Jo të gjitha foshnjat shkojnë në shtëpi pasi lindin. Disa mbeten në shtëpinë e foshnjes, të braktisur për arsye të ndryshme. "Rrathë" vijon me "Ninullat" nga Gjergji Gjeli që na tregon se çfarë ndodh me bebet e lëna pas. Ky film na çon në shtëpinë e foshnjes në Tiranë, ku 45 vogëlushë presin të birësohen.

14 Komente

Të lumtë!

Respekt per punen fisnike te ketyre edukatoreve.Nuk e di sa e sinqerte qe ajo puthje e dore se femijes se semure nga ana e dukatores,por me preku.

Kjo eshte Bethani Center. Eshte afer fshatit S.O.S. dhe atje vertet kushtet ishin shume te mira, sepse marrin financime te huaja. Po tek Zyber Halluli qe ka nja dy vjet ne rikonstruksion e i perplas femijet sa andej kendej, pse nuk shkon njeri? Para se te ikja, femijet i kishin cuar tek konvikti i shkolles se mesme te gjuheve te huaja, tani s'e di ku jane. 

Ja nje film qe te pakten "nuk ben filma".

Nese Gjergji do ta kish kruar pak me shume koken, eshte evidente se do te duhej ti kish gjetur nje mbyllje më artistike (te themi keshtu) video-filmit te tij (dhe jo thjesht informacione te paraqitura me shkrim, shoqeruar nga zeri qaraman i Mariah Carey-t).
Ose disa gjera me te thjeshta : nese do ta pershfaqte më gjate kete planin filmik, nuk do kish nevoje per komente : ne kartele lexohet qarte se mungon atesia e femijes. S'ka nevoje per komente. 

Ne fakt, tek te gjitha videot, vijme ku vijme, e vijme tek i njejti problem : tek ai qe mund ta quajme filmicitet (nje far' 'njesie matese' ne kinematografi), pra ç'fare filmon autori dhe pse e filmon, si e filmon.

ah se per pak harrova : per fat, ky film nuk ka time-laps photography. Shenje e mire smiley

5.0  

Bravo kinezo. Kjo PO!

ah si te kputet shpirti kur i shef keto.

para ca vitesh, ne maternitet i mbanin ne dhomen ngjitur me inkubatoret e foshnjave te tjera qe kishin nevoje per trajtim mjekesor. Me pat qelluar te shkoj shpesh aty. Dhe i shikoja shpesh femijet e braktisur se ishin ne aneksin ngjitur. 

Ato infermieret kujdeseshin goxha. Ishin si te thuash nje familje e madhe, ku perhere femija me i embel e me i bukur preferohet me shume, puthet me shume.

Boh, se di, ato dy-tre jave vizitash atje, ma kane therrmuar shpirtin dhe ma kane ndryshuar seriozisht

Sa te bukur qe jane o zot! smiley

he ke ndonje mendje!? smiley

(per te biresuar e kam llafin!) 

Po une po te dua lind (pjell smiley) vete ore, pse t'i marr te gatshem?!

Jo se jam kundra biresimit se gjynah jane femije dhe kush bireson ben nje veprim madheshtor, por po te mos kisha mundesi per te bere nje femije do e kisha marr nje femije nga jetimorja dhe do e rrisja si te ishte femija im..

Shyqyr Zotit kam dy engjej ne jeten time, qe i kam bere me forcat e mia.. smiley

smiley

Vete nuk lind (pjell) dot pa nje ndihme, apo me frymen e shenjte si maria?

Me ndryshe ky. Do te doja qe te kishte me pak fjale dhe me shume xhirim, ndonje plan me shume aty ketu. 

Duket sikur ne fokus jane me shume infermieret (pak acaruese keto) sesa femijet. 

 

Jo keq si film, gje qe duhet ta nxisi regjizorin e filmit, te beje nje film tjeter me nenat qe i lene keto foshnjet, kuptohet duke ua ruajtur te drejten te mos ua nxjerri fytyren. 

jo keq vertete por shume i ftohte sipas meje

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).