Përqindja e PPB që shpenzohet për arsimin dhe shëndetësinë zbret në(n) nivelet e 10 vjetve më parë

 

 

Kriza e financave publike po godet sektorët më të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të vendit. 

Rritja e borxhit në kufirin maksimal ligjor dhe rënia e të ardhurave nga taksat po e detyrojnë qeverinë të shkurtojë nga viti në vit shpenzimet për sektorët prioritarë, veçanërisht ata që lidhen me kapitalin njerëzor. 

Të dhënat zyrtare nga Banka Botërore dhe Ministria e Financave tregojnë se vitin që lamë pas, shpenzimet për arsimin ranë në 2.8% e prodhimit kombëtar nga 3% që ishte parashikuar në buxhet. Ky është niveli më i ulët historik i mbështetjes publike për arsimin, madje më i ulët edhe se ai i vitit 2002, kur buxheti i qeverisë së atëhershme socialiste gati u shthur. 

Por arsimi nuk është sektori i vetëm që po goditet nga kriza financiare e qeverisë. Edhe shëndetësia po përballet me të njëjtën tendencë. Në vitin 2010 shpenzimet publike për shëndetësinë ranë në 2.53% e prodhimit kombëtar, edhe ky niveli më i ulët që nga viti 2005. 

Rënia e shpenzimeve të buxhetit tek këta sektorë po diktohet nga dy arsye. Së pari, të ardhurat që mbledh qeveria në buxhet në raport me prodhimin kombëtar po bien nga viti në vit. Sipas të dhënave të Fondit Monetar, vitin e kaluar të ardhurat totale të qeverisë ranë në 25.6% e prodhimit kombëtar. Ky është niveli më i ulët që nga viti 2007 dhe madje po i afrohet shifrës së vitit 2005, kur Partia Demokratike në atë kohë në opozitë, akuzonte për evazion fiskal në nivele alarmante. 

Por ndërsa të ardhurat tkurren, disa zëra të shpenzimeve që lidhen me mbrotjen sociale dhe interesat e borxhit janë rritur duke lënë gjithmonë e më pak hapsirë për mbështetjen e sektorëve të tjerë. Ekonomistët i konsiderojnë arsimin dhe shëndetësinë dy sektorët më të rëndësishëm që përcaktojnë zhvillimin ekonomik të një vendi. 

Ndaj, përtej efekteve negative që idhen me papunësinë dhe rënien e të ardhurave për familjarët, kriza po cënon edhe të ardhmen e ekonomisë.  

34 Komente

Aha! Me keto investime ne aresim te kesaj qeverie, prit kur te bjere kete vit edhe m-ja dhe q-ja.

Ndonje fakt aktual/dokument origjinal qe e provon artikullin, perveçse propagande nga top çanelli, keni? Sa per tu qartesuar se mos mbase jeni ngaterruar me shifrat, prandaj po pyes.

Mu si fakte me duken keto, po qe po qe se ti ke ndonje fakt aktual/dokumente origjinal qe i kundervihet ketyre, mos perto e sille mer burre.

Se kam pas shok nji arab une gjate Luftes se Irakut. Edhe shifshim CNN dhe komentonim ne, po ai gjithmone na dilte perpara ne muhabet

- CNN shef ti mer? Po CNN genjen si derr. Ke qene ndonjehere ne Irak ti?

- Jo!

- Epo mos fol atehere, se nuk di gjo.

- Mir'.

TIRANË : Përfundon rikonstruksioni i spitalit nr 1 në QSUT

Ka përfunduar rikonstruksioni i spitalit nr 1 në QSUT në pjesën e fasadës dhe kafazit të shkallëve në korridorin kryesor që përmban tetë shërbime mjekësore me rreth 230 shtretër.

I pranishëm Ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili shprehet se në këtë spital janë arritur standarte bashkëkohore.

Ky investim është bërë nga Ministria e Shëndetësisë me vlerë 30 000 000 milion lekë.

Pjesë strategjike e kësaj ndërhyrjeje është edhe lidhja e këtij spitali me spitalin e urgjencës nëpërmjet urës ajrore lidhëse.//

 

16/04/2012 07:28:00 Korresp. Gazeta C

Hapet spitali i ri në QSUT, urgjenca e re me 93 shtretërPublikuar më Hapet spitali i ri në QSUT, urgjenca e re me 93

Shërbim 24 orë për pacientët. Investimi për aparaturat mbi 8 milionë euro

Hapet spitali i ri në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, urgjenca e të cilit do të ketë 93 shtretër, duke i dhënë fund kështu vuajtjes së pacientëve në kërkim të një shtrati. Pas pesë viteve që nga nisja e punimeve, në QSUT ka nisur nga funksionimi spitali më i ri, që është një nga modernët në vend. Tashmë të gjitha analizat laboratorike në QSUT do të jenë të përqendruara në një godine të vetme, që është spitali i ri. Investimi për ndërtimin e spitalit të ri, që përfshin qendrën e re të urgjencave, është financuar nga Banka e Këshillit të Europës për Zhvillim (CEB) dhe qeveria shqiptare. CEB ka financuar 63% të komponentit të ndërtimit, në shumën 16 milionë euro, ndërsa pajisjet mjekësore që arrijnë vlerën prej 8.3 milionë euro janë financuar nga qeveria shqiptare. Qendra e Urgjencave nuk do të funksionoje si deri më tani, por do të mbledhë në një vend disa shërbime dhe të gjitha urgjencat e QSUT-së. Ky organizim është realizuar në mënyrë të tillë, pasi në qendrën e re moderne, në Departamentin e Radiologjisë, ekzistojnë 2 aparatura skaner, 1 rezonancë magnetike, 3 aparate për grafi dixhitale, 2 aparate fluroskop, 3 eko abdominale dhe 1 eko kardiake, duke mbuluar kështu të gjitha nevojat e spitalit “Nënë Tereza”. Për kryeministrin Sali Berisha qendra e re e urgjencës është një hap i madh përpara në modernizimin e shërbimit spitalor për qytetarët. “Reforma në shëndetësi mbetet qëllimi më madhor në të gjitha reformat e tjera, hapa shumë të rëndësishëm janë bërë dhe po shkojmë drejt një faze vendimtare të instalimit të sistemit të ri të financimit. Së shpejti nis zbatimi i një programi, i cili do të vendosë sistemin tonë shëndetësor tërësisht mbi bazat dixhitale, si një nga premisat më të rëndësishme për menaxhimin e suksesshëm të tij dhe të të gjitha burimeve”, - deklaroi Kryeministri gjatë fjalës së mbajtur në ceremoninë e inaugurimit të spitalit të ri. Qendra e re e urgjencës përbën vetëm realizimin e fazës së parë nga 5 gjithsej për modernizimin e gjithë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Në ndërtesën e re funksionojnë 93 shtretër, si dhe laboratorët e specializuar për të gjitha nevojat e spitalit, me shërbim 24 orësh. Punimet në mënyrë të detajuar përfshijnë objektin spitalor që do të shërbejë si Qendra e Urgjencave për të gjithë QSUT, godinën teknike për të gjitha infrastrukturat inxhinierike mbështetëse, si dhe rrugën periferike që lidh dy hyrjet e jashtme të qendrës spitalore bashkë me parkimin për automjetet.

Shërbimet që do të ofrohen

Shërbimet dhe departamentet që janë parashikuar të funksionojnë në objektin spitalor të ndërtuar në këtë fazë të parë janë të shpërndara si më poshtë:

Në katin nëntokë: Sterilizimi qendror, Departamenti i Radiologjisë dhe Diagnostikës Funksionale, duke mbuluar të gjitha nevojat e spitalit universitar. Në këtë shërbim do të funksionojnë 2 aparatura skaner, 1 rezonancë magnetike, 3 aparate për grafi dixhitale, 2 aparate fluroskop, 3 eko abdominale dhe 1 eko kardiake.

Në katin përdhe: Departamenti Qendror i Urgjencës për të gjithë spitalin universitar, duke përfshirë 18 shtretër subintensiv për observim të shkurtër.

Në katin e parë: Është planifikuar që të funksionojnë 60 shtretër, 30 shtretër janë me profil kirurgjikal dhe 30 shtretër mjekësi interne, që do të mbulojnë nevojat për një trajtim konservativ të rasteve të urgjencës, të cilat nuk kanë nevojë për ndërhyrje kirurgjikale.

Në katin e dytë: Laboratorët e specializuar për të gjitha nevojat e spitalit, ai klinik biokimik dhe laboratori mikrobiologjik, me shërbim 24 orësh, si dhe njësia e reanimacionit me 15 shtretër .

 

P.S:uroj te mirembahet urgjenca e re, se QSUT nuk eshte mesuar me nje luks te tille.

Nga bie ky Kumani? smiley Mua mu duk si Koman..

10 vjet jane shume..smiley

jo eshte kuman, eshte ne fier

A thua do te ket shtet per 100 vjetore???

Normal qe me pak do investohet ne arsim sepse eshte arritur thuajse persosmeria, ka shkolla pa hesap dhe si ti doje qejfi me lloj lloj cmimesh per gjitha shtresat e babiloneve. Shendetesia akoma me shume. Po konkurojme Singaporin per turizem shendetesor. Vjen tjetri nga Australia per qejf e bo bajpesin tek Nene Tereza apo Hygea per 5 000 $ dhe me ket rast bo dhe nji xhiro me unazen.

Qa b'het k'shtu 're, sikur nuk rrjedh 're, si pa vizkozitet.. ja ta provoj nj'her:

"Arsim p'r t'-t'r' 're, sb'het llaf 're"... 

Edukimi eshte nje ze buxhetor qe zvogelohet shpesh e shpejt pasi eshte i kushtueshem por kush e ben e ben ne kurriz te se ardhmes se vet. Nuk ka aspak pse cuditemi me kete brez qe po rritet i keqarsimuar. Megjithate parashikoj qe akoma me keq do te behet, frytet e ketij buxheti do dalin ne pah me qarte me vone. Buxheti prej 2.8% per arsimin eshte qesharak. Vendet e zhvilluara evropiane e kane tek rreth 5-6%, ato skandinave akoma me lart. Ne renditemi andej nga vendi i 170 nder vendet e botes, aty ne mes te madagaskarit dhe kazakistanit.

 

http://www.nationsencyclopedia.com/WorldStats/Edu-expenditure-public-education-gdp.html

I ke paraprire ketij lajmi ne kohen e duhur me ate koment / analizen "Shoqeri e ashper" qe bere para pak ditesh.http://www.peshkupauje.com/2012/06/shoqeri-e-ashper

Dhe  cfare po ndodh ?  Po ndodh pikerisht qe, krisja ne kollonen baze te shoqerise, po thellohet me teper.

lol sipas Top Qenellit, Shqiperia ka 7 vjet ne krize, buze gremines dhe po ecen me hapa te shpejte drejt saj smiley Artikull sharlatan dale nga zyrat e Partise Socialiste per konsum te elektoratit te denje te saj.

Le mo kur thojne "shpenzimet per arsim/shendetsi rane ne 2.53% te PBB ne nivelin e 2005. Pse nuk japin shifrat ne vlera absolute, jo perqindjet? smiley

Buxheti nder vite (ne 1000 leke)

Viti 2005* - Ministria e Arsimit dhe Shkences - 25.440.000

Viti 2010   - Ministria e Arsimit dhe Shkences - 43.508.924

Diferenca 2010 - 2005 eshte 18 miliard me shume, pra me nje rritje prej 71%. Ejvallah

E nderkohe: Rritja e pensioneve mbi 4 për qind dhe rrogave rreth 5 për qind do të hyjë në fuqi gjatë muajit korrik.

2005* - viti i madherishem i shporrjes te komunistave nga pushteti me voten e lire te shqiptareve smiley

shume gjynof...

m'kujtove nji t'njofmin tim, hunter. edhe ai e do shum vitin 2005, por per nji arsye ndrysh nga ty. at vit ai filloi pun n'zyra t'hyqymetit  smiley

S'kemi frike nga era, s'kemi frike nga shiu, jemi.

Po pse jeni kaq negativ'? Kaq cmir' paskeni patur kund'r mbroth'sis' s' shqiptar've? Kaq shum' ju dhemb e ju djeg çdo* hap i madh drejt Evropit? 

Qimen e derrit paskeni patur!

Investimet jan' ulur se shkollat dhe msusat i kemi heq gjymsmat se nx'nsit nuk kan' m' nevoj' p'r to. Msusat duheshin sa p'r fillim, po me nivellet e nallta q' kemi arritur nuk ka m' nevoj' (po jo me at' kuptim o mendje t' mbapshta) p'r msusa dhe shkolla. Shkollat duhen vet'm p'r  analfabett (shikoni sa bukur tingllon shumsi pa at' shkronjn me YLLA ke balli?). Tani q' s'ekszistojn' m' analfabett pse duhet shkolla? 

Hapi tjetr (edhe ktu doni me v'n' at' shkronjn me YLLA ke balli, ah komunista t'qelbt) 'sht' heqja e alfabetit. Kujt i duhet alfabeti kur s'ekzistojn' m'  AN-alfabet't?

Dy t' kund'rta nuk mund t' ekzistojn' pa nj'ra-tjetrn (ah kamunista e di un ku ju rri mendja juve, ke YLLAT e ballit).

O Emo, ty të kujton gjë kjo "krasitja e gjuhës"? Se ç'ka brroçkollisur njëri tek "Ura me tri harqe" për "zonat e Krra-Krra-së" në kohën e Perandorisë Osmane. Sikur bëhej fjalë për ca popuj që ua "kishin ngrënë gjuhën me gërma"? Të kujtohet gjë ty?

*Nj' fjal' t'na d'rgoj' PARTIA dhe e ndez me dor'n time at' "zjarrin e dyt' " t' g'rmave komuniste. 

Pashalleqet e Medha - perla me e nenvleftesuar qe ka nxjerre letersia jone kur shkruante nje murg qe s'di nga mbiu ne gjembore.

gjeten njerin atje, buze nje kanali a mezhde, ne te gdhire, te masakruar... u mor vesh pak me pas qe e kishte gerricur veten ne menyre te kobshme, si me capoj felinesh te medhenj nga brenda... ishte dikush qe kishte dashur te thurte nje vjershe.

I madh! (dhe jo vetëm Kadareja).

C'ke o vlla, c'ke...

Ashtu ashtu eshte kur s'ka alfabet, s'ka si te kete analfabetsmiley

Kesaj i thone te gjesh zgjidhje inteligjente, me nje gur vret dy zogj.

Me pak arsim dhe me pak shendetesi, do te thote me shum paaftesi dhe me shume mizerie. 

O Zot, oZot , Universiteti Shteteror publik i Juridikut ne zemer te Tiranes, hyjne e dalin me qindra nxenes pa banjo me fal banjo  ka po jane ca brima pa uje te pijshem, pa leter, mush me sterkala muuuti,allaturka qe gjithone me shume se nje pike e funit do ti lagi kepucet,ah nqs ti do me i thone doren presorit masi ke bo cicin ske uje. Grykat e rrubinetit myll me njitse ene ne nji cep nji bidom i modh mush me uje te piset edhe nji kanoce qe plluckon.

Me nje dhome 2 me 3 qe quhet sekretaria me nje dritare si dritare burgu me klasat si haure me suvate qe duken si atleset me harta lageshtire zhuli ku cigarja pihen  ku te dush ti  ne klase korridore.

Ska nevoje me shku der ne dukagjin me pa shkollat ja ku i ke shkollat e arsimit te nalte ktu ne Tiron

 

Mire mer mire, po nga kjo hale kan dale kokat si Maks Haxhia, Ina Rama, Arben Qeleshi dhe gjithe kokebardhet e nderuar/a te gjykatave. Ai qe do mso mer ti ene n'hale me qen. 

Studentet e juridikut e paskan gjetur me ne fund nje arsye te shendoshe pse e frekuentojne mesimin 1 here ne 2 jave.

Tamom s'bje mooti n'hale

Ashu rrufeja desha me thon

Shkollat në zonat rurale janë lën në mëshirë të fatit, po ashtu qëndrat shëndetësore mungojnë.Me mijra banorë kanë thjeshtë një mjek-infermier që vetëm jep aspirina dhe bën ndonjë gjilpër duke të marrë një 1 mijë lekshe..Mësuesit bëhen çdo vitë e më të painteresuar për mësimëdhënie dhe po ashtu po shtohet armata e mësuesve pa kualifikimin e duhur dhe me diploma të fituara me lek në dorë.Ja kjo është gjendja e parë nga dikush që jeton në ato zona dhe i di si janë punët atje..Qehajllarët e Ay kot mundohen të paraqesin një të vërtet që ekziston veç në ëndrrat dhe dëshirat e tyre.E vërteta është kjo që sapo shkruajat në rreshtat më lart.

Ej po eshte turp me lal me mos pas Universiteti  hale dhe uje me la duret

 

Kemi kater lajme interesante :

Nje pedagog ne Universitetin e Elbasanit, qe e kapen me 7 zarfa me pare, u arrestua se kapen me presh ne duar.

Dhori Kule, Rektori i Universitetit te Tiranes, tha qe duhet heq matura sic eshte tani.

Dhori Kule, Rektori i Universitetit te Tiranes, ka vjedh dietat sipas Kontrollit te Larte te Shtetit. Leskaj duket ka pas kunj te forte me ish dekanin e Ekonomikut.

Mesueset e Kamzes qe u kapen duke marre pare para disa diteve sot lirohen nga burgu.

Mesimet qe nxjerrim :

o pedagog i Ekonomikut ne Elbasan, mos u merzit se do dalesh pa lag. Paret qe ke marre coi ke vendi i duhur. Keshtu e ka kjo pune. smiley

Dhori : mos e kritiko qeverine per reformat ne arsim se te dalin lakrat te nesermen. smiley

Ej, o Dhori, o legen ! Po dhe dietat ke vjedh mer?  O geni *!

* Shkurt per legen. smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).