Vazhdojnë rrjedhjet tek "Topi", një tjetër gazetar lë Top Channel për ofertë më të mirë tjetërkund. Endri Xhafo do t'i shtohet garës së fortë të programeve të mëngjesit

Një gazetar politik shpesh shfaq interes për t’u pyetur në marrëdhëniet që ka me politikanët dhe çfarë di më shumë për ta ndërsa i takon përditë. Endri Xhafo, gazetari i njohur i kronikave politike në “Top Channel”, mund të na e shuajë një kuriozitet të tillë. Ka vendosur të largohet nga ky ekran, ndërsa pranon ofertën e një tjetër televizioni (AS), për program mëngjesi. Cila ishte arsyeja e largimit, marrëdhënia me Bamir Topin, dhe programi që ka menduar në konkurrencë me Aldon Lipen, Blendi Salën, Eno Popin apo Ledion Liçon, i zbulon në këtë intervistë për gazetën “Panorama”.

Pas një eksperience të gjatë, rreth një dekadë, si gazetar i çështjeve politike në disa media, dhe së fundi në “Top Channel”, vendos të largohesh nga TCH. Cila ishte arsyeja e marrjes së këtij vendimi?
Për hir të së vërtetës, duhet thënë se njerëzit më identifikojnë më shumë me “Top Channel”. Dhe kjo është normale. Aq herë sa kam thënë nëpër standup-e apo lidhje direkte “për Top Channel, Endri Xhafo”… (qesh). Në fakt, nga këto dhjetë vjet eksperiencë, gjashtë të fundit i kam kaluar në “TCH”. Në mes të këtyre dhe katër të parëve, ka një “pauzë akademike” shtatëvjeçare – pra një qëndrim i stërzgjatur në Francë. Vitet e punës në Top Channel, pas kthimit nga Franca, ishin pra, në një farë mënyre, rigjetje dhe stabilizim i vetvetes. Ndaj i detyrohem shumë Top-it. Të rrallë janë në Shqipëri televizionet ku, ndër të tjera, ti shkon dhe i thua drejtorit të përgjithshëm “Unë dua të shkoj në Francë për zgjedhjet presidenciale” dhe ai të thotë “Ok, shko!”.

Si erdhi oferta nga televizioni “Albanian Screen”, dhe bëhet fjalë për një largim miqësor nga TCH?
Oferta nga “AS” më erdhi pikërisht në kohën kur, pa modesti, ende nuk ishte shuar jehona e reportazhit tim mbi ndryshimin e madh politik në Francë, rrotacionin mes presidentit Sarkozy dhe kandidatit Holande. E rëndësishme për mua në këtë lëvizje timen, ishte që vendimin për t’u larguar nga “Top Channel” nuk e mora pra në inat e sipër, as pas ndonjë pakënaqësie të momentit apo ndonjë sherri banal.  Sigurisht, unë kisha kohë që kërkoja një hapësirë, ku të ndihesha më i gjallë dhe më produktiv, për veten dhe për televizionin.  Konkretisht, nga momenti i ofertës deri në letrën e dorëheqjes, rrodhi gati një muaj. Më në fund edhe Top Channel pranoi të më ofronte një hapësirë, as më shumë e as më pak, por atë që unë vetë kisha kërkuar prej kaq vitesh, por që në momentin e ofertës së “AS” m’u duk pak. Kështu që ika.

Dihet që ke qenë një nga gazetarët e preferuar të Presidentit Bamir Topi, gjatë raportimit të lajmeve nga Presidenca. Sa lidhje ka zgjedhja e Presidentit të ri me këtë largim?
Këtu s’më kishte shkuar mendja, sinqerisht (qesh)! E kam vlerësuar shpesh veten, madje ndonjëherë duke “flirtuar” me vanitetin, por kurrë ama nuk kam menduar se personi im mund të lidhej me një ngjarje kaq të rëndësishme politike dhe institucionale për vendin, siç është zgjedhja e Presidentit të ri të Republikës. Aq më tepër që, nga pikëpamja hierarkike, në “TCH” kam qenë veçse një gazetar “i thjeshtë”. Megjithatë, për t’iu përgjigjur pyetjes dhe për të “qetësuar” këdo që, qoftë edhe hipotetikisht mund ta konsiderojë këtë mundësi, po them në mënyrë kategorike që largimi im nga “TCH” nuk ka lidhje fare me largimin e ardhshëm të Bamir Topit nga Presidenca.

E ç’mund të thuash më shumë për “marrëdhënien” me Bamir Topin?
Sa i takon “marrëdhënies” sime me Bamir Topin, nëse të tillë ka, ajo është një marrëdhënie së cilës, njësoj si marrëdhëniet me politikanët e tjerë, deontologjia e profesionit i imponon disa rregulla dhe limite. Pra, në punën e tij një gazetar duhet gjithmonë të ndajë prerazi raportin personal me raportin “gazetar-burim”, që është sa një marrëdhënie e ndërsjellë “përdorimi”, aq edhe besimi.

Në raste vendimesh të tilla, shkak bëhet edhe një pagë më e mirë. Ka qenë edhe kjo një arsye?
Shiko, unë thashë që oferta e Albanian Screen sillte për mua një përmbushje të asaj që po kërkoja prej disa kohësh, një gjë që të më bënte të vibroja sërish profesionalisht. Gjërat kanë cikle dhe, në fund të këtyre cikleve, çdokush, për të mos rënë në monotoni, ka të drejtë të kërkojë ndryshimin e vet të madh. Në rastin tim mund t’ju pohoj se “po”, te AS do të paguhem më shumë sesa paguhesha në “TCH”, por nuk është kjo…

A mund të na thuash sa do të paguhesh?
Jo më shumë se kolegët në pozicione të ngjashme pune! Që të jemi të qartë në këtë pikë: AS nuk ka bërë aspak një ofertë nga ato që prishin tregun. AS vetëm ka besuar tek unë, duke menduar se unë dhe emisioni kemi potenciale për të qenë po aq të suksesshëm, sa edhe drejtuesit e emisionet më të suksesshme të këtij lloji. E që në fund të llogarisë përkthehet edhe me rentabilitet financiar.  Por, ajo që vlen të theksohet në këtë histori, është se paratë nuk kanë pasur një rëndësi ekskluzive!

Nëse do të flasim për programin, si është konceptuar, çfarë formati do të kemi në mëngjes në AS dhe si do t’i konkurrojë programet aktuale në TV-të e tjera?
Aldon Lipen, Blendi Salën, Eno Popin apo Ledion Liçon i kam shokë dhe i vlerësoj. Por mendoj se në shijet e njerëzve ka vend edhe për një emision tjetër mëngjesi, po aq të mirë e të suksesshëm sa ata që bëjnë kolegët që përmenda më sipër. Unë e kam para syve të gjithin, por më duhet ta hedh në letër, për ta zbërthyer pastaj edhe nga pikëpamja tekniko-regjisoriale.

Do të kesh një partnere në program dhe kush mund të ishte?
Mund t’ju konfirmoj idenë tonë për të pasur një partnere. Dhe nuk nisemi nga ideja seksiste se “seksi shet”, por sepse besojmë, – unë vetë i pari, – që kam nevojë për një partnere që të shërbejë si kontrapunkt, që me harenë dhe ëmbëlsinë e vet të zbusë seriozitetin tim prej gazetari. Por, nuk mund t’ju konfirmoj nëse do të ndodhë vërtet kështu, sepse ende s’e kemi gjetur këtë person dhe nuk kemi fare ndër mend të bëjmë kompromis me cilësitë që përmenda më sipër. Pra, më mirë futem i vetëm në emision, sesa me një vajzë të bukur vërtet, por që do të reduktohej pastaj në një “vazo me lule”.

Ky është programi yt i parë si autor. Do të kesh më shumë të ftuar politikanë, intelektualë, artistë, sportistë apo njerëz të thjeshtë?
Unë jam nga ai brez që është edukuar me dëshirën e sinqertë për të merituar në radhë të parë emrin “gazetar”. Pastaj, të qenët kolumnist, opinionist, komentator, moderator, autor etj., nuk ka rëndësi për mua. Në emision do të udhëhiqem vetëm nga pyetja një milion dollarëshe “Çfarë duan njerëzit në mëngjes”? A e kam përgjigjen e kësaj? Këtë s’e di. Por, në funksion të kësaj pyetjeje, do të bëj çdo mbrëmje listën e të ftuarve për të nesërmen.

40 Komente

O Endri  mir ore mir, po perse qarkullojne zera se ke rrahur nje gazetare tek Topi dhe  ky gjest nuk tu fal.. 

Pershendetje Alidea. Nuk kam degjuar asgje per kete qe thua dhe e kam te pamundur ta besoj si te vertete, ama kam informacion te dores se pare se Endri Xhafo ka paraqitur doreheqjen ne Top Channel dhe jo te jete pushuar per ndonje shkak.

Pershendetje Lony me duket se je pjese e asaj faqes infomedia Albania ee..  nuk e nxjerr burimin une sorry por e kam  goxha te besueshem. 

ke ka rrahur?

.

KE ka rrahur?

po beje ti pra punen investigative.. pyet interesohu .. ka pasur plot staf rreth e rrotull ne ate moment. Si i doni gjonat ju ore, llokum ne goje i doni smiley Keto  jane fjale qe qarkullojne  nuk  po i marr si fakte. 

Jo mi lal, pyta se mendova qe mund te ta kishin thene edhe ke

tani i vura syzet qe pari lexova 'te' ne vend te 'ke'  smiley  jo nuk ma thane si emer por po iu vura e gjej  si info

a do vish ta lejme punen ene ikim n'pishine se plasem vape

se si shume po me merresh me thashetheme smiley

jo endri, jo gazetarja, jo lesh

leni mi t'rrifen per qejf t'vet

na plasi trapi

smiley   sa shum ma ka qejfi, po  ti mi, ca jane keto oferta qe me ben ne dit pune.. a thu se vi ne pune me rroba banjo me vete dhe kam pushim qe kalon  1  orshin smiley 

po hec mi se blejme breke banjo rruges, ke gabi smiley

nejse, do vije njeri tjeter ne pishine ? se une se kam ndermend me punu ma gjate sot lol

po deshe  pasdite  6 pm ok  nese jo ncuq smiley 

Sa per temen jo mi jo, po eshte goxha e emancipuar menyra e dorheqjeve se fundmi smiley 

si tha njoni , nji drejtor andej ne kohen e F. Nanos, kur e qeruan nga drejtorlleku dhe po prezantohej drejtori i ri. E filloi fjalimin e lamtumires duke thene :

Te dashur miq e kolege,

Se ja , kshu, na erdhi parpritur kjo doreheqja  smiley

ouu pishina kendejna smiley , ku kekan keto pishina qe pranokan vetem me breke banjoje smiley ?

shyqyr qe s'asht nga Kuksi,(apo asht) se do kishte plas vaji,per barbart qe kan ra n'metropol e na kane zaptu ne tv-te. smiley

Po si ne cdo profesion tjeter mo : pushime,shperngulje,levizje,rotacione ..gjithandej.smiley

hu IS hi?

dh çozen uon

ASëja eshte ai i Taqit e ?

Ishalla po merr rrogen mer bir smiley

lene lene, po e terheq mrapsh, me thane qe paska rroga t'mira

 

Do beje Endri Xhafo emision mengjesi? Po ku do vesh tani o Blendi Salaj, more fund, ha ha ha.

Kam informacion se puna qe ka pranuar Xhafo i eshte ofruar Blendit dhe ky e ka revuzuar.

Me ka pelqyer shume dokumentari per zgjedhjet mes Hoalande dhe Sarkozy i realizuar nga Endri Xhafo. vertet ai dokumentar me ka dhene emocione dhe mbetet per t'u komplementuar. Kjo, sic dhe e ka thene eshte arsyeja pse "AS" i ka shkelur syrin ketij gazetari...Po ulet gjithnje e me shume repotacioni mediatik i Topit.

Nje nga gazetaret e rinj me interesante ne treg, pa diskutim, por tek fotoja me siper ka dale pak si spiun. Kam pershtypjen se dikush fshihet pas kesaj.

gazetaret e rinj ???? po ky eshte 37 - 38 vjec ku qenka i ri ????

Na trembe. Une ate moshe e quaj akoma moshe te re. Mbase po plakem dhe une.

e kujt i plasi ku vete ky? ky sdurohet me ate zerin hundor qe ka anyway

Ne France rri ti Lefti ? E imagjinoj qe nga ketu se si e fliske frengjishten... version ruski apo italiano ?

sma ka vene re ndonje me perpara se cfare versioni e flas.mbase ne versionin e duhur. po ky ama shqipen e flet si me pat mish ne hunde,sdurohet.

pse te dogji ty?

Them se eshte nje nga reporteret me te mire ne treg; te pakten lajmet i ben shume te qarta.

Po ka te drejte , ka nje cikel gjithcka, ose do i jepnin nje vend me te mire, ose te vazhdoje diku tjeter sic edhe ka zgjedhur

Nuk besoj se rreh kan Endri Xhafo me at vuxhut qe ka.

Gjithsesi--> kujt po i behet vone se ku shkon "per top channel Endri Xhafo".

Me dogji sepse : po sikur te kete vertet mish te huaj ne hunde ? Ose, po sikur fshati i vet te jete fshati me hundor ne Ballkan ? E sheh qe ska ndonje lidhje kjo ?

Dhe te vije kjo verejtje nga dikush qe banon ne France, me duket ca si e habitshme, kur dihet boterisht se une e ti duhet te jemi me hundoret e ppu-se. Une per vete, qe nga lindja, por ti te pakten te mesuar me zor nga FR2, FR3, shoket ne pune, etjere-etjere.

po edhe sikur te jete s'eshte ndonje gje e madhe. se shava nga plaka smiley

prape kam te drejte te kem antipati apo jo?

edhe sa per frengjishten, se kam mesuar nga noi zyshe qe per te treguar se si shqiptohet fjala mbyll hunden me gishta, si tu vois c'que j'dis smiley por as per te lindur ktu skam lindur sa per dijeni.

Aty paguhet me shume aty shkon.

Une thashe ca paska ndodhur. Po Endri Xhafo ka qene bishti i kavallit ne TCH. As nuk e varferon as nuk e demton largimi i nje gazetari sa per numer TCH cfaredo te kete bere ky. Ketu ka nje dem, po ky eshte per Bamir Topin, se nje cun i tij, qe bente kronika me porosi po largohet nga nje televizion kombetar qe helbete mund te thonte dy fjale per te me shume se sa ishte linja editoriale e televizionit.

Hurbinek,

Nga e dallon ti ketu te blogu se si e flet frengjishten Lefti (me hunde apo pa hunde)?

Na thuaj ta mesojme dhe ne te tjeret.

Pastaj pse habitesh ti per ate qe ka thene Lefti lidhur me te foluren e ketij tipit?

It follows qe ti e flet shqipen me hunde meqenese ke qene ne France. Apo e kam gabim?

E çuditeshme ketu, ka me shume komente nga vendi (95% afro) dhe shum pak komente nga jashte (5% afro) .  Kjo tregon se sa te panjohur jane keta gazetaret per emigrantet. Nuk i njeh njeri fatkeqesisht smiley

Pjero nuk besoj se ka te beje me njohjen/mosnjohjen. Thjesht nuk ke cfar te komentosh. Nuk iu dha mundesi per avancim karriere tek Topi dhe shkoi tek AS. Gjithshka normale. Personalisht kam goxha respekt per ket gazetar. Gjithsesi nuk besoj se ia vlen te komentohet vetem per te thone "Respekte plako!" haha

Nga ana tjeter po te shohesh peshqit vendas, vetem me thashetheme po meren. smiley
 

ueee, paska ik endri xhafo nga topi. kujt i plasi trapi iher?

PS. kete koment (pak a shume) e kisha shkruajtur dje po e paskan fshire adminat. e para, komentet e mia nuk i fshini dot se ju dhimbset endri xhafo apo endri xhafot. e dyta, ju prape do ta fshini, une prape do ta shkruaj. e treta, po mi limituat komentet, ato pak qe do me lini do i harxhoj te gjitha te kjo teme smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).