Në kuadër të ciklit "Rrathë", sjellim Ëndërrat e fëmijëve "të mbetur". Më pak se dy orë larg kryeqytetit ndodhet një fshat me emrin Korthpulë, nga ku Puka është qyteti më i afërt, dhe ku për shkak të migrimit masiv kanë mbetur shumë pak fëmijë. Anjeza dhe Anxhela Çikopano kanë takuar fëmijët e këtij fshati, pasi kanë disa pyetje për ta. Duan të mësojnë mbi ëndërrat e këtyre fëmijëve, për të imagjinuar bashkë me ta, si do të jetë e ardhmja.

51 Komente

Loved it. It captured my heart.

Femije si drita, me endrra kaq te bukura e te thjeshta. Secili poezi me vete...Heartbreaking, it makes you cry and smile. Kenga ne sfond fantastike. Mund te ish bere pak me i plote si dokumentar, te kish hyre pak me thelle ne boten e jeten e tyre...Megjithate ishte nje mrekulli. 

10*

Dy dokumentare per nje dite, peshku po na ben kritike arti me zor smiley.

Ky dokumentar mu duk me poshte per nga niveli se i pari. I thjeshte, siperfaqesor pa ndonje origjinalitet. Te njejtat pergjigje do ti merrte nga femijet drejtuesi edhe para 15 vitesh. Ai qe ben pyetjet tingellon caze si 'byc e squt'. Epiteti 'zemer' ne fund te pyetjes eshte i pavend. Gjuhen nuk e zoteron mire, nuk mund te thuash 'shef televizor' dhe 'cte pelqen te shohesh' brenda nje minute, ben mire te mesoje zgjedhimin e kesaj foljeje. Po ashtu smund te thuash 'ne ca veni i ke' dhe pastaj ta ndjekesh me 'cte peqlen te bsh ne kete vend'?. Kenga e qelluar.

Gazetari nuk eshte lodhur fare. Ka marre makinen, ka xhiruar rruges, ka vajt ne fshat, ka pyt kalamajte e fshatit qe po luanin dhe ka ikur. Filmimi nuk sjell asgje te re apo te paditur. Femijet jane cute, po jo per merite te gazetarit. Syrin e kameras e ka te mire.

Cfare mungojne?

Shkolla ose mungesa e shkolles se fshatit. Te dhena gjeografike dhe demografike per fshatin. Femijet duke bere pune shtepie. Endrrat e prinderve krahas atyre te femijeve dhe realiteti i perditshem ombjektiv smiley i kalamajve. Pamje te fshatit nga larg. Pamje te shtepive. Pamje te dyqanit te fshatit, bariut, gjyshes se bariut etj etj.

Shkurt mungon jo the extra mile, po kane ndaluar qe nja dy miles perpara.

2- Forma e paraqitjes:  mesazhi të jepet në një formë origjinale dhe alternative, në mënyrë që të tërheqë sa më shumë vëmendje te publiku i gjerë dhe autoritetet,  duke synuar të depërtojë edhe te  qytetari më indiferent.

Vemendje per cfare ne kete rast?

Më pak se dy orë larg kryeqytetit ndodhet një fshat me emrin Korthpulë, nga ku Puka është qyteti më i afërt, dhe ku për shkak të migrimit masiv kanë mbetur shumë pak fëmijë.

Sa femije kane mbetur? Sa familje kane qene, sa kane mbetur?

Pyetjet ... hmmm: celular?  

Me kritike te tille cudi si lengon arti shqiptar smiley

peace smiley

Eshte subjektiv gjykimi artit av. Une refuzoj te prekem lehte nga keto melodaramtikat e femijes se embel. Dua me shume nga nje dokumentar qe synon te me mireinformoje per me shume se deshira e femijes per tu bere polic.

Subjektiv eshte, shume dakord. Dhe nuk thashe qe nuk ke te drejte ne verejtjet qe ben.  

Por une pashe gjera te tjera. Fotografia psh, nje fytyre femije plot drite dhe ne sfond nje peizash krejt i thate dhe i zhveshur... Ku rrine ato enderra, cfare i ushqen, pervec tv dhe rrefimeve te kusherinjve qe rrojne jashte shtetit... a do behen me te mire keta femje po te shkojne e jetojne ne metropol? e gjera te tilla...keto mendova, ose me sakte, ky 8 minutsh gjeneron pamje te fshehura, te padukshme por qe jane aty. Nejse, me gjithe difektet qe ka, ky film i shkurter mbeti ne nje qosh te mendjes sime smiley.

 

ky 8 minutsh gjeneron pamje te fshehura, te padukshme por qe jane aty.

ekzakt. E vetmja frike qe kam, eshte fakti qe nuk do shohim me mire se ky. Megjithate, shpresa vdes e fundit

 

Fotografia psh, nje fytyre femije plot drite

Ekzakt dhe kjo. Fotoja e filmit (pra ajo qe quhet profesionalisht ne kinematografi -fotografi e filmit-) eshte shume shume e mire ! Pa dyshim, vlera vjen nga distanca ekzakte qe ka ditur te zgjedhe kameramani, kur ka filmuar femijet.

Dmth, dy here ekzakt smiley dhe kur vjen prej Stalker, ka me shume vlere..thanks smiley

Me sa kuptova, autoret e ketyre filmave jane shume te rinj. Dmth do mesojne, dmth ka shprese, sa kohe ka deshire e vullnet. Le t'i shijojme keto prurje ashtu sic jane, te sinqerta e deri diku naive.. Do kene boll kohe per te mesuar cinizmin.

mungon konteksti dhe qellimi. me shume del ne pah intervistuesi.

 

more, muzikerat i perdorin me copyright keta? te bukura deri tani.

 

Kjo eshte transmetuar ne Top-Channel,ne mos gaboj.

Mbaj mend ca komente te rinjsh ne fb:"gjynah! ,"te shkretet ,shih c'enderrash kane "etj

Mua mu duken shume normale ,aq me teper per fshatin e thelle ku jetojne.Nuk me lane ndonje shije te hidhur,perkundrazi me erdhi mire qe pavaresisht "izolimit" enderrat jane po ato.Enderrat e tyre ishin "me kembe ne toke".deshironin te beheshin police,parukiere etj,jo si femijet e perkedhelur te metropolit,qe deshirojne te behen:balerine,artiste,minister,presidentsmiley edhe kur jane pa talente e  aguridhe.

ishin shume te bukur,veshur normale,lozonjaresmiley

Bukur do ish qe vajzat sikur te benin  nje paralelizem midis femijeve te metropolit apo dhe te ndonje qyteti tjeter te madh,se kam bindjen qe edhe ne Puke ta benin kete emision ,te njejtat pergjigje do merrnin.Ashtu do dilte me ne pah ndryshimi ,diferencat midis tyre.Kur e shikon te shkeputur nuk te  percjell te njejtat emocione,reagime.

Jam kunder kesaj kundervenies province-metropol ku ky i fundit shihet si objekt i molepsur kurse provinca si hapesire ku nuk ka humbur akoma pafajesia njerezore. Ky koncept ne fakt eshte themeltar ne kundervenien klasore. Ska asgje te keqe te behesh artist apo balerin. Fakti qe nje korthpulas nuk e permend nje profesion te tille ka ndoshta te beje me ate qe nuk eshte shume ne korent me te tilla profesione.

Me vjen shume mire qe ka kritike te argumentuar dhe dashamire, per te dy filmat. Kam pershtypjen se kjo do tu vleje shume autoreve. Edhe une do te kisha dashur shume te kisha pare shkollen ku shkojne keta femje. Nese shkolla do te ishte nje ambient persembari, do krijoja pershtypjen se femijet e Korthpules, sido qe pak, jane te veshur e te mbathur, me shendet duken si kokrra mollesh dhe edukimin po e marrin sic duhet. Me tingellon si nje femijeri e lumtur. Jane pak femije, vertete - por jo me pak se femijet e nje atropologu qe e shperngul familjen ne Afrike, ne ndonje film te Disneyt.

Blend te pyes meqe gjendesh ketu. Cfare lidhje ka PPU me projektin e Open Society " Rrathe" ? A eshte PPU pjese e projektit?  Faleminderit.

Ciao Dora, Peshku nuk eshte pjese e projektit. Une mendova se do ishte bukur sikur t'i sillnim tek Peshku keta filma. Pyeta tek Soros nese do te ishte ok t'i shfaqnim tek Peshku dhe ata pranuan menjehere te na japin leje, pasi idea e projektit ka qene shperndarja e ketyre filmave per t'i promovuar sa me shume keta te rinj dhe punet e tyre.

Av, ky konkurs ka kritere e qellime te caktuara, sipas sponsorizuesve.  Ndaj eshte ndryshe ta zeme me dokumentarin per Korcen.

Pastaj secili jep mendimin e tij/saj.  Kritike arti nuk jam, por nqs arti ne kete rast kerkohet te jete ne te pakten mjet sensibilizues, atehere une po e shoh nga kjo pikepamje.   

bobo, sa sensitive jeni bere smiley... po s'e pata me te keq, per ke te betohem smiley... nuk i di fare keto historite e konkursit, e pashe si dicka qe me doli perpara nje mengjes te shtune ( oops qenka e shtune sot smiley )... Ky mbase s'e kalon fare klasen, por tek une e beri nje efekt. gjerat jane shume relative.

 

ps: e pashe dhe ate te Korces, mbreme... di te them qe keto lloj dokumentaresh kane vlere njemije here me te madhe se gjithe lajmet e show-t televizive te ketyre 20 vjeteve... jeta vete. ashtu sic eshte. pa grim. 

Aspak sensitive smiley, perkundrazi.  Thjesht bisede. 

Per hir te bisedes po e cys pakez me tej.  Nqs ky do ishte nje dokumentar i pavarur nga perimetrat specifike te konkursit, nqs titulli do ishte thjesht "Endrrat e femijeve ne fshatin X" ndoshta do kishim diskutuar ndryshe.  

PS: Blend, Endrrat, jo anëtarët smiley

me pelqeu bisada me femijet, ishte e sinqert , ajo  qe me ngeli me ne mendje  eshte buzqeshja e femijeve sidomos ajo e asaj vajzes qe nuk kishte levizur nga shtepia me nje bluze portokalli, dhe e atij djali qe kishte nje kompjuter ne shtepi, por ishte i prishursmiley, te gjithe femije te zgjuar me endra te bukura. Nje gje kishin te perbashket femijet nder te tjera . Politiken nuk e honepsin, as lajmet! video e bukur shume, bravo ! 

Teper shkurt e pa strukture. Shikuesi kapet ne befasi pasi perballet menjehere me ate qe duhej te ishte zhvillimi i paraprire nga disa segmente te tjera hyrese qe e bejne gati shikuesin per perballjen me subjektet e objektivin e punimit. Shikuesi futet per-dhuni ne brendesi te punimit pak minuta para se te perfundoje dhe pastaj ndihet i parendesishem e i zhgenjyer kur perfundon, njesoj sikur t'i shkapetej nje porte fytyres sapo ka shkelur te pragu i deres.

ore tekniken e filmit lerjani profesionisteve, tregoni me mire cfare ju ngelet ne mendje, se ppu nuk eshte zhuria e filmit qe do te percaktoj fituesin smiley

Ok pra. Filmi shume femije te bukur.

Cfare problemi social trajton?

 problemi social, nuk kane kompjuter, kane deshire te behen dikushi, por si kane mundesite per ti realizuar, imazhi i tyre, te ikin jashte ne greqi amerike ..

filmi tregon se kur na heq ose dobeson shtetin, ne shqiptaret zbukurohemi dhe permiresohemi.  

vetem zgjebsat e duan te forte shtetin.

ti duhet te jesh zgjebs atje ku je, ne realitet aty ka shtet te fort! 

nuk e dua une shtetin qe te jem zgjeps. ti po flet per veten si duket ?

po ca lidhje kishte ajo puna e shtetit dhe zgjebsit ?smiley

lidhje kishte me imazhet e filmit. t'i shihje pukjanet ne kohe te enverit me shtet te forte, te ikte petlla, si njerez te eger dukeshin. 

bile edhe pukjanet e bathores se tiranes, qe jetojne prane shtetit, po ate hije duhet ta kene akoma, prandaj dhe nuk i do njeri.  

keta duan te ikin pikerisht se ndjehen te mire (me te mire se vendi ku jetojne), POR per t'u bere zgjebsa diku tjeter. kjo eshte dhe ironia e fatit. 

nattyrisht autoret e filmit nuk e kane ket kendveshtrimin tim, se do quheshin Anjeza dhe Anxhela Kafka ndryshe.

 

 ore do ishte mire qe meqe i njifke pukjanet ne shekuj, te na sillje ndonje foto nuk do te kishte qene keq! 

Pse, ti e ke Kafka nga burri apo te vajzerise? smiley

nga truni

Ah, me mire se video-dokumentari i pare ! Edhe pse më i veshtire per nga tematika (te filmosh femijet dhe pleqte, normalisht eshte gjeja me delikate ne kinematografi). Muzika (kenga e Noir Desir "Le vent nous portera"), sigurisht qe mbetet ne rrafsh ilustrativ, pa ndonje lidhje kushedi se ç'ë me filmin vete por dhe per të, po bejme nje vesh shurdh.
Menyra se si jane filmuar femijet, personalisht me duket kryesisht e sinqerte; pyetjet qe u drejtohen atyre pastaj... eh... mund te flasim shume, po une po iki ne kinema tani smiley   vertet !!

nota : 5.8
 

po ti s'di frengjisht a si ? veç titullin lexoi kenges.

muzika ka lidhje plotesisht me filmin (me idene e ikjes), dhe ai qe ka montuar videon e ka meriten me shume nga ato cucat them, mbi kete pike. 

ahahahaha, qeke i modh fare ti kurro ! Me nje fjale, meqe une e ti dime frrongjisht dhe ja kuptojme permbajtjen konges, ajo konga shko me filmin ë ? smiley

E leshove doren shume. 5.8???

Nuk e kuptova ku e kishin fjalen autoret. Imazhet m'u duken pa thellesi dhe estetizuese ne nivel didaskalik. Me pelqen fakti qe eshte bashkepunim dy autoresh dhe sidomos fakti tjeter qe syri i kameres i largohet Tiranes. Me ne fund!!!! Suksese sidoqofte smiley!

Nje gje me habit me keta studenter qe si nuk marrin mundimin te studiojne fare?Dhe kur? Tani qe mundesite jane me te medha se kurre!!!
Ça du te them me kete?
Mu kujtua nje interviste e Dario D'Argentos ku fliste per filmin "Ishte nje here perendimi" dhe thoshte se per te shkruar skenarin e atij filmi ka qendruar me Sergio Leonen per gjashte muaj duke studiuar gjithe klasiket e Western Amerikan duke filluar nga HighNoon dhe rezultati ishte nie western Italian me i bukri i te gjitha kohrave. Ndersa keta studentet as perpiqen fare te bejne gje. Me i bukur dhe informativ ishte udhetimi i dy hollandezeve me moped ne shqiperi se keto dy pacavuret qe na keni sjelle ketu. Kesi lloj projektesh do i pranoja nga gjimnazista amatore jo nga studente regjizure, period.

Nuk dum mo filma me vujtje.

Tibet paska.. po taleban a ka?

Po alaska?

Shif shif, vazhdojn koicidencatsmiley pri ver8i kjo.
Dje ngjojsha ne Pandora njifare Lhasa e mq mpelqevi i futa i wiki. Dul kjo kengtarja Lhasa de Sela shkurt e thirrshin Lhasa (ishte bo per rafmet e re smiley qe kishte lind ne NY e rrokte ne Kanade e France. Po doli dhe Lhasa dicka si kryeqytet i Tibetit.

Lhasa was born in Big Indian, New York, of a Mexican father, language instructor Alejandro "Alex" Sela, and an American mother, photographer and actress Alexandra Karam.[1] According to Lhasa, her hippie parents did not give her a name until the age of five months; her mother was reading a book about Tibet and the word Lhasa "just grabbed her" as the right name for the baby girl.[2] Lhasa's maternal grandmother was Elena Karam (1909–2001), an actress best known for her leading role in Elia Kazan's film America America. Her paternal grandmother was Carmen de Obarrio (1906–1982), a Panamanian pianist who studied in Los Angeles with Egon Petri, and with Edgar Varèse in San Francisco.[2][3][4] Lhasa had a Lebanese great-grandfather named Basel who sang in six languages. Her mother played harp and her father played flute.[2] Her first decade was spent criss-crossing the United States and Mexico, living and traveling in a converted school bus with her parents and siblings, home-schooled by her mother. Both her parents spoke fluent Spanish, but she was raised speaking primarily English, with Spanish added during a total of eight years' residence in Mexico. Along with her family she listened to a wide variety of recordings including songs by Chilean musician Victor Jara; as a young child she dreamed of marrying him some day, not knowing he had been killed.

Kjo me pelqevi sidoqofte edhe po te mos kishja pas patur arsien e koicidences, aq sa po dojshe qe ta mbyllte me i premtim qe kur ti ndodhte naj avari e re me emrin te na e tregonte smiley

Personalisht gjykoj se videoja e pare ishte disi me e arrire. Kjo ketu eshte bere ne nje perspektive kryeqytetase ndaj provincialeve apo deri diku snobe te pakten kete shije me la. Nuk eshte aspak i zhdervjellet ne mesazhin qe do te percjelle, 2 minutat e para jane kenge dhe vrap.  Ka nje tendence habie ne pyetjet e bera ndaj femijeve. Jo po interneti jo po kompjuteri jo po ku di un.  Femijet nga ana tjeter nuk iu dhane pergjigjet qe prisnin  sidomos kur tregonin se ju pelqen vendlindja e tyre, padiskutim ajo qe prisnin si pergjigje ishte e kunderta.  Le vent nous portera eshte sinterval i bukur por nuk  i pershtatet, mbase nje interval muzikor si ky i robert miles, gjithnje nese do kishim mesazhin e pritshem (deri diku gabimisht) te ideatoreve te kesaj videoje.

Nga ana tjeter  edhe njehere, perpara sinqeritetit te femijeve (sidomos ata te kursyer nga bota premature e facebook, lojra terneti  dhe femijeri mbase te thjeshte, pse jo te varfer materialisht krahasuar me llogjiken tone konsumatore materialiste) te vertetat kane nje nuance me te qarte pertej te bardhes e te zezes si kontrast, ndaj dhe sfidojne.

Fëmijë të mrekullueshëm , të mençur, shkolluar e edukuar me dashuri për vendin e tyre "ku kan le".

Gazetari  shumë i dobët ; pyetje të pa qarta e tendencioze.psh tê pëlqen tê ikësh? po kujt nuk i pëlqen tê ikë e tê shohë vende të tjera dhe një fëmije nga parajsa do i pëlqente.Gjuha e gazetarit në nivel nënmesatatr.

Kamera mbi fëmijët shumë e qartë e sinqertë .

Plani regjizorial mjaft i dobët ose më mirë pothuajse s'ka plan regjizorial

Ku është fshati , shkolla , vendi i lojrave, bagêtia etj etj? Pyetja kryesore që i bëhet një fëmije në atë moshe është në çfarë klase është dhe si shkon me mësime. Gazetari më duket pa arsimin përkatës ose jo i interesuar për shkollën në fëmijërin e tij.

dokumentari nqs mund të quhet kështu s'ka bosht dhe përcjell shumë pak vetëm sinqeritetin e figurën e ktyre fëmijve të mrekullueshëm me "ëndrra" të thjeshta e plotsisht të arrira .Të duket  thjesht një montazh amator bile bile fëminor.

Ku është fshati , shkolla , vendi i lojrave, bagêtia etj etj

 

_

Ne fakt aty peemendet emri i fshatit  me shkrim por ste ka rene ne sy, quhet Korthpule eshte jo me shume se dy ore larg Tiranes. Aty thuhet se fshati eshte i braktisur nga ikjet masive te banoreve  per mbijetese, dhe ne fshat kane mbetur pak femije! Intervistat jane vetem rreth tyre.

 

Pyetjet, jane bere per femije te thejshta pa qene nevoja me tregu arsimimin sepse nuk eshte rasti me femijet te tregohet arsimimi. Zakonish per femije te moshes 8-10 vjec ; behet pyetje te pergjithshe,e cfare do te behesh kur te rritesh, cfare te pelqen te besh, etj..

Duke qene studente sigurisht filmimet nuk mund te pretendohet te jene ne nivele te larta profesionalizmi. Thjesht jane nje test per tu diskutuar nga profesionalistet. 

Bashkohem me kritikat e disave ketu, dhe mendoj se kish vend per me mire. 

nuk me pelqeu..

Nje film i konceptuar bukur. Me nje subjekt terheqes,por edhe preokupes.Xhiruar thjesht,por me lirizem.Pyetjet te shkurtra dhe te pershtatura me boten e femijeve dhe menyren se si ata e shohin jeten,vendin,moshen,boten. Nje drite shprese,per keta femije te cielt te sjellin ne shpirt,nje sentiment ngazellyes dhe teper afektiv ...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).