Zone e Lire

Dje ne emisionin Zone e Lire te Arjan Canit pati nje moment tensioni midis Frangajt dhe Ilva Tare, gazetarja e Ora News. Ne momentin qe Cani ftoi ne studio Ilva Taren, nuk kishte me vende te lira dhe ai po pyeste ku ta ulte. Frangaj, i rrahur me keto gjera ngulmoi ta ulnin ne prehrin e maratonistit 64-vjecar, qe kishte bere Tirane-Durres me vrap. Dhe e perseriti dy apo tre here kete gje. Me vone kur pati rastin Ilva Tare tha "une jam mesuar te rri dhe ne kembe". Besoj kjo gje do ta kete habitur shume drejtorin Frangaj. Ai eshte mesuar qe gazetaret te ulen neper prehra te dikujt, t'i ulen ne gjunje dikujt apo te perkulen 90grade para dikujt, por jo te qendrojne ne kembe. Mund te jete nje pershtypja ime... 

12 Komente

Lol, une e ndoqa ate emision se isha pa gjume. Ilva e kishte vendin e vet, por ja kishte zene Flori (muzikanti) qe s'ishte per te ardhur fare ne tavoline por qe e mori mamaqi me zore. Tani t'i nderton nje teori konspirative.

Sonik mbasi si ke ven re...po dije ngaqe ishte nje gje e improvizuar ndodhen disa gjera te tipit qe liheshin mikrofonat hapur kur te ftuarit se kishin fjalen apo kur kteheshin nga reklama ishin pamendje etj..nejse.per kte qe them jam mese i sigurt se kur Cani po thoshte qe ska vend per Ilven u degjua 2here Frangaj qe i thoshte arjanit "he se e mban 'filani'(spo me kujtohet emri atij maratonistit) ne preher derisa sa Cani i tha "rri se e shikon burri"..madje te them me shum kur hyri Cani, donte ta ulte nga ana e Frangajt dhe e Bushatit po ajo vajti te Ermali dhe Flori jo se e moren ata..pastaj para se te jepte klipin e saj ajo tha qe "un mund te rri dhe ne kembe se po shifja qe po shqetsoheshit.."..

e paska marr mamaqi me zore smiley

Zotoooooo, hajdeeeeeee

Shume e lire kjo,Frangaj nuk e dinte fare se kush ishte ajo qe do te vinte ne studion e hapur, kurse vendin midis Ermalit dhe atij tjetrit ja rekomandoi Fevziu,nejse peshkun prandaj e kemi.

Ndonje link ta shofim dhe ne?

frangaj ulet ne prehrin e Berishes! Kte donit te degjonit, ja ku e keni!hahahaha!

Pa link ku ta shohim kjo teme eshte kot.

Frangaj nuk ulet në prehërin e askujt. Aleksandër Frangaj është gazetari që kuturis të ngrejë një sipërmarrje gazetareske. E duhet kuptuar e ndarë njeherë e mirë gazetari nga sipërmarrja gazetareske. Sipërmarrja gazetareske nuk është as një artikull gazete, as një emision teleiziv, as moderimi i një debati, e as ngritja e një platforme lajmesh (kjo pa dyshim ka një shkallë vështirësie më të lartë nga të tjerat), por është ngritja e një plaftorme pune. Aleksandër Frangaj duhet të jetojë në simbiozë me punën, si rrallëkush në rrethet e gazetarisë. Sipas meje, simbioza me punën e përjashton të ulurin në prehërin e dikujt, që në vetëvete, nënkupton rehatinë...  

Po per simbiozen  me preherin e pushtetit , ke ndonje mendim ti Lirka? Apo kolovitja ne preherin e pushtetit eshte ceshtje qejfi dhe perpjashton punen? Po nje bande kriminale, a nuk ka nje "platforme pune", madje te studjuar mire deri ne detaje? Ka ca filma te mire me kete subjekt, ku shpaloset "platforma e punes" e bandave mafioze por mesa duket, nuk i ke pare.

Ben ca apologjira dhe sofizma ti nganjehere qe ta sjell mendjen verdalle.

Spiritus,

 

Më duket se analogjitë që përdor nuk janë të përshtatshme. Nëse theksoj sipërmarrje, e kam fjalën për sipërmarrje të ligjshme. E madje, sipërmarrje në fushën e gazetarisë. Pra, i referohem thjesht kësaj pyetjeje. Por, ajo cka dua të theksoj është që roli i sipërmarrësit është krejt i ndryshëm nga ai i gazetarit të thjeshtë. Nga  gazetarët shqiptarë të vetmit që mund të përfytyroj pas një tryeze pune janë gazetarët sipërmarrës: Aleksandër Frangaj , apo Nikollë Lesi (dikur). Të gjithë të tjerët nuk i përfytyroj dot pas një tryeze pune. Nuk shoqërohen dot me të. Tryeza e punës është vendi i gazetarit sipërmarrës. Interesante është, (meqenëse i referohemi emisionit të fundit për këtë sezon të A. Canit) që pati një shoqërim të të ftuarve me imazhin e tyre në punën e tyre. Por, unë nuk e përftoj dot këtë imazh (pas tryezës së punës) për asnjë prej tyre. I vetmi, (për të cilin më duket nuk pati) që përfytyroj në këtë imazh, është Aleksandër Frangaj. Të tjerët, mund të jenë në një studio, pas një pulti transmetimi, pas një mikrofoni, etj, ndërkohë, që pas një tryeze pune është vetëm gazetari sipërmarrës. Është simboli që bashkon këto dy cilësi. Tryeza e punës. Pse? Sepse janë në një simbiozë të jashtëzakonshme me punën. Lidhur me afinitetet e tij me pushtetin, kjo është krejt tjetër gjë, dhe kërkon një diskutim krejt tjetër.

@Frangaj nuk ulet në prehërin e askujt. Aleksandër Frangaj është gazetari që kuturis të ngrejë një sipërmarrje gazetareske.

Keto jane fjalet e tua. Pra ti ketu po pohon se:

1.Frangaj nuk ulet ne preherin e askujt.

2.Ngritja e nje sipermarrje gazetareske. 

Pohimi i dyte eshte i sakte.Frangaj ka ngritur nje sipermmarje, madje me pune.Fale dhe aftesive te tij si gazetar dhe nuhatjes se tij si biznesmen. Por pohimi dyte nuk e ben te vertete  pohimin e pare. Pa asnje njohuri per kulisat dhe lidhjet e dyshimta, ajo qe duket ne drite te diellit eshte simbioza e Frangajt me pushtetin aktual.Media e tij eshte nje zgjatim i pushtetit, ushqehet me fonde "legale" nga pushteti dhe sipermarrja e tij shtrihet edhe pertej medias fale lehtesirave te krijuara nga pushteti. 

Pohimi i dyte eshte i sakte.Frangaj ka ngritur nje sipermmarje, madje me pune.Fale dhe aftesive te tij si gazetar dhe nuhatjes se tij si biznesmen...dhe kjo arrihet me punë me përpjekje. 

 

Për Zotin, lërini eufemizmat me "sipërmarrje gazetareske" dhe bjerini shkurt. Dje kishim Institutin e Marksizëm Leninizmit sot kemi "sipërmarrjet gazetareske" që nga "nuhatësi i papam" Frangaj e gjithë mediat "komtare" e "botnore" që janë në Shqipëri. Madje të jesh sot "sipërmarrës i papam" si kriter duhet të jesh një hajvan nga mendja dhe pa pikë shtylle kurrizore nga karakteri (të paktën në 95% të rasteve). Dhe Sandri është etalon në këtë fushë.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).