyre pushteteve por antiopozitarizmi në kte rast është me finesë dhe mjaft mirë i mbuluar nën hijen e sulmit mbi pushtetin vendor . Mund tê kritikosh pushtetin vendor për drejtimin që i bën komunës si dhe për çdo shkelje ligji por jo si kompesim  për shkeljete pushtetit qëndror i cili dhe në rastin e vendrve ka përgjegjsi nrs se lejon shkeljen e ligjit e vjedhjen.

Gjërat kanë rradhë dhe llogjikê funksionale kollaj me thanë opozitë e dobët ose pa opozitë fare pa kritikuar zullumete qeverisë e pushtetit dhe shtetit. Dhe nqs opozita është e dobët shteti ka përgjesi pasi ai s'ka mundur tê krijojë kushte politike e ligjore si dhe frymën e përgjidhshme se pa opozitë s'ka demokraci s'ka shtet të së drejtës e baraspeshë e kontroll pushtetesh.

antiopozitarizmi ësht tipar i shoqërive feudale e pasdiktatoriale prandaj largimi e ciklimi i politikanëve që dalin pasdiktaturës duhet të jetë i shpeshtë dhe i shpejtë .Berisha ka kaluar dhe kohën e qarkullimit  normal në një shtet diktatorial parlamentar.

Në çdo llomotitje të berishës (3x në ditë) opozita e gjykimet për tê zenë 2/3 e kohës llomotitse, e kupoton sa e rêndë eështë kjo për një shtet normal .Vetëm diktatorët gabimet e dështimete veta ja veshin kundërshtarve politikë që për ata quhen armiq. Ne pra jemi tek ky mentalitet diktatorial me një ndryshim se nuk i quajmë armiq por opozitarë përderisa themi ; "opozitë e dobët", s'ka opozitë" "të gjithë njëlloj janë" "pse ja la ti vjedhin vota " etj etj . personalizimi i opozitës dhe pushtetit është një tjetër taktikë e antiopozitarizmit (autokratizmit , diktaturës).Është shumë lehtë të bëhesh antiopozitar pro pushtetit me një fjalë pa u deklaruar proqeveritar. 

Flm 1ora

Prizren

Jam dakort me ty ne te gjitha pikat mbi Lubonjen etj. Tani puna eshte se nuk mjafton te ngresh nje problem per tu quajtur opozite. Mqns e fillove tek vjedhja e votes me lejo te te them qe vjedhjen e votes e ben pushteti por e legjitimon opozita. Opozita nuk eshte provuar ne asnje rast te vetem per te thene qe te gjith fajin e  ka pushteti. Ligjet me te  rendesishme qe ka aprovuar shteti shqiptar kan kaluar me shumice absolute, pa asnje debat, dhe pa asnje ze te vetem ne te gjitha partite politike qe te kerkoje debat te hapur publik mbi keto ligje. Qe te gjitha aferat duke filluar qe nga vjedhja e votes dhe deri tek nje banalitet i ndonje qafleshi militant jan ngritur, mnjf eshte folur per to, por thjesht kaq, kjo nuk dmth qe partia me e madhe e vend e ben detyren qofte minimalisht vetem duke folur mbi dicka, sikur te ishte ndonje blogist apo ndonje analist ordiner. Dhe qe te marr nje rast te vetem dhe le ta perdorim kete llogjike mbi cdo problem tjeter politik. Nqs vidhet vota dhe vazhdon politiken ne palamentin ilegjitim duke pritur zjedhjet e reja atehere ke legjitimuar vjedhejn e votes dhe nuk KA ASNJE OBLIGIM MORAL PUSHTETI TE MOS VJEDHE PERSERI VOTEN, ASNJE, DHE HALLALL I QOFTE. Perdore kete llogjike per cdo rast problem apo afere tjeter. Harro te lutem qe ne Shqiperi ka pozite-opozite sepse nuk ka, lufta politike behet kush do bej me shume para, kush do shfrytezoje me teper Shqiperine dhe agjenturat e kujt jan me te suksesshme, dhe ne kete sipermarrje dy partite PD-PS jan dy kollonat e te njejtes ndertese muti. Pra ka je pseudo-opozite por nuk eshte opozite me pot kuptimin e fjales, dhe nuk rregullohet Shqiperia duke u perpjekur te besh nje bande kusaresh, agjentesh te huaj e militantesh qafsylesh te reflektojne por duke pasr nje OPOZITE qe perfaqeson interesat e popullit dhe ka per shpate dhe mburoje kushtetuten, vetdijen, traditen dhe historine e popullit dhe vendit  qe i sherben. Grimca te nje opozite sot shoh tek Aleanca Kuqezi.

respekt.

Fajin e ka Rama!! slogan i papare per Levizjen Nanosmiley

Opozita ka faj te rende sepse qe nga 2009 reshti se qenuri opozite dhe u shnderrua ne vuvuzele bulevardesh e ne ngrenese "qoftesh" para kryeministrise. 

shume shpejt harron Lubonja bllokimin qe i beri dhe po i ben me vite me rradhe reformave psikopati Rama.

shkak kryesor per mos pranimin e vendit kandidat per ne BE ishte pikerisht bllokimi i ketyre reformave dhe klima politike e helmatisur per shkak te cmendurise se Rames.

harron Lubonja parrullat delirante te Rames: Hap kutite ose largohu! Fajin e ka Saliu!

PO hap kutite HAJDUT. Kutite ku jane provat e krimit elektoral. Trashesi militanteske e Berishiste nuk ka kufi. E ka fajin Opozita.. kete muzike po e degjojme tash e sa mot hundsqepi vjen ne pushtet. Po qe shiti nafte Serbise Opozita e kishte fajin? Po Marveshjen e detit me greqine Opozita e kishte fajin? po 26 viktimat e 
Gerdecit Opozita e kishte fajin. PO 300 milion dollar vjedhje ne "rrugen e kombit" Opozita e kishte fajin. Kush e terhoqi kemzen e automatikut qe te vrase popullin e vete ne 21-janar???? 

o galile, un e di qe ju se keni gajle te beheni vegla te Rames, jam i sigurt se dhe ti i ke mesuar permendesh parrullat luftarake te psikopatit. Edhe ti paperjashtim beson verberisht se votat u vodhen,kur u cilesuan si zgjedhje te arrirra nga Osbe. Kjo u vertetua per me teper nga rezultatet e lokaleve qe ishin kalkim ekzakt i atyre te 2009. Ku ishte vjedhja atere? Tek alibia e Rames per te mbajtur postin e kryetarit te partise!
21 janarin s'eshte nevoja ta shtjelloj gjate sepse kryetari jot e ka bashke me ty te fresket ngjalen qe hengri ne lalez!
Cte zgjatem me, ti me siguri do ishe nje nga grevistet e urise qe hanin 'qofte' para kryeministrise! Po nejse, te befshin mir, futi i birr nga une.

Zgjedhje te arrira , PO ti qenke genjeshtar ,apo ti lexon Berisha raportet ty. Or trim: degjo kety : sipas raportit "ne 22 nga 66 qendrat e votimit vlersohet se numerimi u krye keq" dhe "ne te pakten 9 qendra votimi procedura ishte dobet" Tani kush ka sy te lexoje dhe tru te mendoje i nxjerr konkluzionet vete.

P.s nuk me ktheve perjgigje tende te logjikeshme per: Naften serbis.gerdec . marrveshja e detit. 

muhabet i vjeter kjo e zgjedhjeve, shume uje ka kaluar nen ura. situata u analizua mbare e prape sa na u be e bezdisshme. por mqs se paske kuptuar akoma, zgjedhjet lokale te 2011 vertetonin se nuk kishte vjedhje ne 2009, sepse ne rang vendi votat ishin pak a shume te njejta me ato te 2009!

sa per gerdecin nje gjyq vazhdon si dhe disa denime u moren.

sa per naften serbe, nuk e di une nga i gjeni kto te verteta ju socialistet por kujdes se shpifjet denohen. ke shembullin e Tahirit.

sa per marreveshjen e detit, ishte shembulli tipik i funksionimit te institucioneve te pavarura (te varura nga Ps).

por ti smu pergjigje per ngjalen e Rames ne Lalez? pranoje se kryetari jot i qau ato 4 viktimat e veta me ngjale te fresket!

OSBE-ODIHR nxjerr raportin përfundimtar për zgjedhjet në Shqipëri

http://img14.imageshack.us/img14/7233/2008020715384744405856o.jpgNë një raport përfundimtar për zgjedhjet në Shqipëri të publikuar sot, zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut, ODIHR, thotë se zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit 2009 shënuan përprarim të prekshëm përsa i përket procesit te regjistrimit dhe identifikimit te votuesve, kornizës ligjore të miratuar në mënyrë konsensuale nga dy partitë kryesore, votimit, numërimit dhe zgjidhjes së mosmarrëveshjeve zgjedhore.

 

Por këto përmirësime të qenësishme, thuhet në raport, u errësuan nga politizimi i aspekteve teknike të procesit, duke përfshirë ato gjatë numërimit dhe tabulacionit të votave, të cilat përkohësisht e bllokuan procesin në disa zona. Këto veprime të partive politike e minuan besimin e publikut në procesin e zgjedhjeve.

Megjithëse plotësuan shumicën e angazhimeve të OSBE-së thuhet në raport, këto zgjedhje nuk realizuan plotësisht potencialin e Shqipërisë për t’iu përmbajtur standardeve më të larta për zgjedhje demokratike.

Megjithë kufizimet kohore, thuhet në raport, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i përgatiti dhe i administroi zgjedhjet në mënyrë profesionale si dhe ndërmori disa hapa për të rritur transparencën e procesit. Por ashtu si në zgjedhjet e mëparshme, u vunë re probleme gjatë caktimit të komisioneve zgjedhore të niveleve më të ulta.

Një zhvillim i rëndësishëm pozitiv, thotë raporti, ishte fakti që për herë të parë, listat e votuesve u nxorën nga regjistri i kompjuterizuar i gjendjes civile. Nga raporti i vëzhguesve del se cilësia e listave të zgjedhësve u përmirësua ndjeshëm krahasuar me vitin 2005.

Në raportin e ODIHR-it thuhet gjithashtu se duke patur parasysh kufizimet kohore, shpërndarja e kartave të identitetit ishte përgjithësisht e suksesshme.

Megjithëse zgjedhjet u zhvilluan në një atmosferë politike tejet të polarizuar, fushata ishte përgjithësisht e qetë dhe u raportuan vetëm disa incidente me dhunë.

Dita e zgjedhjeve, thuhet në raport, ishte përgjithësisht e qetë. Vëzhguesit e vlerësuan pozitivisht procesin në 92 përqind të qendrave të votimit të vizituara por vërejtën një numër shkeljesh procedurale, mes të cilave, përdorimi i bojës, dhe votimi familjar. Sistemi i ri i monitorimit elektronik duket se e arriti vetëm pjesërisht qëllimin e forcimit të besimit dhe të transparencës në procesin e votimit. Me vazhdimin e numërimit, thotë raporti, partitë politike filluan të ndërhyjnë më aktivisht sidomos aty ku rezultatet dukej se ishin të përafërta.

Në një numër qendrash numërimi, thotë raporti i ODIHR-it, kutitë nuk u numëruan ose rezultatet nuk u përfshinë në tabelën agregate.

Shpesh, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ndërhyri vendosmërisht kur u vunë re probleme.

Trashesia juaj nuk ka kufi , Po c'kujton ti se me plasi k--ri per Edin . Une nuk jam tifoz i ndonje partie ./skuadre futbolli qe te mastr--ub.--hem kur "fiton" njeri apo tjetri. 

Ajo qe me shqeteson mua eshte GJENDJA E PA SHPRESE NE SHQIPERI. dhe i HUMBURI i vertete  eshte  POPULLI , jo edi apo ndonje emer tjeter qe mund te hedhesh ketu.

E pyet veten ndonjehere Si ka mundesi qe c'do gje po vete keq dhe mos me keq  ne shqiperi . (jemi te fundit ne europer.Pervec Moldavise qe ka probleme etnike.) Potencialisht ne duhet te ishim shumme mire sepse jemi vend i bekuar me nje mot te mrekullueshme me minerale ,dhe nafte.etj.etj.

dhe ne keto 22 vjet gjasme demokraci Hundsqepi (sekretari i PPSH) e ke cuar shqiperine ne vllavrasje. dhe ne nje mjerim te tmershem. 

Niveli i demokracise eshte ne nivelin e zimbabves dhe te ugandes....kjo me shqeteson mua. Pastaj kur hyn tek emrat jo edi . jo enveri. ta thash me lart nuk me plas k--. por te zezes nuk i them dot e bardhe.

o galile kjo qe ke nxjerr ti eshte raporti i 2011! kjo qe te kam postuar une eshte per zgjedhjet e 2009, ato qe Rama pelliste se ishin vjedhur. kupto ti apo jo?

PO  ne te dyja zgjedhjet ka vjedhur , ne2009 ne zgjedhjet parlamentare  edhe ne 2011 bashkine e tiranes.

megjithate raporti i plote eshte ky 36 faqe jo  1 aty aty i ke te gjitha pothuajse ne c'do paragraf ka shkelje thelbesore :http://www.osce.org/odihr/elections/albania/38598

Matane budalleqeve te rradhes me hajdute, lope, e ndarje faji fakti eshte qe PS-ja eshte pjese e sistemit e regjimit qe zotohet te luftoje.  Normalisht si ne opozite qe eshte, nuk eshte perfituesja madhore e kryesore e ketij sistemi por rasti qe permend Lubonja tregon qe ajo gjithesesi vazhdon te perfitoje.  Me nje deduksion te thjeshte athere i bie qe lufta e PS-se nuk eshte apak parimore e idealiste por thjesht nje lufte per te qene ajo pala qe mund te shfrytezoje pushtetin me shume.

U corr e u ngjir Lamja ane e mbane se si nuk ka leje ndertimi, nuk ka projekt te miratuar e firmosur e vulosur nga bashkia, nuk ka vendim KRRTRSH-je etj etj., kur firma qe po ben punimet te RR. e Elbasanit eshte firme e nje deputeti socialist e pavaresisht cjerrjeve e ngjirjeve te Lames, firma vazhdon punen pa leje, pa firme, pa vule e pa projekt.  Lamja mund te jete me vertet i shqetesuar per arsye parimore per ate qe po ndodh te RR. e Elbasanit, por si antare i asamblese kombetare te PS-se, kritika e tij e forte carmatoset direkt nga fakti se punimet atje i kryen firma e nje PS-isti.

Pakapo . Ku e sheh fajin e opozitës ti tek Parku a rruga elbasanit , opozita po e shkel ligjin ose po e bën ajo firma me kokë të vet ? E denoncoi ,kushdo qoftë ,pushteti ekzekutiv dhe drejtsia pse nuk veprojnë shumica parlamentare pse nuk mbron ligjet e shtetit apo ajo është për të bërë sehir e veç për zgjedhjen e presidentit ? Kjo është hane shan hane bagdat , ne themi ujku e ti thu ja gjurmët.  

Te shpetoi ajo pjesa ku firma eshe e nje nga deputeteve te PS-se. Nje nga ata bosat milionere te ndertimit.

Duhet me ju rujt peshkut! 2 lubonja ne kaq pak kohe te bojne keq per shendetin. Nuk e lexoj!!!!!

Bravo Albini dhe faleminers 'Bama.

Bravo Albini ! po kush po e pyet Albinin  shpejt do e cilsojnë antiamerikan, antikombëtar, opozitë destruktive , fajtore se punët e qeverisjes shkojnë keq, fajtore se shteti vidhet etj etj .Ai tjetri zgërdhihej se e di që se gjen gjë -opozitë e dobët dhe fajtore me një fjalë. 

YES!

E forte kjo.

I forte eshte.

Jeni qe jeni ketej pari admine, jepini hapesire me vete, i jep ajer peshkut.

I ka kellqet e para ta konfrontoje kundershtarin e tij politik ne arenen ku konfrontohet tjetri, ne parlament sic i ka kellqet te jete ne vije te pare gjate protestave e ta shkelmat, grushtat, e shkopat e gomave te policeve.  E dyta me gjithe ashpersine e replikes te tij, absolutisht e ruan dinjitetin dhe fisnikerine e saj, nuk i drejtohen Hashim apo Thaci por kryeminister, nuk fyen banalisht, nuk permend familje dhe tonin e zerit nuk e ngrin vend e pa vend por vetem aty ku duhet.

sa bukur tingëllokan të vërtetat në shqip. 

 

Ja vlen posi, dhe dikush me dy pare mend e sheh qe ajo qe shkruan Lubonja me gjithe ndryshimet qe ka, ka elemente te kritikes se forte sistemike qe ben Kurti.

g'd 4 u!

Albiniiismiley

ai zgerdhihej dhe ky e zgerlaqi.fiks si erion bracja ne parlamentin ame.

Mos krahaso hajnat e xhepave me Kurtin qe i ka t'gjitha brinjet e thyeme nga te rrahunat e marra ne mbrojtje te ideve ne te cilat beson.

erioni hajn? ca po thu bre vllau jem? ai s'ka vene hiç bark.

hahahha me shkriu dilekti qe sao perdore smiley thumbs up per ty spiritus.

Nga ana tjeter te krahasosh ps-istin erion brace qe i fshin komentet e naftetareve te ARMOS me A.Kurtin.. ndjese por me duket nonsens..

ku ku , na paska korit e un kurrgja s'dijsha smiley  po ti mos u idhno  moj burrnesh, ne kena me fitue e Armon kena me e dobsue smiley

Jam duke thane se Kurti ashte 10-here ma i nalte se sa Braçe. Persa i perket professionit te Braçes gjate adoleshences dhe rinise se hershme si student, mundesh thjesht te pyes around. smiley

Kurti flet si prijes, Bracja si ndjekes. Nese do te krahasosh, krahaso hallet.

kur flet Bracja nuk flet burokratizmi 

Përfundimi është i njënjtë kurti si opozitë është fajtor kur tja vjedhin votat  kur të kërkojë hetimiun e tyre , antikombëtar e abntiamerikan se s'do rrugën e kombit etj etj skenar i njohur . S'ka rëndësi kush është në opozitë ai për sa kohë është në opozitê është fajtori. Ku ndryshon deputeti Braçe nga deputeti Kurti në sallën e parlamentit ; të dy flasin ulun , të dy kritikojnë të dyve pushteti s'ja fërshëllen .Ku e sheh prijsin e Kurtit rruga e kombit njëlloj po vidhet.

Eshte turp te mendohet e jo me te shkruhet emri i Braces ne te njejten fjali me ate te Kurtit.

Prijes..hmm ketu fillon idolatria por nejse.Kurse hallet i ka bashkuar rruga e kombit.mbi malin  e korrupsionit, nje qeleshe e patriotizmit folklorik.o si nuk kam nje grusht te fuqishem.

Idolatria per njerezit eshte, por nuk eshte kjo.

Prijesi percjell mesazh, logjikon, frymezon, pa cjerre gurmazin e vet dhe veshet e tu. Prijesi te jep sigurine se atij mund t'i besosh, se ai e di c'ben dhe e ben mire.

Beji edhe nje here llogarite, pa frike nga dashuria dhe roli i ndjekesit. smiley

@se ai di c'ben dhe e ben mire

Ketu fillojne Kultet dhe kultivimi ndjeksve te verber seriale.Kulti kthet ne killer.

ndjekja nuk me shqetson.si t'ja bej dashurise. Per dashurine sakrifikoj dhe jeten, per lirine sakrifikoj dhe dashurine smiley

Qeni qe leh nuk te ha.

Autori eshte populli. Peshqit mund ta lexojne dhe buça qe leh. smiley

Mire po per qenin, ose dhe buçen, ka shume histori qe fillojne qe nga besnikeria e deri tek qeni i rrah qe kelysh, nuk ben per roje. smiley

 

Kto temat ne lidhje me Shqiperine dhe shqiptaret sikur po bohen pak te merzitshme!

O Lubo, po na can taravellen pa te lexuar, jo me te rri e te te lexoj. Meqe eshte edhe vere, ik mer daj me pushime nja njezet vjet qe kur te vish te na kete marre malli. Kur ta kemi harruar sa budallalleqe ke thene.

 

Asnje faj nuk ka,Kryetari fitoi Bashkine e Tiranes me 10 vota plus dhe Arvizuja e nxorri per bythesh nga zyra,ku eshte faji i Opozites ketu ?

Kjo pyetje eshte njesoj si ajo peralla e lagu bishtin dhelpra, apo se lagu ? Kjo histori nuk mbaron kurre.

Rama shkoi deri në Gjirin e Lalzit për të takuar Ilir Metën, i shoqëruar nga një person që ka qenë në burg për kontrabandë.smiley

WOW!

kjo te ben me shume pershtypje ty,se kur akuzon Rama shtetin,si shtet i lidhur me mafian?!

Ke shume te drejte,kur Rama shoqerohet nga nje kontrabandist na demton me shume ,se shteti fundja per te miren tone i bene ato bashkepunime,jo per per perfitime personale si Rama.

    Faji denohet, bazuar ne ligje te nje shteti  me demokraci liberale funksionuese.Ne se do te  oshilonim ne kete gjendje, problemi qe shtron Lubonja dhe qendronte.Por nuk jemi  hiç aty  dhe per me teper perpjekja e ketij njeriu synon te na largoje, qellimshem, qe aty ku jemi..

  Problemi  qe kemi eshte dramatik.Jemi  perballe nje shteti  i cili  funksionon teresisht mbi  parimet  e MAFIES."Qeverrisemi" prej nje grupi  "Te familjes" i cili ka gllaberuar  te gjithe pronen publike.Tashme  eshte shenjteruar kusaria qe mbrohet prej krimit  shtetror.Jemi para faktit te pamohushem ku padrejtesia  shkaktohet prej shtetit.Jemi tek ky rast ndaj dhe askush  si individ apo dhe  grup shoqeror  nuk mund te  ndeshkohet bazuar ne ligje.Por  edhe  sikur dikush te mund te ndeshkohet kjo kurrsesi nuk mune te zevendesoje vuajtjen e miliona njerezve te ketij vendi ne vuajtje, per shkak te kesaj qeverrisjeje mafioze.

  Kete  gje kaqe te thjeshte,  te cilen arriti ta kuptonte edhe  Luigji i  XVIII, ben sikur nuk e ka kuptuar Fatosi i  sotem, qe lodhet  te na degdise shikimin "per fajtorin", tek nje grup i cili kurrsesi nuk mund te jete "i akuzuari", per shkakun e qeverrisjes mafioze.Kur ligjevenesi vihet  prej opinionit ne pozitat e te pandehurit, si rasti yne sot, presupozon qe  shteti eshte krejt i huaj per te qeveerrisurit.Dhe nuk ka kurrfare vendi  per opinione e opinioniste   "asnjanes".Ca me shume kur na perhedh te  kerkojme fajtore e faj te grupe qofshin ato edhe te opozites.Pse valle keshtu?

   Sepse bejme fjale per shtetitn, funksionimin e tij. Shteti kur bejme fjale per padrejtesi, per shkelje te ligjeve, te normave, te pervehtesimeve  dhe tjetersimeve te prones publike, nuk mundet kurrsesit  te marri rolin e te akuzuarit (more as nuk mund te presupozohet se mund te ishte pale ne nje konflikt te tille)Ne  se behet  fjale per  shtet.Mirepo kur keto jane  prezente ne cilendo qelize te  jetes, qetregojne se eshte vete  shteti, shtetaret e tij ata  qe abuzojne,qe kane rrenjosur mentalitetin e qeverrisjes per te  vjedhur, ku krimi  eshte ligji funksionues. E si mundet te guxohet per ta perhedhur  vemendjen tek grupe apo dhe tek e gjithe opozita, per ta kryqezuar  ate ne rolin e "te pandehurit" vetem e vetem se ajo paska ca njerez te  saj bisnesmene apo qeverrisesa lokale? Qenkane ligjet  per  zbatim ose jo,  deshire e disa qeverrisesave lokale apo edhe nje apo dy depudeteve  opozitare, qe kane firma ne pronesi....!Ketu eshte shkelur me te dyja kembet, dhunuar  parimi themelor i  konstitucionalizmit.

Shtet i  tille, mafioz koke e kembe  nuk mund te filloje asnje  çeshtje per  gjykim kunder  vehtes se vet, per shkak se ka dhunuar te drejtat e qytetareve, ligjet ne fuqi.Dhe  per kete i vine atij "ne ndihme"  opinionet  me kritika per fajtoret  e gjetur, jashte  qeverrisjes.... te  romantikeve restauracioniste  si  Lubonja.

  Une kam bindjen se kete gjendjen tone nuk e rregullon dot me as kjo opozite  e tredhur, as keta  perfaqesues te nderkombetarve dallkauke te korruptuar,  te pjerdhur  fare, por nje kryengritje masive, nje revolucion popullore,  te cilit po i kalon vakti....

Ajo dite do  te  jete vuajtja e fundit e jona. 

aha, PS nuk duhet quajtur opozite, thote ky. mire...

" .... Së dyti, mos ndoshta për ta ruajtur e fuqizuar demokracinë, opozita e vërtetë duhet kërkuar/ndërtuar si përfaqësuese bash e atyre që po dhunohen e grabiten përditë nga partitë “firma” dhe shteti i tyre? E nëse PS nuk e bën dot këtë ngase është e dënuar të mbesë nën hyqmin e sistemit mu pse i ka ngritur vetë më së pari shtyllat e instrumentet e tij (kujtoj në këtë rast në mënyrë të veçantë mediat e firmave), e vazhdon të jetojë e punojë për të atje ku ka pushtet, a mos duhet kërkuar kjo opozitë e re, më me ngulm se kurrë, diku gjetkë?..." 

 

Ate qe thosh Ligori para disa vitesh, qe u perpoq ta bente por qe nuk e realizoi dot. 

Grava

Kur ne ta kuptojm qe skllaveria kushton me shtrenjte se revolucioni athere mbase do jemi gati per te.Ka çëmim te shtrenjte liria... Tha ai boti pertej oqeanit

Altin,kthehu ne vendin tend e ec ca dite si vrojtues neper zyra te shtetit,sajo nje hall te rendomte ,duke kerkuar zgjidhjen e tij.Ec dhe ku shitet e...dhe blihet.Pastaj flasim per vleresimin e situates.Ne se eshte apo jo vertete dramatike.Dhe per kaqe pake...

grava

une vij regullishte,sidomos ne sr,e  di situaten ndoshta po aq mir sa ti,ja te deftej nje dnodhî,ne 2010 ne lagjen tone ne sr vjen "dikush" dhe germon sheshin qe mezi e kishim ruajtir si lulishte dhe hapsir per femijet e lagjes ,mezi organizova ca djem dhe gra qe  te ndalonim punimet(e dija qe ishte pa leje)ky  "dikushi" lajmeroj policine, un besoja se policia do  na ndihmonte ne,perkundrazi ditene 1 kapi ca djem e gra ne fugon e ne rajon per 'sqarime',diten tjeter ne prap i penguam,policia  prape erdhi qe radha ime,pasi u thash qe dhe policia eshte ne sherbim te qytetarit jo te na beni raprezalje, shefi i rendit roland b me thot teksualisht "un jam shefi i rendit e di ça te bej?" perfundova dhe un ca ore ne rajon (ça birrucash mos o zot) per verefikime,morpo kur me xnorren u kerkova proçes verbal per arresitmin,policat athere e vun re qe isha qytetar belg (ketu i mban te dyja nacionalitete),pasi dola nga rajoni si i revoltuar ,drejt e ne prokurori gjate rruges tel nje shok klase shef krimesh aktualisht ne tr"po ne i mbajm nga dy dit ti per dy ore u merzite "me thot ai,duke bera kallzim ne prourori rolandi ksih gjet nr tim (imagjino ça spiunash ka verdalla) dhe bashk me dhendrrin tim(shok ) me priste per kafe,nejse punimet jane akoma pezull, merit kjo e ishkryebashkiakut pd-ist,e sa e sa ndodhi te tjera kam pare me syte e mi,,,,,varja

si tha ai boti liria ka çemim te shtrenjet ,,,por ne shqipot sjemi gati ta paguajm ate çemimin,preferojm skllaverimin

Altino, e Cma kujtove Saranden a derbardhi ti! Plage e kam ne shpirt si na e kane katandisur ate perle te natyres.
Pa sa per ato te komisariateve ka cudira e permbi cudira.Ka qe kane mbajtur nje vit plot ne burg te birin e botes kot se koti...!
Peter, nuk duhet te arrijme gjer ku thote ky sa te mbetemi ne nje mnedje se nuk e meritokemi futjen ne Evrope.Mire e thoni! ur eshte futur greku...!Lumi e maete!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).