Një popull "nobel"

Trimëria e shqiptarëve nuk njeh kufi. Ata e përballojnë vdekjen dhe torturën pa asnjë hezitim. Fjala e tyre një herë e dhënë është më e shenjtë se betimi i dhënë te popujt e qytetëruar. Mikpritja e tyre s’ka të krahasuar. Ajo nuk pushon deri sa të mos ngelë gjë për të ndarë e për të dhënë.

Shqiptarët trashëgojnë pamundësinë për t’i fyer në nder. Kjo është një praktikë e përjashtuar, sepse po i fyeve do të përballosh në mënyrë të detyruar larjen e hesapeve me gjak.

Bajroni i ka bërë homazhe kësaj race shqiptare pse e njohu personalisht dhe jetoi midis këtij populli. Respekti për moshën është një nga karakteristikat e shqiptarëve. Ata janë korrektë, të dashur kundrejt tjetrit dhe reciprokisht të sjellshëm. Në momentet më të rënda ata janë plot respekt për superiorët e tyre. Ata zbatojnë urdhrin e tyre me saktësinë më të madhe. Fjalët e tyre dhe sjellja e tyre shoqërohen nga dinjiteti.

Siç kemi thënë më përpara, një fyerje ndaj tyre riparohet në mënyrë shumë të tmerrshme. Nuk lejojnë servilizmin, lajkatarinë ose mosobligimin në një punë që jepet fjala. Mikpritja gjen shprehjen më kuptimplotë në Shqipëri. Një fyerje që i bëhet një mysafiri kap jo vetëm të zotin e shtëpisë, por gjithë fisin. Ai që vret mysafirin dënohet nga fisi dhe vdekja e tij është e paevitueshme.

Shqiptarët janë të fuqishëm. Gegët e Veriut janë më të lartë në trup se sa toskët e Jugut. Ata janë gjithashtu më të rëndë, më kokëfortë dhe më këmbëngulës. Një shkrimtar kur flet për malësorët shqiptarë i krahason ata me drerët e malit që hipin në shkëmbinjtë më të thepisur dhe ecin nëpër ta, pa pasur frikën e rënies nëpër humnerat më të llahtarshme dhe asnjë i gjallë s’mund të futet atje pa ekspozuar humbjen e jetës. Besa ose fjala e nderit për shqiptarin është institucion i shenjtë. Një fjalë e dhënë, pa e detyruar tjetrin, e shoqëruar me besë, duhet të respektohet me çdo kusht dhe s’merret parasysh asnjë rrethanë. Një udhëtar i pajisur me besë gëzon mbrojtjen e të gjithëve, ai është i shenjtëruar.

***

Virtytet e femrës shqiptare janë unikale në botë. Kurvëria dhe tradhtia bashkëshortore ndëshkohen me vdekje. Në asnjë vend të botës një femër nuk gjendet në një siguri e mbrojtje më të madhe se sa në Shqipëri.

Ai që vret një grua dënohet me dënimin kapital. Femra në Shqipëri punon në shtëpi, por ajo është trajtuar me respekt dhe zë në shoqëri një vend më të nderuar se në vendet e Lindjes. Një shqiptare mund të udhëtojë nga një vend në tjetrin, në një siguri të plotë.

… Nënësia është shumë e nderuar dhe kurorëzon fisnikërisht jetën e femrës. Dashuria dhe bukuria luajnë një rol të vogël. Konsiderata për një femër rritet në përjetim me numrin e fëmijëve që ka.

***

Që të kemi një paqe komplete duhet të formohet një Shqipëri Autonome që të zotërojë lirinë në mënyrë më të plotë. Shqipëria nuk mund të ndahet midis fqinjëve, ashtu siç nuk mund të ndahet çdo vend i Europës.

Europa tashmë e ka krijuar Shqipërinë e pavarur dhe s’duhet të hedhë poshtë pemët e saja, prandaj ajo duhet ta mbështetë atë. Një Shqipëri e formuar mbi një plan federativ mund të jetë një kërcënim për planin e Ballkanit. Ajo s’mund të ketë marinë që të alarmojë Italinë ose Austrinë në Adriatik. Ndërtimi i rrugëve të hekurta dhe përmirësimi i porteve të Shqipërisë do t’i japin Serbisë një dalje në det, në Mesdhe. Ky rezultat mund të arrihet më me lehtësi në marrëveshje tregtare, miqësore edhe paqësore se sa me tentativë pushtimi. Një Shqipëri e pavarur do të inaugurojë një erë të re, duke zhvilluar normalisht dhe duke fituar prosperitetin për të cilin ajo ka të drejtë. Shqipëria do të zëvendësojë me rrugë të përshtatshme ato rrugë të këqija që ka sot. Ajo do të kthejë fshatrat në qytete dhe këto qytete do t’i kthejë në qytete të lulëzuara.

Shqiptarët nuk kanë vetëm të drejtë t’i kërkojnë Europës drejtësi, por t’i kërkojnë asaj edhe dëmshpërblim. Europa e krishterë është e përgjegjshme për robërinë dhe varfërinë e popullit shqiptar. Unë mund të dëshmoj që me gjithë protestat e mija, Europa e krishterë është shkaku i eksodit të dhimbshëm të 100.000 fshatarëve që duhet t’i linin vatrat dhe pasurinë e tyre dhe të vinin si refugjatë në Vlorë ku ata do të vdisnin nga uria dhe sëmundjet, pa numëruar ata që janë pa ndihmë dhe mbështetje.

***

Të krishterët europianë duhet të punojnë për të lehtësuar mizerjen nga skllavëria e pamerituar e shqiptarëve. Shtetet e Bashkuara që kanë fatin të kenë një qeveri që qeveris një shtet të lirë, i dalë nga vullneti i popullit sovran, qeveri që përpiqet nga dita në ditë që të sigurojë përparimin, lulëzimin dhe që ka dhënë mbi të gjitha dashurinë për të ardhmen, Shteteve të Bashkuara i bije për detyrë t’i rrethojë shqiptarët me këtë vëllazërim, me këtë dashuri njerëzore që s’e kanë njohur deri tani.

Kundër gjithë gënjeshtrave dhe akuzave se shqiptarët janë egërsira unë citoj fjalët e Eriksonit, këshilltar amerikan, që ata e kanë dashur dhe e duan, pse ai ka punuar e jetuar midis tyre. “Nuk ka popull më të dëshirueshëm dhe më të dashur në gjithë Europën se Shqiptarët. Ata kanë në të njëjtën kohë elementët e forcës, burrërinë, kurajon, të lidhura me devotshmërinë më të butë dhe më të ligjshme!”.

Njerëzit e Shqipërisë shohin te Krishti dhe Muhamedi dy profetë që i nderojnë si të tillë. Ç’fatkeqësi! Ata i thërrasin më kot! Si njeri e si tjetri të ndihmojnë vendin e tyre. O Krisht! O Muhamed! Kujt t’i drejtohen që të drejtat e tyre tashmë të njihen?

Jam i bindur se popujt që po luftojnë (në Luftën e Parë Botërore- MG) me aq ashpërsi, një ditë do ta përfundojnë atë, dua të them që këtij konflikti mizor do t’i vijë fundi. Ata duhet të dëgjojnë Zotin dhe duhet t’i sigurojë Shqipërisë lirinë.

Shpresat dhe sytë e së gjithë botës janë drejtuar drejt paqes, në bazë të së cilës duhet të krijohet një vëllazërim dhe kooperim intim i frymëzuar nga ndjenjat njerëzore e jo të forcës.

Kjo paqe do t’i njohë çdo race edhe çdo kombi të drejtën e ekzistencës. Në këtë mënyrë, nuk do të jenë më të penguar, nga barrikadat artificiale, të ngritura me vështirësi të pakapërcyeshme për mbrojtje dhe që për to popujt duhet të sakrifikojnë kohën e tyre më të mirë, paratë dhe shpirtin e tyre.

“L’Albania”, Zvicër, Nr. 7 16.12.1915

______

 

U mbushën 160 vjet nga lindja dhe 80 vjet nga vdekja e mikut të madh, atij që sakrifikoi gjithçka për Shqipërinë dhe kombin shqiptar, Xhorxh Fred Uilliams. Populli shqiptar me fisnikërinë, bujarinë dhe çështjen e tij të drejtë ka bërë shumë e shumë miq të sinqertë e të nderuar. Një nga këta është edhe Xhorxh Fred Uilliams (George Fred Williams), ish–ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Greqi e në Mal të Zi. (1913-1914)

Ai u njoh me çështjen shqiptare dhe e përkrahu Shqipërinë në periudhën më të zezë të historisë së saj, në vitin e kobshëm 1913. Erdhi për herë të parë në Shqipëri, në Vlorë, i thirrur nga miku dhe bashkëpatrioti i tij Dankon për të parë me sytë e vetë krimet çnjerëzore që kishin bërë shovinistët grekë kundër popullsisë së pambrojtur shqiptare. Pa fëmijë, gra e pleq të masakruar rrugëve dhe mbi 100.000 refugjatë shqiptarë nga krahinat jugore mbledhur në ullishtat e Vlorës. Këto krime të paimagjinueshme e revoltuan dhe e drithëruan shpirtin njerëzor e demokrat të Uilliamsit. Pas kësaj ai u kthye menjëherë në Athinë, ku mori takim me zyrtarët më të lartë qeveritarë të Athinës, duke protestuar ashpër, njoftoi qeverinë e tij në Amerikë dhe që nga ai çast nuk e ndërpreu veprimtarinë e tij në mbrojtje të Shqipërisë. I ngarkuar me cilësinë e vëzhguesit të qeverisë amerikane në Komisionin Ndërkombëtar për ndarjen e Kufijve të Shqipërisë, Uilliamsi ngriti zërin dhe protestoi ndaj planeve për copëtimin e Shqipërisë, duke thënë fjalën e vet me kompetencë si në mbledhje të ndryshme, edhe në shtypin e kohës që gazetat dhe revistat amerikane, greke dhe angleze, si dhe në shtypin shqiptar në Shqipëri dhe në atë të diasporës.

Qëndrimi i Uilliamsit nuk i pëlqeu Europës dhe bënë ç’ishte e mundur për ta hequr qafe, duke e akuzuar se kishte thyer normat protokollare, nga që i kishte tërhequr vërejtjen qeverisë greke për masakrat në Shqipëri, duke mos e pasur këtë të drejtë si diplomat pa marrë më parë autorizimin e qeverisë së vet. Prof. G.F. Williams, si njeri me karakter dhe dinjitet, siç deklaron vetë, dha dorëheqjen nga karriera diplomatike me këto fjalë të shkruara me dorën e vet:

“Dukej një detyrë njerëzore, sheshazi për të shkye maskën që mbulonte diplomacinë europiane dhe për të ekspozuar fytyrën e saj, të luere me gjak patriotësh dhe shikimin e dobët të saj mbi dëshirat e zjarrta për liri të një race të fortë. U ktheva në Athinë dhe mbasi qeshë i shtrënguar, e tregova këtë panjerëzi dhe këtë padrejtësi të fuqive europiane dhe dhashë dorëheqjen si ministër i Amerikës në Greqi dhe në Mal të Zi, sikurse patjetër qesh i shtrënguar ta bënja. Drejtësia dhe e vërteta nuk janë mbrojtje në sallat e diplomacisë”.

Mbas këtij veprimi, Uilliamsi iu kushtua tërësisht çështjes shqiptare. Duke qenë dhe mik personal dhe i adhuruar i Presidentit Wilson, ai mundi që të sensibilizojë opinionin amerikan në mbrojtjen e çështjes shqiptare me motive fisnike tepër humane: “Me ndihmu një njeri është një bamirësi, me liru një popull nga zgjedha është një bamirësi e pavdekshme”.

Libri “Shqiptarët” është një ekstrakt i historisë shqiptare. U botua fillimisht në një revistë të kohës që më 1914-1915 dhe më 1919 si libër i veçantë. Derisa arriti në atë veprimtari, Uilliamsi u angazhua gjithashtu në një sërë mitingjesh në SHBA. Në të parin që u mbajt më 7 nëntor 1915, krahas shumë amerikanëve dhe shqiptarëve, midis të cilëve juristi Asa French, zonja dhe zoti Kenedi, të shquarit Fan Noli, Kristo Dako e Parashqevi Qirjazi ishte edhe G. F. Williams. Në fund të mitingut ai lexoi edhe rezolutën për mbrojtjen e çështjes shqiptare, botuar në anglisht dhe shqip.

Vepra e këtij miku të vërtetë të Shqipërisë gjithë kohën ka pasur dhe ka ruajtur vlerën e saj, por ajo ka një vlerë të jashtëzakonshme sot, kur çështja kosovare dhe çështja çame kanë dalë në evidencë dhe kërkojnë zgjidhje të drejtë dhe sa më të shpejtë, ndërkohë Europa, atë që gatoi mbrapsht tetëdhjetë vjet më parë, ka shansin tani ta rregullojë, duke larë kështu fajet e saj. Ndërkohë që Amerika jo vetëm me diplomatin Williams, por edhe me anë të vetë ish- presidentit Wilson e ka thënë fjalën e vet, që më se treçerek shekulli më parë, duhet ta thotë përsëri me forcë dhe përfundimisht. Çështja shqiptare duhet zgjidhur drejt, kombi dhe tokat shqiptare duhet të bashkohen. Këtë mesazh na dërgon e gjithë jeta dhe vepra e G.F. Williams, e cila përshkohet fund e krye nga lufta për të mbrojtur dhe respektuar të drejtat e njeriut, të cilat po ngrihen dhe mbrohen me aq shumë forcë, kur Shqipëria dhe populli shqiptar kudo që ndodhet nuk do as më shumë se çfarë thotë Karta e Helsinkit dhe ajo e Parisit për të drejtën e kombeve për vetëvendosje dhe për të drejtat e njeriut.

Prandaj ne shqiptarët e përkujtojmë dhe i përulemi me respekt këtij miku të madh, i cili më 10 korrik pati përvjetorin e 160 të lindjes dhe më 11 korrik edhe 80-vjetorin e vdekjes.

… Nuk vij të flas si mik i njerëzisë, por vij si mik dhe adhuronjës i racës shqiptare. Dashuroj Shqipërinë, dashuroj burrat e Shqipërisë, siç dashuroj Amerikën, siç dashuroj burrat që i kanë dhënë lirinë Amerikës. Shqipëria do të jetë e lirë. Shqipëria i ka dhënë pesë imperatorë Romës dhe gjaku i shqipeve ka forcuar kombet e tjerë. E lashë Shqipërinë në vuajtje dhe të mbytur në gjak nga faji i Europës, e cila tani po lan gjynahet e saj. Unë protestova kundër paudhësisë së Europës, kundrejt Shqipërisë, lashë vendin tim zyrtar dhe ju siguroj, që unë besoj sa ajo ditë që unë protestova për Shqipërinë, është dita më e lumtur e jetës sime… Tregtia e Amerikës duhet të jetë e lirë për kombin shqiptar, që është vëllai i kombit amerikan. Unë jam gati për çdo shërbim për lirinë dhe shpëtimin e Shqipërisë, edhe me jetën time.

(Në mitingun organizuar për të mbrojtur të drejtat e kombit shqiptar, Boston, 7 Nëntor 1915)

124 Komente

Eh c'popull kemi qene

Lere, lere! Kur i lexon keshtu e zeze mbi te bardhe, gati gati me duken si te verteta te padyshimta. Vetem nje gje nuk kuptoj une. Si ka mundesi qe ne qe ishim me te miret jemi tani ketu ku jemi, kurse ato zdromsat e tjere amerikan e gjerman ecen perpara? (Nuk po i ze ne goje ketu kinezet apo qatarsiotet qe jane plehra fare) Kam idene qe sekush na e ka fut dhe akoma s'po e marrim vesh. 

Virtytet e femrës shqiptare janë unikale në botë. Kurvëria dhe tradhtia bashkëshortore ndëshkohen me vdekje.

Yje te pashuar kemi qene, po lere. 

E, u prish rraca jone. Tani vetem talebanet kane ngel qe te fusin plumbin mas qafe po zune dashnor. 

kur flet per kurverine, ky e ka ne sensin e qeflijes apo prostitutes ?? Me sa di une, per kete te dyten, nuk te denonte njeri me vdekje, sepse haremet ishin plot.
Po ta kete per te paren, nejse nejse, kemi bere progres : ne vend te denimit me vdekje, tani i shajme publikisht (duke filluar nga kryeprokurorja).

Si ka mundesi qe ne qe ishim me te miret jemi tani ketu ku jemi, kurse ato zdromsat e tjere amerikan e gjerman ecen perpara?

Ja pse:

"Mikpritja e tyre s’ka të krahasuar. Ajo nuk pushon deri sa të mos ngelë gjë për të ndarë e për të dhënë."

I kemi ndare virtytet me mysafiret, derikur s'na ka mbetur me gje per vete.

Besa ose fjala e nderit për shqiptarin është institucion i shenjtë.......Edhe Tropojanet i  "dhane Besen Partise " .... smiley Njaj burri Macise or tij qe flet me "rrotulla"  si ne Rafsh , njaj asht i PARI Prijes qe ma Besen me ja q...nonen ketij Populli e ketij veni . Dhe jo vetem or tie , po bash me nje bande Hajdutesh e Deshtakesh , Kriminelesh e Banditesh jo vetem Politike  qi e thirrin Partie ose PDH-I or ti .  Edhe ma pare NM e tij , Ymer Paste,  i pat dhane Besen Popullit se "do vishte Opingat me dal malit me Luftue , per njat Popull , per njat Atme  e per njat FE " Dhe bani Luft te Madhe or ti , sa me i vu dhe BUSTIN mu tek kreja e Qyteteve !  Le te flene te Qete ata qe i kane pas Evidentuar nder Shqiptare keto Tradita BURRASH se asgja s'ka ndodhe .Vetem ka Plase Mooti i Zakoneve te te Marreve e i Burrave te Moot Shtetit neper Rruget e Shqiperise !Por  Na jem Popull qe i njohim , ruajme e zhvillojme Traditat!

Besa ose fjala e nderit për shqiptarin është institucion i shenjtë.

Lere se na dhjeve me kete. smiley

Populli kinez thote per disa : te vrasin naten, te qajne diten.

Pergjigjia e popullit shqiptar eshte : pyll pa derra nuk ka.

Një udhëtar i pajisur me besë gëzon mbrojtjen e të gjithëve, ai është i shenjtëruar.

I gjeten ata studentet ceke, meqe ra fjala qe paskan qene pajisur me bese? 

na prishi* Enveri i nderuar. Te gjitha keto jane pasoja direkte te komunizmit se dikur tregojne se ne Tropoje, kete djep te shqiptarizmes, vellai i te madhit Eqrem Cabej, Selaudin Cabej ishte prefekt i Gajkoves ne kohen e okupimit nazist. Ky zyrtar i nderuar hyn ne bisedime me te paret e asaj zone qe thirret si Malesia e Gjakoves e merr bese prej tyre qe te mos vritej, sulmohej etj. por Jaho Salihi i pare, xhaxhai i ketij Jaho Salihit te dyte qe ka vrare Azem Hajdarin, i del ne prite vellait te Cabejt dhe e vret. Babai i ketij ndjehet jashtezakonisht i turperuar dhe e ben hasha. Pas njefare kohe kur gjermanet e kapin kete Jaho Salihin dhe e vrasin, babai i tij nuk lejon familjaret te shkojne e ti marrin kufomen dhe as grate e shtepise te qajne per te, ndersa partia e nderonte cdo 5 maj si deshmor te atdheut. Tani ti e kupton vete se cili eshte morali qe patem nen regjimin komunist: asnje fjale nderi e asnje lloj nocioni bese nuk duhej mbajtur.

* na prishi mendjen, jo me poshte.

E di , i nderuar e di, Enveri. Me kujtohen , me kujtohen edhe keto ngjarjet e 97`. Si tani me kujtohen.

Meqe ra fjala per vrasje prefektesh, kur trimat e Halil Alise, vrane ate Prefektin ne Vlore me 1943 di gje? Kush nga keta merrte molle te fresketa me 5 Maj, bajraktari qe e vrau apo prefekti? Po mire keta trimat e bajraktarit cer benin ne Vlore?

Ma kujtove mire ate rastin e Azemit. Kush ishte ai qe i tha dil perjashta se te kerkojne? Burre me bese ishte patjeter.

Princ Vidi per cdo mirditor jepte nje frangari ne dite qe te shkonin ne mbrojtje te Princit. Nuk vajten kurre, ose me mire u vonuan se ashtu i kishte hesapet Bajraktari. Cdo dite qe vonoheshin 500 franga ne xhep me shume per te. Ja keshtu tallte menderen Tan Lame e Blend Fevziu dje ne Opinion. Enveri sapo kishte mbush 5 vjec atehere.

Duket se politika moderne e ka prishe shqiptarin. smiley

Ja u mblodhen perseri veremlinjte!

Natyrisht qe PF eshte i pari kur vjen puna ne keto tema.

Si nuk e kam pare njehere kete njeri( eshte njeri ky?) qe te thote ore ketu kane te drejte shqiptaret?Ose ne kete ceshtje kane te drejte shqiptaret dhe jo greket apo serbet?

Tani po tall menderen me nje shkrim qe eshte bere per te sensibilizuar Perendimin e dhe SHBA e kohes se para L1B,nga nje mik i Shqiperise qe ka jetuar vete ne mes te shqiptareve.

Sa keq ju vjen kur lexojne dike qe ngre virtytet e kombit tone.Kaq te veshtire e keni te kuptoni qe ka edhe njerez qe mendojne mire per shqiptaret?

Spiridon Ilo nese te lexon cfare shkruan i nipi,per kombin qe ai sakrifikoi,po rrotullohet ne varr dhe per kete jam i sigurte.

Tani sic duket me nderhyrjen e Perendimit konsensusi ne Parlament u arrit dhe ne tetor merrim statusin e vendit kandidat ne BE nderkohe qe vizat kane kohe qe jane libaralizuar dhe Kosova po ecen me kembet e veta.

Veremi do tju mbuloje o veremlinj profesioniste,se per shqiptaret vetem mire do te degjoni!

Qe e kemi gjakun e shprishur do te thuash ti? Po ashtu e kemi ore qe c'ke me ate pune, perndryshe s'do ta rripnin e shisnin ate vend barbaret e ne ne vend se t'u tregojme vendin rrime e derdellisim blogjeve. Keshtu qe thuaj faleminderit me kaq.

Une thjesht po habitem,me disa ketu tek PPU,qe sa lexojne dike qe lavderon shqiptaret fillojne e behen keq.

Shko tek temat e shpetimit te hebrenjve nga shqiptaret dhe te njejtet veremlinj do te shohesh qe hedhin helm.

Del KM i Kanadase dhe lavderon shqiptaret per kete xhest,te njejtet veremlinj behen aq keq sa jane gati te fajesojne shqiptaret per fjalimin e KM te Kanadase.

Thjesht jane njerez qe nuk u shtyhet dita,por lexuan dicka pozitive per Shqiperine dhe shqiptaret.

 

Eshte modestia qe na ka ushqyer shoku Enver - ai na i ka fajet.

Se me kujtove nje paragraf nga nje artikull gazete i viteve '20 (ndoshta) ku shkruhej sa te bukur fizikisht ishin shqiptaret. S'ngeli shqiptar e bije shqiptari pa e shpalosur nderkombetarisht. Tani, ceshtja eshte, o shqiptar, qe duhet me qene pak me te sigurt tek vetja, ne pergjithesi. Pra jeta me lavde, e lavdet me karar. Perndryshe rreshket njeriu ne boten e embel te iluzioneve gjithe duke jetuar ne vendin me te vobekte ne Evrope.

... Pra jeta me lavde, e lavdet me karar....

Ne kete blog lavdet jane aq te rralla sa edhe kur del ndonje qe na lavderon i hidhen ne gryke.

Ne nuk jemi lavderuar sa thua ti.Nje artikull gazete ne 1920,krahasuar me qindra mijera qe nuk lavderohemi,nuk eshte asgje.

Ne nuk jemi lavderuar sa thua ti.Nje artikull gazete ne 1920,krahasuar me qindra mijera qe nuk lavderohemi,nuk eshte asgje.

 

Po pra, pse valle s'na lavderon njeri dhe kur njeri na lavderon ne e tundim si flamur per 100 vjet me radhe?! 

smiley

Nuk thashe nuk na lavderon njeri,por thashe jane shume artikuj te tjere qe nuk jemi lavderuar.Kjo nuk do te thote qe jemi share,por ndoshta edhe nuk jemi permendur fare.

Pastaj kaq keq te beri ty ky artikull?

Se mua me la shije te mire.

Nuk po dua t'i dal ne krah aspak PF-se, dhe s'jam pjese e grupit, por me duket se e ke gabim drejtimin e shigjetes. Ke plot te tjere ketu (lexo me poshte) te cileve u shkon me per shtat cfare ke shkruar.

Une nuk ju drejtova vetem atij.

Nese me ke lexuar kam shkruar te njetit njerez me PF ne krye,dhe ju jam drejtuar me shumes dhe jo ne njejes.

Ja ke Koth,alidemsin,emigrantin apo Finisterre dhe ca te tjere qe behen grusht bashkuar,kunder kujtdo qe guxon e lavderon shqiptaret.

Ke nje fare te drejte por une kam me shqiptaret e pabese, ose me ata qe te vrasin naten e te qajne diten. Dhe pyll pa derra nuk ka. 

Ke gje kunder kesaj apo duhet ta them ndryshe mendimin tim?

Apo do e shkrush ti fare mendimin tim ne keto temat me shqiptaret dhe te bi rehat une?

Pyll pa derra nuk ka,por thjesht mendoj qe keni shume tema per te share derrat.Kjo te pakten ishte nje perpjekje e ketij merhumit( se besoj se kjo shprehje ju pelqen) qe te lobonte per shqiptaret.

Tani kur ben lobim,nuk do te thuash te metat e atij qe mbron por te mirat,bile dhe do ti idealizosh dhe romantizosh,se ndryshe po te thoshte qe jane te pabese dhe te krishtere te keq apo dembale,ti mendon se do te kishte sukses?

Ketu ka pasur raste qe shqiptare te takojne me kongesmene amerikane ketu ne SHBA qe te flasin per ceshtjen shqiptare.Kur i kane takuar ju kane thene qe jemi nje popull i lashte dhe kemi keto virtyte sic po thote i nderuari Willson.

Bile kam degjuar njehere per nje takim qe Eduart Kenedi po bente me Anthony Athanasin.Ishte koha e ceshtjes se Kosoves.Anthoni i tha mikut te tij qe Kosova eshte shqiptare,se kosovaret jane dardane,trima dhe aleate te SHBA-ve.Tani ti thua qe Antoni ti thoshte qe kosovaret si ne shqiptaret jemi te pabese,te krishtere te kqinje dhe dembele?

Edhe Partia e Cameve erdhi per lobim me SHBA dhe takoi ca kongesmene.Ma merr mendja qe ata nuk ju kane thene kongesmeneve qe ne jemi te pabese,te krishtere te kqinj apo dembele ,keshtu qe ti lobo per ne.Kush do te lobonte nese bisedat do te ishin per cilesite negative te shqiptareve dhe jo ato pozitive?

 

Po, ja, e shef sa mire e the ! Te lumte !

P.S. Ai PF-ja, mire e ke ti, edhe mua si armik me duket.

Shqiptar

Me vjen keq po per emigrantin je duke ja futur cik kot.. sepse eshte djale patriot. Tani une s'i kam mbajtur kandillin, as ti besoj, dhe ketu sejcili ka opinionet e veta dhe nuk ja ka borxh njeriu tjeter te krijoj nje opinion si ti doj bytha. Psh askush nga te siperpermnedurit prej teje nuk ka marr mundimin te thote per ty, per mua apo per dike tjeter qe filani eshte keshtu apo ashtu. Ky eshte blog ku vim te diskutojme ide te ndryshme, nqs ty pikepamjet e ndryshme nuk te pelqejne shko ne korene e veriut. Pertendimi, demokracia dhe liria kete kan qe cdo ide ne kete bote dhe ne cdo aspekt te jetses kontestohet me ide te tjera, sot diskutohet a eshte femija baraz me kafshen kurse ti akuzon nje njeri perse ka ide te caktuara mbi naciopnalitetin apo politiken. Hiqni dore nga keto budalleqe dhe filloni te shijoni jeten, madje dhe blogun, se per kete pune egziston liria e fjales dhe mendimit. Kete ta them une qe jam patrioti me i madh ketu ne kete blog.smiley

ë ?

Or toç, po per çfare na duhen lavdet ne mer daj... kur jemi ne fund te karvanit, kur akoma edhe tashhti me rastin e 100 vjetoriit te shtetit akoma nuk kena ndertu shtet, kur ne rrreth viteve 1500, sipas shkrimeve te kohes, kena qen ne numer popullsie njesoj me banoret e ishullit britanik.... dhe sot kena mbet po atje ku kena qene para 500 vjjetesh per nga populllsia dhe per nga zhvillimi po i afrohena Gjermanise...pffffsmiley, e ti po thu....qe na duhen keto lavderimet..... po perse valle, a ka mundesi qe te na e tregosh...? (kur ti vete nuk le gjo pa sha per shqiptaret socialiste me ne krye Edvin Kristaq Ramen, qe edhe robt e shtepise i keni sha dhe nonen ja keni qit pa breke nga shtepia.....) atehere perse e ke fjalen... pse nuk levdojme kryeshqiptarin SAli Rom Berishen...... Apo ate trapin Imam bajalldine qe la nom dhe na felliqi para gjithe botes, me ato sarkazmat (shakate  plott kripe te Duçes) per komisionin parlamentar..... e perse duhet te jemi ne krenare sot, kur te gjithe po tallin soomen me ne...?????

Une e kritikoj Ramen per ideologjine qe perfaqeson dhe jo si shqiptar.

Per shqiptar i jap doren.

Nuk jane te gjithe si Imami dhe Rama.

Ti psh je si Imami?jo.edhe une nuk jam si ai.

 

Ske perse te japesh doren, se me bene adminet ta ndryshoj nikun.

Ketu po kritikove me shume sec duhet grupin qe permenda me siper bllokohesh.Nuk e ke marre vesh ti?Le qe ty te perputhen mendimet me ta.

Shqiptar

Edhe njehere vlla se kam respekt per ty si cun patriot por edhe me kontribut. Perse te shqeteson mendimi i te tjereve mor lal.. edhe ne qofshin te tille, gje une i pari them se jan, vuajne nga semundja e tranzicionit (vetmohim ne nihilizem, psh nqs del nje shmut me idene qe shqiptaret duhet te vetvriten se nuk jan te denje te jetojne midis njerezve, keta do e mebshtesin duke thene, mir e ka me, kur dum dhe ne me jetu merr hej, kur u bone dhe shqiptaret me marr fryme, dhe nje zgerdhirje nga mbrapa) e megjithate kan mendimin e tyre mer lal, s'ja kan borxh kujt, kush je ti e une ti kerkojme tjetrit llogari pse mendon ti keshtu? As ti as une askush nuk e ka te verteten dhe te drejten ne xhep mer jahu, prandaj robte diskutojne.

 O 1 Ora ky muhabet ka gati 1 vit por ai Mirtjesh punon tek dosjet dhe her pas here kalon si pa dashje nga temat e vjetrasmiley

e mir sidoqofte prap ngelen ato qe kam thene smiley Ja e mori pergjigjen shqiptari mbas nje viti. Ku mirjami miqesisht na cau trapin, a thua s'e morem vesh qe ai merr vesh nga kompjuterat smiley

smiley

jo, jo nuk punoj tek dosjet por konsideroj PPU- në si bibliotekë dhe biblioteka nuk është e tillë në se s'ka libra të vjetër por kioskë me gazetat e ditës.

 vazhdojmë të diskutojmë për gazrat e sadamit ?

Ja ke Koth,alidemsin,emigrantin apo Finisterre dhe ca te tjere

Edhe une e kam vene re tendencen e ketij grupi per te ulur dhe poshteruar gjithcka shqiptare.

Megjithate une mendoj se me i rrezikshmi mes tyre eshte Emigranti, me ato poezite e veta, ku helmin antishqiptare e hedh pikerisht aty midis rreshtave. 

Të kisha dhane besën mos me të cytë o Hopa , se të prishen shpejt sytë nga leximi i shumtë smiley Po desha me të kujtue se SOT asht Shteti Hoppa Hoppa , që lu me topa -gropa kye , dhe që zotrote me do bash Gjeto Bash Mujsharësh  e kini shtie në  Faqe të parë të Ginesit " per dëndësinë më të Madhe te palacove InteliDjente nder Popuj  per cm katror " Ne K/Ministri kjo matet edhe inteliDjence per  milimetra katror !!!!! Ne Parlament matet me njesi te reja Blegerima Topallkash ne sekonde , e shndrumum ne njesi matse Liburneshlash ne sekonde  ! Po ti mos u merzit , se ketu tek PPU matet me "nje InteliDjent per km Katror smiley Dmth jane njësi normale e ngalasësve si në cdo Popull ! Ç'ti besh Edgarit që ka dek pa e di unë se c'boje ti smiley

të dhjefsha radistin drizo

Ç'ti besh Edgarit që ka dek...

 smiley .rdb drizo, nganjehere

Nuk mujetm me durue para kesaj çjerrje maske të armikut PF !

Ti armik armiku , ti PF po don me vërtetue se edhe PPU nuk mbetet prapa Qeverisë me inteliDjentë ? Na e kem per km katror tek ppu dhe ti don me na e dëndësue ?

Ta corri maskën njaj Shqiptari që nuk hyn tek inteliDjentet e zakonshëm Sot te PDH-it , por njaj asht i lloit kryeministror ...InteliDjenca e tij matet me milimetra katror !!!!! Armik ke qen dhe armik do mbetesh o lum zotnia PF! 

eshte nje shqiptar nga tropoja ,qe eshte kryeminister e ka bere per greko-serbet me shume se esat pasha.si e ka emrin,si e ka????

Me fal ,por clidhje ka kjo teme me Tropojen dhe Saliun?

Apo doni te nderroni muhabet,kur degjoni apo lexoni dike qe lavderon vitytet e shqiptareve?

Permbajuni temes dhe mos e hallakatni andej ketej muhabetin.

kur permenden cilesite pozitive te shqiptareve nuk kane ''mbeturinat''.

E ke lexuar shkrimin vella,apo po flet qesim?

Ketu flitet per nje mik te shqiptareve,Xhorxh Williams, qe ka bere aq sa kishte ne dore per ceshtjen tone.Ke ndonje gje per  kete Xhorxhin ti?Se te tjeret e tallen menderen si zakonisht.

Natyrisht qe tu mbushte kokat shqiptarofobeve ne Europe dhe kudo,do te nxirrte ne pah virtutet e shqiptareve dhe do ti shkruante keto virtute qe i kish pare ne ate kohe.

Kjo nuk do te thote qe nuk kemi te meta,por tema ketu eshte per perpjekjet e mikut te shqiptareve dhe artukujt e tij.

Nuk eshte as per Sal Berishen as per te metat e shqiptareve.Keni tema plot te shani shqiptaret,perse xhanem,nuk duroni dot dike qe i lavderon,por e ironizoni?

Ja une as qe e kom lexu shkrimin. Por po te jene gjithe shqipetaret si ty apo si baba jot sali, ja po ta them ju shofte fara pergjithmone. Kriminela! 

?????!!!!

I ke pire ilacet,vella Zemrim!

Po pse nuk është Shqiptar Saliu ???? Në kujtimet e ish Drejtorit te k/zbulimit shqiptar dhe ish shefit te parë të seksionit të sigurimit të Shtetit pas Çlirimit të vendit nga Fashistët dhe Bashkëpunëtorët e tyre Tradhëtarë , lexohet se " për mungesë vendi ( apo jo ) seline e Pare t; Sigurimit , e ngritëm në VUÇIDOL në shtëpinë e Ram Berishës" Na e dijmë se VUCIDOL asht në Shqipëri o Lum Miku ?

Dhe njaj miku Lart i Shqiptareve per Shqiptare po flet ! Ku hyjne Ilacet ketu smiley

O PF, meqe te demaskun roncem me dacibao, per ngushllim do te jap I cik blues te mire, sa te jep te comp I shpise, per pak. smiley do tiki gjithe merzija e demaskimit smiley

Po,mor po se keshtu jeni mire juve.e mbani njeri-tjetrin.

Une nuk po bej decibao,por sic e sqarova me lart,shikoj te njejtet persona qe te tallen me dike qe ka mendim te mire per shqiptaret dhe ne krye te tyre eshte PF.Shikoje te gjitha komentet e tij dhe po gjete te shkruaje dicka pozitive per ne shqiptaret ne temat Shqiperi-Greqi, Serbi-Kosove,Greqi-Cameri,Fan Nol-Janullatos,une te kerkoj falje.

Por ketu eshte nje mik i shqiptareve qe po shkruan keto.

Jeni qe jeni ne SHBA shkoni dhe urinoni tek varri i ketij miku te nderuar te shqiptareve,meqe ju ka bere keq shkrimi i tij.

Une per vete i them faleminderit ketij miku qe beri aq sa kishte ne dore per ceshtjen shqiptare!

Juve ironizoheni apo hidhni verem!Puna juaj!

Shqiptare, mos u merzit miku im.

Si tha Ali Asllani i madh..."Koha eshte e maskarenjve, por atdheu eshte i shqiptareve"

mu m'u duk se qesh konstruktiv. nejse, jo vetem per PF, por dhe per cilindo qe i pelqe blues, Shqiptari dhe Juli perfshi, ja (jane 4 volume, ai qe do i gje vete te tjerat, aty verdalle jane):

http://youtu.be/LQVWPpzuEJ8

ps. me kenaqsi, n'rast se thoni flm.

good ol'times... kur shqiperia kishte nje perqendrim te natyrshem njerezish/njerezilleku per kilometer katror.

+1

Te ndrit shpirti dhe emri zotni Williams, dhe faleminderit ty Monde. Shqiptareve i duhen rikujtuar keto gjera nga koha ne kohe, sepse memorjen e kane goxha te shkurter. 

+1

Nejse mo, mu duk sikur shkrimi qe shkrujt fillimisht per Japonez't. Ka pas CTRL + F/R athere?

Une per vete i them faleminderit ketij miku qe beri aq sa kishte ne dore per ceshtjen shqiptare!...

Ja nje shprehje qe ka brenda sinqeritet .Po c'lidhja ka kjo me Trashegimine e ketyre vlerave qe ti i MESOVE se paskan ekzistuar DIKUR ?  Ne fund te fundit ty te mbetet te thuash , si te gjithe neve ,  A KANE KETO CILESI te Shqipetareve VLERA SOT apo JO ? A jane me te Vlefshme dhe mundesisht te Trashegueshme apo JO ? Ne se ty me gjithe Lukunine servile e Injorante te Babasqapit ua prishi Enveri qe i "dhate besen " Cfare po beni qe ti Riktheni ?

Dhe nje nga Vlerat me te Spikatura te ketij KOMBI QENDRESEN per Liri e Pavaresi e banalizuat me rivleresimin e TRADHETISE . Biles i bete dhe Bust ne Burrelin e Partise Komuniste dhe po i Beni edhe ne Tirane si Vlera me e RE nder Shqipetare !!!!!

Ku e sheh Lidhjen e temes me  Armiqesine ose antishqiptarizmin e PF ?Prandaj kujdesuni per Ilacet e babasqapit se mos i shtohen  Pllakat smiley dhe mbeteni pa Frymezim inteliDjent te te Marreve me Pushtet ! Ai me gjithe JU ka KOHE qe jo vetem URINON po u ka bere MOOTIN Vlerave te Shqiptareve dhe nuk ka nevoje me te Urinoje te Varri ketij MIKU te Shqipetareve !

 

Tani, çdo njeri thote mendimin e vet, ne kushtet ne te cilat ka raportet me subjektin e vet.Ky pasazh i Williamsit e glorifikon shqiptarin, se me kete sy e ka pare... Ai ka qene nje diplomat qe (mbase) ka qene i dashuruar me vendet egzotike, qe kane pasur nje primitivizem te theksuar, ndaj nje moderrniteti te epokes. POr duke pare shqiptaret me syrin e nje historiani del diçka tjeter.... Atehere ke do te besojme...??? 

Ja se çfarë thotë Fallmerayer-i

“…Madje në fushën mendore gjatë ekzistencës së tyre që mbushi një mijëvjeçar [shqiptarët] nuk dhanë asgjë dhe sollën dëshminë e gjallë se një popull mund të jetojë … edhe pa shkencë, edhe pa art, bile edhe pa alfabet dhe mund të ruajë të patëholluar fuqinë e tij burimore madje edhe mes popujve shumë të arsimuar. … Shqiptarët gjithkund i brohorasin ngecjes … dhe konservatorizmit të ngurtë siç e kupton atë vetëm orienti i palëvizshëm dhe i ngurtësuar në vetvete. Shqiptarët kudo ku kanë mundur të zhvillojnë lirshëm natyrën e tyre njerëzore janë egoistë, kryengritës, dembelë, bile edhe si të krishterë janë të tmerrshëm. … As në politikë, as në shkencë ky popull deri në ditën e sotme nuk ka pasur një mendim të përbashkët dhe duket se shqiptarët nuk e kanë ndier të nevojshme të depërtojnë përtej horizontit të kufizuar të familjes dhe klanit, të fitimit personal, të dobisë personale, të keqdashjes dhe hakmarrjes. Shqipëria është vendi i mendjeve të shkurtra, magazinë e fuqisë fizike, një vend që vullnetarisht nuk i nënshtrohet as vetes as të tjerëve; Shqipëria është element që përherë mohon dhe ku anarkia dhe paligjshmëria janë si të thuash shpirti dhe fryma e jetës”

......si per çudi keto fjalet e ketij burrit sikur perkojne edhe me llafet qe tha ay burri danez...... ne prag te largimit te tij.....(te sheqerosura pak, sigurisht)

ok,ok.

Po kaq te meziti Xhorxh Willamsi sa e bere gati repliken?

Xhorxh Williamsi ,sic e permenda me lart po lobonte per Shqiperine dhe ceshtjen shqiptare dhe natyrisht kur duhet tu drejtohesh shqiptarofobeve ne Europe qe ishin me shumice dhe ne SHBA qe ishin me pak por dhe nuk e njihnin Shqiperine,do te perdoresh cilesite me te mira qe ka shqiptari dhe nuk do te thuash qe shqiptaret jane dembela apo te krishtere te kqinj,se perndryshe do te deshtoje lobimi.Apo e kam gabim?

Nejse u kenaqem sot qe ja beme tete me dy njerit qe para 100 vjeteve,guxoi e shkruajti ca gjare te mira per shqiptaret.

Hajde diten e mire!

Ne fakt, ka vend per te krahasuar zellin lavdithures te Williamsit me zellin misionar civilizues te shek. 19, e per t'i vene te dy keta perballe konceptit te te drejtes se vetevendosjes dhe akoma me sakte te drejtes se ekzistences se nje kombi pavaresisht tipareve te tij, qofshin keto virtyte boterisht te levdueshme si ne rastin e Williamsit dhe romantikeve qe e kane paraprire, qofshin keto dobesi qe shkaktojne therrje te forta empatie ne barqet perendimore kryesisht angleze. Po sot, cili zell dominon? Per 4 korrikun amerikan nje komshi kishte fryre nje flamur ajri 2 x 2 x 0.4 ku shkruhej 'Liberty for All" - justice kishte avulluar prej vapes (ketu pershendes ish flokegjatet me albumin perkates). Sa me e madhe sasia e mishit te pjekur, aq me ne diete referencat.

Shqiptarët trashëgojnë pamundësinë për t’i fyer në nder. Kjo është një praktikë e përjashtuar, sepse po i fyeve do të përballosh në mënyrë të detyruar larjen e hesapeve me gjak.

Nuk me besohet, eksperti ka thene te kunderten.

Ca e ca kokeqoshe nuk e kane fare idene e kohes. Lundrojne me anije kozmike qe e ben kohen te ndalet ne zero. Nuk e dine se jemi rreth 100 vjet perpara. Nuk dine te lexojne per diçka qe ka ndodhur 100 vjet perpara, nuk kane kapese teshash per ta marre ate foton qe na jep amerikani dhe ta varin ne telin e kohes.

Faktikisht, Shqiptari ka te drejte kur i meshon pandryshueshmerise se identitetit te ketyre kokeqosheve : gjithmone te njejtet. Fole per çfare fole, aty i ke, grusht bashkuar, burra e gra, ne vijen e pare.

Ne vend qe t'i perdorin keto deshmi te vyera per te pare se çfare ka ndodhur keto 100 vjet, çfare kemi mundur te ruajme e çfare jo, ku kemi bere mire qe kemi harruar, e ku jo, keta ta bejne historine me fole vete me vete. Me keta kokeqoshe, s'guxon robi te shploje nje dokument a nje gje, se e ha dreqi. Shkenca te tilla si etnologji, antropologji, histori, e ndonje tjeter, per keta eshte si te flasesh arabisht. Per keta ka vetem sahan persheshi ketu dhe tani, ngjyej e zhgerryej turinjte ne te, edhe mos mendo se ka as te shkuar deri sot, e as te ardhme duke u nisur nga sot.

Po vari qillon, kam vene re diçka shume shpresedhenese : keta kokeqoshet s'kane kurrfare ndikimi tek askush. Ka nje Zot, them une. Ka dhe nje Xhef Bëkli : Halelujah.

Me kapse telash, dakort, Europa dhe te krishteret para 100 vjetsh nuk na paskan dash hic. Ku eshte alibia deontologjike ketu? Do thuash se e dhe sot nuk po na dun se kan qellime te mbrapshta? Ti je i gjuhes e diturise, kaq nuk e kape, sa e mbrapshte eshte kjo pune. Dmth fajin e ka Europa qe nuk na do, se ne jemi ne rregull. Kush i vuri ne dyshim ndjenjat miqesore te Amerikes? Atehere hajde te vejme ne dyshim qellimet e Europes ndaj nesh. Kete punen qe nuk na japin statusin e paskan ne gjak, kot nxjerrin pengesa.

Llogjike qe nuk shpie uje ke mullixhiu. Mund te pertyp pjesen e zakoneve dhe karakteristikat e shqiptareve si pjese e sociologjise nga syri i nje te huaji. Thote: grate nuk shikohen nga bukuria dhe dashuria, po vleresohen per nga rendesia per numrin e kalamajve qe bejne.

Qe te marresh nje amerikan shqiptar-dashes te para 100 vjeteve dhe ta quah gjetje, eshte uje ne havan. Eshte njesoj si te te kujtoj ate debatin: a jane shqiptaret europiane? Shqiptaret jane ne gen dhe ne gjak europiane, ama akoma nuk po jane ne ate qe quhet europiane ne shekullin XXI. Thua se prape fajin europa na e ka?

 

Miq te tille i jane dashur gjithmone Shqiperise, si gjithe vendeve te vogla, te cilat kur s'u bejne dot shantazh vendeve te medha (Zvicra) apo kane konkurrueshmeri te rralle lendore-njerezore, mund te lulezojne vetem nen hijen e tyre nepotiste, nepotizem qe ushqehet do s'do nga ekzotizimi.

Qe kultura e sotme nuk ngjan me ate te pershkrimit te diplomatit amerikan, kjo nuk besoj se ka nevoje per prova qe te faktohet. Nese kultura jone - mbareshqipetare, dhe kohezioni ketu ka rendesi - i ka pasur ndonjehere vertet kaq te spikatura keto cilesi, eshte gje qe ha diskutim. Por duke pasur parasysh gjendjen e mjeruar kur ndodhemi sot, eshte mire te riperserisim idealet, per idealet kulturore flas, dhe sidomos ne vitin e 100 vjetorit te pavaresise te (ri)lexojme themeluesit e identitetit kombetar modern shqiptar. Me vjen shume keq qe nuk kam lexuar per ndonje inisiative te tille nga qeveria shqiptare apo shoqeria civile (perfshire mediat, mesuesit, e me the te thashe). Ndoshta bejme dicka ketu tek Peshku pa uje.

Si perfundim, meqe Peshku pa uje stimulon frymen mistrece, po vecoj nga artikulli kete detaj:

Ndërtimi i rrugëve të hekurta dhe përmirësimi i porteve të Shqipërisë do t’i japin Serbisë një dalje në det, në Mesdhe. Ky rezultat mund të arrihet më me lehtësi në marrëveshje tregtare, miqësore edhe paqësore se sa me tentativë pushtimi.

Kush thote qe Berisha eshte i shitur tek Serbi genjen. Berisha nuk ka bere asgje per te ndertuar infrastrukturen hekurudhore dhe portuale te Shqiperise smiley. Hoxha jo se jo, ai jo me kot trenin nuk e coi pertej Shkodres.

Po nuk kane nevoje per porte ata sot, se e mbajne gjithe Shqiperine e madhe me energji, eletrike e kisha llafin. smiley

Si edhe, dihet gje kush e ka shkruar lavdin bashkekohor per Williamsin?

Si edhe, e vute re se si ne shkrimin e tij ambasadori nuk i permendte me emra 'vendet e krishtera' qe po masakronin shqiptaret? S'po them qe ne Dep. Shtetit nuk i permendte, e s'po them qe ato nuk diheshin, por flas per kujdesin publicistik per te ruajtur te paster emrin e atyre vendeve, e vecanerisht njerit - o Evrope ekzotizuese, o Greqi babe qe kaq rendshem po te vret Gjermania.

Te vjen mire kur lexon pershtypje positive per shqiptaret, por lind pytja si jane shqiptaret sot? A e identifikon kush veten me keto karakteristika te permendura ne kete shkrim?

Mikpritja vazhdon edhe sot.psh kur u semur Kuzheja trajneri kroat i kombetares qe merrte 100 mije euro ne vit mjeket shqiptare nuk e lane te fuste doren ne xhep.Asaj plakes malesore fakire ne senatorium i vodhen protezat e dhembeve sepse s'kishte te paguante.

Ndryshe nga pjesa qe cirren,maloket e mutit,t'i t'pakten s'ben dallime dhe e ke me te gjithe: shqiptaret e mutit!smiley

Te gjithe shqiptaret maloke jane o Pjeter. Sa here hipi me nje shoqe shqiptare ne metrone e Pekinit, me thote e bezdisur nga mungesa e "hapesires jetike", domethene ngaqe rri cip me cip me te tjeret: "C'i beri Zoti nje miliard keta dreq." I them: "Rri rehat, se Zoti e ka vene doren ne zemer, pa mendo sikur te kishte bere nje miliard shqiptare". Mendohet pak dhe thote: "Po, ke te drejte, Zoti eshte meshiremadhsmiley"  

Jo, goca ska te drejte, dhe ti vete je mashtruar.

1 miliard shqiptare nuk eshte njelloj me 3 milion. Nje vezhgues i holle do ta kishte vene re pikerisht se arsyeja numer nje e kesaj gjendjeje te pakenaqshme qe ngrini ju, eshte pikerisht numri i dobet. Sepse ne kete skamje numri, Shqiptaret krijojne nje pellg, e nje pellg, duam s'duam, qelbet. Ja shiko gjithandej : aty ku ka nje mbyllje, ke qelbje. Familje e mbyllur, shoqeri e mbyllur, blog i mbyllur.

Vetem hapja, shkembimi, marrje-dhenia mes Teje dhe Tjetrit krijon vlere, force, energji. Por Shqiptaret, te rritur pothuaj gjithmone ne nje shoqeri-fllucke (fis, race, komunizem...), normal qe do te pjellin vetem gjera te deshtuara.

Ja shiko ne kete blog : nje minilaborator sjelljesh shoqerore. Shiko mbylljen fanatike ndaj Tjetrit dhe mendimit te tij. Shiko fermentuesit e shterpesise si shtrengojne radhet mes tyre. Dhe pastaj grindemi me Kinezet qe ngjiten si mizat ne metro. E dyshimte kjo.

Hurbinek, nuk e shtova qe ajo shoqja thote me saktesisht e me plotesisht: Pse i bere keta e jo suedezet 1 miliard. Dhe suedezet jane aq sa ne, nja 8 miliarde. Te mos permend danezet e suedezet qe jane sa gjysma. C'hyjne numrat ketu. Kinezet jane mbi 1 miliard e nuk jane "te hapur", sic besoj e dini edhe ju.

Nuk jam i sigurte por, menoj u, po ti kishim punet ne vije Jericho nuk do i kenote kenge Shkabes me u Zgju... 

Po pranej nuk bohet Shqipnia mër dajë. Sa gjejm na i artikull  që shkrun gjojna t'mira, ne frymzohena ene nisna me e bo Shqipnin. Sa nisna ne, paaf del Pf dhe na ul zjarrmin ene na prish planet. Ene na ngelet Shqipnia qenef pastaj. 

Tersi i Pojanit paske qenë o Pf.

Rrofsh Monda që na solle shkrimin e mr Ambasadorit. Duhet ta përdorim në ndonjë debat me të huajt.

Po kështu mes nesh (Pf mbyll veshët ti, se nuk është muhabet për ju antishqiptarët)...ky është romanticizëm i pastër. Sikur ta kishte shkruar Bajroni me dorën e vet.

Jo se nuk janë të vërteta to që thotë, përkundrazi. Por në shekullin e XX Shqipërisë i duhej Qytetaria jo Zakoni! 

Por të huajt i bien fyellit sipas interesave politike. Psh amerikanët i mburrin përgjithësisht shqiptarët. Austriakët janë të ndarë më dysh (çuditërishte dhe sot deklaratat më pro dhe më anti Kosovë vijnë nga Vjena). Italianët kanë mendimin "të mirë janë shqiptarët, por nën protektoratin tonë janë edhe më të mirë". Sa për grekë, turq e serbë...dihet.

Por politika luan rol primar. Psh tavarish Lenin megjithëse rus nuk e kishte fort qejf copëtimin e Shqipërisë. Madje kjo frymëzoi edhe Majakovskin të shkruante:

..që dikush, diku të majmet me Shqipërinë.

Ose psh ky tipi nuk ia përtonte të raportonte masakrat serbe ndaj shqiptarëve ku ishte dëshmitar okular ose që i dinte nga të tjerët.

Problemi nuk është si na shohin të huajt. Të huajt do na shohin sipas interesave dhe parapëlqimeve të tyre. Por si e shohim ne veten sot?

Ja si e shohim, që shumë emigrantë më janë shprehur:

Oh, unë nuk merrem me shqiptarët e tjerë aty ku banoj. Nuk bie aq poshtë.

Fobi nga vetvetja - kështu mund të përmblidhet këndvështrimi ynë për vetveten.

..që dikush, diku të majmet me Shqipërinë.

ps. zeher je...  papapa... (kapet cepi i jakes se kemishes ketu dhe tundet tre here) smiley

 

Mor po mall per shqiptaret e tjere,  shqipot nuk merren as me femijet e tyre.  Nuk u mesojne gjuhen e memes! Ndonje direktiv nga kryeministria?

4 Kavir:

jam shqiptar, dua te m'gjykoni...

smiley

 

Hidh parrulla Llambi Guri hidh.

Ky më duket si zëri i Avni Rustemit mua. 

Dhe mos harro biri im, gjuhën Allahu i qofshim falë na e ka vënë afër gurrmazit (këtu kafshohet një llokmë mish)...dhe gjuha gjendet në vend të lagur... (këtu fshihet dhjami që kullon nga buzët).

Mbase kam qëlluar si Mania, por më kujtove një teatër tjetër:

Lajmëroni policinë. Unë vrava një njeri.... (Errësohet skena, bie perdja)

p.s Rrofsh për linkun më sipër. Tani e pashë.

Siç tha edhe Luftar Paja:

Buono notte.

nuk eshte Avnija Kavir... ''vraje, vraje mendjen..''  po te japim edhe nje shanc..smiley

Emo, po si ore une te te kap te dyshi (Majakovski dmth) dhe ti te me marresh lojen? Ketu te kam, do te te gedep, do te te gedep.

E pranoj qe nuk ishte Avnija.

Eshte nje turp i madh per mua...do kishte thene shoqja Nafije.

Por nuk isha edhe aq larg. Atentator per atentator. Nga Libohova ne Piqeras nuk eshte edhe aq larg. (Jam i sigurte qe Bakja do e kapte Piqerasin per dy ore e gjysme).

Gjithsesi ate batuten time e gjetet? Pa he njehere...

 

Lajmëroni policinë. Unë vrava një njeri.... (Errësohet skena, bie perdja)

@ Kavir:  smiley

Fort i nderçmi zotni,

Sefte, më lejoni t’ua bënj të diturë keqarthjen t’ime të thellë q’U këthenj xhuvap kaqë me vonesë. Të ini i sigurtë, fort i nderuarë, që në të tjera rrethana, e tjaatër kohë, m’i shpejtë tot’ kish qenurë komentari im.

Përsa thoni, më lejoni gjene t’U bënj me dije se bënet fjalë për një produksjon frëng, të qojtur Maria-Octobre.

Që t’U ap pakëz ajër nga pjesa, po u përsëris vetëm një llagap: Simoneau… Simoneau… Simoneau…

Me shpresë mirë-kuptimi dhe altruisme nga ana tuajë

Mbetem, si gjithnjë,
emigrant
 

Per shqiptaret sot flet mire dhe Arvizua... edhe ai rri e rri e na kujton nganjer sa te beses e te bukur jemi si komb..

Ne jemi popull i beses shume, vrasim njerez ne mes te dites dhe naten ju dergojme njerez me pare me thesa.... edhe baxhanakun e vrasim dhe nuk i nxjerrim emrin per ate bese..

vrasim dhe ndrojme tyten e pistoletes, shajme dhe peshtyjm sot dhe neser e lepijme pa asgjje..

Ne e duam shume femren sot, e trafikojme per seks, e vrasim per gjak ose e gjeni poshte ndonje ure..

Ta dinte Williams se kush do ta perfaqsonte sot ne Shqiperi Ameriken dhe kush jane Shqiptaret nuk e merrte mundimin...

 

Ky na e paska perkedhelur sedren sipas midese tone.

 

 

ose ka tall trapin sipas midese se tij... smiley

rendesi ka qe te dyja palet ngelen te kenaqur.smiley

@ Kavir,

Dimitrije Tucoviç ka qene deshmitar okular, asokohe kapiten ne ushtrine serbe. Dhe ka pare me syte e vet ç'kane bere Serbet ne krahinen e Lumes (ne territorin e sotem shqiptar).

Tucoviç ka gjetur pikerisht thelbin e asaj kohe dhe kesaj kohe : ne nje artikull te shkruar ne Beograd, pasi kthehet nga fronti, shkruan (pak a shume) : E keqja e Serbise, e qe do te na dale shume pune, eshte se kemi hyre ne territor te huaj. Ka qene themelues i partise social-demokrate.

Do te kisha sjelle dhe citime te sakta nga ai, por s'ia vlen, se pas dy-tre shkembimesh kokeqoshesh, do te dilte se katundaret e mi kane ngrene m... qe kane dale te mbrojne tokat e veta. Keshtu qe, vari qillon, edhe kjo teme vajti per lesh.

 

O shqiptar me sh-te vogel se nuk ma ha mendja se je me sh te madhe sic pretendon. Ta kam thene edhe njehere tjeter, mos lexo ato qe ke ne mendje, po ato qe shef ne ekran kur do te merresh me mua. Une nuk kundershtova njeri. Une thashe: Kur paskemi qene kaq te mire, pse u beme kaq te keqin? Se dicka nuk shkon ketu, apo jo. Dhe nese te bezdis, dil me tutje se nuk te ka zene njeri rrugen, e mos na bej ketu patriotin idiot pordhetar, kordhetar desha te them. Emri im dhe debati me mua nuk eshte garanci per te fituar publicitet tek PPU, se ne fund te fundit, me kedo qe te debatosh argumentat dhe aresyetimi yt e tregojne ashiqare kush je dhe jo personi me te cilin kerkon te debatosh.

E po te vesh re, keto qe them une i kane thene ne vargje e ne proze edhe Noli e Fishta, po edhe Konica e Kadareja. Keto po ti thone edhe Lubonja, Lame e te tjere njerez sot. Me nje llaf fajin s'ta ka gishti, po vendi ku e fut.

A. Dhe e di dhe se kush je, pamvaresisht se i nderron niket cdo dy jave.

hej, kape pak at blues-in ne stacion treni... e ke ne nje koment siper.

Prit se ka breaking news te CNN nga Cuba tani qe po merrem me PPUsmiley Ka rene KOLERA. Cuba pretendonte se kishte 100 vjet qe e kishte zhdukur koleren, por per here te pare po lejohen gazetaret e huaj ta filmojne kete te vertete qe po ju ndodh mbas 100 vjetesh. Dhe te mendosh qe kur ndodhi Katrine ne Amerike, Kuba ishte nder te parat qe ofroi ndihme mjekesore. Sinqerisht nuk po e shpik fare kete qe po te them. smiley 

Tani qe ka rene kolera nuk ishte the breaking news, po se ishin lejuar gazetaret ishte ama.

Kjo shprehja vemje sec me kujton ate filmin "1944", skenaristit Shehu. Torture me vete ishte.

Jam Kristi,por adminet me kerkesen tende,Gaias dhe Kothit u kujdesen qe te me bllokonin.

Besoj se e kujton ate debatin per monumentin e pavaresise qe ti e quahte shurrorre apo jo?Adminet ty bile edhe ta botuan me pompozitet.

Por kur une komentova qe meqe sipas teje dhe admineve eshte shurrore(dhe llogjikisht duhet te besh shurren atje) po iki dhe po shurroj.

Hyre ti, Kothi dhe Gaia dhe Kristi u bllokua.

Seriozisht, me pelqen ky pozionimi taktik i yti.  Une me te drejten thu edhe nuk leviz nga istikami. Si o puna ta marr vesh, cer te shqetso nga ato qe kane thene njerzit me siper? Por, perpara se te pergjigejsh boji vetes pytjen baze " A e du une gjakun tim me shume se ter keta me siper?" Nese vertet mendo ashtu, jepi pastaj, pa teklif.  Mes tone, nuk kemi nevoje per rreklama. Ky besoj ka qene thelbi i bisedes.

...Mes tone, nuk kemi nevoje per rreklama...

Ate rreklamen e solli Monda.Asaj drejtoju.

... " A e du une gjakun tim me shume se ter keta me siper?"...

Me shume se ca prej tyre,po e dua.

para se ti shtoje uje e mill komentit do te thosha kap fillin se te iku, tash qe shof qe ja ke shtu, jam i bind qe te ka ik me kohe.

Ai epallexhaiz. 10-4.

smiley Me kerkesen time smiley Sos me beri Perendia me dy bithe, thoshte nje plake nga Jugu. Nje per te dhjere e nje per t'u marre me tija. smiley

P.S. Administrata ben shume gabim qe kerkesat me shkrim per eliminimin fizik te peshqve i le lart e poshte internetrave qe ti gjejne edhe njerezit si Kristi. Per mbrojtjen e figures sime morale, tani kerkoj te me hiqet imuniteti si dhe vaksina e lise dhe e difteritit qe kam bere qe i vogel dhe te me hapet dosja faqe te gjitheve.

hajde VIPa idjote, hajde...

C'na bere o Monda qe e solle kete teme!

75 komente!

Sill ndonje nga ato dokumentat e Turqise apo te Greqise dhe do te kenaqen 70% e komentuesve.

Cna e solle kete amerikanin derdimen?Si nuk i pa ky qe shqiptaret jane hajdute,te pabese dhe me te ndyret e ketij planeti qe quhet Toke?

Per fat te keq komentet nuk jane per kete njeri te mire, por per t'i mbushur mendjen te papjekurve se atdhedashuria nuk eshte ndjenje qe ndertohet me leksione nga te panjohur po eshte vete thelbi i marredhenies me veten, zemra e marredhenies me te rendesishme dhe me intime te robit. Po per palleperveshurit shqiptare te shekullit 21 njeriu duhet te zhveshe lekuren e te ekspozoje mishin.

Heu, thashe cfare eshte bere ...

Shqiptar, shume mire qe solidarizohesh me G F Williams por pa vra e pre lart e posht mire do ishte.  Nuk behet me direktiva biseda or taj.  Nqs dikush do te merrret vetem me ngjarjet e 100 viteve me pare, e drejta e tij/e saj.  Nqs dikush do te merret me cfare e percepton si transformim ne keto 100 vjet, e drejta e tij/saj.  Shkruaj o njeri i mire mendimin tend dhe solidarizohu me mendimin e lire. 

Po ashtu, per hir te solidaritetit, do ishte e ndershme te sillje dhe ti emrin e gjyshit tend qe te kishte mundesi peshqeria ta lakonte si t'i doje qejfi.  Jo?  E mire, por ka edhe menyra te tjera shkurt.  

_______

G F Williams meriton ne te pakten vemendjen tone per lobizmin e tij per ceshtjen shqiptare ne nje periudhe te erret per kombin shqiptar.  

Ne nje link (nuk e di sa e vertete eshte) gjeta dhe kete:

TIME Milestones, Jul. 25, 1932--Died. George Fred Williams. 80, one-time U. S. Minister to Greece and Montenegro; of old age; in Brookline, Mass. In 1914 he exposed a plot against Albanian leaders, was offered the throne of Albania, refused it.

...G F Williams meriton ne te pakten vemendjen tone per lobizmin e tij per ceshtjen shqiptare ne nje periudhe te erret per kombin shqiptar....

Nese lexon komentet e mija kete e kam thene pothuajse ne cdo koment.

Te solidarizohesh me dicka duhet te jesh pjese e asaj ceshtjeje ose te mendosh si ata qe marrin pjese ne ceshtje.Si mund te solidarizohem une kur ketu nuk po lihet gje pa thene,duke ironizuar apo tallur ne menyren me te ulet, nje lobues te Shqiperise?

Emrin e gjyshit?Nuk e kam firmetar te pavaresise,keshtu qe ska rendesi apo jo?Po ta kish firmatar do te kujdesesha kur te shprehesha ,se dua apo nuk dua do te isha i lidhur me figuren e tij.Kur perfiton nga figura e gjyshit do te kesh edhe pergjegjesi apo jo?

Ai shenim poshte vijes s'ishte per ty, ne kuptimin s'po te kerkoja ty llogari, thjesht mendimi im per temen.  

Shume shkurt, mjaft me fisin e njerezve.  Kete "mjaft" dhe ketu hapur merre si te duash.

Monda, mjaftet per fisin e njerezve thuhen me vepra. Une akoma lexoj ketu fjali qe duhet te ishin fshire me kohe.

Ke te drejte. Edhe une solidarizohem me popullin punedashes permetar

Mendoj qe fjalet e ambasadorit amerikan Xhorxh F. Willams te para 100 vjeteve, te kuptohen nen llogjiken/psikollogjine qe ekzistonte athere. Ajo qe une do te shtoja, eshte ;

"....  Ai u njoh me çështjen shqiptare .....  Erdhi për herë të parë në Shqipëri, në Vlorë, i thirrur nga miku dhe bashkëpatrioti i tij Dankon për të parë me sytë e vetë krimet çnjerëzore që kishin bërë shovinistët grekë kundër popullsisë së pambrojtur shqiptare... " 

 Pa kete Dankon, çeshtja shqiptare do te mbetej e erret ne syte e Xhorxhit. Keshtu qe nje merite te veçante meriton edhe ky Dantoni. 

Kjo eshte nej video satirike kunderpergjigje ndaj pritjes se ngrohte qe shqiptaret i ben presidentit bush. Mo rocca qe ka ber videon eshte nga chicago public radio, qe esht kundershtar politik i republikanve dhe vecanrisht administrates se bush. Pritja e ngohte qe u be bushit ne 2007 i demtoi se tepermi imazhin e shqiptarve sidomos ne qe jemi ne amerike. Prandaj nuk eshte "funny" por tallje. 

`funny` varet si e kupton shakaja eshte gjysma e te vertetes thote populli, pra sigurisht eshte tallje ne kete rast. Ai  plaku ne fund i vuri Vulen dhe tha ; " I like dog`smiley dhe ketu ai ka parasysh " besnikerine" e shqiptareve! smiley 

kritika pozitive per  permiresim eshte e mireseardhur ,por nihilizmi lubonjian eshte i peshtire.

Respekt. Flm per prurjen

@ Gaia : s'te vjen keq sikur te flasim njehere tjeter ? Pa merak, nuk i harroj çeshtjet, i kemi lene ca ngritur : me Lirken per problemin e provincialitetit te Mme Bovary, dhe me ty per punen e Europes e me gjere.

@ qeveria e naltmadhnishme : po ende me kufizime postimesh ju ? Per bese, te forte paskeni qene. Mendoja se 2012 s'eshte 2009 apo 2010, dhe se ishit rritur dhe demokratizuar me dy vjet, ju e dini, mosha te jep pervoje, 45 vjeç s'je njelloj me 43, as 40 s'eshte njelloj me 38. Po ska gje, ja kur te shkoni ne moshen time (57 ne mars) do i kuptoni te gjitha.

ata jane VIPa e kaluar VIPave... u bo bytha jote t'u flasesh VIPave ashtu. e di ti cdmth VIP? Very Important Person. admin/moderator automatikisht dmth me i respektueshmi, me i mencuri, me i zgjuari, me i pergjegjshmi... e nje mori "me i"-sh te tjera qe ti as ne enderr nuk i sheh.

Hurbinek flm per sinqeritetin, je i pari qe e publikon moshen, tani ne radhe eshte vullnetar Idrizi, e pastaj vullnetaret tjere

noshta dhe ti s'e ke me seriozisht,po punen e moshes e ka me ironi,si shume gjana te tjera qe thotesmiley

ka mundesi i ka bere nje rotate shifrave

 

Ah c'popull! e kujt i rruhet se c'ka thene nje amerikan, qofte edhe dashamires, si ai tjetri "burr shteti" qe takohet neper kafene me Nanon. 

Doli ca kohe ne Tirane nga vitet 90 ne mode te karakterizoheshin problemet psiqike me: ke komplekse! Sa kishin filluar te publikoheshin disa libertha te psikoanalistit Freud, perkthyer keqazi nga autore anonime dhe shtypur ne ndonje kthine dhe te gjithe te lexuarit u ben frojdiste qe analizonin cdo katundar apo trapllik. Ne ate vazhde: ketu ka njerez me komplekse. E po ne ate vazhde te atyre viteve, ku ishte bere mode te besohej ne Zot, se rruget ishin dyndur me misionare dhe broshura "Jesusi Shpetimtari Yt": ketu ka besimtare.

Besa ishte futur ne nje relike (reliquary). Fshataret e shihnin, e cmonin dhe dikush nga paria e fshatit e nxirrte perdite ne diell. Ne ate fshat nuk mungonte besa, qekurse ishte futur ne ate ene. Fshati mbahej me emer per besen, ne ene. 

Te vleresuarit e institucionit te "beses" romantizon barbarine, si te romantizosh heqjen e skalpit nder indianet apo kanibalizmin nder maoret. Cdo vrasje, makabritet apo poshtersi interpretohet si "thyrje bese" kur ndodh ndermjet dy njerezve qe kane rene ne ujdi  paraprakisht te mos demtojne njeri-tjetrin. Gjendja natyrore normale eshte "kafsheria" dhe gjendja perjashtimore, ne ujdi ndermjet dy njerezve, eshte "besa". Kalimi pa njoftim paraprak nga ujdia, pra besa, ne kafsheri, eshte "pabesi". Por pabesia eshte faktikisht gjendja "kafsherore", e keqadashjes. D.m.th ne vazhdojme te mburremi se jemi kafshe.

 

E ke shkrujt keq bulktho.... keq, e me keq, prit kur te vijne censoret, allla shqiptarçe e ta bojne kurrizin me te bute se barkun.....

Everteta e beses se shqiptareve ne rsatin konkret eshte qe te shitet Libri!    Se  sot, mbas 100 vjeteve, as gje nuk eshte sic ka qene, ndoshta eshte bere me keq me `besen`, pra , nuk ka me bes!

Sot besa lidhet dhe zgjidhet simbas interesave te... xhepit. 

Portretizimi shqiptareve  nga amerikani dashamires i referohet shoqerise tradicionale, patriarkale kur jeta ne male (por edhe ne kasabate e zanatcinjve) ende nuk ishte trazuar nga ndikimet e qyteterimit.Shqiptaret pershkruhen me nder, bese e burrni dhe ky portretizim eshte i ndikuar nga raportet personale te autorit si i HUAJ. Kjo duhet theksuar sepse i Huaji per shqiptarin ka pasur nje status te dyfishte: ai ishte MIKU dhe njekohesisht dhe I HUAJI mireberes.Eshte e njejta situate ne te cilen eshte ndjere Edith Durham dhe e njejta optike, ndoshta e ndikuar edhe prej shkrimeve te saj por edhe te udhetareve te tjere qe japin pothuaj te njetin portret te shqiptarit tradicional.Jo me kot permendet Bajroni.

Jo se ne ate kohe nuk ka patur te pabese, dhjaksa, mashtues, turkoshake, dembele dhe gjakprishur por ne raport me nje te huaj mireberes , shqiptari cfaqet gati mitik dhe shpalos cilesite me te mira.

Ambasadorit  rikonfirmon leximet por edhe prek nga afer  virtytet e rraces shqiptare.Antropologjia  ndalet tek cilesite individuale kurse gjeopolitika nuk mbyll dot syte para  padrejtesive  ndaj shqiptareve si komb. 

Po nqs ka qene keshtu shqiptari, skeptiket pyesinsmileyo sot Shqipni pa m'thuj si je? Si ka mundesi qe kjo rrace, me kaq virtyte qe zilepste cdo te huaj, nuk arriti te ecte ne nje hap me kombet e tjere? Si ka mundesi qe keta individe me bese , nder e burreri nuk krijuan nje shoqeri prosperiteti? Kjo eshte pyetje njemilionshe.Mendja te shkon tek ai krahasimi ndermjet 100 mamlukeve me 100 franceze. Migjeni e ka ndricuar ekuacionin antropologjik  me nje fjali: malsori trim qe t merr gjak ne vetull, para policit/xhandarit rri suste e nuk bezan.

Ne kohen e Zogut rregullave zakonore ju bashkengjit hija e xhandarit.Ne regjimin e Hoxhes rregullat zakonore te vetqeverisjes u rrafshuan dhe u kultivua shqiptari dubelstandart qe ndryshe pohon e ndryshe mendon.Ne diktature shqiptari eshte nje luan i zbutur, hekurat i japin sigurine dhe copen e mishit.Pas 90, tabloja eshte e qarte.Shteti i dobet dhe shoqeria moderrne ku jane shuar rregullat tradicionale prodhojne kaosin.

Eshte interesant te shikosh se cfare ka mbetur nga "esenca" e shqiptarit

qe pershkruan dashamiri amerikan. Une besoj se mikriptja dhe njelloj hyjnizimi i te huajve ende gjallon. Besa eshte zvendesuar me pragmatizmin.Pabesia eshte monedha me e vleresuar ne bursen e raporteve nderpersonale. Burreria i ka lene vendin badakciut. Tabuja e virgjerise eshte nje relike tek pak shqiptare.Kete e deshmon shumefishimi seksit paramartesor.Rralle e me rralle shqiptari vret per tradheti bashkeshortore krahasuar me statistikat ne rritje te zgjidhjeve te martesave per kete motiv ne rruge gjyqesore. Tubacionet e prostitucionit kane plasur dhe s\ka inxhinieri sociale ti riparoje.Fyerja ne nder gati ka mbetur e konservuar dhe gjaku nuk eshte bere uje. Respekti ndaj femres ne familje akoma, ne nje mase te konsiderueshme, kushtezohet nga riprodhimi pasardhesve. Lindja e mashkullit pasardhes eshte feste.

Perulja ndaj superoreve (te huajve, europianeve, nderkombetareve), por tashme pa piken e dinjitetit  ka njohur vetem rekorde te reja.Ne qeverisim, bota na ndihmon. Solidariteti klanor eshte zenendesur nga servilizmi klientelist. Te gjithe ankohen per korrupsionin dhe te gjithe e ushqejne ate sipas pozicionit hierarkik ne shoqeri. 

hahahahahahahahahahahhahhahhahahahahhahahaahahahahahahahhahahahhahahahahahhahahahahahahahahhaahhahhahahahahahahaahahhahahah

Cu kenaqa ne kete dite qe te pervelon nga vapa. Ky Xhorxhi qenkerka shakaxhi i madh. Apo te kete qene vertete keshtu shqipetari? Po mire a mundet njeriu te ndryshoje 100 % cilesite e tij morale brenda te themi 70-90 vitesh? Edhe mundet do te thone disa. Jo, jo une nuk e besoj, ky xhorxhi ka tall thjesht bythen.

Po jo mor Kuazi, nuk thjeshtohen gjerat ne kete fare feje. Shqiptari ashtu ka qene, si sinteze por jo si shumatore matematike. Besa, burrnia, nderi, respekti jane rregullatore ne raporte te caktuara social-ekonomike. Nuk ka ketu ndonje "esence" te mbyllur ne shishe e cila shtegton pavaresisht dallgeve, baticave dhe zbaticave.Ndryshojne raportet sociale ,ekonomike, kulturore, ndryshojne dhe kodet e sjelljes.Ne kohet moderrne burreria nuk matet dot me radaret pa u bere don kishot.Do ca cilesi te tjera.

Shiko Italine fqinje, atdheun e Renesances.Krahaso veriun e zhvilluar me jugun. R.Putnam i ka kushtuar nje studim kesaj diference te cilen e shpjegon me kapitalin social.

R.Putnam i ka kushtuar nje studim kesaj diference te cilen e shpjegon me kapitalin social.

Music to my ear!

Por ti fol, o vella Spiritus, fol me gjate, se ka edhe te tjera (plot), te lexojne njerezia.

Keta (Putnam and Co.) jane nga ata qe gozhden e trarit e ngulin me nje te rene! Flm!

Keto jane fjale njerezore te nje diplomati ,i cili i ben vleresim nje populli ,sic jane shqiptaret,te cilet deri vone nuk i kane njohur as si kombesi.Gjitmone i kane trajtuar si pjese e PO dhe si te  tille,si mjaft te pershtashme per te kenaqur qellimet e tyre ekspasioniste ne Ballkan."plaçke lufte","shesh beteje ","dhurate e majme per te kenqaur interesat e ndonje Fuqie apo shteti ballkanik ,keshtu mund te perkufizoheshin shqiptaret deri vone ,duke u nisur nga interesa te momentit apo dhe ne perspektive ,per te realizuar endrrat e tyre perandorake.

Shqiperia ,fale LSHP (pra shume vone ,ne fund te shek.XIX) ,arriti te nxjerri ne drite dhe te konsolidoje pikerisht çeshtjen shqiptare ne arenen e diplomacise evropiane ,e cila deri ne ate periudhe nuk denjonte as ta njihte si kombesi.Shqiperia per ta ishte thjesht nje koncept gjeografik,pjese territoriale e P.Osmane dhe kjo per faktin ,se jo vetem identifikohej feja me kombesine dhe fakti qe ne prej shekujsh ishim bere pjese e saj ,por dhe intresat e tyre benin qe mos te interesoheshin per ceshtjen shqiptare ,si çeshtje e shkeputur nga ajo osmane,aq me teper qe ne kuadrin e krizes lindore ,lehtesohesh edhe me shume copetimi i tokave te saj dhe u hapesh rruge realizimit te planeve te tyre.Fale LSHP ,ne demostruam ne menyra te ndryshme qe jemi nje popull me vete ,nje popull qe ngrihemi per interesat tona kombetare dhe jo per qellimet e te tjereve(Fuqite e Medha ,levizjen kombetare qe u stimulua dhe u forcua dukshem ne kete periudhe e  cilesonin si manover dhe nxitje te PO ,per te kundershtuar copezimin e saj) dhe kjo nuk u arrit menjehere ,por fale kembenguljes se vazhdueshme te shqiptareve per te hedhur poshte cdo vendim te padrejte ,qe cenonte terresine tokesore te tyre.

E pare ne kete kontekst ,shkrimi dhe vleresimi qe i ben Uilliam shqipetareve merr vlera shume te medha,se pak politikane apo dipllomate te kohes kane patur kurajon te vene ne dukje padrejtesite qe u jane bere shqiptareve dhe per rastin ne fjale ,per çeshtjen e kufijve ,shume nga komisineret  qe bene verifikime ne terren ,pane shkelje flagrante nga ana e serbeve dhe grekeve ,por qe nuk u pasqyruan ne dokumentet perkatese.

Respekt!

 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).