Besim Ndregjoni: Të mos heshtet për krimet e komunizmit

Ekspozita me foto "Shqipëria kujton - Eshtrat e tyre nuk kanë varr", e hapur edhe për afro 4 ditë në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", bëri një historik të shkurtër të krimeve të komunizmit. I kushtohet 4500 kundërshtarë të regjimit, të vrarëve,të pushkatuarve, atyre që humbën jetën në burgje. Besim Ndregjoni, sekretar ipërgjithshëm i shoqatës mbarëkombëtare të Integrimit të të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë, kujton historinë që zuri fill në vitin 1943.

Z.Ndregjoni po të ndjekim një rrjedhë kronologjike të krimeve që denoncon ekspozita, nga do niste historia?

Fillon që më ‘43-in, pas prishjes së marrëveshjes së Mukjes. Pas kësaj, komunistët eliminuan kundërshtarët politikë të regjimit, siç ishte Forca Politike e Legalitetit dhe Organizata e Ballit Kombëtar. Vrasjet në atë kohë bëheshin nëpërmjet njësiteve guerile. Më 44-ën, kishim një ofensivë të plotë të grupeve të komunistëve, që filluan një luftë civile në Shqipëri. Kjo vërtetohet me vrasjen e intelektualëve në Tiranë, u vranë 37 intelektualë brenda një nate, merreshin nga shtëpia dhe pushkatoheshin. Vazhdojnë pushkatimet më 45-ën, duke sajuar gjyqe speciale pa asnjë bazë ligjore. Mjaftonte të ishe një personaliteti politikës, i letërsisë, i fushës ekonomike, i drejtësisë, për t’u dënuar. Të gjithë ata që kishin mbaruar në Perëndim dhe klerikët ishin nën survejimin e tyre. Sot në arkiva mund të shihen materiale për të kuptuar që nuk ka asnjë dokumentacion që të vërtetojë bashkëpunimin e këtyre intelektualëve me pushtuesit. Është interesante se në vitin 1948, OKB-ja organizoi gjyqe për dënimin e të gjithë bashkëpunëtorëve të fashizmit dhe nazizmit. Është e vetmja Shqipëria që nuk ka asnjë të dënuar si bashkëpunëtor të fashizmit, nga gjykata ndërkombëtare. Deri më 1954-ën ka shumë të vrarë. Vazhduan luftën e ashpër meintelektualët dhe klerikët që dolën në mal, një luftë frontale e pushtetit me të ashtuquajturit diversantë. Pas vitit 1954, filluan pushkatimet brenda rrethit të tyre, që me Teme Sejkon e Liri Gegën e vazhduan deri në fund, me Kadri Hazbiun e Mehmet Shehun.

 

Le të ndalemi te figurat e intelektualëve që ekspozohen te "Shqipëria kujton".

Këtu janëtë pushkatuar figura të ndritura të kombit, si Lef Nosi, firmëtar i Pavarësisëe shumë bashkëpunëtor të tij që kanë firmosur. Sesi mund të quhej Lef Nosi antishqiptar, këtë e dinte vetëm regjimi komunist! Në ekspozitë janë edhe fotografitë e Hamit Matjanit, Zenel Shehut, Halil Alisë, që ka luftuar me ditë të tëra me armë në dorë kundër Mehmet Shehut, ai me brigadë ky ishte me një çetë të vogël antikomunistësh. Në këtë periudhë janë pushkatuar të gjithë ata që kanë kërkuar lirinë, si për shembull poeti Trifon Xhagjika. Në sallë të gjyqit ka thënë: "Ç’kërkoni?" - I ka thënë kryetari i gjykatës. "Më jepni një top (kishte mbaruar për artileri), të gjuaj këtë regjim tuajin që është kriminal." Dhe e pushkatuan. Janë vrarë njerëz të pafajshëm në vitin 1951, për bombën sovjetike. U vra Sabiha Kasimati, një intelektuale me vlera, e të tjerë që kishin mbaruar të gjithë në Perëndim. Pastaj kemi vrasjet në burgje.

Vrasin Sazan Hadërin në burgun e Burrelit më 67-ën, vazhdojnë pushkatimet me Revoltën e Spaçit, me Dervish Bejkon, Hajri Pashain, vritet Xhelal Koprencka, Fadil Kokomani, Vangjel Lezho. Ka fotografi të të vrarëve në kufi në vitin ’90. Ka pushkatime masive për të mbajtur pushtetin politik. Mendoj se nuk është problemi të merremi me dënimin e një individi, por të dënohet fenomeni. Kadareja në mesazhin që më dërgoi në hapjen e ekspozitës pohonte: "Shoqëria shqiptare nuk është e qetë". A duhej varur poeti Havzi Nela në Kukës? Këtu janë vrarë Vilson Blloshmi, Genc Leka, ka vdekur në internim Musine Kokalari, mishërimi i gruas intelektuale shqiptare. Në ekspozitë ‘është’ edhe Prek Cali, ai burrë malësor që luftoi me armë në dorë, me vite të tëra, për të mos e lënëVermoshin në duart e Malit të Zi. Ai u rrethua nga divizioni i Mehmet Shehutdhe u vra. Sot këta njerëz përbuzen nga politika. Ajo hesht. Këtu flitet për heronj të rremë dhe nuk respektohen heronjtë e vërtetë. U vranë thjesht përse deshën jetën, deshën lirinë.

Çfarë kërkohet nga politika?

Të paktëntë kenë një varr. Shoqëria shqiptare të njihet me tragjedinë që kandodhur. Po të kenë ku të prehen, mijëra familje do jenë të qeta. Kërkojmë t’ugjenden eshtrat, kërkojmë të nderohen me një ditë kujtese. Le të ndjekim rrugëne hebrenjve, të cilët i kujtojnë çdo vit ata që kanë ikur. Ky nuk është mesazhpër të marrë pushtet, ky nuk është mesazh për të rrahur gjoksin për dekorime.

 

 

 Intervista është marrë nga MAPO, ndërsa titulli është i redaksisë së Voal.

 

109 Komente

Me erdhi shume mire qi ne ekspozite u perfshi edhe Hamit Matjani.

Pervec viktimave te panumerta, kemi nevoje edhe per heroj.

E kur vjen puna per heroj, nuk i gjen dot ma te medhenj se Hamiti. 

 

Ja ç’thotë Nicholas Bethel në librin e tij “Betrayed”, “Të tradhtuem” për përpjekjet e njerëzve të guximshëm si Matjani me përmbysë regjimin stalinist të Tiranës. >>

 >>

“Shumica e agjentëve të dërguem në Shqipni nuk kishin mundun te arrinin shumë. Megjithatë CIA kishte mundun të vërente suksesin e shkëlqyem të nji njeriu të vetëm, atë të Hamit Matjanit, nji luftëtari gueril i cili hynte dhe dilte nga Shqipëria sipas dëshirës,  siguronte ushqimin prej natyre, dhe tërhiqej për kah Greqia sa herë që kish kryem detyrën. Ai ish nji hero në traditën e Robin Hood-it, gjysmë kaçak e gjysmë luftëtar lirie, gjysmë i shkolluar, por ma tinëzar se të gjithë autoritet –Italiane, Gjermane apo ato komuniste Shqiptare - qi u munduen me e zanë. Në fillim ai kapërceu kufirin me Greqinë në Nantor të vitit 1947, duke u pasue me tej me dymbëdhjetë shërbime të tjera të suksesshme, gjithmonë në kambë me dy tre shokë.”>>

Ja si e përshkruan vetë Matjani në një letër private të perifrazueme në të njëjtin libër e datume 6 Mars 1952 , ku shpjegon gjendjen e Shqipënisë më atë kohë fillimin të viteve 1950.>>

 >>

Gjendja ekonomike e vendit asht shumë e keqe. Po kështu edhe situata ushtarake. Rekruteve ushtarë u mungon motivimi. Ata nuk kanë zgjidhje tjetër përveç kryemjes së shërbimit ushtarak, por vetëm presin ditën kur të ndodhi diçka. Ka gjithashtu oficerë të ushtrisë qi kanë dyshime mbi regjimin. Të vetmit që janë te motivuem janë ata të Sigurimit [policia sekrete]. Policia e zakonshme janë gjys-për-gjys. Njësi të reja janë krijue me qëllimin e vetëm me luftue grupet qi hyjnë në vend. Këta njerëz mbahen veçmas nga pjesa tjetër e forcave ushtarake dhe jetojnë në kushte shumë të mira, ma të mira ne fakt se oficeret e zakonshëm të ushtrisë.  

Interestorante. Sa kohe ka ndenjt Mitja qi paska deduktuar mbi vullnetin e forcave te armatosura?

 

Matjani paraqet betejen mes Davidit dhe Goliaths. Nga nji ane, 1 person i vetem qi hecen ne kambe, e ne krahun tjeter e gjith aparatura shtypese e shtetit stalinist. Prandaj Hamit ka randesi te pakrahasueshme. Po ti heqesh regjimit te Tiranes friken e terrorit ai dilte qarte për ca ishte; nji sajim i percmuem. Hamiti s’ kish frike përkundrazi: batalionet e sigurimit qi ishin supozu me e zane ishin te tmerruem nqs e hasnin gjikund.. Matjani meriton plotësisht emrin e tigrit. Si cdo figure e përmasave te medhaja piketohet me hiperbola, si cdo hero tjeter asht rrethue me legjenda qi vazhdojne e zmadhohen.
Un e kam has ne studime si undergraduate vite me para, kisha marre për lande Security Studies: cdo njeri qe zgjedh ate subjekt ne perëndim e njifet figuren e Hamitit. Kushedi sa sigurimsa do permenden si ai.
Ps. Wise too; perifrazimi prej tij qendron i vertete edhe sot:

“Të vetmit që janë te motivuem janë ata të Sigurimit [policia sekrete].” 

E kur vjen puna per heroj, nuk i gjen dot ma te medhenj se Hamiti. 

Si mund te dal Hamiti me i madh se Hitleri, e ke te sigurt kete ?!

village

e ke lexuar ti kete librin?ai flet per 150 shqiptar qe mbijetuan nga operacioni e qe gjasme u tradhetuan nga kim phylb,por e verteta eshte krejt ndryshe,,,,,

te 150 te mbijetuarit kan vdekur ne rrethan misterioze.

friend or foe?

Se di mir per cin e ke fjalen?

Nqs bohet fjale per ata qe mbeten ne ket ate te kufinit, Bethell ka taku shume prej tyne te cilet morren strehim nga qeveria Labour e Attlee. Psh. ne kohen e studimit Baldhyl Gerveshi punonte  si inxhinier ne Londer, disa te tjere ne manaxhim pyejsh etj. 

Ata pertej Atlantikut ishin kryesisht te angazhume me politike.

ata pertej oqeanit e kam fjalen,nje pjese e madhe e tyre e mendonin se ndonje i brendeshem mund ti tradhetonte(infiltruar te sigurimit) kurse nje pjes e vogel mendonte se  edhe mund te tradhetoheshin nga padroni i tyre,,,,,mir kim philby  gjasme papritur i tradhetoi,po pilotet qe i zbarkonin lufetaret e liris pse i hidhnin nga nje distance sh sh e ulet,saqe te gjith thyenin kembe e duar(e nuk shpetonin dot nga sigurim)por ata qe shpetuan nuk u ndihmuan fare  nga cia (te vinte e ti merrte)ata u arratisen ne bazat greke te cias dhe pas shum kohesh i terhoqi cia ne usa.ata qe u kthyen ne gjirin e cias jan rebeluar(gje qe ndalohet rreptesisht ne te gjitha sherbimete secrete dhe veçanarisht ne cia)kunder shefave sepse e kishin kuptuar tashme kush ishte tradhetari i vertet.po pas epokes philby kush i tradhetonte operacionte e tjera?amerikanet mbeshtesin dhe instalojn çdo lloj diktature qe u sherben interesave te tyre,,,,

te 150 te mbijetuarit kane vdekur nje e nga nje ne rrethana teper misterioze brenda nje kohe te caktuar

Hamiti hero?...Nejse se edhe Esat Pasha dhe Haxhi Qamili heronj i quani..

Hamiti ishte thjesht nje hafije...

 Matjani ne fakt e ju a ka sheqerosur ca situaten eproreve te CIAs se ne fakt fati qe e pasoi vete ate dhe deshtimet e njepasnjeshme te operacjoneve te CIAs dhe SIS(britanike) treguan se situata ne terren ishte krejt ndryshe. Deshtimi i misioni Shqiptar ishte nga deshtimet me te medhaja te CIAs dhe SIS pas Luftes se 2B.

...Ai parashutoi te Shkëmbi i Vashës, në Bizë, të Martaneshit së bashku me dy shokët e tij, Gani Malushin dhe Naun Sulën, duke u mashtruar nga “Radio-Loja” e Sigurimit, e drejtuar nga ish-desanti Etem Çako dhe e vazhduar nga dy ish-desantët e kapur nga sigurimi në Bizë, Zenel Shehu dhe Halil Branica, ish- pjesëtarë të Gardës Mbretërore të Zogut në Aleksandri të Egjiptit. Babai im, Hamit Matjani, u dënua nga gjyqi me varje në litar në qytetin e Lushnjës dhe u ekzekutua më 14 prill 1954, në moshën 44-vjeçare...

Keto i rrefen djali i Hamitit.

Ajo me bold tregon se paskan bashkepunu me Sigurimin per t`ja fut Hamitit. Hamiti eshte hero po Zeneli cer quhet?

Mirepo sipas ekspoziteberesit Zeneri eshte martir.

Si i behet?

 

N`fakt kish marr` pjes` Bamir Far`ng`n`si, si simbol i unitetit t`popullit.

Hamit Matjani dhe shume te tjere si ky qe tani kerkojne nje Varr jane futur me automatik ne dore kunder popullit te tyre pra nuk kane qene me te mire se ata qe e mbajten 50 vjet me radhe. Lufta midis lloit.

o gjon edhe ti i ha keto pallavra?! po si nuk e ve re ti qe te gjith shqiptaret patriot e atdhetare te vertet ; legalist,ballist e komunist u vrane me akuzen tradhetar,bashkpuntor nga dora e antishqiptarit.nuk e ve re martiret jan shpallur tradhetare dhe tradhetaret jan shpallur martire?

dihet mir nga historia keto truke,,,,,

Mire mediat dhe politika qe i ka injoruar, po populli perse?

Jane ca gjera qe nuk i lane dote nje ekspozite dhe as intervista e nje gjysmaku...

Sepse populli ka edhe halle qe thua ti dhe nuk i ka ngel sahati as ne vitin '44 e as ne vitin 1990.

Viktimat e post-komunizmit vallaj, me prekin shume me teper. Ata mijera te vraret per "dhjame qeni" te '97-es, ata te tjeret e kanalit te Otrantos, qe nje zot e di sa jane, minatoret e Bulqizes e te sketerrave te tjera mbi e nentokesore e keshtu me rradhe, deri tek viktimat e sistemit tone barbar shendetesor, apo ato te problemeve mjedisore, qe jane te shumte e te padukshem e nder te cilet mund te bejme pjese edhe ne vete.

Me keta te komunizmit le te merret historia e te mos na i imponojne keshtu ciklikisht e ne vazhdimesi, sikur te ishin problem dite, shpesh here edhe si diversion per te shmangur vemendjen nga hallet e verteta qe kemi. 

 

 

te mos heshtet per krimet e SALIUT!!! Vetem ne 97 kane vdekur me shume se gjate komunizmit. Cdo dite vdes te pakten nga nje njeri nga aksidente automobilistike. Gati cdo dite nje ose me shume persona vriten per gjakmarrje apo motive te tjera qe media i quan te dobeta...

Bilanci i vdekjeve jonatyrore me pergjegjes shtetin ne Shqiperi e kalon bilancin e krimeve te Sllobodanit dhe kafsherise serbe ne Kosove.

te shkretet ju ju a ka futur Saliu koken ne byth e spo e nxirrni dot me.
Vetem me Saliun e krahasoni cdo gje mor te shkrete.
Veri fre gojes te pakten per respekt ndaj atyre viktimave te babait tend shpirteror Enver.

Une them me mire t'i vesh ti shtupe hales... per respekt te dhjetra mijera te vrareve gjate sundimit te kelyshit te beogradit... babes tend shpirteror.

klysh i beogradit Enveri jot ishte mor pall, i fali kosoven Titos me buzeqeshje.
Vazhdo bjeri gajdes se 97 mir e ke. Po ske faj se ishte fatosi me shoke qe hipte mbi tanke e mbi shpatullat e Zan Caushit me shoke. I vute flaken vendit dhe e hidhni pergjegjsine si dobici ne ferre. Turp qe mbulon krimet e monstes Enver me politiken e Saliut. Nje Nuremberg e kishit pak

kot nxefesh, Left. menoje edhe i her. Po te kishte Nyrnberg, kujt do iu hakerrojshe ti sa here qe vjen ktu? e kupton se sa pa energji do ishte angazhimi yt politik? keshtu sic eshte, pa Nurnberg dmth, ke nje objekt, nje konflikt, nje kauze te larte humane. smiley

PS: Frengjishten e di, Merci nuk me the per albumin e plote te Dire Straits live in Melbourn qe te sugjerova...

sorry po tani e pashe. Merci anyway!

Sa per politiken, rroft enveri qe na prodhoi tipa si idrizzzzi per tshtyre diten!

Po Enveri kriminel ishte o derdimen... se ty nuk te beri dot njeri. Mor po ty as Franca nuk te beri dot njeri... ndoshta nuk kish dhe aq faj Enveri; por pse te te linte te vazhdoje nje egzistence kaq te dhimbshme... kjo nuk i falet.

Iniciative per tu lavderuar. Nuk ka nevoje per pompozitet e vershime turmash. Ekspozita eshte aty, prezenca e tyre eshte imponuese. Jane te pranishem si deshmitar te persekutimit komunist. Jane nje e kaluar me te cilen askush nuk mund ti shmanget, askush nuk mund te thoje "nuk ekziston".

Ekspozita eshte nje gje e mire se u meson brezave te rinj se çfar ka ndodhur ne te kaluaren, mirpo s'mund te bashkosh nje nje thes, xhelatet e sistemit si i ndjeri Kadri Azbiu, Mehmet Shehu, dhe xhelatet e tjere te shtetit shqiptar, qe jane vrare po nga shteti shqiptar. S'mund te bashkosh, te tmerrshmin Hamit Matjani, sherbetor i sherbimeve kriminale (qe kane vrare me qindra njerez te pafajshem kudo ne bote), me dy poetet tane te mrekullueshem. 

Clirohu nga mbeturinat e propagades komuniste Pjer.  Hamit Matjani ka qene luftetar antikomunist per te rrezuar pikerisht ate sistem xhelatesh.

Nese ka qene luftetar antikomunist,i heq kapelen.

Por nese ka vrare njerez te pafajshem,pra njerez pa uniforme, per mua eshte terrorist.

Tani pyetja eshte a ka vrare njerez te pafajshem Hamiti?
 

Une nuk e di pergjigjen.Nese ke matariale dhe fakte qe nuk ka vrare njerez te pafajshem,bujrum na i thuaj dhe une do te them qe vertet Hamiti e meriton.

Pjerit mos ja ver re vella.Ka kohe qe flet percart.

Nuk e degjove profken e fundit.Traineri i Gjermanise eshte i papergatitur.Hahahaha!Johakim Low nje nga traineret me te mire te botes merr noten 4 nga Pjeri.

Shqiptar, po te ishte nje nga traineret me te mire, si e shpjegon qe nuk nderhyri kur Italia i beri golin e pare. E/I miri, nuk eshte gjithmon, gjerat jane relative. Del/ka te mire, me te mire, edhe me te mire,  dalin gjithmon me te mire e me te mire. 

I pakapshem, po une qe kam qene nje nga luftetaret kundra rregjimit, por qe s'kam vrare njeri, si mund te quhem. 

Si e bere luften o Pjer?

Lexo VQ . 

Po po, VQ-ja eshte enciklopedi e gjitheanshme.

Ke pjesa e intervistes se 1995, qe fillon dhe libri, ke diçka mbi disidencen. Lexoje se do mesosh dhe perfitosh. 

Pjer, a ke bere burg? Internuar? Persekutuar?

Babai dhe vellai. Merr mundimin te lutem te lexosh VQ . 

Ka ndonje Link per te lexuar VQ? flm.

Gjon, mund ta blesh ne Tirane, ose lidhu me Shtepia e Librit.com

u ka bo peshku si ditari i villaxhit...

Tani edhe per viktimat e aksidenteve rrugore ka fajin Saliu?

Mire ishte ne kohen e xhaxhit ne fakt,nuk kishte aksidente rrugore fare,kishte vetem vjedhje bicikletash.

+1

qi-njeri, qi-tjetri.mos qini shume se do dobesoheni.antikomunizma ju do te forte.

Ndonjeri qe eshte ne Shqiperi, a di gje nese eshte botuar "Le Livre noir du communisme" (Libri i zi i komunizmit) ?

Nese jo, do te isha gati t'ua rrudhja kembet 840 faqeve te librit, po qe se do te ofrohej nje mundesi botimi.

Rasti shqiptar eshte krejt i ngjashem me rastet e diktaturave te tjera, te majta apo te djathta qofshin, sidomos me ato te Amerikes latine.

Ne kete kontinent, ç'eshte e verteta ka pasur shume me teper diktatura te djathta (arsyet : te ndryshme) : Brazil, Uruguaj, Paraguaj, Argjentine, Kili. Ka pasur ca te majta, por ca me lart, ne Ameriken qendrore (Honduras, Nikaragua).

Por le te marrim tre diktatura qe jane vertet emblematike : Argjentine, Kili, Uruguaj. Nese ndonjeri prej jush ketu interesohet per shoqerite e sotme te ketyre vendeve, do te shohe nje humnere te vertete ndermjet perkrahesve te diktatures dhe viktimave te saj. Me e theksuara eshte ne Kili.

Pikerisht, Shqiperia e 2012-es, me duket SAKTESISHT nje Kili europian, por e permbysur kokeposhte : atje nje diktature e djathte Pinoçeti, e ketu nje e majte Hoxhe. Ama, gjendja e shoqerise eshte kjo : e copetuar me dysh, me nje grup me teper te se te zellshem ne shfajesimin e gjithçkaje qe ka bere Pinoçeti (hero i vendit, shpetimtar, etj), dhe viktimat e tjera qe ende s'iu gjenden kockat (disa te shfarosur me acid). Ne çdo pervjetor, kemi perplasje te dhunshme mes ish-xhelateve dhe viktimave. Ne Shqiperi, eshte pak me ndryshe : ish-xhelatet, duke shfrytezuar pikerisht ate te drejte qe ua mohonin te tjereve (lirine e fjales), shkruajne apologjira, shfaqen neper TV, gelojne neper forume, te veshur me sqime, me kollare, me fjalor te perzgjedhur, drejtojne biznese, mbajne konferenca, perfaqesojne Shqiperine ne tubime te ndryshme me karakter kulturor apo tjeter, e keshtu me radhe.

Kam lexuar shume mbi kulturen e xhelatit. Aq sa gati jam bere nje ekspert (modestine, ta leme çike te pushoje). Dhe pika numer nje qe del ne karakterin e xhelatit, eshte kjo : XHELATI NUK KA FJALE. Cdo gje qe del nga goja e tij, eshte "fake", e rreme, e paqene. Nuk mund te pritet asgje nga nje fjale xhelati : ajo s'sherben fare si deshmi. Kush mban shpresa ne vertetesine e fjales se xhelatit, eshte naiv, qorr. Prandaj te gjitha intervistat qe m'i jepte Ramizi e qe i vazhdon Nexhmija, kane qene dhe jane absolutisht absurde.

Veçoria e dyte, eshte se perveç psikopateve te semure, te gjithe xhelatet e tjere e dine, pra JANE TE VETEDIJSHEM per karakterin e keq te veprimeve te tyre. Kur ndonje xhelat thote se isha i sinqerte dhe e besoja ate çka beja, ai ne fakt eshte duke genjyer, mashtruar. Ne çastin e bemave, AI E DINTE shume mire se veprimi i tij binte ndesh me çdo lloj norme njerezore. E thashe, perveç psikopateve, asnje xhelat s'mund te thote sot se nuk e kuptoja ç'po beja.

Ka dhe shume gjera te tjera, por.

Krahasim i qelluar, por do te njoftoja qe ne Kili tashme kane filluar te zbardhen krimet e regjimit te Pinoçet dhe denohen njerzit e pergjegjshem per keto krime.  Biles vete Pinoçese ju hap nje gjyq masiv per shkeljeve te te drejtave te njeriut, evazion fiskal, vjedhje etj etj.  Ushtria Kilene si institucion mori pergjegjesi per cka ishte bere nga ata nden Pinoçene.  Be hesap qe kur vdiq Pinoçe, presidente e republikes ishte nje grua qe vinte nga nje familje e persekutuar nga regjimi i tij.  Ne Shqiperi s'ka ndodhur as minimalja e ketyre gjerave.

 smiley 

Hamiti treguar nga i biri smiley :

Zoti Xhavit, ju jeni djali i vetëm i të famshmit Hamit Matjani…
Po. Unë jam pinjoll i fisit Matjani dhe djali i vetëm i Hamit Matjanit, vrarë në vitin 1953, pasi u kap nga forcat e Sigurimit të Shtetit si një nga diversantët më të rrezikshëm që donte të rrëzonte pushtetin e Enver Hoxhës dhe komunizmin në Shqipëri me dhunë. Fisi Matjani e ka prejardhjen nga zona e Burrelit dhe më saktë nga fshati Ketë. Por, për arsye hasmërie, është zhvendosur prej andej në kodrat e Peqinit dhe Lushnjës. Pikërisht aty u krijua edhe fshati Matjanë, me rreth 30 shtëpi të të njëjtit fis, që merrej kryesisht me blegtori dhe bujqësi. Por hasmëria edhe aty nuk na u nda. Një person i një katundi tjetër plagosi xhaxhanë, Asllan Matjani, për punë të një koshereje me bletë.

Mund të na flisni për babanë tuaj në këtë periudhë?
Babai im në këtë kohë ishte i mobilizuar ushtar në Vlorë. Pas vdekjes së të vëllait në spitalin e Tiranës, ai mori hak pas tre muajve, duke e vrarë personin që e kishte plagosur. Pasi kreu ekzekutimin, kthehet në Vlorë dhe vazhdon ushtrinë pranë xhandarmërisë, aty. Që atëherë iu hap nami si trim dhe kokëkrisur. Më pas, eprorët e bindën që pas ushtrisë ai të shërbente në xhandarmërinë e mbretit Zog nga viti 1931 deri në 1935. Kjo pasi panë tek ai mjaft cilësi dhe aftësi ushtarake. Më pas e dërguan në Napoli për të studiuar shkollën ushtarake të xhandarmërisë. Pasi mbaroi këtë shkollë, kthehet përsëri në Vlorë. Shumë shpejt për merita të veçanta e transferuan në Fier.

----------------

Ku t`ja b`jm` p`rmendoren k`tij ? Ja v`m` tek Sheratoni?

   Dy  fjale per Hamit Matjanin, Pjer.Sipas Mark Dodanit...

......"Nje bandit qe kreu shume  krime mbi  njerez pa asnje peshe ose te rangjeve te ulta lokale ne sistemin qe po vendosej.Ajo qe i vuri vulen e turpit, atij fare trimi, qe..." luftonte te  binte demokarcine", ishte  rasti  kur ndersa po ikte ne revan se mos e kapnin, neper ca kallamishte Myzeqeje, duke patur te shoqen pas,  me vajzen disa muajshe ne krah, vajza  nisi te qante. Ai, pa ju dridhur dora, por si nje ..."luftetar i  thekur, per demokracine "....nxorri thiken dhe  i preu qafen te bijes.... per te shpetuar lekuren....!"

Grava,

C'reference ka kjo deshmi ? Ku eshte dhene, dhe kush eshte Mark Dodani ?

Mark Dodani eshte nje qelbesire, nje funderrine, nje krijese nder me te ultat ne faqen e tokes. Me nje fjale, SIGURIMS i Felliqur.

Mark Dodani nuk di  a jeton akoma. Por ka  qene shkrimtar,me disa botime te kohes. Antar  i Lidhjes Shkrimtareve.Ish funksionar i larte i Sigurimit te  Shtetit.Shok i Pal Mylyshit.Njeriu qe ka qene ne ndjekjen e bandes se Hamit Matjanit.

Bilez po ju percjellnje  ngjarje qe ju provua.Ka qene nje kenge qe kendohej ne ato vite

Ku po shkon Hamit Matjani

Vududum kopaçia

Poshte e larte Myzeqene

Vududum kopaçia... 

  Kete  kenge po e kendonte  nje dite nje femije ne Paper -Elbasan, ndersa Hamiti i veshur tebdil  po ecte.E thirri femijen, si par ta pergezuar dhe e vari, si   e mbyti me kulprin e gardhit te shtegut.Ashtu e gjeten femijen....

Jane akoma gjalle  njerezit qe e kane  dit historine e atij  njeriu.E gjithe Myzeqeja ka fole.Ne se Mark  Dodani ka shtuar apo genjyer, eshte hesap i tij, veçse  ato nuk jane thene sot, por  ahere kur njerezit ishin deshmimtare te  gjalle.

Belul, nuk kom qen dakord me angazhimin e Vangjush Furrxhiut te Madh tek filmi me Soll Lilin. I vetmi rast!

filmi/serial televiziv ne fakt '' agimet e stines se madhe'' rolin e Latif Bores.  pse?

nuk i shkon! ose, nuk duhet te kishte lujt Pelicelin smiley

 

po Arifin?smiley

Arifi i shkon! Por natyrisht qe i lindur qe vetem per Pelicelin! smiley

ishte aktor i mire ky!   nga real-soc psh, Kiço Pelen e ka qare.smiley

nder te medhenjte pa asnji diskutim! ai teatri ka qen shkolle mer shkolle. atje bubrronte cdo mendim i ri. ka pas ca emra qe ca te them, edhe te panigjum... esht pun dreqi kur je popll i vogel, belul, aktore te medhenj me 300 mije shikues gjithsej, qameti e? Aq ktu i ka vetem lagjia e caracave me emrin Bronx (nga ishte ai arturo ui-ja - shkelqim basha) smiley

 

ah, nuk di po kam pershtypjen qe ky serial ka pas dicka me matjanin. apo gaboj?

ndofta.. ne qender te serialit,   behej fjale per nje ''bande''.  banda e Bunat Saliut (Jani Riza).. por nuk e di nese  ishte historia e Hamit Matjanit..

,,,Por ka  qene shkrimtar,me disa botime te kohes. Antar  i Lidhjes Shkrimtareve.Ish funksionar i larte i Sigurimit te  Shtetit,,,

se diskertiton dhe veten pa mire kete po e diskretton hapur,edhe antar i lidhjese se eunukeve,edhe funksionar i larte i sigurimit.e çfar pret ti te shkruaj ky per h matjanin?!

me vjen keq kur lexoj komente te tilla nga ty,nejse

Hurbi, mos e lodh veten me ksi pyetjesh se kesi burimesh qelbesira perdor ky person, sic dhe e verteton vete.

Barbari Hamit nuk e ka bere kete sipas medias qe sjell kujtime, por  ka vrare me doren e vet per hakmarrje nje femije 15 vjec dhe te emen e tij.

Historia e ketij martirit barbar treguar nga vete familjaret e tij.

...Një lajm e tronditi, teksa i tha se vëllai i tij ishte vrarë në fshatin Gjuzaj (kufi mes Peqinit dhe Lushnjës) nga një anëtar i fisit Grecaj. Atëherë, Hamiti i çon haber familjes Grecaj se do të merrte hak për vrasjen e vëllait të tij. Ligji i asokohe nuk e lejonte një xhandar që të merrte hak, çka e detyroi Hamitin që të zhvishej dhe të merrej me punët e tij. Shkoi në fshat dhe qëlloi me armë 25 herë drejt nipit të Grecajt, Rizait, ky i fundit u plagos rëndë, por nuk vdiq. U dërgua menjëherë në Spitalin e Tiranës dhe shpëtoi (ka vdekur pak vite më parë). Kësisoj, Hamiti kërkoi pajtim me familjen Grecaj, duke i thënë këtyre të fundit se “unë qëllova në drejtim të djalit tuaj, por fati e deshi që ai të mos vdesë”. Në xhaminë e fshatit Gjuzaj, mes gjithë banorëve, dy familjet u pajtuan”. Por, sipas nënë Lijes, jo gjithçka vajti për mirë më pas. “Rust Grecaj, xhaxhai i Rizait, e hëngri në besë Hamitin. Ai tentoi disa herë t’i zinte pusi për ta vrarë, pasi u bë anëtar i Partisë Komuniste. Për këtë qëllim, Hamiti lë shtëpinë e tij dhe shkon kaçak maleve. Tre herë tentoi ta vriste Hamitin, por tentativat e tij shkuan huq.

Për ta vrarë, Rust Grecaj urdhëroi Zihni Maganin (banor i Peqinit, i shpallur dëshmor), i cili tre herë tentoi të shtinte drejt tij dhe herën e fundit nuk mundi, pasi Hamiti ishte i përgatitur dhe shtiu i pari në drejtim të Zihni Maganit, duke e lënë atë të vdekur...

Eshte nje shkolle e mesme ne Peqin me emrin e ketij Zihni Maganit. 

Kjo puna e vajzes apo e djalit,nuk eshte e vertete por dicka e egzagjaruar nga Sigurimi.

E thashe nese ka vrare njerez pa uniforme,per mua eshte terrorist,por kjo nuk do te thote qe ti shtojme gjera te paqena.

Kellirat kuqalashe te peshkut paskan votuar me nga nje vote temen.  Funderrinave ju bezdisin rehatine viktimat e komunizmit.

mire kuqalashet (ky term e kthen oren e historise ne 41, po nejse) po se kane votuar maximalisht as kapoantikomunistet.

Hahaha. Yyyy, o burrani, votojeni me 5 vota kete shkrim. Ah mer daje, ktu ka rene epidemi budallalleku koh't e fundit.  smiley S'na u ndane keto familjet e deshmoreve. Njehere na hanin mollet, tani na vjedhin votat e PPU.

me hongre me kto mollet!!! smiley

ma qite shpyrtin me shiringe smiley

do iki te blej tani ca starkinga organike te fairway, pa tallje e kom loool

Ta ktheje ku te doje oren e historise spiritus.  Ty te duket normale ku ne nje teme qe flet per viktimat dhe krimet e sistemit, te shkojne njerez e ta votojne me nje yll?

Ketu ka shume antikomuniste dhe se kane votuar maximalisht.kjo s\me duket normale.Nuk ka ndjeshmeri te sinqerte per kete teme.Nje pjese nga ish te persekutuarit jane rehatuar mire dhe nuk u a ndjen fare.Kurse ne nivel shoqeror kjo eshte kthyer ne nje teme te lodhur. Ka 22 vjet qe perdoret si flamur betejash politike, nderkohe qe nje drejtesi historike nuk mund te vihet ne vend nga forca politike  qe kane humbur kredibilitetin ne metimin per ndertimin e nje shoqeri te drejte. 

Spiritus, ketu ka ca kokrra qe duhet te kene patur ne fis plehra nga ato qe spastroi shteti ne ate kohe... plehra kane mbetur edhe keta fundja, e nuk u ka bere dot derman as te jetuarit jashte... prandaj kauisin, angullijne e lehin lart e poshte pa teklif.
e imagjinon dot qe kellira te tilla te jene ne krah te atyre qe me te vertete mund te jene denuar dhe kene vuajtur me pa te drejte... njerez te tille dhjesin cdo lloj kauze.

Spiritus, pavaresisht veprimeve apo mosveprimeve te antikomunisteve, a ke ndonje gje per te thene per dogmatiket kriminelmbrojtes qe votojne me nga nje yll temen?  Per nga pesha normalisht qe s'jane aspak te barabarte mosvotimi i antikomunisteve me votimin nga ana e gelbazave dogmatike me nga nje vote.  Ata qe s'e kane votuar, s'do te thote qe s'e vleresojne, por ata faremuter qe kane marre mundimin ta votojne me nje yll tregon qe kjo gje i bezdis e ju prish rehatine aq shume sa te bejne veprime kurvash te tilla.

Ore e zeme se Hamit Matjani nuk e meriton te jete aty,po ato 4499 viktimat e tjera nuk e meritojne sipas jush?

Nese thoni jo kemi deshmitaret qe jane gjalle dhe qe jane denuar kot fare nga rregjimi barbar i Hoxhes.

Po ju them dy fakte per njerez qe i njohim te gjithe:

Sherif Merdani,kengetar i famshem,denohet10 vjet dhe me pas edhe 8 te tjere ,pasi nuk ishte institucionalizuar( kujtoni filmin Shawshank Repemption?),vetem se tha qe ne Librazhd(ku ne ate kohe ishte mesues) nuk jetohet me mire se ne Tirane.

Alida Hisku denohet se i gjenten nje ditar,ku shkruante pershtypjet e saj per udhetimet qe kishte bere jashte shtetit.

Mund tju them edhe mijera te tjere,por po ju permend vetem keto dy te mesipermet,pasi mesa shoh ketu asnje nga te majtet nuk ka ndermend te thote OK u be gabim dhe na falni.Tani duhet te shohim para!

Por vazhdojne kapen pas vogelsirave dhe shohin qimen ne syrin e tjetrit dhe jo traun ne syrin e tyre.

 Shqiptar, e meritojne dhe kjo nuk ka as me te  vogelin diskutim.Por ata qe e meritojne ama! Po  pse valle nuk po ja u japin te drejtat?

Po ti po spekulon per votimin.Ku e di ti se keta qe kane votuar me 1 , 2, ose 3 yje jane kuqalashe? Mund te jene dhe antikomuniste por nuk ju pelqen qasja, shkrimi, personi qe let ne mer te kesaj nisme etj. etj. 

Po po ashtu eshte jane antikomuniste qe s'iu pelqen qasja, shkrimi dhe personi prandaj e kane votuar me nje yll. ha ha ha E kripur fare ha ha ha  

Mire athere, per hir te spekulimit sikur te jene ata tipa qe them une, ti c'do thoje per kete gje?

Une do thoja liri e individit perballe dogmave.Sepse edhe kjo eshte kthyer ne nje dogme.Ja imagjino ku arrin dogma: kush e voton/kush se voton? Po cfare ndryshon nga dogma komuniste: kush duartroket/kush nuk duartroket? Pastaj gjithe keto epitete qe ti ja ngjesh nje pjese te peshqve, te imagjinuar prej teje si kuqalashe,  nuk me duket normale.Argumenti tregon epersi, sharja tregon dobesi.

Zoteri argumenti gjendet te numri i viktimave dhe te eshtrat e zhdukura pa nam pa nishan, dhe kjo po qe eshte epersi.  Votimi me nje 1 vote i pohimit e dokumentimit te ketyre fakteve nuk tregon vec dobesi por probleme me madhore se kjo.  Gjithesesi ti vazhdo korrektesine politike per hir te lirise se individit se edhe kjo eshte dogme, edhe pse une e bera te qarte qe une nuk iu qasa se kush e votoi e kush nuk e votoi sic e paraqet ti.  Se para se te votohej me dy vota 1-sh, tema s'ishte e votuar fare dhe po mos te votohej fare s'do me bente pershtypje.  Sic thashe votimi me 1 ka me shume peshe dhe tregon me shume se mungesa e votimit te cdo lloji.

Vazhdon tjerrja e leshit e cila eshte kthyer ne tradite...Por kamelonet mbeten aty

Ja dhe nje nga kryehafijet dhe spiunet qe deri dje i thurte lavde Te kuqve .Tashme shendruar ne antikomunist te flakte...Ironia nuk ka te sosur

Ja tek e keni jashteqitjen e sistemeve, duke u shpjeguar ne nje simpozjum ne Bruksel ato vuajtjet qe i shaktoi komunizmi asojkohe kur ishte kryeredaktor i Zerit te Popullit

By eshte tribun I demokracise bre art. Ky asokohe ka qene disident, thjesht nuk e dinte kush. As vete nuk e dinte, vone e ka marre vesh.

Me e bukura o zoto eshte se kete vemjen, e vendosin ne krye te tavolines ne kesoj raste perkujtimoresh "te regjimit"...Dhe te pakapshmit lart i ngelet qejfi qe nuk i kushton njeri rendesi te persekutuarve...Jo mor jo ..se ende ka burrra me cipe qe refuzojne e ndjekin me kete teater kukullash te peshtire

My hatt off for the man

 

Per ca teatri e ke fjalen? Pse e fut Fahri Balliun ketu kur s'ka lidhje fare?  Ceshtjen e te persekutuarave mund ta perdorin e instrumentalizojne lloj plehrash e funderrinash nga me te medhajat per lloj perfitimesh te qelbura (Berisha, Balliu, Rama etj) por kjo nuk i heq asnje miligram peshe apo fisnikeri kesaj ceshtjeje.

Po pra ne raste te tilla eshte "ai" kryespiuni qe do tju shperndaje "ato" dekoratat...Teatri i kukullave vazhdon..

Per mua fisnikerine e demostroi ai qytetari qe postova pak me lart^(nuk dua te futem me emra)...Nje gjest i cili duhet te merret si shembull nga te gjithe keta ish te persekutuar perpara se ti zgjasin doren Balliut me co:

Mo le te shperndaje c'te doje kryespiuni.  Edhe njehere ceshtja si vete ceshtje eshte fisnike dhe kete gje nuk e prek jo 1 por edhe sikur 100 Fahrinj ta duan ta instrumentalizojne.

Art i dashur, sot kish nje lajm per financat britanike. Rojet apo qente financiare (siç quhen ne gjuhen e rendomt) te bankes qendrore, seç kishin zbuluar. Shifi pak kanalet e lajmeve ekonomike. Me kthe pergjigje te lutem. 

Po c'lesh hat off o arto aman... sado qe te kete vuajtur ne ate sistem, ky te pakten e dinte qe ai sistem i tille ishte, jo qe nuk u premtonte per mire, por krejt te kunderten... dhe sido qe te jete, prape eshte neperkembur me shume gjate ketyre 22 vjeteve sesa atehere. Diktatura po te te terhiqte zvarre, te kish egzekutuar me pare... po sot? kete te shkretin e kane terhequr per hundesh per 20 vjet. Te vjen shpirti ne maje te hundes ta degjosh, jo me te te kete ndodhur. Se qenka e veshtire per nje shtet te tere qe mbledh taksat e nje kombi te rehabilitoje keta? Jo or jo... ky shtet duhet te rehabilitoje figura tradhetaresh, te harxhoje miljona per buste felliqesirash, zogj, toptane e balliste&co... Jo te rehabilitoje ata qe jane ende gjalle.

Ca t'i bosh... ketij ja boft Zoti hallall dhe bash bereqet ato shpullat dhe grushtat qe i ngjiti atij rusmajlit... (me sa te duash bastin po s'ka qene dhe rusmajli familje e "persekutuar") smiley

Nejse, gjesti i tij meriton hat off....Kjo palo klase politike ben cti doje qejfi se burra si ky jane te paket andej...Shumica ndjek teatrin e kukullave dhe duartroket

Dakord jam arto, thjesht e kisha fjalen qe hat-off-i nuk i ve strehe mbi koke ketij. qe te mos kthehet ne teater kukullash, po them. Keshtuqe kur hiqen nga lista hajdutet dhe kriminelet e tjere ordinere - apo dhe ata tradhetaret e kombit, shoqeria do te ndihet e detyruar te merret me keta qe jane denuar kot... dmth/ose per llafe kurvicash si Balliu.

Art

e di ti qe ne 92  fatzinjet e mbijetuar nga burgjet-te perndjekurit shkonin ne min e punve brendshem per te marr vertetime si ishteperndjekur,gjenin ne zyra ish xhelatet e tyre,te shenderruar ne demokrat

ne 94 kur te perndjekurit u futen ne greve urije,berisha "demokrati" i flaket dergoi policin ne 1 te nates e i kalbi ne dru,e kupton ti hilen dhe tradhetin tani besoj,,,,

Kjo eshte ironia,...Prandaj e quaj shfaqje: teater kukullash 20vjecar

Arto, e sheh ate ydhin e hodhivudit ne krah te majte? ashtu de...

per ate votuan te gjithe ata(gati). ne 92, 96, 97, 2001, 2005, 2009... dhe do votojne edhe ne 2013.

Edhe 2018, mos harro....Mund te pasoje nje buzeqeshje e tille si kjo. Jo per gje por paskemi pasur dashuri pathologjike per "diktatoret"

 

2017... eshte prape berisha... ne 2018 do dale me not ne La Valetta. Basha do I jete bashkuar frd-se prej 3 vjetesh.

Jalla bre bej ejvallah qe na qetesove, se peshqit kishin ca dite pa bere agjitprop kamunist dhe me bene merak se thashe mos jane pa qef.

Spiritus, kur thua "ketu ka shume antikomuniste" pa dashje krijohet pershtypja sikur ti distancohesh nga antikomunistet, sikur s'je nje prej tyre.

Ore njeri ketu mos eshte Shpetim Rroqi, qe nuk la varr pa hapur e kufome pa zbuluar.. dhe si perfundim e degdisen kushedi se ku...

Rivleresimi i disa kufomave politike e terroriste tashti pasi i rane patkojte kalit, tregon se sa pa baza te shendosha e kemi ne shoqerine tone... Qe ka shume qe duhenn rivleresuar po ka sa te duash, por ama qe kampioni i tyre te perfaqesohet nga terroristi Hamit Matjani, nga kolaboracionisti Gani Kryeziu, apo edhe nga tradhetari Esat Toptani, kjo eshte vertete per te vene duart ne koke.....

Lol i qekan mberthy kolopuçet historive me spiunazh. smiley

@ Grava,

E kuptova. Espion e tha pak me lart. OK. Me lexo, te lutem, ne postimin e pare : XHELATI NUK KA FJALE. Ne te gjitha diktaturat per te cilat kam lexuar, nuk gjendet asnje xhelat qe ta kete. Me vjen keq, por edhe per te shkruar librat e historise pas 50 vjetesh, s'do te merret per baze asnje fjale sigurimsi. Jo per inat, jo per ideologji, thjesht ngaqe ai ska fjale.

Tani, meqe njesiti gueril i dhjerjes se çdo teme ia mesyni qe me kushtrimin e pare, me lejo te terhiqem ca dhe te vazhdoj punet e mia.

________

I pakapshmi, nese ndonjehere te bie ne dore, lexo per historine e Juan Gelman, nje argjentinasi qe ia kane vrare djalin dhe gruan e djalit, te rinj 20 vjeçare, dhe foshnjen ia kane marre per t'ia dhene nje familjeje te diktatures. Do te shohesh qe dhe vete presidenti apo qeveritaret (pas renies se diktatures) nderhynin qe te mos e benin me te madhe historine Gelman. Histori shkaterruese. Aty do te gjesh me dhjetera pika te perbashketa me historite shqiptare. E habitshme : diktatura, nje turi ka. E majte, e djathte, e kuqe, e zeze, jeshile, diktatura eshte jashte çdo kufiri njerezor.

Hurbinek. Eshte  bere  nje gjyq i kohes me mbi 60 deshmimtare....!

Tani qe te ndahet shapi nga sheqeri.

Qenka njeri i Top Faraxhiut ky, qe ka bere Ekspoziten me Antikomuniste, Ndregjoni.

Ja prova :

Dun me i marr votat demokratikasve keta te Farangrenesit. smiley

Ja te presim si do shkoje debati mes te djathteve: atyre me luge dhe ketyre me garuzhde. smiley

Prit se dardha e ka bishtin mbrapa...Thone qe farat kane burim te fuqishem energjie smiley

@ grava, @ spiritus, @ i pakapshmi :

Çfarë keni mësuar duke përqafuar këndvështrimin e një xhelati ?

Xhelatët nuk flasin. Ata s’kanë fjalë. Robert Merle kishte shkruar, më 1953, La mort est mon métier (Vdekja është zanati im), por ai s’e kishte vështrimin aq të largët. Bataille, në La Littérature et le mal (Letërsia dhe e keqja), shkruan në thelb : "Xhelatët nuk flasin kurrë. Nëse flasin, ata flasin gjuhën e shtetit." Kjo është ajo ç’kam mundur të vërej duke lexuar dëshmitë e xhelatëve. Asnjëri nuk ka fjalë të vërtetë. Ndërsa viktimat, po, ato kanë një fjalë të vërtetë. Fjala e vërtetë e një xhelati nuk ekziston. Nuk ka asgjë.

____

Jonathan Littell, shkrimtar, autor i "Dashamireset", 31 gusht 2006.

Do jete i zene duke pare dokumentarin "E kaluara nuk kthehet"...

Hurbinek, xhelatet ose apologjetet e xhelateve flasin. Eshte i fresket 21 janari.Folen gjuhen e shtetit dhe thane: Mire ju a bene kokpalareve!

Kurse Kryetari shkon e ha Ngjala me Ilir Meten,ate qe i vrau.smiley

Speciale/Spiunet shqiptare qe kane punuar per Sigurimin, por edhe ata qe kane punuar per CIA-n dhe KGB-ne. Agjente shqiptare qe kane punuar per shtetin shqiptar, por dhe per shtete te huaja  Ata qe kane punuar me nder, e ata qe kane lene pas punes se tyre turp. Ne kete speciale do te vijne historite e 50 prej tyre, te rrefyera ne media e libra nga ish-agjente te Sherbimit si Mark Dodani e Bekim Budo, por dhe nepermjet kujtimeve te ish-kreut te Komisionit te Verifikimit te Figurave, Nafiz Bezhani. Si rekrutoheshin agjentet shqiptare, shantazhet dhe devotshmeria. Paradokset dhe lojerat agjenturore, profesionalizmi dhe sakrificat. Rreziqet dhe veshtiresite, si dhe nderhyrjet nga sherbimet e huaja si CIA amerikane, UDB-ja jugosllave, MI-6 britanik, SIM-i italian etj.

Ceno bej Kryeziu

Spiuni i pare dhe i famshem shqiptar mund te quhet padyshim Ceno bej Kryeziu, i cili ishte njekohesisht edhe kunat i Ahmet Zogut. Ai kishte lindur ne Gjakove dhe ishte rekrutuar nga Sherbimi Sekret Jugosllav qe ne vitet '20. Ne saje te aftesive te tij, ai ki kishte arritur t'u kalonte shume informacion jugosllaveve. Per kete arsye, ne vitin 1924 pas ndihmes qe jugosllavet i dhane Zogut per te ardhur ne pushtet, ata i kerkuan ketij te fundit qe kunatit te tij Ceno bej Kryeziu, t'i jepej posti i Minister i Brendshem. Por me pas Zogu do ta kuptonte lojen qe bente kunati i tij dhe me vone ky i fundit detyrohet te largohet nga Shqiperia dhe vendoset ne Çekosllovaki. Me 14 tetor 1927, Ceno bej Kryeziu qellohet per vdekje ne kafe "Passage" ne qytetin e Prages, nga studenti shqiptar 23 vjeç, i quajtur Alqiviadh Bebi.

"Ciceroni"

Iliaz Bazna eshte emri i legjendes shqiptare te spiunazhit, i njohur me pseudonimin "Ciceroni". Ai u be nje nga spiunet me te famshem gjate Luftes se Dyte Boterore, ne kohen kur punonte si kamarier ne shtepine e ambasadorit britanik ne Ankara. "Ciceroni" arrin t'u jape gjermaneve informacione te shumta, por te gjitha keto ne shkembim te parave. Brenda nje kohe te shkurter, ai arriti te mbledhe rreth 300 mije sterlina, nje shume jashtezakonisht e madhe ne ate kohe. Por ne pranvere te vitit 1944 zbulohet veprimtaria e tij. "Ciceroni" arrin te arratiset se bashku me te gjitha parate e tij te cilat rezultuan te ishin false. "Ciceroni" vdiq ne Stamboll, ne vitin 1971, por historia e tij u be skenar filmi dhe subjekt libri.

Hekuran Pobrati

Hekuran Pobrati ishte anetar i grupit special te Ministrise se Brendshme, ai njihej me pseudonimin "Mali". Pobrati lindi ne fshatin Pobrat te Beratit, me 15 shtator te vitit 1920. Pobrati kreu shkollen e mesme dhe ne vitin 1943 ishte partizan i Brigades se Pare Sulmuese me funksione nga zevendeskomandant kompanie deri ne zevendeskomandant batalioni. Pas çlirimit mbaroi dy kurse shtatemujore per oficer dhe mori detyren komandant batalioni ne mbrojtjen e popullit. Nga vitit 1947 deri ne nentor 1948, arrestohet nga Koçi Xoxe nen akuzen e bashkepunimit me armikun. Pas 1948-s rifiton te gjitha te drejtat dhe merr pafajesine. Ne kete vit filloi pune ne Sigurimin e Shtetit, deri sa doli ne pension. Ai mbante pseudonimin "Mali" dhe ka marre pjese ne operacione te famshme se bashku me kolegun e tij, Asim Aliko. Pobrati vdiq ne vitin 1991.

"Dragoi"

Ne librin "Mekatare" te Nafiz Bezhanit, ish-kryetarit te Komisionit Shteteror te Kontrollit te Figurave, trajtohet gjeresisht dosja "Dragoi", e agjentit me emrin imagjinar Robert Duka. "Dragoi" vleresohej nga Sigurimi si agjent profesionist dhe me rezultate shume te mira. Ai ishte me arsim te larte dhe nje njeri me reputacion ne rrethet intelektuale. Ne liber shpjegohet se fillimisht "Dragoi" u fut ne Sigurim me qellimin e venies nen kontroll te Sigurimit te rretheve letrare dhe veçanerisht veprimtarine e rrezikshme qe mund te zhvillonin ato. Ne ate kohe ishte nen shenjester grupi "armiqesor" i letrareve te rinj te Universitetit te Tiranes, te drejtuar nga Kasem Trebeshina. Duke qene nje person i simpatizuar nga keto rrethe letrare, "Dragoi" mund te jepte informacione te vlefshme dhe te pengonte veprimtarine ne kete drejtim.

Lirim Dema

Ish-furnitor i mensave te punetoreve ne NSHFP te Kukesit, Lirim Dema ishte arratisur ne Kosove, pasi gjate nje kontrolli financiar qe i ishte bere ndermarrjes, ishin zbuluar shume falsifikime te dokumentacionit, te bere nga ai per qellime perfitimi. Para se te arratisej nga frika e ndonje denimi, ai i kishte zene prite makines qe sillte rrogat e punetoreve dhe kishte vrare shoqeruesin e armatosur te saj, Mark Nikollen. Pasi kishte mberritur ne Kosove, ai ishte rekrutuar nga UDB-ja jugosllave dhe i ishte zotuar se do t'i sherbente me besnikeri çdo urdhri te saj. Keshtu ai punoi per UDB-ne, ne varesi te Mirko Vukoviq, nje agjent i rrezikshem qe punonte kunder Shqiperise, duke organizuar njesi me qellim rrezimin e pushtetit te asaj kohe deri sa u vra nga agjentet e Sigurimit te Shtetit ne Itali.

"Martini"

Agjenti radist ishte larguar nga Shqiperia ne ditet e para te çlirimit, se bashku me shume ish-ushtare italiane qe kishin mbetur ne Shqiperi pas kapitullimit te Italise. Sipas librit "Mekatare 2", ai u vesh me rrobat e nje ushtari qe mbeti ne Durres dhe me emrin e tij u nis ne Itali. Aty deklaroi se e kishte bere kete veper per shkak se ishte kundra regjimit politik te vendosur ne Tirane dhe se kishte deklaruar se do te luftonte per permbysjen e atij regjimi. Ne keto kushte, atij iu njoh statusi i te merguarit politik dhe u bashkua me grupet e tjera te shqiptareve te arratisur. "Martini" ishte rekrutuar nga Sigurimi i Shtetit dhe sherbente ne kampin e refugjateve shqiptare qe ndodhej midis Barit dhe Brindisit si radist. Ai jepte informata per planet e te arratisurve, te cilat gjithmone deshtonin ne saje te ketij dekonspirimi. Gjithashtu, "Martini" sherbente si baze informacionesh per agjentet e tjere te ngarkuar me misione ne Itali.

Koll Qefalia

Nen pseudonimin e "Nishozit" fshihej Koll Qefalia, kryetar i Keshillit Popullor ne nje zone te Mirdites. Ai ishte agjenti me besnik i Alush Leshanakut, ose i njohur ndryshe "Luani", agjentit te sherbimeve sekrete italiane. "Nishozi" ishte njeriu qe luajti rolin e ndermjetesit per takimin qe do behej midis Alush Leshanakut dhe Frontit te Rezistences. Kjo e fundit ishte nje organizate fantazme e ngritur nga Sigurimi i Shtetit per te futur ne kurth bandat, e cila drejtohej nga Kadri Hazbiu. Ish-agjentet e Sigurimit, megjithese "Nishozin" e konsideronin si nje nga armiqte me te medhenj, e vleresojne shume profesionalizmin e tij. Sipas tyre, "Nishozi" i kamuflonte levizjet e tij. Qefalia kapet pas nje kurthi agjenturor te organizuar nga Sigurimi i Shtetit.

Mehmet Shehu

Ai cilesohet nga ekspertet e Sherbimeve Sekrete si nje nga agjentet me te famshem shqiptare. Po ndryshe nga teorite e shumta qe jane hedhur per rolin e tij ne Sherbimin Sekret Shqiptar si poliagjent, Bekim Budo ne librin e tij "Sherbimi i Fshehte", e cileson ate si dopioagjent ne favor te interesave te Shqiperise. Sipas librit te Budos, Shehu mbante pseudonimin e koduar BAB-008, te cilin e kishte mbajtur qe kur bente pjese ne Shkollen Teknike dhe zberthehej "Balcan American Branche" (Rrjeti Amerikan i Ballkanit. Nderkohe pseudonime te tjera si "Mjekra", "Misha" etj., ishin pseudonime konspirative te cilat i mbante gjate pushtimit nazifashist. Shehu grumbulloi me vete agjentet kryesore te zbulimeve serbo-sovjetike dhe filloi dopiolojen me KGB-ne dhe UDB-ne jugosllave. Shehu u ndihmua nga CIA per organizimin e disa kurtheve operacionale si dhe kapjen e bandes legjende te Hamit Matjanit, ne shkembim te kerkesave te tyre nga blloku komunist.

Mark Dodani

Ish-oficeri i Sigurimit te Shtetit eshte futur ne kete sherbim ne fillim te vitit 1946, i nxitur nga vrasja e babait dhe vellait te tij ne vitin 1945. Por ne menyre te drejtperdrejte, ai angazhohet ne operacione ne vitin 1948 pas takimit me Kadri Hazbiun. "Mendoja se me kishin thirrur per punen time ne zonen ne veri, gje e cila mu perforcua kur aty gjeta edhe Bardhok Biben, por nuk dija se qe ne ato momente jeta ime do te merrte rrjedhe tjeter", ka rrefyer Dodani per median. Sipas shenimeve te ish-sigurimsit, Kadriu, i drejtohet Markut: "Ti je Mark Dodani!". "I thashe se une jam", - tregon Dodani. Pa e zgjatur, Kadriu i eshte drejtuar Bardhok Bibes: "Mos e kerko me Mark Dodanin, ai do te punoje me ne". Keshtu, per 35 vjet me radhe, Dodani punoi ne organet e Sigurimit me pseudonime te ndryshme, ku me kryesoret jane "Xhakoni" e "Studenti".

Alush Leshanaku

Ishte me origjine nga Elbasani, fshati Leshanak. Kishte qene profesor gjimnastike ne Liceun-Gjimnaz te Shkodres qysh ne periudhen e regjimit te ish-mbretit Zog. Studentet shkodrane te gjimnazit e njihnin si njeri te shkathet, intelektual te zotin, me nje trup sportisti, fizikisht i forte, disi enigmatik. Sapo u largua mbreti Zog I, me 7 prill 1939, Alush Leshanaku vihet ne sherbim te fashizmit, teksa rekrutonte "Giovani Fashisti", te rinj fashiste. Ne vitin 1941, me pseudonimin "Luani", punon si agjent i sherbimit sekret italian me mision ne Shqiperi. Detyra e tij ishte te krijonte grupe e t'i organizonte ato qe ishin per rrezimin e regjimit komunist ne ate kohe. Kishte zbarkuar ne Mirdite me parashute, dhe ishte nje nga agjentet me te rrezikshem per Sigurimin e Shtetit, cilesohej si "Gjenerali i Perdes se Hekurt". Alush Leshanaku, i njohur me kodin "Luani", kishte zbarkuar me parashute ne Mirdite. Leshanaku mbeti i vrare nga Sigurimi i Shtetit.

Asim Aliko

Ai ishte kryetari i grupit special te Ministrise se Brendshme qe kishin si qellim depertimin ne radhen e bandave e agjenturave te huaja me pseudonimin "Tomorri". Aliko u be pjese e Sigurimit te Shtetit ne vitin 1948 dhe punoi derisa doli ne pension ne vitin 1965. Ish-oficeri i Sherbimit Sekret, Mark Dodani tregon se Aliko per pese vjet ka kapur 120 bandite. Taktika e tij ishte qe t'i perçante banditet, te organizonte takime ne vende ku donin oficeret e Sigurimit, me qellimin per t'i kapur te gjalle. Menyra me origjinale e Alikos ishte se pjesen me te madhe te rasteve ai e arrinte kete me dollite qe ngrinte.

Kadri Hazbiu

Pseudonimi i tij ishte "Besniku". Nje nga figurat kryesore te diktatures deri ne vitet '80, kur u akuzua si "armik i popullit dhe i partise", ka qene nje nga agjentet me te njohur te Sigurimit te Shtetit. Madje cilesohej si legjenda e sherbimit inteligjent shqiptar. Hazbiu njihej nga bandat si kryetar i Komitetit Qendror i Frontit te Rezistences, nje organizate e krijuar per te futur ne kurth te gjithe agjentet e huaj si dhe banda qe synonin permbysjen e regjimin e sistemit komunist. Megjithese me formim ekonomist, Hazbiu ishte vetem 23 vjeç kur u emerua shef i Sigurimit te Ushtrise. Studimet per kete detyre i kreu ne Shkollen e Larte te Sigurimit ne Moske, ku u profilizua ne fushen e agjentures dhe te çeshtjeve te policise. Ai punoi si agjent i Sigurimit deri ne vitet '50. Me cilesite e tij, ai kishte krijuar besimin se mund te ishte nje shtylle e forte e shtetit te asaj kohe. Deri ne vitin 1979 ai punon ne drejtim te Ministrise se Brendshme. Me pas, Hazbiu u emerua minister i Mbrojtjes, te cilin e mbajti deri ne vitin 1981. Pas vrasjes se Mehmet Shehut, Hazbiu u akuzua si armik i popullit dhe u ekzekutua me 10 shtator te vitit 1983.

Pal Melyshi

Pal Melyshi, me pseudonimin "Furtuna", ishte nje nga agjentet me te mire te Sigurimit te Shtetit. Ai ishte nje komunist i flakte, edhe pse babai i tij ishte detyruar te arratisej pse nuk i perkrahte idete komuniste. U fut ne Sigurim ne shtator te vitit 1949 dhe qendroi deri sa u vra ne vitin 1950. Synimi i tij ishte te ndihmonte ne luften kunder bandave. Por infiltrimi ishte shume i veshtire, pasi te gjithe e njihnin per komunist. "Furtuna" u vra nga sigurimsat ne nje shkembim zjarri me banden, nga e cila nuk u shkeput dot ne momentin e rrethimit.

Pashke Prela

Deshmorja nga Puka ka qene nje nga agjentet me te njohura femra te Sigurimit te Shtetit. Ndoshta kjo, edhe per shkak fundit tragjik te saj. Kryetari i bandes, "Keqanaj", te cilin Prela e futi ne kurth te Sigurimit te Shtetit, mori hak duke e vrare ne syte e femijeve te saj. Ish-oficeri i Sigurimit, Mark Dodani ka treguar per "Tirana Observer", se vejusha ishte nje agjente e zonja dhe se ishte afruar te Sherbimi pas kercenimeve te bandave, se ajo do te vihej ne sherbim te tyre. Ne fillim te vitit 1947, u realizua edhe kurthi qe do paralajmeronte fundin tragjik te Preles. Ndersa banda "Keqanajt" strehohej ne shtepine e saj, e cila nuk dyshonte per Prelen, , agjentja ve ne jete planin. "Pashka çorienton "kryebanditin". I mbushi rende çantat me ushqime, djathe, turshi, buke, nderkohe qe midis ushqimeve iu kishte futur sende te renda, madje dhe gure, me qellim qe kur te dilte nga dera te mos ishte ne gjendje te vraponin per t'iu ikur forcave qe i kishin rrethuar", rrefen Dodani. Kryebanditi arrin te shpetoje, dhe me gjithe se Preles iu kerkua te linte banesen, nuk pranoi, me shpresen se nuk ishte pikasur. Por pas disa muajsh, kryebanditi kthehet ne befasi dhe ther me thike Pashke Prelen ne syte e femijeve.

Sofokli Mici

Personazhi imagjinar Sofokli Mici trajtohet ne librin "Mekatare 2" te Nafiz Bezhanit si nje agjent profesionist i Sigurimit te Shtetit. Ai ishte nje intelektual shume i njohur. Kishte studiuar ne Leningrad per Drejtesi. Ishte zgjedhur anetar i Gjykates se Larte dhe kishte fituar tituj shkencore doktor dhe profesor. Sipas Bezhanit, ideja per te aktivizuar prof. Sofon, siç e quan ai ne liber, ne Sherbimin Sekret Shqiptar u krijua pas vizites turistike qe beri ne Shqiperi ne vitin 1985 nje grup turistik grek. Ne dosjet sekrete ai eshte protagonist i asaj me emrin "Misioni Apollon", e cila kishte si qellim normalizimin dhe permiresimin e marredhenieve midis dy vendeve fqinje, Shqiperi e Greqi, mision i cili u realizua me sukses nga ai. Ne te njejten kohe, ne dosje dyshohej se prof. Sofo ishte bashkepunetor i sherbimit sekret grek, Asfali, gje e cila nuk vertetohet ligjerisht.

Ymer Kondo

Nje agjent profesionist i Sigurimit te Shtetit, Ymer Kondo mbart nje histori mjaft interesante. I ardhur nga nje familje pronaresh vlonjate, pas çlirimit ai u radhit ne listen e personave qe konsideroheshin armiq te klases punetore. I rritur me kete njolle ne biografi, ai ishte nje person i izoluar nga shoqeria dhe njerezit. Por, per çudi, ai pranoi te punonte per Sigurimin e Shtetit e madje me zell te madh. Ne nje nga arrestimet e tij, nje nga gjeneralet e Ministrise se Brendshme e kishte marre Ymerin dhe e kishte futur ne nje kurs te veçante per ta stervitur si specialist zbulimi. Pastaj i kishin propozuar te punonte ne kampin e te arratisurve ne Itali si radist. Me nje te shkuar te tille, te gjithe besonin se Kondo ishte nje i arratisur dhe i mbushur me mllef ndaj regjimit. Kondo njihej si agjent inteligjent dhe i shkathet. Ai vrau edhe "Njekovin", nje poliagjent te njohur.

"Papastrati"

Nje nga agjentet me te njohur eshte edhe ai me pseudonimin "Papastrati". Ai ishte me origjine greke dhe jetonte ne nje qytet ne jug te Shqiperise. Per shume vite, sipas kujtimeve te oficerit te Sigurimit te Shtetit, Bekim Budo, ai ka punuar per llogari te agjenturave greke. "Papastrati", sipas Budos, kishte arritur te ngrinte nje rrjet te fuqishem informatoresh ne jug te Shqiperise per llogari te agjentures greke. Ne vitet '70, Sigurimi i Shtetit Shqiptar kishte rene ne gjurmet e kesaj veprimtarie dhe arrin te kape, fale nje kombinacioni te persosur, "Papastratin", i cili tregon perpara hetuesve se si ishte vene ne sherbim te grekeve. Me pas agjenti "Papastrati" rekrutohet nga Sigurimi i Shtetit dhe ben nje loje te dyfishte. Ai i dha shume informata shtetit shqiptar ne lidhje me Sherbimin e Fshehte Grek.

"Berlini"

Agjenti "Berlini" eshte padyshim nje nga agjentet me te mistershem shqiptare. Kjo per shkak se ne te gjitha dokumentet, ai asnjehere nuk ka figuruar me emrin e tij, duke mbetur nje anonim. Por veprimtaria e tij si spiun, sipas kujtimeve te oficerit te Sigurimit te Shtetit, Bekim Budo, ka qene shume e madhe. Sipas Budos, ne dosjen "Berlini" nuk ka shenime nga drejtues eprore si dhe vleresime per informacionet qe ka dhene. Karakteri i ketij agjenti del kur behet kombinacioni per ta futur ne lidhje me Sekretarin e III-te te Legates Italiane ne Tirane. Aksioni i tij u krye me sukses, ai arriti te ishte ne aksione te ndryshme dhe te jepte informacione per Sigurimin e Shtetit.

"Gramafoni"

"Gramafoni" eshte nje nga agjentet jugosllave me kombinacion ne vendin tone dhe me nje histori te veçante me karakter pergjithesues per sa i perket formave dhe metodave te veprimtarise se zbulimit jugosllav ndaj vendit tone. Para se jugosllavet ta fusnin "Garmafonin" ne Shqiperi, i bene nje kurs intensiv. "Gramafoni" u fut ne Shqiperi ne vitet '50 nga kufiri jugosllav, si nje kosovar qe perndiqej nga serbet. Ai u vendos ne fillim ne Fier, por veprimtaria e tij i ra menjehere ne sy Sigurimit te Shtetit. Pasi u kap "Gramafoni" pranoi qenien e tij ne sherbim te zbulimit jugosllav, pasi iu paraqiten disa prova tekniko-shkencore dhe me pas ai punoi per Sigurimin e Shtetit, duke bere nje loje te dyfishte. Per te mos rene ne sy te zbulimeve jugosllave, ai u burgos per disa vjet ne burgun e Burrelit dhe me pas Sigurimi i Shtetit e dergon ate jashte vendit per interesa te tij.

Adem Rama

Agjenti Adem Rama u kthye ne çeshtje dite ne vitin 1953, ku u shenua si incident i marredhenieve shqiptaro-jugosllave. Per kete ngjarje propaganda jugosllave trumbetoi se ishte zbuluar veprimtaria armiqesore e agjentit te rrezikshem te Sigurimit te Shtetit, Adem Rama, student me bursen e shtetit jugosllav ne Universitetin e Beogradit. Nderkohe, nga Sigurimi ai mbahej nen vezhgim si agjent i UDB-se. Nafiz Bezhani tregon ne "Mekatare 2" se ne dosjen e tij kishte raporte te hollesishme per Sigurimin, ne te cilat ai kishte denoncuar si te dyshimte 86 persona, nga te cilet 12 konsiderohen te rrezikshem. Adem Rama ishte i biri i nje shqiptari qe pas çlirimit u be kryetar bashkie ne Prishtine. Por pas uljes se te atit nga detyra, qe perkonte me kohen e gjimnazit, ai kerkohej te rekrutohej nga UDB-ja, pasi ishte nje djale inteligjent dhe i shkathet.

Agjenti S.Ll.

Agjenti S.LL., ka qene nje agjent i sherbimit sekret shqiptar dhe ka vepruar per nje kohe te gjate pa arritur te zbulohet nga sherbimet sekrete te huaja. Ai ishte me origjine nga Dibra dhe punonte kryesisht ne dem te sherbimit sekret jugosllav. Sipas ish-agjentit Bekim Budo, ai ishte nder te paktet agjente te Sigurimit Shqiptar qe nuk u zbulua nga sherbimet jugosllave. Kjo, sipas Budos, se agjenti S.Ll. sa here dergohej me detyra ne Dibren e Madhe, ai nuk shkonte ne asnje rast atje ku e rekomandonin, dhe mbijetoi fale zgjuarsise dhe intuites se tij, nuk u kap nga UDB-ja, e cila kishte shume agjente qe punonin per llogari te saj ne Shqiperi.

Demo Tafani

Demo Tafani ka qene nje agjent i sherbimeve sekrete italiane. Ai ishte rekrutuar nga sherbimet sekrete italiane gjate kohes se pushtimit te vendit tone nga Italia. Pas çlirimit te vendit ai ishte larguar nga Shqiperia se bashku me mikun e tij dhe agjentin e sherbimeve sekrete italiane Alush Leshanakun. Ne vitin 1949 ata dergohen me mision ne Shqiperi, pasi ishin personalitete te njohura e te vendosura ne misionin e tyre, por gezonin edhe nje mbeshtetje ne qarqet nacionaliste ne vend. Ne kete periudhe sherbimi i zbulimit e kunderzbulimit te shtetit shqiptar e kishte shtuar depertimin e personave apo grupeve speciale ne keto grupime diversante, duke bere qe Demo Tafani te binte shpejt ne duart e tyre.

Dielli

Nje nga agjentet me te mire me origjine shqiptare, por qe ka vepruar ne dem te shtetit shqiptar, ka qene edhe ai me pseudonimin Dielli. I derguar per te vjele informacion ne Greqi ne vitet e para te çlirimit "Dielli", me origjine çame, oficer i sherbimit sekret shqiptar ne vitin 1946 raportohet i vrare. Per kete arsye shteti shqiptar i asaj kohe e shpalli "Diellin" ne menyre sekrete deshmor dhe familjes se tij iu lidh pension i posaçem deshmori. Pas disa vitesh, kunderzbulimi i Sherbimit Sekret Shqiptar vertetoi se "Dielli" ishte shendoshe e mire dhe se vepronte si interlokutor midis qendres se sherbimit te jashtem sekret dhe grupit te spiunazhit te huaj, ngritur ne klandestinitet te thelle ne Shqiperi. Kjo tregoi se agjenti sekret "Dielli" kishte bere loje te dyfishte dhe kishte mashtruar sherbimet sekrete shqiptare.

Et'hem Çako

Ka qene nje nga agjentet me te mire te CIA-s me origjine nga Shqiperia. Pas largimit nga Shqiperia ne fund te Luftes se Dyte Boterore si kundershtar i regjimit komunist ai rekrutohet nga CIA. Me pas ai dergohet ne Shqiperi me mision per te organizuar luften kunder rrezimit te regjimit te Enver Hoxhes. Ne vitin 1949 ai hidhet me parashute ne Shqiperi. Detyra e tij ishte qe te pergatiste terrenin per zbarkimin e grupeve te tjera diversenate si dhe te Hamit Matjanit. Por ne saje te agjenteve te infiltruar te Sigurimit te Shtetit ai bie menjehere rob i tyre sa zbarkon ne Shqiperi.

"Gaveta e Vjeter"

Ndue Zefi, me pseudonimin "Gaveta e vjeter", mund te quhet padyshim si nje nga agjentet me frutdhenes te Sigurimit te Shtetit ne fund te viteve '40. I rekrutuar nga Sigurimi i Shtetit ne vitin 1949, "Gaveta e vjeter", me origjine nga nje fshat i Mirdites, dha nje kontribut te madh ne zbulimin dhe eliminimin e bandave diversante ne ate kohe. I kamufluar si nje anetaret i ketyre bandave si dhe armik i pushtetit te asaj kohe, Ndue Zefi i dha Sigurimit te Shtetit informacion te shumte ne lidhje edhe me sherbimin sekret jugosllav qe sherbente ne ato ane. Por agjenti i sherbimit sekret do kishte nje fund tragjik, pasi vetem pak kohe pas rekrutimit te tij nga ana e Sigurimit te Shtetit ra viktime e nje skenari te UDB-se jugosllave qe kishte zbuluar aktivitetin e tij te dyfishte.

“Gjenerali”

“Gjenerali” ishte nje agjent dopiorol. Ai e pranon kete fakt edhe perpara “Sekretarit” (Hetuesit). Mendohet se pothuajse te gjithe agjentet e sherbimit tone te fshehte ishin te tille. Ky person mbante lidhje me agjenturat jashte shtetit. Gjate Luftes Nacionalçlirimtare mbahej ne lidhje nga misionare te huaj, ndersa pas çlirimit te vendit e mori ne lidhje togeri francez Cochet. Nderkohe, atij i kishin fiksuar, edhe disa takime te fshehta me majorin anglez Smith. Ne keto kondita, siç del nga dosja, ai arrestohet ne menyre sekrete dhe pasi zberthehet si agjent i huaj, rekrutohet me material komprometues nga zevendesministri, “gjenerali” dhe nje nenkolonel e keshilltar jugosllav.

Gjon Gjinaj, “Munella”

Gjon Gjinaj ka qene nje nga agjentet shqiptare qe punonte per llogari te agjentures italiane ne fund te viteve '40. Ai ishte cilesuar si nj nga agjentet e tyre me te mire dhe per kete arsye ai ishte hedhur me parashute me malet e Mirdites ne vitin 1947, me detyre krijimin dhe organizimin e bandave te armatosura per te rrezuar regjimin komunist ne vend. Ne vitin 1949, Gjon Gjinaj, ose i njohur ndryshe me pseudonimin Munella, se bashku me banden e tij arrin te futet ne kurth nga Sigurim i Shtetit. "Grupi Special" i krijuar nga Mehmet Shehu dhe i drejtuar nga Kadri Hazbiu arrin te kap Gjon Gjinajn, i cili me vone ekzekutohet po nga ky grup.

Halit Bajrami

Padyshim eshte cilesuar si nje nga agjentet me te miret e Sigurimit te Shtetit. I arratisur nga Shqiperia ne vitin 1950, Halit Bajrami mbante ne ate kohe postin e zv/shefit te Sigurimit ne Korpusin Ushtarak te Qarkut te Korçes. Gjate kesaj kohe ai qendroi ne vende te ndryshme dhe se bashku me shokun e tij me te cilin u arratis, Sabaudin Haznedari, u rekrutuan nga sherbimet sekrete te huaja. Por gjate kesaj kohe, si agjent i sherbimeve te huaja, Halit Bajrami i dergoi informacion me shume vlere Sigurimit te Shtetit. Ne vitin 1982 ai behet pjese e grupit te Xhevdet Mustafes, qe kishte marre si detyre eliminimin e Enver Hoxhes. Gjate zbarkimit te grupit ne Shqiperi, Halit Bajrami ben te mundur dekonspirimin e planit, duke bere te mundur qe anetaret e tjere te bandes se Mustafes te eliminoheshin. Pas kesaj ngjarje, Halit Bajrami dergohet perseri nga Sigurimi i Shtetit jashte vendit.

Hamit Matjani

Drejtori i CIA-s ne vitet '50, Allen Dulles i kishte vene Hamit Matjanit nofken "Tigri". I cilesuar si nje nga agjentet me te mire shqiptare qe punonte per llogari te CIA-s, Matjani kishte arritur te realizonte shume aksione ne Shqiperi per rrezimin e regjimit komunist. I larguar nga Shqiperia menjehere pas ardhjes ne pushtet te regjimit komunist, "Tigri" kishte arritur te desantonte ne Shqiperi gati 26 here. Kjo e kishte bere ate qe te quhej nga sherbimi sekret amerikan si njeriu me i zote per te desantuar ne Shqiperi. Ne te gjitha rastet qe ai kishte hyre ne Shqiperi, ishte futur nga toka nepermjet Greqise. Heren e fundit qe ai u fut ne Shqiperi ai u hodh me parashute nga ajri. Ne vitin 1953, vetem pak kohe pas zbarkimit ne malet e Shengjergjit ne Elbasan, ai do kapej nga organet e Sigurimit pas kurthit qe ata i kishin bere me ane te radios nderlidhese. Ai u denua me vdekje dhe u ekzekutua me 14 prill 1954.

"I penduari"

Ky ishte pseudonimi i nje prej agjenteve me histori me paradoksale te Sigurimit te Shtetit. Ai kishte mbaruar me rezultate te shkelqyera shkollen e lare per oficer dhe Akademine Ushtarake ne vitin 1962 dhe kishte arritur te behej komandant korpusi, por pas spiunimit te shokut te tij te ngushte per nje fraze, ishte denuar me 15 vjet si armik i popullit. Ne burg, pranon me vullnet te plote te vihet ne sherbim te organeve te Sigurimit si i penduar, per te shlyer fajin e bere dhe e zgjedh edhe vete pseudonimin e tij "I penduari". Per 11 vjet, ndonese agjent i Sigurimit, ai i eshte nenshtruar torturave çnjerezore per te fituar besimin e te burgosurve, objekt i veprimtarise se tij agjenturore. Per 11 vjet ai kaloi nga burgu ne burg, gjoja me denime disiplinore por ne fakt me sherbime teper speciale, te pergatitura me kujdes nga organet e specializuara te Sigurimit. Me permbysjen e diktatures, "I penduari" fiton statusin e te persekutuarit politik dhe emerohet ne funksione te larta te shtetit.

"Hutini"

"Hutini" hyn ne listen e atyre agjenteve qe bejne historine famekeqe te Sigurimit te Shtetit. Ai ka qene nje personalitet ne arenen e politikes shqiptare pas '90-es. Agjenti i Sigurimit te Shtetit, ishte rekrutuar ne vitin 1970 dhe kishte punuar per 10 vjet per kete sherbim. Ne dosjen e tij, qe Nafiz Bezhani e citon me numer 17594, paraqitet edhe veprimtaria e ketij agjenti, i cili spiunonte edhe detaje nga me te vogla. Pas ardhjes se demokracise, "Hutini" emerohet ne organet qendrore te vendit.

Hysen Lepenica

Hysen Lepenica ka qene nje nga agjentet shqiptare qe punonte per llogari te CIA-s. Veprimtarine e tij ai e kreu kryesisht ne fund te viteve '40. Ku pasi ishin trajnuar nga oficere te CIA, ai se bashku me disa agjente te tjere zbarkon ne Shqiperi me detyre per te rrezuar regjimin e komunist. Ata zbarkuan ne Gryken e Dukatit ne tetorin e vitit 1948. Pasi nendetesja doli ne siperfaqe, Hysen Lepenica, Zagoll Shena, Safet Kaba, etj. me ane te nje varke gome iu drejtuan bregut. Por misioni i tij do deshtonte per shkak se rane pre e nje kurthi te ngritur nga Sigurimi i Shtetit.

Idriz Seiti, "Profesori"

Agjenti Idriz Seiti ishte anetar i i "Grupit Special" te krijuar nga Mehmet Shehu dhe Kadri Hazbiu ne vitet e para te pasçlirimit. Grupi kishte si detyre zbulimin dhe eliminimin e te gjitha bandave diversante qe vepronin ne ate kohe ne vend. I lindur ne fshatin Çorrush te Mallakastres, Idriz Seiti gjate Luftes se Dyte Boterore u bashkua me forcat partizane dhe u dallua per trimeri dhe besnikeri ndaj Partise. Per kete arsye, menjehere pas çlirimit, me krijimin e Sigurimit te Shtetit, duke qene edhe mik i ngushte i Mehmet Shehut, i cili ne ate kohe ishte minister i Brendshem, emerohet anetar i Grupit Special dhe iu vendos pseudonimi "Profesori". Gjate veprimtarise se tij si agjent, "Profesori" luajti nje rol te madh ne kapjen dhe vjeljen e shume informacioneve te agjenteve te sherbimeve te huaja.

Jonuz Mersini

Eshte cilesuar pa dyshim si nje nga agjentet me te mire te Sigurimit te Shtetit qe ka vepruar jashte vendit. Jonuz Mersini, i vendosur ne France ne vitet '50, arriti deri aty sa te punonte prane mbretit Zog gjate kohes se qendrimit te tij ne France. Gjate kesaj kohe ai i dha Sigurimit te Shtetit informacione te shumta, duke bere qe shume nga planet grupeve nacionaliste dhe legaliste per rrezimin e regjimit komunist te deshtonin. Ne vitin 1952 ai u urdherua ne ate kohe nga Sigurimi i Shtetit dhe konkretisht nga kreu i tij, Kadri Hazbiu te eliminonte Ahmet Zogun. Por kete mision ai nuk mund ta kryente dot. Me vone, pas dekonspirimit te tij si agjent, ai kthehet ne Shqiperi. Historia e tij i sherbeu me vone edhe nje shkrimtari te njohur te vendit tone, i cili beri nj liber qe pati shume sukses ne ate kohe.

"Kobra"

Eshte nje nga agjentet shqiptare me histori me interesante nder figurat e Sherbimit Sekret. "Kobra" kishte luftuar me devotshmeri si partizan ne kohen e luftes e me pas ishte vene ne sherbim te Sigurimit te Shtetit. Por jo vetem te tij, por edhe te CIA-s. Ne vitin 1949 ai ishte "arratisur" ne Amerike, ku u trajnua per dy vjet nga CIA. Ai kishte kryer nderkohe Akademine Ushtarake ne Moske, dhe kishte njohje me personalitete te KGB-se qe kishin qene pedagoget e tij atje. "Kobra" njihej si agjent shetites i CIA-s, me disa emra e funksione, me foto te ndryshme, here me mjeker e mustaqe e here i rruar, here me kaçurrela brune, e here biond e here tullac. Nje nga agjentet me profesioniste te Sigurimit te Shtetit dhe te CIA-s, u denua nga te dyja sherbimet dhe qeverite. Nga Partia e Punes u akuzua si tradhtar dhe si "sherbetor i imperialisteve amerikane", ndersa nga CIA, si agjent i Sigurimit. Ai burgoset nga kjo e fundit dhe kthehet ne Shqiperi disa muaj para se te vdiste. "Kobra" kreu shume funksione te suksesshme per llogari te Sigurimit dhe te CIA-s, duke u qendruar besnik te dy ketyre sherbimeve.

Koçi Xoxe

Ish-ministri i pare i brendshem ne qeverine e sapokrijuar te pasçlirimit ne vitin 1945, Koçi Xoxe vetem kater vite me vone u akuza si agjent i UDB-s jugosllave. Sipas dokumenteve te Sigurimit te Shtetit ai u ishte nje nga agjentet me te fuqishem te UDB-se dhe kishte arritur te krijonte nje rrejt agjenturor shume te madh per llogari te jugusllaveve. Pas çlirimit ai mori postin zv/kryeministrit dhe te ministrit te Brendshem. Me 28 nentor 1948, ai arrestohet me akuzen si agjent i jugosllaveve. Ai nuk e pranon kurre akuzen dhe gjykata me pas e denon me vdekje, pushkatohet ne maj te vitit 1949.

"Koloneli"

"Koloneli" eshte cilesuar si nje nga agjentet me mire dopiorol te Sigurimit te Shtetit. I lindur ne Elbasan ne nje familje patriotike ai u rekrutua nga sherbimi sekret britanik qe ne vitet '30 me rekomandim te Margaret Hazllek. Gjate luftes "Koloneli" u aktivizua me forcat partizane. Ne saje te intelektit dhe gjuheve te shumta arriti te behej edhe perkthyesi i Enver Hoxhes gjate takimeve te ketij te fundit me misionaret angleze. Gjate kesaj kohe ai filloi te punoje edhe per Frontin Nacionalçlirimtar. Pas çlirimit ai filloi te punoje per Sigurimin e Shtetit, duke bere te mundur sjelljen e shume informacioneve te vlefshme. Me pas ai dergohet me detyre nga Sigurimi i Shtetit jashte vendit ku qendron per nje kohe te gjate.

"Loro"

"Loro", ishte nje ish-oficer kufiri dhe komunist, i cili ishte nxjerre ne lirim "per mungese vigjilence", pasi ne zonen e tij kufitare kishin kaluar kufirin diversante pa u kuptuar nga nenreparti i tij. Me pas ai ishte kthyer ne Tirane, ku punonte si kasap. Sipas librit "Mekatare 3" te Nafiz Bezhanit, agjenti qe pas perjashtimit nga partia ishte vene nen funksion te sherbimeve te huaja. Ai ndihmoi keto sherbime per futjen e familjes Popa ne vitin 1985 ne ambasaden italiane. Nje ngjarje e madhe kjo qe shenoi krisjen e pare te shtetit shqiptar.

Nikoll Melyshi

Padyshim qe historia e familjes se Melyshajve eshte nje nga me interesantet e sherbimeve sekrete. Rralle mund te ndodhte qe ne nje familje, i ati te sherbente per nje agjenture sekrete dhe i biri per nje tjeter. Nikoll Melyshi, babai i Pal Melyshit ishte nje nga agjentet me potente te CIA-s ne vitet '50. Ai ishte hedhur me parashute nga CIA ne malet e Mirdites dhe atje kishte arritur te krijonte nje bande me te cilen organizonte aksione te ndryshme kunder regjimit komunist. Por nderkohe qe ai punonte per CIA, i biri i tij, Pal Melyshi punonte si agjent i maskuar ne Sigurimin e shtetit. Pas vrasjes se te birit, Nikoll Melyshi kthehet ne Amerike ku jetoi deri sa vdiq ne vitin 1989.

Agjenti "Profesori"

"Profesori", ishte nje nga kreret e emigracionit shqiptar ne Belgjike gjate kohes se regjimit komunist, por njekohesisht ai ishte edhe nje nga agjentet me te forte te Sigurimit te Shtetit. Agjenti sekret ishte nga Elbasani dhe njihej si nacionalist. Rekrutimi i tij per llogari te Sigurimit te Shtetit ishte bere nga Omer Nishani, i cili e kishte mik te ngushte. Pas rekrutimit te tij, Sigurimi i Shtetit kishte bere te mundur dergimin e tij jashte vendit dhe infiltrimin e tij ne radhet e emigranteve shqiptare ne Bruksel. Gjate kesaj kohe ai i solli Sigurimit te Shtetit te dhena shume te vlefshme si per situaten e spiunazhit ashtu edhe per zhvillime te tjera me rendesi.

Panajot Plaku

Panajot Plaku eshte akuzuar nga Sigurimi i Shtetit si agjent i UDB-s. Anetar i Komitetit Qendror si dhe gjeneral i ushtrise shqiptare, ndryshe nga miqte e tij te ngushte, Dali Ndreu dhe Liri Gega, te cilet u arrestuan dhe u denuan si agjent te jugosllaveve, ai arriti te arratisej ne Jugosllavi ne vitin 1957, vetem pak momente para arrestimit. Ata akuzoheshin se te tre se bashku punonin per llogari te sherbimeve sekrete jugosllave. Por, megjithese arriti t'i shpetonte arrestimit, Panajot Plaku nuk mundi t'i shpetonte dot kurthit te Sigurimit te Shtetit. Vetem pak kohe me vone me ane te nje agjenti te saj arriti te vriste ne Jugosllavi ish-gjeneralin shqiptar, Panajot Plakun, te akuzuar si spiun i UDB-se jugosllave.

Sabaudin Haznedari

Ai ishte nje nga anetaret e grupit te Xhevdet Mustafes, te derguar nga CIA per eliminim e Enver Hoxhes. Sabaudin Haznedari kishte lindur ne Durres dhe kishte qene nje njeri shume aktiv gjate Luftes Nacionalçlirimtare. Pas çlirimit ai mori disa poste drejtuese, por me vone pas nje konflikti me nje nga kreret e partise se ketij qyteti ai pushohet nga puna. Ne vitin 1950 ai arratiset nga Shqiperia se bashku me nje shokun e tij dhe vendoset ne fillim ne Greqi, me pas ne Turqi e ne fund ne Itali. Gjate kesaj periudhe ai rekrutohet nga sherbimet sekrete te huaja dhe fillon te punoje per ta. Ne vitin 1982 ai zbarkon ne Divjake bashke me Xhevdet Mustafen. Por vetem pak ore pas zbarkimit, grupi i tyre zbulohet ne qytetin e Rrogozhines, dhe gjate nje perplasje me policine Sabaudin Haznedari vritet.

Shemsi Aliaj

Agjenti sekret prane ambasades shqiptare ne Rome konsiderohet si nje nga rekrutuesit me te mire te Sherbimit Sekret Shqiptar. Ne pak vite ai arrin qe ne Rome, por edhe ne Milano apo Bari, te kete nje rrjete te gjere informatoresh ne radhet e zyrtareve italiane, ne duart e te cileve qarkullonin te dhena sekrete qe i interesonin shtetit shqiptar. Si arritja me e madhe e Aliajt konsiderohet rekrutimi ne vitin 1953 i shefit te Shifres se Ushtrise Italiane. Shemsi Aliaj u kap nga agjentet e Sherbimit Sekret Italian teksa ishte me dy nga bashkepunetoret e tij vendas. Ai u shpall "non grata" dhe u debua nga Italia. Llogaritet qe ne 4-5 vite ai te kete rekrutuar rreth 25 bashkepunetore ne Itali.

Skender Barçi

Skender Barçi eshte nje agjent i Sigurimit te Shtetit, i cili ka vepruar ne vitet '60. Kryesisht veprimtarine e tij ai e kreu ne Jugosllavi, ku kishte per detyre te mblidhte informacione sekrete mbi agjente e UDB-se. Ne vitin 1961, sipas disa dokumenteve jugosllave, ai arrestohet ne qytetin e Shkupit nga sherbimet sekrete jugosllave. Kjo, pasi sipas tyre, Skender Barçi kishte marre si detyre nga Sigurimi i Shtetit eliminimin e ish-gjeneralit shqiptar qe tashme jetonte ne Jugosllavi, Panajot Plakut. Po sipas ketyre dokumenteve, Skender Barçi gjate marrjeve ne pyetje kishte pranuar se punonte dhe se detyren per eliminimin e Panajot Plakut ja kishte dhene vete ministri i Brendshem i asaj kohe, Kadri Hazbiu. Me pas gjykata jugosllave e denoi ate vetem me gjashte vite burg, me pas ai u rekrutua nga UDB-ja dhe punoi per llogari te tyre.

Taho Sejko

Taho Sejko eshte cilesuar si koka e krijimit te "Grupit çam" i mbeshtetur dhe financuar nga sherbimi sekret grek. Ai madje, sipas Sigurimit te Shtetit, eshte edhe personi qe kreu rekrutimin per llogari te sherbimeve sekrete greke te vellait te tij me te vogel, gjeneralit te njohur, Teme Sejkos. Ende nuk behet e ditur se si ai u rekrutua nga sherbimi sekret grek. Por sipas dokumenteve te Sigurimit te Shtetit, ai arriti te krijonte nje grup agjenturor shume te madh. Ne vitin 1960 ai shkarkohet nga te gjitha postet e rendesishme qe mbante dhe arrestohet bashke me vellain e tij. Por ndryshe nga vellai i tij, Teme Sejko, qe i pranoi te gjitha akuzat si agjent i sherbimit sekret grek, Taho Sejko, sipas dokumenteve te atyre koheve nuk e pranoi asnjehere akuzen. Por megjithate ata shpallen fajtore, me akuzen e krijimit te grupit armiqesor çam dhe denohet me vdekje.

Teme Sejko

Teme Sejko eshte quajtur nga Sigurimi i Shtetit si nje nga agjentet me te rrezikshem qe kane punuar per agjenturen greke. Madje, sipas Sigurimit te Shtetit, ne baze te dokumenteve dhe deklarimeve te ish-agjentit Teme Sejko, grupi i tij kishte si detyre rrezimin e regjimit te Enver Hoxhes. Pas çlirimit ai mori poste shume te rendesishme, madje ishte nje nga gjeneralet e pare shqiptare si dhe kunderadmiral i Flotes Shqiptare. Ai ishte rekrutuar per llogari te sherbimeve greke nga i vellai i tij me i madh, Taho Sejko. Grupi i drejtuar prej dy vellezerve u zbulua ne vitin 1960, ku dhe u kryen arrestime te shumta. Pas arrestimit, Teme Sejko i pranoi te gjitha akuzat per spiunazh. Ai u denua me vdekje dhe u pushkatua po ate vit.

Xhevdet Mustafa

I arratisur nga Shqiperia ne vitin 1964 ne drejtim te Amerikes, Xhevdet Mustafa eshte njeriu qe hyri si personi fundit qe do desantonte ne Shqiperi per te vrare ish-diktatorin Hoxha. Gjate qendrimit te tij ne Amerike, Xhevdet Mustafes ishte rekrutuar nga sherbimet sekrete amerikane. Ai ishte shume i njohur per forcen e tij fizike. Ne shtator te vitit 1982 i nisur nga Brindizi i Italise, Mustafa se bashku me 2 persona te tjere zbarkon ne plazhin e Divjakes. Detyra e tij ishte eliminimi i Enver Hoxhes. Por ne fakt Xhevdet Mustafa nuk arrin te realizoje dot detyren e tij, pasi plani dekonspirohet. Me 27 shtator 1982, pas dy ore luftimi, Xhevdet Mustafa vritet nga forcat e Sigurimit te Shtetit.

Zenel Shehu

Ai do mbahet mend si njeriu qe beri te mundur kapjen e Hamit Matjanit. Badigard i Ahmet Zogut dhe mik i ngushte i Hamit Matjanit, ai rekrutohet nga CIA, me urdher te mbretit per te desantuar ne Shqiperi. Detyra e tij ishte t'i paraprinte mberritjes ne vend te grupeve te tjera diversante. Zenel Shehu zbarkon ne Shqiperi ne vitin 1952, por shume shpejt ai do kapej nga sherbimi sekret shqiptar. Me pas nepermjet tij ata realizojne kapje edhe te 13 grupeve te tjera me ane te radiolojes. Duke qene mik i ngushte i Hamit Matjanit, ai e detyron kete te fundit te zbarkoje ne Shqiperi, duke i paraqitur nje situate tjeter ne vend. Pas kesaj, ne vitin 1953, Matjani zbarkon ne Shqiperi dhe kapet menjehere nga Sigurimi i Shtetit, kurse Zenel Shehu kishte vetem pak dite qe ishte vrare.

"Vogelushi"

Edhe peshen e ka pasur te vogel tek Sigurimi i Shtetit, por kjo detyre ia komplikoi atij gjithe jeten. Me te tille pseudonim iu shfaq Nafiz Bezhanit dosja e nje ambasadori, qe duhej t'i kontrollonte figuren. Ne librin "Mekatare" shpjegohet se "vogelushi" u fut ne Sigurim me premtimin se do i jepnin burse per te filluar studimet e larta, nje hile qe perdorej shpesh per te rekrutuar te rinj ne Sigurim. Ai pranoi, dhe me vajtjen me studime ne France, me misionin qe te raportonte per çdo sjellje te shokeve te tij qe studionin atje, veçanerisht per veprimet e tyre ne perkrahje te kultures perendimore. Ai bie ne dashuri atje me nje franceze. Per kete, Sigurimi i preu bursen e perjashtoi nga radhet e veta duke e akuzuar rende per marredhenie intime me nje agjente te sherbimit te huaj. Ai vezhgohej per çdo veprim te tij me kontrollin 2/A, qe do te thote vezhgim gjate 24 oreve. Nje rast qe tregon fare mire paradoksin e te qenit agjent dhe i persekutuar.

Agjenti Mehilli

Agjenti me pseudonimin "Mehilli" ishte ne nga spiunet me te rrezikshem te UDB-s jugosllave qe vepronte ne Shqiperi. Ai ishte nje nga drejtuesit me te larte te Ministrise se Brendshme ne vitet e regjimit komunist. Ne saje te veprimtarise se tij, shume agjente sekrete shqiptare u zbuluan ose shume aksione te tyre u dekonspiruan. Ne disa prej dokumenteve qe u zbuluan prej Sigurimit te Shtetit, ne lidhje me veprimtarine e ketij agjenti rezultoi se ai kishte derguar UDB me shume informacion per figurat politike shqiptare te asaj kohe. Ai u zbulua ne fillim te viteve '80, dhe do denohej rende nga drejtesia e asaj kohe.

( burimi)

Shume interesante, thanks.

Gjesti me simbolik i ketyre me "te perndjekur politike " titull i dhene nga Qeveria e babasqapit mund te jete i argumentueshem kur ne Unitet te Plote pa asnje Pecarje nepermjet nje AKUZE Penale te Dergojne para organeve te Drejtesise Sali Vucidol Babasqap Berishen . Grupimi i tij Politik ( babasqap berishes ) doli si kandidature per marrje Pushteti me dy sllogane qe theksoi si "bazen politike" te Kusareve te tij :

- Diktatura me e eger ne Histori

-Vlerat e te denuarve nga Diktatura .

Ka mbi 20 Vjet qe tallet , luan dhe keqperdor si LYPSARE e Pa Karakter keta qe i emertoi "te perndjekur Politike ". Nga te gjithe Postet shteterore nga President ne K/Minister vetem i keqperdor si shkop Polici ndaj ahoqerise Shqiptare ! Duke njohur dhe veprimtarine e tij bajraktariste qe e shndron ne Autokrat per venien nen kontroll te gjithshkaje ai me Qellim dhe me Veprimtari antikushtetuese perdor kete shterese te emertuar 'te perndjekur Politike " si kal shale per te mbajtur Pushtetin .

Ose  jane VLERE ose Hipokrizi e mashtrim , dmth Vlere e krijuar Artificialisht !!

Per emra konkrete jane zgjidhe ato Pune . Leruani qurrasheve te lengezohen me "patriote te meDhaNj mer jahu " ...se keshtu" ma ka thane baba mue". Se çfarë  ishin e pohuan me Gojën e tyre , se cfarë krimesh krzen  e pohuan në Gjyq te hapur me avokat Mbrojtës , se cfarë dëshmuan e ndigjoi ne menyrë TRANSPARENTE pa fshehur asgjë dhe drejtpërsëdrejti nga GJYQI....i gjithe Populli nepermjet radiove te Hapura në Teren dhe ne shtëpi . Dhe mos harrojmë se Ngjarjet janë pasqyrurar në celuloid si dëshmi të PAVDEKSHME e te Pa Manipulushme . Ka dëshmi nga bashkëkohës . ka zyrtarë përgjegjës  Përfaqësues të Shtetit , të LIGJËRUAR që studiojnë e të pasqyojnë me vërtetësi sejcilin,  në treguesit kryesorë dhe të informojnë Popullin që nuk është njohur por manipulohet nga Mashtrues e karieristë Ordiner .

Postimet e z.Ilir -Jani janë shumë pak për të kuptuar se Çfarë qenë këta dhe për të kuptuar Lopët rimbllaçitëse të Hipokritit babasqap . Kush ka dëshirë për më shumë Dosjet atje Janë të HAPURA !

Ka mbi 20 Vjet qe tallet , luan dhe keqperdor si LYPSARE e Pa Karakter keta qe i emertoi "te perndjekur Politike ". Nga te gjithe Postet shteterore nga President ne K/Minister vetem i keqperdor si shkop Polici ndaj ahoqerise Shqiptare !

 

Per kete gjendje ku ata jane katandisur ne radhe te pare jane ata vete fajtore e pstaj vine me radhe politika ramo nexhi e kapo e sala e kala e terci e verci ...

Ata qe e mbajne apo e quajne veten te perndjekur politike duhet te kthjellohen te orjentohen prap dhe ne radhe te pare te pastrojne radhet e tyre nga hajdute e spiune e sharlatane. 

Jane ndare ne kushedi sa organizata, lere pastaj per grupime dhe kur i pashe nje here ne tv fillun duke u zi me njeri tjetrin si femije kopshi dhe te tjeret benin gallata duke menduar me siguri ja keta jane te burgosurit politike.

Kur shikoja intervista te burgosurve politike lindore gjerman cek e hungarez ke qef ti digjosh... ndersa shqiptaret nxjerrin disa alabake qe thone se skemi buke e skemi shtepi si njerez te egjer.

duket qarte qe nexho kapot po tallin b me ta duke i treguar botes qe ja kush jane politikanet tane kundershtare

 

Diskriminim i gjalle ... qe po i shoqeron deri ne vdekje ...

 

ps. Sa per ate dekorimin ne foto diku siper ata te gjithe duke perfshire dhe farengresin bamir jane blloku dibrano nexhist  pra dore e paster e ramo nexhove ... dhe ata te ps qe erdhen e zgjodhen kane qen te gjithe nje here e nje kohe sigurimsa te nexhit smiley

gjon

me fal por keto gjera qe ve re ti ketu,jan te gjitha rastesi,nuk jan gjera qe jan te organizume nga rama apo nexhi(per me teper ti e di qe ajo u "denua" per te gjitha krimet e komunizmit qe ja reduktuan ne disa kafe te pira abuzivisht)

ne politike gjerat ndodhin krejt rastesisht,ja duke lozur domino nje pensionist behet president,ose nje "mjek" i familjes hoxha rrezon gjithe regjimin diktatorial me vota te "lira" dhe sjell demokracin,,,,,teatri vazhdon edhe per nja 20 vite  te ardheshem

Cfare varri ore cfare varri kerkojne nga politika dhe media keta njerez? Shqiptaret jane shnderruar te gjithe ne zombie . Nuk varroset me robi ne shqiperi, prej kohesh politikanet varrin e kane shnderruar ne shtratin ku flene te perhumbur trupat e te gjalleve te pashprese.  Nuk e ditkan keta akoma qe Shqiperia ka Mbaruar?! Per te renet e regjimit duhet   te kerkojne lapidar. Sic duhet ta kerkojne per cdo te rene ne kete vend nga padrejtesite e ketyre politikaneve . Varr duhet te kerkoni per ne te gjallet e shkrete se ngelem si kufoma duke na u pi gjaku nga politika dhe mediat

me e bukra eshte qe politika, i ka financu edhe aktivitetin. Absurditet. Qereles. Gallate e madhe. Gjynaf, u iku aktiviteti dem, ishin qe ishin te kishin kerku dhe varr per eshtrat e luftetareve te skenderbeut. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).