Po të mos numërosh dy a tre lulishte të vockla, Parku Rinia është e vetmja hapësirë e gjelbërt brenda Tiranës

Ky park për shumëkënd ngjall nostalgji. Të gjithë tiranasit e kanë një histori këtu. Edhe unë. Megjithatë, mendoj se sot, parku Rinia ta shpif. Pleqtë kanë zaptuar cdo stol, ndërsa kalamajtë ulërasin pareshtur. Parku ka trafik njerëzor të rënduar, lodra kineze shumë të rrezikshme që shiten në cdo rruginë, lypsa që ndoshta nuk janë larë kurrë dhe pitbullë muskulozë, në dukje po aq agresivë dhe cazë më inteligjentë se të zotët. Kafenej plot e përplot, duhet të zësh rradhën për të një tavolinë, dhe pastaj të lutesh me ruzare që të vijë një kamarier. Shkurt, gjullurdi. Por tim biri, cuditërisht, parku i pëlqen shumë. Ndaj jam i detyruar ta nxjerr andej. Një mbrëmje këtë javë ishte shumë nxehtë dhe kur ishim pranë ujit tek Tajvani mu kujtuan ato pellgjet në Afrikë, ku kafshët shkojnë për tu freskuar. Ashtu ishim mbledhur në park atë natë. Dhe e kuptova edhe një herë se kjo dyndje e bezdisshme drejt parkut shënon rëndësinë e tij, dhe pamundësinë e kësaj pëllëmbe të gjelbërt për të përmbushur nevojat e qytetarëve të Tiranës për pak natyrë. Për ta ndarë më mirë me ju këtë imazh nxorra celularin nga xhepi dhe bëra ca foto pa bezdisur njeri.

 

55 Komente

Megjithatë, mendoj se sot, parku Rinia ta shpif.

Mos u merzit Blend, se kur te vihet Monumenti-100-vjetor-iut do duket me bukur. 

Pleqtë kanë zaptuar cdo stol

The Pleqtë Invasion, a movie by Tim Burton where Parku Rinia is invaded by pleqtë with irresistible bastunj and a qerrata-jaran sense of humor.

 

nxorra celularin nga xhepi dhe bëra ca foto pa bezdisur njeri

nxorra celularin, ti na na, na na

te fotografoja, ti na na, na na

parkun Rinia, ti na na, na na

qe me s'e dashuroj, oj oj

 

Refreni, te gjithe se bashku:

parku rinia, pse me ben te vuaj

parku rinia, pse s'me fton te luaj

...

smiley

Mbase ka ardhur koha te quhet parku pleqeria!smiley

ai nuk eshte park eshte Oaz ne shkretetiren e betonit dhe asfaltit te tiranes.

smiley

C'te keqe kane pleqte ne stol? Kete se mora vesh. Pastaj "lypsa qe s'lahen kurre", mos po kerkon pak shume nga jeta?

Normale eshte gjithandej qe parqet te jene te mbipopulluar se ate funksion kane. Te pakten eshte me mire se epoka e Krokodilit. 

ceshtja eshte ku jane parqet e reja ! pastaj hidhu tek krokodili smiley

Nuk e di se ku e merrni kete guxim te fotografoni njerez qe nuk duan. Ajo plaka me shami qe shet ato lodrat plastike mesa duket eshte fshehur prapa pemes dhe kuptohet qe po thote mos me fotografoni, nderkohe qe ketu e kane nxjerre! C'eshte ky cinizem e keqperdorim i halleve te njerezve!

 nuk eshte prapa pemes eshte prapa shtylles elektriku smiley pastaj pse i del ne mbrojtje plakes, ajo eshte duke shitur mallra ne trotuar, ne menyre te paligjshme, jo per gje po permende cinizmin!smiley

Plaka nuk po fshihej, ishte duke nxjerre mallin dhe bente sa majtas-djathtas shtylles. Po te me ishte ankuar ndonje, me gjasa nuk do ta kisha nxjerre. Edhe pse, me sa di une, nuk ka ndonje ligj qe ndalon fotografite ne hapesira publike.

 

Jam shprehur paksa lirshem, por qellimi eshte te shihet sa i nevojshem eshte ky park, sido qe mund te mos jete nje park i i qete hijeshume ku njerezit shkojne per t'ju larguar zhurmes urbane.

Ohoho si po u piqkan ato misrat aty tek qoshja... Ketu ne Amerike vetem per 4 korrik mund te gjesh misra te pjekur neper qoshet e rruges. Lum si ju atje qe i keni available perdite. Kot s'thone: qejfe-qejfe kjo dynja smiley

Lum si ju atje qe i keni available perdite

Ka misra ketu sa te zej barku, bliji ne dyqan dhe piqi ne BBQ. $2 dollare 8 kalli misra nuk jane keq..smiley

Joooooo... mos i ngatrro ca gjona... eshte tjeter 'experience' kur i jep peseqind lekshin atij robit qe po i pjek aty. Je duke bere nje 'walk in the park' dhe papritur aroma ndjellese ne ajer. Oh, the sense of unexpectedness! E vetmja gje qe do me bezdiste ne ate rast eshte se misrat e pjek nuk shkon t'i hash ne publik. Shume bruto si eksperience smiley

na knej nga londra kemi disa mbremje te fresketa...qe nga tetori i kaluar. shtyhet mire vera keshtu. me xhakete gjith vitin.

Blendo kaq shpejt u rrit ai mo qe filluan me i pelqy gjonat ?smiley

Eshte njish per kshu gjonash! smiley

Me seriozitet flet, se sinqerisht, nuk kuptoj pse ta shpif parku?

Gjithashtu, habitem me njerezit qe thone qe Tirana nuk eshte e gjelbert. Ose Parku Rinia eshte i vetmi oaz etc. etc.

Kam jetuar ne 2 nga tre qytetet me te medhaja te Amerikes, dhe Tirana eshte shume here me e gjelbert. Per madhesine e Tiranes, Parku i  madhe eshte gjigand. Bulevardi qendror nga te dya anet eshte gjithashtu relativisht i gjelbert. Qendra Tajvan nga ana tjeter me te vertet eshte nje turp.

Ky sesh park,park tamam esh parku Rinia ne Elbasan,ose ai i liqenit,kjo esh thjesht nji lulishte e thjeshte e botes se trete.

Bukur fotot. smiley

Ajo batuta per pleqte, qe zene stolat, nuk me pelqeu.

C'njerez jemi bere...nuk e imagjinojme dot kallabllekun e jo me te jetojme ne te. Duken si perralla ato historite e baballareve tane ku tregojne qe ishin 10 a 12 femije e 'hanin te gjithe sebashku'. Sot madje duam qe edhe ata qe lypin per buk te gojes te lahen dy here ne dite. Dhe ato qe na kane rritur mundesisht te mos na zene stolat ne park.

Ndonese ty parku sot "ta shpif", mua me pelqyen fotot, rrofsh qe i solle. Eshte mire te shohesh qetesine e pleqerve dhe zbavitjen e femijeve, ato vogelsirat qe ke permend, ekzistojne gjithkund dhe me gjithcka...no place on earth is perfect.

Eh sa ka ndryshuar ky park. Dikur kishte qindra peme te shume variacioneve dhe ishte nje pyll i vogel, sot duket si pule e rrjepur. Jam rritur tek ky park dhe me qan zemra kur e shoh si eshte katandisur. Po aq keq me vjen per njerezit qe perpiqen te gjejne pak fresk dhe perplasen me njeri tjetrin. Heren e fundit kur isha me pushime me kujtohen ca adoleshente qe kishin leshuar nja 2 dobermane te frikshem ne mes te parkut plot me femije. Ai vend eshte i cmendur dhe i cuditshem. As qeni nuk kafshon kerrkend, as epidemite nuk shperthejne nga pissliqet e akulloreve qe shiten ne mes te vapes apo misrave te prekur nga lloj lloj duarsh. Zoti i ruan. 

Shume vape edhe kenejna. Une vendosa me vajt ne pishine ket fundjave, kishte ca njerez, po ca sbo robi me i shpetu vapes...

O patrioto, ku o kjo pishina te lagja chinatown e Kanadese, ee? Ti je n'Kanada mer lal, po kto ktu i ke t'gjithe mongolez!

Sa desha me i thone,cne ti me flamur Kanadez smiley

Hej c'bo mbipopullimi... Po kap Kanadaja 1.5 miliarde m'duket... smiley Patriot, na e bej hallall. Ti je ne drejten tate te postimit te komentit, por kjo ishte gallate.

Ou, paskam gabu fotografine. Nejse.... mjafton idea.

Po t'ju vije shurra te gjithve per nji herit, ça ndodh? 

tek lana , bile mund ta bejne ne forme konkursi lol.

E tha Monda ne fillim per kete pune.

A typical week-end in Korea during summer! Po te te humbte komardarja, s'kishte bir none ta gjente! smiley

Isha ne lindje te Afganistanit para disa ditesh. Temperatura shenonte 42 grade dhe nuk behej fjale per parqe, kondicionere apo gra dhe femije rruges. Grate e mbuluara me burka, vajzat e vogla me shami, pleqte po nuk para dukeshin gjekundi se nuk para ka shume te tille. Femijet nuk luajne dot ne rruge apo parqe se nuk kane mundesi te luajne; njeri shiste mango, tjetri banane, e nje me i rritur terhiqte nje karroce pa kale. Pluhuri pluhur, trafiku si s'ka me keq, kafeja dhe birra nuk e ekzistojne...

Nuk po e shkruaj kete per antiteze e per ta krahasuar Shqiperine me Afganistanin, as per te thene 'rrini aty e mos u ankoni se ka me keq' por thjeshte per te sjelle nje copeza nga jetet e te tjereve ne dite vape zapulluese.

Po ty c' e mire te ka shpene ne ato ane?

Paske qen nga zona ime e vjeter smiley

Jo aq ne lindje, se s'ma mbansmiley

 

Heteroglossia1, po ç'kerkon andej more djale. Dy gjuhet kryesore si duken, farsi dhe pashtu. Ke ke mesuar ndopak nga keto. 

Pashto eshte e veshtire, po nga cike Dari se ate degjoj me shume. Mbase ne nje moment te dyte do sjell ca foto.

*goce

Shqiperia eshte ne zemer te Evropes, dreqi e mori, mes dy qyteterimeve me te lashta te saj... Sh, sh, sh, me teper duhej te kish arritur vallaj!

Ilace t'u bofshin gjithe leket o Ed Rama!

aty eshte bere me vene polic per trafikun e karrocavesmiley

 

ndërsa kalamajtë ulërasin pareshtur

 Por tim biri, cuditërisht, parku i pëlqen shumë

Ata shetitsat me qen jan te frikshem ne nje ambient ku ka femije te vegjel, pjesa tjeter ishte cik ankese pa kuptim. A ben gjurulldi cuni yt kur shkon per te luajtur ne park?

Une provova te shkruaj me ironi por kam deshtuar deri ne fund. Hera e fundit, se mesa duket nuk di ta bej!

smiley

Meqe jemi ketu. Mendoj se ne ne Shqiperi (ketu perfshij dhe veten) vuajme nga mungesa e ironise. Ne gazete, ne tv, ne biseda - ne nuk aplikojme ironine si mjet retorik. Mbi te gjitha me veten tone, as duam, as dime te jemi ironike - dhe mungesa ndihet.

O Blendo si ka mundesi qe tek PPU nuk ka as nje rresht per sherret dhe dallaveret e FRESH-it. A mos po e ktheni PPU ne Zerin e Vilajet Qyrkut???

E do drejte? Une nuk e kam ndjekur fare kete ceshtjen e freshit, se nuk kam nerva. Me duket sikur keto strukturat rinore funksionojne kot, se ne fund nje apo dy vete vendosin per gjthcka. E di qe e kam gabim, por kam nje alergji te papare nga keto organizmat partiake...

Per respekt te kerkeses tende do kujdesem tani te sjell nje material qe t'i pasqyroje te gjtha sa kane ndodhur. 

Blendo do plakesh dhe ti nje dite dhe do e shohesh qe edhe ty do t'pelqeje parku. Kshu qe ska lezet te jesh "ageist".

Skan ku te shkojne tjeter ato, ose tek parku rinia, ose tek liqeni sepse nuk kemi parqe te tjera ne. Preferojme pallatet dhe kafenete ne vend te parqeve.

Pikerisht pra PIKERISHT. E bera parkun rezil sepse eshte I VETMI PARK I MBETUR. 

Ashpr shum ashpr! smiley

 

A mund te na shpjegoj kush se si arriti "Taivani" i famshem te ndertohej ne mes te parkut?

ka pas qene nje restorant (bile me nje piste vallzimi) qe ne kohe te qepes atje. 

Me saktesisht, prej cfare kohe nga koha e qepes? Me te njejtat permasa ka qene?

para viteve 60. nje katesh ka qene.

Pyetja nuk duhet te ishte si, por kur. Une e mbaj mend Tajvanin aty qysh kur nisa te mbaj mend. Baba tregon sesi "korruptonin" kamarieret ne dite rrogash qe tu ruante cunave nje a dy arka birre qe t'i pinin me shoqnine, se birra mbaronte po mos t'ia ngrohje pakez xhepin punonjesve te lokalit.

me duket se eshte bere ne nje kohe me shallvaret (vollgen, kinostudion, komitetin qendror, etj). me stil rus. 

Mua me duket komplet i shemtuar dhe jasht vendit Taivani, jo vetem si kompleks i tanishem por dhe si koncept.  S'duhet te egzistojne gjera te tilla brenda parqeve.

Me Tiranen dy gjera jane bere gabim, zhdukja e hapsirave publike, dhe ngritja e pallateve masive me shume kate! Tirana dikur kishte disa fusha sporti sot nuk ka asnje! Oboret e shkollave dikur, me fusha sportive, jane zvogeluar, trojet e shtepive private dy katshe jane kthyer ne troje pallatesh shume kateshe! Trojet e lulishteve jane zaptuar ne troje ndertesash te ndryshme shume katshe! edhe trojet e liqeni te kisha e shen Perkopit po reduktohet nga trojet e ndertimit te pallateve... so ? 

painted buildings 2.jpg

Tirana dikur me 300 000 banor eshte trefishuar... me beton por jo me parqe dhe hapsira publike, bile edhe trotuaret jane zene nga lokalet, dhe parkimet, dhe shtsit ambulant te rrugeve.. qe te zene syte gjitheandej! 

kryesorja e nje qyteti eshte qe te kete jete me dinamizem. banoret e tij, te kene te gjithe nje ndjenje sipermarjeje, lirie veprimi, nje shteg ku mund te dalin, t'ja hedhin kurtheve qe u krijon jeta, po pa shkuar deri ne anarki.

do vijne dhe parqet me kohe. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).