Një metamorfozë interesante në McAllen, Texas

Një histori e shkurtër që më pëlqeu shumë dhe vendosa ta ndaj me ju. Jemi në McAllen, qytet në kufirin midis ShBA-ve dhe Meksikës. Për shkak të pozicionit gjeografik, qyteti është nën ndikimin e trafiqeve të narkotikëve dhe të rinjtë nuk kanë shumë për të bërë vec xhirove nëpër qendra tregëtare apo vizita disa orëshe në Meksikë. Në të dyja anët e kufirit droga është lehtësisht e disponueshme. 

Në McAllen ka një hipermarket, një mega Walmart të madh sa 2 fusha futbolli. Walmart një ditë ngrihet dhe ikën duke e braktisur pronën. Atëherë Bashkia vendos të ndërhyjë. Duke mos dashur ta lënë atë pronë të degradojë në një vend për tu shpuar me shiringat e heroinës, vendos ta kthejë në një Bibliotekë. Në më të madhen bibliotekë një katëshe në ShBA. Me ndihmen e Meyer, Scherer & Rockcastle, Ltd. Walmarti i vjetër u kthye në një hapësirë moderne, plot dritë dhe libra. Mes te tjerash Biblioteka e re ne McAllen fitoi edhe "International Interior Design Association's 2012 Library Interior Design Competition". Numri i abonimeve është rritur 23%.

30 Komente

Drog, dizajn, & wireless

Hallall smiley

.. airkonishener too smiley

Very nice.

Problemi qendron tek kostoja e kesaj librarie.. Jo vetem ta ndertosh por edhe ta mbash hapur duhet te kushtoj shume. Eshte vendim shume i guzimshem.

Megjithese edhe sikur te rendoje mbi bashkine, perseri shume here me mire se nje vende i braktisur, i zymte dhe burim krimi... per shume njerez eshte shume here me mire se nje Walmart!

 

Patjeter qe kane studjuar cash-flow-n  e ardhshem potencial, duke kuptuar nr e popullates, moshat, shijet, stilin e jetes etj, etj dhe mendoj qe, duke qene bashkia ne mes, mund te kene pranuar edhe nje kontabilitet ne humbje, pse ?

Duke vene ne kandar anet / kostot negative ekonomiko sociale te nje "perbindeshi" te braktisur me vantazhet ekonomike afatgjate te investimit mbi kapitalin njerzor, patjeter anon nga e kjo e fundit.

ah sikur biblioteka njekateshe me e madhe ne shqiperi te ndodhej ne konispol

Te kete gisht Obama dhe ne libraryte e Texas, valle? smiley

Ja dalengadale ky esmeri me emer Barak Hussain po i civilizon dhembrenet dhe qafkuqet e jugut smiley

I don't think so. Lol

pune e paqme! ja cdo te thote te kesh njerez ideatore, vizionare ne politike, lokale apo qendrore.. edhe ne sna mungojne, poooor.........

kete se kuptova: "numri i abonimeve eshte rritur me 23%..." ne krahasim me ?!

Krahasim me turmat qe zinin radhen per te bere pazarin

Kshu i bie, qe mes fetave te panines te fusin "komedine hyjnore" te Dantes apo VQ-ja smiley

mos.., mos e permend VQ. gati eshte eshte censurori.smiley

po edhe ne ama do vazhdojme punen tone.. ja keshtu, midis arkave me patate e domate do ta shperndajme VQ .... nen moton: "lexoje, shperndaje...., por mos ja dorezo armikut".smiley

smiley

walmart eshte problem ne boten e pasur. Ne ku ta kishim nje walmart ne shqiperi.... Te blinin dynjaja rraqe te lira.

Kemi Walmartin e europes, Carrefour-in. E ka sjelle Samiri te TEG-u. Tani te gjithe Carrefouret ne kontinent kane ku t'i dergojne mallrat ushqimore prane afatit te skadences.

po shyqyr, se ke 20 vjet qe ha ushqime qe e kane kaluar afatin e skadences...

smiley

Bibliotekize Lazarat

E Blendo, periudhe non-fictioni e smiley.

Kot, per muhabet, meqe ke sjelle kete gjene e lezetshme, a mund ta beni me emisionin e mengjesit nje rubrike te shkurter per bibliotekat e lagjeve, e ta sjellesh edhe te peshku?

Yep +1smiley

Me pelqen ne parim. Po me intereson konceptimi yt, per te mund ta perdorur.

Biblioteka ime ishte (eshte) ajo e Lagjes 9, prane Gjykates. Kam nxjerre qindra libra nga ajo biblioteke dhe kam shume dashuri si vend. Kam ndaluar nja 3 a 4 here qe kur jam kthyer, por megjithese duket se eshte e rregulluar dhe funksionale, une e kam gjetur cdo here mbyllur. Dhe kam vene duart si strehe tek xhami per te pare brenda. Eshte akoma aty. smiley Dhe me vjen mire qe kane ruajtur kangjellat me thurje qe ka patur gjithmone.

Nuk kisha ndonje konceptim pervec drynave qe i perfytyroja gjithandej, por meqe e nise nga pozicioni i dashurise trajtimin, deshira me e madhe e imja - dhe e jotja besoj - eshte qe keto biblioteka te rivijne ne funksion. Imagjino tani Blend sikur ne te mund t'ia arrinim kesaj.

Nese vertet do qe te besh nje reportazh, fare mire mund ta besh ne keto terma dashurie dhe shprese. Ne vend qe te kerkosh 'perse qeveria nuk' kerko 'po ne a mund'. Dmth, mos i pyet njerezit 'a do te doje biblioteke lagjeje' por 'a mendon se ti mund te besh dicka per te rihapur biblioteken e lagjes tende'.

E Pershtatshmja perpara 1-2 vjetesh kishte planin te ngrinte nje biblioteke. Shko fol njehere, si iu ka shkuar puna, nese ka ngecur, perse. Case studies jane gjithmone te mira.

(Ne ka gje te fosilizuar ne Shqiperi kjo eshte biblioteka jote. Po te rihapej do te me dukej sikur po prishej nje veper arti. Po perpiqem te kujtoj, se kangjellat, se doku i perdeve, opo edhe xhamat aty duhet te jene te viteve '80.)

bravo Vallmartit, hell ov-a teksbreik!!!!!!!

Kjo eshte puna me me mend, qe bashkia e atij qyteti ka bere. 

po kur ke nje ndertese te madhe bosh...o do e perdoresh, o do e prishesh, se nuk lihet bosh e pa e ruajtur. Walmarti besoj ka bere sevap gjithashtu, qe do ja kete leshuar token/ndertesen qytetit...

kshu qe titulli duhet te jete, "nga ndertese e abandonuar ne biblioteke". Walmarti duhet permendur vetem per faktin qe ka bere bamiresi duke lejuar perdorim te prones se vet.

per bibliotekat e lagjeve

Ka dhe keshtu: http://www.littlefreelibrary.org/

 

Our Mission

To promote literacy and the love of reading by building free book exchanges worldwide. 

To build a sense of community as we share skills, creativity, and wisdom across generations

To build more than 2,510 libraries around the world - more than Andrew Carnegie!

Gjera te vogla, lagjeje smiley.  

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).