Kjo biletë e hyrjes në Muzeun Arkeologjik të Tiranës është prerë në 16 qershor 2012 pas një vizite me një grup arkeologësh të huaj që dëshironin të shikonin këtë muze, i vetmi i këtij lloji ne Tirane.

Biletat që i ruajtëm deri në dalje, përpos numrit të serisë, kishin të shkruar qartë edhe emrin e institucionit zyrtar që i lëshon ato: Komiteti i Kulturës dhe Arteve. Instituti i Arkeologjisë është tashme pjese e Qendrës së Studimeve Albanologjike, e cila po kështu është pjesë e Ministrisë së Arsimit. Pra, biletat që priten në Muzeun e Arkeologjisë të Tiranës duhet të jenë bileta të autorizuara nga Ministria e Arsimit? Logjika të thotë që po.

Megjithëse atë ditë isha i zënë dhe nuk u interesova më tej për këtë komitet të çuditshëm, pas disa ditësh e vrava mendjen shumë. Nuk po arrija dot të gjeja se kush ishte ky institucion zyrtar që lëshon këtë biletë, e cila është letër me vlerë dhe si e tillë duhet të jetë e regjistruar. Nga kërkimi në Google, Komiteti i Kulturës dhe Arteve me dilte vetëm në faqet online të Arkivit të Filmit Shqiptar. Një numër filmash shqiptarë të viteve ‘50-të e ‘60-të ishin prodhim i Komitetit të Kulturës dhe Arteve në Tiranë dhe komiteti me të njëjtin emër në Moskë.

Problemi qëndron se kush duhet të jetë ky institucion misterioz me një emër të çuditshëm, Komiteti i Kulturës dhe i Arteve sot në 2012? Pyeta disa vetë, të cilët nuk dinin absolutisht asgjë mbi këtë komitet që funksionon nën ombrellën e Ministrisë së Arsimit. Enigmën ma zgjidhi Artan Lame. Lame, i cili mesa duket bashkë me koleksionet e tjera ruan edhe emrat e institucioneve shqiptare, më thotë se Komiteti i Kulturës dhe Arteve ka qenë institucioni përgjegjës për kulturën dhe artet në kohën e komunizmit. Pra një lloj ministrie e Kulturës së asaj kohe. Ky institucion nuk funksionon më që prej 1990.

Mirëpo nëse ky institucion nuk funksionon që prej 20 vjetësh, si ka mundësi që një institucion zyrtar i Ministrisë së Arsimit sot në verën e nxehtë të 2012 vazhdon e shet në Muzeun Arkeologjik të Tiranës bileta të lëshuara nga një institucion komunist i para 1990-ës? Si ka mundësi që Ministria e Kulturës dhe e Turizmit, e cila është përgjegjëse për të gjithë rrjetin e trashëgimisë sonë kulturore lejon të tilla biletat?

Sigurisht që kjo pyetje nuk ka për të marrë asnjë përgjigje as nga Ministria e Arsimit dhe as ajo e Kulturës, e cila sigurisht që do bëjë të paditurin për këto bileta.

Gjithsesi ky fakt në dukje i vogël tregon qartë se në çfarë situate ndodhen institucionet tona të Kulturës. I vetmi Muze Arkeologjik në mes të Tiranës, i cili shet bileta të kohës së komunizmit dhe askush nuk shqetësohet për këtë fakt. Imagjinoni se çfarë po ndodh në monumentet e kulturës të braktisura me kohë nga Ministria jonë e Kulturës.

 

22 Komente

sa ve re dhe ky Auroni aman smiley

 

C'ja FUT KOT!

pas disa ditësh e vrava mendjen shumë

Sa shume e paska vrare mendjen. smiley

Aurono, un kam vene re dicka tjeter me skandaloze,  stafi i muzeut  me informoi se prej muajsh nuk i eshte akorduar fondi per mirembajtjen (shtupa, fshese, sprej per pluhra etj etj),  ku munden thone  lerini  biletat na i jepni leket ne dore qe ato te shkreta ti perdorin per te blere produktet e mirmbajtjes ... mes te tjerash dhe leter tualeti.

Jam kurioze te di a eshte pasuruar muzeu me objekte te reja gjate ketyre 20 viteve? 

Sa per problemin qe ngre Auron, Ministria e Ditunis' kujdeset per gjera me buke, s'do rrije te merret me ca bileta per ju qe keni qejf te shikoni poce te thyera e statuja pa koke.  

Biletat jane leter me vlere. dmth para. askush ne Institutin e Arkeologjise nuk e ka idese se sa hyne e dalin nga keto para.

 

keto biletat qenkan printuar ne 1984  me thane sot nga ky Institut.  e kuptoni vete se cfare behet.

Shqiptarja.com

Bileta “relike”, korrupsion në
Muzeun Arkeologjik shqiptar TIRANA - Bileta që administrohet nga Qendra e Studimeve Albanologjike (QSA), që u jepet vizitorëve për të parë Muzeun Arkeologjik Kombëtar, në shkelje të plotë të ligjit dhe jashtë çdo standardi, u zbulua një ditë më parë nga Auron Tare gjatë shoqërimit të një grupi vizitorësh të huaj. Pasi blemë dje një biletë të tillë, ku shkruhej shuma vetëm me 1 dollarë (konvertimin e vlerës e bënte vetë biletashitësja!!!; mori 100 lekë), kërkuam edhe arsyet e përdorimit të kësaj bilete-relikte nga koha e komunizmit. Pamë se bileta është pjesë e një problematike më të madhe që përfshin Muzeun Arkeologjik dhe vetë kupolën drejtuese, Qendrën e Studimeve Albanologjike QSA.

Përveç problemeve që nisin që mungesa e rinovimit, ku në muzeun arkeologjik nuk janë reflektuar në stenda zbulimet e bëra që nga viti 1981, nuk ka asnjë procedurë korrekte që të provojë numrin e turistëve dhe shumën e saktë të biletave ekzistuese, atyre të shitura e atyre të pa shitura.
Bileta shkruan vetëm "Biletë Hyrjeje", por nuk thotë se ku hyn vizitori, në cilin institucion.

S'ka as emrin e institucionit që të jetë në varësi, siç e ka Galeria Kombëtare e Arteve, e cila aktualisht përdor një biletë me kod të fshehtë, logo të qartë të institucionit dhe atij që e ka në varësi MTKRS. Bileta e Muzeut Arkeologjik mban sipër emrin e një institucioni fantazmë që ka ekzistuar shumë para viteve '90, shumë kohë përpara se të krijohej si institucion më vete edhe vetë Ministria e Kulturës (1992). Bileta ka vetëm një vizatim me motive etnografike. Me sa duket është motivi i qilimit shqiptar. Ngjyra e saj është violetë e mbyllur, por duket si e fshirë nga uji.

Mban shënimin me vlerën 1 dollarë dhe vetëm një Nr. Serie: njëzetë e shtatë mijë e gjashtëqind e tre (Nr. 27603), por nuk ka as ISBN, as emrin e shtypshkronjës ku është prodhuar, ku kjo e fundit të jetë e licencuar për ta bërë këtë punë. Megjithëse bëhet fjalë për një relikte të rrallë të kohës së komunizmit, që përdorej vetëm për turistët në atë kohë, nuk vihet re asnjë shenjë apo kod sekret, që ta veçojë këtë biletë nga një copë letër e rëndomtë. Ajo mund të fotokopjohet lehtë në çdo fotokopjuese elektronike, por edhe nga një shtypshkronjë artizanale.

 

Bilete me ISBN?

Per te tjerat, le te riciklojne, mo, lere qe me siguri biletat e reja do t'i kishin bere ku e ku me te shemtuara. Jo se jam kunder ketyre evidentimeve, perkundrazi.

Eliza Dushku, qe kerkon fonde e pune nga Shqipetaret jashte shtetit, duhet ti perdore fondet per shqipetaret dhe realitetin e kultures shqipetare, po nuk me duken si ide per pushime te bukura smiley

hqiptaret-e-shba-fonde-per-elizen&catid=104&Itemid=535">Shqiptarët e SHBA, fonde për Elizën

hqiptaret-e-shba-fonde-per-elizen&catid=104&Itemid=535">http://www.shekulli.com.al/website/index.php?option=com_content&view=article&id=818smileyhqiptaret-e-shba-fonde-per-elizen&catid=104&Itemid=535

O Aurono, je bo si Estrada e Sarandes ne kohe te Partise, kur kritikonte servilizmin e tepruar bakshishin qe myshterinjte i jepnin berberit dhe te meta te tjera te shoqerise sone socialiste!!

p.s.

si e ka pas emrin ai hunderri i Sarandes, qe knonte parodi me kostum t'bardhe, e mban mend njeri?

 

theofil smiley

 

je enciklopedi e ekranit te viteve te komunizmit. smiley

je i nolt Cimo. smiley

@ bof o' ya'!

Teofil? 

Obobobobo!!

DVD-te e ktij do kene qarkullu dore m'dore ne Kosove dhe ne Mal t'Zi, sidomos ne Maqedoni! smiley

Teofil kush o miq? 

Theofil Haxhijani

te filmi ''nga mezi i erresires''  ka nje rol te vogel..   hisdhi nje sy, nese te ka marre malli.smiley   shikoje ketu, pak para minutes 35. eshte nje darke... shoqeron nje bjonde.. sinjora Gabriela..smiley

Ftyra e tij m'esh' stampu n'tru si nji thumb o Belulo!!

E atij dhe e nje gruje t'Fierit me kaqurela qe gerthiste shume dhe t'bonte me qesh dicka me pak! smiley

Ti rrnofsh per prpjejkjen! 

Dhe pr linkin! 

po Theofili ishte figure..   perfaqesuesi me  dinjitoz i Sarandes!smiley  le qe ca them une.. une snjoh   tjeter  perfaqesues nga bota e kultures, sportit etj nga saranda pervec Theofil hunderrit.smiley

ndersa per kete  te estrades se Fierit,  kam pershtypjen se e ke fjalen per gruan e regjizorit te njohur Pullumb Kulla.  gruaja e ketij ishte aktore e estrades dhe kishte pikerisht floket kacurela... shume kacurela..smiley

Shih pervec faktit qe aty mund te jene marre fonde per bileta qe s'jane stampuar kurre, ato biletat e '84 qe permenden mund te jene shume mire objekte per koleksionist. Asnje i huaj s'ka priviligjenin te bleje bileta 28 vjecare te nje regjimi e epoke tjeter. E c'eshte me e rendesishmja me nje cmim 1 dollar qe eshte hyrja. Pra merr 2 ne 1. 

Po per tenderat e te tjera gjera si keto , sigurisht qe mund te flitet.>>

p.s. meqe ra fjala a mund te blej ndonje ne AL nje seri 10ce per mua, ti marr kur te me bie rruga andejsmiley>>

O mroklla

 

imagjino te shkosh ne Muzeumin e Berlinit dhe te japin bileta te kohes naziste. edhe atje besoj ai qe e denoncon kete fakt duhet te jete nda estrada e hamburgut.  hajde coqe hajde

Wow, tani e pashe ket'! 

Koqe? 

Ti m'thu mu koqe? 

Po zor s'te vje? 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).