Në vitet gjashtëdhjetë, i tronditur nga spekulimi ndërtimor që kishte molepsur Italinë, e i pafuqishëm ndaj vendimeve arbitrare që merreshin në urbanistikë, arkitekti i njohur Gió Ponti, i mëshonte idesë se jo vetëm administratorët apo kryebashkiakët e qyteteve, por edhe vetë qeveritarët e lartë do të duhej të qenë arkitektë a urbanistë; përndryshe të kishin së paku njohuri elementare, por të strukturuara qartë, mbi këto disiplina. I edukuar me parimet e shkollës racionaliste të Bauhausit, ai dhe një brezni e motivuar arkitektësh luftarakë nisën të ushtronin si mision shoqëror edhe publicistikën krahas projektimit. Deri më atëherë Italia, krahasuar me vendet e tjera perëndimore, e kish vuajtur kronikisht mungesën e plotë të një shtrese analistësh apo kritikësh të arkitekturës, dhe kjo zbrazëti po lëshonte pasojat e mbrapshta mu në kohën kur vendi gjendej buzë bumit ekonomik, si edhe përballë presionit nga poshtë e nga lart për të ndërtuar kudo dhe çdo gjë. Hjatusi i krijuar që para luftës, me degradimin e futuristëve të përdorur keqas nga Musolini, u shfrytëzua pozitivisht prej këtij brezi, i cili zu kësisoj të shprehte pikëpamjet e tij mbi mënyrën sesi duhej të ndërtohej në demokraci qyteti italian, si të mbrohej mjedisi unik Apenin, si të ruhej trashëgimia mbresëlënëse italike dhe si të formësohej vizioni për një të ardhme të qëndrueshme. E kjo hulli u çel me artikuj, konferenca, libra, dispensa, programe-radio, pjesëmarrje në politikë ose në forume të vendimmarrjes dhe sidomos përmes mësimdhënies.

Gjithë ky impenjim i tyre do të vizatonte kthesën e mbarë në atë kurbë të rrezikshme, së cilës i qenë nënshtruar parametrat e trajtimit urban të hapësirave qytetare në Itali. Një ndër këta zëra ishte edhe kritiku i njohur i arkitekturës, italiani me origjinë hebrenje, Bruno Zevi. Ai kishte kuptuar se prapambetja e vendit të tij në këtë fushë ishte strukturore, dhe shkëputja ndaj zhvillimeve moderne të Europës perëndimore e veriore ishte njëmend e fortë, por jo e pakapërcyeshme. Prurja e mendimit teorik e praktik perëndimor në Italinë fanfareske musoliniane kish qenë një mision i pamundur; ata pak guximtarë ose qenë zbythur nga regjimi, ballas a tërthorazi, ose qenë përthithur fatalisht prej tij. Fusha kish mbetur e mbrazët dhe opinioni shkencor gjithaq i zbrazët. I larguar Italie nga droja e ligjeve antisemite, Zevi përfundoi studimet në Harward Graduate School of Design, asokohe nën drejtimin e Walter Gropiusit, njërit prej etërve të arkitekturës moderne. Dhe pikërisht aty, në Shtetet e Bashkuara, hasi në veprën e Frank Lloyd Wrightit, njohje kjo që formësoi në thelb mendimin kritik të tij. Ky mendim më pas do të nyjëtohej vrullshëm përmes polemikës antiklasiciste dhe inkurajimit të alternativës organiciste ndaj ftohtësisë racionaliste, duke marrë dora-dorës një dimension europian.

Pedagog që më 1948-n i Historisë së Arkitekturës në Venecia e më pas profesor në Universitetin e Romës, Zevi do të themelonte më 1955-n njërën ndër revistat më të censhme të arkitekturës në Itali, L’architettura. Cronache e storia, përmes së cilës do të ndikonte jo vetëm mendimin arkitekturor e urban të vendit të tij, por do të përcaktonte standarde kontinentale për krejt kritikën e re italiane. Librat e tij Saper vedere l’architetturaStoria dell’architettura moderna apo Verso un’architettura organica, tashmë kanë fituar statusin e klasikes dhe me kohë kanë shkapërcyer kufijtë e Italisë duke u përkthyer në mbarë botën, e duke u bërë etalonë të një gjykimi të ekuilibruar, gjithnjë në favor të avangardës, në kushtet e një bote të trysnuar skajshëm nga modernia dhe globalizimi.

Ndonëse duket e pagjasë, edhe në Shqipërinë e izoluar të viteve tetëdhjetë paradigma Zevi njihej në mjediset akademike, dhe madje paraqitej e rëndësishme; në rrethet e ngushta të arkitektëve qarkullonin nën dorë e mbi dorë botimet e tij, të futura kontrabandë. Një frymë tolerance ndaj “modernes”, por natyrisht pa retorikë, ushqehej ato vite qëllimshëm në mjediset e studentëve të arkitekturës prej Vera Bushatit dhe Tamara Eftimit, çka krijonte një atmosferë të pazakontë debati “ilegal”, i cili dilte prej kornizave të ngurta teorike ku pluskonte moria e pedagogëve të ngrysur të Fakultetit të Inxhinierisë. E nëse paradite diskutohej mbi famëkeqin “Labirinte të modernizmit” të Uçit, pasdite bibliotekat private të këtyre dy zonjave të nderuara bëheshin ende më publike se fondet shkencore në universitet, duke mëkuar për ata pak syçelët nocione etike dhe estetike “jashtë programit”. Mëkat i madh që breza të tërë arkitektësh nuk patën mundësi të ballafaqonin lirshëm e të ushtronin në praktikë teoritë e arkitekturës dhe urbanistikës moderne; druaj se është mungesa e këtij ballafaqimi që sot ka sjellë si rezultat indiferencën proverbiale, për shumëkënd të pashpjegueshme, të arkitektëve shqiptarë ndaj problemeve të rënda urbane që ka shkaktuar klasa politike e vendit me injorancën dhe mosvetëdijen e saj. Aq i munguar ka qenë dhe mbetet ky debat në rrethet e arkitektëve shqiptarë, sa po të veçohen polemistët kritikë si Maks Velo apo Enver Faja, pataloku do të mbetet krejt thatë…

Ky është një ndër motivet që botimi i Zevit, por edhe i shumë e shumë librave të tjerë të munguar që trajtojnë teorikshëm arkitekturën, peizazhin apo mjedisin e ndërtuar, në vendin tonë, është më tepër se i domosdoshëm; është madje jetik. Kritika arkitekturore dhe debati urban në Shqipërinë e traumatizuar rëndshëm duhen konsideruar mision shoqëror, ashtu si lufta ndaj drogës dhe trafikimit të qenieve njerëzore, ashtu si lufta ndaj prostitucionit politik. Bëhet e paimagjinueshme, po e paimagjinueshme, për këdo që lexon Zevin, pastaj se si vendimet për të bërë hukubete urbane me sheshin “Skënderbej”, për të shkatërruar një paradigmë utopike si Piramida, për të zeruar Pallatin antisovjetik të Kulturës, për të denigruar arkitekturën e Muzeut Historik Kombëtar, apo për të shqyer parqet monumentalo-mjedisore të Pallatit Perandorak (Brigadave), merren nga pushtetarë që nuk mund të jenë assesi politikanë, që nuk kanë lexuar qoftë edhe një librushkë të vockël mbi arkitekturën, apo një broshurëz të hollë mbi urbanistikën.

Sot, me një vonesë të stërgjatë, Zevi e viziton Shqipërinë. Me një vonesë të pazakontë, të paktën 20-vjeçare; me një vonesë që, sa u takon gjurmëve që ka lënë në territor kritika pagojce arkitekturore, është bërë në mjaft raste fatale. Veçse në anën tjetër, që nga sot, as studentë, as pedagogë gjysmakë, as kryebashkiakë hajvanë, e as drejtorë provincialë që nuk njohin gjuhë të huaja nuk mund të thonë se në Shqipëri nuk ekziston makar një libër i vetëm mbi Historinë e Arkitekturës Moderne (deri dje mund ta thoshin). Ky libër sapo ka dalë në treg nga shtëpia botuese “Dituria”, me 600 faqe të thukëta, ndarë në dy vëllime të një cilësie vërtet të lëvdueshme bibliofilike e me ilustrime origjinale zgjedhur nga vetë autori të kryeveprave moderne të arkitekturës botërore. Kushdo mund t’i studiojë e t’u referohet në kreshtën e frymëzimit a përfund krizave të shpeshta të krijimtarisë (studentë, arkitektë, kritikë e inxhinierë), po edhe përfund krizave të vendimmarrjes (kryetarë bashkish e komunash, anëtarë të këshillave bashkiakë e drejtues të tjerë). I gjithë korpusi i kritikës arkitekturore të Bruno Zevit, që përmban mbi 25 vëllime të rëndësishme, gjendet i shkrirë harmonishëm në këtë libër të tij (të rishikuar), që zë fill me William Morris për tek Alvar Aalto e me Frank Ll. Wright për te Frank O. Gehry. Kështu do të vërehet menjëherë se ndër ne jo vetëm kritika është në krizë, por krejt arkitektura, e jo vetëm arkitektura është në krizë, por krejt urbanistika, e jo vetëm urbanistika është në krizë, por krejt mendimi politik që e gjeneron urbanistikën që na rrethon: “Arkitektura është mënyra e ekzistencës së një epoke”, thoshte Le Corbusier, duke nënvizuar kështu se arkitektura dhe urbanistika janë pasqyrë e shoqërisë në çdo epokë historike, që nga lashtësia deri në shoqërinë bashkëkohore. Duke mësuar të shohim arkitekturën, mësojmë të shohim klasën drejtuese, e duke i bërë kritikë arkitekturës dhe urbanistikës, thoshte Zevi, mësojmë t’i bëjmë kritikë strukturore kësaj klase e të përmirësojmë për rrjedhojë jetën shoqërore. Parë në këtë këndvështrim, mëkëmbja e kritikës arkitekturore është një mision fisnik, ende i papërmbushur te ne, një mision i mirëfilltë shoqëror.

32 Komente

Nje zot e di pse ka ngel ajo kulla ke Trekandshi ashtu e pambaruar.

Eftimi, Eftimi ku e kam degjuar? Eftimi dhe Artan Shkreli? Hmmm prit pak.

Edi Rama ne kuadrin e Politikes se Re pertej te Majtes dhe te Djathtes ka sjelle nje model te ri ne dhenien e lejeve te ndertimit. Gjate vitit 2009, nga 500 subjekte projektuese qe ka Shqiperia (subjekte juridike dhe fizike) jane vetem 2 ato qe kane marre 70% te lejeve te ndertimit nga Bashkia Tirane! Kjo loje me subjektet projektuese eshte nje stil i ri me klas per te maksimalizuar fitimin e perqindjeve. Nese kerkon te marresh leje ndertimi, zgjidh subjektin e duhur projektues dhe je ne rregull! Dhe kush jane keto 2 subjekte projektuese? 2 miqte me te ngushte te Edi Rames: Alban Eftimi (ish Drejtor i Urbanistikes ne Bashkine Tirane) dhe Artan Shkreli (i shoqi i Ledi Shamku - Shkrelit, kandidate e PSse per Tiranen dhe sipas Rames, Ministrja e ardhshme e Arsimit te Qeverise me Kryeminister, Kryebashkiakun Rama). Keto dy persona kane fituar pergjate vitit 2009 70% te lejeve te ndertimit nga Edi Rama! Ndersa 500 subjektet e tjera projektuese te Shqiperise vetem 30%!!!
Tashme Levizja Qytetare kunder Betonizimit po dekonstrukton pak nga pak te gjithe skemen e korrupsionit mafioz te Bashkise Tirane duke treguar deri ne detaj mekanizmat se si po monopolizohet i gjithe tregu i ndertimit ne Tirane dhe rrezik pas 28 Qershorit kjo skeme do te shperndahet ne te gjithe Shqiperine. Tashme Rama nuk ka nevoje te negocioje per 15%, 20%, apo 30%!!! Mjafton qe nje ndertues me dy pare mend te kuptoje se ke arkitekt duhet te zgjedhe! Dhe arkitekti Shkreli apo Eftimi e ka cmimin shume te rende por te zgjidh hallin! Tashme po zberthehet edhe rruga se si kalojne perqindjet nga biznesi te Edi Rama! Nepermjet ures se projektimit!!!

Sot me date 22 Maj, Levizja Qytetare kunder betonizimit i njofton qytetaret per vdekjen e konkurences se lire te biznesit te ndertimit! Sot me 22 Maj, Avokati Altin Goxhaj dekonstruktoi nje nga skemat e funksionimit te Mafies se Ndertimit te Edi Rames duke treguar me fakte dhe te dhena konkrete skemen se si vetem 2 studio Projektimi fitojne 70% te lejeve te ndertimit ndersa 500 te tjera duhet te shqyhen midis tyre per te siguruar kontrata per 30% te lejeve qe mbeten. Sot me 22 Maj 2009, Avokati Altin Goxhaj ishte veshur me te zeza pikerisht ne shenje zie te vdekjes se paralajmeruar te konkurences se lire ne te gjithe Shqiperine, te krijimit te nje oligarikie bashkiako-ndertimore e cila kerkon te shkaterroje perfundimisht pertej te majtes dhe te djathtes, pertej barazise dhe konkurences se lire cdo gjurme te tregut te lire, cdo gjurme te hapesirave publike, cdo gjurme te gjelberimit ne emer te Oktapodit Rama!

Ne ora 12:00, Levizja Qytetare kunder Betonizimit te Tiranes paraqiti perballe murit te Bunkerit Bashkiak te Tiranes listen e 500 subjekteve juridike dhe fizike projektuese qe jane ne Shqiperi dhe sasine e lejeve qe kane marre subjektet e kontraktuara ndertuese nga Bashkia Tirane: vetem 30%! Sepse 70% i kane fituar ne projekte private dhe te puneve publike vetem 2 persona: ish-Drejtori i Urbanistikes se Bashkise Tirane dhe bashkeshorti i kandidates se Partise Socialiste per Tiranen Artan Shkreli (i shoqi i Ledi Shamku-Shkreli).
Loja e Konkurences se lire te tregut te ndertimit me arbiter Edi Ramen per vitin 2009 jep keto rezultate: 500 subjekte kane akses ne 30%,te lejeve te ndertimit, ndersa vetem 2 subjekte fitojne 70%!

Hunter, me perpara, ky avokati Altin Goxhaj, ç'o ku mirrte pjese ketu tek Peshku, ka vite qe nuk e shoh me ke Peshku. Nese e sheh, beji nje ftese nga ana ime te marri pjese, ndonse nuk jam administrator i faqes, jam thjesht nje pjesmarres qe do te me pelqente qe ne Peshk te kishte sa me shume intelektuale e sa me pak njerez ordiner. 

Godite pak busullen, godite...

Kur flet shkreli alias nexh_betoni per arkitekture urbane eshte njesoj si gjermont thone te lesh qenin te ruaj sallamin (dhe nuk ke pse cuditesh pse nuk ke me sallam ) pak a shume dhe politika shkrelijane per nje nga metropolet me te vjetra te botes albanopolin.

vera bushati eshte goca e hysni kapos dhe nena e andi bushatit per kete klan flitet shume, njerzit ne tirane i din shume mire llijet e ketij klai me biznesmene ne liban per cimentot.  Nga ana arkitekturore me poshte se nuli dhe kjo ka qene ajo qe nxirrte brezat e rinj te arkitekteve ne tirane prandaj dhe shkreli kur pellet si nga ana shkrimore dhe profesionali ne kete menyre nuk eshte per tja vene shume re ...

zot fali se nuk dine se c thone

ne jemi mesu me bo thashetheme e me bo biografite me shpifje te te tjereve....mire eshte me fol per shkrimin, permb, analizen etj etj....

 

 

ehuuu, shko gjat ashtu...

pastaj ajo kerko me lexu ene shkrimin, or bab...

Nuk jane thashetheme jo. Jane nga ai rreth, qe kane majmur dhe jane majmur mire me Edi Ramen ne bashki. Ky zoteri, (ashtu si Artan Lame te ajo tema tjeter) kane patur pushtet dhe eshte nder protagonistet kryesor te betonizimit te Tiranes. Tani japin mesim urbanistike! pfff

Em...lexoje, ..Tan SHkreli eshte smart man/ass....

do e lexoj pas pak nga celli se po dal. smiley

E pashe dhe me pelqeu. Flm!

Biografine e bo ne radhe te pare vete individi me punen dhe moralin e vet te jetes.

Pastaj ta vertetojne te tjeret.

Gjon,...me thon te drejten kam vite larg shqiprie dhe njerezit edhe ndryshojne, por une po mbroj shkrimin ne rradhe te pare dhe Tanin qe une kam njoft vite me pare ne rradhe te dyte....Tan Shkreli ka qene nje nga arkitektet me te mire absolut dhe kam besim qe akoma eshte...po  flas nga ana prfesionale, po edhe si cun ka qene tip i qut....per ti ra shkurt po them qe qendron shume lart ketyre kokrrocave qe dun me "bo" shqiperine jo sot por qe vite te shkuara.....ne fakt ky eshte nga te paktet ata qe ngre zerin sepse si puna ketij ka plot por qe nuk ja mban te krruen me salna e metna etc etc.....komento shkrimin e pastaj futi nja dy rrjeshta per shkrimtarin =ketu e kisha llafin u'.....

Ard  ... po ta kesh ndjek ndo pak peshkun do te kesh vene re se kam kohe qe e kritikoj ne pergjithesi ndertimet ne tirane e jo aashtu kot se jam partiak e politik apo salit apo ramist apo lsit e ku di une se cka ne tiron.

ashty si ty kam dhe une shume shume vite larg tirones dhe brezin e shkrelit e njof mire si dhe doren eidhujve te shkrelit blonden kapo.

ne tirane me kane thone se ky shkrel qe mund te kete qene cun shakaxhi e i zgjut e i hudh me shoqni bordurash ka bo ligjin ne kuptim e plote te fjales, pra ka pase dore te lire te beje ( jo vetem nga ana arkitektonike !!!) cfare i donte b ... dhe me fondet e bashkise bile dhe ja cfare rezultati kem mbas 10 vjetesh ne tirane nuk ke nje rruge te hajrit ku mungon norma minimale evropiane lere pastaj gjonat e tjera.

pra qysh kur thu qe ka qene nje nga arkitektet me te mire absolut nuk me pelqe te thom te drejten sepse ne art nuk ka me te miren absolut  keshtu na e kane mesuar ne shkolle ne gjermani te pakten.

 

ky shkreli qe mesiguri ka pas topa e qe e kane pranu per arkitekture ashtu si gjithe te tjeret athere se per ate byth konkurs nuk te pyeste njeri ishte sa per sy e faqe apo jo ... nuk ka ftyre te shaje arkitekte qe baba kapo_bjondes_jugsllave qe kishin studjuar ne itali e france e austri  i kputi si barishte e pastaj ti shaje se ishin te paafte sepse per pak modernizem athere te hikte koka dhe kete e di ai shume mire. 

pyt po deshe per se si ndodhi arkitektit te pallatit te ismailit e dirteroit?

pra ky shkreli me kane thone ka bo nje pare shume te modhe ne kohen e rames, bravo i qofte them une se ashtu kohesh kane ardhe ne shqiperi, por nga ana tjeter nuk ka ftyre ky te flase per te tjere, ky e pasti shoncin e vet dhe epame se cfare boni ... tani le te leje te tjeret te punojne ( jam i sigure se dhe te tjeret si puna e ketij do punojne ...)

 

Gjon...nuk me pelqen te bej argumenta kot, por vet une nuk flas per nje gje qe nuk e njoh, shikoj vet etj. Po te them vetm pak qe Tanin e kam pas ne pallat per nja 15 vjet e kam pas shok lagje e shkolle, ja njof familjen, shoqerine etj dhe mire biles...e di sa merr vesh nga arti, historia, muzika dhe per me shume arkitektura e urbanistika.....nese ke degjuar vetem fjale per konkurset e arch e shkollen apo pedagoget e asaj kohe mos fol kot, pasi une kam studiuar vet atje e mund te di shume.....nese do te flas per PEDAGOGE si Vera Kapo, vera hoxha, kolaneci etj etj qe nga mbiemrat ty te tingellojne keq...per mua kane qene shume te mire...se cbenin mbas mesimit nuk i interesonin asnjeriut......dhe po te them qe me shume ndihmonin studente pa njohje dhe te talentuar ku bente pjese edhe SHkreli.....

si perfundim vetem dua te them qe shkreli eshte profesionist i talentuar dhe konkretisht shkrimi me pelqeu shume....Une tiranen e kam pare per here te fundit ne 1996 dhe cfare shikoj neper internet jam dakort me ty.....nje shkaterrim i vertet...por nuk besoj kurre qe shkreli te kete dore ne te......dhe jam i sigurt po ashtu qe ai nuk eshte JESUS....

Dikush qe ka studju programe arkitekture ne me shume se nje universitet (shtete te ndryshme), e di mire se sa shume ndikim kane professoret ne formimin e tyre persa i perket mendimit fillozofik. Arkitektura nuk eshte inxhenieri, eshte me e shkrifet, me e lakueshme. Gjate formimit tim ne itali, jam bombardu me fillozofite radikale e brutaliste te moderrnisteve. E vetmja lidhje me kete realitetin ne te cilin ndodhem sot, ishte Gio Ponti dhe Louis Khan nepermjet Renzo Pianos. Neo-classicizmi dukej sikur ishte hequr fare nga programi i Vittorio Introinit (professor i imi i laboratorit te projektimit - ne fillim assistent e me pas bashkountor i ngushte i Aldo Rossit). Arrita ne nje pike ku nuk mund te mendoja punimet e mija shkollore pa béton brut dhe pa vija te drejta minimaliste. Pastaj, me vone, ne nje universitet tjeter u perballova me rryma krejt te tjera mendimi, fillozofi projektimi qe e benin brutalizmin dhe shume nga projektet dhe idete e Le Corbusier te dukeshin teper te trishtueshme dhe depressive, shpeshhere dhe te kota. Ato te shqipnise kane pase si pike referimit arkitekturen staliniste sovjetike, andaj nje e lexume e Aldo Rossit apo Le Corbusier, deri diku dhe te Bruno Zevit nuk perbente asgje jashte asaj korrnizes se betonit bruto te pa-suvatuar apo te pa-lyer, ne fakt ndihmojne ne assimilimin ideollogjik socialist. smiley

Shkrelin e njoh vetëm nga tv. Burrë i mirë apo i keq nuk ve dorën në zjarr, por për profesionist ma ka lënë përshtypjen.

Gjithsesi që të mbetemi brenda shkrimit, ajo shprehja që "arkitektura është shprehje e pushtetit" i bie në kokë muhabetit.

Mjafton të shoqhësh arkitekturën shqiptare për të zbuluar kush ka sunduar:

Para '39 ka vetëm arkitekturë e kohës feudale. 

Ca vepra të hajrit dhe ca vila si kërpudha aty këtu tregojnë që këtu ka patur një intremxo italiane. 

Arkitektura post '45 Pa Koment.

Post '90? "Arkitektura?" Nga ka ardhur kjo fjalë? E di kjo "arkitektura" kush është Shaban Memia? 

 

Me fal, ka ikur gje Shaban Memia nga ofiqi zyrtar?

Larg qoftë! Shabanin edhe kur të na lërë shëndenë do e mbajmë aty si mumje për inat të komunistave që qeshin nga marazi (si ky këtu më poshtë, se nuk dua t'i flas).

Me fal, na paskan dizinformuar munistat e kuqsmiley Desh u alivanosa kur e degjova..

E keqja shoku Martin, është që parrullat e armikut kanë hedhur rrënjë edhe tek njerëzit tanë.

p.s Përgjigje për ty, dhe me spond për ca të tjerë. 

"madje edhe te ndonje komunist" Sta nxuri goja goja kete te fundit, Kavir Kaviri....

Se me vjen turp a derebardhe. S`e kupton? 

"E di kjo "arkitektura" kush është Shaban Memia? " smiley 

Buenos Aires crece descontrolada e imperfecta, una ciudad en la que se yerguen miles y miles de edificios sin ningún criterio. Al lado de uno muy alto hay uno muy bajo, al lado de uno racionalista, uno irracional. Probablemente estas irregularidades estéticas y éticas nos reflejen perfectamente. Estos edificios que se suceden sin ninguna lógica demuestran una falta total de planificación. Exactamente igual es nuestra vida, la vamos haciendo sin tener la más mínima idea de cómo queremos que nos quede

 

Nga Medianeras, film argjentinas.  Pershkrimi i kaosit urban i Buenos Aires minutat e para te filmit, mbreselenes.  

Me kaqardhje, por edhe per mua s'eshte i besueshem. Mbase edhe vjen radha te nuserohet per here te dyte.

E shof qe shume nga ju

- ose nuk e kane perjetuar komunizmin (diktaturen)

- ose luajn injorantin

- ose jane me verte injorante

- ose bejne "balkanasin" ai thote jo e une them po e ai thote po e une them jo

- ose vuajne nga nje shkalle shume e larte narzismi: cdo gje qe them une eshte ok ato qe thone te tjeret jane per lesh

- ose bejne "shakane e radhes "

e shkrelat vazhdojne te japin urbanistike

Do kish sens ky shkrim duke fillu direkt apo indirekt me nje 'mea culpa' per te vazhduar me thene qe mos kalojme nga shiu  ne bresher.

Vendosa nji lajm teper interresant per ta publiku, por me sa duket nuk paska qene mjaftueshem (interresant). para ca ditesh qenka prezantu nje projekt qe synon ruajtjen e promovimin e disa arkitekturave nga diktaturat e ballkanit.

 

______________________

Prezantohet projekti ATRIUM

 

 

Drejtoria e Turizmit dhe Promovimit të Qytetit pranë Bashkisë së Tiranës organizoi në ambientet e Hotel “Tirana International”një aktivitet për të prezantuar përpara medias dhe aktorëve të tjerë të fushës së turizmit projektin ATRIUM (Arkitektura e Regjimeve Totalitare të Shekullit XX në Menaxhimin Urban) dhe rezultatet e deritanishme që janë arritur gjatë zbatimit të tij.

Taakimin e hapi Zv./Kryetarja e Bashkisë së Tiranës, znj. Jorida Tabaku, e cila në fjalën e saj foli për rëndësinë e projektit dhe të trashëgimisë arkitekturore duke bërë një pasqyrë të përgjithshme të punës dhe kujdesit që tregon administrata e qytetit për nxitjen dhe zhvillimin e turizmit në qytet.

Znj. Klajda Gjosha, Drejtor i Drejtorisë së Turizmit dhe Promovimit të Qytetit, foli për realizimin e deritanishëm të projektit.

Të pranishmeve iu prezantua projekti në detaje dhe pastaj u kalua në pyetje dhe diskutime rreth tij si dhe për probleme që kanë të bëjnë me zhvillimin e turizmit në Tiranë dhe përmirësimin e shërbimeve ndaj vizitorëve të qytetit.
ATRIUM-i ka të bëjë me fushën e kulturës dhe turizmit duke përfshirë edhe arkitekturën e ndërtesave të regjimeve totalitare në Shqipëri. Projekti financohet nga fondet e BE-së në kuadër të Programit SEE (South East Europe).

Shtrirja kohore e projektit është 30 muaj (03/01/2011 – 30/06/2013). Partner udhëheqës i projektit është Bashkia e Forlit, Itali. Bashkia e Tiranës është një nga partnerët realizues të këtij projekti.

Partnerët e ATRIUM-it janë nga 11 vende të ndryshme (Italia, Sllovenia, Bullgaria, Hungaria, Sllovakia, Rumania, Kroacia, Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Serbia dhe Greqia).

Qëllimi i projektit është të kthejë pjesë të arkitekturës së regjimeve totalitare të shekullit XX (fashiste dhe komuniste në Tiranë) në një burim të rëndësishëm të zhvillimit vendor duke i menaxhuar dhe valorizuar me anën e një itinerari kulturor transnacional.

Secili prej 11 partnerëve të projektit, vende të Europës Juglindore, ka përzgjedhur në këtë faze të projektit një numër të caktuar objektesh të kësaj arkitekture (godina, rrugë, sheshe, monumente etj), të cilat po studiohen, plotësohen me informacionin përkatës, intervista, dëshmi, dokumentarë dhe fotografi sipas disa kritereve të caktuara.

Ky material, që përbën thelbin e këtij projekti, do të shërbejë për përgatitjen e një manuali transnacional për një menaxhim më të mirë, ripërdorim dhe valorizim ekonomik të kësaj trashëgimie si dhe për dizenjimin e itinerarit kulturor të saj në pajtim me kushtet e vendosura nga Këshilli i Europës për promovimin e turizmit kulturor.

Në fund të projektit, partneriteti do të ketë në dispozicion një dosje të këtij materiali të plotë, e cila do t’i dorëzohet Këshillit të Evropës për çertifikimin e rrugës kulturore të planifikuar. Dosja e më sipërme do të dorëzohet nga një shoqatë transnacionale promovimi që do të krijohet enkas për këtë punë.

Drejtoria e Turizmit dhe Promovimit të Qytetit do të organizojnë gjatë muajit korrik dy forume të tjera në qytetin e Durrësit për të realizuar një prezantim sa më gjithëpërfshirës të projektit.

 

o hopa, e ke te rrjedha e faqes

Kerkoj ndjese, u nguta me sy mbyllur. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).