Mori fund: Parlamenti Evropian e rrëzoi marrëveshjen e diskutueshme tregtare ACTA, e cila tani nuk mund të hyjë në fuqi. Kjo përbën një sukses për ata mijëra vetë që kanë protestuar në Evropë kundër ACTA-s.

Jan Philipp Albrecht ka luftuar muaj me radhë kundër ACTA-s. Parlamentari evropian i Të Gjelbërve gjermanë bënte pjesë në Bruksel te forcat shtytëse që donin të pengonin hyrjen në fuqi të 'Anti-Counterfeiting Trade Agreement', shkurt ACTA. Tani Albrecht po shijon triumfin. Por 30-vjeçari e di se pa trysninë e rrugës refuzimi i marrëveshjes në parlament nuk do të kishte qenë kaq i sigurt, ndoshta edhe i rrezikuar.

Sigurisht që protestat kanë kontribuar shumë "që të rritet në Parlamentin Evropian vëmendja për argumentet e refuzuesve", i thotë Albrecht Deutschen Welle-s. "Në këtë mënyrë janë vënë në trysni partitë e mëdha, që të vendosin nëse janë pro apo kundër kësaj marrëveshjeje." Ngjashëm shprehet edhe Markus Beckedahl i 'Shoqërisë Digjitale', një shoqatë e cila angazhohet në internet për të drejtat e konsumatorëve. "Jam shumë i lehtësuar dhe i gëzuar që arritëm ta ndalojmë marrëveshjen me një opinion publik evropian, i cili u krijua gjashtëmujorin e fundit. Këtë nuk e konsideronte të mundur askush."

Pasi pesë komisione parlamentare të rëndësishme kritikuan mangësi të rënda të marrëveshjes, rrëzimi i ACTA-s prej plenumit pritej.

Të pengohen piratët e produkteve

Ushtrimin e suksesshëm të ndikimit të opinionit publik te procesi i votimit të ACTA-s Albrecht e vlerëson si konfirmim për praktikën demokratike në BE. Qytetarët merren seriozisht nga Parlamenti Evropian, thotë ai. "Mendoj që partitë nuk mund lejojnë që diçka të kalojë kur ka kritika të konsiderueshme për përmbajtjen."

Kjo ndërkohë që në fillim pati një plan me qëllime të mira: ACTA synonte të kufizonte veçanërisht importin e markave të falsifikuara nga Lindja e Largët dhe të krijonte standarde ndërkombëtare në luftën kundër shkeljes të së drejtës së autorit në internet, si tërheqja e skedave me film dhe muzikë. Vetëm nëpërmjet falsifikimit të produkteve në Evropë lindin dëme vjetore deri në tetë miliardë euro.

Protesta të masave

Marrëveshja u negociua për vite me radhë midis BE-së, SHBA-së dhe 11 shteteve të tjera. Marrëveshja e finalizuar ishte nënshkruar deri në janar nga BE-ja dhe nga dhjetë shtete të tjera. Megjithatë, deri tani asnjë nga vendet nënshkruese nuk e ka ratifikuar marrëveshjen, sepse në detaje ACTA shfaqi disa mangësi dhe shkaktoi një valë proteste në shumë qytete të mëdha evropiane.

Kundër dolën para së gjithash përdoruesit e internetit. Ata druanin se interneti do të censurohej më fort dhe se zotëruesit e të drejtave mund të kërkonin zhdëmtim të tepruar edhe në rast shkeljesh të lehta. Në vend të kësaj kundërshtarët e ACTA-s propozuan që të ndiqeshin më ashpër shpërndarësit e ofertave të paligjshme.

5 Komente

Muajin qe kaloi, pashe nje program ne tv mbi prodhimin e markave te njohura ne lindjen e largeme, ku behej fjale qe firma kineze, prodhojne çfar te duash ti, e si ta duash ti, me çfardo lloj marke. Do Malboro, ta bajne gati, sa tone smiley

vazhdoj akoma të pyetem se si i llogarisin 8 miliard dëmet e shkaktuara nga falsifikimi. a kujtojnë se shqipoja ta zemë që e blen çantën prada 2000L do ta blente vërtet 2000Euro sikur mos të kishte parë kopjen te çami? për mua në këtë rast Prada s'ka humbur asgjë, veç ka gëzuar një grua që ndoshta s'e di fare se çfarë është Prada, por i ka pëlqyer modeli i çantës dhe çmimi i saj.

Kjo eshte idiotesi dhe propagande e korporatave por nejse..Thuaje te rroje Kina dhe Turqia!..Eshte interesanete thjesht kjo koha e levizjes se BEse..Ne nje kohe kur fuqia blerese eshte pertoke dhe konsumatoret Evropjane spo konsumojne.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).