Jozyrtarisht, mbi 20 mijë shqiptarë nga rrethi i Shkupit vetëm vitin e kaluar janë detyruar të heqin dorë nga vendbanimi në Maqedoni, ndërsa me rregullat e reja që kanë hyrë në fuqi nga MPB gjatë 5 muajve të kaluar, ky numër është shtuar dukshëm.

Pas anulimit të Regjistrimit të popullatës vitin e kaluar, autoritetet maqedonase kanë gjetur formulën për të zvogëluar numrin e shqiptarëve në Maqedoni. Një numër i madh i bashkatdhetarëve tanë që janë me punë të përkohshme në botën e jashtme, po detyrohen të heqin dorë nga vendbanimi në Maqedoni.

Mënyra është shumë e thjeshtë. Para 5 muajve, Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë ka dërguar deri në vendkalimet kufitare një telegram, ku u kërkohet autoriteteve kufitare të mos lejojnë qytetarët me dyshtetësi (të Maqedonisë dhe ndonjë vendi tjetër), të kalojnë kufirin nëse nuk posedojnë pasaportën e Maqedonisë. Gazeta KOHA javën e kaluar kishte raportuar disa raste kur bashkatdhetarëve tanë me shtetësi të dyfishtë, kufitarët maqedonas nuk u kanë lejuar të dalin nga Maqedonia me pasaportë amerikane, të Zvicrës, Norvegjisë, apo të ndonjë shteti tjetër. Ata janë detyruar të kthehen mbrapa dhe të nxjerrin pasaporta të Maqedonisë për të lëshuar vendin. Me këtë rast, shumica prej tyre, të drejtën e pasaportës maqedonase mund ta realizojnë vetëm duke dorëzuar pasaportën e vendit të huaj.

Kjo është procedura më e shpejtë, mirëpo vlen të theksohet se me këtë rast, atyre në pasaportën maqedonase u zëvendësohet vendbanimi i Maqedonisë me atë të pasaportës së huaj. Pra, me automatizëm ata fshihen nga regjistri i Maqedonisë dhe prej atij moment - llogariten si banorë të vendit prej nga e kanë pasaportën e dytë.

 

Argumenti i automjetit

Kjo dukuri, e cila nuk kontestohet nga asnjë subjekt politik i shqiptarëve në Maqedoni, sipas disa të dhënave jozyrtare, vetëm vitin e kaluar - në rajonin e Shkupit ka detyruar mbi 20 mijë shqiptarë të heqin dorë nga vendbanimi në Maqedoni. Atëherë përdorej një taktikë tjetër. Kufitarët maqedonas nuk i lejonin mërgimtarët shqiptarë të futeshin në Maqedoni me pasaportë maqedonase, nëse këtë e bënin me automjetet e tyre të blerë në Evropë. Atëherë, ata detyroheshin që përkundër dyshtetësisë, shkaku i automjetit, të dorëzojnë në kufi pasaportën e huaj, me çka në regjistrin kompjuterik të MPB-së, personi në fjalë nuk regjistrohej të jetë kthyer në vendlindje për më shumë se një vit, me çka humbte në mënyrë automatike statusin e banorit në këtë shtet. Pavarësisht se nuk kanë dhënë asnjëherë deklaratë me shkrim se heqin dorë nga kjo e drejtë, ata në polici janë fshirë në mënyrë automatike nga regjistri i banorëve të këtij shteti, me çka edhe nuk kanë të drejtë të regjistrohen në numrin e përgjithshëm të popullatës së vendit.

 

Ligji i vjetër - interpretim i ri!

Metoda më e re, me telegramin që u ndalon daljen jashtë Maqedonisë të personave me dyshtetësi, por që nuk kanë pasaportën maqedonase, sipas autoriteteve zyrtare të MPB-së, bazohet në Ligjin për shtetësi, ku thuhet se për personat me dyshtetësi, vlejnë ligjet e shtetit të Maqedonisë. Edhe pse, sipas ekspertëve juridik, ky nen ka të bëjë me kodin penal, dmth, nëse personat kryejnë vepër penale do të përgjigjen në Maqedoni, pavarësisht se kanë edhe shtetësi tjetër, krerët e policisë maqedonase nuk e kanë ndërmend të ndalojnë këtë praktikë të re, që po zbatohet në emër të një Ligji që është miratuar para shumë viteve, dhe i cili nga vetë policia nuk është kuptuar sikur këto 5 muajt e fundit. Madje, që të jetë çudia më e madhe, ky telegram nuk zbatohet ndaj qytetarëve shtetasve të Maqedonisë me kombësi maqedonase, por që kanë edhe pasaportë të Shqipërisë, Bullgarisë, Serbisë, por edhe ndaj goranëve të Kosovës.

Kjo tregon qartë prapavinë e telegramit të policisë dhe që ndërlidhet shumë më regjistrimin e popullatës, i cili nga arsye të panjohura, u ndërpre, por edhe sot e kësaj dite nuk i dihet se kur do të mbahet. Nga zhvillimet në terren, sidomos në sezonin e pushimeve masive në vendlindje të mërgimtarëve shqiptarë, duket se regjistrimi i ardhshëm do të fillojë atëherë, kur pala maqedonase të realizojë planin për shpërnguljen “diplomatike” të shqiptarëve nga Maqedonia, që është një formë e sofistikuar e projektit të njohur të Rankoviqit për zbrazjen e shqiptarëve nga Kosova.

 

Reagon opozita

Ndërkohë, ka reaguar edhe opozita shqiptare. PDSH, siç ka thënë të martën deputeti Orhan Ibrahimi, posedon informata dhe grumbullon edhe më tepër nga vetë mërgimtarët sa u përket këtyre dukurive që ngjasojnë me politika të apartejdit, të cilat të vetmin qëllim e kanë fshirjen e shqiptarëve nga regjistri i qytetarëve rezident të Maqedonisë. “Që fatkeqësia të jetë më e madhe, këto masa nuk janë dukuri e izoluar, por përkundrazi - kjo politikë zhvillohet në shumë kënde dhe në shumë mënyra, por që kanë një qëllim, të vijë deri te zvogëlimi i numrit të shqiptarëve në Maqedoni. Është për tu habitur heshtja totale e BDI-së, e cila jo që nuk ndërmerr asgjë për ta penguar këtë fenomen, por përkundrazi - është bashkautore në këtë gjenocid statistikor që u bëhet shqiptarëve e që ka filluar që para regjistrimit të dështuar”, ka akuzuar Ibrahimi. Edhe deputeti i RDK-së, Izet Zeqiri, është shprehur në të njëjtën vijë. “BDI, në vend që diasporës tu prezantojë programe të rintegrimit ekonomik me vendlindjen, brenda programeve të parashtroheshin caqet strategjike për aktivizimin e mërgimtarëve që të kthehen me përvojën e tyre dhe me kapitalin e tyre të kursyer në vendlindje, në kushtet ku shteti gjallëron me paratë e diasporës shqiptare në kushte të kolapsit ekonomik të vendit, Qeveria po mbjell pasiguri dhe paperspektivë tek mërgimtarët. Në fillim ishte duke i keqtrajtuar në kufi, ndërsa tash duke ua ndryshuar edhe vendbanimin në dokumentet e udhëtimit, që pastaj - përmes regjistrimit, t’i fshijë si shqiptarë banorë të Maqedonisë dhe në harmoni me Ligjin e ri, nuk do të kenë mundësi të regjistrohen si punëtorë që punojnë në botën e jashtme e që janë me qëndrim më shumë se një vit jashtë, e kështu me radhë. Është e tepërt kjo që u bëhet diasporës shqiptare kur ajo ka pësuar lëndime serioze psikologjike si rezultat i problemeve ekonomike, sociale dhe atyre politike në kohën kur ajo e mban gjallë popullin shqiptar përmes transfereve financiare, në kushtet ku gjithë shqiptarët janë pa punë”, është shprehur Zeqiri. Ndërtimi i shtetit juridik dhe institucioneve demokratike, ka thënë më tej deputeti i RDK-së, rrjedh nga nocioni i lirive dhe të drejtave të njeriut, respektimi i kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë si dy parime bazë të një shteti dhe shoqërie moderne. “Kjo që po ndodh është veprim kundër kushtetues dhe kundër kartave ndërkombëtare të të drejtave dhe lirive të njeriut”.

 

Dy variantet e Bajramit

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Bajrami, e shpjegon në dy variante formën e shndërrimit nga rezidente në banorë jorezident. Sipas tij, nuk kemi të bëjmë me një rregullore të re, por me një praktikë që vjen që pas ndryshimeve ligjore të vitit 2000. Numri dy i Punëve të Brendshme, bën me dijes se ato shtetas që jetojnë më shumë se tre muaj jashtë vendit, janë të detyruar që ta paraqesin po të njëjtën adresë në dokumentet e tyre të udhëtimit, ndërsa në letërnjoftime - mundet të mbajnë adresën që kanë në Maqedoni. “Nuk ka kurrfarë ndryshimi dhe po të njëjtët mund të shfrytëzojnë të njëjtat të drejta në Maqedoni”, pohon ai. Ndërkohë që Bajrami ka edhe një shpjegim tjetër.

Arsyeja e vetme që i detyron shtetasit që posedojnë dy shtetësi, përveç asaj maqedonase, që të mos kalojnë kufirin me pasaportë të huaj, është se në Maqedoninë lindore po rritet numri me pasaporta bullgare. “E gjithë Maqedonia Lindore është e pajisur me pasaporta bullgare dhe ka një numër po ashtu personash që kanë edhe shtetasi të dyfishtë, pasaporta nga vende të tjera të huaja të botës. Problemi nuk ka të bëjë me shqiptarët, por me ato shtetas që kanë probleme me ligjin, për të cilët ka vendime gjykate dhe kur e lëshojnë kufirin, nuk po mundet dot që të identifikohen, sepse për shembull përdorin pasaportë bullgare, paraqitet si shtetas bullgar dhe askund nuk figuron se është person në kërkim. Nga ana tjetër, ka fletëarrest në emër të tij, por në të ai është regjistruar si shtetas i Maqedonisë. Për këtë arsye, krahas pasaportës së huaj, kërkohet edhe ajo vendase për të parë nëse bëhet fjalë për ndonjë person që është në kërkim nga policia”, thotë Bajrami. Zëvendësministri pohon se nuk është në dijeni për numrin e shqiptarëve që gjatë pesë muajve të fundit kanë qenë të detyruar që të kthehen në banorë jorezidentë, pas aplikimit për t’u pajisur me pasaportë.

22 Komente

Kjo çeshtja e pashaportave dhe mospasisjes me pashaporte te shum shqiptarve, eshte bere kangrene ne Maqedoni. Aty duhet te nderhyje direkt EU, per ta pare me nga afer kete problem. 

E ngrita kete problem dhe me pelqeu si artikull, sepse spastrimi etnik i shqiptareve,  nese dikur behej me ushtri, tashme behet ne menyre edhe me te eger, "paqesisht, permes procedurave te veterregulluara nga shteti maqedon."...Eshte e pafalshme qe te "crrenjosen" nga vendi i tyre mbi 20.000 shqiptar autokton. Ndaj dhe regjistrimi etnik ne Maqedoni nuk u be, per arsye se popullsia e shqipatre eshte e shumte tashme dhe po ndiqqen politika te atilla qe te ulet drastikisht numri i shqiptareve te Maqedonise..

Me vjen keq por nese je jashte,nuk je banor i nje vendi ku ke lindur dhe nuk jeton.

Ne qe jemi jashte nuk u rregjistruam si banore te Shqiperise ne rregjistrimin e fundit,sepse nuk jetojme atje dhe nuk paguajme taksa(pervec takses se ndonjerit qe ka shtepi).Edhe banoret e minoritetit grek qe jetojne ne Greqi(dhe qe jane 60% atje) nuk u rregjistruan ne rregjistrimin e fundit ne Shqiperi,prandaj numuri i grekeve ka dale tek 30mijeshi sipas Koco Danaj.

Nese shqiptaret qe jetonin dikur ne Maqedoni dhe sot jetojne ne SHBA,jane banore te SHBA-se dhe jo Maqedonise.Une ne rregjistrimin e SHBA u rregjistrova ketu dhe jam i sigurte qe te gjithe shqiptaret(fut ketu edhe ata qe kane ardhur nga Maqedonia) kane mbushur formularin qe ju erdhi per rregjistrimin e popullates ne SHBA.

Nuk mund te jesh banor aktiv ne dy vende njekohesisht.Me vjen keq por autoritetet Maqedonase nuk kane crrenjosur gje.

Njoh shqiptare me pashaporte amerikane qe jetojne eksluzivisht ne Shqiperi, por perdorin pashaporten amerikane per te levizur me kollaj jashte Shqiperise. Mund te kete plot shqiptare te Maqedonise qe bejne te njejten gje. 

Kjo praktike aplikohet vetem me shqiptaret apo edhe me maqedonasit? Perderisa kane dhene numrin e shqiptareve te cileve u eshte hequr vendbanimi, duhet te kishin dhene dhe numrin e maqedonasve. 

Sepse maqedonasit nuk levizin si shqiptaret,se jane te gjithe ne pune shteti.

Numuri i maqedonasve qe mund te kene levizur mund te jete disa qindra jo me shume.

Po flasim vetem per maqedonasit me kombesi te dyfishte. Pra mund te shihet si perqindje: ne kufi kane kaluar me dy pashaporta X perqind me kombesi shqiptare, Y perqind me kombesi maqedonase. Sa nga X u eshte hequr vendbanimi, dhe sa nga Y? Nese s'jane afersisht te barabarta kemi problem. 

Per kete jam dakort.

Shqiptareve kete po ja bejne brenda Shqiperise; perse mos t'ja bejne ne felloqoni?

Ne radhe te pare Monkeydonia nuk e ka vene ne fuqi shtetesine e dyfishte, keshtu qe nuk shoh ketu ndonje parregullsi.....Nuk ka pse te shqetesohemi se faktet demografike flasin se Monkedonasit do te kthenen ne minoritet per 15-20 vite

Si ka mundesi qe Maqedonia nuk e njeh dyshtetesine, kur ter shtetet europiane e njohin tashme, dhe per me teper ai shtet i lejon maqedonsit te kene edhe shtetesi bullgare. 

Kjo mase sigurisht aplikohet vetem ndaj shqiptareve, ndryshe nuk ka mundesi, ka shume fyrom ne australi etj.. dhe keta aplikojne masa tejet favorizuese ndaj emigranteve se duan ta rrisin popullsine.

nje detaj: vetem ne fyrom, mund te kerkosh pasaporte deri ne moshen 25 vjecare pa jetuar as nje dite atje, vetem nese njeri nga prinderit ka lindur ne fyrom!

Topi dhe Berishovici kane marredhenie te shkelqyera me Felliqodonine. Ky lajm nuk i sherben bashkejeteses dhe marredhenieve te shkelqyera qe egzistojne mes dy vendeve. smiley

Maqedonia eshte vetem nje nocion gjografik.
Fiqo von Bismarck.

Nuk ka asgje te keqe ne kete lajm. Une mendoj qe kjo duhet te behet edhe ne Shqiperi. Ketu nuk behet fjale se humbin nenshtetesine, por humbin banimin ose me mire vendbanimin. Kjo eshte mese normale ne Gjermani. Edhe nqs ti nderron shtepi atehere crregjistrohesh nga qyteti ku ke jetuar. Une psh jame larguar prej aty dhe jetoj ne zvicer. Kjo do te thote qe nuk jam rezident aty por ne zvicer. Paguaj taksat dhe te gjitha ne Zvicer. Kjo nuk do te thote se humba nenshtetesine. Ky eshte edhe problemi ne Shqiperi. Kete teme e kam trajtuar edhe ne nje artikull ku thuhej se ne Tirane banojne 1 milion banore. Banore te saj quhen te gjithe te afermit e mi qe sbanojne aty prej 22 vjetesh. Kjo eshte absurde. Banore te saj jane ata qe banojne aty dhe paguajne taksat (ne Gjermani eshte perkufizimi te jetosh me gjate se 6 muaj ne vit). Prandaj edhe kur behen zgjedhjet ne Shqiperi ne listat qe dalin jane edhe te afermit e mi me adresen e para 22 vjeteve. Pra abuzohet simbas qejfit (te vendosin te drejten e votimit per njerezit qe jane jashte po te duan). Kjo nuk do te thote se kur je jashte nuk e ke te drejten e votes. Por edhe ne kete menyre pa banuar aty eshte e gabuar. Vetem per kerkesa administrative (certifikate, pasaporte, patente etj) mund ti drejtohesh administrates se vendbanimit te vjeter nqs ti je larguar nga Shqiperia.  

P.S. Nqs maqedonia e ben vetem per shqiptaret eshte e gabuar. Nqs vlen per te gjithe une jam per ate qe te behet edhe ne Shqiperi dhe sa me shpejt. 

Ore budallenj bashke me dionizin ne krye. Shqiptaret e Maqedonise kane partite e politikanet e tyre. Jane biles ne qeveri! Nqs. ka ndonje problem (qe une nuk e shoh) ne kete mes atehere eshte problem i maqedonasve shqiptar dhe politikes se tyre. Mos beni lloqe kot por hapni ndonje liber a mesoni ndonje zanat per pune... Parazite

te keqen e serbit

shteti maqedonas, eshte ultrashovinist dhe shteti me antishqiptar qe ekziston

nuk di kur do ti vije dita shqitpareve te atjeshem, te clirohen

shqiptaret e maqedonis duhet te bashkohen.

e para e te pares duhet te bashkohen me shqiptaret ortodoks te maqedonise.

 Një numër i madh i bashkatdhetarëve tanë që janë me punë të përkohshme në botën e jashtme, po detyrohen të heqin dorë nga vendbanimi në Maqedoni.

 

Autori i ketij shkrimi që në fillim e nis te çoroditur artikullin. Nese je me pune te perkoheshme ne vendet e tjera nuk ka mundesi te jesh edhe nenshtetas i atij vendi!!!!!!!!

Nga ana tjeter, regjistrimi i shtetasve sipas rezidences apo vendbanimit kryesor dhe pajisja me nje karte vendbanimi eshte mese imperative te realizohet edhe tek ne sipas standarteve perendimore. Por per kete nuk eshte e interesuar klika fashiste e kryesuar nga SB. Jane me mijra shqipetare ne emigracion dhe qe tashme kane marre edhe nenshtetesine ne vendin ku jetojne, qe figurojne banore te perhershem edhe ne lagjet e tyre ne Tirane e gjetke ne shqiperi, figurojne ne listat e zgjedhesve, biles shume prej tyre edhe kane "votuar" pa qene present ne atdheun e pare.  

 

Edhe ketej tek ne, kur u be censusi, shqiptaret ne emigracion u shenuan me banim jashte.

Ku '' fshin " Shqiptaret ? Apo ec mo,e shkrove dhe ti dicka.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).