Deputeti socialist Ilir Gjoni, nënkryetar i Komisionit Parlamentar të Sigurisë tha se moslejimi kontrollit në Ministrinë e Mbrojtjes është një skandal kushtetues.

Zoti Gjoni i ka drejtuar një pyetje publike që pret përgjigje nga ministri Imami në lidhje me partnerin serb në kompaninë e tregëtisë së armëve ku si bashkëpronare figuron bashkëshortja e drejtorit të dorëhequr të SHIU-t Ylli Zyla.

"Ministri Imami para se të dalë me deklarata publike bën mirë të pyesë ish-drejtuesin e SHIU-t apo bashkëshorten e tij, se kush është partneri serb në një prej kompanive, ku ajo zotëron aksione që tregton municione e armatime shqiptare. Ministria e Mbrojtjes nuk është pronë as e Saliut e as e Arbenit. Ajo i përket gjithë shqiptarëve, është simbol i unitetit tonë", tha Gjoni. 

Ilir Gjoni në deklaratën për median ka shpjeguar arsyet, sipas tij, përse Ministria e Mbrojtjes nuk lejon mbikqyrjen parlamentare të veprimtarisë së saj.

"Indiciet e qarta, të dhëna nga disa burime siç janë media vetë, punonjësit e institucioneve të sigurisë, deklaratat e herëpashershme të zyrtarëve të lartë siç ishte rasti i Berishës me 21 janar, kur deklaroi se i vetmi burim i informacionit kishte qenë SHIU dhe vetë fakti që Ministria pengon mbikqyrjen e parlamentit, na forcojnë bindjen se elementë të caktuar të kësaj ministrie kanë dalë jashtë kornizave ligjore e kushtetuese, duke u përfshirë në tregti korruptive armësh e municionesh, madje ndoshta deri në përdorimin e strukturave të specializuara të kësaj Ministrie, për kryerjen e aktiviteteve të rënda antikushtetuesve, siç mund të jenë dhe përgjimet e paautorizuara", tha Gjoni.

Situatën e krijuar Ilir Gjoni e ka komentuar si një dëmtim të rëndë jo vetëm për imazhin Forcave tona të Armatosura, por dhe vetë NATO-n si të tërë.

15 Komente

Ca e ka Xhelil Gjonin ky Iliri.

Babe. Cuditem qe ti si i afert me Naltmadhnine s'i dike keto gjera smiley

Ouuu? Dhe dashka me hy per kontroll ne Ministrine e Mbrojtjes ? Dhe thone qe mungon Demokracia ne Shqiperi.

Eshte deputet, ja jep ligji ate te drejte. Fajin s'e ka ai, e kane ata qe e kane zgjedhur.

Dhe pastaj qe eshte deputet ? Se vret ndergjegja kete qe e ka pasur te Atin Bllokmen ?

smiley  

Po fjala ndergjegje ka qene thelbi i diskutimit ke kjo konferenca mbarekombetare e drejteshkrimit me akademiket. Kot i rane ne qafe asaj shkronjes se patheksuar. Halli kryesor ishte kjo fjale qe nuk duhet te ishte ne fjalor fare.

E di ti qe Greket nuk kane fjale fare per "egon: sepse "Ego" eshte per "Une". Ja qe shkurt e kane zgjidh para shume kohesh.

kq plqs hajdutlleku sheshit

Pse bo vaki te ndodhe ndonje pisllik i modh tek Ministria mrojtjes? 

Asihere! Kurre nuk ka pas korrupsion dhe pislliqe ne ate ministri. Pastaj, tashme ajo drejtohet nga nje "gjeneral me tank" ne menyre artistike. Po ti mos i jep shume gojes se te bo t'fala Kosta ose te qit fis me nai bllokmen Bradi.

O Brado kot me te pyte o burre, a e ke pyte naihere Berishen a i vje turp per ato 22 vjet qe ka qene kamunist. Po nga ata te keqite ama. Se dakort jom une qe mund te mos kete qene ne nivelin e Xhelil Gjonit, po ke pa ti qe as ai niveli i tij nuk me duket i pranushem mu.

Une per vete propozoj qe ju ta boni kete luften mrena llojit (kamunistave pra mo) si sherr midis tifozave te Ajax dhe Feynoord qe lejne takim e zihen ne fushe asnjanese. Jo per gjo po sikur t'i hajshit kokat njoni-tjetrit, do na pastronit disi "shpine".

ketu je gabim. Xhelil Gjoni ka qene i nje 'lloji' tjeter (eshte ca e ngaterruar po nejse, per ti rene shkurt, i bihet shkurt kur thuhet se ka qene i linjes se ashper).

Sala ?? Yyy, Sala ka qene sekretar partie baze, dilte priste me gershere pantallonat kauboj te studenteve !
serizisht kete.

E kom pyet,Po me tha se ato 22 vjet e ka luftuar Komunizmin nga brenda duke ju dhene Ilace te skaduara ose tjeter pertjeter.

Pd: E nigjove intervisten e Bomit tek Babaromo ti mo,kur e pyeti se me ke ngjyre je afer,me rozen apo Blune,mua me pelqen ngjyra e Detit tha Bomi,Lisander mos shit mend kot me nje Parti qe po e formojme me duart tona.

Brado,ti ngele t'u dhan llogari per partine.Si tha ai te ai filmi ?

une nuka kam qene ne dijeni dhe i denoj veprimet e timeti smiley

gjenerali i ''asfalies'' qenka shnderruar ne çetnik!?

Qe SHIU pergjon robt si jon' kundra qeverise k'te e di gjith' Tirona!

Jo, sot, po kahone! smiley

Hajt, dom nuk bojne!

Punen bojne, hajne i' cape buke! Jon' cuna t'mire, t'vujt! 

Nqs opozita e Ed Palles e paska msu ket' muhabet vetem tashi, k'ta qekan mo cope-cope se c'kujtojsha una!!

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).