... veçanërisht ajo sokratike.

Ka një ironi elementare e cila ngatërrohet me njohjen dhe që, e tillë si art, është bijë e zbavitjes. Sigurisht, ironia është tepër morale për të qenë vërtet artiste, dhe tepër mizore për të qenë vërtet komike. Megjithatë, ja një tipar që i përafron : arti, komikja dhe ironia bëhen të mundshëm vetëm aty ku çtendoset ngutshmëria jetike. Por ironisti është ende më i çliruar se komiku ; sepse ky i fundit, shpesh nxiton të qeshë vetëm për të mos qarë, njëlloj si ata frikacakët që i flasin me zë natës së zezë për t’i dhënë vetes zemër ; këta mendojnë se do ta largojnë rrezikun thjesht duke ia zënë emrin me gojë, dhe bëjnë kështu si të lirë, me shpresën që t’ia kalojnë në shpejtësi rrezikut. Ironia, e cila nuk ua ka më frikën befasirave, luan me rrezikun. Kësaj here, rreziku është në një kafaz ; ironia shkon ta shohë, e përqesh, e provokon, e tall dhe e mirëmban për riprodhimin e vet ; madje ajo do të rrezikojë edhe përmes hekurave të kafazit, që zbavitja të jetë po aq e rrezikshme sa e mundur, për të përfituar kështu iluzionin e plotë të së vërtetës ; ajo luan me frikën e saj të paqenë, dhe nuk lodhet së ngadhnjyeri mbi këtë rrezik të mrekullueshëm që vdes në çdo çast.

Ç’është e vërteta, loja mund të përfundojë keq, dhe Sokrati ka vdekur nga kjo ; sepse ndërgjegja moderne nuk i ngacmon ashtu pa u ndëshkuar krijesat e përbindshme që terrorizonin ndërgjegjen e vjetër. Megjithatë, fryma e ironisë është pikërisht fryma e shkrehjes, dhe ajo përfiton nga qetësimi më i vogël për ta rifilluar sërish lojën. Kështu, gjatë historisë së vet, mendimi ka përshkuar disa oaze ironie ; këto janë epokat e « jetës skolastike » dhe talljeve të lira ku mendimi merr frymë sërish dhe çlirohet nga sistemet e ngurta që e shtypnin ; brezat e ironistëve ndërrohen me breza tepër seriozë, ashtu si në jetën individuale, tragjikja ndërrohet me moskokëçarjen. Shfaqja e Sokratit në fund të shekullit të V-të p.e.s, përfaqëson kështu këtë ironi të parë të adoleshencës e cila pason tek ne periudhën e frikave dhe rrëmbimeve të rinisë. Ironia sokratike është një ironi pyetësore[1] ; me pyetjet e veta, Sokrati shpërbën kozmogonitë masive të Jonianëve dhe monizmin mbytës të Parmenidit. Le të shënojmë fillimisht se Sokrati është një sofist, ashtu si Prometeu një titan ; por ai është një sofist që ka « përfunduar keq », një sofist që tallet edhe me sofistikën, edhe me shkencën e meteorëve. Në thelb, fryma e humanizmit dhe debatit që fryn tek këta sharlatanë, është vetë fryma e Sokratit ; Xhorxhias, duke argumentuar në favor të mosqenies, përpiqet të na mashtrojë, ashtu si dhe Abderitani Protagoras, i cili është një virtuoz i « antilogjisë ». Për shembull, ashtu si Sokrati, Sofistët e pranojnë karakterin e mësueshëm të virtytit, por për arsye aq të dyshimta sa Sokrati i Protagoras duket sikur thotë se ky virtyt është i papërcjellshëm ; sepse ai kërkon shkencën dhe jo kleçka apo receta. Ajo çfarë Sokrati iu qorton tregtarëve orvietanë (ashtu si më vonë Auguste Comte ndaj Saint-Simon), është se ata e kanë vënë parmendën para qeve, se improvizojnë aty ku do të duhej analizuar, dhe se shkurt, kanë rënë në përafërsitë e rëndomta të probabilizmit. Sofistit, me sofist : Sokrati çjerr maskën e këtij sherri (debati), dhe mashtrimin e këtij « arrivizmi » ; Sokrati i bën shoshë me pyetje tregtarët e fjalive të bukura, dhe ndjen një ngazëllim të vërtetë tinzak kur ua shpon tepritë e tyre të elokuencës, kur ua shfryn tollumbacet e mbushura plot me një dije të kotë. Sokrati është ndërgjegja e Athinasve, njëherësh ndërgjegja e tyre e qetë dhe ajo e rënduar ; domethënë, në funksionet e tij, gjejmë dy rrjedhojat e ndryshme të ironisë, sipas asaj që kjo na çliron nga frikat tona apo na privon nga bindjet që kemi. Nga njëra anë, Sokrati i zbavit Athinasit ; Schelling e krahason me Dionisin, zotin e ri falë të cilit qielli i shkretë i Uranosit do të mbushet me këngë dhe zhurma. Nga ana tjetër, Parmenidi është Kronosi i filozofisë, që gëlltit, qysh në zanafillë, veçantitë konkrete, shumësinë, lëvizshmërinë, tjetërsinë. Sokrati, me natyrë dioniziake, e vë në lojë këtë unitet të pangopur, këtë parim kronian që rëndonte mbi larminë e hareshme të dallimeve ; Sokrati ka diçka prej sharlatani, xhongluesi, qenieje gëtike ; ai e deh qytetin e vjetër të fortë e të ngurtë, themelon më në fund një dije njerëzore, të flatruar, të hollë e të zgjuar, në fushën e së cilës do të ushtrohet analiza e Aristotelit. Kështu, mbi Athinasit fryn një erë çmendurie ; demoni i dialektikës i cyt të rinjtë në sheshe dhe kryqëzime ; Alqibiadi lëshohet në gjithfarë fjalësh të çuditshme për të tërhequr vëmendjen e qytetit… Eshtë Sokrati, njeriu demonik, ai që i tremb qytetarët, që i deh me dialektikë dhe ide të mprehta ; tani e tutje, në Greqi ka vend për mendime të shkathta dhe të lira, për kritikë pjellore. « Kur të dëgjoj ty, i thotë Alqibiadi në tavolinën e poetit Agaton, më rreh zemra më shumë se nga vallja e koribantëve… » ; dhe ai e krahason Sokratin herë me një silen, e herë me satirën Marsias, që janë qenie dioniziane. Por gjithashtu, Sokrati është i vetmi njeri që mund ta bëjë Alqibiadin të skuqet ; i vetmi që e bën të kuptojë se të jetosh ashtu siç bën ai, s’ia vlen të jetosh fare. Gjithçka duket e papërfillshme në krahasim me nderimin e mrekullueshëm dhe prekës që Alqibiadi i bën Sokratit në fund të Gostia të Platonit. Alqibiadi është ca i pirë, thjesht aq sa duhet për të folur në tërë lirshmërinë e shtytjes së parë. « Pra më duhet t’i largohem atij duke i mbyllur veshët ashtu si për sirenat… Ai është i vetmi që zgjon tek unë një ndjesi për të cilën askush s’do të më besonte të aftë : për turpin përballë një njeriu tjetër ; … dhe them se shpesh do të doja që të mos ekzistonte fare. » […]

_____

 

© Vladimir Jankélévitch, L’Ironie, Flammarion, 1964.

© un, Hurbinek, 2012, për përkthimin shqip. (përkthyer nga rusishtja)      


[1] Një ironi « bisedimore » : Rudolf HAYM, Die romantische Schule, botimi i 4-ët (1920), f. 295.

 

17 Komente

Ja te shohim cilesine e ironise se komenteve...

Ironia eshte se s'do kete komente fare. Dhe kete e kane kuptuar shume mire ca treper qe sillen andej-kendej me telekomande bozonesh.

Ne fakt, xhibi, edhe komenti yt ishte nje ironi besoj, apo jo ? Se mua s'ma merr mendja se ti je vertet kureshtar te lexosh dike qe do te flase per gjithçka perveç per ironine.

Sidoqofte, ironia ime eshte se kam futur kastile nje fjale te dyshimte ne tekst (ne fakt, eshte autori qe e ka futur, por une e kam percjelle po aq dyshueshem), me qellim qe ketu te shpalosen te gjitha virtytet dhe njohurite me te mira te Shqipfolesve ne lidhje me ndajfoljet e meposhtme : dobet, keq, shume keq ; me fjalite pohore : s'arrita me teper se rreshti i dyte, teksti te kercet ne dhembe, te ngec ne fyt ; me format foljore : e ardhmja e perparme ne duel te ashper me te tashmen e kushtores.

Ne fund, si gjithmone, e mbyllim me nje varg fotosh nga filma te ndryshem, ku fytyres se habitur te Shaban shtegut do t'i pergjigjet fytyra e trembur e Sulo lulekuqes, e keshtu me radhe.

______

Xhibi, vari qillon ironise se Jankelit e viçit bashke, di gje ti a ka krize andej ne USA se dua te vij te takoj nje goce, per qellime serioze (e kam pa ironi tani, mos kujto ashtu), ça suffit les Françaises, elles m'emmerdent grave

Ironise varet c'i ve para e c'i ve mbrapa.

Ja nje pergjigje e mbarsur vertet me premtime...

A mund ta zhvillosh pak, greveshoqerore ?

E zhvilloj posi... Mbarsjen shpresoj ta kesh perzgjedhur me vetedije (en connaissance de cause)... Se i bie para! Dhe varet c've ti para... Thjesht desha te them qe ironia nuk eshte vecse ndermjetese, nderlidhese : per te luftuar cinizmin (dhe llojet q'i perafrohen, apo bashkangjiten) ose per te perbuzur... ne rastet militante te ironise. Ne rastet e tjera, jo militante, varet c'i ve mbrapa. Si c'eshtja e provokimit : therret se pari por varet c'thua me tutje... e si te pergjigjen prapa!

Ca eshte qenia getike, e para punes, e dyta punes, me shume teza te ketij vicit nuk jam dakord fare.

 

 

 

Me cilat nuk je dakort?

Kuptoj, greveshoqerore, dhe falemnderit per pergjigjen. Faktikisht, ironia, siç e ka provuar dhe vete i ndjeri Sokrat, nganjehere eshte shume e rrezikshme sepse ecen per teli. Eshte si nje funambule. Megjithate, ska asgje me te bukur, ngacmuese, cytese, pjellore se nje ironi e vendosur bukur, ne vendin dhe kohen e duhur. Shkrimtaret e sotem (por edhe te medhenjte e meparshem) e kane kuptuar se pa nje veshtrim "désabusé et ironique" mbi gjene ne çeshtje, nuk do te kene ndonje sukses.

Jankélévitch eshte njeri nder me eruditet me te medhenj qe ka nxjerre Franca, gati i paperseritshem. Eshte nje thesar, por qe do te duhen vite e dekada derisa te rrezatoje dhe ne shqip (shpresoj).

_______

Lulian, e dija se do te ishte nje fjale qe terheq vemendjen. Sepse menjehere te shkon mendja tek nje gabim shtypi (gotike). Ne fakt, eshte gëtike, dhe ka lidhje me Gëten, ose ndryshe Goethe.

Fjalori jankelevitchian eshte shume i gjere dhe meriton nje "perdhunim" te shqipes, siç une e perdor shpesh kete shprehje, perdhunim ku psh dy perdhunuesit me te tmerrshem dhe te perbindshem te gjuhes frenge kane qene Rabelais dhe Céline. Ne shqip, duket qarte se Shqiptaret s'e kane fare kete damarin e "perdhunimit", teper te urte e te bute per kete pune. Mjafton te sjellim ndermend kete qe prej pothuaj 100 vjetesh, s'kemi pasur asnje kopil fryt perdhunimi ne qarkullim. 

Ironia ka vendin e vet, por humori eshte bere nje cik rralle e per mall ketu ne blog. Kuptohet, po te perjashtojme humorin socialist, i cili nuk mungon asnjehere ne keto vise. Nderkohe ti ke pasur nje qendrim me me shume humor shpotites. Keto kohe me duket se je bere vetullngrysur, si shumica ketu. Te sugjeroj t'i rikthehesh perkthimit te poezise franceze, ne gegerisht a ne toskerisht, vec zgjidhi pikante. Me kete rast lehtesohet ca muhabeti peshkor ne keto dite vape. Te gjitha me lart ne menyre miqesore.

Fundi Sokratit-gota me helm-eshte ironia me e madhe e filozofit ironik.Me paradokset dhe ironine e tij e beri te gajaset Athina ne kohra te zymta dhe kjo, per ironi, kupen e gezimit ja ktheu ne kupe me helm. Ashtu sikurse sot, per ironi, Gjermani qe shkaktoi dy kriza ne Europe, po del me e forte nga kriza aktuale.

Eshte toke e forte kjo puna e ironise Hurbinek.Duhet te kesh nje martinell te forte per ta pluguar, nga Sokrati e deri tek Kierkegaard. Ne letrat tona Konica eshte levrues i mire i ironise kurse Kadare i groteskut.Po c'te futemi kaq thelle.Kemi Portokalline plot me majà humori dhe satire.

Merluc, qenka shume vape ketu ne viset tona. Ka mundesi qe kjo amplituda e madhe e temperaturave, nga -20 ne +40, na ben me nervoze, nga ku dhe vetullat e ngrysura. Flas per banoret e maleve, per ata te fushave nuk di gje, s'i njoh dhe aq mire.

Te te pyes keshtu miqesisht dhe une, Merluc : mos je duke me thene çike si me spond qe te mos e provoj prozen fare ? Do te ishte fatale per mua, ta dish, sepse poezia i ka fikur "n'rrahman e n'rrahim" (siç thote fjala) ata qe e kane perdorur : vellimet e poezise nuk shiten fare, lexuesit s'i kuptojne, poetet vete dalin mendsh nga uria, skamja, vetmia, pra me duket se je duke me ftuar drejt shkaterrimit tim. Me mire me proze, Merluc, paçka se ua lendoj keq ndjenjat disave, por fundja, a nuk eshte kjo jete nje udhe e shtruar me ferra ?

Edhe Jezusi ka qene ironik i madh. Bente poezi dhe ai. Fliste me alegori, simbole dhe parabola. Dhe ne fund e hengri keq fare. Ironia eshte se s'i shkoi ne ndihme as babi i vet. I thirri nja dy-tre here, me koken lart. I shkreti, babi do t'i jete dukur ne çfaredo forme fluturaku qe kalonte atypari. Gjera te dhimbshme, shume.

______

@ Spiritus : thone se Kierkegaardi ka qene ironik i madh. Por s'jam dhe aq dakort, me ç'kam pare une, ai ishte kokrra e cinikut. Te kisha qene une vellai i Rexhines, do e kisha bere per spital Kirkun. Me maskara djale, s'e ben me nena. Zot mos na provo, siç thote fjala.

Ndersa Konica... hmmm... gjithmone kam vrare mendjen se perse te gjitha shkrimet e Konices, edhe kur jane shkrime koti, zene kryet e vendit ne peshkupauje. "Te zgjedhura". Pa lidhje hiç. Dakort, Konica ka qene burre i qethur dhe rruar dhe me borsalino, e kushedi ndonje admin ka rene keq ne dashuri me te, por djalli ta marre, edhe ne qethemi e rruhemi me grafik, po edhe borsalino mbajme me raste. Me duket vetja i persekutuar : asnje shkrim s'ma nxjerrin ne balle, e tmerrshme. Nderkohe qe Konica, mjafton t'ia fuse mbare e mbrapsht per laraska, dhe menjehere i vihet nota dhjete. Jo fair play kjo. Dhe per Kadarene, ke te drejte, deri diku. Per mua, rrofte Zoti qe ka krijuar frengjishten e qe me ka dhene mundesine ta lexoj Kadarene ne gjuhe letersie.

Meqe e njoh çike Francen, mund te them se ajo gelon nga ironiket, e kane si semundje kombetare. Nderkohe qe Inglizet shquhen ne veteironi, me sukses madje. Per Gjermanet, s'di gje, me keta me duket se s'ben aq gallate, megjithese nje austriak keto ditet e fundit me ben te nderroj mendje. Shiko ç'situate kafkaiane :

Me kane ulur ne bisht t'ballones. 200 vete ne te. Po prisja te kalonte sherbimi i duty free shop. Hiç. Siç duket austrot ishin mesuar se keta derr shqiptare s'blejne gje, dhe s'e moren mundimin. Mua me ngeli merak nje parfum gocash dhe nje varese e bukur shume. Thashe t'ia blej se dashures, asaj qe m'i kishte kerkuar. I them austros : Monsieur, je voudrais bien acheter quelque chose (Zotni, do te doja te blej diçka). Ma kthen ne nje gjysme gjermanisht e gjysme anglisht : ainx xvaj draj, ferflyshten nisht at the front of airplane. I perseris (prape ne frengjisht) : J'ai rien compris mais moi je voudrais acheter ce petit collier. (S'kuptova gje por dua ta blej kete varese). Aty me vjen ne ndihme nje tip shqiptar qe e pertypte çike kete gjuhen e austros. Edhe me thote : dyqani gjendet ne krye te avionit, por duhet te presesh te ndalet dhe pastaj te shkosh. OK, i thashe austros, good boy ti. Me e forta, kur u ndal avioni, i hapen te dyja portat, para e prapa, e meqe isha ne fund, s'mund te dilja nga fillimi. E tmerrshme, tallja e leshit. Kjo me ben te ndryshoj ca mendim mbi humorin austriak. Me nje fjale, me duket se do ndahem nga kjo e dashur. 

Jo, me prozen vazhdo merru, mos e caj koken hic. Une e kisha ne kontekstin e ketij blogu per punen e poezise. Eshte e qarte se ketu poezia lexohet dhe ne rastin tend ka nxitur humor, si edhe polemika plot. Te pakten nja dy heret e fundit qe kam pare qe je marre me perkthim poezie. Hajt pra, keep cool, i thone kendej nga ne ne kohe vape. smiley

Ka nje keqkuptim dhe thjeshtezim te ironise, Hurbinek.Zakonisht, ne perditshmeri ajo cfaqet nepermjet te  folurit shpotites, qesendise.Ja psh ti ke ironizuar pak me sjelljen vend e pa vend te Konices ne pppu, thjesht se ai admineve u  duket nje burre i mbajtur mire qe kujdeset per higjenen personale. Edhe ti po poston goxha shkrime ne ppu keto kohe por asnje nuk eshte vendosur ne balline.E po duhet te mbash dhe ti nje borsaline mbi kaptine, Hurbinek.

Keqkuptimi me i madh i ironise eshte kur ajo  masivisht degradon si tallje, perqeshje, venie ne loje. E perdorur ne keto regjistra, konsiderohet si arma e te djallezuarit dhe e shperdoruar merr trajtat e  ligesise.Si e tille eshte mjaft e levruar ne anet tona, madje eshte sport kombetar. Per veteironine nuk ja themi hic, as ne perditshmeri dhe as ne letersi.

Kurse ne filozofi eshte tjeter gje.Ironia sokratike, si pjese e retorikes, eshte metode ne qasjen ndaj se vertetes. Ne kete rast , Sokrati, njeri i ditur, vendos masken e injorantit dhe permes pyetjeve "naive" ndricon injorancen e bashkebiseduesve.

Letersia eshte e mbushur cip me cip me ironine, sarkazmen, satiren, groteskun. Don Kishoti luan seriozin ne situata komike, Shvejku luan komikun/naivin ne situata serioze. Ironia eshte pelhura me te cilen eshte thurur "Ferma e kafsheve".Madje edhe tek "Metamorfoza" ku ironia prodhon absurdin kafkian. Ne letersine shqipe ka nje tradite te mire te teknikave te ironise.Migjeni eshte mjeshter i sarkazmes.Noli po ashtu.Konica eshte mjeshter i  satires tek "Doktor gjilpera". Agolli na ka dhene shokun Zylo, nje lloj donkishoti burokrat i cili behet qesharak me frazat e fryra dhe zbrazjen e kultures se thelle sa here i jepet rasti te mbaje fjalime perpara vartesve apo fshatareve hokatare. 

Ta marresh seriozisht veten dhe te zhytesh neper dilema hamletiane, ne situata kur bota perrreth eshte e relaksuar , eshte ironi e madhe me veten.Eshte nje lloj si te shkosh ne plazh me kostum dhe kollaro.

Ka gallate me kete Konicen, spiritus. Personalisht, me duket tip i padurueshem. Dhe jo vetem ky. Ne pergjithesi, te gjithe tipat qe kishin dy klase shkolle, benin si teknike speci me ate qe s'kishte. Me ç'kam lexuar une, Konica eshte gjithmone ne nje pozicion "kundershtues", dhe jo "pranues-shkaterrues-ndertues" siç ishte Sokrati. Ky i fundit, e merrte tjetrin ne budallekun e vet, i thoshte shume bukur, ti je me i bukuri, dhe pastaj, me disa lloj arsyetimesh dhe logjikash (nganjehere ne dukje) te pakundershtueshme e shpinte ne nje mur, dhe aty ia jepte nje shenje per tek udha e vertete.

Gje qe nuk ndodh me ciniket (ku une fus me teper Konicen tone) : keta, nuk kane kurrfare synimi qe ta paraqesin bashkebiseduesin perballe nje absurditeti, dhe kurrfare qellimi "edukativ". Keta e kane thjesht : shkaterrim per shkaterrim. Thyejne norma, konvencione, tradita, aksioma e gjithçka, por duke e lene pastaj vendin shkrumb e hi, duke mos ndertuar asgje ne vend te kesaj.

Sokrati thjesht ia shponte trurin tjetrit me mamuz, ia ngacmonte shqisat e gjithçka, qe ky ta merrte veten ne dore e te ringrihej ne kembe. Ndersa ciniku ka per synim asgjesimin, rrafshimin njehere e mire. Diogjen ciniku, psh, ishte e pamundur te nderroje dy fjale me te. "Pula e rrjepur" e gomarlliqe te tilla, habitem sa shume e kane duruar dhe s'e kane rrahur me shpulla. Mbase dhe e kane rrahur fundja, por deshmitaret duhet te kene vdekur tani.

E kam lexuar Konicen ne disa çeshtje gjuhesore. Pavaresisht se ne disa shkrime niset nga nje ide e drejte dhe ka zhvillime interesante, mua me habit ajo siguria e tmerrshme qe kishte ky njeri, duke i ulur bashkebiseduesit ne nivel shtazor. Me ç'kam pare une, tipi ishte me teper nje polemist (dmth, llogje qe mund te jene shume te bukura ne vetvete), dhe jo vertet nje filozof.

Zhvejku, the ? Kush eshte ki ?

Mua me pelqejne me shume ironite e tipit : Virginia Woolf, antisemite e deklaruar, martohet me çifutin Leonard Woolf. Ose psh, Edgar Allen Poe, vdekur rrugeve i pire tape, i torturuar nga vdekja e te gjitha femrave me te cilat kalonte ca dite (nena, gruaja, gruaja e kompani), del treni nga shinat dhe shkon ia shpartallon gurin e varrit qe dikush ia kishte blere me 1000 mundime. Tip i mallkuar, dmth. Ose ironia kunderiane e "Shakase", kjo eshte kryeveper : Ludviku, duke dashur te marre hak ndaj nje komunisti, pra duke ia joshur gruan dhe futur ne shtrat, sheh se ne fakt komunisti e kishte kthyer pllaken dhe tani vraponte pas çupkave te reja, e s'ia bente syri terr per te shoqen qe e tradhtonte, madje e lavderonte Ludvikun per kete nder.

Keto jane gjera shume ironike, mendoj une. Po ti ?

Ironia eshte se s'do kete komente fare.

Nuk do... po deri tani ke lene 5 komente...

1602 fjale.

7339 shkronja.

 

U vonova.Drekova ne restorantin ku shkoja shpesh me nje mikeshen time pak te thyer ne moshe.Kisha kohe pa vajtur.Kamarieria sa me pa,  afrohet dhe gjithe miresjellje me pershendet:

-Mireserdhe, qenke vetem sot, pa mamane

-Ka shkuar me pushime ne Parajse, i them

-ou, sa mire.vape e madhe.nuk shtyhet hic.edhe une dua te iki por shefi s'po ma jep lejen.mbremjet jane te merzitshme.

Hutohem  pak nga "mbremjet e merzitshme" por shpejt e mblodha vete dhe i them: jo kaq pesimiste...

-optimizmi eshte opium per popullin, ma priti aty per aty

-shaka kjo?

-jo, nga Shakaja.C'deshiron-me pyet dhe me shikon me ca sy te cuditshem.Ose keshtu mu duken mua , nuk jam i sigurt.

hmm.hapa syte.po dremisja dhe nuk kisha vene re pyetjen tende. Shakaja  eshte nje ironi me utopine. 

 

@ Spiritus : e shoh se qenke prekur nga ironia kunderiane. Por me beso, ky liber (Shakaja) eshte nje perle. Si rralle here, Kundera shkelqen ne ca sajime situatash, vertet te denja per nje "konti i montekristos". Madje kane nje te perbashket : Ludviku eshte nje Edmond Dantès i koherave moderne, por me kete permase tragjike si shtese, sepse çdo hakmarrje e tij kthehet ne nje farse dhe gati si nje shperblim per ate qe i ka bere keq.

@ Zotrules : bere ç'bere, e le nje koment dhe ti, ndihmove per çeshtjen, kauzen. Por do te isha kureshtar ç'mendon ti per ironine. Aq me teper qe tani ke marre tipare anglezi dhe keta jane te shkelqyer ne kete gjini, "humour so british".

@ Merluc : meqe zgjedhja e poezise eshte nje kokeçarje, ç'poezi do te deshiroje ti ? Dhe mos u tremb nga gjuhet, se une i di te gjitha gjuhet e botes, ka menduar frengu per mua.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).