Gjatë 27 dhe 28 qershorit, si pjesëtar i grupit nismëtar të kërkesës për referendum kundër importimit të plehrave, mora pjesë në seancat e hapura të KQZ-së, që do të vendosnin për pranimin apo mospranimin e kërkesës sonë.

Ishte hera e parë që e prekja nga afër këtë ambient. Herë të tjera e kam ndjekur nëpërmjet ekranit dhe ju siguroj se ka mjaft ndryshim.

Mendimi që erdhi duke m’u kristalizuar sa më shumë qëndroja në atë sallë, i dashur lexues, ishte se ngjarja që po zhvillohej atje ishte material i mrekullueshëm për ndonjë autor teatri që kërkon të trajtojë dramën e këtij vendi, stadin e demokracisë apo të mosdemokracisë në të cilën ndodhemi, psikologjinë që vepron në raportin tonë me institucionet dhe pushtetin. E them këtë sepse në atë sallë ishin simbolikisht tërë aktorët kryesorë të jetës sonë. Ishte “Drejtësia” e anëtarëve të famshëm të KQZ me në krye Ristanin, ishin “Ekzekutivi” e “Legjislativi”, me në krye përfaqësuesit e partive politike, d.m.th. Kosovrastin e PD dhe Gjonçaj të PS, ishte “administrata” e KQZ që presupozohet të bëjë punët teknike, ishte “media” që po e ndiqte dhe regjistronte atë që po ndodhte – ishim edhe ne “populli”, thoni po të doni “shoqëria civile”, që kishte çuar atje një kërkesë për referendum të mbështetur me 65 mijë firma qytetarësh. Çfarë më bëri më shumë përshtypje atje? Më falni, harrova të them se aty ishte prezent edhe një personazh hije, që nuk mund assesi të neglizhohet në skenografinë e dramës, edhe pse nuk kishte karrigen e tij.   E kam fjalën për ambasadorin amerikan Arvizu, personazhi, pra, që disa ditë më parë kishte denoncuar në aktivitetin “Vepro tani” mosdhënien përgjigje nga KQZ të kërkesës për referendum, për të cilin, kur mbërrita aty, më thanë se kishte qenë në KQZ pikërisht atë ditë në mëngjes, përpara fillimit të mbledhjes sonë. Letërsia, siç e dini, është e mbushur me personazhe hije që, edhe pse nuk shfaqen asnjëherë në skenë, janë protagonistë kryesorë.

Fakti që ne – populli – kishim ndjesinë se po pranoheshim të hynim në atë sallë vetëm se na kishte mbrojtur ambasadori, më krijonte një ndjenjë poshtërimi dhe të them të drejtën, nuk u gëzova, si disa më të rinj se unë, kur më thanë se “betejën e kemi të fituar” sepse “ambasadori ishte këtu”. Por tani le t’ju tregoj shkurt disa nga episodet apo aktet kryesore të dramës.

* * *

Në hyrje “administrata” lexoi një raport që kishte të bënte me verifikimin e kërkesës sonë, në të cilën, me dy fjalë, thuhej se ishin paraqitur formularë që përmbanin 65 mijë firma, ndër të cilat ata kishin vënë re se kishte edhe të parregullta – firma ku kishin firmosur kryefamiljarët për gjithë familjen – por që gjithsesi nuk ndikonin që shifra e firmëtarëve të rregullt të binte nën 50 mijë. Pra, raporti i administratës nënkuptonte se kishin vendosur t’i thoshin pro referendumit.

Sipas mendimit të ndonjë naivi nga ne, kaq mjaftonte: ne duhet të iknim në shtëpi dhe shteti, në këtë rast KQZ, duhet të fillonte të merrej me  përgatitjen e referendumit. Sepse, tek e fundit, edhe sipas mendimit tim gjithmonë naiv, çështja e pranimit dhe mospranimit të futjes së plehrave në Shqipëri është një çështje transversale që i përket edhe PD-istëve edhe PS-istëve, pasi unë nuk besoj kurrsesi se si palë e vetme e interesuar pro referendumit, që kërkon abrogimin e ligjit, të jenë vetëm zgjedhësit e opozitës dhe si palë kundër referendumit të jenë zgjedhësit e maxhorancës. Mirëpo ja që shumë shpejt, kur fjalën e mori Kosovrasti i partisë së madhe që është në pushtet, atje u krijua një situatë që më bëri të më duket sikur po shihja luftën në KQZ për zgjedhjet e Tiranës se kush duhet të ishte kryetar Bashkie: Basha apo Rama? Mos harroni asnjëherë se atje kishte me dhjetëra kamera që transmetonin direkt apo regjistronin për t’ia paraqitur shfaqjen pastaj popullit.

Përpara se të kthehem te Kosovrasti, më duhet të bëj edhe një retrospektivë sqaruese, i kujtoj lexuesit se, pasi “personazhi” i gjithëpranishëm dhe njëherësh i padukshëm dhe i papërmendur e quajti “të papranueshme” që KQZ nuk i jep përgjigje kërkesës së shoqërisë civile për referendum, KQZ reagoi duke thënë se ajo kishte çuar për ekspertizë një kampion formularësh me firma dhe, nga ky kampion, kishin dalë shumë firma të falsifikuara.

* * *

E pra, i dashur lexues, Kosovrasti i PD-së, me tonin e tij tejet serioz dhe imponues, që donte të tregonte se pushteti i vetëm dhe i vërtetë atje ishte ai, filloi një diskurs mbi këtë kampion që mua po më tingëllonte si inkuizicion i vërtetë. “Në 140 firma ju keni thënë se kanë dalë 70% të falsifikuara”, – iu drejtuar KQZ-së. “Ne mendojmë se këta meritojnë të hetohen për falsifikim, kurse, sa për kërkesën për referendum, kjo duhet hedhur poshtë”. Kjo ishte, me dy fjalë, pretenca që dha Kosovrasti për KQZ-në dhe për popullin nëpërmjet një tirade shumë të gjatë që tingëllonte edhe komike, edhe tragjike. Pse them komikotragjike? Sepse komikja qëndron në atë se shumica e kishin të qartë se kjo ishte “loja” për t’i treguar “personazhit” se KQZ-ja është e paanshme, se ajo, me gjithë kërcënimet e partisë në pushtet, nuk pyeti dhe vendosi për referendumin. Kurse tragjikja qëndronte në atë se “popullit”, d.m.th. atyre që guxojnë të kërkojnë referendume si ky, iu dha mesazhi se është mirë ta kenë vath në vesh se edhe ekspertët tanët i kemi dhe prisni sa të marrim edhe Prokurorinë plotësisht në dorë dhe jua tregojmë ne, mjaft t’ju gjejmë ndonjë firmë të dyshimtë diku.

Pastaj e mori fjalën përfaqësuesi i përhershëm i PS pranë KQZ-së, Gjonçaj, i cili filloi të mbrojë kërkesën tonë për referendum. Unë përsëri u ndjeva keq sepse nuk arrija të kuptoja se ç’punë kishin përfaqësuesit e dy partive atje. Ata mund të jenë atje fare mirë kur bëhet fjalë për zgjedhjet ku janë protagonistë, por në këtë rast pala e interesuar ishim ne të shoqërisë civile. Pse duhej të dilte Kosovrasti të fliste me kaq egërsi kundër tërë atyre qytetarëve që kanë firmosur për referendum kur në mes tyre ka edhe njerëz që votojnë për partinë e tij? Madje jam i bindur se shumica e votuesve demokratë, po të bëhet ky referendum, do të votonin kundër sjelljes së plehrave. Pse duhej të krijohej perceptimi se kush është për referendumin është votues i PS? Pse këto dy parti duan të na imponojnë mendimin se asgjë nuk ekziston jashtë ombrellës së tyre? Sepse, ndërkaq, unë nuk mund të mos kujtoja se disa vjet më parë, kur Aleanca për Mbrojtjen e Gjirit të Vlorës ngriti një kërkesë për referendum lokal për të ndaluar shkatërrimin e Gjirit nga TEC-i,  petrolifera etj., ishte shumica e PS, në Komisionin asokohe Celibashi, që e mohoi mbajtjen e referendumit me një truk.

* * *

I njëjti teatër interesash dypartiake, si ai midis Kosovrastit dhe Gjonçajt, u zhvillua edhe midis anëtarëve të KQZ-së, ku, në katërshen e maxhorancës u vu re një krah radikal që po të kishte mundësi, do të na çonte në gjyq për falsifikim, dhe një krah më i moderuar me në krye kryetarin. Nga debati i përfaqësuesve të opozitës, ne, populli, mësuam megjithatë disa gjëra mjaft interesantë si për shembull se vendimi për dërgimin e atij kampionit të famshëm tek ekspertët e policisë nuk ishte marrë në mënyrë kolegjiale, por vetëm nga kryetari dhe se, po të ishte Komisioni i ndershëm, ky kampion do të duhej të ishte marrë edhe në prezencë të palës së interesuar, që ishim ne. Po ashtu u shtrua me të drejtë pyetja se, nëse administratës i kishin dalë mbi 50 mijë firma të rregullta, siç e tha edhe vetë, pse kishte pasur nevojë të dërgohej një kampion për verifikimin e firmave? Nuk mund të mos nxirrje konkluzionin se përpara se të vihej në lëvizje kjo ngjarje nga “personazhi”, ata kishin vendosur të mos e përfillnin fare kërkesën e popullit për referendum, dhe, për këtë, të shfrytëzonin kampionin e dërguar ekspertëve të policisë. Mirëpo ja që disa rrethana bënë që kësaj here rregulli të bëjë një përjashtim, por duke përforcuar rregullin, siç do ta shohim.

Ç’është e vërteta, kryetari pati mirësinë të na e japë edhe ne, popullit, fjalën për të shpjeguar procedurat që kishim ndjekur, por, kur unë “guxova” dhe i thashë se problemi më i madh në këtë që po ndodhte ishte kredibiliteti i institucionit që ai përfaqësonte, pasi ata kishin çuar në mënyrë të njëanshme një kampion tek ekspertët e policisë që nuk kanë kredibilitet – ai ma ndërpreu fjalën duke më thënë se kisha dalë jashtë teme. Në fakt, mua më dukej se isha tamam brenda temës, sepse kisha parasysh qe edhe për plumbat e 21 janarit Prokuroria jonë nuk kishte treguar besim tek ekspertët e policisë sonë dhe i kishte çuar në SHBA.

* * *

Por nejse, le të vazhdojmë kronikën. Atmosfera dukej se, për hatër të “personazhit”, që, siç e thashë, s’u përmend asnjëherë aty, por ishte i gjithëpranishëm, këta do ta aprovonin kërkesën për referendum. Ndonjëri nga ne, madje, kishte merak që të mos e acaronim shumë kryetarin se pastaj ai mund të ndërronte mendje. Popull jemi, duhet të na kuptoni. Madje ne as që kishim ndonjë avokat tonin atje, ndonjë ekspert të mirëfilltë që të na përfaqësonte, siç kishin partitë. Mos harroni pastaj, se kemi dalë nga komunizmi kur të pandehurit nuk kishin avokat, pasi ua mbronte të drejtat prokurori dhe gjykatësi. Edhe ne pak a shumë si punë të pandehurish ishim atje, që kishin guxuar të ankoheshin tek ambasadori amerikan. Mos harroni se në kohën e Enverit këto lloj gjërash të kushtonin kokën, se të akuzonin për agjenturë apo për spiunazh. Tani disa anëtarë të KQZ-së, me në krye kryetarin, u mjaftuan me vërejtjen në biografi se ne nuk kishim shfaqur besimin e duhur te pavarësia e institucionit dhe ishim ankuar tjetërkund. Është hap i madh demokratik përpara ky. Askush nuk e mohon dot.

* * *

E pra, i dashur lexues, në sallë ishte krijuar një atmosferë ku u duk se ata do të kalonin për votim e do të votonin “pro”. Por kryetari e mori fjalën dhe pasi lëshoi një sërë akuzash për ne të shoqërisë civile që kishim preferuar sulmet e pabesa dhe ato madiatike ndaj KQZ-së në vend të ballafaqimit të drejtpërdrejtë me ta,  duke mos më lejuar mua as t’i jap një përgjigje “të drejtpërdrejtë” siç sapo e kishte kërkuar, për sulmet  që na adresoi, tha se Komisioni kishte nevojë për gjysmë ore konsultime.

E kështu seanca u mbyll për t’u hapur pas gjysmë ore.

Ajo që më bëri përshtypje si vëzhgues i jashtëm e i vëmendshëm i asaj që ndodhi në atë gjysmë ore ishte se tre anëtarët e Komisionit, të propozuar nga opozita, nuk u futën në atë dhomën apo zyrën ku kryetari do të bënte konsultimet. Ata, së bashku me përfaqësuesin e PS, Gjonçaj, u shpërndanë për të pirë kafe me ne të “popullit” dhe gazetarët, kurse ata që u zhdukën nga skena, si duket për t’u konsultuar me njëri-tjetrin apo me dikë tjetër, qenë katërshja e maxhorancës së bashku me Kosovrastin. Fakti është që ne të tjerët ishim duke pritur të gjithë në sallë kur më në fund në sallë hyri trupi gjykues i përbërë nga këta të katërt dhe Kosovrasti dha një vendim të papritur: se Komisioni kishte nevojë për konsultime të mëtejshme dhe prandaj seanca e radhës do të zhvillohej të nesërmen.

Dolëm paksa të befasuar, dhamë një deklaratë për mediat dhe po rrinim si të hutuar në daljen e KQZ-së, duke ngritur hamendje pas hamendjesh se çfarë mund të kishte ndodhur. Dikush thoshte se kanë marrë një urdhër të dytë nga Sali Berisha, dikush se “urdhri” nuk u kishte ardhur nga Saliu, por nga ata biznesmenët e plehrave, dikush se kjo ishte teknika për të ngritur stekën te grupet e interesit. Teksa rrihnim këto hipoteza e se çfarë do të ndodhte të nesërmen, aty u shfaq një eskortë policie me motorë e makina. Nja dy persona civilë na thanë se duhet të largoheshim prej aty. “Çfarë ka ndodhur, paska ardhur Presidenti gjë?” – pyeta një që ishte më i njohur me ato ambiente. “Jo mor, më tha, është eskorta e Ristanit”. “Hëm, thashë me vete, duke u kujtuar se këtij ia kanë vënë eskortën kur  e akuzoi opozita se i ka vjedhur votat. I mbrojtur kështu nga të pushtetshmit, në një vend ku edhe eskortat hiqen e vihen jo nga ligji, por nga më i forti, a mund të japë ky vendime kundër tyre?”.

* * *

Ajo që ndodhi të nesërmen, i dashur lexues, dihet tashmë. Kosovrasti erdhi aty i pajisur me argumente të forta juridike, sipas të cilave, edhe po të aprovohej kërkesa për t’u mbajtur referendumi, ky vendim do t’i çohej Gjykatës Kushtetuese dhe, gjithmonë sipas ligjit – se larg qoftë këta ligjin nuk e shkelin për gjëra kaq të vogla, por vetëm kur bëhet fjalë për të vjedhur shuma të mëdha – ky vendim nuk mund t’i çohet Kushtetueses përpara 3 janarit 2013. Dhe meqenëse, gjithmonë sipas ligjit, – që ju kujtoj të dashur lexues, e kanë bërë vetë, nuk ua ka diktuar Zoti në malin e Sinait, – një referendum nuk mund të mbahet gjashtë muaj para apo pas zgjedhjeve, i bie që edhe po e kaloi Gjykata Kushtetuese andej nga shkurti apo marsi 2013, ky referendum do të mbahet në vitin 2014.

* * *

Një zgjidhje perfekte, i dashur lexues. “Personazhit” i thuhet: Referendumin ta aprovuam sipas ligjit, por shiko edhe pikën e fundit të këtij paragrafi, atë për popullin. Grupeve të interesit që paguajnë politikanët me sponsorizime partie apo me para të thata në xhep u thuhet: Ua shtymë edhe për nja dy vjet minimumi anulimin e ligjit, prandaj vazhdoni punën me plehrat dhe mendohuni mirë përpara fushatës elektorale. Sa për opozitën, po jap komentin e Top-Channel-it, ku gazetari kishte nxjerrë si kryetitull se ligjvënësit e PD-së në KQZ ishin treguar edhe kësaj here më të zotë se ata të PS-së për t’ua hedhur atyre. Kurse për popullin, që as gazetari i Top-it s’e kishte vënë në hesap, atij iu dha mesazhi shekullor: Ti gjithë jetën në plehra dhe me plehra ke jetuar, pse kujton se me ndihmën e një ambasadori do të na hiqje qafe? Harrove ti se të kemi detyruar të hash bar dhe ne s’i jemi dorëzuar që s’i jemi dorëzuar armikut kur ky donte të na hiqte nga pushteti?

34 Komente

po pse mund te mungonte edhe ky idioti tjeter qe ta na e bente te plote tabllone e çmendurise shqiptare. Tashti po qe mund te ikesh i qete ne punen tende e te shohesh nje ndeshje futbolli.

Eh mer Lubonje... qe edhe i dyzuar edhe i baraslarguar edhe naiv prape ta futen... e ti vazhdon prape i duartroket, e aq me teper  ke bo edhe ca qe te duartrokasin edhe per ty......nejse, ja mberrite kesaj dite.....

Duhet ti kisha vene nje shenim ketij shkrimit, qe shkrime te tilla nuk rekomandohet te lexohen nga militantet partiake.

Nuk e di, po ky sa vjen e behet me i embel smiley

Kafe e mesme me paaak? smiley

pak fare smiley

Ik o bole, shko e mesoje nje here se ç'eshte militantizmi dhe si e ku shfaqet, pastaj hajde e na boj te zgjuarin keto.....

O derdimeni skraparonc, ti je misherimi i militantit.

I vajti dem thirrja romakut.  

Po mire mo njerez pa ato fjalet e para "ik o" - "derdimen" nuk beni dot nje dore muhabet? 

@ i pakapshem, sipas etimologjise se fjales ne fjale nuk se te mungon edhe ty shpyrti luftarak.  

Paqe vllazen.

Po nuk i pata faj..... vete e krrrujti. Une i kom thone qe te mos komentoje per postimet e mija se mi bo pis, e ai per ca kohe e majti , por si thote ajo konga ... sa e majti bari vesen aq e majti dhe curva besen..... e kur i them se osht bo si Shabon qosja, ngaqe nuk e njef, kujto se e levdoj, se kujto se Shaba osht nai i forte antikomunistosllavistommiladinist..... qe ka luftu me arme ne dore .....

E çfar ti boj une.... atij, a mujt me m'thane...?????

O tutkun, fute ne koken tende te trashe qe nuk te pjerdh kush e nuk mund ti diktosh kujt se per cfare te komentoje dhe une o karallo nuk te dhashe ndonje bese per ndonje gje.  Postimet e tua jane postimet e nje cungu militant e injorant.  Une here mbas here e ve re kete dhe pse s'te permend emrin, por ti je aq i zgjuar sa e njeh veten dhe pickohesh e hidhesh ne tavan e kjo provon ate qe them une.  Traplleqet me Shaban Qosera e ku di une cfare, tregojau bashkemoshatareve te tu 50-60 vjecare se mua s'me bejne pershtypje.

e di qe paske qene i mençem tie...... te dijsha per trap, po ca gjona i kap... aferim  te qofte......smileysmileysmiley

o tutkun,,,,hahaha sa vjet pa e degjuar ket llafin smiley

mos harro se atje ne tiron qe te hash nje cop nuk DUHET te behesh militant( eshte strategji e dy padroneve  kjo)

te tregoj nje rast:nje shoku i nipit tim para 2 vjetesh me ka then teksualisht "aman do te puthe kembet vetem me gjej nje vend pune" ne prani te nipit tim dhe ca shokeve te vete,te them te drejten me eshte dhimsur aq shume sa ska

Mo kur jane hallexhinj edhe te dhimbsen Altin, po keta te tjeret s'jane hallexhinj hic por dogmatike te indoktrinuar qe ne ngjizje.

ka hallexhine e hallexhine,psh ka hallexhine per mendje,

mirpo qe ta ngase muhabetin pasi i gjeta pune nipit(ne min e financave) ai i gjori nuk u kthye ne militant vazhdoj me endrren e te riut idealis mirpo  pasi mbushi 10 muaj e hoqen nga puna gjasme u shkurtua vendi i punes(ne fakte hoqen se nuk vinte ne mitingjet e pd apo te duartrokiste salen ne rinas)

Monda, une luften s'e bej per nje bande te felliqur.  Njerez si Lubonja per vete te miren e qytetare te atij vendi duhen mbeshtetur, kurse militantet kane hallin se ca mardhenie ka ky person me kryebanditin e tyre te zemres.

I pakapshem, dikush tjeter me shpyrt luftarak mund te te thote qe "une luften e bej kunder nje bande te felliqur".  E aq. E lagu, s'e lagu = zero.

Ne rastin e autorit po rishkruaj edhe njehere cfare shkruajta te tema e fundit:

 

First they came for the ..., and I did not speak out - because I was not ...; 
Then they came for the ..., and I did not speak out - because I was not a ...; 
Then they came for the ..., and I did not speak out - because I was not a ...; 
Then they came for the ..., and I did not speak out - because I was not a ...; 

Then they came for me - and there was no one left to speak out for me.

Mbase gaboj e te me korrigjojne, por per thagmen e parafundit te KQZ-s si u shpreh Lubonja?  Se une s'mbaj mend te kete shkruar nje artikull per ate pune.  Ah po, e permendi shkarazi ne nje artikull:

Në mes të katrahurës së numërimit të votave të hedhura në kutitë e gabuara, që po shoqërohen me protesta përreth Komisionit. Qendror Zgjedhor, me bllokime rrugësh dhe thirrje për revoltë nga opozita, erdhi edhe debati Kadare – Basha

Kaq tha.  Dhe pastaj beri tjerrje wool-i me Kadarene qe paturpesisht i kerkonte Bashes te jepte doreheqje.  Ky debat i vjeter e qe shkoi e vate menjane,  une vetem nje pyetje kam:

Kur, per te miren qytetare, fshatare, tiranase, momlianase, kombetare, do i thoje te Zezes te Zeze ky njeri?  Po, me militantizem! Kunder nje Bande te Felliqur!

S'eshte bash ashtu Monda.  Une s'mbeshtes as njeren prej bandave, kurse zakonisht ai dikushi tjeter e gjen shpetimin te njera prej tyre.

Te zezes i ka thene vazhdimisht te zeze ai.  Shembullin e fresket e ke mesiper.

I ka dale te keqes perpara ne lidhje me kete qe thua ti. ja c'thote:

Ishte hera e parë që e prekja nga afër këtë ambient. Herë të tjera e kam ndjekur nëpërmjet ekranit dhe ju siguroj se ka mjaft ndryshim.

dmth qe atehere nuk eshte se ja ka fut kot me deshire, por kishte mungese informacioni

Zhgenjimi i pare (II) me KQZ

Ky edhe me nder mt tre herë ditën ha, vetëm që të nxjerrë pozitë-opozitë njësoj. Mirë Lubonjë, mirë. Shumë bukur. 

 

Se si, qysh e tek lypen e aprovohen referendumet parashikohet ne kushtetute o i dashur Lubonje. Keq te zbatosh kushtetuten e keq ta shkelesh. Kushtetuta eshte shkruar ne kohe kur ne pushtet ishte fatkeqesia kombetare e jona qe thirret PS dhe qe atehere kjo puna e referendumeve keshtu parashikohet. Si thua ti Lubonje te shkelim kushtetuten?

Referendumet duhen por filtrat ligjore per kete pune jane se edhe une dal qe neser dhe mbledh 50 mije firma per te zhvilluar nje referendum qe te nxirret jashte ligji standardi i 72-it. Si thua ti Lubonje, do ma miratojne mua dhe te tjereve kete kerkese?

se kisha pa ndonjehere "live" KQZ me riston ne krye por me beri kesaj radhe pershtypje arroganca e tij dhe stili i tij dhe Kosavrastit me shoke si gjithe shkerdhatokratet Cili, Hoxha,etj "anal-istet" tashme te famshem per devijimin e thelbit te problemit me oratori te pafundme boshe...

e devijonte me fallsifikimin e firmave e kur nje i PS(se cfare duhen perfaqesues partish edhe ne nje ceshtje te shoqerise civile aty vetem modeli demokratik shqiptar e shpjegon) i nderhyn dhe i thote se mjafton se jane mbi 50 mije te vlefshme pse do diskutojme per te pavlefshmet, i pergjigjet " pse nuk thua qe ne fillim kete" a thua se e kane zgjedh prokuror e jo kryetar KQZ...

sa per Lubonjen nuk ja vlen te flasesh...e nisi me moton "per inat te sime vjerre..." e sot ankohet per komshiun qe ja rras, akoma me keq se ja kishte rrasur edhe me pare...sot qurravitet te Fevziu, gazeta e neper rruge per ujkun me banden e tij e ne 2005 ja besonte kopene...

tos qurraveci, salistani me shoke nuk duhet te kishin me mundesi te ktheheshin ne politike mbas 97`...prit kur te behet benjamin i Nanos... 

   Ja ku perfundon "intelegjencia" e kapso intelektualit te  paanshem,...te shoqeruarit me "civile", per  ne haurin e banditeve fevzi e sander.Ben te habiturin, bilez te alarmuarin se nuk e paska pjerdhur Xhivola... i  komisionit, te kryekusarit, per plehrat.Kur ato nuk jane thjesht plehra per banden mafioze te eskortave te kryekusarit, por miliona euro qe rrjedhin per te perfunduar ne xhepat e pangopeise, te kesaj bande qe "qeverris kusarine" mbi varferine e pafundme te ketij te  mjeri popull.E çthua a mavriu ti!Mua, mua! Qenke pataksur nga sa ben faqeziu edhe  me shume se shpirtzi, kosoleshi.Mos  more Fatos!Sot i  pe valle?Jo  more i mençur se te kemi pare kur dhe i  ke pare

 Kur Ristan banditi  bente maskaraden e hapjes kutive te  shqyera, makinacionet e vjedhjes votave  dhe numurimin  e votave te hedhura ne kutite e shqyera naten ne bodrumin e te zezave, edhe ti,  maskara beje   asnjanesin ne sallen e bardhe te "KLANIT ZEMUNAS".beehje dhe filozofira!Gjoja nuk e dije, qe pikerisht ne ate qoshen e felliqur, te  qujatur KQZ, ku  ishe ulur kur  as nuk ta cfetejten as ty e as dhe  atij  te meshyerit ne nje stol, numurat e paranumuruara,ne kutite e  shpartalluara, ishin perludi i shume gjemave.Kjo nuk eshte hiç gjee para atyre  qe ti nuk i  shikon se nuk para vakrron mire nga te  dy njesoj.

- Nuk  duket  vengrazi, vjedhja e krejt  pasurise  se pernentokes.Nuk ka mbetur me kembe  pusi  te hapur kur hapej pa u  vjedhur.

-Nuk duken nga ballkoni i Klanit te zi, te  gjitha burimet ujore te falura njerezve te kryekusarit.Çdo pasuri u vodh krejt.Asgje nuk ka mbetur.

-Nuk  te le mjegulla qe leshojne arjante e artanet, ne daç me prifter ne daç me hoxher, per te pare  se si fondet e marra hua, per punera  publike, te nisura e te pabitisura,  degdisen ne shtpite "publike " te  kusareve, kohorte  e kryekusarit, me çili-ra, me  fallira e ballira.Çoç lepin dhe ti vete,... ndonje prej kockave te mbetura ne  sufranin e Klanit.Ndaj, mbylle !

-E ke mik  "te  vjeter", ndaj e te rruashin dhe ata,  qe nderroi per  te vjedhur njesoj e bere cakulen cakule, po njesoj, i  rrumbullakosuri i "integrimit", ndaj per hater  te krushqise, ke premtuar te mos perzihesh.Mire ben çte duhen tre qe  e dy gomare!Po pse xhanem te paska zene sevda e medhe   vetem per plehrat keshtu?Turp qe del e llap, per nershmeri, kur ja brenda,i zhytur  gjer ne gryke,  te  shtepise publike, nga ku "qeverriset" Shqiperia..Na beri dhe me tre ministra  te grekut, se nuk na delnin dy .

Na u ofenua,   "shoqeria civile"...prej Ristanit!Dhe ti  gazetari "i paanshem".Te quhesh si vetquhesh ti  dhe te jeshe permbi  nje  samar, gjithe  barren do na e hedhje ne shesht.Por do te binte nga ana  tende.Andej  i don te  gjitha ndaj dhe bertet.Nuk ke asnejdallim nga ata qe perflet por nuk je i gjithi brenda taves

Te keshe me jete ate, te unjurin ne cep te salles.Burrin  e burrave  te "nershem".

Shqiperise i  eshte derdhur e  gjithe Voza me voj ullini,  e ky na qa, per  nje koqe  ulliri, qe u  rrukullis.... ne faqe te perroit! 

Ristani u fut ca kohe ne burg nga Berisha i pare per marrje rryshfeti .Si ka mundesi te jete ne ate pune duke pasur precedente penale?

U kap ne flagarance si i korruptuar, me  paret e marra nga ish kreu i  shoqerise "Ringjallja" shpk e te persekutuarve politike.Mori  40.000 USD, qe ja zune ne çante. 

megjithe keto precedente penale u be keshilltar juridik i mejdanit apo moisiut , kryetar i kqz .ne vrasem mendjen pse bota tallet me ne.

Meanwhile in a country far far away

Ai i ka shmangur përgjigjet rreth akuzave të opozitës, duke u shprehur se nuk merret me politikë dhe se transparencën e punës së KQZ e kanë vlerësuar institucione të rëndësishme ndërkombëtare si OSBE/ODIHR. (duke iu referuar Arben Ristanit, shenimi im.)

smiley

Was that sarcasm?!

Lobizmi do profesionalizem dhe perkushtim. Kurse Aleanca, pertej qellimeve dhe vullnetit te mire, nuk ka tjeter gje. Vete perberja e saj eshte domethenese; opinioniste-teoriciene dhe kryetare OJQ-sh, qe e kalojne javen ne zyrat e tyre me ajer te kondicionuar ne kullat e Tiranes, - me ndonje shkeputje drejt kafeneve shik te bllokut apo mbledhjeve pompoze ne prani te mediave ne Rogner a Sheraton, - kurse fundjaven ne destinacionet me te bukura e komode turistike qe ka vendi yne dhe ata fqinje. Ne Aleance nuk ka fermere apo perfaqesues te tyre, si klasa qe do te preket e para dhe drejteperdrejte nga problemi i plehrave (sepse keto nuk do te hidhen as ne garazhet e pallatit te Lubonjes e as ne oborrin e viles se ndonje OJQ-isti, por ne troje te zonave rurale.

Ne kete kontekst, mafia dhe institucionet e kapura prej saj fitojne lehtesisht, madje pa shkelur formalisht as rregullat e lojes.   

Kosovrasti eshte njish!! Beni eshte njish!! sa me fat qe jemi o njerez!! Rrofte Republika!! Rrofte!

Lefkofe ....ti i paske Dosjet smiley .Na kem ngjue se i ka Babasqapi ? Apo bn shakae tie ! Ke ca koh QI po shakaton si shum tie .... Po Kopeja asht me bllok or tie . Deri Ambsads amerikane i ka trhq vmendjen pse po jep viza pr t'pa indentifikuem ke selia e babasqapit !E kshtu prp pr pr p pr me shqiptim t ri ,na po shkrujm dhe pr pr pr pr pr probleme madhore QI i di dhe nj'fmij Kopshti .

O FATOOOOOOOOOOOOS .Të  SHKËRDHYEN ALFABETIN or TIE ...dhe merresh me banditë si ...se kaRI stua nje dhi .... Çfarë të përndjekurish PATRIOTË jeni JU ? Po ua shesin Shqipërinë kjo Bandë KUSARËSH hap pas hapi dhe ti na dërdëllis me se ka ristua nje dhi , se pidhija uje ne krua  ...

Shko mor Burrë merr nja a dy atre , a sa te kesh me vete dhe dil atje ne shesh te Burrave me akuzen BANDITË ! Mos prekni ALFABETIN e SHQIPTARËVE e leri keto koqe të ullirit si probleme të MbËdHaJa mer jahu . Këto janë probleme për qurrashër o Fatos !

Apo u mashtrojnë me nga një ekspozite fotografish dhe shtatë HUNJ e një PURTEKË dhe ec përpara te cafsha Ballin ...DUAM LEKËT TONA !....dhe një fjalim në fund me "se diktatura zotrie " dhe Shqipria Çbëhet ditë pas dite!

 

KQZ-ja që nuk na habit

 

BLENDI KAJSIU

Prej vitesh jemi mësuar ta paragjykojmë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve si institucionin ku vullneti popullor deformohet më shumë sesa respektohet. Gjatë zgjedhjeve kemi parë KQZ-në të marrë tiparet e një cirku, ku nëpërmjet prestigjatorëve dhe akrobacive juridike votat shfaqen dhe zhduken nëpër kutitë magjike. Kemi parë se si KQZ dhe kryetari i saj aktual kanë fituar tashmë dashurinë dhe respektin e liderit dhe militantëve të Partisë Demokratike. Dhe jo pa arsye magjia e tyre elektorale shpesh ka qenë heroike, duke prodhuar shumica që fatkeqësisht elektorati nuk i kish prodhuar dot.
Duhet thënë që edhe me vendimin e saj të fundit, në lidhje me kërkesën për referendum kombëtar mbi mbetjet, KQZ-ja nuk na habiti aspak. Nëpërmjet akrobacisë juridike të radhës ajo vendosi që nga njëra anë ta pranojë kërkesën për referendum, ndërsa nga ana tjetër ta mbajë këtë kërkesë për më shumë se gjashtë muaj në sirtarët e saj, përpara se t’ia kalojë Gjykatës Kushtetuese. Pra, referendumi pranohet në parim, por bëhet i vështirë në praktikë, pasi vitin që vjen kemi zgjedhje dhe, sipas ligjit aktual, referendumet nuk mbahen dot gjashtë muaj para dhe tre muaj pas zgjedhjeve.
Në këtë mënyrë, pas dy ditë diskutimesh dhe sorollatjesh, KQZ u tha qytetarëve se parimisht ata kanë të drejtë të bëjnë referendum, por praktikisht duhet të presin nja dy vite. Pra, tamam si në cirk referendumi sapo shfaqet, menjëherë zhduket.  Kështu KQZ-ja nuk na zhgënjen. Edhe një herë ajo kënaq të gjitha paragjykimet tona si një institucion, ku vullneti qytetar zvarritet dhe keqtrajtohet derisa t’i dalë shpirti.
Merita nuk është thjesht e anëtarëve të KQZ-së që e votuan këtë vendim, e kryetarit të saj, apo e juristit të PD-së në KQZ. Merita reale është e shefit të tyre, e zotit Kryeministër. Në fund të fundit KQZ-ja është institucioni më i dashur për Kryeministrin, ku janë punësuar shërbëtorët më të devotshëm dhe besnikë të tij. Nën udhëheqjen e tij KQZ është transformuar nga një institucion që duhet të pasqyrojë vullnetin e qytetarëve në një institucion që e denoncon atë. Në këtë aspekt, KQZ-ja tashmë ka marrë tiparet e vetë Kryeministrit me moton politike “Kur kapesh keq, fillo denonco!”
Kështu, në rastin e referendumit për mbetjet, pasi tejkaloi afatet ligjore, KQZ-ja i çoi firmat në laboratorët e kriminalistikës. Pas reagimit publik të nismëtarëve dhe të ambasadorit Arvizu, KQZ-ja filloi denoncimin e nismëtarëve për falsifikim firmash, duke u nisur nga fakti se disa qytetarë kishin firmosur edhe për familjarët e tyre. Për këtë qëllim u shpik shifra prej 70%, që nuk ekzistonte as në raportin e ekspertizës kriminalistike të porositur nga KQZ-ja në fshehtësi të plotë. Edhe pse u detyruan të pranonin se mbi 50 mijë firma të rregullta ekzistonin, disa prej anëtarëve të KQZ-së si partiakë të devotshëm nuk reshtën së kërkuari procedim penal.  Pra, nga një institucion zgjedhor, KQZ-ja u kthye në një institucion akuze, që kërkon procedim penal për shoqërinë civile, edhe pse akuza për falsifikim sipas vetë gjykimit të saj ishte krejtësisht pa pasojë dhe pa peshë.
Pas vendimit të fundit të KQZ-së, mund të themi me siguri se në njëqind vite shtet Shqipëria ende nuk ka organizuar një referendum me iniciativë qytetare. Që të mos mbetemi në të  njëjtën situatë, në njëqind vitet që po vijnë duhet të tejkalojmë dy pengesa që e bëjnë referendumin qytetar të pamundur. Së pari, me formatimin aktual politik të KQZ-së është e pamundur të bëhet referendum në Shqipëri pa miratimin e qeverisë. I vetmi institucion në Shqipëri që sot ka mundësi faktike për të bërë referendum, është qeveria. Të tria referendumet që janë bërë në Shqipëri këto njëzet vitet e fundit, 1994, 1997, 1998, janë bërë nga qeveritë. Kjo e drejtë praktikisht ende nuk u njihet qytetarëve. Së dyti, ligji për referendumet, i bërë në kohën e Partisë Socialiste, ka nevojë thelbësore të ndryshohet në formë dhe përmbajtje, pasi ai ka si qëllim primar pengimin dhe jo lejimin e referendumit nga qytetarët. Ky reformim duhet bërë pjesë e reformës zgjedhore, edhe pse nuk është as në axhendën e partive dhe as në atë të ndërkombëtarëve.

http://www.panorama.com.al/opinion/kqz-ja-qe-nuk-na-habit/

Ajo qe me habiti mua eshte se pse 2-3 perfaqesuesit e PS ne KQZ, nuk u futen brenda kur 3-4 perfaqesuesit e PD se KQZ po bisedonin/diskutonin brenda. 

Fatos Toksiku, 

Me pelqeve sidomos aty kur u perpoqe te personalizosh ket betej qe e dije shume mire qe do ta humbisje. 

Me diskutu per ty eshte me te bo nder. Funderrine!!!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).