Cikël me poezi

***

 

Bjermë në rrafsh të ballit!

 

I mbyllur maje Akropolit

rrjedh përgjatë Misisipit

për tu bërë liman paqeje në Bërmude.

Kaloj Skandinavet dhe Apeninet

të arrij Tibetin e largët

në Pashkën e vitit 2000.

 

Mi lidh duar e këmbë!

 

Në zemër të Afrikës

martohem me orakullin kinez

dhe nxjerr jashtë ligjit

të drejtën për të qenë femijë në Honkong

Më është mbytur Parisi.

Më dhëmb Hiroshima e karbonizuar

dhe Okinawa bën banjë dielli në Izrael

Wonderland-i përpëlitet

dhe koncerti festiv i apokalipsit

ka kohë që lajmërohet me 25 dhjetorin e fundit,

ditë kur La Manshi do bashkojë qiell dhe tokë.

 

Pritma gjuhën!

 

Shumohet ne miliona fjala ime!

22 vjeçare shpresa

kalëron dinosaurin e 23 që e tërheq për hunde.

 

Truni, spermë e dalë boje!

 

Kaosi dhe Koloseu

fytyra e Romës.

Ciceroni bëhet vëlla me Hitlerin,

Në djep përkundet Milosheviçi

që sheh në ëndërr Monikën të luajë bixhoz me Kosovën.

 

 

Në Bon mbarështohet mëshirë.

Në Rusi ngrohen me kufomën e Leninit.

Në Tiranë njerëzit, bulevardëve dhe rrugicave,

duartrokasin idhuj të vetvrarë.

 

Nuk ka cep rruge të mos thërrrasë shurrë.

Nuk ka themel pallati të mos thërrasë: urinë.

Dhe njeriu

si një qen endacak krenar

mohon shenjtin e vet.

 

Trilionë Golgotat e Krishtit

kushedi sa mohime Shën Pjetri.

Kulla Eifel,

lapidar për Judë tradhtarin.

Fjala,

arma primitive bën dietë dobësimi

në cica macesh të lemerisura në Turqi,

Qipro, Kretë, Athinë!

 

Çmënduria, shpëtim i pasosur

mbledh rreth saj vetvrasës të penduar

që gatuajnë testikuj të shterrur,

në kafkën aksidentale të Kamysë.

 

Bjermë,

sa te bjerë këmbana e parë e së dielës së Pashkës.

Balli im fushëbetejë nocionesh

qoftë fundi i çfarëdolloj golgote,

i çfarëdolloj lufte,

për hir të asaj të vërtete

që e mërguam me dëshirë!

 

29 prill 1999

 

 

 

***

 

E kam të lodhur trurin nga nocionet!

S'bëj më shkencë.

Dietë dobësimi

udhëkryqet ku shes letër higjenike.

këtë fundshekull

s'ndihem njeri.

Ekzaltime të eksituara tejmase

si ndjesi të masturbuara pa karar në 7 ditët e javës,

protesta për një virtyt më shumë

më shtyn në mëkat.

Engjëjt janë ndalur tek dritat e kuqe.

Të çmendur semaforët s'tregojnë drejtim.

Kam nevojë të kthehem mbrapa.

Të jem kafsha kurioze

që zbuloi zjarrin,

që besoi tek barazia ndërsa zgjedha e skllavit

ia shpinte lugën deri tek goja

dhe e shqelmonte si një uri e pangopshme.

 

Barazia,

seks në pjatë.

Kod homoseksualësh

mospajtimi ndjell luftë.

Paqja,

bukuri që vret.

Mikpritja

virtyt për urrejtje.

 

Jam i lodhur së ulërituri,

rraskapitur së renduri

dekadë pas dekade për hiç të fundëm,

Sizif në fat,

Don Kishot në të vërtetë,

më gjymtyrë të mbushura deng

nga çibanet e injorancës!

 

16 qershor 1999

 

 

***

 

Engjëlli im mbrojtës

gozhduar në cica të rëna,

ti kam mbledhur currilat e gjakut.

në orgazma dhe orgji shumëkombshme.

Me dhëmbin kyçet e tua.

Fundjavat që na bashkojnë

dhe meshat me gjak Krishti,

Apokalipset e parashikuara

dhe shpëtimi i pashmangshëm si mëkati,

lutjet dhe përshpirtjet e pashpresa

si vëllezër të abortuar,

pemë trashigimie të kalbëzuara që në bërthamë,

dhe idhujt në 3 kohët e pakoha

që tnë akordojnë vetvrasjet dhe kurorëzimet.

Lavdia dhe paraja,

mbarëvajtja dhe urrejtja,

fjalët, shtysat, të nesërmet, kujtimet,

reliket e kohëve të shkuara,

statujat dhe buzëqeshjet e restauruara,

oroskopët dhe letrat e mbetura në thonjtë e paprerë,

janë buka dhe kripa jonë!

 

Diku mbi kokën time

qëndron në shënjtërim të verbuar.

 

Dua të të thith plagët!

 

Engjëlli im mbrojtes,

Në çdo Shën Pjetër,

në çdo Shën Gjergj,

dhe sa herë zhvesh. prej vetes një lëkurë,

thur kurorë ofshamat e tua të përzishme.

Më janë ndrydhur fëmijët

dhe shojet e ngrëna të këpucëve

lëshojnë lot të kalbur sysh dhe damarësh.

 

Dua ta bëj timen

dhimbjen tënde,

të shënjtërohem!

 

9 katet e shpirtit

mbushur me putana të dala në pension.

Profilaktikë të skaduar

harxhet që paguajnë pasardhësit

dhe gojëdhënat kanë humbur kuptimin

për fushata elektorale.

 

Engjëlli im mbrojtës,

krijesa pa fytyrë e mëngjesit dhe dritës,

naivitet lakuriq dhe ndëshkim i mjerë,

nuk di si të të mëkoj

dhe të injektoj brenda vetes bacilin tënd të molitur,

ronitjen tënde të zvargur,

gjysmën e këmbës në varr të pabesisë.

Psherëtima dhe mëshira

S'më shpien më larg se bjerrja.

S'mund ti bëj vend brenda vetes, çmendjes

dhe miqtë e rralluar,

gishtërinjtë e prerë,

kafazet e boshatisura të gjokseve

me çfarë ti rilind

kur edhe ti,

rrezja e vetme

rri velur majë cicash dhe klitoresh të çmeritur.

 

Linde tingullin e shumëpritur të akordojmë kitarat e lartësive!

 

Ti dhe unë

pasqyra të njëri-tjetrit

mbetur ne errësirën e dy botëve

pa urëlidhëse në mes!

 

 

19 qershor 1999

1 Komente

 

me çfarë ti rilind

kur edhe ti,

rrezja e vetme

rri velur majë cicash dhe klitoresh të çmeritur.

Epo boll ndejti ne kryq dhe Shpetimtari, ka dymije vjet aty, u lodh.Jeta eshte argetim, Olimbi.Seksi eshte buka e perditshme e te deshperuarve.Te lumturit luajne golf me djallin.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).