Dhori Kule, Rektori i UT në sulm frontal
Rektori i UT

Arsimi i lartë në Shqipëri vjen erë e keqe. Shumë rreken të gjejnë se nga vjen kjo erë kërmë. Disa hundemprehtë nuhasin se  sistemi ka filluar të kalbet, proces i përshpejtuar ndoshta në këto ditë të nxehta të debatit. Disa hundëlesh nuhasin nëpër vrima e gjejnë qelbës në rektorat apo ministrinë e arsimit me thirrjen se “peshku qelbet nga koka”. Të tjerë mendojnë se sistemi nuk është higjenik dhe fëlliqet nga kushdo, instancat pastruese, si agjencia e akreditimit, nuk funksionojnë.  Ndërsa të gjithë të përfshirët, pas fëlliqjes fshihen me gazetat ditore. Ndërsa sistemi i ngjan një haleje publike të përmjerë me gazeta të mutrosura gjithkund.

Fill pas deklaratës së Dhori Kules se këmbëngulte të merrte godinën e ish-konviktit të shkollës së mesme të gjuhëve të huaja, e cila i ishte premtuar per qera shkollës së lartë private “Universitetit Luarasi” nëpërmjet një procedure të dyshimtë tendirimi, filloi një sulm mediatik ndaj rektorit të Universitetit të Tiranës. Me pas vendimi i dhenies me qera  u terhoq nga Bashkia e Tiranes.

Shkolla e lartë private “Luarasi” është në pronësi të Focus Group (pronar të gazetës “Panorama“, portalit “BalkanËeb”  dhe kanalit televiziv “Neës24”).  Edhe biznesi i arsimit në Shqipëri ndjek gjurmët historike të sipërmarrësve shqiptarë, ku cdo biznes duhet të ketë median e tij për të mbrojtur dhe nxitur investimet. Universiteti Europian i Tiranës ka gazetën “MAPO”, shkolla e lartë private “Kristal” ka televizionin “Planetar”, Albanian University= UTV, “Vitrina” ka nxjerrë një pacavure rruge falas “77” etj.

Më poshtë paraqitet lufta e duhmave ndërmjet Dhori Kules dhe mediave.

1.     Kule, i rrahur me sulmet me spond ndaj qeverisë, jo gjithmon për interes personal, por kryesisht po, nisi një konflikt me Focus Group duke u prishur pazarin. Ai e fshiu fëlliqësinë e tij, heshtjen ndaj gjithë prapësive të ndodhura në Universitetin e Tiranës, me gazetën Shqiptarja.com.

“Universiteti i Tiranës i ka dërguar një shkresë zyrtare kryeministrit Berisha, që t'i kalojë nën administrim godinën e konviktit të Gjuhëve të Huaja. Senati vendosi t'i drejtohet kreut të qeverisë, pasi vetë bashkia u ka dhënë një përgjigje negative për këtë kërkesë, ndërkohë që ka nisur procedurat për t'ia dhënë me qira universitetit privat "Luarasi".”

2.     Focus Group u hodh në sulm duke akuzuar Kulen se kishte mashtruar pedagogët e fakultetit të gjuhës angleze, të cilët do të transferoheshin. Ky ishte faktikisht një konflikt i hershëm i rektoratit me dekanatin e fakultetit, ku edhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës nuk ishte shprehur:

Rektori i Universitetit të Tiranës Dhori Kule, mashtron publikisht lidhur me propozimin e tij, për të shkurtuar 28 pedagogë të Fakultetit të Gjuhës Anglezë dhe transferimin e tyre pranë 7 Fakulteteve të tjera me qëllim shkatërrimin e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja. Ndërsa, Kule deklaron se në këtë Fakultet do të shtohen pedagogët, dekania Klodeta Dibra ka në duar të saj vendimin për shkurtimin e stafit.”

3.     Dhori Kule u bë më pas edhe shenjestër e sulmeve të opozitës, të cilët gjatë zgjedhjeve të rektoratit kishin synuar vendin e rektorit nëpërmjet Mimoza Hafizit.

Largimi i 28 pedagogëve nga Departamenti i Gjuhës Angleze përbën shkelje të ligjit për arsimin e lartë. Dje, në Komisionin e Medias dhe Edukimit, vendimi i propozuar nga rektori Dhori Kule është shoqëruar me akuza të forta nga deputetët e opozitës.

4.     Pas problematikave me maturën shtetërore Dhori Kule hap një front tjetër sulmi dhe lëshon një batare ndaj Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës duke iu përgjigjur kështu elektoratit të tij. Ai kërkon që provimet e pranimit të studentëve të kryhen pranë universiteteve. Matura shtetërore është vendosur në 2006 për të organizuar pranimin e studentëve në programet përkatëse të studimit. Më parë sistemi i shpërndarjes organizohej nga universitetet që kryenin provime hyrëse sipas profilit. Procesi karakterizohej nga korrupsioni i pamatë, shitje tezash dhe kërkesa deri në 20 000 $ për pranim në Fakultetin e Mjekësisë.

“Matura Shtetërore ka dështuar plotësisht ndaj nevojiten modele si ato të universiteteve evropiane. Ky është qëndrimi i shkollave të larta publike, veçanërisht pas skandalit të daljes së tezes së provimeve me zgjedhje. Kreu i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule, duke përjashtuar rikthimin e konkurseve, i kërkon Ministrit të Arsimit aplikimin e modeleve të reja për pranimet në universitete. Sipas Kules provimet e Maturës duhet të jenë si vite më parë, kusht për të marrë shkollën e mesme, raporton Vizion Plus.”

5.     Lidhja e Dhori Kules me Fatos Nanon dhe me Partinë Demokratike i ka dhëne këtij të fundit një farë imuniteti nga ndërhyrjet politike të të dyja partive. Kjo lidhje realizoi edhe ndryshimet e fundit të ligjit të arsimit të lartë për të rikandiduar për pozicionin e rektorit. Në fakt politizimi i rektoratit dhe drejtuesve të universiteteve publike ka sjellë depolitizimin e studentëve ose në rastin më të keq instrumentalizimin e këtyre nga rektorati. Sidoqoftë, edhe për këto, Dhori Kule sulmohet më pas edhe nga Ndricim Kulla në gazetën “Panorama”.

“Atëherë kemi gjithë të drejtën të pyesim: po cilat janë vallë kredencialet akademike të zotit Kule? Mos vallë koniunkturat?! Profili i tij në vite ravijëzon një rektor më se partiak, në një kohë që rektori i Universitetit të Tiranës duhej të ishe një njeri i depolitizuar dhe me një aktivitet të qartë akademik. Historia e tij është pothuajse partiake, ish-anëtar i Partisë së Punës, drejtues i lartë i Partisë Social-Demokrate dhe tani pjesëmarrës në strukturat e larta të PD-së. Pra, nga një parti në tjetrën në kërkim të postit, dhe jo të ngjitjes dhe kultivimit akademik.”

6.     Dhori Kule sulmohet edhe për administrimin e financave të universitetit. Këtë rradhë publikohet një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit për keqmenaxhim të fondeve të universitetit, për të cilin Kule shprehet se nuk është në dijeni. Në fakt UT nuk ka bërë asnjëherë transparente përdorimin e të ardhurave nga studentët, për të cilat është i detyruar me ligj. Grupimet e studentëve nuk i kërkojnë ose nuk i dëgjon kush në pretendimet e tyre. Gjithsesi me poshte sulmi nga "Gazeta Jone"

Bëhen komente në emër të një raporti të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Unë nuk kam parë asnjë prononcim deri tani që ky institucion të jetë shprehur, për ndonjë lloj qëndrimi, për ndonjë lloj akuze. Kontrollet nuk janë kontrollet për rektorin, raporti i KLSH-së nuk bën fajtor Dhori Kulen për asgjë dhe këto janë vetëm shpifje”,- u shpreh sot rektori Kule.

Gazeta me tej pretendon se: ”Në këtë dokument zyrtar të KLSH-së të hartuar nga përfaqësuesit e autorizuar të Kontrollit të Lartë të Shtetit, zbulohen abuzimet e Universitetit të Tiranës të përfaqësuar nga Dhori Kule, me tenderat [… ,] abuzimet me shitjen e karburantit, […] vjedhjen e fondeve me blerjet e makinave të përdorura, ku vetëm një makinë e përdorur është blerë me shumën reth 30 mijë euro.

7.     Mero Baze merr nje tjeter kthese ne kete diskutim dhe e sheh kete konflikt ndermjet Kules dhe Focus Group si nje lufte ndermjet Klan dhe Focus Group, apo me gjere, ndermjet Klan dhe cdo sipermarresi konkurrent ne plackitjen e te mires publike ku qeveria eshte e pafuqishme te krijoje balanca ne orekset e tyre. 

Anulimi i vendimit në kushte të tjera duhej përshëndetur, por në këto rrethana është një lajm tjetër i keq i pafuqisë që ka qeveria për të kundërshtuar tashmë orekset e klientëve të saj në biznes. Historia është e thjeshtë. Kundër këtij vendimi, i cili po bëhej realitet, u ngrit grupi mediatik Klan, biles më saktë sponsori në hije i këtij grupi, biznesmeni Samir Mane, i cili nuk e pranonte dot që përveç tij dhe bizneseve të tij, Berisha të fuste në oborr dhe një klient tjetër. Profili i Hysenbelliut në raport me grupin Klan, pas të cilit qëndron Mane, natyrisht që është më larg Berishës.

8.     Dhori pergjigjet se ky eshte nje sulm nga Irfan Hysenbelliu dhe se raporti i KLSH-es nuk e ben ate pergjegjes direkt. Ai kerkon nga Kontrolli i Larte i Shtetit te mbaj qendrim ne lidhje me akuzat e leshuara ne media ndaj personit te tij. Eshte interesante se ku jane gjetur keto raporte te KLSH-s kur dihet se ato nuk publikohen, por mbahen te kycyra si nga KLSH-ja qe i perdor per shantazh dhe zhvatje parash, edhe nga institucionet e prekura. 

I gjithë problemi është i një biznesmeni Irfan Hysenbelliu. Unë i kam thënë gjatë takimit me të që kjo godinë ishte kërkuar prej nesh, pasi më herët më kishin thënë që ka pak nxënës dhe e kam bërë një kërkesë verbale në Bashki. Unë e kam marrë vesh nga media që po ndodh procesi i privatizimit, më pas i bëmë një kërkesë Kryeministrit që godinën ta marrë UT.

9.  Panorama permbledh burimet e te ardhurave te Dhori Kules duke e gjetur ate ne 7 borde, prej te cilave ai perfiton thuajse tre-fishin e rroges se vete si rektor. Nuk ngrihet asnje aludim ndaj ngarkeses se tij mesimore (me thuajse 800 000 leke ne vit, dicka tek 150 ore mesimore - ku jane?), por hidhen dyshime mbi aftesite e tij dhe kohen per t'u angazhuar me detyrat e percaktuara ne borde. Gjithashtu Panorama boton edhe deklarimin e pasurise se rektorit dhe te gjithe listen e pasurive te patundshme (asnjehere ndodhur kjo gje me pare, as me politikane!). 

Dhori Kule duhet të hyjë në rekordet “Guiness” të aftësive. Gazeta zbardh sot deklaratat e pasurisë së rektorit të Universitetit të Tiranës dhe zbulon se Kule, krahas pagës si rektor dhe pedagog, paguhet nga paratë e qytetarëve shqiptarë si anëtar në shtatë borde. Nuk janë pak. Vetëm në deklaratën e vitit 2012, nga pagesat e bordeve Kule ka marrë 1 840 430 lekë, ose rreth 18 mijë USD.

Lufta vazhdon dhe ne do te jemi aty per raportim ..... 

22 Komente

Une jam 100% me Dhori Kulen. Per fat te keq te disa pronareve mediash/universitetesh, rektori Dhori Kule ka aq njohje dhe peshe ne nivele te larta smiley qe ti beje balle interesave dhe sulmeve te spekullatoreve.

p.s. Se harrova. Bravo Lulzim Basha, te lumte palla.. Bq. i madh je treguar ne kete rast, mgjs e kuptoj qe ke favore per te shlyer. Por prit se ka te tjere, qe kane qene perpara teje.

p.p.s. kjo per ate link i Balkanweb qe eshte vene "Largimi i 28 pedagogëve..." ku citoj:

Mashtrimi i Dhori Kules, konfirmohet edhe nga shkresa zyrtare e Këshillit të Administrimit të Universitetit të Tiranës, ku citohet se bashkë me shkurtimin e pedagogëve për katedrën e Anglishtes do të shkurtohet edhe buxheti.

Keshilli Administrimit shkurton buxhetin e Anglishtes, sepse pedagoget do te rezultojne ne stafin e fakulteteve ku do te caktohen. 28 pedagog anglishte, te cilet japin ore mesimi prane fakulteteve te ndryshme, do te trasferohen prane ketyre fakulteteve, pra jo me te Filologjikut. Eshte normale qe buxheti i Anglishtes te shkurtohet. Mashtrues jane Balkanweb. Supozo rroge mujore mesatare (po e mbaj ulet) tek 600mije (vjetra) ne muaj x 12 muaj x 28 pedagog = 200 milion Leke (te vjetra), qe Min. Arsimit duhet te derdhe me pak nga fondi i pagave per Fak. Gjuheve Huaja.

Tamam era kerme. Ka dhjete vjet qe kete Kulen e mbajne me pekule dhe ky flet vetem per llac, tulla, shtese godinash, kampuse a thua eshte administrator i nje firme ndertimi dhe jo REKTOR i UT. 

Llaç e tulla ishin fjalet kyçe te intervistes te kandidates kundershtare Mimoza Hafizi, publikuar sot te balkanweb. Me mire te sillje direkt intervisten e saj. Te pakten respektohet copyright. http://www.balkanweb.com/shqiperi/2685/h...

Nje ere jo e mire ndihet qysh larg aty. 

Me sa po lexojme e po marim vesh ky Kule dashka te beje qengjin e urte qe pin ne dy nena ... dicka qe bie ne kundershtim me ligjet e sales o me mua o kunder meje  ... !!!

Me pas vendimi i dhenies me qera  u terhoq nga Bashkia e Tiranes.

nese mund te shfrytezohet nga nje nga fakultetet e UT-se, me mire!

Per pjesen tjeter, edhe une jam me Kulen (sipas hunterit!). kjo sepse duke marre parasysh se pothuajse asnje nga ata qe kane dicka ne dore nuk eshte "i paster"  (sa do te donte ideali im, psh) atehere me mire nje si Kuleja, qe ka lidhje ngado dhe mund t'i shfrytezoje per te ndryshuar dicka per mire per sistemin universitar (te pakten publik).

nese shkon kunder interesave te te tjereve s'ka problem fare, s'i plas me njeriu. problemi lind nese ben dicka te pavlere, qe nuk i hyn fare ne pune UT-se dhe universitetit publik, thejsht per interes te vet!

---

faleminderit bulkthit, per permbledhjen!

CV-ja e Dhori Kules. http://dhorikule.com/hyrje/cv/ 

 

Prof. Dr. Dhori Kule u lind më 17.02.1957. Ai u diplomua në vitin 1981 në Fakultetin e Ekonomisë së Universitetit të Tiranës. Pas mbarimit të studimeve, punoi si përgjegjës i Departamentit të Ekonomisë në Uzinën Mekanike të Naftës në Kuçovë dhe si pedagog i jashtëm në filialin e Beratit. Pas tri vitesh u emërua pedagog efektiv në Fakultetin e Ekonomisë të UT-së ku vazhdon edhe sot.

Që prej vitit 2008, ai është rektor i Universitetit të Tiranës, pas një përvoje dhjetëvjeçare si Dekan i Fakultetit të Ekonomisë e njëkohësisht Kryetar i Këshillit të Fakultetit. Ai është gjithashtu Kryetar i Konferencës së Rektorëve dhe Kryetar i Rrjetit të Universiteteve Shqipfolëse, i cili u krijua më 13 qershor 2008, me iniciativën e Universitetit të Tiranës.

Në bibliografinë e punimeve të tij radhiten mjaft artikuj shkencorë, të cilët janë botuar brenda dhe jashtë vendit. Ai është bashkëautor i disa teksteve si: Hyrje në Ekonomi, Ekonomi e Zbatuar etj. Ka kryer mjaft studime të karakterit ekonomik, si dhe ka marrë pjesë në shumë konferenca brenda dhe jashtë vendit. Është njohës i gjuhës angleze, italiane dhe ruse. Mban titullin Profesor Doktor në Ekonomi.

Prof. Dr. Dhori Kule është anëtar i disa bordeve të rëndësishme të institucioneve publike dhe të organizatave universitare. Prof. Dr. Dhori Kules i është dhënë titulli “Qytetar Nderi” i qytetit të Sarandës dhe i qytetit të Kukësit, për kontribute të veçanta që ka dhënë në arsimin e lartë në këto dy qytete.

tek balkanweb i kishin bo llogarine se sa merrte ky miku ne muaj  me teper se presidenti e kryeministri zyrtarisht ,,,nga nje ane eshte per ti thone bravo i qofte  ... tamom ekonomisti albanezi

E pashe edhe une artikullin e Balkanweb. Sulm i turpshem. Eshte duke i fituar leket si anetar, keshilltar ne istitucione. Nuk po ja vjedh askujt, nuk po korrupton askend per te fituar tender publik, nuk po paguan ne te zeze asnje punetor apo gazetar.
@ Gjon, rektori Dh. Kule paguhet me shume se presidenti, por nqs si kriter merret niveli i zgjuarsise, ath duhej te paguhej te pakten 20 here me shume.

te kam vendosur CV-n e ketij "shkencetari". Kjo eshte puna e shkencetarit, te bubrroj gjithandej si buburrec, merr nje fije muti ketu e dy atje neper borde? Nje cv per turp, as per pedagog te shkolles se mesme. Ka bere libra universitar? Kush i perdor? Cfare kerkimi shkencor ka bere ky njeri ne lemin e ekonomise kapitaliste? 

 

Edhe? C'lidhje ka kjo?

@Hunter, personalisht nuk e shof me sy te mire qe nje person te marre 7 rroga nderkohe qe ka nje papunesi te tmerrshme ne shqiperi ku shume te rinj bejne kamarierin sepse nuk ka vende pune ne fushat ku ata kane studjuar.

Jam mese i bindur se ky me keto poste (ku besoj se i ka kapur dhe me lidhje miqsore apo interesa reciproke) eshte vetem maja e ajzbergut ne administraten shqiptare, sepse aty do te kete me dhjetra si ky te cilet marrin nga 5-8 rroga ne meyre zyrtare e kam fjalen.

Sa per zgjuarsine :

nje rektor universiteti nuk duhet te firmosi per nano president kur te gjihte e dine se ci beri nano atij vendi dhe per me teper te rrije afer pd

keta liberalista jane per mendimin tim shume te rrezikshem <- mendimi im personal.

shembull:

ne austri ka pasur nje here nje rast te tille qe u be skandal:

ishte nje politikan qe merrte rroge

- nga parlamenti

- ishte kryetar bashkie ne nje fshat te vogel me nja 200 veta

- ishte drejtor i muzeumit te fshatit ( me 25 vizitore ne vit)

- ishte drejtor i nje shkolle fillore ne nje fshat tjeter (jepte vetem 4 ore mesim ne 3  muaj)

- ishte shef i zjarrfiksefe te fshatit tee vet ku kishte nja 30 vjet qe nuk binte zjarr

dhe i shkote rroga 12 000 euro ne muaj dmth gjithanej dhe me as i vend

Te kuptoj, por sulmet e Balkanweb, Panorama jane te pasinqerte.

Hunter ti jeton ne shqiperi dhe e di shume mire se mediat atje jane pak me tepser se te politizuara. Pra nuk do me cudiste fare fakti nqft se Kule do ti vertetonte atyre genjeshtrat. Duket ashiqari qe mbrapa mediave jane njerez qe e kane vene Kulen ne shenjester per mendimin tim vetem sala mund ti veje kapakun kesaj "lufte".

ore ca flisni, ky muhabet dihet o vella sa doli kunder Dhori plasen te "palarat" e tij. 
Nuk e ben njeri Dhorin Engjell, por edhe te japesh konvikitn privateve per hesape te tjera e ndere fushate elektorale nuk shkon. 

Dhori mund te jete dhe mut muti , por ne kete INVASION universitetesh private ai ka mbajtur nje qendrim  te drejte.  Nese ka ndonej diplome qe ka vlere ne shqiperi jane diplomat shteterore nuk dua ti hy n'hak universiteteve private por per sa  kohe keto universitete nuk kane asnje ngeles asnje student qe te deshtoje por kane kalueshmeri 100% brenda ciklit pra shkolla kater vjet  diplomohesh per kater vjet.  nje vend si shqiperia ka 50 universitete!!!!  (apo institucione te arsmit te larte )  kjo s'ka mendere ku te rrije 

nese ka biznes me negativ se arsimi privat ne shqiperi une nuk di te them edhe hashashi i lazove nuk eshte aq i demshem sa diplomat e pamerituara , shkollimi i pavlere dhe vjedhja e lekeve nga xhepat e shqiptareve me mashtrimin e radhes. 

se mu kujtua ndertimi mund te jete me i rrezikshem, afatshkurter por afat gjate ky pisllik qe eshte bere e po behet s'ka shanse te pastrohet. ndertimi si grope qe eshte po vazhdon te zmadhohet edhe pse ne krize vazhdohet me klering e me ndertime .. derisa kur gropa te behet aq e madhe sa te biem te tere brenda.

 

Tani si eshte puna se dale nga dale po behet me verte lomsh...

Idolen te pa larat se doli gjasme kundra apo pse nuk po jep konviktin ?

Tek e para do te supozoja se nuk ka dale kundra por ka menduar se me gjithe ate reklame qe i bene nanos ose ndoshta i ka pasur ndonje borxh te vjeter po i jep nje firme qe kur ky i fundit te behet neser presi ta kem mire.

Tek e dyta kam frike se ky eshte lidhur me grupin e pd qe "nuk kane ne dore te japin konvikte" pra thjeshte lufte grupesh ... doshta kur jane bo plane per ndarje postesh mund te jete permendur dhe emri i ketij dhe pala tjeter ka fillu sulmet

Sa per ndertimet mire i bo sepse uni-it i duhen salla kjo per mendimin tim eshte dicka e mire por sa per arsimin privat nuk do me ja dit asnjeri gjalle ne bote se cfare niveli kane ata dhe se cfare i bejne shoqerise rendesi ka qe paguajne taksat smiley

personalisht nuk e njof organiken e sistemit arsimor ne Shqiperi por e di se nje rektor universiteti ne gjermani e austri ka shume kapital e te drejte fjale per hapjen e ndonje universiteti tjeter ne ate qutet ku eshte ai.

me nje fjale ketij po i nxjerrin te "palaret"pasi kerkoi qe konvikti i shkolles se mesme te gjuheve te huaja ti jepej universitetit te Tiranes , pra nderronte dore por mbetej pprone publike ( edhe pse rektoret e universiteteve publike jane bere si pronare deri diku) 

kerkesa e tij me duket normale, pse do tia japesh privatit kur ke universitetin shteteror publik??? Per me teper qe paska dhe favorizime ligjore ne te tilla raste .

Ndersa arseyja e dhenies tek privati qenka kryesisht ndere elektorale e pazare politike, pra ne kete rast i bie te humbase publiku. 

 

sa per arsimin privat sidomos universitetet, niveli ka te beje shume pasi ajo qe po ndodh sot eshte qe ka nje numer te madh qe realisht i kane blere diplomat dhe per me teper jane duke u punesuar ne shtet pra merr diplome tek kristali hajde behu doganier  sa per shembull ordiner, pra eshte duke u prishur tregu dhe shteti eshte punedhenesi me i madh ne shqiperi, po e prishi tregun lojtari me i madh te tjeret nuk e rregullojne dot. 

e dyta demi strukturor qe futet ne arsmin shqiptar , shkollat jopublike 9 vjecare , kolegjet e universitete pergatisin shoqereine ne teresi, nese lejon qe ne keto struktura diploma e nota te blehet sot e te shhperblehet neser me punesim ne administrate atehere ti ke hequr vleresimin apo meritokracine ( shkerdhatokracine e Agollit)  nga sistemi shoqeror shqiptar e theksoj shoqeror jo vetem arsimor. Duke e futur ne qelize ti e ke shkaterruar qe pa dale ne drite.  pa nje sistem arsimor te forte nuk ka ndryshime ne shqiperi  sepse ata qe e meritojne noten a dilpomen jane ata qe e ngrejne zerin ndaj politikes shtetit a aspekteve negative te shoqerise .

a te bej nje pyetje , gjithe keta studente te UET apo Kristalit a kane dale noi her ne greve per dicka ? a kane protestuar per dicka?  apo te UFOS etj ? A jane shqetesaur keta studente per vleren qe ka diploma e tyre ? a jane shqetesuar keta studente per cfaredo lloj ceshtjeje , psh per prerjen e pemeve tek Parku i Liqenit ? 

a i ka shqetesuar ata fakti qe shqiperia ka 50 universitete ndersa Masachusets ka vetem 5 -6 ? 

A e dine ata qe universitet private i bejne llogarite keshtu : 3000 studente 3 000 euro viti 9 milion euro te ardhura, hiq ca leke andej kendej dolen 3-5 milion euro fitim. ky eshte biznesi i universiteteve private perndryshe nuk do e blente Birra KOrca universitetin ( i kerkoj ndjese nese e kam gabim) 

Sistemi arsimor eshte nje nga shtyllat e shtetit dhe shoqerise dhe efektet e ketyre demeve ne sistemin arsimor qe nxjerr avokate qe nuk ka studiuar fort, mjeke te dobet, etj etj nuk riparohen lehte. 

flm, per nje sqarim pak a shume real.

Po te jete puna per "konviktin" athere me siguri eshte ajo qe supozoj une se eshte nje lufte e paster midis grupeve. Sa per nivelin e uni privateve njerzve do ti vine vete ment e kokes mbas nja 7 vjetesh kur te ngelen rrugve dhe nuk do te thone dot me se i nxorren nga puna per aryse rotacioni politik sic thone tani por i nxorren se nuk merrnin vesh.

E dyta keto universitete me sa kam marre vesh une online nxjerrin vetem gazetare jurista ekonomista e mediale apo arkitekt-leshi, ne perendim konsiderohen keto profesione si te dores se dyte . Ajo qe  me ka rene ne sy eshte se shkencat e teknikes apo ekzakte ne shqiperi po injorohen nga shteti  dicka ogurzez me afat shume te gjate sepse fundos pergjithmone prodhimin industrial ne Shqiperi.

Kam pershtypjen se e gjitha kjo behet me qellim ...jo kot u mbyllen apo u shkatrruan dhe ato pak uzina e fabrika pas 90, jam mese i bindur se ne shqiperi veprojne qarqe jo-shqiptare qe po perpiqen ti kthejne shqiptaret prap ne shekullin e 18 ne fillim industria e prodhimi e tani sistemi arsimor (kosurpsion && religion && nivel i ulet mesimi ) e ne te njejten kohe shkatrrim te sistemit social pikerisht tek te rinjte (party && droge && konsum) duke ju imponuar se pa pislliqe korrupsion e imoralitet nuk behesh dot i pasur.

 

Tashti balkanweb i nxorri dhe projektin me nje kat me pak !!!!!!

smiley O Gjon, mos i ha keto tumat e Balkanwebit pa noi fare demshperblimi. Te dije sa iterime ka nje projekt, nga konceptimi ne operim, duket do te te merreshin mente. 

Nuk e si pse po e gjymojn si heretik ...po si thone cudia me e modhe vetem 3 dit zgjat

Pas goditjes nga Kryeministri, i cili qendroi dukshem pas pretendimeve te Irfan Hysenbelliut per marrjen e konviktit, Kule ka treguar pavaresi politike ne keshillin e bashkise se tiranes. Ka gjasa qe Kule te sulmohet e te kerkohet largimi i tij. Hakmarrja e Berishes ndaj arrogances se Kules do te jete e dhimbshme. 

Sherri tani eshte shperngulur ne Kryeministri. Te shohim se cfare strategjie do te ndjeke Berisha per Kulen, do ta zhvendose apo do ta kenaqe me ndonje ofiq.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).