Mendoj se mund të jemi krenarë, të lumtur, por e tëra kjo është vetëm një fillim dhe mendoj se do të ketë ndikime globale në të ardhmen. Ai (zbulimi) vjen në kohën e duhur dhe mendoj se mund të jemi shumë optimistë.

GJENEVE-Shkencëtarët në Organizatën Evropiane për Hulumtime Bërthamore (CERN) thanë se kanë zbuluar një grimcë subpartikulare që mund të jetë grimca e Higgs-it, e cila besohet të jetë çelës i formacioneve të yjeve, planetëve dhe jetës.

Grimca është emëruar sipas Peter Higgsit, hulumtuesit britanik, i cili më 1964 vendosi bazat për studimet e kësaj çështje.

Grimca njihet edhe si “Grimcë e Zotit” për shkak të rëndësisë që ka.

Zëdhënësi i Organizatës Evropiane për Hulumtime Bërthamore, Xhoi Inkandela, bëri publik zbulimin gjatë një mbledhje të shkencëtarëve në Gjenevë.

“Në këto lloj eksperimentesh ne kemi kërkuar një nga grimcat më të rralla që janë krijuar ndonjëherë. Duke pasur parasysh këtë, ky është një rezultat shumë preliminar, por ne mendojmë se është shumë i fuqishëm; është shumë i qëndrueshëm, përndryshe nuk do ta prezantonim”, tha ai.

Deri më tani, grimca Higgs ishte teorike.

Shkencëtarët e Organizatës Evropiane për Hulumtime Bërthamore thanë se është ende herët për të ardhur në përfundim se grimca e re e zbuluar është ajo e Higgs-it, për të cilën pat folur fizikani britanik, Higgs.

Megjithatë, shkencëtarët folën për rëndësinë e zbulimit.

Drejtori gjeneral i CERN-it, Rolf Diter Hojer shpjegoi: “Sot shënojmë një arritje historike, por jemi vetëm në fillim. Tani, mbetet një punë e madhe para nesh. Është megjithatë një arritje. Mendoj se mund të jemi krenarë, të lumtur, por e tëra kjo është vetëm një fillim dhe mendoj se do të ketë ndikime globale në të ardhmen. Ai (zbulimi) vjen në kohën e duhur dhe mendoj se mund të jemi shumë optimistë”.

Njoftimi i së mërkurës pritej me padurim në radhët e shkencëtarëve, meqë mund të konfirmonte punën teorike të zhvilluar gjatë dekadave të fundit dhe njohuritë aktuale për funksionimin e universit.

Grimca është pjesa e fundit e pazbuluar në teorinë e Modelit Standard, që shpjegon përbërjen fondamentale të universit.

 

 

17 Komente

Berisha sapo dha nje deklarate ku tha qe, qe kur qe femije, baba e ka pas ushqyer me dashuri per grimcen Higgs.

Kurse Rama nga ballkoni i Twitter-it ka kerkuar te hapet cilindri i perplasesit dhe te numerohen perseri grimcat subatomike.

Nano nga ana tjeter ka thene qe grimca Higgs eshte si ai, daleZotese.

P.S. Ndjese per politizimin po me frymezoi fakti qi temen e solli Lefti smiley

subpartikulare

besoj se do te kishte qene me mire qe te kishe perdorur nenthermijore, duke qene se dikush, qe nuk merr vesh se per cfare flitet "partikulare" mund edhe ta ngaterroje me "te vecante".

1964 vendosi bazat për studimet e kësaj çështje

ne fakt, zoteria i nderuar, nuk ka hedhur thjesht bazat per keto lloje studimesh, por ka hedhur i pari hipotezen  per ekzistencen e kesaj therrmije (apo nentherrmijes, apo subtherrmije). per me teper, nga aq sa di une si amator i fushes, ka zhvilluar edhe nje teori qe te mund te shpjegonte se pse duhej me patjeter qe te ekzistonte ajo therrmije. vertetimit te teorise se tij i mungonte, si te thuash, vetem pjesa praktike, duke qene se teorikisht therrmija mund dhe duhej te ekzistonte qe te mund te shpjegohen disa fenomene, nder te cilet me i rendesishmi ai mbi krijimin e universit!

nejse, edhe ti e ke shkruar o Lefti, por nuk e paske perkthyer mire!

nuk mund te perhapet shkenca ne kete menyre, duhen edhe ne kete fushe perkthyes po aq  te mire sa ata qe perkthejne "letersi".

smiley

Por, sipas shenctareve egziston mundesia (1/melon) qy ata te jene gabim. smiley 

Po tashi mund të jetë edhe gjatuf, posi.

Hajt mo, me 5 sigma brenda, po e marrim si t'mbyll kte muhabet.

Ai profesori anglez qe kish parashtruar hipotezen e kesaj grimce, kishte fituar çmimin nobel para shum vitesh. 

Prape e zbuluan???

Po sikur e zbuluam e mbuluam kete Grimcen e Zotit. Por une jam kurioze ta dij si do reagojne besimtaret me kete... will see.

Dan Brown, coc ka fol per kete muhabet smiley , Vatikani shkon goxhà dakod me CERN-in.

Ah nese eshte Dan Brown ne mes, cdo argument behet i besueshem. Sdq pyete njehere Danin a e di ai qe ka 8 grupime te feve monoteiste qe s'kane pike lidhje me Vatikanin. Po keto qe s'kane inside man ne CERN si do ja bejne?

po besimtaret pse duhet te reagojn per nje grimce?ata (besimtaret)kan zbuluar Zotin,çpo ua ndjen per nje grimce ?smiley

Si do ja bejne ?!

do fillojne te besojme pra mo akoma me teper smiley dmth qe kjo dynja nuk fillon me profetin e tyre 1000 / 2000 vjecar, por e mbarsme prej kohesh me shume zero nga pas, apo jo.

Shih une s'thashe se njerzit do rreshtin se besuari ndonjehere. Puna eshte kujt do fillojne ti besojne? Do spostohet boshti. smiley

Boshti, boshti, do filloje te kete flamurin tat pra smiley , esell, pa opium.

Nje gje me ben pershtypje: Nuk ishte po ky Laborator i cili deklaroi me buje per "rrezimin e teorise se Einstein-it"...Neutrinot ne eksperimentin e tyre kishin kaluar shpejtesine e drites..Pas pak kohesh u detyruan te pranojne gabimin ne perllogaritje smiley

 

Ja dhe rrenjet e teorise...Far, far east

Dora vete Arto... mijera(nja 15 000) here e kane perseritur eksperimentin dhe nxorren te njejtat rezultate... smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).