Intervista në emisionin “Shqip” e deputetit Mark Marku, në një këndvështrim sipërfaqësor, sigurisht la shijen e një ligjërimi konstruktiv dhe madje guximtar të një individi që tingëllon se po flet hapur.  Kjo pasi në veshët tanë, jo rrallë të lodhur nga ligjërimet e shumta, na tingëllon “e hapur” çdo kritikë, mjaft të jetë kritikë, e çdo lloji, pavarësisht kritereve.

Por, në respekt të vërtetësisë dhe intelektualit që duhet ta mbarsë atë, pra për rrjedhojë edhe të figurës së vetë z. Marku, si pjesë e përfaqësimit intelektual, është më se i nevojshëm një reagim i denjë dhe i vërtetë ndaj asaj interviste. Pikërisht në shërbim të të folurit hapur dhe me vërtetësi është e nevojshme të kuptohet çfarë tha realisht z. Marku, cila ishte logjika e përdorur prej tij, sa koherente ishte ajo logjikë dhe argumentimi i përdorur prej tij, e në përfundim, cili ishte modeli publik që ai dha si pjesë e detyrës publike e tij.

E shtroj këtë çështje sepse duhet theksuar që nëse gjithçka që u tha prej tij nuk i përgjigjet një arsyetimi dhe procedimi të drejtë, atëherë vetë përmbajtja e asaj që ai proklamoi nuk do të ishte më e vlefshme. Po ashtu, gjithçka që z. Marku theksoi mbi nevojat e domosdoshme për ndryshim, nuk do të reflektoheshin askund nëse nuk mbështeten nga një logjikë solide. Kur mungon një koherencë logjike, gjithë çfarë mbetet në përfundim është një tablo mediokre ku dikush është faktorizuar për një moment duke kritikuar, anatemuar dhe bërë oponencë dhe asgjë më shumë. Asgjë nuk ka ndryshuar në përfundim.
Pikërisht për faktin që ajo çka themi nuk duhet të përfundojë në ligjërime boshe pa asnjë rezultat konkret, është e nevojshme të bëjmë thirrje për kolona të arsyetimit në ligjërimet publike.

Kështu, ndërsa ndiqja me vëmendje intervistën e tij, herë pas here ishte e pamundur ta ndiqja linjën e mendimit në atë që z. Marku thoshte. Kjo pasi në varësi të idesë që tentonte të përcillte, ai ndryshonte here pas here status. Të krijohej një ndjesi marramendëse që të shkakton një folës që ndryshon vend shpesh përgjatë një bisede në një tryezë. Kështu, z. Marku e nisi intervistën duke thënë që ndonëse problemet që po shpaloste në këtë moment i kishte parë që në fillesën e vet brenda grupimit politik ku aderoi, ai e kishte të qartë që duke u bërë pjesë e një grupi, duhet të mësosh rregullat e “shtëpisë së tij”, ky ishte termi i përdorur prej tij. Pra, z. Marku pranon që është bërë pjesë e këtij grupimi me vullnet dhe ndërgjegje, dhe që rregullat e shtëpisë duhen kuptuar, mirëkuptuar e respektuar. Vetëm pak më vonë, përgjatë intervistës së tij, ai shprehet që përfaqëson vetveten, individin dhe jo grupin, ndonëse paradoksalisht nuk pranon të mos jetë pjesë e grupit. Dhe këtu pikërisht fillon jokoherenca e pozicionit të tij. Pra, z. Marku thotë që është pjesë e grupit, e merr statusin të flasë si një person brenda grupit në emër të përmirësimit të grupit, por përfaqëson vetveten, individin, jo grupin. Ky procedim është një pamundësi dhe absurd real, i pamundur të ekzistojë si i tillë. Jo vetëm kaq, por madje ky procedim i tij bie ndesh me atë çka ai thotë kur pyetet për votimin e Presidentit në sallën e Parlamentit. Ai thotë që një gjë është të mendosh dhe një tjetër të votosh. Pra individi Mark Marku ka votuar vetë, ndryshe nga çka menduar po vetë. Ky procedim të çon në një lloj pamundësie për të gjetur se cila është rruga për t’u ndjekur. Pra mundet që një ditë të kemi përballë një deputet, si në rastin e deputetit Marku, por ai të mos jetë në të vërtetë deputeti, por individi me mendime të ndryshme nga përgjegjësia që ka marrë përsipër me vullnet të lirë dhe, nga ana tjetër, të sillet si ai ta gjykojë të arsyeshme për momentin. Pra, të votojë ndryshe nga ç’mendon dhe të ligjërojë ndryshe nga ç’voton. Si mundet të kuptohet ky qëndrim?! Si mundet të kuptohet cila është e duhura në këtë dualizëm ekstrem? Por, ç’është më e rëndësishmja, si mund të realizohet ndryshimi që ai vetë kërkon nëpërmjet këtij qëndrimi? Ajo çfarë nuk mund të pranohet në këtë qëndrim është që një përfaqësues politik që me vullnet ka marrë përgjegjësinë të përfaqësojë qytetarët sepse gëzon edhe statusin e deputetit, nuk kupton gjënë më elementare, duke marrë një vendim për pjesëmarrje në një grupim partiak, atëherë statusi nuk është i dyfishtë. Pra, si individi Mark Marku dhe deputeti Mark Marku, ashtu edhe anëtari i grupimit politik Mark Marku, duhet të qëndrojnë në harmoni me njëri-tjetrin, jo në kundërshti, s’munden kurrsesi të jenë në kundërshti. Çka do të thotë domosdoshmërisht që nëse duhet folur si jashtë grupit, atëherë thjeshtësisht duhet të qëndrosh jashtë grupit, pra të dorëhiqesh prej tij. Në terma të thjeshtë nuk mund të thuash që unë jam deputet i një force politike, por kur ajo nuk më pëlqen, unë largohem dy orë dhe në ato dy orë jam një tjetër, jam individi Mark Marku, që kritikoj deri në rithemelim shtëpinë time politike dhe pas dy orësh kthehem sërish në shtëpi dhe bëhem deputeti Mark Marku.

Ky procedim absurd logjik së pari është i dëmshëm sepse nuk lejon kurrë që dikush të marrë përgjegjësi. E nëse nuk merren përgjegjësi, nuk ndodh kurrë ndryshimi i kërkuar nga vetë z. Marku. Kështu, nëpërmjet këtij procedimi spekulativ, një mendje e pathelluar; thjeshtësisht mund të kritikojë forcën politike ku bën pjesë z. Marku, por jo vetë atë. Sepse ai një moment doli si individ dhe shprehu vetë kritikën, ndonëse më pas sërish u ul në ndenjësen e kësaj force politike. Ai, tashmë, duke dalë e duke hyrë, i lau mëkatet, nuk është fajtor, madje është sërish banor i shtëpisë politike, por jo pjesëmarrës në kostot e shtëpisë.
Me këtë absolutisht nuk po nënkuptoj ndonjë favorizim të veçantë të përfituar nga z. Marku, por u referohem kostove të çdo vendimmarrjeje politike që peshon në të gjithë ata që janë po aq individë sa z. Marku, por dinë mirë që kanë bërë një zgjedhje të vullnetshme dhe të ndërgjegjshme. Kjo nuk do të thotë aspak që nëse je anëtar i një grupimi nuk ke të drejtë të thuash fjalën tënde, por sigurisht, kjo fjalë duhet thënë brenda grupimit politik e më pas nëse nuk dëgjohet, nuk përfillet, nëse gjuha jote nuk komunikon me gjuhën e grupit, atëherë shkëputesh nga ai grupim dhe vijon të ligjërosh fort fjalën tënde jashtë tij në kundërshti me të.

Kjo nuk na provon nëse grupi kishte të drejtë apo individi kritikues kishte të drejtë, kjo duhet kuptuar thjesht që nuk mund të ketë dy standarde në qëndrime, jam, por nuk jam. Pikërisht ky dualizëm është ai që intelektualët së pari duhet të evitojnë. Nga ana tjetër, nuk po pohoj aspak që konformizmi total është vlerë absolute dhe e gjithmonshme, por dualizmi është një vlerë edhe më e rrezikshme se konformizmi.

Duke vijuar më tej, në ligjërimin e tij z. Marku flet për një “rithemelim” të forcës politike ku ai vetë gjendet. Termi rithemelim është një term që në asnjë mënyrë nuk mund t’i tolerohet një intelektuali si z. Marku, një pedagogu të Shkencave të Komunikimit. Si mund të rithemelohet diçka e themeluar? Si mundet të rikrijosh rrënjët e një strukture, biologjike apo sociale? Rrënjët ose shkulen, ose qëndrojnë, e themeli ka të bëjë me rrënjët. Një koncept si rithemelimi është po aq spekulativ në terma realë sa janë absurdë e spekulativë dhe pozicionet e ndryshme që merr z. Marku në qëndrimin e tij.

Kështu, një gjë është të flasësh për ndryshime dhe një tjetër gjë të flasësh për themelime. Ato nuk mund të qëndrojnë të dyja. Ndryshimet dhe përmirësimet vijnë nga anëtarët e grupit, dhe kjo është maksimumi që një anëtar, duke vijuar të jetë anëtar, duhet të pretendojë. Themelimet bëhen nga e para, ato nuk ndodhin brenda grupit, dhe domosdoshmërisht kuptojnë ose shkatërrimin e strukturës ekzistente ose krijimin e një strukture të re.

Kështu, nëse do të zbrisnim në terma më konkretë, atë që deputeti Marku thotë që do të bëjë në të ardhmen në fund të intervistës së tij, duhet ta bënte jo në fillim, por përpara ligjërimit të tij në publik, pra thjeshtësisht së pari të paraqiste planin apo projektin e tij politik, siç e quan ai, ndaj grupimit të tij politik, dhe vetëm pas kësaj të ligjëronte mbi të. Deputeti Marku jep të gjitha gjykimet mbi konformizmin e paduhur e plot elemente të padukura, por tezën e tij, idetë e tij mbi këto përmirësime, deklaron që do t’i paraqesë në një të ardhme të afërt pranë grupimit të tij. Duket qartësisht që është një procedim nga e kundërta dhe i mbështetur në një qëndrim dualist të tij.

Në gjithë çfarë shtjellova më sipër nuk gjendet aspak tendenca për të kundërshtuar këdo që kërkon të përmirësoje e zhvillojë cilindo grupim, sistem apo strukturën. Përkundrazi, pikërisht sepse fortësisht besoj që duhet përmirësuar gjithmonë, ndjek thirrjen e arsyes solide, e një procedimi logjik që na jep një rezultat. Përndryshe, çdo formë tjetër që nuk mbështetet në një logjikë dhe qëndrim koherent jo vetëm që nuk përmirëson, por madje krijon parakushte për një kaos edhe më të madh, një mjegull që nuk lejon të kuptohet qartazi kush është kush, e përfaqëson çfarë. Në këto kushte, marrja e vendimeve dhe gjykimet bëhen edhe më të rrezikshme, sepse na largojnë nga gjendja e vërtetë dhe reale e gjërave në fakt. E krijimi i kësaj mjegulle duhet shmangur me çdo kusht e qëndron edhe në bazament të misionit të intelektualit ndaj shoqërisë së tij, një bazament që besoj e ndaj po aq me z. Marku.

23 Komente

Por, në respekt të vërtetësisë dhe intelektualit që duhet ta mbarsë atë, pra për rrjedhojë edhe të figurës së vetë z. Marku, si pjesë e përfaqësimit intelektual, është më se i nevojshëm një reagim i denjë dhe i vërtetë ndaj asaj interviste.

Nuk e di kush do mbarsë kë... Por shtatezani te mbare ne cdo rast. smiley

Intelektuali duhet ta mbarse te verteten, pra, mashkulli mbars femrensmiley. Me gjase ka dash me than "ngjize", po nejse, prape te shtatzania dalim, keshtu qe edhe une e uroj "Hajt me nje borrokoc!"

pali miska ,qellon me pambuksmiley

Qe MM flet eshte mire, sa qendrojne dhe sa te verteta apo edhe logjike kane ato qe thote, ky eshte nje debat tjeter.  Shumica e shqiptareve syte i kane nga PD-ja, si parti me kontribut te jashtezakonshem ne transformimin e Shqiperise keto 20 vite dhe qe ka nje vizion keshtu qe debati dhe pluraliteti jane shume te rendesishme.  Tregojne se PD-ja ka aftesine e vetekritikes dhe reflektimit.  Thelbesore per cdo organizate politike qe meton te jete demokratike eshte qe te kete shume pole pushteti dhe PD-ja e ploteson kete (eshte grupi i te hershmeve ne parti, me Topallin dhe Boden, qe ka edhe nengrupet e veta, grupi i te rinjeve etj.).  PS-se se Rames nuk ja hedh kush syte se ajo parti ka mbaruar.  Jo vetem qe eshte pa vizion e alternative por aty ka vetem nje pol a grupim te pushtetshem, miliarderet e PS qe dominojne PS-ne bashke me Ramen.  Brezin e vjeter Rama e ka larguar, ata qe kane ngelur jane eunuke, brezi i ri jane ushtare te bindur te Rames qe i ka prure aty vetem sa per numer ne favor te tij.         

E ka kap argumentin prej koqesh Grida.Ah c'po heq i ziu Mark.Kto rishtaret e karieres ja me katolike se katoliket.

Grida ne fakt ka kap doktorin per koqesh, o e fut ne liste ai per zgjedhjet e ardhshme, ose do ja kafshoje kjo.
PS Qe eshte e mire kjo s'ke c'thu fare, ja ka zone dhe Erles vendin e pare si superseksi i partise

edhe Cilit smiley

Po cfarë tha Doktori vet pas Intervistës...

Sapo mora vesh që Rama është me Italianin e mësova para kohe Rezultatin e Ndeshjes smileyRama kujton se eshte akoma Berluskoni k/minister hahahahaha .Po une nuk e pi birrin or tie ...

Doktor , bëhet fjalë për një Guximtar largpamës , nje InteliDjent nga rradhet tuaja  .Ka dhënë mendime njaj për Partinë!!!!!! ..per Jue e per per per per per t'ardhmen or tie !

Edhe ai ishte me Italinë në finale smiley . Po unë e respektoj shumë Kundërshtarin se jam fansi Fjalës së Lirë zotrie . Se Partia Demokratike i dha vendit Rrugen e Kombit . Poshte Opozita bllokuese e Frenuese !

Sa ha e dhjet Doktori nga këta fytyrgrij në DITË e jo në Vit , aq të mira qofshin .

Si ndryshojne kohet, ata qe dje i thoshin MM ( a thua ta kishin se shpeshhere ato qe thote jane moot?) sot i thone te lumte goja. Ka ca gjera qe duhen thene per Markun e Markut. Nuk ka gjasa te behet president ndonjehere sepse edhe po pranoi do i bjere zilja e telefonit kur te jete duke hipur ne makine me gardiste. Sigurisht qe edhe ai eshte i pafajshem si Tan Hoxha. prandaj edhe i propozon " e djathta" keta tipat. Le qe fajin e kane lapangjozet xhanem. 

Ajo puna e te qenit i pavarur ekonomikisht eshte nje pacavure tjeter sepse nuk e qas njeri per te dhene mesim  e as per biznese (te cilat i ka) nese i prek telat e gabuar ndokujt pa patur mbeshtetjen e pales tjeter. E treta, ky nuk ka qene kurre "i PD-se" (perkufizim i cili mbetet fluid perderisa edhe shkojne e vijne robt) dhe prandaj nuk e ka problem te dale e ti jape mend si nje mik qe ja do te miren. mirepo ky vetem shtiret i paditur mbi kryetarizimin e politikes sepse edhe vete eshte aty per shkak te sherbimeve qe i ka bere kryetarit. Se cfare jane i di ai dhe kryetari. I ka ca shtepia te bera andej ketej edhe Marku i Markut, madje shumicen e gjese e ka vene ne kohen e kundershtareve te tij te tanishem. Si tha, qingji i bute pi nga dy nena.

Per sa i takon Grides, ajo ka dale per te lare nga pergjegjesia kryetaren e kuvendit, si thote ajo shprehja " qe baba duret". Jozefina po i thote Saliut qe " Markun se ke nga une" se me sa duket do jete nxef Kreu i qeverise. Dhe Ay sigurisht qe i beson se eshte nga ata qe u beson njerezve. 

 Fshesaaaa, shesim fshesaaaa, handrak ka boll. Si thu Xhib?

Gocen e kam degjuar disa here neper emisione dhe nuk mu duk keq dite ti lidhte fjalet mire, kapte direkt thelbin smiley . Nuk e di se si eshte bere tani ne poste politike, sepse individi do apo nuk do ndryshon kur katapultohet ne nje post te tille politik.

Konkurrence e fuqishme per Bregun apo spostim i dale ngadalte i Bregut.

Nga e ka origjinen kjo?

Jo se kam naj konsiderate kushedi,por ky, njefare indipedence e ka rujt gjithmone.Kur plasi lufta mes TCH dhe Klan,ishte i vetmi qe shkelte ne TCH si perfaqsues i pozites,duke i'u shpetu ne nje fare menyre dhe emisonet, Balles Xhnges & co.Per vete riskoi jo pak,duke qene i detyrum me mbrojt apo kundershtu te gjitha qeshtjet e tregut politik,per shumicen e te cilave s'ishte fare kompetent.

Di qe Jozefina Topallit, qe e pat telefonu per t'i kerku llogari per humjen e bashkise se Rreshenit,i pat myll telefonin duke i than;turp t'u vije qe ju, qe kandidute nje person te tille.

Nuk asht leccaculo.Ne pergjithsi, na knej nuk jena,prandaj dhe kemi ngel barbar te pazhvillum.Naj perjashtim si F Cupi qe e msoi zanatin, i'a doli me u civilizu.

Na shkaterroi syte me fjalen "procedim". Nje fjalor i varfer i ngjashem me te ketyre qe kane mbaru jasht edhe 1 ne 3 fjale ifusin nai fjale si jashtetit.

S'kam pas ndonjehere simpati per Markun, por kjo Grida, pedagoge e sociologjise ne FSHS, eshte nje arrogante, agresive dhe pa piken e etikes ne diskutime publike.

nuk ka mbaruar jashte, por di ta tjerre mire leshin, leshpunuese e lindur, e merr tezgjahun edhe me dhembe kur i ka kembet e zena. Nje rremuje e gjysem artikulli i saj, jo po grupi pa individin, e individi ne harmoni me grupin, jo po jashte eshte brenda dhe nga brenda s'qellon dot jashte, pa pike thelbi leshpunuesja.

ka per t'ec kjo goc! 2013 do jete qeveria me seksi e Republikes!
Se cthote kjo kujt i plasi, rendesi ka menyra sesi e thote...coquine la demoiselle!

Ket gocen e kane more già, partizane.smiley

 

zevendese e kane, tani presim ne balle te "luftes"smiley

Marku eshte mendje e pathelluar smiley Hajde fleterrufe, hajde.

Me pak durim arrita ta lexoj. Kjo qe eshte shkruar ketu nuk ben sens. Grida i thote Markut se nuk ka te drejte as te mendoje dhe as te flase gjera qe mund te mos jene ne interes te klanit politik. S'me pelqen fare si qendrim. Duket teper alla Byro Politike andej nga fillimi i viteve 80.

a-ha, grida vendetta

era lufte e hapur  smiley

ose  pak  pluhur demokratizimi,  per tu futur ngadale ne  fushaten  e konkurences per pushtete ne partine demo-autokratike 

Me thene te drejten,zonjen, kur e kam nigju, me ka peqy jasht mase.Me shkaktoi nje lloj ndjenje te njellojte qe me ndodh dhe ne peshk."Sa mire arrijne te shprehen" me qellon te them ne raste te tilla, dhe me vjen keq per veten qe s'mundem.

Njehere te Fevzo, i bani te ndihen inferiore, (si mu) Lubonjen,Fevziun etj aty pari,per nga forca e argumentit qe kishte dhe me nje lloj arrogance imponuese qe shprehej,arrogance qe i vinte sipas meje,nga nje vetbesim i justifikushem plotsisht.

Kjo qe ka shkrujt kunder Markut,m'duket kalkulim i mirellogarit, per me fitu qertifikaten e besueshmerise aqe nalt.

Duke lexuar shkrimin e Gridës, po më dukej sikur po ecja me makinë nëpër kthesat e Krrabës. Mos, mbaje shofer se më zuri makina!

Kjo vajza ka mbaruar per sociologji. As te shtroje nje hipoteze nuk di, se e ka nisur artikullin sikur te shkruante nje detyre kursi, te vleresuar me noten 6 ne saj te perpjekjes por jo te "procedimit" te drejte te te argumentuarit. 

Mua me shume ma shpif stili i tjerrjes se leshit, bla-bla-bla dhe asgje. 

Nese do ta analizonim kete shkrim te shkruar me nismen e nje njeriu te zellshem per te treguar besnikeri, edhe kur ndoshta nuk ja kerkojne, verehen fjale te teperta qe ngaterrojne logjiken e fjalive. 

E shtroj këtë çështje sepse duhet theksuar që nëse gjithçka që u tha prej tij nuk i përgjigjet një arsyetimi dhe procedimi të drejtë, atëherë vetë përmbajtja e asaj që ai proklamoi nuk do të ishte më e vlefshme. 

1. Hipoteza: nese gjithcka e thene nuk i pergjigjet arsyetimit dhe procedimit te drejte (?), atehere permbatja e proklamimit nuk eshte e vlefshme. 

Fjala "gjithcka" ne pjesen e pare te hipotezes - nuk eshte asgje tjeter pervetem se "permbatja e proklamimit". Permbatja - permban(!) argumentimin e opinionit, pretendimeve, sugjerimeve etj; Procedimi - ndoshta nenkupton formen e shprehjes. 

Pra hipoteza e zonjes Phd. ne sociologji lexohet: Nese permbatja nuk i pergjigjet arsyetimit, atehere permbatja eshte e pavlefshme.

Me bukur dhe per hijeshi te nje shkrimi gazetaresk te shprehej: Opinionet e autorit nuk jane arsyetuar drejte. 

"Kjo pasi në varësi të idesë që tentonte të përcillte, ai ndryshonte here pas here status.... Pra, z. Marku thotë që është pjesë e grupit, e merr statusin të flasë si një person brenda grupit në emër të përmirësimit të grupit, por përfaqëson vetveten, individin, jo grupin. .... nëse gjuha jote nuk komunikon me gjuhën e grupit, atëherë shkëputesh nga ai grupim dhe vijon të ligjërosh fort fjalën tënde jashtë tij në kundërshti me të.

Ai nuk ndryshonte "status", por ne rastin me te mire "perspektive/kendveshtrim", nga pergjegjesia personale tek ajo ne grup. Fjala "status" nuk eshte termi i perdorur sakte ne kete kontekst. Kendveshtrimi i autores ndryshon gjithashtu kur jep keshilla, me qellim per te pergjithesuar, kaluar nga nje rast i pervecem, Marku, tek i pergjithshmi, dukuria. Ndryshimi i perspektives ne rrefim apo argumentim nuk eshte medoemos mungese koherence, porse nje perpjekje per te konkretizuar argumentin apo percaktuar pergjegjesite ne nje situate te caktuar.

Ajo çfarë nuk mund të pranohet në këtë qëndrim është që një përfaqësues politik që me vullnet ka marrë përgjegjësinë të përfaqësojë qytetarët sepse gëzon edhe statusin e deputetit, nuk kupton gjënë më elementare, duke marrë një vendim për pjesëmarrje në një grupim partiak, atëherë statusi nuk është i dyfishtë. Pra, si individi Mark Marku dhe deputeti Mark Marku, ashtu edhe anëtari i grupimit politik Mark Marku, duhet të qëndrojnë në harmoni me njëri-tjetrin, jo në kundërshti, s’munden kurrsesi të jenë në kundërshti.

Vajza as nuk merr ere totaliteti relativ i grupit (e drejta per te krijuar fraksione), por as nga pergjegjesite individuale te deputetit, njohur me kushtetute (Neni 70: deputetet perfaqesojne popullin). 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).