Prezantohet projekti ATRIUM

ATRIUM-i ka të bëjë me fushën e kulturës dhe turizmit duke përfshirë edhe arkitekturën e ndërtesave të regjimeve totalitare në Shqipëri. Projekti financohet nga fondet e BE-së në kuadër të Programit SEE (South East Europe).

Shtrirja kohore e projektit është 30 muaj (03/01/2011 – 30/06/2013). Partner udhëheqës i projektit është Bashkia e Forlit, Itali. Bashkia e Tiranës është një nga partnerët realizues të këtij projekti.

Partnerët e ATRIUM-it janë nga 11 vende të ndryshme (Italia, Sllovenia, Bullgaria, Hungaria, Sllovakia, Rumania, Kroacia, Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Serbia dhe Greqia).

Qëllimi i projektit është të kthejë pjesë të arkitekturës së regjimeve totalitare të shekullit XX (fashiste dhe komuniste në Tiranë) në një burim të rëndësishëm të zhvillimit vendor duke i menaxhuar dhe valorizuar me anën e një itinerari kulturor transnacional.

Secili prej 11 partnerëve të projektit, vende të Europës Juglindore, ka përzgjedhur në këtë faze të projektit një numër të caktuar objektesh të kësaj arkitekture (godina, rrugë, sheshe, monumente etj), të cilat po studiohen, plotësohen me informacionin përkatës, intervista, dëshmi, dokumentarë dhe fotografi sipas disa kritereve të caktuara.

 

Për më tepër shihni këtu.

4 Komente

Ky vllai i Bobit nga Rranza e Malit e ka sjelle kete prurje ?

Kush asht Bobi nga Rranza e Malit?

 

Qëllimi i projektit është të kthejë pjesë të arkitekturës së regjimeve totalitare të shekullit XX (fashiste dhe komuniste në Tiranë) në një burim të rëndësishëm të zhvillimit vendor duke i menaxhuar dhe valorizuar me anën e një itinerari kulturor transnacional.

Menaxhim?

Moj ja digjni nanen tashi! 

Mos filloni t'reformoni edhe latinishten! 

 

manage (v.) Look up manage at Dictionary.com1560s, probably from It. maneggiare "to handle," especially "to control a horse," ultimately from Latin noun manus "hand" (seemanual (adj.)). Influenced by Fr. manège "horsemanship" (earliest English sense was of handling horses), which also was from Italian. Extended to other objects or business from 1570s. Slang sense of "get by" first recorded 1650s. Related: Managed;managing. Managed economy was used by 1933.

Ide shume e mire. Uroj te qe fakti ne rrjet ti jap nje shtyse ketij projekti per te zbatuar for real. Po mire e ka Mroklla, se cfare duan te thone me fjalen *menaxhuar# qe pasohet hirshem me fjalen "valorizuar". hajde merr vesh. Po e kapem idene kryesoresmiley Te kane perfshire gje ty Hoppa?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).