Një takim që ishte planifikuar të zhvillohej dje paradite në Kavajë me anëtarë të Asamblesë socialiste të rrethit, ku ishin ftuar dhe drejtues të FRESSH-it, është shoqëruar me incidente dhe kërcënime

 

Incidenti në Asamblenë socialiste. Spiropali: Kërkojmë bashkim

Kreu i Bashkisë: Jua pres gjuhën, ju nxjerr të gjithëve jashtë.

Një takim që ishte planifikuar të zhvillohej dje paradite në Kavajë me anëtarë të Asamblesë socialiste të rrethit, ku ishin ftuar dhe drejtues të FRESSH-it, është shoqëruar me incidente dhe kërcënime. Duke parë zhvillimet në Forumin Rinor Socialist në këtë rreth, deputeti socialist i qarkut të Tiranës që mbulon zonën e Kavajës, Dashamir Peza, kishte thirrur një takim për t’i diskutuar nga afër problemet dhe shqetësimet e të rinjve. Drejtuesit e FRESSH-it të zgjedhur në komuna dhe bashkitë e Kavajës dhe Rrogozhinës u ftuan të ishin të pranishëm në një takim që u zhvillua në një nga sallat e hotel “Ballkan”, në pronësi të kryetarit të Bashkisë së këtij qyteti, Elvis Roshi. Emri i kreut të bashkisë së Kavajës, u bë i njohur për të gjithë nga historia e sajuar e rrëmbimit të ish bashkëshortes së tij, Griselda Zaimi, histori me tw cilwn u njoh dhe Parlamenti Europian. Por, pa nisur mirë, ky takim është cilësuar nga vetë përfaqësuesit e FRESSH-it si jashtë çdo procedure. E ftuar nga kryetari i PS-së së rrethit Kavajë, Xhavit Halili, në mbledhje ishte dje dhe kryetarja e FRESSH-it, Elisa Spiropali. Por prezenca e Elisës duket se nuk i ka pëlqyer kryetarit të Bashkisë, i cili ka nisur të debatojë dhe kërcënojë kreun e PS, Halilin. “T’i nuk ishe i autorizuar të ftoje njeri në këtë takim, Nuk po diskutojmë problemet e FRESSHit”, mësohet të ketë thënë Roshi. Por, si Halili, ashtu dhe Spiropali, nuk janë pajtuar me këtë reagim të kreut të Bashkisë. Spiropali e ka kundërshtuar mbledhjen si jashtë çdo procedure.
“Të gjitha procedurat janë të parregullta për këtë mbledhje. Zhvillimi i mbledhjes në lokalin e kryetarit të Bashkisë nuk është normale, mund të bëhej në një zyrë partie”, mësohet të ketë thënë Spiropali në mbledhjen e djeshme. Duke iu drejtuar organizatorëve të këtij takimi, Spiropali është shprehur se objekti i tij mund të jetë çdo temë apo problematikë, por s’mund të diskutojë çështje që i takojnë Forumit Rinor. “Drejtuesit e FRESSH-it kishin një shqetësim dhe e kanë shprehur në letrën e tyre, e cila po shqyrtohet nga unë, por dhe nga kryetari i Partisë Socialiste, kryetari i Asamblesë Kombëtare, zoti Ruçi, dhe për këtë do të ketë një përgjigje. Për këtë nuk mund të bëhen presione”, mësohet të ketë thënë Spiropali. Por, kryetari i Bashkisë së Kavajës, Roshi, i tensionuar nga kjo situatë dhe nga reagimi i kreut të PS-së së rrethit Kavajë, nga kryetarja e FRESSH-it, Spiropali, por dhe nga drejtues të Forumit Rinor në komunat e këtij rrethi, ka kërkuar që ata të ulen që të nisin mbledhjen, pasi sipas tij, ai ishte i zoti i lokalit dhe e drejtonte ai çdo gjë. “Jua qep gojën po të dua! Ose rrini si duhet, ose dilni jashtë” i është drejtuar Roshi kreut të PSsë së rrethit Kavajë, Halili, ndërsa ka reaguar dhe Spiropali. “S’mund të trajtohet partia në këtë mënyrë. Neve na duhet bashkimi, dhe jo shkarkimi. Kjo është shkelje flagrante. Ne duhet t’i zgjidhim problemet tona me urtësi dhe sipas procedurave që janë përcaktuar në statutin e PS dhe të FRESSH-it. Kjo mbledhje nuk mund të zhvillohet me këtë frymë”, është shprehur kryetarja e FRESSH-it. Më pas drejtuesit e FRESSH-it në Kavajë kanë dalë nga mbledhja, e cila nuk arriti të zhvillohej për shkak se dhe drejtues të PS në Kavajë dhe Rrogozhinë dolën jashtë sallës. Mbledhja nuk arriti të merrte një vendim për çështjet që do të trajtonte. Mësohet se drejtuesve të FRESSH-it në rrethin e Kavajës u është kërkuar para mbledhjes që të tërhiqnin firmat e tyre nga kërkesa që i kanë dërguar Kryesisë së PS, kreut të saj, Edi Rama dhe Gramoz Ruçit.

Peza: Pati një keqkuptim për objektin e mbledhjes
Deputeti socialist i qarkut të Tiranës që mbulon rrethin e Kavajës, Dashamir Peza, e cilësoi keqkuptim dhe aspak incident atë që ndodhi dje në mbledhjen e thirrur prej tij. Sipas deputetit socialist, mbledhja ishte thirrur me objekt diskutimi çështje të diskutimit organizativ të PS në rrethin e Kavajës, por nuk kishte të bënte me të rinjtë e FRESSH-it. “Ka pasur një keqkuptim në këtë takim. Unë kisha lënë një mbledhje që ditën e mërkurë me drejtuesit e partisë në komunat dhe bashkitë e rrethit të Kavajës dhe kryetarët e FRESSH-it të rrethit Kavajë. Në mbledhje ka ardhur dhe Elisa, sepse ka kujtuar se kishim një axhendë tjetër të mbledhjes, në lidhje me FRESSH-in. U sqarua se axhenda e mbledhjes nuk ka lidhje me ato shqetësime që Elisa kishte parasysh. Elisa u largua dhe ne vazhduam mbledhjen siç e kishim paracaktuar”, u shpreh Peza, i kontaktuar në telefon nga gazeta “Panorama”. Deputeti socialist mohon se qëllimi i mbledhjes ishte presioni apo diskutimi rreth letrës së drejtuar nga të zgjedhurit e FRESSH-it në selinë qendrore të Partisë Socialiste. “Kam përshtypjen se kishte një keqkuptim. Ajo mendonte se kishim një mbledhje me tjetër tematikë. Tematika e mbledhjes sonë ishte një bashkëbisedim për situatën dhe organizimin e partisë në komuna dhe bashkitë e rrethit Kavajë ku u ftuan të gjithë të zgjedhurit”, u shpreh deputeti socialist që mbulon qarkun e Kavajës. Më 25 maj të këtij viti, konferenca e Forumit Rinor në rrethin e Kavajës zhvilloi zgjedhjet, ku me 156 vota u zgjodh kryetar i këtij forumi Elton Derjaj. Në këtë konferencë, gjashtë kandidatët për kreun kombëtar të FRESSHit shpalosën platformat e tyre, ndërsa deputetët e zonës mbështetën të gjithë procesin e fushatës dhe zgjedhjeve në këtë forum.

Shkarkimi i kryetarit Elton Derjaj 
Në letrën e drejtuesve të FRESSH-it të Kavajës denoncohej shkarkimi nga detyra i kreut të këtij forumi në këtë rreth, Elton Derjaj, nga sekretari për rininë dhe emigracionin pranë Kryesisë së PS, Erion Veliaj. Sipas firmëtarëve të kësaj kërkese drejtuar Edi Ramës, Gramoz Ruçit dhe Elisa Spiropalit, Derjaj, i zgjedhur nga konferenca e rrethit me shumicë të cilësuar votash, u shkarkua në mënyrë ilegjitime nga Veliaj vetëm sepse ishte kundër listës së paraqitur në Asamblenë Kombëtare të FRESSH-it të zhvilluar pak javë më  parë në Tiranë.

Malaj: Shkarkimet në FRESSH, mentalitet i vjetër dhe i dëmshëm
Anëtari i Kryesisë socialiste, Arben Malaj, reagon ndaj zhvillimeve në Forumin Rinor Eurosocialist, veçanërisht pas Asamblesë Kombëtare të këtij forumi. Malaj shprehet se tendenca për të shkarkuar ata që mendojnë ndryshe në Forumin Rinor tronditin rëndë besimin e të rinjve për këtë forum, duke pasur pasoja të rënda dhe në punën e partisë, por dhe në rezultatet zgjedhore të ardhshme. Duke reaguar në adresën e tij në rrjetin social “Facebook”, Malaj kërkon të tregohet kujdes ndaj veprimeve të tilla arbitrare. “Përpjekjet për të shkarkuar të ‘pabindurit’ apo për të krijuar shembuj frike për të tjerët, së bashku me modelin e deformuar të meritës dhe karrierës, janë shqetësime serioze, të cilat shtrembërojnë cilësinë e investimit jo vetëm te të rinjtë. Shkarkimet, pezullimet apo çdo përqasje tjetër që deformon rëndë besimin e të rinjve, janë fenomene të reja, thelbësisht të vjetra si mentalitet dhe shumë të dëmshme për të ardhmen”, shprehet Malaj. Sipas anëtarit të Kryesisë, Partia Socialiste ka pasur një eksperiencë të mrekullueshme të forumeve rinore, të vetorganizuara, që i kanë zgjedhur kurdoherë vetë drejtuesit e tyre, që kanë promovuar vetë kolegët e tyre, duke qenë gjithnjë pjesa më dinamike e zhvillimeve dhe fitoreve të PS. “Tendencat për t’iu kufizuar lirinë e të shprehurit, tendencat për t’iu kufizuar mundësinë për t’u zgjedhur dhe për të zgjedhur, mentalitetet ndëshkuese deri përjashtuese sa herë që mendimet apo reagimet e tyre nuk u pëlqejnë ndonjë individi me pushtet partiak apo qeverisës janë investimi më i keq jo vetëm për të rinjtë, por edhe për vendin”, shprehet Malaj.

42 Komente

Skandal, partia me e madhe ne vend qe shantazhohet nga njerez ordiner per te thene te pakten.....vihen ne rreshtore njerezit me te rendesishem te nje partie kaq te madhe me fjale nga me fyeset. Vetem mund ta imagjinoj se cfar atmosfere ka qene aty.

nga ma gjete kte ti mo partia me e madhe ne vend!smiley

lufta midis llojit eshte me e egra!

me aritmetiken nuk qeshet lefti, aritmetika eshte shume shume serioze. ps merr me shume vota se cdo parti tjeter, edhe sipas ristanit bile

merr me shume vota dhe eshte ne opozite?! kush ishte ay qe paska bere sistemin elektoral bre! spaska faj Rama kur thoka qe fajin e ka Kac Islami!

Te genjen mendja nqs mendon se PS-ja do qe te vij/vinte ne pushtet... pushtetin e kan bashke PD-PS. Ka pastaj budallenj edhe militant fshatar e qaflesh sa te DHJESESH.

po pse sthu ti qenka gjithe shqipria ne pushtet! Kot bejne gam gam socialistet,i paskan hip kalit dhe ata! Qe tani e tutje per cdo gje qe ben qeveria pergjegjes do mbaj edhe soc-komunistet ktu!hahahahasmiley

Me keta Elvis Roshet do rilindim!?!? 

Ta pres gjuhen...ta baj f'tyren ma zi se k'puca...ti shkuli llam e llamall...te qes jasht per zhelesh...sa me kenaqin keta mua!

në një takim që u zhvillua në një nga sallat e hotel “Ballkan”, në pronësi të kryetarit të Bashkisë së këtij qyteti, Elvis Roshi.

Kryetar jo me pallate por me Hotele mer lal  ... sbohet shaka me keto PS-istat tani smiley

Me keta Elvis Roshet do rilindim!?!? 

Te gjithe si berberi i Peshkut keta te PS-se, me brisk ne dore.

Po ama te pakten ka nje fare demokracie te brendshme; nderkohe qe Rama preferon mish ngjale, ky Toni Montana i Kavajes e ka qef gjuhen.

he se e rregullon Velia me Tanjen kete muhabet.

ah qyqja , i paska bertit ky rrugaçi Elises kshu e smiley

Welcome to the real world Lisa smiley

"...me ma hidhnu Nanën/Gjuhën ta shkurtoj..." smiley

Elisa e ka ditur mire qe te hysh ne nje nga kleptobandat me te medhaja ne Shqiperi eshte si kur te hysh te Sopranot.

Duke lexu gjithe keto gjona per kavajen dhe kavajsit nuk me cudit fakti se kane ngel shume prapa bote ...bile dhe ne kohen e dulles nuk kishin uje te pishem brenda neper shtepi smiley

Kjo qenka bash tema ime. Demokracia ramiste ne ditet e saj me te mira. Perjashtime, pezullime, emerime jashte rregullave e me ne fund vulosen edhe me kercenimet e nje njeriu te rendomte qe ka bere para me pune te pista ne Itali e sot eshte bere qytetari i pare i Kavajes e perfaqesues i rilindjes se PS. Te gjitha keto me e keqja nuk eshte se ndodhin direkt nga Rama apo Ruci se keta i njohim, por nga ata qe hyne si te ri ne politike, dora vete Eri Veliaj.

Rrugacet e Ed Rames mo vari lesht!

N'Kavaje ky!

Jom kurioz si do jete socialisti i pare qe do fitoje n'Shkoder/BC/Kuks etj! 

 

Se per cfare njihet Kavaja... s'po me vjen ne mendje tani... po gjangsterra i ka dhe ata te njoftshmit. smiley

nga jan fut idrizzrat, berberat &co se spo i shofim!
Te shkretet ju sa ju vret ndergjegjia, kujtonit se socialistet ishin te kulluar e qaflesha vetem pd kishte! Ja ku i keni,shifini ne apoteozen e kapadaillekut te tyre! Vetem nje pale mustaqe i mungojne!

Diskutime shume interesante te faqja e Mucit, ka nga te gjitha anet, edhe militantet e PD-se qe cuditerisht kritikojne per mungese demokracie ne parti:

http://respublica.al/artikuj/2012/7/9/ha...

Me cudit shume fakti qe qekur filluan lajmet per perjashtimet nga V.Qyrku, neper faqet e gazetave kane vershuar komentues qe e mbrojne. E bukra eshte qe kane emra te ndryshem po shkruajne verbatum te njejten gje. Shqiptarja.com, Tema, Balkanweb, i gjeni kudo. 

Nuk e di pse, po me duket si pune e organizuar smiley

E bukra eshte qe shajne Elisen, qe deri para dy javesh e mburrnin kudo. 

p.s nuk mungon as kevinjoni, qe nga Franca me hanxhar per Edin smiley

Kete artikull e lexova dje ne gazeta. Si duket u pordh edhe PS, eshte mbushur me lloj-lloj aventurieresh, biznesmenesh, ne vend qe te mbushet me ideatore dhe njerez tolerante. 

Er Velija dhe Lisa Spiropopo, njerez te piset!

Krenaria e Edit/Soros...

Logjikisht per te rilindur duhet te futen dhe nje here tek gropa nga kane dale.

me gusta!!! 

smiley

E kane futur koken ne rere te kuqet e peshkut. Nasty!

Ky robi ka ne zyre, te varme ne mur, nje certifikate ku vertetohet se ai me date xx.xx.xxxx ka drejtuar nje Audi Q7

 

t´fallcifikume duhet ta ket ene ate smiley

Nuk e vuna men a e kishte more ene ate te Kristali.

smiley

Ketij kavajsit vetem unaza e zeze soriste i mungon smiley

Tyrp PS! Bravo Spiropalit! 

Kaposhi dhe Obi-1-Kanobi, mun edhe ti nderrojne naicik traktet qe marrin me email per te shpernda.

Sa shume kerkon nga jeta edhe ti! Ata me zorr msune perdorimin e vinovilit neper "shtylla virtuale"

Vetem se gjynof te shkretet se lodhen kot, jau kone fut e i kone dhone vinovil te skadume se kurre nuk po ju njit nji trakt sa per shenje menebari.

Si do qe te veje puna,ku niveli i ketij Roshit ku i Spiropalit,nejse mua nuk me vjen hic mire qe ne PS ka keshtu perplasjesh qe vijne nga Ordineret si Roshi,Erjon Veliaj e di mire kete muhabet besoj se ja ka trasmetuar Tanjes qe Roshi eshte shtatzane.

Ka shume gangstera, mafioza, trafikanta te tille, qe PS ka kandiduar dhe fituar si kryetar bashkie/komune.

Te gjithe Xhelal Mziun kopjojne smiley

Akoma ne detyre eshte ky mbas atij skandalit me shtatzanine e te fejuares? A ka gra te emancipuara brenda Ps-se, a s'ka? Po jashte?

Akoma ne detyre eshte ky mbas atij skandalit me shtatzanine e te fejuares?

Pike (jo cuditese)

Pse ku je ti ketu? Beson akoma se ka njerez qe veprojne me vullnet te lire brenda partive te tyre? Ti e di apo jo qe kane fillu ethet e listes se 2013. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).