Promovimi online i vlerave të turizmit në Berat, i cili shënon vitin e katërt si pjesë e trashëgimisë kulturore, ka sjellë këtë verë një numër të madh turistësh.

Sipas drejtuesve të Zyrës së Turizmit në Berat, një tjetër element i rëndësishëm që ka shtuar këtë vit numrin e turistëve në këtë qytet, pjesë e UNESKO-s është edhe publikimi i bërë dy muaj më parë në revistën “Forbes”, e cila e ka nominuar Beratin si një nga 3 itineraret më të rëndësishme të vizitueshme në Ballkan. Ata thonë se Berati mund të cilësohet si një qytet dominues në paketat e shumta turistike që ofrojnë agjencitë dhe kjo duket mjaft qartë në shifrat e regjistruara që tregojnë se këtë vit në qytet kanë ardhur rreth 20 mijë vizitorë, që do të thotë 2000 turistë më shumë se vitet e tjera.

Drejtuesit e Bashkisë së Beratit thonë gjithashtu se muajt maj e qershor të këtij viti kanë shënuar për herë të parë në Berat një turizëm “VIP”, pasi ky qytet është vizituar nga guvernatorë të bankave europianë, si dhe ambasadorë, ish-ambasadorë e anëtarë të trupave diplomatike. Disa turistë nga Prishtina, të ndodhur këtë fundjavë në Berat, tregojnë se ata kanë ardhur për vizitë në këtë qytet, pasi janë njohur me vlerat e tij që në fëmijëri nëpërmjet librave, sepse në shkollë kanë mësuar se Berati është një qytet i vjetër e me dritare shumë dhe pjesa më e bukur e që të lë mbresë në këtë qytet është pikërisht kalaja dhe shtëpitë karakteristike, të vendosura njëra mbi tjetrën. Ata shprehen se kanë mbetur të mahnitur nga ky ndërtim shekullor siç është Kalaja e Beratit, si dhe nga ndërtesat muzeale që janë të ruajtura në një gjendje mjaft të mirë, për të cilat kishin vetëm një njohje të vogël nëpërmjet librave të ndryshëm historikë ose televizionit. “Rreth viteve ’80 në Kosovë shikohej Televizioni Shqiptar, i cili transmetonte në të shumtën e rasteve qendrat historike e zonat turistike të Shqipërisë, mes tyre edhe qytetin e Beratit”, shprehen turistët.

Një tjetër i ri nga Prishtina, i cili ka ardhur në Kalanë e Beratit jo vetëm si turist, por edhe për specializim, si pjesë e një grupi restauruesish të pikturave e veprave të artit në Kishën e vjetër të Shën Kollit, shprehet se Kalaja e Beratit është kalaja e dytë pas asaj të Ulqinit që kishte vizituar më parë, në të cilën ka banorë, pasi pjesa më e madhe e kalave të vjetra nuk janë të populluara. Veç qytetit-muze, turistët që mbërrijnë në qarkun e Beratit kanë mundësi që të vizitojnë kanionet e lumit Osum, në Skrapar. d.xh

27 Komente

Si duket e paska ble Sala dhe Forbsin qe nuk paska ar nje koment ketu!

Ehe,prandaj ka dyndje turistesh kendej.smiley

Cudi,se ajo parrulla "NEVER" mbi Shpirag,duket si shenje ogurzeze ,sikur te sinjalizon:Mos provo te hysh ne Berat!smiley

Gjithmone e ndaluara terheq.

Ne fakt e vertet kjo qe thua venus, ajo never mbi shpirag{ ne fakt ketu nd ppu e mora vesh ku bie ky mal} mund ti beje turistet me kurioze per zbulime aty, me kete rast perfiton edhe berati.

Ka nje koencidence ,se shkronjat duken qarte sapo i afrohesh hyrjes per ne Berat.Aty shpalosen shkronjat gjigande "NEVER" ,ne te djathte te rruges dhe ti mendohesh per nje cast ,te jete paralajmerim ky?!smiley

Njerez jo kreativ,se mund te kishin krijuar dhe VENERA.smiley

Epo mbase ishin shkronjat te gatshme dhe kane pertuar ta prishin te gjith parullen kane ndryshuar vetem shkronjen e pare. Very smart idea, pa shume mundim.

Me ket sukses qe ka Sala, duhet ta veme ne nje video promovuese per turizem, me ato dhembet si ura mbi Osum. smiley

Po ca Turistesh aman, te gjithe Shqiptare me theks Uellsian ishin.

O Berat, c'e pate fat

te ra goxha Kombinat

dhe tani qe vec po rri

te ra Forbsi mu ne vij'

 

te ra Forbsi mu ne vij'

beje,

te ra Forbsi mu ne gji

Eh duket qe nuk ke lujt "me viz" ti motra! Fiqiriu me duhet ketu per ta shpjegu.

Nje turizem  e lloit te ri mesyn Shqiperine dhe vecanerisht  Beratin e Babasqapit .

 

Ca turizmi qeka ky mer Idriz???

Militante e Partise Demokratike Kineze!!!!!

Po vine Turistat!!!!

Sumcja i vogel i mamit t'vet. smiley

Duket qe eshte grek smiley

Duket qe ke punu ne kishe me Papulin. smiley

Papu Papu smiley

Pa e vene gishtin ne plage...tha! Kaq ta besh dhembin.

O Ron! O legen!! smiley

Berati gjithashtu qenka shpallur si destinacion nderkombetar romatik per seks te pambrojtur, dmth organik.

Gje e mire kjo smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).