Pas këtij 100-vjetori të bujshëm të shtetit shqiptar, do ia vlente barra qiranë të përkujtohej edhe 100-vjetori i antishtetit shqiptar, duke kaluar në skaner të gjithë ata që në këta 100 vjet bënë gjithçka për t’i vënë minat Shqipërisë.

Nga intervista e Pëllumb Xhufit për Shqip"

Në 20 vitet e fundit ka pasur një denigrim të figurave historike, që në terminologjinë e kohës quheshin si “përfaqësues të vegjëlisë”, pra, jo produkt i shtresave të pasura dhe me tituj. Si p.sh: Fan Noli, Luigj Gurakuqi, Bajram Curri që s’përmendet fare etj. Në vlerësimin e 100-vjetorit të shtetit shqiptar, si duhet listuar kontributi i atyre personaliteteve që dhanë për konsolidimin e shtetit shqiptar?

Ka një tentativë të përsëritur të vetë Kryeministrit, për të lënë në harresë figurat emblematike të Rilindjes e të Pavarësisë, e për të pompuar disa të tjera. Sigurisht, ka një përzgjedhje të mirëllogaritur në këtë mes. Promovohen figura pashallarësh, bejlerësh, krerësh fisesh, të lidhur materialisht e shpirtërisht me regjimin e vjetër, pra, me sundimin osman dhe anashkalohen apo edhe sulmohen përfaqësuesit e klasës së re të idealistëve, intelektualëve e patriotëve rilindas, ata që sollën idetë, që dhanë rrugëzgjidhjet dhe që falën jetë e pasuri për të realizuar Shqipërinë e pavarur e sovrane. Pra, i bëhen hozanara asaj elite politike, të korruptuar e antikombëtare, që për 500 vjet u shkri me pushtetin dhe administratën osmane e që s’bëri asgjë për vendin e vet, duke nënshkruar dorëzime qytetesh, dhënie koncesionesh, falje territoresh, krijime federatash serbo-shqiptare apo greko-shqiptare. Shembulli i Esad Pashës duhet të tronditë gjithkënd, por ky s’është i vetmi. Fryhet tej çdo mase figura e Ahmet Zogut, mikut të Serbisë, shitësit të Shën Naumit, vrasësit të Luigj Gurakuqit, Hasan Prishtinës e Bajram Currit dhe, në fund, ikësit të madh.

Çohen në piedestal lloj-lloj klerikësh katolikë, ithtarë të Shqipërisë së “kantoneve”, deri edhe frati-kuisling Anton Harapi dhe lihen në heshtje e harresë Ndre Mjeda, Dom Nikollë Kaçorri dhe një armatë e tërë katolikësh, që vunë bazat e shtetit unitar e shekullar shqiptar, që nga Vaso Pasha, Hil Mosi, Nikollë e Mirash Ivanaj. Heshtet për Papa Kristo Negovanin, për At Stath Melanin, për Petro Nini Luarasin, ndërsa politikanët e historianët puthadorë rendin t’i puthin dorën Janullatosit, ndërsa ky drejton mesha e inauguron kisha-bunker, ku vritet shqiptaria dhe predikohet helenizmi. Përkujtohen e nderohen klerikë, sa myslimanë, aq edhe ortodoksë e katolikë, nga ata që ishin kundër alfabetit latin e kundër shkrimit shqip, nga ata që ishin jargavitur pas pushtuesit osman dhe që më vonë pritën me lule sa ushtritë e serbit, aq edhe ato të grekut, të Duçes e të Hitlerit.

Ka shumë zhvendosje vlerash e personalitetesh, që janë prodhuar këto kohë, edhe për “meritë” të z. Berisha e të zonjës Topalli, saqë shpeshherë mendoj se pas këtij 100-vjetori të bujshëm të shtetit shqiptar, do ia vlente barra qiranë të përkujtohej edhe 100-vjetori i antishtetit shqiptar, duke kaluar në skaner të gjithë ata që në këta 100 vjet bënë gjithçka për t’i vënë minat Shqipërisë. Ndoshta kështu, kufijtë mes vlerës dhe antivlerës, midis atdhetarisë dhe tradhtisë, që tani janë ngatërruar keq, do të bëheshin më të qarta, sidomos për të rinjtë tanë.

Për më shumë: Gazeta Shqip

19 Komente

Nuk e di ku mbeshtet Berisha per te lartesuar figuren e Esat pashe Toptanit!!!

Fakti qe ai ka qene pronar i madh tokash te cilat ia kane marre ,nuk e ben ate te mire,pasi kjo ka qene thjesht nje pergjigje per perpjekjet tradhetare te Esat Pashes per destabilizuar situaten ne vend dhe per te arritur ne menyra te padrejta ambiciet e tij  personale ,te cilat dukeshin se te Esati nuk kishin fund .Madje ,pasurine Esati,por jo vetem ai ,por dhe familja , e kane  rritur gjthmone me rruge te paligjshme:me perfitime ,vjedhje,vrasje,mashtrime.

Nje njeri oportunist,i paskrupullt ,i korruptuar ,intrigant i cili bente cdo gje vetem per interesat te ngushta personale ,per te ardhur vete ne pushtet.

Qysh kur ishte Minister Lufte,dyshohesh se vodhi ndihma ushtarake me synim qe me to, te organizohesh per te permbysur Vidin dhe per te ardhur vete ne pushtet.Duke perfituar nga situata e krijuar me fillimin e LIB ,ku KNK u shperbe ,Esati arriti te vetshpallet Kryetar i "Qeverise se Shqiperise se Mesme" me shtator 1914

Vete "levizja esatiste"eshte shume domethenese per te vleresuar Esat Pashen dhe toptanet ne pergjithesi si antishqiptare.Ata ngriten flamurin turk dhe shpallen se ishin kunder qeverise.Kjo levizje ,madje furnizohej me te hollat e serbeve dhe te turqeve.

Tjeter ngjarje  qe rendon mbi kete figure eshte dorezimi i kalase se Shkodres malazezeve ne shkembim te mbeshtetjes qe do i jepnin keta Esatit per sundimin e tij ne Shqiperine e Mesme.Ne kete ngjarje Esati nuk ngurroi te vriste dhe komandantin e garnizonit te Shkodres,Hasan Pashen,i cili kish vajt te Esati nje vizite si mik.Pale,kete rast Esati e perdori per te perfituar demshperblime financiare ,gjoja per humbjet qe kish pesuar ne Shkoder dhe kercenoi hapur se do te bashkohesh me serbet .Kur e pa qe ngeli me gisht ne goje ,organizoi nje bande nacionalistesh  te zhgenjyer dhe te pakenaqur me 1913 ,duke formuar nje qeveri rivale ne Durres dhe duke sjelle ne Shqiperine e dobet politikisht nje gjendje amullie e anarkie.

U desh nderhyrja e KNK ,e cila i kerkoi Esatit te heqe dore nga pushteti.ky pranoi vetem kur keta i propozuan te shoqeroje delegacionin qe do shkonte ne Gjermani per te pritur princ Vidin.Vidi e ben kete te fundit Minister te Brendshem.Kjo ishte nje fyerje per patriotet shqipetare,por dhe nje goditje nga brenda per vete Vidin.

Tjeter ngjarje qe e rendon kete figure eshte mbeshtetja qe i dha Esat Pasha ,levizjes per "Epirin Autonom"te organizuar nga Zografos,per te rrezuar pushtein e Vidit.levizje kjo qe perbehej nga banda te burgosurish te liruar enkas per kete pune.

Mjafton te lexosh biografine e tij ,por dhe te familjes,qe te te neveritet si figure .

Mbase eshte trendy i 100-vjetorit ky,qe te lartesosh ata qe u hodhen poshte gjate gjate sistemit komunist,pavaresisht kontributit apo qendrimit antishqiptare te tyre. 

 

 

Xhufi, historiani tipik i regjimit.  Edhe pse kane kaluar 20 vjet, tipologjia e tij si agjit-propagandues i regjimit s'ka ndrruar fare.

Me pelqen kur me nje fjali te vetme hedh poshte formimin e gjithe jetes se nje individi. Gjynah se ka raste kur s'ia fut kot.

Me thuaj cfare nuk qendron te ajo qe thashe? Xhufi eshte shembulli tipik i te birit a nipit te veteranit qe shkollohet si historian per te shkruan historine si mbas versionit qe levdon e mitizon te ashtequajturen LANC, per ti siguruar familjareve te tij dhe vetes se tij nje te ardhme te sigurte, ne pushtet e te mbrojtur nga cdo lloj akuze.

Tjeter ngjarje qe e rendon kete figure eshte mbeshtetja qe i dha Esat Pasha ,levizjes per "Epirin Autonom"te organizuar nga Zografos,per te rrezuar pushtein e Vidit.levizje kjo qe perbehej nga banda te burgosurish te liruar enkas per kete pune.

 

Muhabet i njohur ky me duket ...

Perderisa e njeh historia ,i njohur eshte.

E kisha idene se dhe ne 97 u fol se kishin ardhur burgaxhi nga greqia kastile per te bere rrumuje ne Vlore ... por nuk e di sa e vertete eshte kjo !

edhe per  zgjedhjet e fundit bashkiake ne Tirane , u perfol dicka e tille.Ku ka ze ,nuk eshte pa gje.

Nje nga figurat qe duhen vleresuar ne kete 100-vjetor ,duke zene vendin qe i takon ne analet e historise shqiptare ,eshte padyshim Lef Nosi,te cilin sistemi monist jo vetem e cvleresoi figuren e tij ,por dhe damkosi me vulen famekeqe"armik i popullit" dhe e denoi padrejtesisht me vdekje.

Lef Nosi duhet vleresuar per kontributine tij ne çeshtjen kombetare  shqiptare me prezencen dhe rolin e tij ne shume ngjarje me rendesi historike ,sic ishin :Kongresi i Manastirit,Kuvendi i Vlores ,ishte nje nder ata qe i paraqiten Konferences se Paqes se Versajes kerkesen per nje Shqiperi te lire e kuntribute te tjera ne favor te zhvillimit te arsimit shqip.Te gjitha keto Lef Nosi i ka bere ne kushte te veshtira ,te perndjekjeve te vazhdueshme nga PO duke vene jeten e tij shpesh ne rrezik.

Figura te tilla si Lef Nosi  , ja vlen te vleresohen ne kete 100-vjetor.smiley

Shoqja venus, duhet te besh urgjentisht autokritike te thelle para kolektivit per kete gafe te madhe qe ke bere duke vleresuar nje kuisling dhe kolaboracionist te qelbur si Lef Nosi! Konsultohu me shokun Xhufi qe te marresh vesh me shume per kuisling Lef Nosi, shokun e fratit-kuisling Anton Harapi!

C'pune kam une me Xhufin ?!S'kemi as nje mendje ,as nje moshe ,as nje shije.

 

Po devijon nga vija e partise shoqja venus!

mire shoku Pakapo (buuuuuuu ,si me tingelloi kur e shqiptova,mu  si cifti i hollivudian Hysni & Vito Kapo )smiley

I pakapshem: me siguri ke arsyet e tua t'i thuash ashtu Venusit, por me duket se ne kete rast ajo ka folur drejt. Une nuk di shume per Lef Nosin dhe do doja te merrja vesh me shume. Sic e kam thene edhe tek nje teme tjeter debati para nja dy ditesh, duhet te mos t'i shikojme bardhe e zi figurat historike. Na duhen me shume te dhena e informacion, sidomos per figurat qe u lane ne hije ne kohen e Partise, apo me keq qe u denigruan.

Ne po kete fryme te mos te parit te gjerave bardhe e zi them se ia vlen t'u avitemi edhe peshqve ketu (ku hyj edhe une). Apo e kam gabim?

Ishin komente ironike Merluc.

ata prifterinjte katolike ,ithtare te kantonizmit i ke edhe sot te fshehur mbas topalleve dhe shllakeve,duke pergatitur gjuhen e ''kantonit''

Per Esatin n'fakt, une do doja t'dija pak me shume! 

Por nga ndonje historian, jo nga turli fare amatoresh! 

ne rats se do pranonim qe nuk duhet t'i shikojme figurat historike bardh e zi,pra t'ua veme ne pah si te keqijat ,por dhe te mirat,besoj se nje historian i vertete do  e kish shume te veshtire t'i gjente ndonje gje pozitive kesaj figure.

Une jam kurreshtare ,se perse e vleresojne kete figure Berisha & Co smileyEsatin nuk eshte se e kane vleresuar ne kohe te vete dhe e hodhen poshte ne diktature.Gjithmone figure e urryer e antishqiptare ka qene.

Si te mos e vleresoje Berisha te ngjashmin, ne thelb cfare ka bere Esati me shume se Sala. Puno kunder Shqiperise ky, puno ai, shit Shqiperi njeri, shit Shqiperi tjetri.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).