Gjysëm ore vrap në ditë... të gjithë e dimë, shumë pak e bëjnë

"Na cave veshet" me thone ne shpi. "Ti pi cigare nga njera ane, dhe nga ana tjeter na jep mend per shendetin".

Hipokondriak, me tha kushuriri... Po shkruaj teme, i thashe, na thuaj ndonje gje.. E, duhet te kesh kredibilitet te shkruash, me tha. Ka te drejte, por une po e provoj njehere. Disa njerez behen te merzitshem me keshillat e tyre. Por edhe te behesh dembel e te ecesh me filozofine "e mo se per te vdekur kemi te gjithe", nuk shkon. Mire per veten, por te pakten per familjaret, nuk ke  justifikime per moszbatimin e disa rregullave qe nuk kushtojne shume kohe per t'u implementuar. E pra ne kete teme do t'ju lutesha edhe juve te sillnit ndonje keshille qe ju zene veshet dhe nuk kushton ndonje lek per t'u zbatuar smiley.

Do t'ju lutesha te shkruanit sa me pak dhe qarte pa kaluar ne chit-chat qe na ben ta leme pergjysem temen ndonjehere. Psh:

Sigurisht e dini qe duhani demton shendetin, por a e dinit se nje cigare drejt e pas te ngrenit shkakton demin e 10 cigareve? Tashi mbase jo 10 sic thote revista, por dhe 5: me tre cigare diten plotsoke normen; 2- e shoqeruar me kafe, dem i shumfishuar; 3- cigari qe pin direkt e ne mengjes - o si te shijon i shkreti, sidomos me kafe - dem i shumefishuar lala; 4 - cigare drejt e pas vrapit, rrezik per atak kardiak, dikush me tha se e kishte pare me syt' e tij; 5- ato cigaret e Shqiperise vallaj sikur e hane kancerin me garuzhde. Femrat qe pijne cigare, boooo ... duken me keq se femrat me tatuazhe.

Kaq per sot, faleminderit per vemendjen.

Australia eshte nje nga vendet qe s'*i per lobista. Ja reklamat me agresive kundra pirjes se duhanit:

http://www.youtube.com/watch?v=-YjrkBYDDQM

Ndersa ketu ne Hollywood tashti shikon gjithe filmat me heronjte kryesore duke pire cigare. Hajde reklame hajdee! 

 

270 Komente

Mos e ler,cigare dhe sport eshte me mire se sa pa cigare dhe pa sport dhe akoma me mire se ata pa cigare dhe me sport,pse,u merzite ? po,i fut i cigare,kurse ata qe se pijne kur merziten fillojne e flasin me vete,i del me shtrenjte atyne,po,nje keshille,mos pi cigare Shqiptare. Ja une pershembull i kam dhene nipit makinen ( shume makine e shpejte) se ka mbremjen e matures,nuk ka patente,tel e ka fik,mendja po me luan,jo per makinen,,nejse larg qofte,ca te beja une sonte po te mos pija cigaren,eshte mesi i notes smiley

Ps: Shih Cimin,ka ca muaj qe ka lene cigaren,pernote zihet me peshqit,une e kuptoj po ca ti them.

PD: Po grate qe pijne cigare ta shpifin,por me shume ta shpifin ato qe nuk pijne cigare,pse,jane kerrnace,se pijne se u duket shtrenjte,boje Paketen 50 cent sngel Gru pa e pi.Me fal vlla se u zgjata shume po me thuaj ti mua ca te bej une,nuk po vjen Maskarai smiley

Per njerezit dihet cfare thuhet... te rroni vete... (larg qofte jo nje here po 1000 e me shume akoma). Po per makinen?... Te rrnofte "skapamentoja".

ky koment eshte dhe me i gjate se ai i fundit smiley ca te ka gjet mo Brad smiley 

Artikull sensibilizues .. po ja qe  secili ka ato arsyet e veta ne lidhje me duhanin apo tjeter.  Mos kini merak ne qe jetojme ne Tirane na kenaq ajri i ndotur mjaftueshem pime nuk pime duhan, na kenaqin ushqimet me kimikate te pakontrolluara pime nuk pime duhan, na kenaq jeta pasive 10 ore para kompjuterit pune apo shtepi. Po dhe nese OK sa me shume avancon dija aq me shume del ne mode mos ngrenia e mishit te kuq, e vezes, e qumeshtit se ka laktoze, e alkolit se te ben dem, epo  tanimo perkthehet ma mir lene fare stop living se kshu me u bo vetem qenie narcistike te fiksume mbas well being nderkohe qe konteksti eshte vrases.. ncuq 

smiley

Per te gjithe ata (e jo vetem) qe tymosin cigare, keshillohet qe te pijne shume (shume) uje dhe te konsumojne shume perime te cilat fale kunder-oksiduesve kontrastojne efektin e radikaleve te lira qe shkaktohen nga duhani. Vitaminat A, C dhe E ndihmojne gjithashtu.

shishi njoni smiley mire uj ok 4 litra ne dite , perime ncuq. 

Merre nje keshille nga Mr. John (Lee Hooker): one bourbon, one scotch, one beer... repeat. (Youtube kete, great song!)

Nje verejtje e vogel gjuhesore: pse "y"-ja dhe "ch"-ja kontrabande tek titulli? Ne kemi fjalen tone te bukur "hipokondriak" -- e ke shkruar edhe vete keshtu ne tekstin e postimit. Nje variant tjeter eshte: "i semure per mend" (tm Molieri).

P.S.: rekomandohet gjithmone pak "chit-chat", Unejamnjesh. Mos ia moho krejt vetes. smiley

 

 

Mos vrapo, por ec, ec, të paktën mbi 5 mijë hapa në ditë. Të vraposh, një ditë ay kthehet në të keqen tënde, sapo ta ndërpresësh.

Shpresoj te la cigaren sa me shpejt. Me vret ideja qe nje dite te semurem nga dicka per te cilin paguaj para. Te tere mund te bejm nje aksident etc... por se imagjinoje ate ndjenjen kur e di me 100% siguri qe ti e ke fajin dhe qe e dije qe ne ate kohe rrezikun.

 

Gjithashtu, c'fare jane ato adhamudhlleqe me cigare pas bukes 10 here me te demshme, e me vitamina A. Apo mos valle nuk kuptoj une temen (kerkoj falje ne rast se eshte ashtu)?

Demi i cigares nuk matet, ka njerez qe pine pak ose fare dhe zhvillojne kancer, dhe ka njerez qe pine shume e nuk e zhvillojne kur. Ne pergjithesi cigarja rrite shancet, por nuk matet ne menyre individuale, dhe nuk matet ne nje menyre ku mund te thuashe kjo cigare te demton kaq dhe ajo pas bukes aq. Te qe ashtu zgjidhej problemi, na thoshte doktori ta leme tek paketa e 1100 dhe aq, shpetuam. Por ja qe nuk eshte.

 

kto reklamat idiote me njerez te kthyer ne kufoma te gjalla duket sikur te konsiderojne idiot ty qe i shikon.

nejse, une shqyqyr zotit me cigaren jam ne nje 'open relationship' smiley

me ecjen dhe vrapin jam mire, por çe do qe spijne uje fare kunder dhjamosjes ne rastin tim smiley

You need to check for cholesterol, pa shaka.

One fukc every other day keeps the doctor away.

Mos ha darke vone dhe ha mengjes, qofte dhe pak.

Sado energjitikisht qi te besh seks ne krevat, apo debat tek Peshku, nuk e suplementon nevojen per ushtrime fizike.

Mos ha darke vone dhe ha mengjes... me këtë pikë paraqitem mirë.

qi te besh seks ne krevat, apo debat tek Peshku... ouuu ...dhe unë thosha, pse në këto 100 ditët e mia te Peshku, kam një përmirësim të dukshëm të ereksionit? Tani e marr vesh, qi Peshku u përdorka në vend të viagrës. Faleminderit xhibi, ka mësuar nga ty në këtë temë, më shumë nga sa do lexoja prej prof.Harxhit, ndonëse mjek otorino-laringolog, por njohës i mirë i seksit.

Po doktorrat si ja bojne per seks mer burre?

S'kam bere qemoti historira short-cut. Ja nje, keshtu e shpejte, s'do ta ndjeni fare :

Ishte njeri qe pinte shume duhan. Nje dite, e la. Ne vend. Ca si i detyruar, me thene te drejten : ra ne dashuri. Goca ia beri me be. Ky nga dashuria, flijoi duhanin. Kaluan ca dite, u prish me kete te dashuren. Rifilloi duhanin. Nga pasditja, u njoh me nje goce tjeter : kjo e çonte tymin turjele. Goxha me fat, mendoi tipi, qe rashe ne nje oxhak fabrike, te pakten s'me çan koken. Kaluan ca muaj te lumtur. Goca vdiq. Tak-fak, ne vend, tek qendrimi i autobusit : sherbimi i sallates se spitalit i tha se ishte infarkt, ndalim zemre. Pas varrimit, djali i dyfishoi cigaret, nga 25 ne 47 ne dite. Pas dy muajsh, ndjen nje dhimbje ne krahun e djathte. Shkon tek doktori, ky e perdhunon me ca rreze X dhe sheh nje alamet kanceri ne melçi. Doktori i thote, me vjen keq por ke edhe nja tre jave jete, eshte ciroze e tmerrshme, shpejtesi sketerre. Djali e la duhanin. Tha me vete, te pakten keto tre jave, te mos me vije era qen. Filloi te laje dhembet, perdite e pernate, vajti dhe ne nje shkolle te larte te fliste per te keqijat e duhanit. Javen e trete, rregulloi shtepine, bleu kafe me kile e me kile, asnje pakete duhani, dhe i tha nenes se vet, tani jam gati te nisem. Dhe u nis vertet. Por ne boten e te gjalleve. Sepse vdekja kishte nderruar mendje : as nje jave me pare, ky kishte vajtur ne fshat tek dajot, thjesht te çmallej pak, para largimit perfundimtar. Aty, e shoqja e dajos i kishte bere nje byrek me lepjeta. Mirepo lepjetat e ketij fshati, ishin te veçanta se kishin nje substance antikanceroze, dhe pune jave, metastazat ishin rrudhur. Djali pra u nis nga shtepia, s'donte te vdiste ne shtepi, donte t'ia linte te papritures, ne ate vend ku ta zinte nata. Po behen gati rreth 20 vjet qe djali endet me valixhe ne dore, e s'po vdes qe s'po vdes.

Shume interesante kjo histori. Me ka bere shume pershtypje kur e kam degjuar. 

Shkon tek doktori, ky e perdhunon me ca rreze X dhe sheh nje alamet kanceri ne melçi. Doktori i thote, me vjen keq por ke edhe nja tre jave jete, eshte ciroze e tmerrshme, shpejtesi sketerre.

në fakt, ciroza nuk është kancer! ka të bëjë më shumë  më një "rigjenerim"  të pakthyeshëm të mëlçisë, që më së shumti shkaktohet nga alkoli (60-70%) + shkaqe të tjera.

smiley

ne 90% te rasteve cerosa perfundon ne kancer ,nder me te egrit e te vuajturit.Zot mos ja ço kuj.

Mua keshtu ma kane treguar, por e rendesishme eshte qe djali ska vdekur ende dhe eshte shendosh e mire. Nder heret e rralla qe nje histori e dhimbshme perfundon me happy-end.

Pastaj, te mos harrojme se ne ate kohe per kur flet historia, te gjitha semundjet e pasherueshme permbylleshin nen nje emer : kancer. Edhe mallkimet, ne emer te kancerit beheshin : te rafte kanceri. Asnjehere te rafte tumori. Madje shpesh, njerezit s'ia permendnin as emrin, e linin pika-pika, pak a shume keshtu : e moret vesh, Selimi eshte me ...... ashtu. Gjynah i shkreti, 7 kalamaj.

 

 

- Ecje e shpejt 30-45 minuta ne dite;

- Ushqim te fresket ku te mbizotrojne zarzavatet dhe frutat dhe nese eshte e mundur prodhime deti.

- Duhan JO!

- Alkol ne menyre te moderuar, jo ne doza te larta brenda nje kohe te shkurter dhe sigurisht te jete shume cilesor.

- Seks aktiv 5 here ne jave dhe pasiv nje here ne jave.

 

Te lutem mos kopjo, jepi te drejten autorit. Keto ka shume kohe qe i ka thene Pjeri.

Te betohem qe nuk kam pasur dijeni per sa thoni. Por e besoj. Sidoqofte perseritja eshte mema e dijes thone disa.

...dhe pasiv nje here ne jave.

Po trego, o burrë i dheut! Pse i mbani të fshehta të mirat e shëndetit. Seksin aktiv peshqit e kanë të qartë, po thuaju, shpjegojua shkurt, ç'ndikim ka pasivja?

Ne fakt e prisja nje pyetje te tille, por me thene te drejten e prisja nga Pakapi se ai eshte tejet kurioz. 

Shkurt, seksi pasiv per nje mashkull eshte kur pompimet nuk i stimulon mashkulli por femra. Kjo zakonisht realizohet kur mashkulli rri shtrire me kuriz dhe femra i ngulet nga siper duke stimuluar ajo pompimet e penisit. Ne kete rast mashkulli eshte pasiv pasi nuk harxhon energji dhe eshte ne gjendje relaksi. smiley

Para nja dy-tre vjetesh nje i njohur me tha nje gje qe s'e kam harruar akoma. Tha: Njeriu duhet te mberrije i konsumuar te vdekja, perndryshe s'ka pse vdes.

Pastaj nje debati qe s'i kam dhene ende dum eshte nese duhen konsumuar qumeshti dhe derivatet kur rritemi.

ps prej dy javesh palestra e lagjes ka nje antare te re smiley. jam shume e kenaqur pergjithesisht, por merzitem behem derr nga nje ushtrim tek tjetri. plus sec eshte njeri qe ulerin sikur po e therin sa here qe ngre pesha smiley.

në fakt, nuk ka asnjë arsye për të konsumuar qumështin pas adoleshencës. kalciumin e nevojshëm e marrim nga ushqimet e tjera. është më tepër një zakon që krijohet tek njerëzit. unë vazhdoj t'a konsumoj, më tepër për të shoqëruar biskotat! smiley

ka arsye sepse qumeshti pervec Ca++, permban edhe proteina (casein), potasium, vit D, B12, A, riboflavin, fosfor, niacin, Mg ..

si dhe ne lidhje me Ca, eshte burimi me i mire i tij per te gjitha grupmoshat.

të siguroj se nuk ka as edhe një arsyer mjekësore apo shëndetësore që kanë të bejnë me të ushqyerin, që të të thotë se duhet të konsumosh qumështin pas njëfarë moshe, zakonisht pas pubertetit. shëndet! është zakon. pikë! do kërkimin shkencor? smiley

As ka te thote fare, sa qumesht ka konsumuar im bir, 15 muaj qumesht gjiri dhe pas kesaj e gjer me sot (9 vjec) qumesht me gota dhe bidona dhe prape ka nevoje per vitamin D, sepse ka mungese. Shtoja racionin me tha doktori me qumesht. smiley

mirë, meqë t'a ka thënë doktori, në mirëbesim, unë nuk këndërshtoj, duke qënë se nuk jam doktor! 
por po ka mungesë, doktori duhet të të ketë thënë edhe se duhet ti japësh djalit më shumë zarzavate psh spinaq, brokoli apo edhe këto!

 

CollardNutritional value per 100 g (3.5 oz)Energy151 kJ (36 kcal)Carbohydrates7.1 gFat0.4 gProtein3 gVitamin A equiv.575 μg (72%)Vitamin C26 mg (31%)Vitamin K623 μg (593%)Calcium210 mg (21%)Percentages are relative to
US recommendations for adults.
Source: USDA Nutrient Database

smiley

kopertina Time-it? smiley 

Trupi jo se nuk ka nevoje per perbersit e qumeshtit, por me kalimin e viteve nuk prodhon me ne masen e duhur enzimen qe perpunon keta perberes. Ne varesi te races dhe te shperndarjes gjeografike, ka njerez qe nuk kane probleme deri ne moshe te madhe, ka te tjere qe trupi nuk ua pranon, nuk ua perpunon sic duhet "qumeshtin", per shkak te nje mutacioni ne genet e tyre. Ka edhe nga ata qe nuk e pranojne as qumeshtin e nenes, pra qe foshnje, apo edhe nga ata, te cilet vuajne nga ndonje semundje e caktuar apo qe kane pasur probleme me alkoolin dhe qe me pas hasin veshtiresi.

Por, psh. nese je shtatzene dhe ben pjese ne ate grup njerezish qe nuk e pranon qumeshtin, atehere te duhet te marresh ilace qe te zevendesojne mangesite qe ke per shkak te "intolerances qumeshtore" smiley

Pa he ta shohim kete kerkimin shkencor.

haha! smiley

jo. kerkimi shkencor ofron mundesine te rilexohet aq here sa lexuesi te mos abuzoje me referencat. smiley

 ja:

Calcium in Milligrams per 100 Calories
-------------------------------------------
Arugula..........................1,300
Watercress...................... 800
Turnip greens.................. .650
Collard greens................. 548
Mustard greens.................490
Spinach........................... 450
Broccoli.......................... 387
Swiss cheese................... 250
Milk (2-percent).............. 245
Green onions................... 240
Okra............................... 213
Cabbage......................... 196
Whole milk..................... 190
Cheddar cheese.............. 179
American cheese............. 160
--------------------------------------------

doni referencat? gjëjini vetë! 

ika, mjaft për sot, se ka filluar superkuarku! do më bëjë shoqëri Piero Angela këtë behar!

kam frike se pronaret e fabrikave te qumeshtit, te tmerruar nga konkurenca kalcike e arugules, do t'i zhdukin pa lene gjurme plantacionet e kesaj bime te gjore.

Shikim te kendshem!

këndshëm shkoi fee, këndshëm! smiley

Po pse, ka me verte njerez qe jetojne pa ngrene djath te bardhe, 3 heret e dites?

mozzarella di bufala, te pakten nje here ne dite. gnamm smiley 

sa e padrejte eshte bota... kur kam munci ashtu me qese me uj i sjell kenej...edhe, i kerkoj te mi sjellin gjitashtu... po edhe e tymosur m'shijo, e flamosura..

Sigurisht e dini qe duhani demton shendetin

Duhanpirja eshte shaktari numer nje i vdekjeve te evitueshme ne bote.

Thuhet se sasia e cigareve te konsumuara cdo dite ne rruzullin tokesor eshte ne perpjestim te drejte me numrin e koteleve qe vdesin cdo dite smiley

une nuk pi cigare, po kam pershtypjen qe e kane anatemuar ca si teper duhanin...  edhe perdorimi i kripes, sheqerit, dhe alkoolit pa karar, goxha  i demshem eshte..

sikur te pije 3 deri ne 5 cigare ne dite, meqe i paske qejf, mire do ishte.. nuk ka ndonje ndikim kushedi te shendeti...

ndersa ecja/ vrapimi  1 deri 1,5  ore  ne dite, ska te bej me fare me perdorimin e duhanit..  duhet  bere gjithmone.

shmang   makinen (nese ke)  sa me shume te jete e mundur.   ne  gatim shmang gjalpin.   perdor vaj ulliri  edhe per te gatuar nese ke mundesi.. ballanco ushqimin ditor, pa bere ndonje diete  kushedi.. aty ku ha berxollen me patate, pershembull, futi dhe nje sallate te fresket... apo shoqeroje me perime te zjera..  po futi dhe nje kokerr molle nga pas.. dhe je ne rregull.smiley

Belul se bëhem i mërzitshëm ndonjëherë e di, por:

perdor vaj ulliri  edhe per te gatuar nese ke mundesi

nëse me "të gatuar" ke ndërmend gatimin me nxehtësi, atëhere është e kotë të përdorësh vaj ulliri, pasi i humbet vlerat. më mirë të gatuhet pa vaj dhe t'i hidhet vaji i ullitit përsipër "crudo"!

jo pse, nuk behesh  fare i merzitshem..

 

ok, e kisha me shume perdorimin e vajit te ullirit ne makarona, apo pasta.. p.sh  une,  pasi kam kulluar makaronat e zjera,  u hedh ca luge vaj ulliri bruto, te pa skuqur domethene, dhe i perziej..smiley

gjithashtu ,   e perdor te peshku.. une nuk e ha dot peshkun pa vaj ulliri.smiley

dakort, po e kisha llafin se pas "gatimit", nxehjes, vaji i ullirit i humbet ato lidhjet e dyfishta që ka (shumicën), dhe të cilat i japin karakteristikat e mira për shëndetin tonë.

quhet hidrogjenim i lidhjeve! si historia e margarinës që hahej në kohën e komunizmit! 

Sipas përfundimeve të mia personale bazuar në kërkime dhe përvojë, është gabim të shmangësh gjalpin dhe yndyrat shtazore nga dieta (në fakt, 70% e piramidës ushqimore dhe këshillave zyrtare, për sa i përket kolesterolit, të viteve të fundit, janë propagandë, po kjo është çështje tjetër).

Trupi ka nevojë edhe për yndyrna të ngopura, që të mos prodhojë kolesterol vetë për të kompensuar dëmin, dhe gjalpi është njësh për këtë punë. Plus që i reziston më mirë nxehtësisë dhe vitaminat e perimeve shkrihen më mirë në gjalp dhe thithen më lehtë nga organizmi. Për më tepër nuk e ka kazeinën e qumështit, që është proteinë jo vetëm shumë e nevojshme (nëqoftse je viç) po edhe që ka lidhje me shfaqjen e kancerit (te njeriu). 

Kështu që:

Qumësht: jo (vetëm nëse e ke shuuuumë qef dhe atehere më mirë qumësht delje se i afrohet më shumë qumështit të njeriut),

Gjalpë: po (sa herë të duash dhe sidomos me karrota me qepë dhe lëng portokalli ose në spinaq, presh, a ç'të duash tjetër)

Djath: s'po them gjë, po bën mirë ta rrallosh dhe të mos e bësh pjesë të djetës së përditshme.

Rav, nese Fëtfëti do na marre te gjitheve kete funviti, c'na duhet qumeshti i deles? Apo ka ndonje ndryshim ne planin fillestar. Se une ollredi e kam bere drangull llogarine bankare me llafin e majave.

smiley

po që të shtysh kohën pra.... mos harro se vetëm këtu poshtë "hahet" ... kështu që je që je, përfito

Trupi ka nevojë edhe për yndyrna të ngopura, që të mos prodhojë kolesterol vetë për të kompensuar dëmin, dhe gjalpi është njësh për këtë punë.

për të tjerat nuk ndërhyj, por këtë e ke gabim. më e pakta e ke keqkuptuar, andej nga e ke lexuar ose ia ke fut kot!

trupi ynë, merr apo nuk merr yndyrna prodhon vet kolesterol. kështu që edhe nëse nuk futet fare yndyrë shtazore në trup, s'ka problem nga ana e kolesterolit. në të kundërt janë esenciale disa vajra, yndyra bimore që  e kanë zinxhirim karbonik jo "të drejtë", pra që kanë ato lidhjet dyfishe që bëjnë që, makroskopikisht (ça fjalë dreqi!), të  jenë të lëngshëm dhe të mos agregohen në masa të ngurta, siç bënë dhjami shtazor. kjo është veçantia e yndyrave bimore, të cilat kafshët nuk i kanë, të paktën ato që jemi mësuar të hamë ne ( smiley ), dhe po ashtu as trupi yn nuk i sintetizon dot. sikundër edhe disa aminoacide që duhen marrë me anë të mishit; duke qënë se mishi është pothuajse 100% proteina.. proteina=aminoacide!

te bashkohem me sa the me lart kriskull.nderkohe doja te shtoja dicka rreth gjalpit.mendoj se nuk eshte i frikshem ne perdorim sidomos nese beni nje jete aktive nuk do ju nxije jeten se hani nje fete me gjalpe (une kam ngrene dhe 3-4 sidomos ne Danimarke ku mesova ta pelqej gjalpin [e kane me nam ] dhe nuk me ka ndikuar fare.

se mu kutju dhe dicka , dikush qe njihja ne Turqi me tha se gjithe personat ne qytetin  Artvin nje qytet ne  veri lindje te Turqise perballe detit te Zi , perdorin vetem gjalpe per cdo gje dhe ka nje shkalle te larte te jetegjatesise ne ate vend, shume veta e kapercejne te 100dat.e njejta gje mund te thuhet dhe per  popullin e Giritit ne Greqi qe perdorin vetem vaj ulliri.

si perfundim se u zgjata shume dua te them se ka shume manipulime dhe eksperimente ndaj nuk mund ta veme doren ne zjarr per gjalpin.

ah margarina esh pune tjeter pastaj.

Qumësht: jo (vetëm nëse e ke shuuuumë qef dhe atehere më mirë qumësht delje se i afrohet më shumë qumështit të njeriut),

Gjalpë: po (sa herë të duash dhe sidomos me karrota me qepë dhe lëng portokalli ose në spinaq, presh, a ç'të duash tjetër)

Ky gjalpi qe eshte po nuk behet nga ai qumeshti qe qenka jo?

Kjo birra reklamat i ka fantastike, por vete s'me eshte dukur gje. Mesa kuptoj eshte e prodhuar ne Meksike dhe eshte e re ne tregun amerikan. Prandaj edhe kjo fushate aq agresive reklamash.

Ai xhaxhi qe luan aty eshte cool fare -- "the most interesting man in the world" hahahaha... pale kur tek njera reklame paraqitet duke gatuar ne guzhine dhe i bertet nje lloj tigri ('mountain lion') qe e ka si 'pet' te zbrese nga tavolina. Hahahahaaaaa 

Brad ta solli makinen nipi apo jo? Mos ta ka shitur fare dhe te thote ma vodhen.

smileysmileysmiley

E solli ne 6 te mjesit Mistreci smiley

E lave dhe pastrove mire sediljen e pasme?

besoj se ia ke falur.

pastaj shikoje nga ana ekonomike. tip i zgjuar ai. nuk ka dash që të harxhojë lekë për hotelin! smiley

O Brado e hoqet Ibrahimovic dhe Thiago Motta??

smiley

Do te fitoni CHL tani qe iku Zlatan smiley

te gjitha jane shume te rendesishme ,po per fat te keq shpesh te gjitha keto ,stil jete ,ushqim etj etje i asgjeson faktori ereditar.Eshte vendimtar....prandaj prevenzione.Kush ka pase raste ne familje me semundje te tilla ,tumore ,anomali e probleme cardivascolare duhet te beje kontrolle te shpeshta .Ne mos per tjeter mund te zbuloje ne kohe ndonje gje qe nuk shkon e kjo eshte jetike.

Ha nga te gjitha gjerat, pi nga te gjitha, mjaft te behen me mase. Palestra, vrapimi, notiiiii, qe une ngordh, se eshte i vetmi sport ku trupi rri i fresket e s'djersin.

Sa per cigaren... prit ta ndez nje njehere... smiley

Mastroianni thoshte "50 vjet nga 50 cigare ne dite kam pire dhe ja, per bukuri jam". 

 

Ku ka si noti! smiley Aaa, te palestra dhe vrapi s'me ke mua, s'bej dot asnjeren! smiley

Ketu kam filluar zumba dhe yoga. Prit dhe pak dhe kur te takohemi, po nuk te ndenja pingul, duke e mbajtur gjithe peshen e trupit te koka! smiley

E skuqurat si ha thuajse hic, ketu e perdorin specin djeges si me qene majdanoz, tretet ushqimi per 5 min! smiley

sa per cigaren, qe pas lindjes se cunit, 5-6 ne dite pi. E shkel fare vetem kur dal ne darke, ose per kafe...s'numerohen me. smiley

E kush tha qe i bej une, mi? Pervec cigares, keto te tjerat jane ne fushen teorike!

qyqja, qyqja, do na boke fifllaken ne mes te lokalit, me duket... smiley

E sa per ato "kafet" e tua.... hehe, kur mendoj qe mund te beheni te dyja me Monden, me ze tartakuti. smiley

Pergatit stomakun, qoka eshte qoke...se mund te te vije dyfish, s'kemi faj ne! smiley

Kjo cigare po na ma tshnetshem ne se na detyrojne me dal me e pi n'ajer tpastert

Akoma me cigaret ju. Pini 2-3 puro cubaneze ne dite dhe u kry. As adikshen, as katran, vec qejf. Une cdo here qe shkoj e ble nga nje kuti si pjese e turizmit dhe e pi atje. I ka pas dit ca gjojna ai kadosh Heminguej ere!

Menyra me e mire pastaj qe te mos te te gjeje ndonje semundje eshte qe te vdesesh i ri.

Cohibo I suppose smiley

Me paten falur njehere nje te tille. Oh u deshen nja dy jave. Nuk me pelqejne.

Nuk e di, si ja duron ate eren e rende ti?

Di dhia c'eshte tagjia! smiley Po si vika ere e rende nje puro qe ben 20 dollare copa ne Kube  dhe 80 ne Toronto?

Hmm ketu e 10 vite perpara me paten thene qe jashte Kubes, shitej 40 dollar. Nejse.

Po ere te padurueshme kane.

Tani ti do te thuash qe yt shoqe te lejon ta pish ne kuzhine? Eh?

Para 10 vjetesh aq kushtonte vertet. Bile dhe benzina ka qene 49 cent litri.smiley

Duhanin e kam lene, ndersa purot ne Cube i pi si pjese e paketes turistike. Ndryshe nuk tymos.

Shoqeruar me nje gote rum.

Dy tre Puro ne dite ? nuk jane shume ?

lol nqs pi dy tre puro ne dite, nuk jane puro!

Puro ohu do kohe, impenjim, terezi.

Bi qi kleta

Leksionet e berber kuazimodos per seksin jane si parashikimi i motit qi bente ai tullaci ne tvsh qemoti, si e ka pas emrin, Petro or something? Ka valle ndonje video online te tij?

E ka pas Petrit Lulo (per mbiemrin nuk jam i sigurt)

Petrit Lulo ishte këngëtar.

ITfinisterre - 12 Korrik 2012 - 18:26

ps prej dy javesh palestra e lagjes ka nje antare te re smiley. jam shume e kenaqur pergjithesisht, por merzitem behem derr nga nje ushtrim tek tjetri.

 

 

 

smiley Kenaqesia e repeticionit te ushtrimeve ne gym duhet gjetur pak a shume siç gjehet tek muzika seriale. Ose fundja edhe tek muzika tekno.

Gjate kryerjes e shtyj si e shtyj se kontrolloj veten ne pasqyre per pozicionin korrekt smiley, por ne pushimet (1 minute mes njeres dhe tjeres) maksimumi i defrimit qe kam gjetur eshte berja e ushtrimeve me pjese te tjera te trupit, si dhe pergjimi i plakes (70 vjec eshte njera smiley ) se radhes qe ben gym dhe njekohesisht s'i mbyllet goja smiley.

nè fakt, atè lloj dhjami e kemi me shumicè kur lindim dhe e humbasim gradualisht gjatè rritjes. tek individi i rritur gjendet me vèshtirèsi, me pakicè. po lexoj tani se thonè 6-7%, por unè kur kam lexuar nè librat e histologjisè sè njè shoku, pèr kuriozitet, thoshte qè gjendet (gjtihnjè tek i rrituri) vetèm 1% e peshès sè tè rriturit. mund edhe t'a kem gabim.

[vikipedia]

nejse, njè gjè èshtè e sigurt! dhjami brun, nuk ka rolin e adhjamit tè bardhè. edhe mikroanatomia e vet qelizave tè kètyre dy lloj qelizave dhjamore èshtè e ndryshme. ai brun, nuk ka vetèm njè pikèz tè vetme tè madhe (si qelizat e dhjamit tè bardhè) por ka shumè pikèza tè shpèrndara nè citoplazmè. funksioni ai i tè djegurit tè dhjamit pra. mitokondritè e kètyre qelizave, qè pèrbejnè vetèm  pak pèrqind tè peshès trupore, kanè njè veçanti, energjinè e lyrave nuk e kthejnè nè ATP por e kthejnè nè nxehtèsi.
praktikisht ky lloj dhjami, kontribuon tek "ngrohtèsia" e trupit!

kèto studimet mendojnè se mund tè bèjnè dicka pèr tè rritur sasinè e ketij lloj dhjami, rrjedhimisht edhe tè lyrave qè do tè pèrdoren pèr prodhim nxehtèsie!.
ndèrhyrja, deri sa flasim, do tè kishte natyrè gjenetike. pèr mè tepèr, kur tè kem pak kohè!

e bera sport ne nje vend te ftohte e stimulon rritjen e yndyrave kafe.po ashtu thuhet dhe se tek njerezit e dobet ka me shume sasi te yndyres kafe se tek ata te shendoshet.

enka,

këto që thua, janë të vërteta; më tepër implikime llogjike të "llogjikës së funksionimit të atij lloj dhjami".
dietolog apo mjek sportiv nuk jam, por sporti, apo edhe ecja me hap të shpejtë për 20-30 min në ditë, ka shumë vlera. ndër të tjera kaloritë eksta, që nuk përdoren kur lodh gishtat suke shkruar në komp, nuk i rezervon në formë dhjami të bardhë por i konsumon, duke i shndërruar në nxehtësi. djersitja pastaj, është pasojë e përpjekjes së suksesshme të trupit për termoregullimin e vet.

tek njerëzit e dobët, llogjikisht, duke qënë se sasia e dhjamit të bardhë, në fushat bio mjekësore, është edhe tregues i shëndetit, apo cilësisë së të ushqyerit. pra, njerëzit e dobët duke qënë se kanë më pak dhjam të bardhë=> ndryshon raporti në favor të dhjamit brun.

dhjami brun, është shumë i zhvilluar tek kafshët "hibernante" (si ariu, brejtësit etj), që bëjnë gjum letargjik. arsyet janë llogjike!

tek njeriu, është mjaft i zhvilluar tek fetusi dhe tek i porsalinduri  dhe kryen termorregullimin në muajtë e parë të jetës. më pas zvogëlohet në sasi dhe mund të gjendet, në masë të vogël, dhe të ndryshueshme në zonën periveshkore (përreth veshkave)!
smiley

flm per sqarimet e metjshmesmiley

Ne nje emision lamjesh,pashe se ne usa,ishte hap nje muzeum me mushkri njerzish.Kishte mushkri nga njerez qe e kishin pi duhanin, dhe nga ata qe s'e kishin pi.Ata qe e vizitonin,kur shihnin mushkrite duhanepirse, vendosnin t'a linin menjehere duhanin.

Duke bisedu me nje shokun tim duhanpires rreth ktij lajmi, i pata thane:mire mire,po dhe ai me mushkri te bardha akull kishte vdek vecse. smiley

 

 

Ky " non fumatore" spaska bo asnje dite plazh.

Ajo mushkria e zeze eshte skandaloze fare, por mund t'i kishte ndodhur dhe me keq ne jete kesaj plakes me mushkri te zeze, mund te ishte perjetesuar ne analet mjekesore me nje foto te vazhines se saj ku kishin bere fole merimangat si puna e kesaj virgjereshes.

Ky koment i xhibit, kuptohet lehtë që është një tundim që u bëhet vajzave virgjëresha të lagjes ose të qendrës së punës, të cilat me heroizëm kanë përballuar tërë presionet e ngacmimet seksuale të bagabonve te shkallët e pallatit dhe në tavolinat e zyrave.

BAGABON

aaaahhh, peshku pa uje, arome fresku nen hijen e diktatures.

peshku pa uje, i love you.

o mustaqekuq, me ket foton qe ke postu me frikesove..  saqe nuk shetis dot tek kjo teme.. admina HELP!!

ika ta nez une nji i here

pas mbledhjes lejohet besoj smiley

nuk eshte si pas bukes smiley

Eh, tha Woodi Alleni. Ja e lashe cigaren. Do rroj nje jave me shume dhe siguro qe gjithe ate jave do bjere vetem shi. smiley

po dy ne dite  smiley

dy në ditë është edhe bukë edhe gjellë pastaj.

Zevendeson dhe pataten, me ate rast. smiley

Pini nje gote uje me dy luge gjelle uthull molle te kuqe ne mengjez para se te hani mengjez dhe ne darke para se te flini dhe jeni me rregull. Do shikoni si ka per t'u shkrire dhjami i trupit..smiley

obobobobbobobo smiley jo, mos hap nga keto. Ulceren e ke te sigurt njehere! smiley 

E sigurt, para dy vjetesh, ulcera sa koka ime. Perfundova duke ngrene buke te thekur e caj mali per nje muaj, pervec ilaceve, kuptohet. Pa ngrene mengjes, edhe te embel mundesisht, s'pi me as kafen. 

Po smiley, une e bera per nje lek time eme kete radhe se ma tha edhe ajo. Ia kishte thene nje ish-kolege pune dhe une i bera shantazhin e tim eti: Po ti me mendte e filankes shkon?! smiley 

vertet? smiley Une me te lexuar e kam kete.

Rrofsh qe na dashke te miren Ketlina.

Po ti nuk ke dhjame o burre..smiley

As qe bohet fjale,gjeth gjeth jam,po keshtu ne pergjithesi smiley

Ne doza te vogla dhe me ushqim uthulla ka disa perfitime te mira per shendetin (ul kolesterolin, ul indeksin glicemik te ushqimeve etj.).  Sigurisht varet dhe nga cilesia e uthulles.  Uthull vere zakonisht eshte me cilesori.

Keshille e Dr. Arqilese rafmet paste.

Sa zgjohesh ne mengjes fut nje luge mjalte esell. Ler 10 minuta qe gjithe bakteriet te mblidhen rreth e rrotull mjaltit ne stomak. Pas 10 minutash futi po esell nje teke raki dhe i pervelove te gjitha. Ja ku marove pune.

Te degjuar nga 2 persona ket:

probleme te keqija lekure ne kembe, qe skish ilac ti bente derman. Ja mbuloi me cipe barku vici te njome, ja la gjer sa mbante era ndyrsire dhe pastaj ja hoqi. Te dy humben kemben smiley boj shaka, te dy zinin be e rrufe qe u sherun.

Po kjo e rakise o disi me interesante... Po qe te jesh i sigurte se i shu bakteret krejt, a nuk duhet, te pakten, ta bosh teken dopje?

Shiko, ne per 99.99% perqind luftojme, si ke reklamat e dizifenktuesve. Se po te themi qinperqin edhe pastaj ju gje gjo, na hudhni ne gjyq.

E zgjidhem rakine, po per mjalt si ja boni anej nolt? Apo me maple shurup? smiley 

teken e manit + një lugë lëng ... mani e kishte recetën im gjysh. 

Keshille tjeter:

Beni shetitje rrugeve te Tiranes, nga korriku deri ne shtator, nga ora 13:00 - 16:00, do shkrini jo vetem dhjamin, po dhe kockat  do t'ju hollohen.

Edhe ti na e dashke te miren smiley

Perkundrazi! 

E di , e di.

S'e mos harroj. Mbas te tridhjetave (per femrat, se per ato jam interesuar), vetem ecja s'mjafton me. Duhet rritur masa muskulore me thane ne palester dhe doktori ma ripohoi.

Une po shkoj t'i fus nje ecje smiley

Nuk mjafton pra thote Findisi.

Futju girave.  Sarkopenia prek meshkuj e femra, po femrat me shpejt e me shume.  Nje nivel i shendetshem mase muskulare te rrit cilesine e jetes.

Me te tille djem gjynah te lengoje muskulatura femerore smiley

smiley

shiko se ka ndryshim midis "lean meat" ne muskujve te fembrat... a te lutem mos na shkaterro jeten smiley 

Persa i perket alkolit, blini me te mirin e mundshem. 

Pije buxheti sipas kategorise:

American burbon- Wild turkey reserve (disa lloje, nga $30-70), ose Pappy Van, ke 100.

Scotch Viskis- Preferoj Glenfiddich ne pergjithsi, ndonese ka fillu me me ngjit goxha edhe Johny Blue. Heren e funit per krishtlindje e kam gjet cmendurisht lire. (30-250)

Konjak- Skenderbeu "gold" $12  smiley ke  A. de Fussigny XO (nga $65) ke RM Luixhi XIII, kur keni vet datelindjen smiley 

Rum: nga Angostura ($20-35) ke Mount Gay ($100) (shtese, Ron de Jeremy, a mighty fine rum)

Raki: Nga kjo sju rekomandoj dot, se ate qe pi une nuk keni si e ku ta gjeni smiley  

 

'Bama, e perse duhet blere me i miri i mundshem? Me i miri i mundshem te hap nje oreks e te shtie nje pasion qe rrit kontaktet dhe potencialisht nuk ben mire per shendetin.

Ne seksionin burbon, rekomandoj Maker's Mark. 200 vjet pas djegies se te gjitha kopjeve ekzistuese te 'Tre shokeve', tropizma zbuloi kalvadosin. O perendim i diellit veror, tungjatjeta. Kurse ne pergjithesi, rekomandoj prezence sa me te madhe ne te gjitha aktivitetet e jetes - perfshi ketu ngrenie-pirjet, levizjen, kontaktet me frymore e jofrymore (kujdes nga njerezit dhe gjerat e shpifura, prezenca te koracohet me metoda bashkekohore), dashnine, punen profesionale. Te qenit prezent mish e shpirt, sic e ka thene bukur populli yne, ben shume pune per shendetin. Buddha gjithashtu ka folur ca gjera ne kete drejtim.

sepse sensoret si gjuhen, cilian etj dhe trunin i kemi ne inventar per shume pak kohe.. Pastaj lista rekomande jane ato, me laps, cak fak, fshi kenej, shkruj anej... 

Kalvadosin duhet ta kesh zbuluar tek Harku i Triumfit, kur Raviku, pasi i shpeton jeten Xhoan Maduse, qe donte te hidhej nga ura, e gostit me nje calvados, per te mbledhur zemren. 

p.s. Kisha pritshmeri te larta per ket kalvadosin, por s'me doli aq i forte sa c'e pandehja. smiley

ana eshte goxha  i forte.po te gjesh ndonje te vjeter eshte sh i mire dhe sh i forte.seshte vetem te harku ne mos gaboj eshte edhe te nje nate ne lisbone.

Sic e shpjegon edhe Raviku, eshte 'liker  molle'. Por te tille ka edhe te tjere, s'eshte vetem Calvados-i i tille. Mua me ka pelqyer nje liker francez, 'Gran Gala' i thone. smiley

Do kete qene i skaduar ai qe kam pire une, ndoshta. smiley Po s'me la ndonje shije te veçante, me thene te drejten. 

 

Ben vaki, mua me vijne te gjithe librat e Erihut era alkool. Ne fakt, per respekt ndaj librave, por edhe filmave, perpiqem qe prop-et (o perkthyese, me ndihmoni) te mos i prek nga afer - ahahaha psh gjalpin s'e perdor. Kalvadosi qendronte bukur mire si objekt letrar teper shume i kontekstualizuar. Por qelloi qe na solli dikush nje shishe dhurate dhe zbulova se mungesa e respektit ndaj misterit sillte perfitime. Ishte kalvados i mire, me mungon smiley. Ty ta paskan pasur me hile ofronjesit.

eh e ku ka me mire se nje kalvados e nje chesterfield ..............

Ka gjasa te jem zhgenjyer se ishte jashte kontekstit, kishim shkuar per vizite per shtepine e re tek nje kolege. Ndoshta nga nje dore Raviku do te me shijoje me teper. 

me nje llogari tejet te thjeshte rezulton se te ngjitesh/zbresesh shkalle per 5 min ne dite (dhe cdo dite te vitit sigurisht)  rezulton ne fund te vitit me 18.000 kalori pra rreth 2,5 kg dhjame minus.nuk ju kushton asgje. perkundrazi fitoni dhe muskujsmiley

eh kete pune e muskujve e di sh mire. te bejne ca pulpa gjigande te perpjetat e rrugeve te sienes qe te duket vetja futbolliste me taka pastaj.

nuk eshte e thene.mgjth ndryshon nga njeriu ne njeri apo nga femra ne meshkuj.

i shenova smiley flm

Filloni diten me nje filxhan uje te ngrohte dhe shtrydhni limon, kjo ndihmon per shkrirjen e dhjamit lol

Paskeni qene te gjithe mjeshtra/e per diete e mjeksi. Ngrini doren sa nga ju gezoni shendet te mire, s'keni dhjam, ushtroheni, praktikoni keto qe shkruani, etj. etj. smiley

S'guxoj se vuaj nga mbipesha, kete ta ben Amerika lol

un ec goxha sepse jetoj ne nje qytet te vogel dhe cdo gje arrihet ne kembe.pi duhan,nuk bej aktivitet fizik.ha normal pa e tepruar.pi vere ose pije te forta.nuk pi birre.nuk gezoj shendet te mire pasi kam probleme te tjera shendetesore.peshoj 48-50 kg.sipas stines.se di ca do me thene te mbash diete.a po se harrova pi sh uje.por nuk pi cdo dite sic duhet diku te 3 litra.

nuk gezoj shendet te mire pasi kam probleme te tjera shendetesore

zakonisht kur dègjoj tè thuhet kèshtu, personi nè fjalè vuan o nga hipo o nga hipertiroidizmi!  ashtu èshtè? smileysmiley

jo kane dyshuar ca kohe per kete gje mjeket por jo.jam anemike edhe e kam presionin sh te ulet.kam dhe gjera te tjera qe skane te bejne me shendetin ne kuptimin qe ne po flasim.

gjithsesi, Italia ka mjaft anemikè, sidomos jugu, kèshtu qè asistenca mjkèsore nuk tè mungon, pèr mè tepèr qè nè ca spitale èshtè elitare!

le scotte tipo .......e di e di smiley

gjemb, na zure ngushte ketu... une per vete po tregohem i sinqerte. barku ka formuar 2 rrathe..smiley  jam 97 kg.. por jam zotuar te mos e kap 100-in..smiley

kto rrathet e tu tingellojne si six pack smiley

jo, mund te themi qe keto rrathet e mi, jane  produkt i six pack-ve....smiley

six per six smiley

prit njehere, dhjami tregon alta piaca, me kane thone smiley Une iher, cer kam shkrujt, e praktikoj roncem smiley po edhe nga palestra coc dal noi xhiro, te pakten njehere ne jave. Cinaren e kam lene kohe me pare dhe as e kam ne plan ta fus ne goje nderkohe qe ngahere ma ka qefi per noi puro cilsore.

PF, 

Kompanite e sigurimit shendetsor te lejojne 12 puro ne vit, dhe te vetdeklarohesh si jo duhanpires. 

Alta piaca sigurisht. Prandaj ka dale dhe shprehja "bark kryetar kooperative" smiley

Une vuaj per mend. Me te tjerat jam ne rregull smiley.

duhej t'ishte nje kokeverdhe me dhembe perjashta.. smiley

mund te them se me ka prire atdheu me nja 5kg + ..qe s`e kuptoj pasi kam bere te njejtin sport dhe ushtrime.

vlen te permendet mbase ketu qe ushtrimet qe bejme duhen ndryshuar , po ashtu dhe menyrat e sportit pasi trupi mesohet dhe nuk jep te njejtin nivel ruajtje fitnesit.

une per vete kam 2,5 vjet qe merrem me palester.me pare nuk isha marre asnjehere me sport pervec pak gjimnastike per qejf prane ca mikeve gjimnaste dhe kjo qe femije. une u ndjeva mire me kete lloj menyre te re jetese  dhe vura re se u ndergjegjesova per shume gjera ne lidhje me kondicionin e trupit tim dhe energjine e fituar. per dieta nuk me ka shkuar asnjehere mendja , dhe jam rreptesisht kunder.mund te them se kam shanc mbase pasi vetvetiu s`me terheqin gjerat e  pashendetshme si mishi kuq, junk food [ perjashto nutella smiley] .ok konsumoj bulmet me shumice dhe nuk me intereson fare sa e ka yndyren djathi ..dreqi e mori mendoj se stresi per te llogarit kalorite esh shume pa kuptim.po se hengra djtahin dhe kosin qe me pelqen me mire mos haj faresmiley po ashtu konsumoj shume frutat dhe perimet.munda ta keni vene re dhe nga `yummania` smiley

dhe te rikthehem te sporti :2 muajt e fundit nuk kam shkuar sa me pare per shkak te vapes se padurueshme ketu por jam munduar ta kompesoj ne plazhsmiley  vini re vini re : vrapi ne rere te lagur buze detit eshte shume efikassmiley

po ashtu notin dhe kercimin i kam te preferuara dhe nuk i shoh fare as si sport,pasi jane shume te kendshmesmiley

 

 

Ah, dhe une njesoj kur behet fjale per djathe dhe qumesht, I dua te paskremuar. E keqja eshte se ketu ne amerike nuk gjen qumesht qe s'ja kane hequr yndyren smiley

keq shume keq.po provo te blesh kos turku ose grekusmiley

E keqja eshte se ketu ne amerike nuk gjen qumesht qe s'ja kane hequr yndyren

?! Ke whole milk gjithandej. Pastaj, per cfare i do te paskremuar kur vete po thua qe je mbi peshe?

Sepse une besoj qe dsa produkte si qumeshti duhen shijuar ashtu sic jane. Qumeshtin organic whole milk e kam provuar, nuk eshte njesoj.

Ashtu duhen ashtu, edhe pastaj e ka fajin Amerika qe shendoshemi smiley Nuk eshte njesoj me cfare? Ti e dashke krem me duket. Qumeshti i zakonshem (whole milk) qe shitet eshte te 3.25% yndyre, ai unhomogenized diku te 3.5 - 3.8%. Kerko per unhomogenized. Ose futja me half-half ose kremin e kafes pra smiley

Ashtu, eshte ashtu. E pandreqshme jam smiley

gjemb,  e verteta eshte qe ne amerike  haet shume... me cpashe,  kudo qe  shkoje,  rrethoheshe nga fastfood  dhe  restorante.., grillhouse, steakhouse etj.  dhe me e keqa,  racionet  qe servirin ne restorantet amerikane jane goxha te medha..

p.sh,  une, kudo qe shkova,  asnjehere  nuk arrita ta mbaroj racionin...  vetem gjysmen e racionit mund te haja...   le qe kishin nje praktike interesante atje,  pjesen e racionit qe nuk e haje, po te doje, ta paketonin  dhe  e merrje me vete..smiley   me kujtoi zakonin e dikurshem ne dasma ne Shqiperi..  mishi  qe mbetej, sidomos nga racionet  femijeve, e merrnin me vete.. kemi paguar parate o vlla..smiley

Ah, Belul, Belul... zakonet shqiptare nuk jane kurre te dikurshme. smileysmiley

 

pse, vazhdon?smiley

 

 

Oj te vazhduar! 

Andej nga laberia betohen, o vella: "Per ate qe do ha, e ato qe do marr me vete!" smiley

nuk e dija..smiley 

une kam marre pjese ne dy dasma ne Vlore , e fundit ne 2008, po sme kish rene ne sy...

S'te ka rene ne sy se e ke patur syun diku tjeter - te natyra e bukur t'a kam fjalen smiley

Eshte menyra e te ushqyerit dhe metabolizmi. Kur shkova ne fillim ne Itali, mendova me vete "makine ketu s'ka, do eci ne kembe" dhe vertet ecja goxha. Por shoqja ime italiane qe ngordhte per te gatuar, na shembi me pasta dreke per dreke. Derisa i thashe nje dite: "Pasta basta!" Vetem sallatra e sikur erdha nje cike ne terezi. 

kur ke metabolizem te ngadalte, sallate, fruta, kos ne darke. Gjate dites, c'te duash, por  pa e tepruar. Nuk mbaj dot diete, po ja rregullohemi kesisoj. 

Kshu thane edhe nja dy miq te mi kur erdhen. Me gjithe kete te ngrene dhe pa palester, po ntrashemi perdite smiley.

Ne ishim nje grup qe mblidheshim here tek njeri, here tek tjetri dhe gatuanim sipas vendeve nga vinim. Ju gatova nja dy here fergese, qofte, per buranine rane telef dhe ajo shoqja ime me thote qe dy here ne jave ua gatuan atyre te shtepise se vet. smiley

70%-90% e peshes, mases muskulare, mases dhjamore, pamjes se trupit ka te beje me me menyren e te ushqyerit. 

Pra i bie ta kesh shtuar sasine e ushqimit dhe perkeqsuar cilesine ne atdhe.

sasia nuk eshte shtuar, atje ku kam qene (Danimarke) ushqimet qene me te renda dhe kalorike.cilesia nuk besoj se esh me e keqe ne atdhe ku gjerat jane thuajse te tera bio.

mgjth mendoj se eshte klima jo shume e ftohte, orari i te ngrenit qe esh me i vonet ketu, si dhe jete e perditshme me pak aktive.(perjashtuar ditet e palestres) arsyeja.

po ashtu ketu nuk dal shume per ecje nuk ka shume kushte.tek liqeni ne mengjes heret nuk ma mban te iki , ka pasur raste ku kam rastisur me  qente  pitbulle te leshuar .s`ma mban -, tha.

ne atdhe ku gjerat jane thuajse te tera bio.

Po ketu u soll edhe nje shkrim ku dilte qe zarzavatet rriten brenda 24 oreve me nitrat, e bagetia me shiringa.

ka dhe raste te tilla Gjemb sigurisht por mos i pergjitheso.dallohen dhe nga shija gjonat.

kam ngrene ne Belgjike psh nje majdanoz qe vinte ere sikur haje milingone ( e di shijen  e saj se e kam pertypur nje pa dashjesmiley].

ketu kur han fruta, perime , jeshillleqe kenaqesh.

Hmmm athere do e kesh ulur aktivitetin fizik goxha.

Ah dhe dicka tjeter, eshte e keshillueshme per te gjithe qe te marrin vesh normen baze metabolike te trupit te tyre qe keshtu mund ta rregullojne ushqyerjen e tyre si dhe aktivitetin fizik.

unè gjèmb, vè bast me kèdo qè nè kètè moment èshtè i regjistruar kètu,  se jam ai qè ka formèn mè tè mirè fizike! smiley

Atehere trego foto (mundesisht tenden, jo te ndonje bodybuilder smiley )

gjembo, 

agjensi? smiley 

Joooo. Po kur vijne e shesin mend, basti duhet me prova apo jo?

nesèr, se nuk jam nè shtèpi nè kètè moment, nuk kam mjete me vete dhe tel e pèrdor rrallè, pra nuk e kam me vete.

por mè parè duhet tè vendosim bastin, pa tallje! smiley

pastaj, ti nuk e di po janè mè tè fortè ata qè tèrheqin ato skafet se ata tè mister olimpias. bodibillderat, janè delikat si balerinat. janè si tullumbace tè fryra! fiziologjikisht nuk gjenerojnè shumè forcè!

Fotot i do nudo apo thjesht me breke plazhi?

Si t'i kesh ti xhibi, whatever works better for you (dhe si t'i lejojne adminet)

xhib, o konkurrent, shiko se jam goxha i gjatè unè! smiley

S'kam pike kompleksi nga ajo ane. Apo s'e kishte fjalen per gjatesine e trupit smiley

Kush na kerkoi?

9.4% perqindja dhjamore e trupit gjemb.

qenke diabetik.. gjyna..

i pakapshèm, nèse kalon nèn 4 % tè peshès trupore, quhet jo kompatibèl me jetèn!

ndaj kujdes!

ka edhe tipa qè e kanè tek 90 % i peshès totale. kèta e bèjnè pèr rekord! smiley

kriskull meqe qenke shume i informuar a ka ndonje menyre te lehte dhe `homemade` per te matur perqindjen e dhjamit te trupit?

Nje filxhan uje I ngrohte me limon cdo dite para se te hash dicka ne mengjes smiley

nè fakt, ajo bèhet nè raste tè rralla. si psh nè studime antropologjike (mbledhje tè dhènash) apo tek dietologu.

di qè maten disa pika "kritike" tè trupit. janè ca pika ku shihet dhjami nèn lèkuror! (me njèfarè pince qè mat pak a shumè trashèsinè e lèkurès)

pikat kryesore janè ato tè muskulit tricepèsh tè krahut dhe ajo nènsqetullore, mè pas ajo e ileumit (mè falni pèr termat e porsakrijuar, por nuk ua di ekuivalentèt nè shqip, mbase as nuk ekzistojnè!)

http://web4health.info/en/answers/ed-dia-fat-measure.htm

http://www.albanesi.it/Dietologia/plicometria.htm

http://www.albanesi.it/Dietologia/bioimpedenziometria.htm

te flm

Une kam peshore qe e mat dhjamin e trupit. smiley

sa mire Ketlina.eh teknologjiasmiley

Ne fakt me mire mos ta dish, se dobesohesh nga meraku pastaj..smiley.

Une them qe robi e ka ne tru shendetin. Po e vrau pak trurin ulet nga pesha dhjamore, po se rrujti hic dmth po mos t'a vrasin trurin fare, gjak e dhjam i behet edhe uji qe pi.

E keqja ime eshte se une ha embelsirat shume, por eci cdo dite mos te them me shume se nje ore ne park. Prape kam nevoje te bie edhe disa kg. Nje mikja ime me programin e weight watchers eshte bere si 15 vjece per nga trupi, se nga fytyra si 60 vjece duket.smiley

Ka lezet femra edhe me pak yndyrne, se te jep shkelqim lekures, jo kocke e lekure sikur je djegur ne furren e bukes. smiley

Per femrat qe nuk kane bere lindje normale, gjithmone u ngelet barku dhe eshte shume e veshtire per ta larguar.. vetem me fiskulture realizohet dhe me diete. Varet edhe nga metabolizmi. Pas moshes 30 vjen duke rene. Por eshte edhe pak gjenetike. Ime moter ne Itali ka bere 2 femije, te voglen e ka 1 vjece dhe e ka trupin ke qejf t'a shohesh. Po me tregonte para ca diteve qe kishte shkuar 57kg. Ama cdo dite e ke ne plazh se e ka shtepine afer. Noti eshte the best.

shume e sakte.cdo gje ne tru mbaronsmiley

Ka lezet femra edhe me pak yndyrne, se te jep shkelqim lekures, jo kocke e lekure sikur je djegur ne furren e bukes.

vërtet! edhe mua ashtu më pëlqejnë!  smiley

Nuk jam bodybuilder qe te arrij 4%. Atletet elit e nuk bien nen 6%.  Le qe pastaj nga 10% e poshte, vetem sa behet me e veshtire te biesh.

Perqindja dhjamore? BMI?

kjo èshtè ajo mè e ndèrlikuara! smiley

Me e sakta eshte peshimi nden uj.

flm i Pakapshemsmiley

e le fjalen per pesha / gjatesi ne katror? ky eshte indeks tjeter jo per dhjamin mesa di une.

Diabetik smiley

Ajo s'eshte gje se para dy vjetesh e kisha 8.9% dhe drejt atij numri e me poshte dua te shkoj.

hej, po edhe ai pinc testi problematik o smiley :

 e mbaj mend akome edhe sot kètè episodin! smiley

i'm just gonna go-go check my mail over there...

smiley

Per te humbur 1kg duhen shpenzuar 7500kcal. Ne 1 kg te humbur rreth 20% eshte uje.

Shpesh here pesha e tepert i detyrohet sasise se tepert te ujit te grumbulluar si pasoje e djetes jo te ekuilibruar (shume kripe) dhe stresit.

Per te humbur ujin e tepert keshillohet te pihet shume uje edhe pse kjo ne pamje te pare duket paradoksale.

 

Nje djete e mire duhet te parashikoje nje deficit kalorik jo me te madh se 500kcal ne dite me nje humbje peshe prej 2kg ne muaj. Nqs. kjo shoqerohet edhe me djete per humbjen e ujit te tepert kilet e humbura mund te jene me shume.

 

Vrapi kur behet ne forme agonistike mund te stimuloje mbajtjen e ujit ne trup.

 

1000 kcal mund te shpenzohen duke ecur 3 ore ose duke vrapuar (lehte) 1 ore e gjysem.

Ti i ke ndjekur vete keto keshilla?

Pergjithesisht po. Aktualisht pij rreth 6 litra uje ne dite. Po humb 3.5 kg ne muaj.

BMI-ne e kam ne kufijte e mbipeshes: 26

Po ajo anglezja qe pinte 25 litra uje ne dite dhe ne peshe ishte goxha e shendoshe?! smiley

Nuk e di per ke e ke fjalen, por pirja e ujit sherben vetem per humbjen e ujit te tepert te mbajtur ne trup (ndermjet qelizave ne zonat adipoze). Qe kjo te dali me sukses duhet shoqeruar edhe me nje djete te ekuilibruar (evitimi i kripes me se shumti).

Per te humbur dhjam duhet te jesh ne deficit kalorik.

o qenka e cmendur fare kjo me 25 lt uje ku e con mushkasmiley

Ols 6 lt nuk jane ca si shume? une per vete 3 lt ose kur kam shume etje 4 lt max pi, po asnjehere nuk e lodh trupin me pi uje me zor, thjesht e kam qef.ajo puna e kriperave eshte shume e vertete, une per vete i kam shume qejf dhe i konsumoj shume te kripurat packa se e di qe s`duhet.

Shume eshte. Por nuk ka asnje problem. 

I vetmi efekt anesor eshte se duhet te shkosh me shpesh ne banje.

Kripa jo me teper se 8g ne dite. Jepi shije pjatave me ereza dhe uthull balsamike.

kripa e ka fajin dhe per faqepetullatsmiley

eshte e vertete se ndikon dhe ne faqesmiley rezultati eshte i dukshem tek une smiley perhere me faqe dhe kur kam qene 45 kg

Une kam problemin e kundert. Do preferoja qe te dobesohesha ne trup, por jo ne fytyre. Kam pershtypjen se kjo eshte thjesht ceshtje fiziku dhe nuk ka te beje me cfare hajme e sa aktive jemi. E kam fjalen per menyren se si shperndahet dhjami ne trup.

edhe ajo eshte fatkeqsisht. por me sa kam lexuar kripa ndikoka ne fryrjen  e fytyres dhe barkut pasi trupi mbledh me shume uje apo fryhet ne ato zona.

Ah ok, se pate thene para ca kohesh qe je i shendoshe.

Dhe vazhdoj te jem. Kur te arrij tek 70kg do te ndihem me mire. Me ndajne 10kg nga ky objektiv.

Po ti olsi qenke bere kocke e lekure 60 kg je katandisur? smiley

O sfungjer,po ti je mo ? smiley

un kisha hall se kishe kaluar me kohe 80 po sqenkerka e vertete smiley

I kisha kalur fatkeqesisht. Arrita kulmin historik 87.5. Taglia 50-52.

Pershendetje Brad.

cfare!!!smiley

uau gjithsesi te humbasesh gati 20 kile eshte sfide e vertete me veten dhe organizmin tend

Jeta ka edhe sfida. smiley

Ols me ate ritem qe  e ke nis pa problem them se max ne 3 muaj do e arrish objektivin tend , dhe kjo pa diete e pa sforcime e nerva smiley pure mathsmiley

Edhe kur puthesh njeriu harxhon goxha kalori. smiley

smileysmileysmiley

Sa e lehte qe ndihem!smiley

Ik me ti me keto puthjet virtuale.. smiley une them per ato puthje qe te shkojne piklat e djerses si lume.. smiley

si t'dush mi.mua m'lusinsmiley

ose ajo buallica amerikone qe filloi dobesimin duke... bo seks. smiley

Talluni ju,por cdo pune qe behet me te djersitur te dobeson.Mo i ndizni kondicineret!smiley

“Është një ushtrim shumë zbavitës, pavarësisht se nuk mund të lëviz shumë në shtrat.”- shprehet Pauline. 

 

smiley 

po po pastaj nuk mbahesh dot ne kembe.rradhet poshte syve bejne konkurrence kush nxihet me shume.sfilitja ben te veten edhe pastaj fle si shpirt.derisa ti vije apo te te vije deshira per prap.

smiley nuk me ka ndodhur asnjehere... smiley nuk e perfytyroj dot ate qe po thua. smiley

Epo kur je keshtu nuk ka si te te ndodhi smiley

e ku e di ti si jam une?

Perderisa vete e the qe s'te ka bere vaki pra.

S'guxon njeriu te beje shaka. Une vura edhe topin e verdhe po aha, s'paska patur efekt.

Kles,ate punen e rratheve s'e kuptoj !smiley

e ke parasysh qe njerzit kane rrathe te zinj poshte syve,por kur ben nga keto maratona te qepalla e poshtme e syrit te behet nje shirit vjollce qe tregon sfilitjen dhe lodhjen.eshte me i theksuar se rrathet e zinj poshte syve 

interesant ky vezhgimi.

Pyetje: te shtata heret me burrin e vet? Kushedi si do te jete katandisur i shuari!!! smiley

spiritus hajde se llafe i kan te gjith kto, as maratona prej verteti as maratona ne krevat sben njeri nga kta.. vetem maratona kush lexon me shum komente smiley

po pive pi cigare duhet ta dish qe nuk do vij gje tjeter nga jo pervec kancerit dhe emfizimes. E kam provuar vet se me pelqen alkoholi dhe nuk e le dot dhe nja dy tre her e kam  shoqeruar edhe me cigare. ky u be si ves por pas tre javesh cigare filluam krizat. Prandaja po e pat femijet tuaj me cigare te beni namin te beni qe ta dijne mir se nuk ka me vend ne shtepi po pive cigare. Nuk ka asnje antidode per cigaren eshte kancer 100%

cuna e goca, burra e gra tè peshkut, meqè mbrèmè piva ca si shumè m'u kujtua se pèrse dreqin ke dhimbje koke pasi ke pirè alkol. èshtè sepse dehidratohet indi trunor. i largohet uji ngaqè organizmi ka tepèr alkol nè qarkullim. prandaj pèr tè ardhur sa mè shprjtè nè vete, pini sa mè shumè ujè mèmgjezin tjetèr.

 

@Olsi: bèj kujdes, faza mè e vèshtirè èshtè ajo qè vjen mènjèherè pas humbjes sè peshès. nèse kè qènè nè kètè (atè gjèndjene padèshiruar) gjèndje pèr shumè kohè, do ta kesh edhe mè tè vèshtirè pèr tè mbajtur formèn e fituar. shumica e rimarrin peshèn, papritur, edhe brenda dy ose tre javèsh. pèr mè tepèr qè nè kèto raste edhe tejkalojnè peshèn e mèparshme.

Duke lexuar këtë postim dhe komentet piva një cigare dhe çuditërishtë po më shijonte më shumë se herë tjetër smiley Gjyshi im duhanin e dredhur dhe rakin i ka pirë gjersa vdiq 89 vjeç. Por kishte një gjë që cigaren me filtër e urrente, vetëm duhan nga koshti i tij tymoste smiley

miku jem ,po duhan si ky qe paska thithur gjyshi mjeket duhet te ta japin me recete.Ai eshe ilaç....duhan nga kopshti itij!!!Keto jane extraterrestre ,ku i gjen?

 

Faleminderit kriskull. E vertete ajo qe shkruan. Ne fakt po dobesohem jo nepermjet dietes, por duke ndryshuar stilin e jeteses ketu ne Shqiperi.

Nje keshille tjeter: "Una mela al giorno, toglie il medico di torno."

duke ndryshuar stilin e jeteses ketu ne Shqiperi.

suksese, sinqerisht! smiley

Unë e di ndryshe. Të admirosh për të paktën 1 orë në ditë gjoksin e femrës është shumë e shëndetshme smiley

Eshte njesoj si te admirosh nje veper arti. smiley

Nuk i heq, as pikë, as presje komentit tënd smiley

nje mik i imi fotograf i shkelqyer thoshte se nese ka dicka qe me ben te besoj se egziston Zoti qe ka krijuar mrekullira ; ato jane gjinjte e femravesmiley

Edhe unë nuk besoj në zot por në këtë rast do më lindnin dyshime smiley

misioneret e fese duhet ta kene parasysh kte fakt kur vine te japin keshillasmiley

Mah nuk di ç'te te them.....abdominalet e Balotellit p.sh i admiroj ftohtesisht,klassi i Redford me ve ne mendime ,syte  Richard Geer me zbavisin,Duart e tenistit djokoviç adhuroj ,ne krevat do shkoja veç me timin...ja marrsha t'ligat qe s'ka asnje(per nja dy ore kjo)hahahaha smiley

tani meqe ishim te dieta.sh e perhapur eshte ajo dukan,por qe kohet e fundit eshte vertetuar qe shkaterron organizmin.dhe me duket se ka edhe nje ceshtje gjyqesore ne lidhje me kete.

ketu eshte nej diete tjeter qe mesa duket funksionon:

http://www.vogue.it/beauty/notizie-belle...

e di eshte ne italisht.

mu kujtua Maria Callas qe vuri krimba ne stomak per te rene 40 kg! c`tmerr.me vjen keq per te shkreten se tere jeten e ka kaluar me stresin e dietes.ne nje dokumentar qe pashe per te thuhej se mbante perhere me vete receta shume te shijshme dhe mesonte vazhdimisht te reja , por e bente si puna e atyre qe duan te lene cigaren dhe i marrin ere cigares, ajo sa mbushte faqet me receta.

nderkohe dhe Marilyn Monroe e ka praktikuar dieten e krimbave, po ashtu dhe mjaft yje te tjere qe s`po ja kujtoj emrin.vlen te theksohet se kjo diete  shume e rrezikshme per shendetin.  idiotesi me i llaf.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).