E nderuar Gridë. Në leksionin tuaj, "Si të mos e mërzisim kurrë shefin", kishe folur për inkoherencën e ideve të mia. Aty ngrije shqetësimin e madh intelektual dhe me plot të drejtë skandalizoheshe: si ka mundësi që një deputet guxon të mendojë?

 

E nderuar Gridë. Më zbaviti pa masë leksioni juaj me titull: "Si të mos e mërzisim kurrë shefin". E lexoj dhe qesh, dua ta lexoj prapë por prapë s’e lexoj dot e prapë qesh, qesh, qesh. Hahaha…! Faleminderit Gridë për gazmendin që më sollët dhe për mësimin e madh që ma shtitë në tru me aq lezet. Ishte i vlefshëm mësimi juaj: Që sidomos të mos e bezdisim kurrë shefin duke thënë ndonjë gjë nga koka jonë.

E nderuar zonjë. Ka vite që më dalin parasysh disa tituj librash psikologjikë të tipit: Si të bëhesh papritur interesant në sytë e gjithë botës; Si të bësh karrierë të menjëhershme pa pasur asnjë talent; Si të bëhesh i famshëm në pesë ditë, e gjëra këso dore. Kurrë nuk kam pasur ngasjen t’i lexoj, pasi i kam parë gjithherë si traktate të pastra debilizmi. Këtë herë e kuptova se kam bërë vërtet mirë që i kam vënë fre ngasjes për t’i lexuar. E lexova leksionin tuaj psikologjik dhe e kuptova çfarë nuk kam lexuar. Faleminderit Gridë.
E nderuar Gridë. Në leksionin tuaj Si të mos e mërzisim kurrë shefin, kishe folur për inkoherencën e ideve të mia. Aty ngrije shqetësimin e madh intelektual dhe me plot të drejtë skandalizoheshe: si ka mundësi që një deputet guxon të mendojë? Dhe për më tepër, si guxon të mendojë ndryshe nga partia e vet? Dhe më zi fare: si i shkon në mendje një deputeti (në rastin konkret unë) që mendimet e tij t’i artikulojë edhe publikisht? Faleminderit që më mësove inkoherencën e madhe të jetës sime: që përveç të tjerash, edhe mendoj. Faleminderit që ma sollët ndër mend edhe njëherë filozofinë e Ushtarit të mirë Zhvejk. Kisha ca kohë pa e lexuar dhe më kishte dalë nga mendja.
Tani, e nderuar zonjë, meqë keni marrë përsipër të më tregoni inkoherencën e ideve të mia, po ta kthej nderin, domethënë, po t’i them edhe unë nja dy-tri apo katër inkoherenca lehtësisht të dukshme, që fatkeqësisht qisnin kryet aty-këtu në leksionin tuaj në formë shkrimi.
Inkoherenca e parë ishte mes domethënies së leksionit: hesht! dhe domethënies së emrit tuaj Grida (që me sa duket vjen nga folja italisht gridare, që në shqip do të thotë me bërtit).
Inkoherenca e dytë: Ju, e nderuar zonjë, përdorni një leksion të dobët universiteti si shkrim gazete. Nuk bëni kurrfarë diference mes shkrimit akademik dhe shkrimit publicistik.
Inkoherenca e tretë: Ju këtë leksion e përdorni për të mbrojtur vendin tuaj të punës, ose për të bërë një hap në karrierë. Kështu, ju po vetë jeni hedhur nga fusha e ideve në fushën e aksionit politik, gjë që sipas parimeve tuaja, është e patolerueshme. Sipas jush, njëri e përjashton tjetrin. Si zëvendësministre që jeni, pse mendoni, dhe aq më keq, pse gjykoni?
Inkoherenca e katërt: Ju kam parë ndonjëherë në ekran dhe estetikisht paraqisni një pamje fizike të rregullt, një fytyrë gruaje me tipare të këndshme. Duke lexuar shkrimin dhe duke u përpjekur të nxjerr ndonjë gjë me vlerë përveç humorit dhe gajasjes nga ajo që shkruani në adresën time, mendova: Çfarë inkoherence mes pamjes fizike, estetikisht të rregullt, dhe mendimit, thelbësisht banal dhe pa vlerë! Po mos u mërzit, qenia njerëzore të ofron jo rrallëherë surpriza në këtë drejtim.
Tani në fund edhe një këshillë gjuhësore, pasi dua ta kthej nderin deri në fund, meqë edhe në këtë fushë kishit pasur mirësinë të më jepnit një këshillë. Në shkrimin tuaj, zonjë, kishte një frazë të tillë: “Në respekt të vërtetësisë dhe intelektualit që duhet ta mbarsë atë”… E përdorni jo me vend fjalën mbars, pasi në këtë rast fjala me vend do të ishte folja bart. Dikush, zonjë, e bart një ide. Intelektuali e bart një të vërtetë, nuk e mbars atë, pavarësisht se ideja është në gjininë femërore. Kini kujdes me përdorimet e fjalëve, zonjë, se mund të krijohen keqkuptime të tipit gjinor, kauzë për të cilën ju besoj se militoni dhe jeni e obliguar të militoni si zv.ministre e Integrimit.
Ja, kaq, e nderuar zonjë, dhe, edhe njëherë faleminderit për gazmendin që më sollët në këtë pisk vape.

172 Komente

Who the f eshte e nderuara Gride?

sqaroje qe Grida eshte ajo me floke te gjata dhe ajo ajo me floke te shkurtra

them se per aq do i punoje busulla xhibit smiley, megjithate:

Grida nuk eshte ajo me floke te shkurtra smiley

A eshte Zhvejk the new Shvejk ne drejtshkrimin e ri? A ka ndonje botim te ri te rishikuar me titull "Uzhtari i mire Zhvejk". Se ne dy botimet qe di une eshte Shvejk.

I hate kur njerezit nuk dine te shqiptojne drejt as pikat e references.

Nuk do e lexoj, por me c'thua: C'paskan bere qe iu thafshin deri ne rreze!!! smiley

Po a keq-shkruhet Shvejku?! Kjo eshte njesoj sikur te shkruhet keq emri i ndonje profeti, mor dinsezer!!!

Jam dakord që është sakrilegj keq-shkruarja e Shvejkut. Por duke i dhënë "benefit of the doubt" shkrim-prurësit smiley mendoj se e ka ngaqë bashkëtingëllorja "Sh" ndodhet përpara bashkëtingëllores së zhrmshme "v" dhe për rrjedhojë tingëllon "Zh".

Megjithatë, shkrim-prurësi nuk duhej ta kishte bërë këtë gabim mqs ka studiuar letërsi (ne mos gabohem).

Ti po bo sikur Marku e ka pas shok klase Shvejkun dhe e ka emrin me te nigjume. Se une s'di qe Shvejku te jete edhe audio-book ne shqip.smiley

smiley e mo mirë edhe ti...ja që ka disa njerëz që i shkruajnë ashtu si i shqiptojnë fjalët smiley Marku duket bën pjesë në këta smiley

OK, jam dakord. Te gjithe njerezit me nje grime respekt per veten, nuk duhet ta perdorin kurre fjalen per t'i bere masazh (!) shefit. 

Duket sikur ka nje fryme opozitarizmi ne PD, te cilen nuk dua ta paragjykoj, por te gjithe deputetet i vuri Sala ne rrjesht dhe votuan Nishanin, pa au-iu.

deputet e PD te mos votonin nje koleg te tyrin?  Po kjo s'ka kurrfare logjike politike.

Cfare bene deputetet e PS?  I beri te pagoje Rama sa nuk guxuan as te mendonin per nje emer, qofte ai edhe lideri historik i tyre Nano.

Kishte ndonje arsye per te mos votuar Nishanin e per te shkuar ne zgjedhje te parakohshme sipas teje? Ndonje analize kosto-perfitim per rastin, apo nuk ka rendesi, rendesi ka te parashtrojme deduksionin qe Sala i ve ne rresht te gjithe. Si nuk u lodhet ndonjehere duke thene te njejtat gjera.

leri se tregon cfare arsyetimi politik mjeran e injorant kane opozitaret ketu.  Ky quan rreshtim voten qe deputete te PD i japin nje tjeter deputeti te PD, duke ruajtuar edhe mandatin e tyre pasi vendi mund te shkonte edhe ne zgjedhje te parakohshme se ishte raundi i 4!  

lider HISTORIK..smiley  e bete peshk kete historine .bobobo 

tani qe u ben rreshtore, u ben.biles edhe "barkas shtriu, me lepi pak kepucen pastaj ktheu ne PD".

te vetmen rreshtore per te qene qe kam pare do kohet e fundit ka qene ajo e deputeteve te PS-se ne sallen e KQZ-se per zgjedhjet e 8majit, kur u ulen ne rreshtin e karrigeve per te "ndjekur" mbledhjen e rradhes. Nuk konsiderohet rreshtore kur mblidhesh bashke ne nje vendim/veprim normal por kur mblidhesh bashke ne nje vendim/veprim anormal.varja.

Pyete pak ate me siper, a ka sot ne PS nje deputet a figure politike qe shprehet ndryshe nga Rama dhe Doshi?  Asnje se pesojne fatin e K. Islamit qe i shkuan grupet e kontrollit edhe te shtepia.  Blushi eshte "permiresuar", Malaj nuk duket shume, Harasani eshhte zhdukur fare.  Veliaj ndeshkon kreret ne rrethe te FRESSH qe menduan jo si ai.    

e drejte, e drejte.ne kete pisk vape te ka rene shorti te besh Piar.pi ndonje gje freskuese.

O boise, me kete koment me zhgenjeve. Ata do kishin votuar 100% edhe per nje emer te mbyllur ne zarf qe do e ua tregonte Sala pasi te ishin numeruar votat. Kot bejne sikur kane opozite te brendshme. Aty ka vetem nje njeri. Asnje deputet nuk dinte te thoshte deri nje dite para se kush do ishte presidenti. Asnjoni! As Bujar Nishani. S'e dinin ke do votonin, por e dinin se do ta votonin. Edhe nje bajge, po te ishte e fresket, do ta votonin. Pale nje koleg te tyrin. Ca thu ti mo?! Kjo, miku im boisa, eshte menyra si u zgjodh ai qe perfaqeson TE GJITHE SHQIPTARET. 

Ke thene shume gjera Blend ne kete komentin me siper,pavaresisht se si piknisje ke nje perceptim te vetem. Problemi me i madh qe keni ju qe urreni Salen, eshte se e sulmoni ne menyren e gabuar, e nxini dhe aty ku s'ka gje per te nxire. Kjo e ben palen tjeter(se nuk jemi bere te gjithe njelloj) te kunder/pergjigjet/pozicionohet ne respekt te emotivitetit apo ne respekt te argumentit. Socialisteve u mungon nje lloj fryme qe t'i nxjerre nga ky qorsokak po ky eshte nje problem i tyre i vjeter. Naihere mendoj se patetizmi i madh i socialisteve ndaj Berishes i ka rrenjet te nevoja e madhe e shqiptarit per nje hero negativ. Jokomunistet kane hero negativ Hoxhen, (post)komunisteve u duhej nje antihero te ngrinin koken ndaj te pareve. Jemi nje shoqeri me nje identitet relativisht te varfer, ku konstruktivizmi me shume eshte nje koncept abstrakt. 

Blend, nuk dua te zgjatem shume, se per presidentprocesin eshte fol dhe teper. Po e mbyll me ate qe e ke mbyll dhe ti, me menyren. Meidani u zgjodh me bresheri te pafundme kallashnikovesh, ndoshta dikush la dhe koken nga ndonje rikoshet ate dite, Moisiu u zgjodh ndersa luante domino me nje komshiun e vet pensionist, Topi u zgjodh vetem mbasi dergoi aty ku duhet disa valixhe me kartmonedha. Ky i fundit, krahasuar, u zgjodh shume, po shume me normalisht.

Boisa,

Ke lënë pa përmendur (vënë në rresht) vetë Berishën. Mënyra e zgjedhjes së tij për President ka qenë me një gotë shampanjë. Betimi i tij si President, që shoqërohej me kumbimin e hapjes së shishes së shampanjës, nga llozha përkundruall. Një imazh televiziv i jashtëzakonshëm. Kamera nuk i përfshinte dot të dy aktorët (të betuarin dhe të përbetuari/ë/n), por lëvizte sa nga njëri tek tjetri.

Nuk e mbaj mend, Lirkë. Po si zor te kete pasur shampanje atehere, do jene gezuar me spumante llozhistet. smiley

Vërtet, mund të ketë qenë thjesht ‘spumante’. Madje ka zëra që qarkullojnë dhe thonë që ka qenë realisht kështu. Ky imazh në fakt është për t’u mbajtur mend, në shumë apsekte. Ai ka dhënë në perfeksion dinamikën e ngjarjeve në Parlament, jashte foltores. Pra, nëse nuk ke një foltore, cfarë ndodh në Parlament. Cfarë ndodh në Parlament pa Speaker (në kuptimin e drejtpërdrejtë dhe figurativ)? Është një ceremoni. Nëse ndjek këtë ceremoni kupton kaq shumë dhe nga implikimet politike. Është dikush që thotë një betim (përsërit një formulë), e ky e ka mendjen tek formula patjetër (duhet ta thotë, ashtu sic e dëgjon), është dikush që e dëgjon një formulë por nuk e kupton, dhe pse ka kufje dhe i përkthehet ajo (përfaqësuesit diplomatikë), dhe është dikush tjetër që nuk e ka mendjen tek formula (betimi), por gëzon. Shishja e shampanjës në fakt për mua nënkuptonte një hyrje parakohe (me një kohë më herët) në formulën e betimit. Kishte dicka lozonjare, por jo shumë të lezetshme tek ajo shishe shampanje (spumante)...  

Ke mendimin që ishte me gjysmë kohe më herët, Monda?

soditje ne heshtje.

..Është dikush që thotë një betim (përsërit një formulë), e ky e ka mendjen tek formula patjetër (duhet ta thotë, ashtu sic e dëgjon), është dikush që e dëgjon një formulë por nuk e kupton, dhe pse ka kufje dhe i përkthehet ajo (përfaqësuesit diplomatikë), dhe është dikush tjetër që nuk e ka mendjen tek formula (betimi), por gëzon..

 

Ne futboll qellon shpesh qe shume tifoze te gezohen pas nje goli jashte loje pasi fokusohen vetem te aksioni(topi) e anashkalojne anesorin. Nuk di si ta quaj, perqendrim apo shperqendrim kete pune.

Ky i fundit, krahasuar, u zgjodh shume, po shume me normalisht.

Dakord. Por ky popull meriton shume here me shume. Politika vazhdon t'u haje hakun shqiptareve. Drejtimi i vendit eshte deficitar, ne sjellje, ne veprim, ne ide.

Une jam i zhgenjyer nga menyra. Big Fail. Nje president qe zgjidhet 6 ore pasi emri i tij hyn ne loje. Une nuk vendos dot per te blere nje lavatrice ne 6 ore. 

Nje president qe zgjidhet 6 ore pasi emri i tij hyn ne loje. Une nuk vendos dot per te blere nje lavatrice ne 6 ore. 

Normal, mer Blend. Nje president zgjidhet cdo pese vjet, ne lavatricen e zgjedhim per ta pas njezet vjet.

 

ti qenke akoma me lavatricen e xhaxhit,mesa duket.

xhaxhi ka patur vetem te mira, venus.

Po te meritonte shume here me shume nuk do vazhdonte te votonte edhe 20 vjet mbas rrezimit te regjimit monist, mbeturinat toksike te tij.

nuk eshte se i vuri sala ne rresht, i vuri tjeter gje. une e kisha thene qe me perpara qe pd-ja do votoje ne rresht per nje per kandidatin qe do sjelli sala, dhe jo se njof pd-ne por se besoj qe njoh shqiptaret. 75% e deputeteve te pd-se nuk e dine a do jete me ne listen e deputeteve vitin e ardhshem se jane versul Gridat dhe presin shperblimin, dhe s'kane asnje lloj interesi ti heqin vetes disa privilegje nje vit para afatit, dhe per cfare ... per nje president qe as ju prish e as ju ndreq dot pune deputeteve te vecante.

Me mire ta kishe bere:bisede me grate gazmore te PD-se, Mark.Cfare evolucioni nga ajo deputetja dibrane, ne mos gaboj, tek Grida sumbulleshe.

Ate Une mendoj, prandaj jam, e ke kapur bukur.Kurse per  Griden dhe Grigjen sentenca merr formen: Jam, sepse nuk mendoj.

Ato qe thote MM jane nje bullshit i madh por njerezit po i gezohen per momentin faktit qe MM po flet dhe helbete mos ka ndonje percarje ne mazhorance.  MM le te flase, PD-ja nuk i mbyll gojen njeriu, kur te vije puna per te diskutuar ato qe thote dhe aty eshte krejt thelbi,  do shihet se sa te drejte ka dhe qe s'ka aspak.

Ja dy intervista te dy figurave kryesore te PD (Olldashi dhe Imami) qe i japin direkt ose indirekt edhe MM pergjigje:

http://www.mapo.al/2012/07/05/zgjedhjet-olldashi-me-kete-koalicion-fitojme-75-deputete/

http://www.mapo.al/2012/07/04/imami-projekti-me-te-cilin-do-kerkojme-mandatin-e-trete/

 

mire Olldashin po edhe Imamin e quajte figure kryesore? Kaq poshte te kete rene piaca? Mua me kujtohet kur qarkullonte fotoja e tij mbi tank dhe dyqind vetet qe mblidheshin per miting cdo dite e shanin me soj e sorollop. Edhe Nano ishte armik dhe jo "lider historik" asokohe. Eh nostalgjia...

Shiko se sdu te merrem shume me Imamin, po per pune percarjesh e thyerjesh or ti, a di gje c'lloj porcelani i ka dhembet?

Sa here qe ky pergjigjet,e nis nga pozita superioriteti me polemizuesin,superioritet qe e shpik n'kaptine te vet,po jo qe egziston realisht.Polemika e ktij,gjithmone asht e tipit:u bane ti me m'kallxu mu.

Eshte mashkull tjetri, tregon elegance kur i drejtohet nje femre.

Artikullin e Dumes nuk e cova dot ne fund. Duke pasur parasysh edhe zv. debilen tjeter "populli perbehet nga shoqeria", them se pozicioni i zv. ministes qenka qoshke per kontingjentin.

Po edhe Marku eshte perfaqesues i denje i palo burrave qe nuk dine te ruajne dinjitetin perpara budallait te radhes, e leshojne kakerdhi duke perdhosur nje emer te pervecem, nje fushe te dijes, nje gjini (nuk kerkon kurre njeri koherence mes surreterve te palo burrave dhe fjaleve te tyre).

Per te mos folur per "keshillat gjuhesore" ne kuadrin e fjales se dites, koherences:

Tani, e nderuar zonjë, meqë keni marrë përsipër të më tregoni inkoherencën e ideve të mia, po ta kthej nderin, domethënë, po t’i them edhe unë nja dy-tri apo katër inkoherenca lehtësisht të dukshme, që fatkeqësisht qisnin kryet aty-këtu në leksionin tuaj në formë shkrimi.

smiley Problem i madh gjuhesor respekti, kur s'ke vendosur ta japesh apo jo.

smiley kjo eshte, por shkon pertej personit te radhes, eshte krejt marredhenia me boten qe eshte e paqarte, te formohet ne trajta respekti, apo intimiteti te imponuar. Ne rastin konkret behet fjale per deshtim te respektit te futur si mish i huaj, si gjithmone.

Eh, tani flitet vetem per koleksionin vjeshte-dimer smiley (mizore, ka te ngjare qe kurioziteti pervers te me beje ta shoh krejt emisionin).

Emisione te tilla duhen pare ne dhoma te veshura me material te bute dhe me sa me pak orendi. Spektatori duhet te privohet nga sende me maje, carcafe, lidhese kepucesh... Cfare s'te (vete)vret te ben me te forte.

p.s. mund edhe te mbytesh nga te qeshurit, ose te dehidratohesh krejt nga te qaret.

Nje miku im ne te tilla raste thote thjesht: "Largoni thikat!" smiley

Me kete inkoherencen midis trupit dhe shpirtit,fytyres dhe fjaleve e ka dhi pak muhabetin.Tregon mungese argumentash dhe per me teper hyn ne territoret e populluara te misogjinisteve.

 

Femrat e bukura jane te mencura!

E kuptoni apo jo!!

Manifest eshte!

gjithe bjondet jane te bukura smiley

ato barcaletat e famshme jane ekskluzivisht per biondet natyrale apo marrin perqindje edhe brunet e shnderruara ne bionde?

sic e ka thene dhe njeri: "Aimer les femmes intelligentes est un plaisir de pederaste."

Kush paska qene ai sumqimi francez qe m'paska sha mu?

Ky e????? Ky duket si pedofil.

ia ke fut kot. ky thjesht ka qenë përjetësisht i mërzit dhe si rrjedhim i idhët. po të kish jetu në kohën e peshkut, do kish dalë nonjoni ti thoshte: get a life!... smiley

me t'vetem e paska pas i life ai, shkonte me bjonde (dhe me kalamoj simas asaj qe konkludoj une nga fotoja) smiley

Jeni shthur fare ju ketej, fare , fare. smiley

si tha ai qe shau sali protopapa kur deshte ti rraste sacmen; "po me shau o" smiley

Kishte te drejte Arifi. 

I tha : Po nuk behet kurre jevgjiti , nishanlli!  smiley

ndonje SURRATMI!!! smiley

Jane te mirkuptuara akudimet e mundshme ne lidhje me menyren se si e kaloj kohen e lire por mua kjo kopertine me sjell ndermend ato kopertinat e filmave porno te tipit "Anal Queens 11"!

- Shumica e shkrimit ne "ju", dhe disa folje ne "ti", tregojne per nje sforcim te gjuhes se Markut. Perfundimisht, duhet hequr dore nga leximi i te gjitha shkrimeve ku debatuesit i drejtohen njeri-tjetrit me "ti".

- Pasazhet mbi emrin dhe pamjen fizike te zonjes, krejtesisht te papranueshme ne nje debat serioz.

Por, kur e mendon pastaj pak me shperfillshem, nuk e prish shume terezine se fundja debat gazetash shqiptare eshte : IK e pati ngritur ne art kete stil me fjaline e tij legjendare "kush je ti more horr horri ?", drejtuar nje kundershtuesi qe edhe ky ky s'ia pertonte fare.

"Gjendja eshte katastrofike por jo serioze", iu pergjigj ai atij qe i thoshte "gjendja eshte serioze por jo katastrofike".

ps : ç'u be me pergjigjen e Hamitit ndaj Vinces ?

ai atij ishte Gjermania me Austro-Hungarine smiley

e permbledh mire Olldashi gjithe shqetesimin e MM:  

Një prej deputetëve demokratë, Mark Marku deklaroi pak dite më parë përmes një interviste se PD-ja mund të fitojë duke u rithemeluar konceptualisht, pra duke u rivitalizuar e duke mbledhur brenda saj të gjitha korrentet e djathta dhe të qendrës, sepse një parti sipas tij, nuk mund të fitojë vetëm me militantët e saj. A pajtoheni me këtë ide, apo ndani një tjetër këndvështrim?

Mendoj se Partia Demokratike ka nevojë të mbetet e hapur, siç edhe ka qenë. Vetë zoti Marku, sikurse edhe të tjerë përpara tij, përfshi këtu edhe veten, jemi afruar në PD jo si rezultat i një karriere normale përmes strukturave, por përmes asaj dere që PD-ja ka mbajtur gjithnjë hapur për individë afër frymës së saj, për militantë, simpatizantë, përkrahës, votues, për të gjithë ata që besojnë tek veprimi politik i PD-së.

Kjo që z. Marku kërkon është diçka që PD e ka bërë dhe, duke njohur filozofinë politike të Berishës, jam i bindur që do të vazhdojë ta bëjë. E ka bërë në 2001-in për shembull, me Sokol Olldashin, e ka bërë në 2005 me Lulzim Bashën, e ka bërë në 2009 për shembull, me Mark Markun. Jam i bindur që do ta ribëjë në 2013-ën me të tjerë individë që kanë me se të kontribuojnë. E ka bërë sepse në PD një koncept i tillë, i hapur, ka ekzistuar gjithnjë. A duhet ta rithemelojmë këtë koncept? Nuk e shoh të nevojshëm. A ka nevojë ta dimensionojmë? Hajde ta diskutojmë

AK, te lexova vetem rreshtin e pare - vertet me poshte vazhdon citon Olldashin? Olldashi eshte bere i citueshem? I citueshem Olldashi?

Well, ne mungese te pulave, ekonomia do te filloje te fokusohet ne mbareshtrimin e sorrave...

P.S. Kuptohet pa lene menjane arroret dhe shegoret e se fundmi edhe rrushoret.

Nuk qe Olldashi ay, i cili shkroi ca poezi erotike demokratike? smiley

Si thoni JU,  do kunderpergjigjet (serisht) zv ministria?

Si thoni JU, ia vlen qe te lexohet provokimi i zv.ministres?

smiley

Marku thote pa pushim 'faleminderit'. Kaq jetik paska qene per Markun leksioni i Grides?

Me pas kerkon t'ia ktheje nderin:

"Pasqyre moj pasqyre, kush eshte me i bukur: une qe jam nga brenda apo Grida qe eshte nga jashte? Kot po te pyes se une prape ate mollen e bukur me helm nuk ia le pa dhuruar"

U tmerrova nga pergjigja inatosur e Z.Marku!

Vetem nje BURRE i prekur ne seder dhe me namuz anadollak mund te pergjigjet kaq personalisht dhe me nje gjuhe ofenduese koke e kembe!!! Turp per te! Cdo fjale qe ka thene dhe mund te ishte e llogjikshme perkthehet tashme ne mani arrogante te nje personi jo te ekuilibruar ne karakter. Politikani i mire karakterizohet ne rradhe te pare nga vet-permbajtja me akuza te cilesive personale. Ne rradhe te dyte, nuk duhet te jesh bombe me sahat qe na plas kur gjen kundershti. Z.Marku ben shume gabim qe shprehet ne kete menyre. Fundja fundit po komunikon me nje femer. Robt e civilizuar perballen me edukate e kulture kur debatojne me nje femer, dhe meqe preferoka gjuhen personale, Imagjinoni cmund ti beje gruas ne shtepi kur ja pervesh.... Me duket se e mbyt fare qe nga sharja "kurve" e deri ne debile me cicka 75a!

Edhe nje here TURP nuk i shkon burrit kjo gjuhe!

kev

Peshku eshte valute, te meson deri edhe si i peshojne cickat ne RFGJ.

Lere te mbaroje se mori kot andej nga fundi me duket. Do ta djegi xhelin e flokeve. smiley 

ore, me fal, se turpi per te gjallin eshte, qe thone, po di gje ti ca esht kjo 75a-ja?

ti pyet bamen si tifoz gjerman apo si smiley

po pse te mos deduktojme, ne fund te fundit? te deduktojme nga ajo qe dime per kevin, nga ajo qe dime per femrat shqiptare (prej te cilave besoj eshte formuar si imagjinata e kevit, si gruaja imagjinare e mark markut), nga ajo qe dime per femrat gjermane (prej te cilave besoj se gjithashtu eshte ndikuar imagjinata e kevit por jo detyrimisht ajo e mark markut) nga ajo qe dime per shperndarjen e madhesise cicore tek debilet, nga ajo qe mendojme se perben sharje ne kombimin me fjalen debile - si eshte me keq te te shajne, debile me cica te vogla, debile me cica te mesme, apo debile me cica te medha?, dhe nga ajo qe dime per aftesite mimetizuese te kevit, dmth, nese mark marku i thote dumes 'si ka mundesi qe je kaq debile kur je e bukur?', atehere a eshte apo s'eshte ne gjendje kevi te riprodhoje 'si ka mundesi qe je kaq debile kur i ke cicat ne madhesi kaq optimale'?

por them se eshte me shkurt te deduktojme nga ajo qe dime per prapashtesen me origjine sllave -ka, rruge qe, nisur nga disa supozime parametrash optimale, do te na sillte ne perfundime jo fort pozitive per aftesite mimetizuese te kevit.

mua para se gjithash me shqeteson treguesi dynumersh (two-digit index). Per a-ne them qe bejme derman, me pak fantazi, por gjithnje pasi te jete shoshitur dy-dixhitalshi. Ceshtja duket shumeplaneshe dhe indeksi shume permbledhes. pra pse 75, dhe jo 74 ose 76? Ne c'pikepamje do ndryshonte tjetra po te ishte 76-eshe.. per te mos theme, mos-o-Zot (se nga goja s'vejn gje)... por le te themi kshu, hipotetikisht gjithnje... pra sikur te ishte (vetem) 15-she (si hena... etj etj).

indeksi dynumersh mund te ishte cilesia ne pike perqidjeje. ku 100A eshte cica eperkryer, ne diten e perkryer, kur edhe ti ndihesh shume mire. eshte nje cice e papame, ne kuptimin, ende nuk eshte pare. 75 eshte goxha mire. Kur te qellon ndonje 85 je me fat.

jam me blendin. 100 jane piket e plota sipas konceptit anglosakson. secili ta perktheje sipas qinpikshitvet. tek indeksi germor po vuaj pak une, se edhe 100 edhe A me duket e tepruar smiley - megjithese a-ja mund te jete edhe pasthirrma qe shoqeron cicen njeqindeshe, pra, emertimi 100A si lloj shenje nuk eshte thjesht nje simbol, por nje indeks - ose ose, po te terbojme dhe interpretojme vizualisht formen e zerove dhe te A-se, bishtin dhe thelen mbi bisht, mund te kemi te bejme me nje ikone te mirefillte.

smiley

mundet mundet... une jam "shkolle e vjeter", me sistemin rus ala dmth, deri ne 5... sa na duhet te perditesohemi, ne cdo fushe, pak se ke mendjen e tak, te le pas jeta...

Tropizma, Ti thuash nje femre qe do te beje karriere "debile" dhe ta perforcosh me piken me te dobet te saje "madhesia e cicave" eshte nje goditje fatale personale kur do ta ulesh si rob ...si dhe, gjuha me direkte per ta bere armike nr. 1. Zakonisht kjo eshte situata me delikate kur nje femer te tradheton ...sepse i duhet se sben nje "burre" qe ti thote te kunderten ne po ate lartesi. smiley

Dmth, nje femer qe do te beje karriere duhet te matet mire? smiley

Jo, fjala eshte per cilesine e ofezes. Ato karrieristet ofendohen nga dy kushte: permendja negative e inteligjences dhe per paraqitjen e deshtuar femerore. Kurse ato shtepiaket vetem nga paraqitja dhe gatimi smileysmiley Femrat inkurajohen, nuk gojohen!

Nga doli kjo matja e gjoksit ketu, se mora vesh une?

na thuj nr. te te them me ke rri smileysmiley)

shih shih e felle punasmiley po me lart cfare do te thuash me fjalen " gojohen"?smiley

Po ja, po te thuash Nr. tend une mund ti marre ne goje ato. Pra do ti pergojoja, e kam llafin smiley :smiley

ahahhahaha. uh më iku truri me këtë përgjigje. hahahaha, përdesh rashë nga karrigia.

 

Ok ti je, une gjithmone jetoje me shpresen se ti benesmiley

Jo venuse jo kjo nuk quhet se i ka t'porositme. Por do ti vleresoja diku aty te 85 D smiley

Venus, qenke bombe fare smiley 

Cne? Taktike standarte... ti ke noi gjo per te thone, ata te pergjigjen me " numri i gjoksit te gruse tate" ose "numri i komes se burrit tat"

ah qe smerrni vesh ju nga keto gjona...

Kedhi o internacionalist:

 

qincin e kapkan vetem francezet smiley rrofsh bame per tabelen e cicajevit.

smileysmileysmiley

 

Norma me e ulet ne Evrope eshte aty te 75a. Me poshte je burre ose femer qe ste sheh lagja kurre.

Po si nuk u ndjeve ti, kur Ai i madhi yt, ju pervesh deputeteve te PS me nje fjalor rrugaçeror, apo po flije gjume ti...... Pse pune burrrash eshte te merrresh me krevatin e atij tjetrit apo me nenat e motrat e kundershtareve te tu politike.... ik ore mbushu ti... kur te diskutosh behu te pakten nje here serioz..... 

Alidemso, nuk qendron krahasimi. Sale's i lejohen. Te tjereve jo.

U mbush Mali plot me rrush , plot me rrush

Thote neneja jane krushq , jane krushq .....

Ne jane krushq te dalin ooooo

Griden te ma marrin oooooo.......

Mu më pëlq shumë kjo e Olldeles si përgjigje për atë që të bën PDH-i se sa ajo që i ka bërë PD- hi , Imamamit , ish Gjeneralit të Asfalisë Greke sot MM dhe Luftes kundër alienëve si dhe Intervistëdhënës për sukseset e PD-hit

Kjo që z. Marku kërkon është diçka që PD e ka bërë dhe, duke njohur filozofinë politike të Berishës, jam i bindur që do të vazhdojë ta bëjë. E ka bërë në 2001-in për shembull,..... e ka bërë në 2005 .... e ka bërë në 2009  ....dhe e mbyll me një Citat ....Jam i bindur që do ta ribëjë në 2013-ën .. smiley

Megjithse z. Olldelja e ndërpret sqarimin se çfarë ka bërë PD-hi , kur lexon këto verigat e gjymit , Marku , Imami ,Olldelja , Grida etj te fençur  ( nuk po them Uturakut se  ka NJË të Vetëm e të pashoq ..alias B.Fevziu ) pra vjega të GJYMIT  të Babsqapit , e merr vesh shumë thjeshtë se çfarë bën PD-hi . Dhe me të drejtë babasqapi ka nevojë për enë të mëdha !

Mos e shndroni në vend PLEHRASH Shqipërinë , Mos ribëni teatër Kukllash me Pavarësinë e Shqipërisë , Jepuni njerzve Dinjitet ,Punë , të Ardhme , Mos prekni Gjuhën Shqipe , Mos përçani Shqiptarët ,Burgosni Hajdutët e Qeverisë dhe ....Lerini Pordhët me Merqër e Gridra !

Ja kjo duhet lexuar Realisht nga Imam Bajallditë e Olldelet , Merqërit e Gridat !

 

ne pacavurre me sh ne nje mal me pacavurre

Gjysma qenka skandalizuar pse ja hodhi me kunje, ti Grida je veç nje kurvicke e vogel.

Po cila femer ne PD eshte ne role te larta per shkak te aftesive ? Nje parti si PD-ja eshte ndertuar mbi shantazhin e atyre qe ngrihen lart, qe te mos e ngrene zerin kunder te Madhit, prandaj eshte plot me spiune kur vjen puna tek meshkujt (por edhe tek dizenjatorja) dhe me kurvicka tek femrat.

PS-ja sikur çoç duket me serioze, por jo per ndonje arsye te fisme, thjesht nuk ndertohet mbi shantazhin, por mbi trashegimine fisnore.

Sa per debatin ne vetvete, muhabet ushtrie, Grida futjakotizem ne kub, Marku hahaha me dhjeve moj fyçke.

fyçke

smiley

Po ti pse aludon mor burr, shkallet me kembe ngjiten.Pse cdo femer e bukur duhet te vihet ne dyshim.

Marku ne fakt ka thene ca te verteta qe e kane  thartuar SHEFIN dhe entourage'in e tij.Gishtin ne plage: forumet e PD jane bere si Byroja Politike; PD ka humbur identitetin e saj dhe eshte kthyer ne garniture te thelave te LSI-se, shefi shperblen te paaftet , te pa gojet dhe servilet, te emruarit  shantazhohen me dosjet e spiunllikut dhe korrupsionit, Pd eshte kthyer ne nje korporate hajnie dhe korrupsioni , larg idealeve dhe modelit te nje force demokratike frymezuese.Pd-ja duhet rithemeluar perfundon Marku..por pa i prish themelin dhe pa i heq catine dmth Berishizmin.

Kjo goca simpatike pretendon se e ka kap mat Markun duke i thene te tjera ben, te tjera thua.Shiko cfare mendesie percjell prurja e re e PD-se: heshtja, konformizmi si shenje e koherences dhe integritetit.

Reagimi Markut gjasme gazmor ne fakt eshte goditje poshte brezit dhe poshte brezit zonat jane delikate.Aq me teper per nje femer. 

S'vura fare ne dyshim çdo femer te bukur, po per plot femra te PD-se, qe kane bere perpjete, e lidha me filozofine e shantazhit te Sales, dreqi e merr vesh kur nxjerr Prifti video per Meten, keto me pulle te kuqe, do jene buke me djath, se mbahen edhe si trofe.

Eshte nje kulture shantazhi e papare, qe Berisha ka vene ne PD, mbi meshkuj e femra, ndersa Berluska i ngjiste te bukurat se i duheshin kur s'kishte bunga-bunga, Sala e ka kthyer ne gur themelor te karrieres brenda PD-se. Tjetri po dihet, duhet te jesh kamikaze e Sales.

Sa per siper brezit, poshte brezit, keto ne Shqiperi s'kane ndonje ndryshim, shahen me moter e rob gjithe diten, kjo e kurvickes duket si kompliment.

Ne thelb, jane te dy nga i njejti mall, po qe se ne si shoqeri vendosim si kriter emancipimi pedeistat, apo krijojme pritshmeri qe ky i riu, kjo e reja, eshte frut i punes, perkushtimit, ndershmerise etj, jemi akoma tek ura.

Ai stan ate bulmet ka, thote populli. Pedeisti (ne kupole), i punes, perkushtimit, ndershmerise, etj eshte UTOPI. E kam llafin per tiparet si vlera shoqerore, jo per rob qe jane te punes, perkushtimit, ndershmerise e besnikerise ndaj Sales.

Sikunder e thashe , PS-ja paraqitet çik me mire, por per te vetmen arsye se trashegimia ne parti nga ati tek biri/bija te hap dyer per te cilat Sala ne PD, ka vene si kusht vesin, sepse duhet te jesh i shantazhueshem.

nje shaka te vogel beri ''pali miska''smiley dhe u hodh zeri demokratik i popullit ta mbyse.po sikur te thoshte ndonje te vertete per mbrojtesin e interesave greko-serbe ne shqiperi cdo ti benin valle?!

Ca njerez mjafton ti takosh vetem nje here e njihen lehtazi. Kete Griden e pashe vjet ne nje debat dhe aq me mjaftoi. Tip pa durim, ofenduese, te nderpriste 100 here gjate debatit, super hyper, histerike dhe e paedukate. Dikush do thote qe flet bukur, po ky tip te le nje shije te keqe. Duket si nje nga ato piranjat e reja partise qe sulen ne cdo drejtim per te krijuar besimin e duhur lart. Dje ju sul Markut, neser do gjeje dike tjeter per te zbrazur frustimet e saja te perbrendshme te tipit..une nje goce kaq e zgjuar dhe e bukur i ha te gjalle te ghithe keta dudumer me 'procedimet e mija ligjeruese ekselente'.

marku thote GRIDA=gridare

une e kuptova keshtu: she is a screamer, not a moaner!

mbase na bie rasti ne atdhe, dhe na uleret ndonjehere, mgjse ralle e perballoj memedheun gjate vizitave, si fizikisht ashtu dhe shpirterisht.

ku ku, ku ku, i ka korrit, i ka korrit Ma-ma-mark Marku këta të pëdhësë. 

 

Shifni se kjo eshte dhune.  Ia hodha pa lexuar artikullin e pare per Markun, edhe dje me sukses anashkalova Griden.  Jo, plas syckat aty.  Edhe shko lexo pse eshte gajas Marku, te thone.  Edhe u pshty, u tha e zeza ti nqs s'ke marr vesh cfare ka thene Marku ne interviste. 

Ia fillova me intervisten:

Mund të thuhet se Berisha është një nga njerëzit kryesorë që ushqen konformizmin në PD. Por mendoj se Berisha vetë nuk është tip i korruptuar, pushtetin e ka ambicien më të lartë se të tjerat”, deklaroi Marku.(Shqip)

Kaq lexova nga intervista. 

Titulli i tjetres "Ma ne fund nji heretik" - e lashe qe te titulli. 

Sec gumezhiu dhe Zheji "mishi e kocke".  Se "mishi e thua" eshte me zarar, divorce e kshu gjanash.  Tashi holle holle edhe mishi tretet, kocka mbetet.  Nejse, dava Zheji.

Grida, oj Grid oi.

Prape te Marku e qe ta them ckoqur apo si e ckoqitur vete Marku:

Duke lexuar shkrimin dhe duke u përpjekur të nxjerr ndonjë gjë me vlerë përveç humorit dhe gajasjes nga ajo që shkruani, mendova: Çfarë koherence mes pamjes fizike dhe mendimit thelbësisht banal dhe pa vlerë! Po mos u mërzit.

____

Perfundimisht, s'paskeni pase nje pike meshire.  

Ke parë ti që edhe unë këtu u dorëzova. Realisht është një listë me tipa që nuk i lexoj (Marku, Edi, Lubonja etj). Përjashtime të rralla kur më kanë bërë psh të lexoj Benin (jo Imamin, atë që ecën vetë).

E nejse e lexova. Ky Marku më kujton dy tipa: nga fytyra Udi Allenin dhe nga mendja Balouin e Shvejkut.

"Sakllam, sakllam pasha. Por tashti ne nuk e urdherojme dot", tha AI.

 Ti do të thuash që Grida po i thotë Markut "20 vjet sahanlëpirsi nuk bëhen dot hasha për një ditë" ???

flet ashtu ajo se nuk e ka kuptu M^2, ai ne te vertete ka thene "ne jemi si vellezerit siameze, kur semuret njeri teshtit tjetri.."

Ne qi s'e kemi ndjekur, na i permblidhni dot MMopozitarizmin e brendshem ne PD dhe SBreagimin e ketyre dumbabaistave PDore?

MM e ka lljere me qasjen ndaj emrit dhe pamjes se saj, perndryshe tingellon i justifikuarevoltuar.

Ke te drejte Monda,keto postimet si loja "Mos u nxeh" nga 5 kalo te 3,nga nga 2 te 1 ...... jane torturuese ne kete te nxehte .smiley

E vetmja gje e re, si dicka e menduar e pamundur me pare, qe mesuam nga keto shigjetat shpotitese mes qenit dhe te zone, eshte se ky qen i rrahur, M**t M**ti, paska aftesine te qeshe.

pas sallamizimit , filloi dhe stina e mamicezimit te temave.

E marr personalisht kete dhe rrjedhimisht sugjeroj te lexosh Jankelevicin ne origjinalin feminist smiley

jo, jo s'ka te beje me ty personalisht.eshte fenomeni: pushteti eshte sexi, sexi eshte pushtet, dija eshte pushtet dhe sexi smiley ironia  joshese vjen nga femrat, ironia therese vjen nga meshkujt .

dil moj ne gazete te te therr nje here. nuk ka perse te kemi frike nga seksi me x, as nga cicat e mamices (megjithese them 'i ziu skenderbe ne varr'), as nga cicat e ciljetes. seksi ka efektin e humorit, hap nje porte, gjithe puna eshte ta perdoresh hapjen per qellime tejcicore, te depertosh si me thene pushtetin.

Eh c'mu kujtua ajo pyetja filozofike me gisht, vesh, kruarje dhe mase lezeti! smiley

Ajo nuk qëndron. "Gishti" nuk ka kocka!

ashtu, ashtu, por ne castin qe nis t'i lezetoje pushtetit mbarset veshi.

Shoke-ne nuk duhet te kemi frike nga seksi (nga procesverbali K.Partise Tirane ku analizoheshin ndikimet e Elektrikut Blu )  smiley Ke fol bash si Fuko'ja kur thote se shumefishimi ligjerimeve mbi seksin, permes aluzionesh dhe metaforeve, zhvillohet pikerisht brenda fushes ku ushtrohet pushteti.

Aaaa, qenkan ndare detyrat: njera te josh, tjetri te ther.

Une do ta coja edhe me tutje duke thene:

Njera te josh ne qosh, tjetri te ther si berr!

Keto debate kot , cfare konkretisht i japin popullit?

tagji...

Po bukur boll. Me mire se asgje.Mire do ishte te jepnin dhe lopet ama.

Une mendoj qe duhet ti japim nje kuptim me serioz debatit. E para z.Marku nxjerr ne pah nje pike te rendesishme, qe personat qe duan te bejne karriere ne parti duhet te fillojne t'i kendojne serenate te Zotit. Shtylla e meritokracise apo e rritjes sipas aftesive profesionale apo dhe kontributeve partiake nuk ekziston.E dyta me te vertete ms. Duma, s'duhet te merret me tilla gjera, por me ate per te cilen paguhet, pra postin e saj ne nje ministri te rendesishme. Del pak bllof qe nje njeri i tille pa bere as nje shkrim te vetem per progresin e Shqiperise drejt BE merret me qendrimin e nje deputeti brenda partise. E treta, fjalimet e tanishme te Z.Marku duken shume te bukura per te qene te verteta. Do ta shohim vetem me kohen , nese qendrimet qe ka sot, si ka vetem si hatermbetje apo dhe per te forcuar pozicionin e tij politik.

Kjo vajza që ka shkruajtur kundër M... M... ( sipas variantit të Bames ) si e ka emrin : Grid, Grida, Gridë?

Ka rëndësi për mua. Thuajse jetike. Se e kam dhe këtë si tip sinonimi unë. Kam disa sinonime që lidhen me emrat unë, psh Ndrea Prendi = i pabesë. etj etj. Ka admin përqark të them ndonjë tjetër emër? smiley

Tani tjetër si shkruhet : shoqëria, shoqënia, shoqria apo shoqnia ? Për ta shqiptuar e shqiptojmë shoqnia.

Ue! Çfarë desha të thoja se e harrova ?

Ah, po : kjo vasha e shoqërisë civile, pse i është qep këtij përÇorit të PD-së?

P.S. Pa drejtshkrim se u lodha.  Si tha dje njana ktu? Vetem pak dine me shkru standartin,nje grusht njerezish. smiley

P.S2. Markut te mos i vije keq, qe i ka ra me qafe kjo lemeria, se ne fund te fundit patriot i Nrea Prendit eshte. Ai qe vret e ndron tyten,

bravo mark! Mir ja bere asaj bukuranes psikologesmiley
ajo me mir t'iki te lozi noi rol psikologoje ne noi film porno smiley

lefti, meqe e perdore llafken "bukurane" dhe pa lidhje me temen, a di gje nese perdoret edhe per xixellonjen? flm paraprakisht

Kur shof me sa zjarr partizan komentojn ca rob, them ka dale nje profesion i paformalizuar yet, ai quhet komentus tek ppu, eu ore sa shum pun u keni hap partive po ju shkojn lekt dhe knej tashti smiley

Mark mir mir, po pak si teper emocional po me dukesh, e them prap ky demokratizimi sa per sy e faqe brenda PD's eshte taman si me porosi smiley

un çoku e lexoj peshkun keto muajt e fundit(arsyje pune ka ra biznesi) por me kujtohet nje koment para ca muajaesh dikush(nuk me kujtohet emri) thoshte,"ore un kam 7 vjet qe komentoj te peshku,u bere ti te me tregosh mua?"

ne ca tema duhet ndonje shaka smiley

Marku ju versul pa e kuptuar mire shkrimin e zonjushes Duma. Kur kjo zonjushe i ben thirrje Markut te mos flase me mendjen e tij dhe te mos dale nga rreshti, Marku duhet ta kuptonte se edhe kjo zonjusha spo fliste nga mendja e saj, por sipas urdhrit nga lart. Berisha i nxorri nji anetar te dores te trete ti pergjigjej Markut per ti thene se kesaj here po te jap faull por mbylle gojen. Marku sot vazhdoi ne te tijen dhe Berisha i nxorri Olldashin te fliste. Shkurt ja dha edhe kartonin e verdhe. Besoj se Marku e ka kuptuar qe po foli prap do dali vete naltmadhnia e tij Berisha I dhe jo vetem qe ka per te marr te kuqin nga partia, por ka per ta heq edhe nga puna ne universitet.

Juela ka qene me simpatike.. me sa duket PD-ja te shemton smiley 

Zedhenesja e re e PD-se, Silvi Gurabardhi eshte shume simpatike. Nuk e marr vesh perse nuk e paskan vene ne kete kopertine.

Artikullin e asaj vajzes e lexova por s'lashe koment, sikunder as per kete s'po le koment, sepse kam pershtypjen qe nga Buall Mavria, do ikin edhe te tjere, se nuk rri dot njeri me nje udheheqes qe drejton me dore te hekurt. 

sikunder as per kete s'po le koment

mire e besojme pavaresisht se ne fakt komentove smiley 

Joke of the day hahahah me shkrive fare!!

Pjer, me fal po sapo e le nje koment.

"Cogito? Epo n'sum!" ka thone De(s)karti. smiley

oh oh brinjet

kemi humbur kohecionin social por kjo nuk eshte nje veti dhe shume negative sepse here pas here sistemi duhet te crregullohet per te rimarre fundkisonet e veta.

Grida Duma

Ne fakt mendoj se "procesi i te menduarit" ishte tamam ajo qe fshihej nen mollen e parajses. Dhe zgjedhja ishte midis Sokrat i vuejtun apo derr i kenaqun. Dhe ato zgjodhen Sokratin. Emblematikisht, veprimi i pare qe ben Sokrati me te shoqen eshte qe te veshin breke.

I wish they have choseen the pig.smiley

Besoj per kete e ke fjalen Pjer

 

Kjo eshte ajo tipja qe del neper emisionet me opinione dhe flet me kompetence sikur merr vesh nga te gjitha. Ndonjehere bente dhe opinione kritike derisa e graduan zevendesministre dhe e ktheu pllaken. Tipike e bibes pseudointelektuale..

Ndonjehere bilbiloste bukur (ndoshta ngaqe te jepte pershtypjen sic thote marku sikur po recitonte nje leksion) por duhet te punoje me shume me ritmin e te folurit, me pauzat e duhura, me intonacionin teper monoton e acarues.

4 Belul & Kavir:

Bisedez gazmore ne bregun atje tej...

 mos eshte ; `ti zbardhi qerpiket debora e re`?smiley 

S'paskan ardhur akoma qelbesit qe te gjejne detaje inkonsistente tek artikulli dhe komentet? 

Cne?

Ej, Mark Marku, kshu brisk nga goja, po une ketyre te birve te Shna Markut nuk i besoj mo n'bote!

Nuk i besoj qe shqipfolesit qe jetojne pertej gardhit te tbanit te vet i konsiderojne po aq shqiptare sa vehten, qe jane demokrate ne shpirt  dhe qe e kane kete pune me pasterti,me bese, desh thashe, po pastaj e lashe, se binte keq! smiley 

 

zakonisht mm eshte tip i qete e i shtruar, por kesaj rradhe e ka prishur pak me kete arrogancen qe tregon dhe me menyren se si ben debat.  ky merret me personin jo me ate qe thote e ne fakt zonja qe e ka kundershtuar e ka cmontuar ate qe thote Marku e si pasoje ky eshte shfaqur ne kete polemike ashtu sic nuk i shkon.

Gjithsesi debati i motivuar mbi ide e parime eshte i mirepritur.  Edhe njehere tregon qe i vetmi grupim politik qe ja vlen ne Shqiperi, qe ka se cte thote eshte PD.  

Gjithsesi debati i motivuar mbi ide e parime eshte i mirepritur.  Edhe njehere tregon qe i vetmi grupim politik qe ja vlen ne Shqiperi, qe ka se cte thote eshte PD.  

Shume e drejte.  Me kete jane thene te gjitha dhe s'ka c'te thuhet me.  

po ti ndac thuj ndac jo se nuk hyn shume ne llogarite e mia.  Je peshe pupel.

Shnet te thuash, plac te thone. 

vetem per nje gje nuk ja u ha hakun dot, i perndershmi Erion Veliaj ka shkarkuar si ne kohe te xhaxhit, kreun e fressh per Matin, ketu mazallah se flet kush.  MM eshte i dobishem edhe per te mos u marre me ca te keqija qe na dalin krejt papritur.

ah sala , sala  ju ka klonuar te gjitheve ju. Por ilacin qe ka perdorur tek ju nuk po na e thoni me sinqeritet..smiley

he, u preke per Veliajn e?  Hajt se te gjithe ju produkte te Erionit jeni e medemek, pasi hani rizoton me parate e Sorosit, gjeni edhe pak kohe te beni komunistin a socialistin qe po i dhemb xhani per minatorin.  

xhaxhi sala ta mesoi????? hahahhha holy sh---t  ju qenkeni me te vertete :lost case.smiley

Vetem na thuaj : kur ti mesoje sala. kur ishte sekretar i partise komuniste. apo tani qe eshte sekretar i pare i partis demoniste.smileysmiley po kercep truri , po kercep fare 

njoh dike qe rizotos i ka pas thene orizoto smiley, do te thuash ti car lidhje ka me temen, do te them une qe eshte varianti bashkekohor peshkor i pulovres protestante (termin e sakte s'e mbaj mend, spiritusi e ka pas thene apo olsi?), domethene, nga opilafi kemi arritur ne orizoto njesoj si nga trikoja me nje apo tre gersheta ne pulover kashmiri, qe me siguri pelqehet edhe ne pd, pulovra, po pse jo edhe orizotoja. gjithe ky entuziazem i imi sepse e. veliaj kishte 2-3 vjet pa u permendur tek peshku, po edhe sepse RIZOTOJA me duket se permbledh pafundesisht mire budallallekun qe ka plasur sheshit ne shqiperine tone.

Ooh paska dhe ari, 'h? Me demek cenkan si tip arixhofkash me shkoll' nga Franca.

Zoti Marku,ti po shkon dhe po pret dru ne Pyll,por sopata nuk po te degjohet.smiley

Bli Mapon neser Brad, pasi ka per t'bo nje artikull Marku ne lidhje me ate qe nuk thuhet 'sopate' por 'sëpate'. Mbase te permend edhe muhabet cicash.

pse sepate i thone ?

 

smiley 

Ej, a jam une i vetmi qe kam pershtypjen se ky Marki me zor c'paska prit t'a kundershtonte dikush? 

Gjithashtu menoj se ktij i ka ardhe me plas qe per gati nji jave, asnji s'ja ka pjerdh nga ideologet e PD-se! smiley

Gjej rast qe t'i kujtoj komentarjatit te Peshkut, nje tjeter figure te shnditshme disidente te PD-se, anipse jo padok a ca quhen!

Cunin flori Bujar Leskaj! smiley 

 

S'kemi me fuqi, vape, tension i ulet, po eshte rritur edhe mosha mesatare. Nje here e nje kohe peshku pa uje te grinte me 453 komente per nje teme me ish shkrimtare si ai dhe vetullholla si ajo.

Nuk me pelqen ky shkrim i Markut. Jam plotesisht dakort me ate cka ka dashur te thote, qe "Une kam mendimin tim dhe kam plotesisht te drejte ta shpreh, megjithse eshte kunder kryetarit". Por toni me te cilin e ka shprehur nuk eshte i drejte, megjithse Grida ndoshta e merito per ate cfar ajo perfaqson.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).