Nisur si një reportazh, përfunduar si refleksion mbi arkeologjinë ...

 

Në një ditë vere ku dielli shkëlqen dhe toka avullon nga i nxehti, si çdo i ri i rrekem një ditë në internet për të kërkuar diçka mbi qytetin tim, Durrësin. I pasionuar pas historisë dhe arkeologjisë, e sidomos në këtë 100 vjetor të shtetit shqiptar ky zell më është epuar maksimalisht, kërkova në YouTube dhe gjeta një material fantastik ku në emisioni Pasdite në Top Channel para më pak se dy vitesh ishte publikuar një reportazh i quajtur “Udhëtim në Durrës”  edhe vet web faqja e Top-it ku pasqyrohej një gjetje e rrallë arkeologjike.

Përshkrimi

Ish lulishtja “1 Maj” në qytetin e Durrësit ishte shkatërruar për tu ndërtuar një seri pallatesh. Ajo pak hapësirë e gjelbër  u sakrifikua për këtë kube betoni që dita ditës po na marrin frymën. Gjatë gërmimeve u zbulua një “lagje” e tërë antike, e paprekur dhe e ruajtur në gjendje shumë të mirë. Që sipas specialistit në reportazh datonte që nga kohët arkaike dhe kishin një larmi ndërtimtarie që përfshinte tre periudha antike. Një larmi banesash të përdorur nga etërit tanë të cilit ishin të pajisur me rrugë, puse dhe kanale uji, të cilët i shërbenin paraardhësve tanë. Kjo mrekulli në mesë të Durrësit, si një mirazh i një kohe të shkuar kishte dalë në dritë. Një ngjarje kjo e jashtëzakonshme, por jo vetëm për arkeologjinë shqiptare, por edhe për atë Evropiane.  Një Butrint, Pompei i ri ishte zbuluar në qendër të Durrësit.

Zbulimi

Foto të qytezë arkeologjike marrë nga reportazhi i sipërpërmendur dhe nga raporti i Agjencisë së Shërbimit Arkeologjik të viti 2010.

Fill pas “zbulimit” si tip kureshtar që jam nisem me aparatin fotografik tërë ëndje për të kapluar disa çaste bashkë me Pompein e Durrësit, siç unë e mbiquajta aureolën antike që kisha parë në internet. Terreni ish lulishtes ishte akoma i rrethuar rënd, që nga koha kur është filluar së ndërtuari ky kompleks pallatesh, që asnjë shikues të mos ta shihte, i rashë tej e për tej rrethimit dhe në të vërtet u çudita pasi për herë të parë shihja që respektoheshin në mënyrë kaq rigoroze rrethimit dhe siguria teknike në ndërtim, gjë kjo jo e zakontë për vendin tonë!

Sot

Endem si pelegrin dhe befas gjeta një hapësirë pas së cilës do të vrojtoja “Pompein e qytetit tim”. Në fillim besova se gjithçka që shishja përreth të ishte thjesht një iluzion që dielli kryelartë ma provokonte.  Mendova se më kishe kapluar sëmundja e çuditshme e Mërsoit të Kamy. Mendova që sytë e mi i kishte goditur miopia, por jo ajo që shihja ishte ajo që kurrë nuk e prisja. Lagja arkeologjike befas  ishte zhdukur plotësisht.  Gjithë terreni ishte gatitur mirë që edhe në atë zonë pallatet kryelarta të ndërtoheshin. Edhe ato dy gurë të lënë në qendër ishin puthitur e betonuar mirë për të treguar që aty nuk ka pasur asgjë, thjeshtë dy mure. Një lagje e tërë me banesa të përdorura nga etërit tanë ishte zhdukur.

Quo vadis?

Ku është Pompei im i bukur? Lind natyrshëm pyetja, e cila nuk duhet të mbetet retorike. Pushtetmbajtësit janë ata të cilët kanë përgjegjësi të përgjigjen dhe duhet të përgjigjen pasi ata janë shërbëtorët tanë, paguhen me taksat tona dhe fundja kjo është detyra e tyre. Asgjë nuk ndodh në Durrës e kudo, ne shqiptarët me një epsh të paparë që na ka mbërthyer për tu pasuruar e për të përvetësuar i jemi turrur pa mëshirë gjithçkaje që na ka dalë përpara detit, fushave, maleve, pemëve dhe monumente, të cilat janë përdhunuar thjeshtë edhe vetëm për të kënaqur lakminë tonë. Jemi bërë të gjithë si Xha Gorioi i Balzakut. Gllabërojmë ku të mundim pasuri të luajtshme e të paluajtshme duke mos menduar që jeta kaq e shkurtër po na ikën, kështu pa kuptuar, duke përvetësuar dhe jo duke shijuar atë.     

Fajtorë! Të gjithë jemi nga pak, që shohim çdo ditë se ç’bëhet dhe nuk reagojmë. Në Durrës, por jo vetëm aty, është shkelur çdo cak ndaj pasurisë së papërsëritshme kombëtare. Ku pushteti vrastar i qeverisë qendrore e vendore i PD-së dhe PS-së  kinse të ndarë në retorikën e përditshme të kafeneve të Tiranës zyrtare bashkohet për të shkatërruar e për të grabitur. Pse jo? Fajtorët e vërtetë të kësaj katrahure kanë edhe emër dhe doemos duhen përmendur. Kryetari i Bashkisë së Durrësit dhe drejtori i Drejtorisë së Monumenteve të Kulturës të Durrësit janë ata fajtorët kryesor që një ansambël i tërë arkeologjik është zhdukur. Janë ata me firmat e tyre, të cilët kanë lejuar këtë terror ndaj historisë tonë kombëtare, pikërisht në këtë 100 vjetor. E si të tillë duhet që me një përbuzje të shkarkohen e të dënohen.

Ç’bëhet me monumente? Askush nuk e di. Kjo të lenë të mendosh se hidhen a groposen diku larg. Pse jo edhe mund të shiten diku a ku ta di?  

Një rast tjetër flagrant është ai betonimit të murit antik.

Po gjitonët tanë?

Italianët e kanë të ardhurën kryesore të prodhimit kombëtar bruto turizmin kulturor nga ata që shpesh ne i quam gurë.

Grekët po ashtu dhe i ruajnë si sytë e ballit monumentet e tyre. Mjafton të shikosh muzeun e ri në Athinë, pranë akropolit dhe të bindesh për këtë.

Serbët kaherë i mbrojnë kishat e monumentet e tyre dhe që shpesh gjatë historisë me anë të tyre të përligjin masakrat dhe gjenocidet që kanë bërë. Jo vetëm të tyret, por mundohen të përvetësojnë edhe figurat tona historike si perandori romak me origjinë ilire, Kostandini i Madh, për të cilin do të bëjnë edhe një film në Hollywood.

Sllavët e Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë po e shpikin  historinë e tyre. Një histori e paqenë që me projektin Shkupi 2014 po mundohen ta gënjejnë botën mbarë se kinse janë pasardhësit e Lekës së Madh.

Turizëm, por me çfarë do ta bëjnë këtë turizëm? Turisti nuk niset për të parë betonet apo shkatërrimin e degradimin e një ambientit ku plehrat hidhen kuturu e të monumenteve që mallkojnë ditën kur ato u zbuluan. Nuk niset turisti për të parë se monumente në mos të prishur a të piksur për tu prishur lihen në mëshirë të fatit e se si ne shqiptarët vet shkatërrojmë historinë tonë. E flasim nga mëngjesi në mbrëmje për booom-e turistike! Turistë për qeverinë tonë janë ata njerëz që kthehen nga halli për të parë nënë e babë, ata shqiptarë të Kosovës e IRJM-së për ç’mallosje patriotike, të cilët që të dy janë të përkohshëm.

Patriotizëm! Dëgjohen kudo thirrje patriotike sa herë që ka ndonjë ndeshje a 28 nëntor.  Kujtohemi se jemi shqiptarë e se kinse jem krenarë për këtë e sidomos në 100 vjetor. Për çfarë të jemi krenar? Për grykësinë e babëzinë  tonë, apo se dimë të flemë gjumë si ariu dhe të mos shohim se ç’po i bëjnë vendit. Për monumentet që shkatërrojmë, për pyjet si Lura që presim, për skamjen e mjerimin. Flasim për Shqipëri Etnike! Për çfarë e duam këtë Shqipëri Etnike që ti bëjmë Gumenciës atë që i bëjmë Sarandës, që ti bëjmë Ulqinit atë që bëjmë Shkodrës, ti bëjmë Shën Naumit atë që i bëjmë kishave në Korçë e Berat, ti bëjmë kalasë së Shkupit atë që i bëjmë mureve të kalasë së Durrësit. Kurrë! Unë nuk e dua të këtillë Shqipëri Etnike.

E ç’të thuash për ne, që Krujës, kryeqytetin shpirtëror të shqiptarëve, po i vejmë dinamitin e i po bëjmë atë që Mehmet Fatihu ëndërronte, që Butrintin ja lamë do rumunëve ti ngulnin gozhda e panele, që ikonostasi ynë të degdiset në Greqi e që pikturat e Onufrit e të vëllezërve Zografi të harlisin kishat e grekëve, që gjithçka e bukur që kemi ta shkatërrojmë.

Kush jemi ne? Shqiptarët, trashëgimtarët e pellazgeve, ilirëve dhe arbërve. E ç’ë pastaj! Duke shkatërruar dëshmitë, pra monumente do vij një ditë që as këtë trashëgimi nuk do mundemi ta provojmë. Gjitonët tanë, kaq të dashur me ne sidomos këto 100 vitet e fundit do ti lind ideja që të lipsemi nga ajo Albania në Kaukaz. E mirë do na i bëjnë.

Gjuha vrastare nuk i bën nder një të riu. Po ç’të bëj ka kohë që ulërij dhe askush nuk më dëgjon.  Nuk është liria ajo që më mungon, por dikush që të më dëgjoj. Liri publike, është ajo që na mungon të gjithëve, e krenohemi për një liri personal. Ndonëse për të bërë edhe këto foto, më është dashur jo pak ta kapërcej veten dhe eventualisht frikën që të mbërthen. Frikë nga kush? Ja nga ata që kanë bërë këto masakra, nga ajo klikë mafiozësh, barbarësh e terroristësh që ne çdo katër vite turremi ti japim votën, që kanë mbyllur sytë e veshët e një qyteti, e një kombi të tërë, por jo të miat. E si me dhimbje më vjen ndërmend një nga poezitë e Migjenit që shkruan: "Liri! - Po, liri dhe gaforrja gëzon, por gaforre asht! Liri, ku plagosi ndërgjegje gjallon, jo, lini nuk asht!".

Media ashtu si edhe politikanët, gazetarët janë po aq fajtorë. Ata që merren e llomotisin çdo ditë histori me president, që llogarinë se sa kafe dhe me kë i piu Arvizuja... turp për besë. As në vendet e Afrikë ish koloniale nuk merret kush se me kë piu kafen ambasadori i Francës a i Mbretërisë së Bashkuar. Kjo media që ka degraduar deri në skaj, pak merret me problemet e vërteta. Janë kthyer në një mjet propagande më keq se Joseph Goebbels që mundohen çdo ditë të na indoktrinojnë me përralla politike të ditës dhe i shërbejnë me nder kryetarit të forcës së tyre politike.

Ku janë shoqëria civile, studiuesit, arkeologët e historianët?  Merren e shkruaj libra për këto monumente që po zhduken! As gjysmë fjale nuk është thënë për masakrën e ish lulishtes “1 Maj”. I është mbajtur e fshehtë çdokujt. As Forumi për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës i Artan Lames e as MTKRS. As pozita e as opozita. Për këtë masakër kanë heshtur të gjithë. Heshtje, kur në natën pisë të errët skavatorët vranë historinë tonë.           

Vrasja seriale në Durrës vazhdon dhe nuk fillon e mbaron me barbarinë në ish lulishten “1 Maj”, monumenti antik i cili ndodhej në zonën e hyrjes së Durrësit, në të cilin është rindërtuar hyrje e qytetit është zhdukur. Muzeu arkeologjikë kaherë është i mbyllur për qytetarët me një rikonstruktim që nuk dihet se kur fillon e kur mbaron, muzeu etnografik ose shtëpia Aleksandër Moisiut në degradim total.  Në kalanë e Rodonit që po e përpinë deti dhe e kanë mbuluar mbeturinat që sjell lumi Ishëm. Torra veneciane që është kthyer në kafene. Vila mbretërore, e cila është ndërtuar me një kredi të marr nga shteti shqiptar shtetit italian, andaj prone e shtetit iu është dhënë asaj të ashtuquajtur familje mbretërore. Hamami mesjetar që është mbërthyer nga bari, por më shumë nga harresa. Kisha e Shën Mehillit dhe mozaiku në Arapaj do të duan për ironi një mision tjetër arkeologjikë për t’i ri zbuluar, pasi bari dhe dheu kanë mbuluar muret dhe mozaikun nga më të mëdhenjtë në Ballkan, i cili është mbuluar me plasmanë dhe rërë nga sipër sepse nuk ka asnjeri që kujdeset për to.

Me arkeologjinë kemi bërë barbarizëm, krim dhe kemi heshtur.

Irvi HYKA*

Shpjeguesi: Irvi HYKA i lindur në 1992 në qytetin e Durrësit. Student në vitin e parë në Universiteti “Aleksandër Moisiu” për Financë – Kontabilitet. Në një dilemë nëse duhet të ndjek pasion, të ndryshoj profilin dhe të studioj për menaxhim turizmi arkeologjikë ... për çfarë arkeologjie! Atë të betonit!

57 Komente

smiley masaker...

Eshte per tu pergezuar autori. Nuk e dija qe te rinjte 20 vjecare ne Shqiperi e kishin ndjeshmerine edhe per keto gjera.

Bravo!

Ka plot të rinjë që mendojnë si personi që ka shkruar këto rrjeshta. Unë me shaka i them një të njohuri që si ka mbush akoma 20..Je i sigurtë që ke këtë moshë smiley

Faleminderit për konsideratën rolandb! Unë besoj tek forca rinisë shqiptare. Ka një javë që ky shkrim dergjet në redaksinë e një gazete shqiptare,të cilën për korreksi nuk dua t'ia përmend emrin më kishte dhënë besën se do botohej sot. Besë të cilën nuk e mbajti. Aq kohë sa e gjithë zona ishte shtuar me gurë të bardhë në fillim të korrikut, ndërsa tani është betonizuar. Mendo u prish lulushte 1 Maj për pallatet, u prish siti arkologjik për pallate... Ej po çfarë dreqin janë këto pallate! 

Në këtë rast sheteti ynë nuk mund të thotë nuk e dinim se ja ku e ka raportin e Agjesnisë së Shërbimit Arkologjik (vartësi e MTKRS) e kanë në kopertinë sitin arkologjik të zbuluar [http://www.asha.gov.al/links/Raporti.pdf].

Për mua nuk është mosha ajo që tregon gjithçka. Çdo profesor a akademik me tituj shkecor Profesor, Doktor, PHD në Durrës nuk ka folur për këtë gjë megjithse gjithçka ndodhë në qendër të qyteti. Unë personalisht edhe pse pa ndonjë gradë shkencore, por thjeshtë një student i apasionuar do ta ndjek çështjen edhe më tutje. U interesova për një zyrëtë UNESCO në Tiranë siç e kanë organizatat e tjera të OKB-së (WB, FMI, IMO), por nuk gjeta. Mendoj të kontaktoj me ambasadoren tonë pranë UNESCO znj. Besiana Kadare që të vihem në konakt me UNESCO për këtë çështje. Për mua është njëlloj reagimi që duhet të mbaj UNESCO, ashtu si regoj kur talebaët i vendosën minat një statuje shekullore të Budës në malet e Afganistanit.

.

Ne nuk jemi zhvilluar plotësishtë , na ka ngelur bishti nga mbas.Çfarë masakre.

Kane ardhur BARBARET ne cdo Qelize te shtetit Shqiptar .Cdo element i perfaqesimit te Shqiperise se LASHTE Autoktone e LINDUR ATY nuk ka me Vlere .Vlere ka Ruajtaj e Kulles se Kryeministrise dhe Pasurimi Familjes se Klanit babasqap Berishes . .Sa me shpejt ti largoni aq me shpejt do merrni fryme Lirisht .Nuk ka me vend per ankesa e per artikuj per te shpjeguar se kane Mesyre BARBARET ! Askush nuk preket , askush nuk Reagon , biles nje nga me te sukseseshmit e Durresit TUAJ e kini ne kooperim Politik me Babasqapin per te Integruae Shkypnien or tie "

Ndalojeni me AKSIOn ate Bandit se eshte shkaktari Vetem dhe Mburoja e Krimit ne cdo Qelize te jetes se Shqiptareve.

smiley

Eshte Vangjushi i PS  se Drizo Kryetar Bashkie ne Durres,po nejse ,mire e ke.

po s'kane qyteterim ata mor burre. jane kafshe e shkuar kafshes. me tha nje shofer taksie (ishte nga tunizia vete) - histori kemi te gjithe tha, po keta (anglezet) e kane ruajtur.... 

E mer Brad po nga ty e kemi mesuar qe lexoje te gjithe cka shkru Tjetri ....: ) Ndalojeni me AKSIOn ate Bandit se eshte shkaktari Vetem dhe Mburoja e Krimit ne cdo Qelize te jetes se Shqiptareve. Edhe ate fjalen e Urte qe na i thu shpesh ...Sheh Rushi , Fikun  e piqen dardhat smileyapo e ke tjetersu mbas artikllit !

Faleminderit Irvi edhe pse ajo cfare po na tregon eshte teper e dhimbshme. Te vjen te ikesh me te katra nga ky vend.

Cfare ben Bashkia?
Cfare ben Instituti i Monumenteve?
Cfare ben Qeveria?
Cfare ben Prokuroria?
Cfare bejme te gjithe ne perpara kesaj barbarie?

Rrime dhe shikojme dhe behemi bashkepunetore pasive?!

Ne kete faze te betonimit eshte e kote te diskutohet. E ka mar  ferra Uraten. Pushtetaret jane pergjegjesit kryesor te shkatrimit te ketyre objeketeve. 

 Kush i miraton projektet e  Pallateve?

Ai eshte barbari.

Kush i ka lejuar ndertuesit te ndertojne pallate mbi objeketet arkeologjike?

Ai eshte barbari.  Shume e thjesht per te gjet barbaret! 

Keto ndodhi te bejne te ndihesh tmerresisht keq, por pastaj lexon kapterr idrizin dhe prioritetet invertohen e dhimbja per shkaterrimin e kesaj pasuri kalon ne plan e dyte. 

Te lumte Irvi. Bej c'te mundesh. Edhe nje tulle e shpetuar eshte prape nje tulle e shpetuar. Une jam rrit ne ate qytet dhe e njoh me pellembe ndaj edhe e dua. Po do e kaloje Durresi edhe kete brez barbaresh, ashtu sic ka kaluar edhe te tjere ne keta 2000 vjet.

S'ka shanse ajo qe eshte prish eshte prish nuk behet me, kjo gjenerate barbare i dha dermen e fundit.
E njejta gje do ndodhe pas 2000 vjetve edhe me keto pallate do quhen monumente kulture por qe barbaret e ardhshem po te njejten gje do bejne, njerzimi evulon koha do beje te sajen.
PS: vetem nese del llafi i Rav it ateher bien te gjitha keto c'kemi thene.

Irvi, bravo si per shkrimin, edhe per vullnetin.

Ketu i ke kontaktet e perfaqesise ne Shqiperi. Di qe edhe ne nivel te nje shoqate te shoqerise civile, ke te drejte te besh kerkese ne UNESCO per mbrojtjen e siteve arkeologjike. Sjellin edhe grup pune kur e marrin seriozisht nese behet nje paraqitje dinjitoze e demeve te shkaktuara.

 

Permanent Delegation to UNESCO H. E. Ms Besiana Kadare
Ambassador Extraordinary and Plenipotentiary, Permanent Delegate (14/04/2011)

Curriculum vitae

Contact
Permanent Delegation of Albania to UNESCO
Maison de l'UNESCO
Bureaux S.1.31/S.1.32
1, rue Miollis
75732 PARIS CEDEX 15
Telephone
01.45.68.32.44
01.45.68.32.40
Fax
01.45.68.32.41
E-mail
dl.albanie(a)unesco-delegations.org

 

National Commission for UNESCO Président: Mr Myqerem Tafaj *
Secretary-General: Mrs. Venera Domi

Commission nationale albanaise pour l' UNESCO
Ministère des Affaires étrangères Ministria e Puneve të Jashtme Zyra e UNESCO Bulevard Zhan d'Ark TIRANA Albanie
Telephone
+355 4 23 64 090 ; +355 4 23 64 060 ext. 79 202 (SG)
Fax
+355 4 23 62 084; +355 4 23 62 085
E-mail
venera.domi(a)mfa.gov.al (SG)

Read more National Commission for UNESCO

Mos na fut keto se do na hy ndonje virus e na e bllokoj PC-ne.

Seç e ka nje hije Parisi, vajza.

Kjo e Unescos eshte vajza e Kadarese. Mban pak ere nepotizem, po hajt mo, nuk eshte rast i rralle. Vetem se ne Paris jane bere i cik si shume, atashe kulturor p.sh. kemi ate Ejllin, dhendur i Jozefines... .

 

Tani keta perfaqesuesit qe te dhashe me siper realisht nuk eshte se do te bejne ndonje gje, sepse keta perfaqesojne shtetin, qe presupozohet te jete ne krahun tend me te njejtin shqetesim qe ke ti per babezine. Por perfaqesia ne Shqiperi duhet kontaktuar, qe kur t"i adresohesh direkt komisionit ose zyres perkatese ne UNESCO, te thuhet qe jane vene ne dijeni dhe nuk kane reaguar. Pastaj ajo zyra i merr keta ne pyetje, pra perfaqesuesit e vet dhe te shtetit, se pse ka ndodhur kjo gje.

Faleminderit Gaia!

Po përgatitem të bëj një raport më të detajuar për këtë çështje që në krye të herës do ja dëgoj ambasadores Besiana Kadare (vajza Ismail Kadare) pasi nuk është e mundur të kontaktosh drejtpërdrejtë me komisonin qendror të UNESCO. Pak besim kam që përfaqësuesja e shtetit shqiptar do të më ndihmoj në misionin tim për të shpëtuar atë çfarë mbetet, por gjithçka duhet tentuar. Ansambli arkeologjik i Durrësit (përshrië amfiteteatrin) është kandiatë për në UNESCO si pasuri e njerëzmit (World Heritage Site) dhe UNESCO duhet ta marri serizisht çështjen.

Siç mund të keni parë edhe reportazhin e Top-it bëhet fjalë për një nga zbulimet e shekullit për Shqipërinë dhe Evropën Juglindore (pa modesti). Një ansabël i së shkuarës, arkaik, në të cilën ndërthuren tre periudha nga helenistik tek periudha romake, i paprekur, me ndërtimatri të rregullt urbanistike romake, me në sistem të ujisjellësit për tu admiruar edhe sot, me një sipërfaqe prej 4200 m2 që fatkqësisht tani nuk është më. Shikoni reportazhi dhe do të bindeni për rëndësisnë e këtij siti. 

P.S Ka edhe raste të tjera plotë që do ti përfshij në raport si rasti i betonizmit të murit antik etj.

Pa diskutim qe asaj duhet ti adresohesh. Por duhet pyetur edhe pse qysh nga 1996, Amfiteatri i Durresit eshte akoma ne pritje ne liste per tu shpallur si Pasuri Boterore:

http://whc.unesco.org/en/statesparties/AL/

s'i ve dot emer kesaj

Për të vënë kujen ! Po kush shqetsohet ? Askushi. Papërgjeshmëria e pandëshkueshmëria e hajdutve e kriminilve me pushtet do të vazhdojë deri sa shqiptarve ti vejë thika në kockë.Turp e faqja e zezë ! Një arkeolog e profesor është dhe këshilltar i kryeministrit a cer dreqin është ? çar dreqin është: hajdut e kriminel i pandëshkueshëm.Jo ! barbarët nuk kanë prishur e djegur, janë gënjeshtra ndryshe s'do kishim këtë trashgimi arkeologjike që ka sot në europë. Jo barbarë, por TALIBAN të vjedhjes e shkatrimit.

Të lumtë Irvi ! Po derri do plumb! 

Shume mire Irvin qe e ke sjelle kete teme ketu. Sa per informacion meqe ish shoqeria ime e universitetit punon tani ne ASHA, ky sit, nje lagje e vogel romake, eshte zbuluar nga Gjergj Frasheri (i biri i historianit Kristo Frasheri). Me sa informacion kam une, Gjergji eshte themeluesi i nje berthame private arkeologjike sipas tipit ne te gjitha vendet europiane qe biznese te tilla ofrojne sherbimin e arkeologjise se shpetimit (kontraktohet nga firma e ndertimit dhe brenda nje afati te shkurter germon sitin, e dokumenton dhe ne varesi te rendesise ben ose nje projekt restaurimi dhe konservimi ose pas dokumentimit siti edhe mund te humbase nese ska ndonje vlere te mirefillte). Di qe ne kete rast kompania e pare private arkeologjike (qe eshte nje super nisme qe duhet pershendetur) pasi germoi sitin realizoi dhe nje projekt konservimi unik. Pronari i pallatit ishte dakort qe siti te ruhej ne katin perdhese te pallatit dhe te ishte madje i vizitueshem (nje sy biznesmeni e kupton shume mire qe kjo ia rrit vleren apartamenteve atje). Mirepo di qe ai projekt restaurimi ka shume gjasa te mos jete aprovuar te Keshilli i restaurimeve smiley Pse? Xhelozite e tipit: cne ky Gjergj qe na beka firme private arkeologjike??!!! Dhe per pasoje po ndodh ajo qe shikojme ne foto smiley 

@Klajd ajo që thoni është akoma më tronditse. Pra siti është prishur thjeshtë për xhelozi. Njerëzit që punojn tek ASHA qenkan të çmendur. Si mund të prishësh një sit arkologjik thjeshtë për karshillëk!?

Po them qe ka nje tentative keto tre vitet e fundit per te centralizuar gjithcka qe ne fushen e trashegimise do te thote shkaterrim. Rasti i sitit qe ke sjelle ti tregoi per pak kohe se edhe privatet ne baze te nje ligji te mire mund te bejne gjera te mira kur u jep mundesine, por kur pastaj deshiron qe cdo vendim te miratohet me pare ne Tirane ku jane keta te famshmit, Ceka, Bace etj, gjithcka shkaterrohet. ASHA mund te kete cenet e veta po ska lidhje ajo ne kete rast

Ajo qe nuk kuptojme ketu eshte, se; si bashkia e Durrsit ka dhene leje per ndertim ne zonen arkeollogjike. Nuk ka qeveri, prokurori, ministri, drejtori, shoqeri civile, te hetoje dhe investigoje ne kete drejtim. Mblidhet materiali, dhe nese shihet shkelje ligji, çohet ne gjykate. 

Pa u zgjatur shume me cilesimin e asaj qe ka ndodhur, qe me shume se rast quhet dukuri, do te ishte mire per kedo ketu ne radhe ta pare, qe ndonje jurist i mire te percaktonte tere hallkat, institucionale e ne nivel dokumentacioni, qe perfshihen ne kete proces, duke nisur nga zbulimi e konservimi i siteve arkeologjike, te lejet e ndertimit te pallateve etj etj. Duhet kuptuar, pasa se te leshohen akuza sipas interesit, nese ceshtja mban ere shkelje ligji apo mungese ligji. Nese ka shkelje, ku shkon, ke perfshin dha "sa larg/lart ka vajtur puna". Nese nuk ka ligj apo nuk eshte adapt, cmund te behet qe te pakten te ulen shanset qe ceshtje te tilla te ndodhin perseri. Pa e njohur ne thellesi ceshtjen nga ana juridike, te gjithe mund te flasin sipas emocionit te radhes,(qe eshte mese i thelle), por me arsyetime ne eter.

p.s. Nje informacion mjaft te mire(nese i plote dhe i sakte) ka dhene klajdi me siper

Me duket shume interesante nderthurja e antikes me modernen...nje pallat ne garazhin e te cilit ndodhet nje amfiteater,sheshi i te cilit mund te shfrytezohet naten edhe per vend parkimi..Kala ne brendesi te te cilave mund te kete bare,qebaptore apo motele ne te cilat mund te sherbejne zanatceshat e profesionit horizontal..Rruge antike anes se cilave mund te mbillen bime dekorative aromatike e me veti kuruese..Per tu admiruar vizioni i shtetareve tane lidhur me keto projekte brilante te arkeologjise futuriste...

Gjynah, ne gjithe boten keto rrenoja, aq me teper te ketyre permasave, ruhen si deshmi e trashegimise historike.

Cudi, qe Artan Lame apo Artan Shkreli, nuk kane denoncuar plot dhimbje me ah e uh? Apo ndoshta, sepse Vangjushi eshte e "Vetmja Rruge" ?

Irvi , befsh hair!Je ne rrugen e nje  te riu qe e don vendin e vet, por... dhe qe  nuk mjaftohet  vetem me aqe.Po  lufton me "armen" qe ka ne dore.Besimin se ky vend edhe pse na e kane shemtuar  se tepermi,  mund dhe do te behet..Ben me shume se sa mundesh....Se je djale i mençur.

   Une besoj tek rinia jone, qe nje dite do ta flaki heshtjen, servilizmin, mercenarizmin dhe ....zgerdhirrjen, neneshtruar kesaj klase kusaresh e kriminelesh.

Te pergezoj!

mund t'i drejtohesh ministrise se kultures, kryeministrit dhe kryetares se parlamenti per shqetesimin tend. Kurseje Xha Goroin apo Kamy-n dhe shkruaj sa me esell dhe thate. 

Lenda: Mbi sitin arkelogjik ... 

Drejtuar: z. Minister, Aldo Bumci

Per dijeni: Kryeministrit Z. Sali Berisha, Tirane

               Kryetares se Kuvendit znj. Jozefina Topalli, Tirane

               Ambasadorit te Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Tirane

               UNESCO, OSBE, Keshillit te Europes (Komisionit te Kultures dhe Arsimit)

               Kryetarit te Partise Socialiste dhe Avokatit te Popullit

 

 

I nderuar X, Y, C, renditi te gjithe

1. Shpreh konsideratat personale per punen e mire te instancave qeveritare (jo qendrimin tend politik apo opozitar). Prezanto shkurtimisht veten dhe shqetesimin tend. (nje paragraf 3-4 fjali)

2. Prezanto problemin. (nje paragraf, 4-5 fjali). 

3. Referoju kuadrit ligjor mbi sitet arkelogjike (ligji nr.9048, datë 7.4.2003 "Për trashëgiminë kulturore"), vendimeve te keshillit te ministrave (p.sh. Nr.237, datë 23.3.2011 PËR MIRATIMIN E RREGULLORES "PËR ADMINISTRIMIN E ZONËS ARKEOLOGJIKE "A" DHE "B" TË QYTETIT TË DURRËSIT" apo udhezimeve te ministrise se kultures (shih database e ligjeve: www.ligjet.org dhe fletoren zyrtare: www.qpz.gov.al, ose website te ministrise se kultures).

4. Paraqit dhe listo te gjitha hallkat e ndjekura deri me tani per zgjidhjen e problemit. Shkurt (nje paragraf).

5. Kerko informacion sipas ligjit nr. 8503, 1999 mbi informimin e publikut per dokumentat zyrtare nga Ministria e Kultures, Bashkia Durres dhe Qendra e Regjistrimit te Pasurive mbi procedurat e administrimit te asaj prone (kush e ka ne pronesi, leja e ndertimit etj.). 

6. Shpreh edhe njehere konsideratat dhe besimin se kerkesa juaj do te merret parasysh. (Mbyllja)

hallall

Po e filloj nga pika 6 dhe termi në fillim "mund t'i drejtohesh ministrise se kultures, kryeministrit dhe kryetares se parlamenti per shqetesimin tend". Unë nuk kam asnjë kërkesë, ajo që kisha është ezauruar tanimë, pra mos prishja e sitit arkeologjik.

Ligji Nr. 8503! Më thoni një gazetar në Shqipëri për të cilin ky ligj ka funksionuar 100%. Pse vërtetë mendoni se do mi japin mua dokumentat! Aq sa ja japin gazetarve të Fikisti apo Alarmit. Ju lutem të jemi realist. Ju tregoj një shembull fare të thjeshtë. Në bazë të ligjit për fuksionimin e këshillave lokal, ku qyteari që bën kërkesë u lejohet të jetë i pranishëm. Unë kam aplikuar një herë për të qenë i pranishëm në një mbledhje këshilli bashkiak ku diskutohej buxheti dhe përfundimi që nxorra është më mirë të mos kisha aplikuar. Kërekesa normalisht flen akoma në ndonjë sirtar! Ja pra, ky është ligji. 

VKM Nr.237, datë 23.3.2011 PËR MIRATIMIN E RREGULLORES "PËR ADMINISTRIMIN E ZONËS ARKEOLOGJIKE "A" DHE "B" TË QYTETIT TË DURRËSIT" unë e njoh mirë dhe e di se si zbatohet. Ka një hartë të nxjerrë nga kjo VKM, tërsisht e pazbatuar në terren. Mjafton të bësh një vëzhgim në lagjet e vjetra të rrugës Kumini, te rotonda, te ish dentistët në Durrës e të kuptosh se si zbatohet kjo VKM.

Siç mund edhe ta keni lexuar në krye është shkruar "Nisur si një reportazh, përfunduar si refleksion mbi arkeologjinë ..." Unë u nisa të bëj një reportazh, por kronologjia e veprimeve më detyroj të ndërthurja një gjysëm reprtazh me aspektin e tij disi letrar dhe gazetarin investigative për atë çfarë kishte ndodhur (duke mos lënë veças emotivitetin që ka një durrsak për arkeologjinë). Unë jam një student i thjeshtë, kaq dita kaq bëra.

P.S Vendi ka Prokurori, Polici, Agjenci të Sherbimit Arkeologjik, Institut të Monumenteve të Kulturës, Bashki, Këshill Bashkiak, Prefekturë, Këshill Qarku, Ministri Kulture etj që mund të bëjn diçka më shumë.

Respekte per kete ngritje zeri mbi shkaterrimin e pasurise se durresit. e njoh ceshtjen dhe jam ne dijeni por nuk e di se sa i sakte eshte lajmi qe Ministri i Kultures ai qe iku e dha firmen per ndertimin e pallateve ne kete zone. Durresi eshte bere nje gangrene e tmershme e prishjeve te Trashegimise.  Problemi per mua qendron tek indiferentizmi qytetar. fundi i fundit ne se qytetaret qe kane mbetur ne Durres nuk ndihen bota e nendheshme e politikes dhe interesave gjithmone do ti bashkoje polet e politikes.

 

e trishtueshme eshte fakti qe edhe ky monument iku per lesh

"....e njoh ceshtjen dhe jam ne dijeni por nuk e di se sa i sakte eshte lajmi qe Ministri i Kultures ai qe iku e dha firmen per ndertimin e pallateve ne kete zone..." 

 

I dashur Auron, lejen per ndertim pallatesh e jep bashkia, ne mos gaboj. Une di qe kryetari i bashkise se Durrsit, ka qene dhe eshte nje fare Vangjeli, i PS . Mendoj se per te mbrojtur pasurite tona kulturore, duhet te mos mbrojme asnje shkeles, i majte apo i djathte qofte, i nomeklatures apo i biznesit. 

Problemi per mua qendron tek indiferentizmi qytetar. fundi i fundit ne se qytetaret qe kane mbetur ne Durres nuk ndihen

Jo ore?! Dmth qytetaret e? Qytetaret ne pergjithesi? Jo filani, fisteku, me emer e mbiemer, por qytetaret?

Pse kam pershtypjen, qe sikur kryetar bashkie te mos ishte Vangjush "Vetmja Rruge" Dako i krahut te duhur politik smiley , atehere gishti tregues do te drejtohej me saktesi emrit te perveçem, jo qytetareve ne pergjithesi.

Po qytetaret pra e zgjodhen per te dyten here vangjon o hunter, le c'thote Auroni, qytetaret e thane fjalen e tyre me vote, qe shyqyr zotit nuk ua vodhi saliu.

Ne radhe te pare faleminderit Irvi per prurjen.

Kafsheri... Keto ndodhin ne vendin e kthyer ne depozite shit-blerje te klanit te Vucidolit!...Riciklojme plehra!!Gjithcka e kthejme ne plehra!!

Ne fakt keta talebanet tane kane evoluar ne paraqitje, vishen me kostume firmato,kollare, tundin ne tuar Ipad-et..Por ne perceptim,llogjike jane po ato kafshe qe deri dje punonin si hafijet e sistemit qe sot e peshtyjne me neveri. Une nuk shoh ndonje shprese per ate vend pervec disa klimthmash te deshperuara qytetarie te cilat zhurmohen nga tingujt e titrave te Ezelit....

Te mos shkojme larg dhe te jap nje rast civilizimi, njerezim...tek ata falimentuarit "qe sot po ju qajme hallin"..Nje rast qe tregon se shteti funksjonon

Vizitoja para disa vitesh familjaret ne Greqi, siku aty ne Pire po ndertohej nje pallat shumekatesh..shume prane apartamentit ku banonin njerezit e mi. Punetoret hasen ne mure antike...Punet u ndaluan automatikisht (kete e di se dikush qe e njihja punonte si elektricist ne ate projekt)..U vu shirit i verdhe gjithandej dhe erdhen arkeologet...Kaluan vitet... Vizitova Greqine para pak kohesh dhe rrenojat ishin te paprekura, te rrethuara me gardh,rrjete metalike dhe nje tabele te bukur ne te cilen sqaroheshin te dhenat e rrenojave)

Ps: Ne punimet e metrose se Athines u gjeten ne disa vende rrenoja..U devijua projekti dhe rrenojat u vendosen ne xham si pjese desanji i metrose..

Zona ku ndodhej monumenti ne forme te habitshme u la ne zonen B te zonifikimit arkeologjik.

NUk eshte e vertete se firma private ka bere pune te mire. Ka pasur shume probleme, dhe shume e kane kundershtuar punen e germuesit privat.

Ne kete germim nuk ka pasur vetem monumentin romak, por edhe te antikitetit te vone, po ashtu me shume vlere.

Nuk behet fjale vetem per nje pallat, por jane dy ne te njejtin vend. Pas shume diskutimesh, me sa di, ju dha zgjidhje qe te ruhej nje pjese e vogel "in situ" dhe pjesa tjeter do te vendosej me pas, mbi shtresen e betonit.

Do ti keshilloja djalit qe fillimisht ti shkruante per informacion zyrtar institucioneve qe merren me trashegimine, e me pas te kalonte ne nivele te tjera.

Siç dhe edhe Tare, ne pergjithesi qytetaret e Durrsit shfaqin nje ftohtesi te habitshme ndaj trashegimise arkeologjike. Nuk e kane idene se çdo dite hedhin hapat mbi nje pasuri te paçmueshme.

Kjo pune nuk behet vetem per faj te institucioneve. Ka edhe populli pjesen e vet.

urime Irvit per interesimin.

@trimi e kam shkruar edhe në artikull zona arekologjike datonte që në kohë të hershme dhe përfshinte tre periudha, para helenistike, përfshinë periudhën helenistike dhe më pas atë romake, kjo e fundit e cila mbizotronte më shumë. E pikërisht se përfshinte antikitetin e vonë ai sit kishte vlera të mëdha arkeologjike.

Po thoni që rrugët, kanalet monumentet janë ruajtur! Edhe nëse janë ruajtur, gjë që nuk e besoj, nuk mund të ribëhen. Nuk ribëhet sepse nuk mund të rindërtohen dot ashtu siç ishin. Me çfarë do ti rindërtosh me llaç e beton. Ky princip shkel çdo parim të arkologjisë bashkohore. Është sikur të thuash kryetari bashkisë së Romës Alemanno do e çmontoj Koloseumin apo Forumin dhe do ta ribëj prap të nëndheshm që të lehtësoj trafikun në Romë dhe aty të ndërtohen rrugë, aq më keq për pallate. Qesharak nëse është ky vendimi që kanë marr institucionet.

In situ nuk aplokohet kështu edhe ajo pjesë (dy gurë) që ju thoni se është bër in situ është betonuar mirë dhe kanë hedhur llaçë sipër siç mund ti shihnin fotot. Ka edhe foto të tjera që mund ti shihni tek blogun im pasi aplikacioni i peshkut kishte një limit ngarkimi. Ky mund të jetë in situ alla shqiptar ashtu siç është bër me munin anik.

Kjo pune nuk behet vetem per faj te institucioneve. Ka edhe populli pjesen e vet.

Batuta ditës, tani populli është fajtori.

Unë do këshillohem me UNESCO për këtë dhe ata do më japin një përgjigje për kësisoj çorb të gatuar në Durrës, sa për të pyetur institucionet shqiptare nuk ja vlen. Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Durrës e ka firmosur vet de facto këtë, nuk pres ndonjë përgjigje nga to. Tashmë siti është shkatërruar, humbje e madhe në këtë 100 vjetor, të tjerat janë veç fjalë.

Irvi, nuk me keni kuptuar.

Nuk i kam dale ne mbrojtje zgjidhjes qe i eshte dhene. Po ju shkruaja aq sa di per situaten. Personalisht jam per nje zgjidhje maksimaliste, qe do te thote bllokim i ndertimeve ne Durres, dhe zhvilimi i qytetit modern jasht kufijve historike te tij.

Realiteitn ne terren nuk e njoh, dhe nuk dua te shkoj ta njoh. Se si do te rezultoje zgjidhja qe i eshte dhene, as kete nuk e di.

Di qe ka pasur kerkesa qe ne fillim qe te paguhej ndertuesi per shpenzimet, te demshperblehej pronari, dhe prona te behej publike. Nuk u pranua nga nje minister durrsak.

Ndersa per popullaten e Durresit, nuk mund te hyj ne detaje perse e them, por me beso. Eshte keshtu si te kam shkruar.

Keshilla e fundit, shko tek DRKK Durres si hap i pare. Vendimet nuk jane te kesaj zyre, por vijne nga tirana.

Siç THA dhe edhe Tare, ne pergjithesi qytetaret e Durrsit shfaqin nje ftohtesi te habitshme ndaj trashegimise arkeologjike. Nuk e kane idene se çdo dite hedhin hapat mbi nje pasuri te paçmueshme.

bah! jemi të çuditshëm!

do të kishte mjaftuar vetëm komenti i bulkthit. 

faleminderit bulkthit, për atë koment!

---

tani, hë...? lesh...! do thoja, ndonjë protestë opozitare, apo edhe qeveritare? apo nuk merret "politika" me kësi gjërash?

më mirë ta kisha lënë tek leshi! 

Bravo cun per ket' shkrim!

Kam nje pyetje: Keta kane ndertuar mbi rrenoja, apo i kane hequr fare nga aty? 

p.s.

Fryjini n'mythe tani pemeve t'preme rruges per Sauk dhe biletave me stampe t'kohes s'Enverit!! 

Fryjini n'mythe edhe asaj anglezes me kryte per xhomi qe shifte lopen e therrme!!

Pranej qeshin keta barbaret me ju! Se juve i rruni bythen problemeve tamom.

I RRUNI BYTHEN!!!

Faleminderit për konsideratën të gjithëve! Sidmos stafit të Peshkut që ashtu guximar e publikoj këtë artikull.

@mrroklla I kanë hequr fare, i gjithë siti arkologjik me një sipërfaqe të konsiderushme është shkatërruar, thjeshtë kanë lënë një mur në mes të sipërfaqes edhe atë e kanë betonaur dhe çimentuar duke humber edhe ajo pjesë të gjitha vlerat. Për ato dy pallate është prishur ish lulushte 1 Maj dhe siti arkeologjik. Vlera e tyre është më e rënëdsishme se ish lulishtja dhe siti me vlera të mëdha arkelogjike fatkeqësisht në Shqipëri! smiley

O Irvi... po mire more djale, i ndjek lajmet ti apo jo?

Historia duhet ndryshuar!!! Keshtu thote i madhi.

Prejardhja pellazgo-ilire e shqiptareve eshte histori e fallcifikuar nga komunizmi. Jo per gje, por qe te hiqte vemendjen nga masakra qe i kish bere historise duke ndershkuar rende aktoret gege te saj... ata nga veriu, dmth, nga Tropoja, Shkjodra dhe Kosova. Komunistet jugisto-labiste...

E di ti dhe nje gje tjeter?

Ne 2013 zgjedhjet i fiton Saliu, dhe ne 2017, pikerisht nje vit para zgjedhjeve te tjera, do te ndryshohet edhe kjo pjese e fallcifikuar e historise komunisto-jugisto-labisto-toskisto-antigegniste. Plot 5 vjet na ndajne nga hedhja ne publik e tezes tjeter qe ja ka msue baba sqapli ramos berishovicit: shqiptaret jane prure ne ballkan nga Kaukazi prej osmanllinve... nepemes Anadollit.

Aaahhh, populli vella i nje gjaku turk... good times.

PS: Durresi eshte qytet puro grek, dhe si i tille duhet t'i shkoje Vorio Epirit. Edhe durrsaket jane minoritare.

Irvi... nje verejtje pa lidhje me temen...

Thua qe je ne vit te pare ne universitet.

Keshtu e shkruan shqipen??? Seriozisht?

Kur flasim per trashegimi kulturore, duhet te dish nje dicka; qe nuk ka trashegimi me te madhe kulturore sesa ruajtja e gjuhes.

Po humbi gjuha, humb dhe kombi shqiptar. Per pasoje nuk do kete me as krenari apo aresye per te ruajtur monumente te tilla.

Kam vene re qe shqiptaret qe shkruajne shqip paster jane shume te pakte, cka me ben te mendoj qe kombi shqiptar mund t'i kete ditet te numeruara.

Irvo, faleminderit shume per gjithe infon dhe sidomos per mundimin qe ke kaluar per ta mbledhur e per te na e dhene. Nese te duhet ndonje ndihme, e cfaredollojshme qofte, me co mesazh privat qe te bej dhe une c'te mundem.

Te lutem mos e ler me kaq kete pune!!! Kjo qe ndodhi duhet te pakten te vleje per t'i hapur syte njerezve qe te shohin se cfare kellirash i drejtojne dhe u fryjne koken perdite, duke filluar nga Vangjush Dako, te Ferdinand Xhaferri, te Aldo Bumci, te Sal Berisha, e duke vazhduatr te ata qe "u pikon shpirti" per trashegimine kulturore, por nuk ndihen per kete katastrofe. (Inatin e kam me Artan Lamen qe me c'duket e paska ditur c'po ndodhte e nuk ka gjetur dot kohe te shkruaje dy rrjeshta. Ndjese paraprakisht nese e ka bere!)

Ju qe fajesoni popullin, fajesoni nje here qeverine lokale e ate qendrore, pastaj flisni per ndjeshmerine e munguar te popullit. Populli organizohet dhe ia beson ca detyra pushtetit, se s'jemi te gjithe kryetare bashkie e eksperte arkeologjie (robt ku t'i kesh o Neritan Ceka). Per me teper, poplli nuk zgjohet kur u do trapi juve. Kur populli merret me punet qe i takojne pushtetit, si p.sh ne rastin e problemeve te Tiranes, e beni injorant e dembel qe nuk ua le ceshtjet eksperteve po ngutet e bie pre e politizimeve. Kur veren punen e vet, e beni per nje leke se nuk eshte aktiv sa do donit ju. Mos u merrni me defektet e popullit, po bjerini mbrapa puneve te cilave u keni dale zot e shpalleni se dini t'i beni mire.

Sikur ca te kishin bere gjysmen e asaj qe po ben ky djali 20 vjecar, dicka do ish shpetuar. Po te mos perdoresh aksesin qe ke te publiku, sepse nuk do qe ta marre vesh, e te fajesosh me vone publikun se nuk reagon eshte ndyresi e krahasueshme me ate te Dakos e Xhaferrit/Bumcit.  

P.S. Lame, mbaje me dore tani, se une per vete (besoj edhe shume te tjere) nuk do u besoj me fleterrufeve qe i leshon si te do bytha. Tani pres te informohem nga Irvi, se te pakten per momentin me thote te verteten. Ndjese dhe nje here nese po te bie ne qafe kot dhe s'e ke ditur. Ne qofte ky rasti (dhe s'ke justifikim te arsyeshem), hapi krahun Irvit se je ngadalesu shume plako smiley 

 

 

Avash ti,se kur jane studente te gjithe te paster dhe energjike per te shpetuar boten jane.Kush ta tundi me shume degen e ullirit,pastaj .....me vite lodhen se tunduri.

Ketij qe tund kete degen, me e pakta duhet t'i hapin nje vend. Duhet patjeter, se jo per gjo po kam hall se me vone do ankohen se kemi rini te lodhur qe nuk ka ndjeshmerine e duhur smiley

Nje "urim" per ata qe lejuan nje gje te tille: Vdekshit!!!(sa me pare)

Eeeej, tani po e kuptoj madhesine e kesaj qe eshte shkaterruar!!!!! smiley

Shifni ekskavatorin te foto e pare edhe shkulini gjithe leshte e kokes  smiley

Ilace per t'u zgjat agonine te gjithe atyre qe kane perfitu nga kjo masaker.

Mos u beni kaq patetike. Ndertime helene dhe romake ishin. Atje nga erdhen atta, helenet dhe romaket jane ruajtur perbukuri. Keshtu duke i prishur, do te mund te pretendojme se jane ndertime albanoze te qemotshme, ose ndertime te vellait turk te Sali Berishes

 

Keqardhja mbetet e madhe, por duhet thene qe ne shkrim dhe ne komente ka ca egzagjerime "emocionale".

E para te mos harrojme ate qe na kane mesuar qe te vegjel: ne Durres, kudo qe te germosh dalin ne siperfaqe rrenoja antike. Kjo per faktin se qyteti aktual eshte ndertuar fiks mbi vendbanimet e hershme.

Tani, pervecse vendbanim i rendesishem i antikitetit, Durresi eshte sot edhe qyteti i dyte me i madh i Shqiperise, porti me i madh i vendit dhe zona turistike me rendesine me te madhe ekonomike.

Pyetja qe shtrohet eshte si mund ti gershetojme sa me mire interesat dhe nevojat qe paraqesin te gjitha realitetet qe permenda me lart?

A eshte e drejte, p.sh., qe pronareve aktuale te trojeve per te cilat flitet ketu, t'ju mohohet e drejta e zhvillimit te prones, - ne emer te ruajtjes se nje copeze trashegimie arkeologjike, - nderkohe qe per dhjetera mijera metra katrore perreth tyre, gjithe te tjeret, ne epoka te ndryshme kane ndertuar si kane dashur, duke mbuluar apo shkaterruar rrenojat antike nen to!? (Te mos harrojme, e perseris, se ajo qe eshte zbuluar nuk eshte nje vendbanim i izoluar, por nje copez e vogel e qytetit te zhvilluar, qe antiket e quanin "Taverna e Mesdheut").

Durresi pra, ndryshe nga Apollonia, Butrinti, Bylisi apo Antigoneia ka mbetur qender e banuar (dhe dendesisht) dhe kjo e veshtireson shume ruajtjen e trashegimise arkeologjike.

 

 

 

 

 

 

 

 

A eshte e drejte, p.sh., qe pronareve aktuale te trojeve per te cilat flitet ketu, t'ju mohohet e drejta e zhvillimit te prones, - ne emer te ruajtjes se nje copeze trashegimie arkeologjike, - nderkohe qe per dhjetera mijera metra katrore perreth tyre, gjithe te tjeret, ne epoka te ndryshme kane ndertuar si kane dashur, duke mbuluar apo shkaterruar rrenojat antike nen to!?

Hajde hajdeeeee!!!!

Per te bo nje muhabet brenda caqeve te normales, qofte edhe me komshijen 80 vjecare, duhet te ekzistojne ca pika te pakundershtueshme. Duhet me pas nje akord qe ca gjera te mos vihen ne dyshim. Ka ca parime qe nuk diskutohen me qe kane marre pak a shume statusin e aksiomave ne gjeometri. Tani nese vihet ne dyshime edhe parimi i mirenjohur qe ruajtja e trashegimise (interes publik) ka perparesi ndaj te drejtes se pronesise (ne teresi, se keta pronare "fatkeqe" shpronesohen fundi i fundit) atehere eshte e kote edhe qe te nisim te flasim.

Sipas llogjikes tende mo shoku, i bie keshtu: meqe diku eshte ndertuar nje pallat 30 katesh, gjithe pronaret e tjere duhet te ndertojne 30 katesha, se ndryse nga u shkelka parimi i trajtimit te barabarte. Pastaj ti shkon dhe e kuantifikon te keqen sepse e shef qe llogjiken nuk e ke ne rregull. Shkon e thua qe le te ruajme parimin e trajtimit te barabarte sepse fundi i fundit "copez trashegimi" eshte ajo qe po prishet. Perderisa nuk del dot e tera, apo pjesa me e madhe, atehere varja, s'kemi pse ta ruajme. Kjo e fundit na ka fikur ne shqiptaret ne shekuj. E beri njeri, po he ta beje dhe tjetri, po tek u bene dy, pse mos ta bejne edhe tete, dhe nga "ka perjeshtime nga rregulli", kalojme te "perjashtimi eshte rregull".

Najse varja mo, se mos kjo do jete gjeja e fundit me vlere qe do cojme per lesh ne. Perderisa cdo pislliku ne i gjejme justifkime, asnjehre s'ka per te pasur normalitet. Leqe edhe nromaliteti varet nga perceptimi i shumices. Shpeshhere me duket se une jam jashte realitetit fare. Mos ka ec koha shume e s'kam kuptu gjo une mer vlla? Amoni Mer ma thoni se du me qen normal edhe une. t'i iq temen, mos ta vras mo mendjen  smiley 

 

Perderisa nuk del dot e tera, apo pjesa me e madhe, atehere varja, s'kemi pse ta ruajme. Kjo e fundit na ka fikur ne shqiptaret ne shekuj. E beri njeri, po he ta beje dhe tjetri, po tek u bene dy, pse mos ta bejne edhe tete, dhe nga "ka perjeshtime nga rregulli", kalojme te "perjashtimi eshte rregull".

natyrisht! kjo është gjëndja në Shqipëri. Një njeri i vetëm nuk bën dot asnjë gjë kundër sistemit, edhe pse ka të drejtë. 

Psh. të rinjtë kur kuptojnë(më) se nuk luftohet aq thjeshtë sistemi, moderohen, ose edhe më keq përshtaten me "padrejtësinë" dhe mesateren, që pothuajse gjithnjë është normaliteti.

Ai, çuni (i artikullit) që është përpjekur për të bërë këtë gjë të njohur, ende nuk ka ndeshur ndonjë nga hundleshët e PS-së ose PD-së!

Se po të jetë për ashtu e shkruajnë të tërë një grumbull me fjalë... por duhen gjetur zgjidhjet. në këtë rast duhej(t) të kënaqeshin si ponarët dhe investuesit, si edhe trashëgimia! është çështje mase. por në këtë rast ne shqiptarët, kemi uri për zhvillim. kemi uri. i bën dot gjë instinktit të mbijetesës? 

Najse varja mo, se mos kjo do jete gjeja e fundit me vlere qe do cojme per lesh ne. Perderisa cdo pislliku ne i gjejme justifkime, asnjehre s'ka per te pasur normalitet. Leqe edhe nromaliteti varet nga perceptimi i shumices.

Pra, kot që e ke kundërshtuar atë më sipër. Nëse nuk ka rregulla, nëse nuk gjëndet mënyra për t'i bërë funksionale ato rregulla atëherë nuk mund të bëhet asgjë tjetër. Ekonomia dhe morali i tregut (dhe i shumicës) do të bëj të vetën. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).