Shqipëria tjetër: Një kafshatë bukë në mbretërinë e plehrave

”Mund të marrim deri në 5 mijë lekë për punëtor. Pesë mijë lekë të vjetra sa për të ngrënë bukë, ndonëse as bukë nuk mund të vlesh me to. Punojmë këtu bashkë me derrat, që ushqehen në plehra, ndërsa ne kërkojmë të nxjerrim një copë bukë”,

shprehet një prej fatkeqëve, një i mitur që ndihmon në mbijetesën e familjes së tij.

”Kam gjashtë fëmijë, dy i kam të operuar dhe vijmë këtu për të siguruar kafshatën e gojës. Edhe dy fëmijët e sëmurë, këtu punojnë, mes plehrave, sepse ndryshe nuk mund të sigurojmë as kafshatën. Një ndihmë që ma dha kryeministri, ka kohë që ma kanë ndërprerë. Ja, jetojmë vetëm me këto plehra”,

thotë një grua e vetme, që duhet të kujdeset për të gjithë familjen e saj.

”Me lekët që fitoj nuk mund të blej as librat e shkollës”,

ankohet një djalë, një prej atyre të shumtëve që kanë mbushur radhët e analfabetëve.

”Kemi ardhur për një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë, por këtu është shumë më keq se sa në Malësi”,

ankohet një tjetër i vobektë, që arrin të sigurojë bukën e gojës mes pirgut të plehrave.

 

Shumica e plehrambledhësve nuk duan të shfaqen në kamera. Një zgjedhje kjo për të shmangur përballjen me të afërm, por edhe me miq e shokë që jetojnë diku tjetër e mund t’i shohin në ekran. Kjo është e vërteta e tyre, një e vërtetë që përpiqen ta ndajnë veç me njëri-tjetrin e askënd tjetër.

Për më shumë: Top Channel

51 Komente

Mrekullia ekonomike e Sali Gerdalles!

Varferia dhe mizerja duket kudo ne Shqiperi,sa futesh ne dogane e deri ne mes te Tiranes!

tamam eshte bere shqiperia si afganistan a afrike fare

Dhe nje vit... durohet.

Gjynaf populli i shkrete!! smiley

This is bullshit! Edhe t'mendosh se para ca ditve isha i bindur se Marini e ka meritu ate çmimin. 

Marrina dhe rrena!!!

Une du me dit a pagujna taksa keta a jo? Ky Eshte nje evazion fiskal qy vetem KAVIR-i mund ta vej ne shinjester.  E te menosh qy mund te importojme plera! Imagjino se sa mund te fuqizohet kjo mafie e plerave.

Cfare egzatesisht eshte bullshit?

Asht njisoj si me dale cnn me ba nji reportazh per homlesat e njujorkut. Bullshit! 

 

 

Ca ka bullshit aty pra? Homlesat e NY apo varfanjaket e Porto Romanos duhet te harrohen si mbas teje?

Sipas teje keta nuk jane njerez ?? nuk kane te drejte te jetojne ??? e kupton qe jane femije qe punojne cdo dite, qe shfrytezohen si skllever . bullshit jane gjerat qe po thua. pa lidhje fare. 

Turp! Maskara. Të pa strehët në NY s'kanë asnjë lidhje me këta fëmij fatkeq në shqipëri. Ny t'i ofron të gjitha mundësitë të jetosh si njeri. Në shqipëri ndodh e kundërta. Edhe kur i ke ato mundësi, t'i heqin, me ligj të votuar në parlament. Jo prej 140 kartonash, por prej 3 Milion shqiptarë që votojnë 140 kusarë. Dhe prej votës tënde, qelbanik.

Turp! Maskara. Këta fatëkeq mes plehrash rritnin dërra.  "veç me to në mundsh me ble ni shtëpi" Ata i shesin e mishin e tyre e ha ti duke mos e çarë kokën hiç se çdo lloj sëmundje e mikrobi që mbartin do hyj në trutë e tu të qelbur, mbasi kontrollet sanitare mungojnë, ose janë sa për emër në letër.

Turp! Maskara. Nuk bëhet më fjalë vetëm për ata 10, 20, apo 200 fatëkeq që jetojnë mbi plehëra në PortoRomano. Por bëhet fjalë edhe për ata 10, 20, 200 fatëkeq që skllavêrohen në minierat e kromit në Bulqizë http://www.youtube.com/watch?v=_RwPkndEUkA  Bëhet fjalë edhe për ata 10, 20, 200 fëmij të Boboshticës, që s'ju lejohet të mësojnë gjuhën e tyre amëtare http://www.youtube.com/watch?v=5l9TIn5lh8k&feature=related  Bëhet fjalë edhe për fëmijët e Markatit 4000 banorë që detyrohen madje edhe ta kalojnë kufirin për t'u shkolluar, se shteti amë s'u siguron as një ndërtesë e jo më libra. http://www.youtube.com/watch?v=Rw53qONUFbk&feature=related

Turp! Maskara. Këtu bëhet fjalë edhe për tragjedira si Gërdeci, tragjedira që ndodhin çdo ditë në rrugët që janë si mos më keq. 

Turp! Maskara. Këtu bëhet fjalë edhe për plazhet ku ti shkon me pushime dhe i hedh mbeturinat si kafshë mbi rërë pa menduar se nesër kur të kthehesh në atë vend, po ti do ta gjësh të pisët.

Turp! Maskara. Po i numuron sa fëmij të "pastrehë" të jan*e bërë mbasi të solla me këto shembuj vetëm majën e aisbergut????

Thuaj vetes me fat që s'je para meje në këto momente, se do të kisha shtrydhur si limon. Fëlliqësirë.

E para e punes maskara je ti. Nqs je aq bamires, mbaj ti me para ato qe kane nevoje, ne vend qe te hash mut nga kushedi se ku. Une nuk kam ndermend me e ba nji gja te tille.

pffff

bravo shyqyr e kuptove. biles une them qe keta njerezit te gjithe duhet te vriten te pakten nuk do jetojne ne nje makth te tille te gjate. E kupton c jete bejne keta njerez..... Ai djali aty thote do kursej leke per te blere libra .... eshte e tmerrshme. kane 2O e ca vjet qe i genjejne per legalizime dhe nuk u japin asnje mundesi te jetojne. e kupton sa e tmerrshme eshte per nje nene te thote punoj me dy femijet e mij te operuar nga zemra degjoje.... eshte rrenqethese

Kshu, miqesisht, mendoj/shpresoj qe ti ben vete.  

Ore Hoppa, nuk esht i veshtire roli i ashkles drurit ne kepucen e te varferit.As i mercenarit te nje kryekusari te njohur tashme.

Ore Hoppa, po ti paske rroit more djale!

Si tha një "aktor" nip aktori që fliste në një tv publik diku në tiranë para nja dy ditësh; Ja futni kot juve që keni kohë që keni ikur! Tha. Ne kemi punuar dhe e kemi rregulluar Shqipërinë! 

Hë më ta lumsha leshtor e mjekërrcjap, të rregulluar që i keni bërë!!!!!!  Kështu është kurë merreni të gjithë me politikë. Harroni madje dhe të pastroni haletë tuaja! E si për çudi, fajin ja u ka vetëm politika. Juve s'keni asnjë faj!!!!!

Pse e kini postuar mo ? Hoppa hoppa eshte nuk- ncuk dakor. Bile -bile eshte bere pichmen per Marinin qe i dhane "merite " .Ketu po e ktheni ne Landfill ore , me keto plehra te thena hoppa hoppa ,  e qani hallin e shtetit te Basqapit qe te pakten i ka cilesore dhe monokoqe Plehrat ...vetem kakerdhi para Grupit parlamentar te PDH-it

 

 

Eshte bullshit se ne mrekulline ekonomike nuk ekzistojne fenomene te tilla...Populli eshte i lumtur me Saline ne krye..Begati gjithandej..Si mendon ti  Hopa?..tani tingellon me bukur?..

Ndaj dhe Qeveria e bollekut mendoi qe tju shtonte punen ketyre "te vetepunesuarve" me importimin e plehrave...Me shume plehra=me shume pune...Ja o Hopa, dhe importi i plehrave eshte nje nga faktoret kryesore te lufes kunder papunesise dhe krizes globale...Do ta shendrojme Shqiperine ne nje miniSuperfuqi mbeturin-ore apo jo?

Hoppa hoppa nuk është Çili i industrisë. Mos i jep kaq përgjegjësi .Është një blegëritës i zakonshëm nga stani Dhive . Tani për tani babsqapi i majm dhe blegërijnë plot ngayëllim ..Kur ti vijë rradha për të kullotur përalle , atëhere do kuptojë që në Shqipërinë e Lumtur te babasqapit rronin  edhe njerëz !

Porto Romano eshte vend i klasifikuar ;Rrezik Vdekje!

 

ALBANIA.  Porto Romano. (image by Dave Wyatt)

...keta njerez  banojne aty te lejuar nga qeverija!

 Ndoshta per qeverine kjo eshte normale se u vjel voten, prandaj dhe nuk e can koken shume per keta! 

Mua me vjen keq per keta fatkeqe, por nga ana tjeter per keta Berisha eshte si Kurani per talebanet.... smiley

Ironike, per ti Berisha eshte si grejt Satani per talebanet....smiley

 

muhamet...Nuk jam besimtar dhe nuk besoj ne zot apo satan por e them me krenari qe e urrej nje felliqsire si Berisha dhe besoj se cdo shqiptar me dy pare mend besoj se ndan te njejten ndjenje me mua.

keta i jane shmangur qellimisht rritjes galopante te ekonomise shqiptare...

E para njiher nuk jemi n' komunizm q' qeveria t'u msoj njerzve ku t' jetojn e ku t'punojn.

Qeveria ka pun' sa t' duash. Psh ka plot vende pune t' lira si mitingash n'p'r (ku paskemi qen' m' p'rpara, sa kemi vuajtur me at' dreq shkronje q' s'dua t'ia p'rmend emrin e s'e kemi ditur) mitingjet e puzits, ose t' prishin mitingjet e upuzits. Kjo v'rteton at' q' na tha nj' zyrtar para ca koh'sh: Qeveria ka pun' sa t'duash. Po shqiptart jan' dembela mo vlla, zduan punn (ram' rehat p'r zotin pa atë YLLK'N). 

Sa p'r ata q' jetojn' te plehrat aty t' rrin' se aty duan. Qeveria u tha 'Merrni nj' hu,nguleni ku t' keni qejf dhe vini parrulln q' e din' t'gjith'." Kta s'duan.

Tani q' s'keni as viza, shkoni n' Paris edhe ngulni hurin posht' Ejfels edhe z'reni. Po iu tha gj' Qeveria, ptuuu t' ma b'ni. Po erdhi njeri t'ua prek' hurin priteni me pushk', hallall e keni. E b'ni kurban nj' djal' po s'do guxoj' m' njeri t'i afrohet Kulls...s'Ejfelit.

Si thoshte kryetari i bashkis' (jo Lulka): 

Po qeveria ka nxjerr' kinina, si p'r mushkonjat anafel, edhe p'r ato t' llojit kuleks q' t' rr'zojn' n' shtrat. Po mileti s'don me i ble. Ç'faj ka pastaj qeveria? 

p.s Ju t' kuqt' q' p'rmendni emrin tim e gjeçi nga per'nija dmth Salija.

tTe lexosh dike me flamur shqiptare ne ikone qe justifikon apo skepticizon per reportazhin ne fjale deri diku eshte e pranueshme, pasi ata vete jan pjese e realitetit shqiptare dhe mbase dine dhe anen tjeter te medaljes. Por te lexosh disa me flamure amerikane qe bejen cinikun per reportazhin ne fjale eshte shfaqja me e shemtuar, me imorale, me naive, me idote, me talebane (disa mbase sjane musliman, gjithsesi...same shit) me shpirtlige qe kam pare ndonjehere! 

Do habitesha ne rast se njerez te tille mungonin. Vendi me i varfer ne Evrope, ose me siguri ne 5 me te varferit, me nje histori qe krahasohet vetem me Korene e Veriut, te mos kete njerez qe kerkojne neper plehra?

Me acaron pakez politizimi ama. Si socialist si demokrat ne qeveri, kjo situate nuk do qe ndryshe.

ne fakte pamje te tilla ka ,ne paris,tokio,nju jork(pa ne provina ka ehde me keq) etc,ndryshime eshte se ne atdhe nuk ka nje rregullator,nje ekulibrues social qe tu afroj nje mundesi ketyre te vareferve te dalin nga mjerimi dhe skamja

ja pra çfare eshte nder te tjera) nje pseudodemokraci :nje anarshi e organizuar  me qellim qe pushtetaret despote dhe miqet e tyre te paskrupujt te perfitojn ne menyre  te  paligjshme ato qe ua ndalon ligji i tyre fasade-demokratik

Gjithashtu, ne shume nga ato vende, shumica e njerezeve ne situate te tilla vuajne nga probleme mendore ose probleme nga droga. Mendoj se ne shqiperi kjo nuk eshte situata.

Na sill ndonje video nga Parisi, Ny apo Tokio me njerez qe germojne neper plena.

Vallai une kshu kam pa ne Afrike  ose ndonje favelas Brasilero ose ndonje Indi

ka o dooks,edhe me keq jo tek impaintet e perpuimit te plenvave se atje nuk afrohesh dot,por nepr koshat e  qytetit nepr stacione trenash e metrosh qe ti shofesh ti te iken truri,por e vertet sic tha me lart muameti qe shumica e ketyre jan o alkolosta o narkom dhe qe nuk pranojn te ndihmohen nga qendrat sociale

E di si e ke bo ti , Si Enver Hoxha n'vaft kur na thoshte qe ne amerike njerzit skane buke me honget e flejne rrugeve edhe lypin kurse te ne ska.

Ja ku e arritem ene Ameriken

Jo altino, se ne New York nuk ka ambasade Amerikane... te fusin ne burg aty t'ju afrohesh plehrave.. duke fillu me firmat qe merren me plehrat e deri tek kryetari i bashkise..

Ej, hello. Thuja Edit dhe Erion V. keto! Ato kane marre t'pakten 5milion euro ne vit nga Soros per shume vjet me radhe. smiley

Pse nuk i shkruajn ne Facebook ambasades amerikane kta?

Qeveria dhe pushteti lokal, mezi po monitorojne plehrat e vendit, jo me te monitorojne edhe ato te huajat. Gjendja ne fjale tregon paaftesine dhe mediokritetin e qeverise, pushtetit lokal dhe ter administratorve shteteror. 

N'fakt as qe i monitorojne fare, po hajt mo. 

Hepra, duroni dhe nje vit. smiley

Shyqyr erdhi kjo dite qe poplli te punoj ne vendin e vet, dhe mos te ngarkohet me thase ne kurriz e te marr malet si refugjat. Tani ska nevoj per viza dhe ata aty e gjejn veten, do te thote qe is ok.

Nje dokumentar rrenqethes persa i perket anes njerezore, por ne kete rast duhen shtruar disa pyetje:

1. Kush eshte fajtor per kete gjendje?!

Ne vija te trasha fajtor eshte qeveria, e cila nuk e kryen detyren e saj.

Por fajtore eshte edhe Bashkia, e cila nuk nderton nje landfill te ri (studimi per kete ekziston) apo te beje rrethimin e kesaj fushe mbetjesh.

2. A dalin me zor keta njerez te mbledhin mbeturina dhe sa fitojne?!

shumica e tyre dalin nga halli per buke, por stisjet letrare se ata duan te blejne libra jane pak te besueshme. Shumica e atyre lekeve merren nga baballaret dhe blihen alkol ose lozen skedina. Provojeni te shkoni ne kete fushe mbetejesh dhe menjehere do te dalin disa persona dhe te thone ti ske te drejte te jesh ketu sepse eshte zona jone e INFLUENCES.

3. Si zgjidhet ky problem?!

Ndertimi i nje landfilli modern.

riciklim qe ne burim, pra ndarje te mbetejve.

Personat e rritur qe punojne tani ne mbledhjen ilegale te mbetjeve te punesohen ne kushte ligjore tek reparti i ndarjes se mbetejve qe ka cdo landfill modern.

Pagesa me te larta dhe te rregullta per menaxhimin e mbetejve, sepse cdo gje e ka nje kosto nga mbrapa.

Duhet te veprohet sipas parimit NDOTESI PAGUAN.

 

3. Si zgjidhet ky problem?!

Ndertimi i nje landfilli modern.

Dhe keshtu shpetojne plehrat nga plackitesit. Afrim, me duket se subjekti i kronikes jane njerezit, jo plehrat. Nejse i takon qeveriut te zgjedhe prioritet e veta.

tek pika 3. ke marre vetem nje pjese te saj.

Subjekti i kronikes normal qe jane njereiz, qe gjithashtu jane te lidhur me nje kontekst/fakt te caktuar.

Po te shikosh me poshte tek pika 3. do shikosh qe eshte  e mundur te zgjidhet ne menyre njerezore/dinjitoze edhe halli i atyre njerezve qe nxjerrin buken e gojes ne ate fushe mbetjesh.

Me pelqeu shume reagimi i BEAK ndaj

USHoppa - 4 Korrik 2012

Thuaj vetes me fat që s'je para meje në këto momente,

se do të kisha shtrydhur si limon.

Fëlliqësirë.

 

s'do na uroni per Pavaresine e USA nga dhoma tjeter?smiley

bravo endrit aty ka nje dicka ka nje vlere qe ; po te kete deshire te mire behen mrekullira!

Berja e nje Landfildi nuk eshte i mjaftueshem. Aty (tek plerat tona e kam fjalen ) mund te behet edhe film edhe teater mund te behet art si ai braziliani smiley Qellimi ?

 Me shume se sensibilizimi per te ndimuar ata njerez, ka ?  Thjesht tek e fundit, te ngacmoje pak trurin  e njerzeve por dhe te atyre qe jane pergjegjes per komunitetin,  per te ndryshuar pak realitetin, realisht, kaq ! 

Filmi eshte me i plote ketu :

http://www.youtube.com/watch?v=BWPU5WNgQ2w

..por edhe ketu per me shume info.

http://www.pbs.org/independentlens/waste-land/film.html

ja dhe nje poezi e bukur per uejst landin

“What are the roots that clutch, what branches grow
Out of this stony rubbish? Son of man,
You cannot say, or guess, for you know only
A heap of broken images, where the sun beats,
And the dead tree gives no shelter, the cricket no relief,
And the dry stone no sound of water. Only
There is shadow under this red rock,
(Come in under the shadow of this red rock),
And I will show you something different from either
Your shadow at morning striding behind you
Or your shadow at evening rising to meet you;
I will show you fear in a handful of dust.”  ( T.S. Eliot ‘The Waste Land`)

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).