"Agustini", është një video dokumentar i Eriona Çamit që sjell tek ne problematikën e mungesës së infrastrukturës për qytetarët me aftësi të kufizuara. Mungesën e "rampeve" e vuan shumë Agustini, një djalosh i prekur nga poliomeliti, por një luftëtar i vërtetë gjithësesi.

40 Komente

Shume bukur. Dokumentari me i arrire dhe profesional qe kam pare deri tani nga dokumentaret. Pergezime.

Te njejtin mendim me ty kam dhe une. Me pelqeu  jashte mase, ka brenda dramen por dhe shpresen. Thjeshtesi dhe  elemente te harmonizuar nga fillimi ne fund. 

muzika në fund t'a shpif! duke u munduar që gjatë videos të krijohej njëfarë atmosfere prekëse kjo "atmosfera" triunfale në fund  e 10-të fare punën e bërë gjatë vedeos.

ka nja ca pjesë ku "sentimentalizmat" ja bëjnë mu! personalisht nuk prekem ! mund edhe t'a kishin ndërtuar të tërë videon mbi të tilla sentimentalizma, mirë do bënin, por ato nuk do t'a përmirësonin jetën e përditshme djalit apo gjithë invalidëve të tjerë.

duhej të ishin përqëndruar më shumë tek argumentet! 

ah, ajo fjala "rampe", të çmend! mund të kishin përdorur "plan të pjerrët"!

 

dokumentar i mire kamera po ashtu.

I bukur. Pergezime.

hunter,

behet fjale per nje femije te pafat e hall per gjithe jeten. Mund te kishe zgjedhur fjale te tjera se sa: "I bukur. Pergezime" - e di se e ke me dokun por doku behet per permbatjen dhe jo per autoren. Nuk e besoj se autorja ka vajtur te ai qyqari per ta shfrytezuar per punen e vet. Po te ishte keshtu i bie qe me qyqarin eshte tallur....nuk e besoj. Konsideraten per autoren mund ta kishe shprehur ndryshe dhe ndaras, pas dy fjaleve per ngjarjen. Konsideroj se autorja NUK ka pas ndermend te mallengjeje ty per artistllekun por te ndez tek ty dhemshurine.

Si thua, me "pergezimet" "i bukur" paska kap spektatorin e gabuar apo te bie ne qaf kot?

kev

 

idiot

njesoj si i djeshmi, nuk ka shume ndryshim. 

 Prek nje teme sociale mjaft te ndjeshme per nje kategori njerzish. Shume gjera mund vetem te pershfaqeshin, jo te fliteshin. Ne nje invalid eshte i rendesishem,  qendrimi i njerzve qe e rrethojne. 

Gjithnje nese video ka pretendime artistike, se per emisionin e pasdites ne top channel me rregull eshte.

dhe ti njesoj smerr vesh si shume te tjere,mjafton mendimi i bukur ose jo dmth me pelqen, sme pelqen kush po te pyet ty se a ben per pasdite te topi apo te klani hehehehe cnjerez jeni more

po ca te them mer tunxh, ate qe te pelqen te degjosh ti.

Faktikisht nuk me la ndonje  mbrese te vecante, te pakten jo me shume sesa ndonje kronike e rendomte televizioni, ndaj e bona dhe krahasimin.

Mos i merr gjerat personale, se ketu asnje nuk njeh njeri dhe nuk po perpiqemi te ulim askend (askush nuk e ka bere) por te shkembejme ndonje mendim dhe tu japim pershtypjet tona videotekarve te ardhshem.

Dokumentari nga realizimi etj that bullshit me duket po aq i dobet me te tjeret.

 

smiley per djalin dhe kurajon,tema me e mire e trajtuar deri tani,ato te tjerat ishin komplet kot duke marrur parasysh qe kishin kaaaaaaaaaaaq shume per ca te flisnin.

Di gje njeri, si vjen kjo semundje dhe a ka shprese per sherim. 

dimë o Pjer dimë, po nuk është peshku vendi për të diskutuar për këto gjëra.

edhe në vikipedia mund të gjesh diçka vet, di që ka studentë të mirë që kontribuojnë për të, të paktën në faqet që kanë të bëjnë me shëndetin e njeriut. ka referenca!
http://en.wikipedia.org/wiki/Poliomyelitis

kriskulli, flm per sajtin, por ne ç'dreq gjuhe eshte, se nuk mu duk shqip. A ke ndonje sajt/faqe ne shqip per shendetin, a te keqen, mos na lodh me gjuhe barbaresh. 

Shume prekese, por shyqyr qe djali ishte i mire, dhe pozitiv! 

Bravo per dokumentarin, dhe rrofsh Peshko qe na e ke sjell kete seri!

 

ca dmth dysh

qe katra eshte note kaluese smiley

je pak  koprrac o Stalker .. sois plus généreux  smiley 

me mire koprrac ne skene sesa ne jete smiley

te kam  vleresuar tek te gjitha videot paraardhese me kritikat konstruktive qe ke sjelle , tek kjo ketu mu duke i influencuar nga reagimi i futjakotit .. te pakten ne nje mase te mire. 

Stalker, a eshte hollivudjan fjale e keqe ne france?

normale qe ne france hollivudi eshte mut,ashtu sikurse eshte koka kola pije kot per francezet,problemi stalker eshte qe iken ato cka kane qene regjisore te mire franceze keto kohe aty ku jeton ti dalin me filma te mire se ne qe ndjekim adresa cdo dite spo na kap syri ndonje film

@PF : ke te drejte, zakonisht, kur them hollywoodjan, e vë ne italike. Kesaj rradhe me shpetoi pa e vene. Pra ka hollywoodjan e hollywodjan.

Ne nje kontekst si ky yni (ku flasim per kinematografi), po, edhe fjale e keqe eshte, varet se cili medium e perdor dhe ne ç'kontekst perdoret. Dhe nga kush. Franca eshte e madhe, 60 miljon banore smiley

Mua s'm'u duk voyeuristik per arsyen se subjekti ne qender (djali i vogel*) nuk merr pozen as te vuajtjes as te gjymtimit. Veshtrimi eshte i ceket, jam dakort, por personazhi dhe problemi qe ka jane reale, sidoqe barrierat arkitektonike edhe ketej i kthejne shume vende ne sfida per njerezit me probleme te levizjes.

 

*Djali dukej qe ishte i rrethuar me dashuri dhe ishte aktiv.

p.s. Probleme te qendrimit ndaj subjektit kishte ai filmimi per femijet "e mbetur" pas. I mungonte "qendrimi moral", do thoshte ai miku yt smiley.

Sigurisht qe djali nuk merr poza, por poza amà merr regjizorja (permbytje në muzike ilustrative lumë, plane filmike "kush-ben-plane-me-te-bukura", etj etj). Sigurisht qe  personazhi dhe problemi eshte real, por a thame qe problemi i nje filmi nuk eshte vete problemi ose personazhi (tematika, subjekti, fabula) por menyra se si i shkohet drej tij ? (pra mizaskena, forma, pikeshikimi, trajtimi).

p.s. ate po mendoja pasi pashe kete te melartmin : i vetmi film i mire deri tani, pra te vetmit qe nuk i mungon "qendrimi moral", mbetet ai per femijet "e mbetur". E di pse ? Per nje arsye fare te thjeshte : sepse dy motrat regjizore, kane patur idene gjeniale që, me perjashtim te dy-tre tabelave fillestare infromuese (kam frike se nuk i ke pare!), nuk japin asnje 'gjykim' permes kameres se tyre. E vendosin ate ne distancen e duhur me femijet dhe ofrojne portrete te vertete. Pyetjet jane ca budallaqe ? Po ate e thame qe nuk jane fort te mençura, por dhe pyetjet e mençura, hem..., aty i kane te tyret po hë

 

 

p.s. S'eshte problemi qe pyetjet s'jane te mencura, problemi eshte qe impostohet gabim pikeveshtrimi. Per pak sa s'u habit njeriu aty qe ata edhe ushqeheshin. Siiii?! Ushqeheni ju?! Po ku keni mesuar kaq larg nga qyteti sa jeni?!!!! Uaaaaa! Skenaristi a gazetari e kishin paravendosur me te tyren qe me computer eshte me mire sesa pa computer, qe ne qytet eshte me mire se ne fshat, qe eshte mire te mos deshirosh te jesh polic... Sa gjynaf ata femijet me nje llaf! Po, ti ke te drejte, qendrimin e kishin mbajtur, por s'ishte nga ana e barrikades sime. Keshtu qe... ncuq! smiley 

Gazetaret, po ti benin pyetjet ne sensin e anasjellte (pra : me computer nuk eshte me mire se pa computer,  ne qytet nuk eshte me mire se ne fshat etj etj), me te drejte une do thoja : gazetari po ben paraprakisht lojen e te intervistuarve. Pa filluar mire loja.
Perkundrazi, duke mos bere lojen e femijeve, gazetari nuk bie as ne compiacimento.

Kinematografia duhet te provokoje. Gjithe filmi eshte se si me provoku ! (per shembull : ne te gjithe dokumentaret e tij, Herzog provokon. Gjithe gjenialiteti i tij eshte menyra se si.)

E lexon ate qe e sjell si lidhje ketu, apo futja t'ia fusim?

Patjeter qe e lexoj.
Per shembull : The term comes from the French voyeur, "one who looks".
Ose : Voyeurism is not a new phenomenon, and, according to one study, instances of it can be found in the Bible.[2]

Oh sa qenka rritur Agustini. Kam besim se Zoti ka filluar me kohe qe t'ja ktheje mungesen e tij fizike ne force. Agustini qe tani percon kaq drite.

Dokumentar i mrekullueshem. Subjekti dhe fotografia vecanerisht.

Shoqeria jone do te beje nje hap te madh perpara kur te filloje te perkujdeset me shume per individet e saj me ne nevoje. Heqja e barrierave arkitektonike per njerezit me aftesi te kufizuara do te ishte nje fillim i mbare.

Sikur vetem per nje moment te vinim veten tone ne vendin e tjetrit....

Varja Zotit, ne robt ku mund t'cojme noi lek me nihmu fatkeqt? 

"Shoqate e vogel ma dha karrocen" thote florini i vogel, po ku mund t'nimoje hallku pershemull?

Mroklla, nqs je me te vertete i interesuar qe te japesh nje kontribut per Agustinin, une mund te te ndihmoj per kete.

Augustin te pergezoj per pozitivitetin qe transmeton, dhe te uroj shume suksese dhe pse rruga do jete e veshtire, por nga sa shoh, nuk te mungon kurajoja dhe forca per ta perballuar kete veshtiresi qe jeta ta ka "dhuruar".

Agustini e ban t'tane shoqnine shqiptare t'ule kryet kah toka per me i lshue nji t'pamun kambvet t'ona t'turpit -- kambevet 'marres 'zeze; e at'here nji t'pamun t'fundit duervet, e pamun plot perçmim qi mund t'i lshohet vetem atij qi ban blasfemi ndaj jetes.

Dokumentari me i mire deri tani. Pergezime edhe per Augustinin. Dinte te shprehej shume mire, dhe dukej qe kishte karakter qe ne ate moshe.

Tematika e trajtuar jep shume mundesi per te punuar me kameren por ne dokumentar dominon rrefimi protagonistit.Edhe kjo eshte gjetje e mire nga nje pikpamje, pra bota me barrierra e pare me syte e femijes me veshtiresi ne levizje.Mund te kishte nje raport me te mire ndermjet fjales dhe imazheve.Me shume mund te fliste kamera: femija ne karroce para shkalleve te pallatit, te shkolles,te kendit te lojrave,te  autobuzit urban. Por keto mund t'ja kerkosh me shume nje kineasti te ri kurse nje pjese nga autoret jane gazetare dhe te rinj te pasionuar thuhet. Per ta rendesi ka percjellja e problemit social dhe futja e kameres ne mjedise, probleme dhe personazhe qe mbeten te padukshem ne ekranet shkelqimtare.

Barrierat arkitekturore jane te dukshme per njerzit ne karroca por per kategorite e tjera te personave me aftesi te kuizuara jane edhe pengesat ne informacion, transport, sinjalistike.Eshte per te ardhur keq qe edhe pse ka nje legjislacion te miratuar dhe ndertuesit kane detyrimin te zbatojne standartet e kerkuara, pothuaj nuk behet asgje ne realitet.Nje shoqeri pa pengesa eshte me e mire jo vetem per njerzit me karroca por edhe per te moshuarit, femijet, grate shtatzana.Po kush ka veshe te degjoje per ke bie kambana.

Ana pozitive e filmit.

Agustini nje djal qe jeton ne kushte jo si gjithe te tjere ne as[ektin fizik por qe nuk ka ndonje ndryshim per nga menyra e zgjuarsise dhe zellit per te mesuar si te tjeret, e do jeten, dhe ndjehet shume mire me shoket ne shkolle. Ka deshira dhe endra te bukura  te argetohet te punoje por shikon shume pengesa per ti arritur. Nuk ka mundesi qe me mjetin qe ka siguruar te ngjis shkallet ne spital, ne shkolle, ne Teater ne Biblotek etj..mungojne Rampe, infrastrikture e vecante per mjetet qe perdorin keta njerez  per  levizjeje dhe qendrim.

Ana negative

Shqiperia me Agustinin duket plotesisht e paafte, neglizhenete. Pikerisht ne disa momente, veshtirsia  e kalimit te Agustinit  ne shkolla, ne Rruge, Autobuza, Spitale, Teater Kinema, etj. 

 

Gjithnje nese video ka pretendime artistike, se per emisionin e pasdites ne top channel me rregull eshte.

...dhe sidomos kur  eshte bere dhe me paret e Soros-it.Si nuk bene nje dokumentar per hallet dhe vuajtjet e  te persekutuarve keta te Sorosit  mor burre por mbeten vetem duke  shpenzuar pare kot per disa sharlatan ishbrigadiera(Xheku) dhe dobica rrugesh.Turp per zotin.

Dokumentar i mire per nje student. 

A eshte bere me pagese postimi I temave te reja?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).