Taksa për çimenton e importit vazhdon të mbahet në fuqi nga ana e Kosovës, pavarësisht premtimeve për heqjen e saj nga Hashim Thaçi, ditë më parë në Tiranë. Si kundërpërgjigje edhe Shqipëria po tregon shenja reciprociteti me Kosovën.

Ndërkohë, Sindikata e Pavarur e Shqipërisë iu ka bërë thirrje zyrtarëve në Kosovë, që të heqin tarifën e çimentos, në të kundërtën ajo ka paralajmëruar protesta para Ambasadës së Kosovës në Tiranë. Dogana e Shqipërisë ka penguar bujqit e zonës së Kukësit, që të grumbullojnë grurin e prodhuar në fushat e tyre në fabrikën e miellit në Xërxë të Rahovecit në këmbim të miellit. Ky veprim ndërmerret për herë të parë nga ana e Doganës së Shqipërisë dhe bëhet në emër të luftës kundër evazionit fiskal, por edhe të mbrojtjes së prodhimit vendas.

Drejtori i Doganës së Kukësit, Ali Tota, thotë për “Kohën Ditore” se shkëmbimi i grurit me miell që bëhet në fabrikat e Kosovës është në kundërshtim me Kodin Doganor, por që e kemi toleruar më parë. 

3 Komente

Po gjersa e keni toleruar me pare, pse nuk e toleroni edhe tani, ç'lidhje ka buka e gojes (qe nuk taksohet me ne shum vende te botes) me çimenton, qe eshte nje artikull qe taksohet.  çimentoja mund te mos taksohet si karburantet, alkoli apo cigaret, por sidoqofte shum vende e taksojne disi, kuptohet shum me pak se produktet me siper. Ndersa buka, mielli eshte perjashtuar nga taksat, kudo, biles edhe ne marrveshjen MSA dhe CEFTA, produktet ushqimore te shportes jo vetem qe u eshte hequr taksa, por mund edhe te subvencionohen kur ka mundesi. 

Ej, pse kot e kena bo ne rrugen e Kombes.... ja per ket pune, per te bo nje shtepi e, nje katandi...po ç'ti bojsh.... si tha ai tek filmi.... Po ti rrofsh o Sali, se edhe bereqetin ne e shton  eee, edhe femijet na i mbron eee, edhe bagetine na e shumon eee.... e ç'ti bojsh, keta kosovaret paskan qen vertete nga soji yne, perseri vijne ketu dhe bojne shurren ne detin Adriatik.....

http://top-channel.tv/artikull.php?id=238127

Alidemso, nese ne dite hyjne rreth 50 mij veta nga kuksi (marrim nje mesatare), i bie qe per nje muaj te hyjne 1 milion e 500 mij, ne dy muaj rreth 3 milion, ose 3 milion per sezonin e veres, vetem nga kuksi, qe do te thote miliona euro ne drejtim te sektorit te turizmit. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).