Shkencëtarët britanikë kanë zbuluar një qytet antik nën thellësitë e Detit të Veriut. Ata besojnë se ky qytet ka qenë "zemra e Evropës" duke lidhur ishullin Britanik me Evropën rreth 7000 vite me parë.
Nder mbetjet e fosilizuara qe u gjeten shenja Mamuthesh dhe kafshesh te tjera prehistorike. Zhytesit gjithashtu kane gjetur vegla,vendbanime dhe varreza te cilat ju perkasin nje popullsie te shpergulur aty prej 12.000 vite me pare.

Një ekip i organizuar nga Dr Richard Bates, profesor per gjeofizike në Universitetin e St Andrews, thotë se faktet evidentojne se ne kete ishull midis Skocise se sotme dhe Danimarkes ka patur nje qytet teper i zhvilluar me dhjetera mijera banore (nje nga qytetet me te medhaja ne Evrope ne ate epoke)

Nuk dihen ende shkaqet pse ky ishull u zhyt nen uje,: Eshte sikur te kerkosh nje gjilpere ne nje hangar me kashte, shprehet profesori. "Ajo që ne kemi gjetur është një sasi e jashtëzakonshme provash dhe  jemi tani në gjendje për të identifikuar vendet më të mira për të gjetur vendet ideale qe prezervojne shenjat e jetës".

Bates thotë Doggerland banohej nga një numër i madh gjuetaresh dhe mbledhësish, të cilët endeshin perreth të gjithë Ishujve Britanikë qe dikur lidhte Angline me Francën(ate qe quhet sot ultesirat) , dhe zonen e Skocise me Danimarkë në veri.

Pasazhi besohet të ketë qenë mbi tokë nga rreth 18.000 pes deri 5.500 pes, kur rritja e nivelit të detit dhe një cunami shkatërrues zhyti ishujt e mbetur.

Ndoshta aspekti më befasues nga zbulimet ne Doggerland është qe mund te na provoje per studimin e jetës se njeriut evropjan më shumë se 12,000 vjet më parë dhe sidomos në klimat të vështira te veriut.

Bates thote se Rezultatet sugjerojne se njerezit e pare ishin ne gjendje te mbijetonin dhe lulezonin deri ne veri, ne nje shkalle qe ne nuk e kishim menduar me perpara.

Duke përdorur një kombinim të të dhënave modelimit gjeofizik nga nafta dhe kompanitë e gazit, si dhe dëshmi të drejtpërdrejta nga materialet e rigjenerueshme nga shtratin e detit, ekipi hulumtues ka qenë në gjendje për të ndërtuar një model tokes se humbur.

"Ne kemi qenë tani në gjendje të modelojme florën dhe faunën e saj, të krijojme një pamje të njerëzve të lashtë jetonin atje dhe kemi filluar  të kuptojmë disa nga ngjarjet dramatike cilat më pas ndryshuan vendin. Përfshirë ketu rritjen e  nivelit te detit dhe një cunam shkatërrues" , shpjegon Bates.

Ekipi hulumtues nuk ka mbaruar ende studimin. Ata janë duke studjuar dëshmitë  të pranisë dhe sjelljes njerëzore Doggerland, duke përfshirë disa vendet e mundshme varrimi, gurë te vendosur ne menyre te cuditeshme(objekt kulti) dhe një varr masiv mamuthesh.


Projekti hulumtues është një bashkëpunim midis Universiteteve te St Andrews, Aberdeen, Birmingham, Dundee dhe Wales Trinity St Davidit. Artifaktet do te ekspozohen gjatë kësaj jave Londër, Ekspozitën Verore te Shoqërisë Mbretërore Shkencave.

 Perkthyer ng CBS News(Leigh Kiniry)

2 Komente

Kjo qenka interesante Art, sepse gjer me sot dihej qe nje pjese e Europes, vendet e ulta, nje pjese e Gjermanise veriore, kane qene nen uje, dhe me vone ujrat e terhoqen dhe tokat dala u populluan. Edhe sot po te germosh ketu, Hollande, Gjermani veriore, te del rere, dhe ne disa vende te del toke e shkrifet, toke qe tregon shenja se po formohet. 

Dje pashe nje program mbi nje krahine ne Skoci, Shotland, e cila ishte e pasur me gaz dhe nafte. 

Tani artikulli thotë që Kanali i Lamanshit ka qenë tokë. Pjeri thotë që Beneluksi ka qenë det. Kë duhet të besojmë?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).