Më 1 korrik të vitit 1643 vdiq ipeshkvi imzot Frang Bardhi, shkrimtar i letërsisë së vjetër shqiptare. Pra si sot, më 1 korrik të vitit 1643 vdiq ipeshkvi shqiptar imzot Frang Bardhi, shkrimtar i letërsisë së vjetër shqiptare. Ai lindi në Kallmet të Zadrimës në vitin 1606. Studioi në kolegjin kishtar të Loretos në Itali dhe në atë të Propaganda Fides të Vatikanit në Romë. U emërua ipeshkëv në dioqezën e Sapës. Krahas misionit e punës meshtarake e pastaj ipeshkvnore, imzot Frang Bardhi pati një kujdes të veçantë për kultivimin e kulturës shqipe dhe përparimin e popullit shqiptar, e kështu zhvilloi edhe veprimtari të dendura letrare dhe shoqëroro-politike. 

Ipeshkvi imzot Frang Bardhi u mor me përkthimin e veprave katekistike, liturgjike e fetare nga italishtja e latinishtja në shqip për formimin shpirtëror të besimtarëve të krishterë. Por imzot Frang Bardhi njihet edhe si leksikografi i parë shqiptar, si historian i folklorit e si etnograf. Që kur ishte student në kolegj pat filluar të shkruajë në latinisht vepra që më vonë e bënë të njohur.

Disa prej tyre janë: Dictionarium latino - epiroticum (1635, Romë ), ("Fjalori latinisht - shqip" dhe "Skënderbeu" (1636, Venedik) (Apologji). Këto vepra e lidhin atë me humanizmin. Siç përmendem Imzot Bardhi njofton vetë se ka përkthyer edhe libra fetarë të liturgjisë, katekizma e tjerë, të cilët sot nuk njihen, dhe se ka shkruar disa relacione për viset shqiptare, të cilat kanë vlerë historike.
Në veprimtarinë e tij shoqëroro-politike imzot Bardhi do të jetë në radhët e para të atdhetarëve që i përkushtohen luftës për t'u çliruar nga zgjedha e huaj osmane, zhvillimit dhe përparimit të vendit e të gjuhës shqipe.

Gjendja e mjeruar e popullit shqiptar nën sundimin e egër osman, dëshira e përpjekjet për ta ndihmuar atë që të shpëtonte nga kjo robëri, ishin shqetësime që e mundonin vazhdimisht bariun shpirtëror imzot Bardhin. Kjo duket edhe në relacionet që ai i dërgonte herë pas here Papës e Propaganda Fides në Vatikan. 

Ja si shprehet në relacionin e vitit 1641 për rëndimet dhe poshtërimet që u bëheshin fshatarëve shqiptarë, sidomos të krishterëve, nga arbitrariteti i feudalëve turq: "Dhjetë ose pesëmbëdhjetë turq bashkohen dhe kalojnë nëpër shtëpitë e krishterëve dhe hanë e pinë sa të kenë oreks, gjithë ditën gjithë natën pa paguar asgjë. Ai i shkreti nuk mund të thotë se nuk ka bukë, verë, mish e tagji për kuajt e tyre, sepse ia përmbysin shtëpinë dhe e rrahin egërsisht. Po nuk pati, duhet të lerë peng rrobat e trupit për të ngopur lakmitë e tyre të mbrapshta …" Relacionet e imzot Frang Bardhit kanë edhe shumë të dhëna të tjera për gjendjen shpirtërore të popullit shqiptar, për zakonet, traditën, sfidat dhe perspektivat për një të ardhme në liri e përparim.

Fjalori online i Frang Bardhit 

Burimi: Radio Vatikani

6 Komente

Kjo pjesa e fundit seç me dha nje ndjesi

smiley

Material interesant, Village-Bey.

Me habiti nje fakt : Frang Bardhi dhe René Descartes ishin pothuaj bashkekohes. Nje, kjo. E dyta, kur Descartes vendos pas endrres te beje nje udhetim ne Itali, ai zgjedh pikerisht Zojen e Mire te Loretes. Dhe ne materialin tend, permendet kolegji i Loretos ! Nese flitet per te njejtin vend, ka gjasa qe ata te jene pare diku, megjithese eshte nje hamendje e paster, pa kurrfare mundesie verifikimi. Sepse Descartes vertet e ka kryer kete udhetim, kater vjet pas endrres, pra 1623, kur Frang Bardhi ishte 17 vjeç, pra ne moshe studimesh.

...

Megjithmend interesant 

Kolegji Ilirian i Loretos, (Collegio degli Schiavoni), kur termi Ilirian perfshinte katoliket e  ballkanit perendimor, duket se ne ate kohe na ka ndife me shume neve e kroateve, (mbase kroateve ma shume).

Budi, Bardhi, dhe Bogdani duket se kane qene nxanes ketu. 

Gjuha e Bardhit edhe me interesante, (e hijshme)

me ndihmuem mbënjaanë gjhuhene tanë

me zane ghjuhene Latine ma mire 

Njisoj si mund me u shprehe sot dikush ne menyre te drejtperdrejt e thjeshte.

E mbyll parathanien me 

Sherbetori i zotenise saj 

 

"Dhjetë ose pesëmbëdhjetë turq bashkohen dhe kalojnë nëpër shtëpitë e krishterëve dhe hanë e pinë sa të kenë oreks, gjithë ditën gjithë natën pa paguar asgjë. Ai i shkreti nuk mund të thotë se nuk ka bukë, verë, mish e tagji për kuajt e tyre, sepse ia përmbysin shtëpinë dhe e rrahin egërsisht.

Sa per miqesine dhe ndihmen qe na kane dhene turqit ne kohe...

Nuk cuditem fare pse grek e serb pak a shume te njejten sjellje kane.

Kur shikoj keta SHPELLARET MALOKE qe paskan te dokumentueme* libra shqip te para 5-6 shekujsh, me vine ndermend grekerit, qe cdo diskutim me Europen ose Ameriken e mbyllin me frazen: "Kur ne shpikem demokracine, ju ende jetonit neper peme!"  Pune kend-veshtrimi......

*dokumentueme-Nje shqipe kaq e pastert kuptohet qe eshte kultivue** shume-shume kohe me pare se "meshari". "Meshari nuk esht libri i PARE shqiptar, por i pari liber SHQIPTAR i MBIJETUEM!

**Per te gjithe ata qe nuk e dine (fut edhe kministrin tone GEGE) "ue" lexohet "uu"-( "u" e gjate ) si ne (nen)dialektin Tironas ose Shkodran.

Natyrisht qe Meshari,eshte libri i pare shqip i gjetur.

Nuk mund te shkrush nje liber 200 e ca faqesh,pa pasur me pare libra te tjere.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).