Atë ditë, në të dalë të mëngjesit, koha ktheu dhe bora u shndërrua në një ujë të pistë që rridhte nga dritarja e vogël, në lartësinë e një boje njeriu, me pamje nga kurti. Jashtë, makinat zhvendoseshin me një zhurmë të lagur. Tashmë kishte filluar të errej por errësira depërtonte edhe brenda.

Burri ishte në dhomën e gjumit, duke ngjeshur plaçkat në një valixhe. Gruaja hapi derën dhe i bërtiti :

- Shumë mirë që po ikën ! Jam shumë e kënaqur, më dëgjon ?

Ai vazhdonte të rraste plaçkat në valixhe.

- I poshtër ! vazhdoi ajo. Sa mirë që po ikën. (Aty u shkreh në lot.) S’guxon më as të më shohësh në sy, hë ?

Befas, mbi shtrat, ajo vuri re foton e foshnjës dhe e kapi menjëherë.

Burri e vështroi, ajo fshiu sytë dhe e pa ngultazi para se t’i kthente thembrat të kthehej në sallon.

- Ma sill këtu çfarë more, tha ai.

- Merru aty me plaçkat e tua dhe mos më çaj kokën, ia lëshoi ajo.

Ai s’u përgjigj. Mbërtheu rripat e valixhes, veshi pallton dhe hodhi një sy të shpejtë nga dhoma e gjumit para se të fikte dritën. Pastaj u kthye në sallon.

Gruaja qëndronte në hyrje të kuzhinës së vogël, me foshnjën në krah.

- Dua fëmijën, tha ai.

- Je çmendur ?

- Jo, dua fëmijën. Do të dërgoj dikë tjetër që t’i marrë plaçkat e saj.

- Ti as që do ta prekësh me dorë.

Fëmija kishte filluar të qante dhe ajo e hapi pak mbulesën që ia mbështillte kokën.

- Mos qaj, zemër, mos qaj, jam këtu, mërmëriti ajo.

Burri iu afrua.

- Për hir të qiellit, na lë rehat ! tha ajo duke u zmbrapsur drejt kuzhinës.

- Dua fëmijën.

- Shporru që këtu !

Ajo u kthye mbrapsht dhe u përpoq ta fshihte fëmijën në një qoshe, prapa stufës.

Por burri e arriti, zgjati krahun përsipër pllakës dhe duart e tij mbërthyen fëmijën.

- Lëshoje ! urdhëroi ai.

- Shporru ! Shporru ! ulëriti ajo.

Foshnja e skuqur flakë po mpakej në lot. Në përleshje e sipër, prindërit përmbysën një vazo lulesh të varur prapa stufës.

Ai e mbërtheu të shoqen për muri dhe u përpoq t’ia hiqte fëmijën nga duart. Ia kishte ngjitur fëmijës dhe e shtynte të shoqen me sa fuqi kishte.

- Lëshoje, përsëriti ai.

- Mos ! u ankua ajo. Po e vret.

- Jo, s’po e vras.

Asnjë dritë nuk hynte nga dritarja e kuzhinës. Në gjysmëhije, ai u përpoq me njërën dorë të hapte grushtin e mbledhur të së shoqes, dhe me tjetrën kishte mbërthyer supin e foshnjës që ulërinte.

Ajo e ndjeu se fëmija po i largohej.

- Jo, klithi ajo ndërsa gishtat po i hapeshin.

Ajo do ta kishte këtë fëmijë. Duhej. Atëherë kapi krahun tjetër të fëmjës, ia mbërtheu kyçin dhe e tërhoqi prapa.

Por burri s’e lëshonte. Duke e ndjerë foshnjën që po i rrëshqiste nga duart, ai tërhoqi nga vetja, me të gjitha forcat.

Dhe kështu problemi u zgjidh.

 

© un, Hurbinek, 2012, për përkthimin shqip

86 Komente

Lale, e dhjeve edhe Carverin tani? Po mos perkthe, o njeri, nga gjuhe te dyta! S'ke pse. Te pashe vetem paragrafin e pare - aq me mjafton gjthnje per te kuptuar katrahuren tende ne kto gjerat qe do t'i kthesh shqip. Plus titullin e ke komplet jashte loje. Per te interesuarit, behet fjale per "Little things".

 duhet ta kuptosh e ka sjell kastile per debat mund te jete eksperiment psh. ka zevendesu kopshtin, e luleve me "kurti" dialekt ?!! se di . ai me ca kemi pare i pelqen qe te vihet ne qender te kurtit, kopshtit ose oborrit bahcese ketu,  , dhe kjo do ta gezoj pa mase! smiley po edhe peshqit do te zbaviten! smiley

Urim, ky perkthim eshte si ato pamjet me te pangrene - te drobitur e te pafuqishem nga mungesa e ushqimit, me miza e parazite qe iu vijne verdalle syve dhe orificave te tjera, nderkohe qe lart u vjen verdalle nje shpend i madh qe pret te shqyeje karkasen - e qe duhet shoqeruar me nje NO COMMENT te pervuajtshem.

Po merru o bir njeriu me frengjishten, se te shkoi jeta dem, te shkoi.

Keep your day job.*

fr. Garder votre travail de jour*

shq.  Vrej pun'n

ja kur te te korrigjoje tani... smiley

do te ta shaje dhe gugll transllejtin

ashtu me "....mu ne gug"ll"? (Excuse my french.)

dhec rajt mejt. smiley

Frengjishten e than ai... e jo frengjishte, po edhe dialektin GEG te frengjishtes... se ate te aristokracise dhe gjakut blu?... ajo i rrjedh neper vena. smiley

Dhe keshtu problemi u zgjidh! smiley

..duke u nis nga ketu eshte fjala! 

Ndoshta perkthimi i pare mund te kete vend per permiresim ( psh. une u terhoqa nga titulli problem mekanike, duke patur parasysh dicka krejt tjeter, megjithese titulli mund te krijoje dhe surprize), por ju faleminderit qe e sollet, sepse nuk kisha degjuar me pare per Karverin dhe me sa pashe ne uiki nuk do jete humbje kohe te lexuarit e permbledhjeve te tij.

Ika une se u mlodh lukunia. Po na hane noi dore, a noi kome, mos o Zot.

 Tashmë kishte filluar të errej por errësira depërtonte edhe brenda.

Si te thuash: "Asaj i hahej nje akullore por hengri edhe nje akullore me limon, qe i pikonte mbi dekolte".

Asaj i befte mire ore. 

A ka ndonje variant te perkthyer ne shqip per keto vargjet te Beckett-it:

 Cascando

1

why not merely the despaired of
occasion of
wordshed

is it not better abort than be barren

the hours after you are gone are so leaden
they will always start dragging too soon
the grapples clawing blindly the bed of want
bringing up the bones the old loves
sockets filled once with eyes like yours
all always is it better too soon than never
the black want splashing their faces
saying again nine days never floated the loved
nor nine months
nor nine lives

2

saying again
if you do not teach me I shall not learn
saying again there is a last
even of last times
last times of begging
last times of loving
of knowing not knowing pretending
a last even of last times of saying
if you do not love me I shall not be loved
if I do not love you I shall not love

the churn of stale words in the heart again
love love love thud of the old plunger
pestling the unalterable
whey of words

terrified again
of not loving
of loving and not you
of being loved and not by you
of knowing not knowing pretending
pretending

I and all the others that will love you
if they love you

3

unless they love you

 

Do ta lexoja me shume kenaqesi, edhe nese ndokush merr persiper t'i perktheje vullnetarisht.

 weather turned /koha ktheu

 

moti ndrroi,sikur m'tingllon ma mire.

 Për hir të qiellit,

T'pakten ta kishe perkthy: per qill e per dhe smiley 

@ Ajku,

Rreshti qe ke kapur ti, megjithese me nje synim te qarte talles (gje qe s'me krijon asnje shqetesim), eshte pak me i thelle se kaq. Me pak fjale : erresira qe po binte jashte dhe qe kishte filluar te hynte dhe brenda, eshte ne fakt per te thene se gjerat po erresoheshin edhe ne shtepi, pra diçka e rende do te ndodhte. Erresira brenda shtepise eshte metafore.

@ eko,

Problemi i mekanikes eshte se mes burrit dhe gruas ka nje kundervenie forcash : terheqese ne kahe te kunderta. Deri ne kufirin e rezistences se materialit.

@ Lulian,

Nuk di nga e nxore gjithe ate pershkrim, por eshte e sigurte se je ne ekstrem. Arsyet, te pakten ne rastin tend, ia le thjesht nje paragjykimi dhe nje ngutjeje, por gjithsesi pa asnje synim te keq ne vetvete.

_____

Qe te flasim pak per Carver : ka shume mundesi qe ketu ska asnje lexues te tij. Megjithese mund t'ia kene lexuar te gjithe librat. Nuk besoj se kryej ndonje gje me mend po qe se do te filloj te merrem me keta njerez. Po mjaftohem me kete : letersia e Carver, megjithese minimaliste, thote shume me teper nga ç'thone rreshtat. Per kete, nje lexues i vemendshem duhet te ishte ndalur vetem ne nje gje : perseritja dy-tre here e gruas "shume mire po ben qe po iken", "jam e kenaqur". Ne tekstet e Carver ka gjithmone nje shije te hidhur te pranuar me nje nenshtrim te plote.

_____

Dhe e fundit : tekstin e solla thjesht per nje lexues : Arturo. Ai me ftoi per diçka te Carver, e kreva. Per te tjeret, te gjithe ishin lexues te paparashikuar dhe jam me teper se i nderuar qe e keni lexuar, edhe pse... per se mbrapshti.

Dhe e fundit e fundit : per ata qe gerr-verrin jo gjuhe e dyte e jo e trete, s'kam tjeter veç t'iu them : aj dount giv ë fak. Te interesuarit tani, le te nxjerrin perfundimet e duhura.

Kurrgje kunder "metafores". Sintaksen ama sikur nuk e ke mire.

Shume bukur per "metaforen", gjysma e se keqes.

Tani, meqe ke nja tre-kater-pesembedhjete here qe rri e sillesh si "kobec" e nuk flet, a mund te na thuash se si e sheh ti sintaksen ne veçanti, dhe sintaksen ne letersi, rolin e saj ne nje shkrim, lidhjet sintakse-autor, e keshtu te mund te ndertosh nje diskutim me ata qe duan te diskutojne ?

Keto gjysma fjalet qe duhet t'i nxjerrim si me çengel, nuk eshte se ma prishin shume gjumin, por e mira do te ishte qe une dhe ti, dhe ndonje tjeter qe deshiron, te nderrojme dy-tre fjale mbi sintaksen, ate te filoqylit dhe ate te letersise.

E perseris edhe njehere : jo se une do te te bej te ndryshosh mendim, e as ti mua, por te pakten do te dime se per çfare po diskutohet prapa dy "grindjeve" tona.

Pershendetje.

Po pse ore kur te thone "ju sak", ose "nuk di", ose "flet percart", edhe kete here nuk e di ti se per cfare diskutohet? smiley 

Hurbinek, kam vene re qe e perdor shpesh fjalen "kurt".Nga e ka prejardhjen? Mos nga turqishtja? Titulli tregimit ne perkthim i shmanget goxha  origjinalit dhe me shume duket sikur i referohet fundit, terhiq njeri e terhiq tjetri femijen.Por titulli ne origjinal kam pershtypjen se eshte me domethenes, gjera te vogla ironizon pikerisht se luhet me gjera te medha si familja, femija, bashkejetesa, dashuria.Ndoshta je nisur nga fakti qe kur dashuria shteron, nga lidhje/terheqje  shpirterore, kthehet ne nje shtytje mekanike.

Atëherë kapi krahun tjetër të fëmjës, ia mbërtheu kyçin dhe e tërhoqi prapa.

Por burri s’e lëshonte. Duke e ndjerë foshnjën që po i rrëshqiste nga duart, ai tërhoqi nga vetja, me të gjitha forcat.

Dhe kështu problemi u zgjidh.

Ky eshte problemi mekanik sipas meje. Ndryshimi i titullit s'perben ndonje te llojit thelbesor.

ai e terhoqi nga vetja.Mungonte nje e, ky eshte problemi? terhoqi nga vetja eshte si ajo "mblodhi shkopin" dhe ky nuk eshte problem (perkthimi ) mekanik por konceptual.

Tjater gje kjo, usta. smiley

ate gjene tjeter se mora vesh une smiley

Problem mekanik, si edhe kur do te zhvidhosesh vidhen. Zhvidhosja do mjetin, do force. Shpejtesia po nga ana tjeter ben te veten, ndryshon gjate kohes delta t... smiley

Jo moj Ajkune, zhvidhosja e vidhes eshte fare kollaj nqs ajo eshte e vajosur ose grasatuar.Nqs ka zene ndryshk, aty po, duhet pak force duke llogaritur dhe ferkimin kinetik smiley

O c'me kujtove grason. Sec kishte nje ere kjo, por dyert s'benin me zhurme ama. Si ia thone ne shqip asaj onomatopeikes kur renkon dera? smiley

dera  gèrrhet ose ben gèrr gèrr smiley era ulerinte, brigjeve ne terr/ dera renkonte llahtari dhe tmerr smiley

Te me falesh hurb, po asnje grindje nuk me shohin syte, qofte edhe me "". Mes nesh ta kam fjalen. Te me falesh edhe per fjalet e pakta, por kete natyre kam une. Mbase sepse nuk kam mbaruar as filoqylin e as privatqylshtrenjtin. Edhe qejf per muhabete e diskutime s'para kam. 

Pjesen e lexova te teren, packa se desha ta lija qysh te fjalia qe te citova komente me lart. Mund te sillja edhe shembuj te tjere ketu, pasi te kam lexuar edhe gjetke, perpara se te ktheheshe ne peshk (me pare s'kam qene une pjese e tij, e peshkut pra). E kam pasur here te veshtire e here te pamundur te te lexoj dhe arsyeja kryesore, per mua, eshte menyra sesi fjalet lidhen ne fjali. Koklavitja eshte thuajse e pritshme pastaj, kur perkthehet nga nje gjuhe e dyte. Nuk e kam fjalen per kete prurje, por per ca perkthime nga gjermanishtja. Korrigjome patjeter nese e kam gabim e nese gjerm. eshte nje gjuhe, te cilen ti e njeh po aq sa edhe frengjishten.

Sa here shkoj ne Tirane, kam fatin e mire, qe nuk blej asnje liber. Thjesht e marr per nja dy dite, e shfletoj dhe ia kthej prape librashitesit, qe ky t'ua shese atyre qe kane para me teper se une, sepse, per fat te keq, jane te palexueshem. Keshtu. Meqe nuk kemi marre persiper mbushjen e mendjes se shoqi-shoqit, nuk do te zgjatem me. C'me pa syri, ta shkrova miqesisht, per aq sa lejojne kushtet, vetekuptohet.

Pershendetje po ashtu.

@ Emo

smiley Pse kaq nevrik Hurbi. Une e di se ai qe te do, ta ve (ne dukje gabimin)

@ Carver

Carver. Ti je i Hurbit, i imi, i Lulit. Ti je i te gjitheve. Mos u merzit se c'thone njerzit e bots.

@ zyshs klass par

Kjo eshte edukata qe i ke dhene nxenesve moj?

@ Kadriut

Ate porosine ta kam nis me Turin. Dil e prite neser te stacioni i autobuzave te Kakavijes. Canta jote eshte ajo bluja me rripa te verdhe qe shkrun  生肖.

@ Te gjitheve

Nje per te gjithe, te gjithe per nje.

 

 

Pse kaq nevrik Hurbi

nder te tjera, rrjedhoje direkte e marrjes se vetes shuuuume seriozisht. s'esht i pari. dhe natyrisht, as i fundit.

 

- Ajo është alergjike ndaj bletëve, shtoi Meli. Kur nuk lutem që ajo të rimartohet, lutem që ajo të pickohet për vdekje nga një koshere bletësh vrastare...

Nganjëherë, mendoj t’i bëj ndonjë vizitë, i maskuar si bletërritës. Ju e dini, me atë llojin e kaskës me rrjetë përpara syve, dhe dorezat e mëdha, peliçen të fryrë. Do të trokisja në derë dhe do të lëshoja një koshere bletësh në shtëpi. Por fillimisht, do të sigurohesha që fëmijët të kenë dalë, natyrisht. (R. Carver)

 

 

 

Your Dog Dies

 

it gets run over by a van.

you find it at the side of the road

and bury it.

you feel bad about it.

you feel bad personally,

but you feel bad for your daughter

because it was her pet,

and she loved it so.

she used to croon to it

and let it sleep in her bed.

you write a poem about it.

you call it a poem for your daughter,

about the dog getting run over by a van

and how you looked after it,

took it out into the woods

and buried it deep, deep,

and that poem turns out so good

you're almost glad the little dog

was run over, or else you'd never

have written that good poem.

then you sit down to write

a poem about writing a poem

about the death of that dog,

but while you're writing you

hear a woman scream

your name, your first name,

both syllables,

and your heart stops.

after a minute, you continue writing.

she screams again.

you wonder how long this can go on.

sms je vetë. smiley

Jam vet` smiley

Posht` ë-ja ! smiley

mir. :I

O Koth. Po ke polifonia labe qe mbahet isoja me ate germen komuniste, si di ja bejne? Apo do bejne mmmmmmmmmmmmmmmm?

"a" hundore.

Polifonia `sht` gurkusariste. T`hiqet nga qarkullimi q`mos na ngataroj`.

P.S. Akademiku Dhori Kule ka vjedh dieta ka lidhje me temn? 

po femijet s'do qajne me èèèèèèèèèèèèè? e bastarduat fare .

thmijt...

duhet t'i mesojme kalamajte te mos qajne fare, vetem te qeshin hihihihihi.. smiley

kalamajt e refugjateve mund te qajne si te duan. ata ne Shqiperi nuk kane as aresye per te qare njehere... kush qan mes bollekut dhe lumturise? ndoshta do te kete lot gezimi... po s'e moren socialistet pushtetin t'ua ngrijne buzeqeshjen ne buze!!! smiley

pse t'ua ngrijne?  une them t'ua qepin ne bluze ose t'ua qendisin..smiley

jugista pra... tosq. smiley

duhet te qepen buzet me spango qe te thuash "ë" me dhembe perjashta.

po jo mo Zoto, perdoren lubrifikante tani, s'ka qepje smiley

qi mos metet "ë"-ja si gur n'fojt, ose mes llamve, po tham.

thuj t'lyn he burr i lleut... ose ose burrofresk. smiley

Ja ku dolem tek burrneshat shqiptare..smiley

burr o fresk smiley

femijet qajne dhe me uauauauauauauauauaauuauaua

 

 

mire femijet qe kane alternative ne qarje, po te rriturit ? smiley

edhe te rriturit kane disa rrokje per te perdorur ne cdo rast,por bejne dhe pa to po e pane keq.smiley

qi mos nigjojn kojshia, thu ti. smiley

duhet vajos ne krevati e orendit e qera, mos bojn fiq-fiq

Problem eshte koka e krevatit ,se keshtu i kemi marre masat ,se kemi me suste.smiley

po c'hyn ne loje koka e krevatit? ne asnje ekuacion nuk me del e faktorizuar.Me cfare manuali punoni ju andej? smiley

Aaa, une e kam zgjidh ate problem. Sa here kemi plan me bo noi gjo, zberthej koken e krevatit,dhe e meshtes te muri. Kur marojm pun e ve prap. Njikshu.

mrthe-zdrthe thu ti... ihaaa. i bje gjat ashtu. se nuk o si puna pjatave si duhet m'u la sa her t'marojsh s'ha~ri, anipse vakti qetr mun t'i takoje mas 2 minutash... smiley

Dmth gruja jote po s'te pa me vegla neper duar, i ngrin buzeqeshja ne buze..smiley

Me keto shtepi qe kemi ne me derrasa edhe fryma degjohet jo me te besh ashtu te zberthesh brinjet e krevatit..smiley

 

ca lukunie keqe.sa fillon e flitet per artin e mberthim zberthimit, mblidhen t gjith.smiley

Eh, na ka ngel ky zakon nga zbori, kur zbertheshim automatikun ne grup.

- Qa ban hala i veshun ti? Zdeshu! smiley qysh kur po ki marre m'e xjerr shalltanin?! smiley

venusi nga humbi xhanem, apo eshte tu zberthy koken e krevatit smiley hap kondicionerin t pakten smiley

Koka e krevatit tim nuk zberthehet kollaj ,se eshte e lidhur me krevat e komodina bashke.smiley

Keshtu eshte kur gjen modele moderne,zgjidh tradicionalen aty.Tak-fak!smiley

sigurisht, ne shqip shkruhet ashtu si lexohet... tak fak.

Mbase e keni zgjedhe keshtu per aresye funksionale Veno.Duke qene se krevati eshte nje objekt qe i nenshtrohet eventeve te vazhdueshem o kostante "sizmike"duhet te jete shume robust...

respekto traditen por meso dhe nga modernia fak-tak smiley

Ti thua ti vije shoku billi i larte ne fund te muajt smiley

Si eshte ajo barcaleta, kthehet e ema e njerit nga amerika dhe e pyesin te afermit, he si ishte atje, si ishin femijet, dhe ajo i pergjigjet te gjithe mire ishin, hanin, punonin, por se cishte nje shoku Bill qe u vinte muaj per muaj se e degjoja te thoshin ka ardhur Billi, ka ardhur Billi, nuk i linte rehat..smiley

Ate se them dot, po qe i behet qejfi kur "me ze dora" kjo nuk ka dyshim. Si gjithe dynjaja domethene.

Te rriturit do nderrojne pozicionin e shkronjave..smiley

Pozicione me numra kisha nigju, Po me shkronja...smiley

dhe pozicionin e numrave dhe shmangen pasthirrmat smiley

Standarti u njehsu ma n'fun me standartin e narkomtares... univerzal.

Ja mendje shejtani.. smiley

Po ta kishim Belulin k`tu do na sillte n`vemendje q`mund t`qahet me ia, ia, ia kur ja b`n asaj gj`s` s`gjall` stër stër. smiley

Dhe e fundit : tekstin e solla thjesht per nje lexues : Arturo. Ai me ftoi per diçka te Carver, e kreva. Per te tjeret, te gjithe ishin lexues te paparashikuar dhe jam me teper se i nderuar qe e keni lexuar, edhe pse... per se mbrapshti......

Kaq o rob ZOTI . Kaq dhe i ke then te gjitha smiley Pa te paren dhe te fundit Dhe po qe se je me te vertet ai qe e njeh vetironine mund te kishe gjete ndonje fraze te Bukur ose fundja dhe ndonje te thjeshte  pas ...qe e keni lexuar ...si psh ...kryetari Mao na meson ta duam kritiken .

Puna njerezore eshte gjithmone e lavderueshme aq me teper kur ka dhe gabimin njerezor brenda . Ashtu si edhe kjo copez e prure nga JU ! Po te hiqesh tani me nja dyzet a pesedhjet komente se si duhet kuptuar gerveri ....O Rob Zoti !!!! PERKTHE dhe komento sa me pak..deri sa te themi ..Erdhi Hurbi ! Zyshi yt Idris !

Sa shume lesh tirret ne Peshk, gjynah qe s'hapem nje punishte.

po u ankoka shefi Derstiles* kshu.Ti duhet te lumturohesh qe ecen biznesi smiley

*sipas Idrizit 

qmi qmi, qmitizo

qmitizo qi kyt koncept

p.s. po verte, qa nenkuptoni me "Derstile" ti dhe shoku Oj'Driz, e kam lexuar pothuajse sa "vizionet e qiarta" ne Peshk dhe akoma s'e di qa dmth?

ja se vjen O'Idriz dhe ta shkoqit.Por pa i hyre ne kompetenca Derstila eshte nje si tip rrekeze a vahu buze lumit, ku shkojne grate dhe rrahin e tjerrin leshin.

Nuk hapet Dërstila për mono Lesh Spiritus smiley Kërkon llojshmëri leshrash .Aty po , del vetë Drejtoresha dhe BUJT me mirseardhje edhe Mullixhijte smiley Po mos ja ki merakun drejtoreshës ti . Kupton ajo sa një leshpunuese dhe më shumë . Kot nuk është ngjit ne Post nga rradhët e leshra leshra verdhurave , trandelinë-traaaaandeline në tramundana  , me boshte e me furka . Si e ka moton Drejtoresha ..... Lëmsh pas Lëmshi behet një Turrë me Lesh ! Dhe nga Leshi del Triko pambuku !

@ Ajku,

Problemi qe ke me sintaksen time, ka dy mundesi :

1. o kam une probleme me sintaksen ;

2. o ke ti probleme me sintaksen.

Gjasat jane 50 :50. Pas nje verifikimi te shpejte qe i bera te kaluares sime, me del qe une s'kam asnje problem te tille.

Me siguri qe edhe ti i ke bere nje verifikim te shpejte te kaluares tende, dhe besoj se edhe ti s'ke asnje problem.

Per rrjedhoje, mos valle "problemi" yne i vertete eshte nje "problem mekanike" ? Pra, nje problem "terheqjeje ne dy kahe te kunderta" ? Ne kete kendveshtrim, duke pasur parasysh numrin e gomarlliqeve te shkarravitura ne kete faqe, them se ti terheq shume me fort se une, dhe se me ne fund e kemi zgjidhur problemin si Carver.

______

Per perkthimet nga gjermanishtja, sigurisht qe une i di shkelqyeshem te gjitha gjuhet e botes, vetem pak dite me pare perktheva nga suedishtja. Tani ne kete çast, po punoj diçka nga japonishtja. Asgje per t'u permendur ketu. Me nje fjale, po aq mire sa di ti te na sjellesh ndonje gjerman, po aq mire di dhe une. E rendesishme eshte thjesht te folurit ne "konkrete" : sill variantin tend, te sjell variantin tim. Dhe jo per te gjykuar se kush e di me mire gjermanishten, por per te pare : çfare i sollem ne te dy, me variantet tona, letersise apo mendimit apo artit shqiptar.

Per menyren e shpenzimit te lekeve te tua, dhe per vendet ku shet dhe blen dhe kthen libra, as me intereson te qindten e sekondes, eshte nje çeshtje krejt private e jotja.

E jo pra jo. Eshte edhe problem i superpozicionit ai raporti 50% me 50% dhe gati e pamundur t'i japesh zgjidhje ketu, ku mungon dukshem edhe qytetaria.

Ajku, te lutem, qe mua me mungon qytetaria dhe qe jam i mbushur deri ne gryke me katundari, kjo eshte mese e qarte dhe qe prej shume kohesh. Por une nuk e shoh kete si arsye per t'iu shmangur nje debati.

Me perjashtim te rasteve ku verej nje ligesi ne synimet e bashkebiseduesit, jam teper i gatshem dhe me teper se i kendshem ne debat. Menyra jote e nje akuzimi te thate : "kam probleme me sintaksen tende", me duket se nuk shkon. Do te kisha pelqyer vertet qe te me flisje pak per sintaksen ne pergjithesi, per ate ne letersi, dhe ne fund per sintaksen e perkthimeve qe dalin nga dora ime.

Kam qene vertet shume miqesor me kedo qe me ka pyetur mbi perkthimin nga nje gjuhe e dyte, edhe kur nuk kane qene fare dakort me mua. Fakti qe ti Ajku s'mendon si une dhe s'arrin dot te me lexosh asnje tekst deri ne fund, nuk me shqeteson dhe aq, une kete e fus tek "shijet dhe ngjyrat". Por ama, mund te kete fare mire nje debat mbi sintaksen.

Qe te flasim hapur, une kam tashme disa lexues te zellshem dhe disa mos-lexues po aq te zellshem dhe te paepur. Nuk shoh asnje problem ketu. Ashtu si une qe s'i lexoj me be disa vete, dhe lexoj pothuaj gjithçka nga disa te tjere. E rendesishme eshte qe te dime te ndertojme nje bashkebisedim, edhe me lexuesin qe te ndjek pas gjithmone, edhe me ate qe s'te ndjek fare.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).