Programi i zgjerimit të lirive ekonomike, programi për energjinë, për bujqësinë, për IT-në, janë programet kombëtare të cilat çdokush do të duhet t’i vazhdojë jo vetëm për një mandat, por edhe për shumë mandate.

 

Bisedoi Artur Zheji

 

Cili është sot dhe, a respektohet koncepti i meritokracisë në Partinë Demokratike?

 

Meritokracia është një koncept që do të duhej së pari të funksiononte sa më mirë në nivel të të gjithë shoqërisë. Për këtë, ne jemi të vetëdijshëm. Shoqëria ka ecur në një histori shumë të vështirë që me mbylljen nga sundimi osman, njëtranzicion të vështirë gjatë viteve të mbylljes së tregjeve e përgatitjes së Luftës së Dytë Botërore, deri tek një regjim diktatorial komunist tërësisht izolacionist. Sigurisht që në këto kushte sociale, mandej edhe ato legale etj., nuk kanë ekzistuar parakushtet më të mira për zhvillimin e meritokracisë. E rëndësishme për funksionimin e meritës në një shoqëri është vendosja e rregullave dhe respektimi i rregullave nga të gjithë. Në këtë kuptim, nuk mendoj se Shqipëria është vendi ku respektohet më tepër se kudo meritokracia, aq më tepër po të kemi parasysh që është një vend i vogël, me popullsi të vogël, çka ndikon që nëpërmjet lidhjeve, njohjeve etj., të afektohet ky princip shumë i rëndësishëm e në veçanti për administratën. Por duhet të themi se këto 20 vjet kanë qenë vite ndryshimesh të vrullshme në sferën sociale, nga ana tjetër, zhvillimesh të qëndrueshme në sferën legale. Janë krijuar parakushtet e meritokracisë nga pikëpamja legale, dhe nga ana tjetër kemi modele në shoqëri, në sfera të ndryshme të jetës shoqërore, që individë të cilët mund të mendohen pa përkrahje, pa mbështetje, ecin përpara në biznes, në arte dhe në politikë gjithashtu. Për sa i përket Partisë Demokratike, ajo që mund të thuhet në parim është që, interesat e partive politike si organizata, janë të lidhura me promovimin e meritës, në kuptimin që çdo parti ka interesin për të ecur përpara si e tërë, të përthithë individë të vlefshëm nga shoqëria, kapacitete, ide e kështu me radhë. Për një organizatë të tillë, vendosja e principit të meritës në bazë të punës së saj është jetike. Besoj që në Partinë Demokratike, individët më të shquar të saj të këtyre 20 vjetëve, dhe, po ta ndajmë ndofta në disa faza të atyre që e kanë themeluar, të atyre që kanë kontribuar në qeverisjen e PD-së, të atyre që kanë bërë një opozitë të vështirë, e po kështu, edhe të atyre që kanë suksese gjatë këtyre viteve të fundit, janë të përfshirë. Në politikë, sikurse edhe në disa profesione të tjera është e domosdoshme ajo që Maks Weber e quan “vokacion”. Këtu nuk flas për një grup njerëzish të cilëve u përkas, që jemi ndodhur në mes të politikës, në situata shumë të vështira, ku as nuk mund të mendonim çështjen e karrierës personale, por për njerëz më të rinj që e bëjnë këtë si zgjedhje, përfshihen në politikë për të shërbyer, për të kontribuar për të afirmuar vetveten. Për këtë kërkohet punë, mund, djersë, e sakrificë jo e vogël. Jo kushdo është i gatshëm për këtë. Nuk ndodh që dikush të të thotë, “hajde, se ti je djalë i mirë dhe do të bëhesh politikan i mirë”. Në politikë ka kompeticion, i cili është i ashpër, për hir të së vërtetës. Po a nuk është kështu në futboll, në biznes, në mjekësi, në ushtri…?! Sot, në të gjitha fushat kompeticioni është i ashpër. Sigurisht që për të gjitha korporatat për të cilat po flasim duhet të gjejmë një balancë për ruajtjen e stabilitetit të korporatës. Pra, një balancë ndërmjet stabilitetit dhe prurjeve! Kam shkruar vite më parë në lidhje me rinovimin dhe qarkullimin demokratik të elitave në Shqipëri. Problemi është që historikisht elitat shqiptare, për arsye nacionale apo ideologjike janë goditur dhe janë goditur ashpër, qoftë ato të shekullit XV, qoftë në një tragjedi siç është ajo e Masakrës së Manastirit, qoftë zhbërja biologjike e elitave që mbërritën deri në fund të Luftës së Dytë Botërore. Andaj besoj që prurjet e reja janë të domosdoshme. Por këtu duhet të kemi parasysh se nuk bëhet fjalë për zëvendësime masive. Në fakt, kemi përballë Partinë Socialiste si rasti kur elitat zëvendësohen me urdhër nga lart dhe produkti është ai që është. Në të kundërt, Partia Demokratike tashmë ka disa breza politikanësh, nga një moshë relativisht e re deri tek ata me më shumë eksperiencë. Besoj se ky është një harmonizim i mirë i përfaqësimit të brezave. Sepse duhet të jemi realistë, dikush që hyn në politikë në moshën 30-35 vjeçare është e vështirë që të bëhet kryeministër që në ditën e parë, pavarësisht nga dëshirat dhe ëndrrat që mund të ketë. Politika, si çdo profesion kërkon shumë punë, shumë mund, do shumë studim dhe kërkon shumë përvojë. Kjo përvojë nuk mund të krijohet veçse nëpërmjet viteve të gjata të punës dhe të shërbimit.

 

Cilat janë sipas jush 5 arritjet më të mëdha që mazhoranca mund të krenohet në këtë mandat të dytë qeverisës?

 

Le ta nisim nga më të rëndësishmet. Hapat e hedhur për integrimin europian janë shumë të rëndësishëm, dhe këtu përmend së pari, liberalizimin e vizave dhe me shpresë, në qoftë se opozita do të tregohet e gatshme për të vazhduar reformat, vendi do të marrë brenda këtij viti statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Europian. Kjo është shumë e rëndësishme. Tjetër sukses i rëndësishëm është menaxhimi i situatës politike. Opozita gjatë këtyre tri viteve ka qenë obstruksioniste që nga mospranimi dhe bojkotimi i Parlamentit, kërkesa për hapje kutish, grevë urie, ushtrim dhune, sulm ndaj institucioneve e deri në grushtin e shtetit të 21 janarit. Ajo që është e rëndësishme është se, brenda për brenda sistemit, mazhoranca qeverisëse bëri të gjitha përpjekjet dhe arriti me sukses që kjo situatë të mos degradonte. Mendoni një situatë të tillë politike në kushtet e krizës ekonomike globale! Çdo gjë mund të kishte ndodhur, mirëpo sigurisht që kur flasim për menaxhim nga një rrezik, pa e parë rrezikun në sy, është e vështirë që ta perceptosh, por po të arsyetosh drejt dhe të shohësh kushtet dhe rreziqet e stabilitetit politik dhe ekonomik në Shqipëri gjatë këtyre tri viteve, për shkak të krizës globale dhe qasjes politike të opozitës, qeverisja ka arritur të shmangë këto rreziqe pa prekur dhe pa cenuar ato që janë më të rëndësishme: liritë dhe të drejtat themelore të qytetarit. Përkundrazi, këto të drejta dhe liri vazhdojnë të zgjerohen.

Së treti, është zgjeruar liria ekonomike. Për këtë ka fakte dhe nuk është e nevojshme që të numëroj të gjitha raportet. Ky është themeli edhe i suksesit të kësaj qeverie, por njëkohësisht është edhe një nga produktet e një reforme serioze të kryer në fushën e strukturimit të financave të shtetit gjatë mandatit të mëparshëm. Ky ritëm i ekonomisë shqiptare është një sukses i krahasuar me vendet e tjera të rajonit e më gjerë, të Europës. Mbajtja e ritmit vjetor të rritjes me 3% të GDP-së, besoj se është një sukses i rëndësishëm, ndërkohë që fqinjët tanë të mëdhenj, me gjithë mbështetjen e Bashkimit Europian, po kalamenden.

Lidhur me këtë, duket që po fillon të japë rezultatet e para politika zhvillimore, pikë së pari me zhvillimin e industrisë energjetike në Shqipëri. Ky është një lajm i gëzuar. Në të ardhmen, produktet e kësaj politike do të jenë edhe më të dukshme, sidomos në mandatin e ardhshëm. Një program i dytë i rëndësishëm në fushën e ekonomisë është edhe zhvillimi i bujqësisë, ku duket një ndryshim total i bujqësisë dhe fshatit shqiptar. Parakushti për këtë ka qenë kapilarizimi infrastrukturor, që i ka dhënë mundësi edhe prodhimit dhe tregtimit të produkteve bujqësore. Para 15 vitesh thoshin: “përse nuk punojnë shqiptarët?”, dhe dikush mund të thoshte se: “shqiptarët janë dembelë!”, kjo sot nuk mund të thuhet. Fakti është që shqiptarët nuk mund të punonin tokën para 10-15 vitesh, në qoftë se ata nuk mund të fitonin prej saj. Sot është ndërtuar infrastruktura e nevojshme, puna jep fitim dhe shqiptarët punojnë. Sidomos po ta shohësh nga lart Shqipërinë, sheh plantacione pafund të reja, të ullinjve dhe drurëve frutorë, e kështu me radhë.

Ka padyshim dhe reforma të tjera, e veçanërisht ajo e e-government. Është bërë një reformë e thellë në fushën e IT-së, të shpërndarjes së informacionit, dhe kjo është një nga themelet e demokracisë, pasi qytetari që nuk është i informuar nuk mund të marrë pjesë efektivisht në jetën publike të vendit. Nuk mund të lë pa përmendur reformat që në këtë mandat janë bërë në Ministrinë e Mbrojtjes, që qëndrojnë në radhën e parë të sukseseve të kësaj qeverie. Janë konsoliduar tashmë të gjitha prioritetet themelore që ka pasur programi ynë qeverisës, siç është heqja e barrës së tepërt, të panevojshme e të dëmshme të materialeve dhe municioneve të tepërta. Përmbyllëm programin e demontimeve në poligone të hapura, ndërsa vitin e ardhshëm mbyllet i gjithë programi. Janë konsoliduar misionet dhe kontributet tona në Aleancën e Atlantikut të Veriut, çka është reflektim i rritjes së jashtëzakonshme në këto vite të kapaciteteve tona operacionale. Është konsoliduar tashmë një program i modernizimit të Forcave të Armatosura, përmendim anijet, helikopterët, ndërsa po hyjmë në realizimin e një projekti serioz për rinovimin tërësor të transportit në Forcat tona të Armatosura. Kjo i ka dhënë më shumë dinjitet Shqipërisë përballë aleatëve tanë, të cilët e kanë shprehur entuziazmin e tyre për seriozitetin që ka dëshmuar Shqipëria.

 

Gjithmonë është folur për një krizë të mandatit të dytë në rastin e qeverisjes socialiste. A ka gjasa të ketë një krizë analoge edhe në mazhorancën aktuale? Nëse po, si kurohet? Nëse jo, çfarë të veçantë ka kjo mazhorancë?

 

Ajo që mund të analizohet nga përvoja të ndryshme, në parim është që mazhorancat shterojnë ide, shterojnë njerëzit, shterojnë në tërësi kapacitetet e tyre. Por kapacitetet mund të shterojnë edhe kur je në opozitë. Konkretisht, sot kushdo mund ta shohë qartë që opozita shqiptare nuk ka një projekt, nuk ka një program, madje siç e kemi thënë edhe herë të tjera, në zgjedhjet e 2009-ës u paraqitën para publikut me një libër voluminoz, por që ishte bosh brenda, dhe ky ishte një mashtrim i madh publik. Kjo opozitë vijon të mos ketë ide të reja, por edhe në pikëpamje të kapaciteteve njerëzore, unë nuk besoj se sot PS-ja mund të propozojë një qeveri e cila mund të jetë e pranueshme. Me përmbysjen totale që i ka bërë kapaciteteve të brendshme të Partisë Socialiste kryetari i saj, tani kemi vetëm një radhë gardistësh të rinj, të cilët nuk premtojnë dot një qeverisje të mençur, të moderuar dhe realisht integruese. Ndërkohë, qeverisja ashtu siç e parashtrova më lart, ka arritje, ka suksese, ka dinamika dhe ide të reja. Ky mandat, për ato që thashë më sipër, nuk është thjesht zgjatimi i mandatit të kaluar, ky është një mandat ku janë revolucionuar termat e qeverisjes. Sigurisht, kjo nuk do të thotë që dy mandatet nuk janë në kohezion, por flasim për dy mandate ku secili ka profilin e tij të veçantë. Kjo, veçanërisht kur bëjmë analogji me dy mandatet e qeverisjes së Partisë Socialiste. Për të qenë sa më realist, mandati i parë i Partisë Socialiste, pavarësisht korrupsionit gjithëpërfshirës pati një efekt pozitiv, në kuptimin që ruajti stabilitetin në një vend që ishte i destabilizuar në fillim të mandatit, dhe për hedhjen e bazave institucionale të shumë prej institucioneve themelore të shtetit, ndërkohë që në vitin 1992-1996 ishin hedhur bazat ligjore dhe institucionale të ekonomisë së tregut. Në mandatin e dytë, socialistët nuk bënë absolutisht asgjë. Nuk ka pasur asnjë propozim serioz e konkret për zhvillimin e vendit. Vendi iu nënshtrua produktit të luftërave të brendshme në Partinë Socialiste, dhe çështjet e PS-së u bënë mandej çështje të të gjithë vendit. Nëse do të bëjmë një krahasim dy mandateve të dy qeverisjeve, vërejmë që praktikisht nuk ka analogji.

 

Mark Marku, deputet i PD-së, mendon se ka ardhur koha për një rithemelim konceptual të PD. Është ky një debat që prek dhe i drejtohet përmbajtjes apo formës…

 

Nuk e kam ndjekur këtë debat. Nuk kam informacion për qëllimet dhe modalitetet e tij.

 

A ka një bilanc real në pengimin e tendencave monopoliste në sistemin ekonomik dhe strukturor të përgjithshëm të shoqërisë së sotme shqiptare?

 

Ne besojmë tek tregu. Besim tek tregu do të thotë luftë ndaj monopoleve. Sigurisht që ka një dinamikë, që është e qartë kudo dhe në çdo vend, që më të fuqishmit përpiqen të bëhen gjithnjë e më të fuqishëm. Nëse nuk e njohim këtë princip, është e paarsyeshme të flasim. Nga ana tjetër, nëse më të fuqishmit do të lejoheshin të monopolizonin jetën ekonomike e gjithçka me radhë, kjo do krijonte parakushtet e dështimit të shoqërisë, në sferën ekonomike, kulturore, politike e kështu me radhë. Dinamika për të cilën po flas është që në shoqërinë njerëzore këto dy tendenca: monopolizimi dhe de-monopolizimi, janë të pranishme. E rëndësishme është ku qëndron qeveria! Nëse e ilustrojmë me një shembull konkret, le të marrim hidrocentralet ku janë dhënë 400 licenca, a mund të kemi në këto kushte monopol? Mos të harrojmë që ky nesër mund të jetë tregu më i rëndësishëm dhe më i fuqishëm. Po të flasim për biznesin e karburanteve, ka një-dy monopole shtetërore apo private që kontrollojnë karburantet? Jo! Ka minimumi 10-12 kompani të fuqishme, të cilat pikërisht nëpërmjet konkurrencës bëjnë të mundur uljen e çmimeve dhe rritjen e cilësisë. Kjo nuk do të thotë se kushdo që ka dëshirë të merret me tregtinë e karburanteve të jetë në kushte të barabarta me dikë që merret që prej 15-20 vitesh me këtë biznes! Ashtu sikurse mund të ngrihet çdo qytetar dhe të thotë që unë kam dëshirë të bëhem ministër, deputet etj. Dhe sigurisht që rrugën e ka të hapur, por një njeri që ka 20 vite që punon, që ka një figurë publike, nuk mund të jetë i barabartë me atë që niset sot. Në çdo fushë, në çdo profesion, në çdo aktivitet, njerëzit themelojnë dhe rithemelojnë biznesin e tyre, kapitalizojnë në të. E rëndësishme është që e gjithë reforma që është bërë në këtë fushë nga qeveria jep mundësinë e shanseve të barabarta. Konkretisht, le të marrim reformën në dixhitalizimin e prokurimeve publike. Në tërësi numri i firmave të kompanive që konkurrojnë në çdo prokurim publik të veçantë është rritur jashtëzakonisht shumë në raport me kohën kur nuk ekzistonte prokurimi publik i automatizuar. Kjo rrit konkurrueshmërinë, ul kostot dhe rrit cilësinë. Së dyti, operatorët ekonomikë trajtohen në mënyrë të barabartë nga shteti dhe këtë e vërejmë si në trajtimin tatimor apo doganor të tyre. Ne sot e kemi harruar se ç’do të thotë ngritje e traut të doganës, por kjo është shumë e rëndësishme sepse i vendos aktorët ekonomikë në kushte të barabarta gare; marrja e licencave sot është një procedurë fare e thjeshtë dhe administrata shtetërore nuk mund të diskriminojë një biznes. Të gjitha këto kanë rritur nivelin e barazisë të faktorëve ekonomikë në treg. Rritja e barazisë së shanseve absolutisht de-monopolizon.

 

Cilat janë projektet e rëndësishme që kërkojnë një mandat të tretë?

 

Besoj që janë dy-tri programe të rëndësishme që janë themelore e që duhet të vazhdojnë dhe sigurisht në këtë mënyrë krijohet vijimësi. Programi i zgjerimit të lirive ekonomike, programi për energjinë, për bujqësinë, për IT-në, janë programet kombëtare të cilat çdokush do të duhet t’i vazhdojë jo vetëm për një mandat, por edhe për shumë mandate. Nuk mund dhe nuk do të duhet që në një mandat të ri të mos hapen edhe tematika të reja qeverisëse. Edhe opozita duhet të paraqesë një alternativë, problemi është se përpos taksës progresive, së cilës ia njohim rezultatet, deri më sot nuk është shqiptuar as edhe një ide tjetër. Taksat progresive nuk vlejnë, sepse nuk bëjnë gjë tjetër veçse rrisin etatizmin, korrupsionin dhe përfitimin politik nga ekonomia, të gjithë këto fenomene të provuara në qeverisjen e partisë socialiste. Ndërkohë që ulja e taksave dhe taksa e sheshtë e bën më me interes pagimin e taksave sesa evazionin fiskal. Gjithashtu, do duhet të vazhdojmë të njëjtin program për kompletimin përfundimtar të infrastrukturës së vendit. Shpresojmë që viti 2013-2014 do t’i japë një rrugë edhe krizës së eurozonës dhe do të bëj të mundur që jo vetëm të mbajmë këtë program ambicioz të investimeve publike për infrastrukturën, por edhe ta zgjerojmë. Në mandatin e parë, një projekt madhështor ishte Rruga e Kombit, për këtë mandat të dytë është rruga Tiranë-Elbasan, në mandatin e tretë do të duhet të jetë Boshti Qendror dhe ndërkohë të mbyllet Rruga e Arbrit dhe Unaza Jugore e vendit. Pavarësisht, besoj që mbeten akoma sfida të rëndësishme për Shqipërinë, për të ardhmen e saj afatgjatë. E mira e kësaj mazhorance është që nuk ka menduar thjesht dhe vetëm për suksesin e ditës, por për të ardhmen. Kur flas për të ardhmen kam parasysh që ne kemi nevojë për reforma të thella dhe për përqendrim, por i cili është i pamundur dhe ka qenë i pamundur në çdo vend, të kryhet pa një bashkëpunim serioz midis shumicës parlamentare dhe opozitës, e cila do të duhet të përfshinte së pari përsosjen e sistemit gjyqësor. Në qoftë se sistemi gjyqësor nuk funksionon, nuk funksionon drejtësia, nuk funksionon e drejta e pronës, etj; në themel të besimit të njeriut europian qëndron besimi themelor tek drejtësia. Ne kemi detyrim që ta sigurojmë këtë drejtësi. Ajo është një nga tri kolonat themelore të pushtetit dhe funksionimi sa më i mirë i drejtësisë jep mundësi të pakrahasueshme edhe për degët e tjera të pushtetit. Do të duhet përfundimisht të përvijojmë natyrën e kësaj ekonomie, gjë që ka qenë e pamundur deri më sot për shkak të mungesave elementare. Kur nuk ke infrastrukturën më minimale, nuk mund të mendosh për diçka tjetër. Nuk kemi pasur energji elektrike. Qytetet tona ishin në terr para shtatë vjetësh. Janë zgjidhur probleme ekzistenciale, por tashmë duhet të mendojmë për të ardhmen. Pra çfarë ka kapacitet dhe çfarë mund të ofrojë ky vend në ekonominë globale? Këtu ka nevojë për shumë mendim dhe lidership. Do na duhet të vazhdojmë reformat në fushat sociale, të cilat pjesërisht dhe janë nisur dhe këtu kam parasysh arsimin, shëndetësinë, pensionet, ndihmën sociale, të cilat sigurisht gjithashtu kanë të bëjnë me vitalizimin, me rritjen e produktivitetit nga njëra anë dhe nga ana tjetër me respektin ndaj njeriut dhe kontributeve të tij.

 

 

Ekziston sot një doktrinë politike, le të themi “berishiste”?, e  cila lidhet me tregun, me prioritetet kombëtare ekonomike, sociale, kulturore dhe drejtpërdrejt me interesat kombëtare?

 

Mund edhe të themi “berishiste”, për shkak se është kryetar i partisë në 20 vite dhe kryeministër i saj, por absolutisht kjo parti ka një themel doktrinor që në ditën e parë të krijimit të saj, që është mbështetja pa rezerva e tregut. Në nivel doktrinor kjo është një sfidë e përhershme, mbështetje e tregut do të thotë krijimi dhe rikrijimi i kushteve të barazisë së shanseve në treg. Së dyti, në themel të kësaj partie qëndron një politikë kombëtariste. Besoj që kjo parti në tërësinë e saj dhe në elementet e të gjitha politikave të saj ka bërë një politikë kombëtariste, si dhe ka arritur me maturi ta integrojë me një politikë pro europiane. Projektet dhe programet ekonomike që folëm më sipër, lidhja e kombit me infrastrukturë, rrugë, energji, dixhitalizimi, rritja e komunikimeve telefonike, ulja e çmimeve të tyre, të gjitha këto nuk bëjnë gjë tjetër përpos se lidhin më shumë kombin. Ky është kontribut i posaçëm i këtyre dy mandateve që nuk kanë qenë të lodhshme për shqiptarët, sikurse u vërtetua edhe në zgjedhjet e 8 majit.

 

 Cilat janë sipas jush sferat e reja, të pa eksploruara të potencialeve reale të Shqipërisë, për rritje dhe zhvillim? Duke e ditur paraprakisht se kjo është një temë e madhe debati në nivel botëror, në lidhje me “rrezikun e shterjes së burimeve” të zhvillimit global të planetit dhe betejës për burime alternative?

 

Ashtu siç dhe e shpjegova më lart, vendi ynë ka disa burime që janë të pashtershme dhe ne duhet të punojmë me to dhe për to. Është punuar për ujin, do të duhet të punojmë për diellin dhe për erën, për të krijuar ndoshta kushte më të përshtatshme për biznesin në këtë fushë. Por duhet të kuptojmë një gjë, që ne nuk mund të përballojmë investimet në këto fusha me kapital të brendshëm. Kapitali i brendshëm do të duhet të përfshihet sikurse edhe është përfshirë, fakti është që këto hidrocentrale të para po futen në punë janë kryesisht kapital vendas. Por në kushtet e një krize globale, mundësia e likuiditeteve në vende të fuqishme që kanë kapital të madh është zvogëluar dhe sigurisht që kapitali tregohet shumë më i kujdesshëm. Bankat, që janë në vështirësi kudo në vendet e euro-zonës, por jo vetëm, e kanë të vështirë të mbështesin projekte madhore. Pra, shfrytëzimi i këtyre burimeve natyrore që janë të pashtershme, të riciklueshme do të duhet të mbetet një nga potencialet tona themelore që duhet mbështetur, duke krijuar mjedisin për zhvillimin e tyre. Në momentin që do të ketë më shumë kapital të lirë, ne duhet të jemi konkurrues për t’i thirrur e shndërruar në investim.

28 Komente

Ore pse flet ne shumez ky njehere...neve thote...fol per veten o njeri...

Ka ardh koha me cu trunin per rehabilitim nja dy vjet, ndersa trupin me e sjell ne pune. Keta te nxjerrin nga shinat, artur zheji qe pyet arben imamin, aktor, minister mbrojtje, bashkekryetar i grupit te punes per kushtetuten dhe demonstrues dhembethyer:

Cilat janë sipas jush sferat e reja, të pa eksploruara të potencialeve reale të Shqipërisë, për rritje dhe zhvillim? Duke e ditur paraprakisht se kjo është një temë e madhe debati në nivel botëror, në lidhje me “rrezikun e shterjes së burimeve” të zhvillimit global të planetit dhe betejës për burime alternative?

dhe ky qe pergjigjet:

... Pra, shfrytëzimi i këtyre burimeve natyrore që janë të pashtershme, të riciklueshme do të duhet të mbetet një nga potencialet tona themelore që duhet mbështetur, duke krijuar mjedisin për zhvillimin e tyre.

eshte bo me ja fut vrapit smiley

O swed, futja jo vetem vrapit por edhe vetes se e ke ate koken bosh fare... te pakten keshtu te njoh.

E lexove pyetjen me mend apo diktatce? Ti or byra-vrer nuk arrin te kuptosh se ajo pyetje eshte pyetja me idiote qe mund te bej nje intervistues! pse do thuash ti? Sepse ceshtja e burimeve natyrore ka qene, eshte, dhe do te jete gjithnje ceshtje debati te cdo kombi dhe cdo ekonomie per aq sa ekziston e do te ekzistoje kjo toke!!! Nuk mund te besh nje pyetje te tille dhe ti besh nje nderlidhje me dicka qe ska lidhje fare me ate qe kerkohet. Eshte nje mix pyetje qe te trullos se sa e kuptueshme e praktike. Imami eshte minister dhe politikan, JO analist ekonomik, shkencetar, statistiks Global ekonomik qe ti behet nje pyetje e tille. Pyetja duhet te ishte konkrete dhe te perbente nje lidhje me personin qe intervistohet. Per resurset e Shqiperise te shfrytezuara apo akoma jo, mund te pyesesh te instituti perkates apo te hysh te peshkupatru se aty 20 veta flasin e te shpjegojne si me 20 fakultete(!) Resurset e nje shteti jane relative, sot eshte nafta nje resurs, por neser mund te jete vetem nje produkt qe ndot sepse energjia fitohet nga teknollogji te reja me te favorshme. Edhe Robt jane resurse qe variojne sipas sistemit e shkalles zhvilluese! Imami u pergjigj shume mire per pyetjen karagjoze qe ju drejtua. Mos kritiko kot e me kot vetem e vetem se nuk te pelqen sigla e partise X

kev

Resurset e nje shteti jane relative, sot eshte nafta nje resurs, por neser mund te jete vetem nje produkt qe ndot sepse energjia fitohet nga teknollogji te reja me te favorshme. 

smiley

smileyme qafsh me trego si do te ndoti nafta neser .. ne qofte se ti nuk e shfrytezon  si burim energjie .me thjesht per nje mendje 5-vjecare: si do nxjeri tym nafta n.q.s ti nuk e djeg qe te ngrohesh fasulet.. dhe po te ndoti do te thote qe ti e shfrytezon si  resurs(burim ne shqip)energjie . Si mund te jete  "vetem nje produkt qe ndot" Mootin po se ngacmove nuk vjene ere. veten nqs do ta ngacmosh se te pelqen per nje arsye ose nje tjeter smileysh si burim energjie smiley

galile,

je i semure apo qorr?

Nafta kur digjet eshte nje produkt qe ndot. Kur energjine mund ta perfitojme nga nje burim tjeter me te paster dhe me te lire atehere ajo nafte do te konsiderohet si ndotje. Ne ekonomi kjo quhet mall stog! Ate kam thene dhe nuk ka hapsire per keqkuptim.

Energjia fitohet vetem me teknollogji. Psh. duhet te kesh teknollogji per te shfrytezuar eren, ujin, diellin etj. per prodhim. Burim i natyrshem qe nuk kufizohet. Edhe kete nuk e kupton?

E ke flamurin kanadez por qenke bylmez fare, mjere taksa-paguesit atje qe do te te cojne gjithe jeten ne fillore.

energjia nuk Fitohet. Por Shfrytezohet. ti nuk mund te krijosh energji me ane te teknologjise por vetem ta shfrytezosh ate  or trim .Teknologjia nuk krijon energji . me thjeshte kjo.. e kupton tani ... eeee. 

tani per naften e lexove se c'shkruajte: si mund te konsiderohet nafta si ndotje kur ti te kesh gjetur burime me te pastra energjie???? ti thjesh nuk e prek dhe ajo nuk te ndot. pra nuk te ndot or trim po nuk e ngacmove...lol...  gjermani ja hodhi tani qe te ka ty se per teknologji nuk mbahen ata -- do krijojne energji sa tu doje bytha....smileysmiley

galile, Une nuk kam thene "nuk do te preket" por kam thene "do te jete nje produkt qe ndot" ! Pra, Nafta ne gjendje natyrore, aty ku eshte nuk ndot asgje. Por kur ajo behet produkt ajo ndot. Pra produkti eshte perpunimi i Naftes dhe produktiviteti me te.

Kapish tani se me cmende?

Kurse per fjalen Energji. Ti ja fut qesim sepse sigurisht qe energjia egziston edhe pa njeriun. Por fjala eshte per ate energji qe ne njerrim apo prodhojme, dhe per prodhim te kesaj energjie "industriale" ty te duhet teknollogji. Pa ate, ti do te kesh vetem energji muskujsh apo nga ferkimi me batanije.

Tani kapish se ti e doke me kamzhik!

or grup ty te paska zene amnezia me duket . ti po perserit fjalet e mia apo c'fare. e mbane mend se c'ke shkruar po ti kame bere me bold more derezi. ato jane fjalet e tua.

tani na ben rreth rotullim . 

Galile shih per djalken shpjegohet keshtu:

Nafta-djegie -energji=ndotje 

kur gjen nje lende tjeter ( burim te paster energjie , qe i shpik torrobellja qypit)

No nafte-no djegie-no energji= no ndotje pasi ke zevendesuar hallken e pare te zinxhiritsmiley

Burimin e paster te energjise do ta gjeje  vete Arben Imamit.... se keta i kemi te squt ne . naften qe kishin ja dhane te tjereve.per nje grusht fasule. tani do na zbulojne edhe burime te tjera energjie ne nje byth vend qe eshte albanistani.

Po jo mo Galile, cfare burimesh energjie aman. Per burimin e paster te energjise jane bere tullac 94 % e shkenctareve e s'kane nxjerr gje ne drite. Te ishte aq e thjeshte tha, s'do kishim pjekur njerez ne hell ne Irak, Afganistan e gjetke. Per momentin nafta eshte e pazevendesueshme ndaj dhe ne Shqiperi e dhurojne. Sic thua dhe vet Shqiperia qe eshte ne balle te zbulimeve shkencore do te arrij t'ju marr ne kthese te gjitheve e te bej nje burim te vetin te energjise nga peshtyma.

lol... like it.

Me interesantja eshte se ne shumicen e persiatjes tende energjitiko-burimore ke thene pikerisht ate qe doja te thosha une po qe pertoja te zgjatesha, qe intervistuesi eshte hajvan qe pyet kete per energjine. Tjetra qe une kam shtuar pervec kesaj eshte qe ky koqja pergjigjet me llafe rrugesh ne vend qe ti thote ik o klluf pyet ata qe merren me kete pune se une s'thith nga kjo fushe. Kaq ishte

ok Swed, u keqkuptuam.

Bravo Arben Imami smiley Like!

I peshtyu levozhgat nji farkungells ( tm Koth ) ... smiley

Imam je nje deshtim i madh i aftesive te rraces se shqiptare per te krijuar nje njeri te pranueshem. Deshtake jane edhe ata qe tek ty shohin shembullin pozitiv.

Personalisht e kam pelqyer Imamin ne fillimet e tij me PD-ne.Ishte vertet i pasionuar,idealist dhe njeri goxha popullor,po ta krahasonje me Pashkon qe mbahej elite dhe nuk dejonte te te jepte doren.

Pas largimit nga PD-ja ka pesuar metamorfoze te ngjashme me Mero Bazen.

Ne 1997 u be gati te vihej ne krye te kryengritjes per te marrshuar ne Tirane.Thone dhe qe veshi rrobat e gjenaralit grek,por skemi foto.

Me pas me nje akrobaci te habitshme kaloi me qeverine Nano dhe jo si ekponent dokudo por si Minister.

Pas 2005-es kur te gjithe prisnin qe Imami te ishte anonim,ose ze vokal opozitar,Berisha e zgjodhi jo pak por shef kabineti,duke lene me goje hapur gjithe simpatizantet e tij.
Ndersa me vone behet Minister i Mbrojtjes.

Nuk e di por une dua Imamin e vitit 1990-1992.Keta Imamet e tjere jane zhgenjyes.

E ca te kushtonte te thoje Mandatin e Katert o Imam ?smileysmiley

Imami deklaron qe ne mandatin e ardshem Berisha-Meta ai do mbaje premtimin e kadohershem dhe bashke me dalezotsin Nano do ti ktheje popullit patate e humbura ne firmat piramidale.

Hallall gjiza, por dhe kosi padyshim.

Mbas gjithe ketyre arritjeve te thella, sa vende te reja pune u krijuan si perfundim??? Ne 2005 e kishim papunesise 13.8 %, sot e kemi 13.32 %. Te dhena nga INSTAT. Pra ca u arrit mbas gjithe ketyre vizioneve te medha?

Po per dentistet nuk tha gjo ke programi Ben kingu?

Mosmirnjohes!!!!!

smiley

ah sa desher ka pi ky qingji i urte....

 

E shoqja e drejtorit të SHIU ishte ortake me dy trafikantë armësh. Ylli Zyla, që mori postin pas skandalit të Gërdecit, ngarkonte vetë avionët që niseshin drejt vendeve si Nigeria.    Opozita:

       Dyshojmë se janë shitur edhe eksplozivë. Arben Imami refuzoi para pak ditësh kontrollin e Kuvendit mbi ministrinë e tij. Opozita dyshon se fshihet një trafik marramendës armësh!

 

 

 

Tema

I ndershem burri botes,e shoqja e perfshire ne afera korruptive,ky jep doreheqen.

Sikur ti fshijme te gjitha vetem fakti qe e shoqja e ketij Ylli qe drejton sherbimin informativ te ushtrise ( cfare paradoksi,  e shoqja e tij eshte perfshire ne nje biznes mbrenda oborrit te Ministrise Mbrojtjes dhe pikerisht ne shtartin ky fle kreu i sherbimit i-n-f-o-m-a-t-i-v per USHTRINE smiley)  tregon KONFLIKT INTERESI.  Konfliktet e interesit jane korrupsion i paster pasi shfrytezohen te gjitha opsionet ne interesin personal duke shfrytezuar postin pushtetin. Ky skandal tregon edhe njehere tjeter , se nga Gerdeci POLITIKA nuk ka nxjerr mesime. Keshtu qe Reputacioni i MM dhe i institucioneve te tjera shqiptare  nuk ka shanse qe te riparohet! Eshte rasti i dyte qe ne MM plasin Skandale! 

ky ylli eshte nje race spiunash nja tre breza tashme,gjyshi,babati etj ne fisin e tj kan qen punonjes te sigurimit,kjo rrace eshte ne pushtet,majata e djathtas,i heqin nga nje drejtori i çojn ne nje tjeter,ja pra demokracia alla ashqiptare

Ky të paktên paska punuar në specialitetin e familjes .Po kur punojnë presidenta e ministra çer të thuash.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).