Ndërkohë që e gjitha familja Kamaj ndodhet në ngujim, duke e çuar rezonancën e Kanunit edhe në jug të vendit.

 Ballsh Me një djalë në ngujim dhe tjetrin në arrest, Xhemal Kamaj i bën thirrje publike mikut të tij prej 30 vitesh, babait të viktimës, që t’i japë një zgjidhje konfliktit, që të mos ketë gjakmarrje. Në kohën që djali i tij, Edison Kamaj ishte përballë trupit gjykues, Xhemali deklaronte se këtë çështje dëshiron tazgjidhë me familjen e viktimës, më shumë sesa me shtetin. “Ia kam falur Bilbilit djalin tim, jo shtetit. Ndaj i ulem në gjunjë dhe i lutem mikut dhe shokut tim prej 30 vitesh, babait të viktimës, Bilbilit, që të vendosë ai se si do të zgjidhet  kjo ngjarje që më ka vrarë për së gjalli. Dua vetëm që të mos ketë gjakmarrje”, – thotë Xhemal Kamaj nga fshati Usojë i Mallakastrës. Familja e tij në jug është ngujuar që prej ditës kur i biri 13-vjeçar vrau me thikë shokun e tij, Xhevit Lamaj. Për këtë ngjarje u arrestua djali i madh, Edisoni, pasi ndodhej në vendin e krimit pas zënkës fatale mes dy të miturve. Vrasja e djalit të mikut të tij prej të birit duket se e ka helmuar Xhemalin, i cili i frikur për fatin e fëmijëve, kërkon besën e Bilbil Lamajt. Ndërkohë dje në Gjykatën e Fierit u vendos masa e arrestit me burg për të vetmin e arrestuar të kësaj ngjarjeje të rëndë, që ka sjellë frikën e gjakmarrjes edhe në Ballsh. 21-vjeçari Edison Kamaj, i akuzuar për “vrasje në rrethana cilësuese”, u paraqit mesditën e së martës në gjykatë, i shoqëruar nga policia. Ai ka mundur të takohet vetëm me tezen dhe nënën e tij, ndërsa familjarët e tjerë nuk janë lejuar të hyjnë në sallën e gjyqit. Prokurori i çështjes, Enklid Gjini paraqiti provat e mbledhura për vrasjen e 13-vjeçarit Xhevit Lamaj. Ai i kërkoi gjykatës që të vlerësojë  të ligjshëm arrestin ndaj 21-vjeçarit Kamaj, ndërsa i vëllai është liruar për shkak të moshës së mitur. Por kjo kërkesë është kundërshtuar nga avokatja e të pandehurit, Brikena Lutaj, e cila i ka kërkuar gjykatës të marrë parasysh rrethanat e ngjarjes. “Vrasja nuk është kryer nga Edison Kamaj,  por nga vëllai i tij i mitur”, – tha ajo, duke lexuar një pjesë të deklaratës së 21-vjeçarit, ku ai pretendon se nuk është autor në krim. “21- vjeçari Edison Kamaj tentoi të shuante grindjen mes dy fëmijëve, duke u përpjekur t’i pajtonte ata. Edisoni i ka marrë të dy fëmijët dhe është përpjekur t’i pajtojë kokë më kokë. Në momentin që ai kishte kthyer kurrizin, sa hap dhe mbyll sytë i vëllai e kishte goditur me thikë viktimën, duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme”,-tha avokatja para trupit gjykues. Vrasja e 13-vjeçarit Xhevit Lamaj, i njohur edhe me emrin Bushi, tronditi opinionin publik në vend, pasi krimi u krye nga bashkëmoshatari i viktimës. Policia tha se vrasjen e kreu i mituri, por për shkak të moshës së tij, ai u la i lirë. Në vend të tij u arrestua i vëllai, Edisoni, i cili ndodhej në vendin e krimit, ndërkohë që e gjitha familja Kamaj ndodhet në ngujim, duke e çuar rezonancën e Kanunit edhe në jug të vendit. Prej ditësh babai i të akuzuarve si autorë i bën thirrje të atit të viktimës, mik i tij prej 30 vitesh, t’i japë një zgjidhje kësaj situate të rëndë, të krijuar në fshat dhe mes dy familjesh.  

8 Komente

Paska sjell prurje ky vellai i Bobit nga Rranza e Malit?

Në kohën që djali i tij, Edison Kamaj ishte përballë trupit gjykues, Xhemali deklaronte se këtë çështje dëshiron ta zgjidhë me familjen e viktimës, më shumë sesa me shtetin. “Ia kam falur Bilbilit djalin tim, jo shtetit. 

Ja kaqe gje e tregon se cfare besimi kane njerezit ne Shqiperi qe shteti eshte mbrojtes i qytetarit dhe ekzekutues i ligjit. Pa pasur nevoje per shpjegime ambasadoresh.

"ndërkohë që e gjitha familja Kamaj ndodhet në ngujim, duke e çuar rezonancën e Kanunit edhe në jug të vendit."

ohh sa palaco qe jane... Ata njerez jane ngujuar nga turpi, jo nga frika..

Kanuni nuk njeh turp as njerezillek aq me pak nder por vetem frike, mjerim dhe injorance.

Po ku derri c'eshte nderi mor aman..

 

 

 

Ca k....... Kanuni eshte ky, Kanuni ka norma e rregulla , i vijne anash Kanunit keto vrasje ordinere...Situata eshte tabloja e nje shteti te pjerdhur qe instrumentalizon Kanunin ne opinion dhe media per te mbuluar mutin me shurre , nderkohe qe te gjitha denimet kapitale me vrasje 25vjecare nuk i kalojne 5-6 vjeteve burg dhe kriminielet jane te lire fale amistive dhe rryshfeteve , nuk eshte ceshtje  Kanuni ,por  ligji i xhungles ...nga ana tjeter kemi te bejme me njerez te mjere ,qenie te pazhvilluar, te pashkolluar ,varferi dhe s`kamje ....Kush i edukoi keto te rinj adolishente ...??!!! ASKUSH ...as FAMILJA e as SHKOLLA...e as SHOQERIA CIVILE....Vrituni me njeri-tjetrin o shkerdhata mire t`ju behet... shtaze....!!!!

Ej, pse m'duket mu sikur ca rob' memzi po presin qe dikush t'marri "gjak" n'ket' tragjedi te tmerrshme ku nji fmi vrau nji fmi tjeter? 

Gjak, jo hak!!

 

Kjo është injorancë  e gjallë. A ka ligje a ka shtet, çfarë dreqin po ndodhë në atë vend? Po ecim mbrapshtë në vend që të ecim para.

Per sa kohe sistemi i drejtesise nuk funksionon ne Shqiperi, njerezit enden si te humbur duke u marre me hakmarrje e dhune. Por e keqja me e madhe eshte kur dhuna prek deri edhe femijet, ne zenka kalamajsh me njeri -tjetrin.

Babai qe ka humbur djalin duhet ta fali mikun e tij dhe femijet e ketij. Asgje nuk e kthen ne jete djalin qe shkoi. Fatkeqesi e madhe eshte, por s'ke c'i ben. Askush nuk fiton prej derdhjes se gjakut me tej.

Njeriu fisnik fal.

Babai qe ka humbur djalin duhet ta fali mikun e tij dhe femijet e ketij. Asgje nuk e kthen ne jete djalin qe shkoi. Fatkeqesi e madhe eshte, por s'ke c'i ben. Askush nuk fiton prej derdhjes se gjakut me tej.

Njeriu fisnik fal.

smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).