Njëherë, në një ditë me diell, një burrë i cili ishte ulur në një qosh duke ngrënë mëngjes, ngriti sytë nga omëleta e tij, dhe pa një njëbrirësh me bri të artë, i cili po hante qetësisht trëndafilat në kopsht. Burri u ngjit lart në dhomë ku e shoqja ishte ende në gjumë dhe e zgjoi.

-Eshtë një njëbrirësh në kopsht-tha ai-duke ngrënë trëndafila

Gruaja hapi një sy jo miqësor dhe i tha;

-Njëbrirëshi është kafsh mitike-dhe i ktheu kurrizin

Burri mori për nga shkallët dhe zbriti në kopsht.Njëbrirëshi ishte ende aty. Ai po kulloste midis tulipanëve.

-Këtu njëbrirësh-thirri burri dhe shkuli një zambak dhe i'a dha. Njëbrirëshi e hëngri rëndë-rëndë...

Me zemrën mal sepse kishte një njëbrirësh në kopshtin e tij, burri u ngjit sërish në dhomë ku gruaja flinte, dhe e zgjoi.

-Njëbrirëshi-tha ai-hëngri një zambak !

Gruaja e inatosur dhe me nerva,u çua përgjysmë në krevat dhe i tha;

-Ti je i çmendur, dhe unë do të të mbyll në çmendinë-

Burrit, të cilit nuk i kishin pëlqyer kurrë fjalët i çmendur dhe çmendinë, dhe aq më tepër kur kishte një njëbrirësh në kopshtin e tij, i tha -Ai ka një bri të artë  në mes të ballit - dhe u largua për të kqyrur njëbrirëshin,por njëbrirëshi kishte ikur.

Burri u ul mes trëndafilave dhe e zuri gjumi.

Porsa kishte dalë i shoqi nga shtëpia,gruaja u vesh sa më shpejt.

Ajo ishte shumë e  emocionuar dhe i ndritnin sytë tërë ligësi. I telefonoi policisë,i telefonoi dhe një psikiatri dhe u tha atyre të nxitonin për në shtëpinë e saj dhe të sillnin me vete një këmishë force.Porsa erdhën,policët dhe psikiatri e vështruan atë me gjithë interes.

-Burri im, pa një njëbrirësh këtë mëngjes - tha ajo.

Policët vështruan psikiatrin, dhe psikiatri vështroi policët.

-Më tregoi se ai hëngri një zambak - tha ajo.

Psikiatri vështroi policët, dhe policët vështruan psikiatrin.

-Më tregoi se ai kishte një bri të artë në mes të ballit - tha ajo.

Me një shenjë hije-rëndë të psikiatrit, policët kërcyen nga karriget e tyre dhe e mbërthyen gruan. Ata hoqën keq për ta mposhtur, pasi ajo luftoi me tërbim,por më në fund e mposhtën. Porsa i'a veshën këmishën e forcën burri u kthye në shtëpi.

-A i thatë gruas tuaj se patë një njëbrirësh këtë mengjes? - pyetën policët

-Oh sigurisht që jo, njëbrirëshi është kafshë mitike -tha burri.

Kaq desha të dija - tha psikiatri. Më vjen keq zotëri, por gruaja juaj është rëndë - Merreni, u tha ai policëve

Kështu, ata e morën me vehte teksa ajo mallkonte dhe ulërinte dhe e mbyllën atë në çmendinë.

Burri jetoi i lumtur paskëtaj.

 

"The Unicorn in the Garden"

12 Komente

Hmm... shume perverse. Nje zhvillim krejt ndryshe dhe tejet te bute e melankolik, jep Carver ne nje novele (po pertoj per titullin) :

Eshte nje çift, kane nje djale. Do te ndahen. Djalin e çojne tek gjyshja. Vete marrin nje dhome me qira diku, sa per te thene fjalet e fundit. Vini re 1 : ndarjet tek Carver nuk jane asnjehere dramatike, ka nje lloj fataliteti tek personazhet. Shkojne. Gjate nates, burri ngrihet. Kur del tek dritarja, sheh ca kuaj, plot kuaj te medhenj e te bukur qe i kullosin ne lendine. Shkon me vrap tek gruaja, e zgjon per t'i thene se mbase eshte nje shenje e mire... Vini re 2 : personazhet e Carver jane pothuaj gjithmone ca te mjere qe perpiqen pas ca fije kashte, per nje shpetim te fundit, por qe asnjehere s'iu ecen, sigurisht... Gruaja s'iu beson syve. Nje mrekulli ! Kuajt nen driten e henes, te qete, ne lendine. A do te sherbeje kjo per nje riafrim te çiftit ? Lexuesi pret qe po, mrekullia e jashtes ska pse te mos ndodhe dhe brenda. Por jo ! Ata thjesht e shijojne kete bukuri perrallore, dhe te nesermen ndahen secili ne pune te vet. Sapo ndahen, burri therret ne telefon nje te dashur qe do ta zevendesoje te shoqen. Vini re 3 : personazhet e Carver s'e durojne asnjehere vetmine, sado e dhimbshme te kete qene ndarja, ata kalojne menjehere ne diçka tjeter, si per t'u ngushelluar, por faktikisht, e tere kjo eshte nje mashtrim : nuk ka lumturi, sipas Carverit, ose ajo gjendet e tretur neper sekonda qe ne s'i shohim fare.

XhaTani, kam dashur te flas pak per Aragonin, por e kam lene ne çastin e fundit. Falemnderit per perkthimet dhe pune te mbare.

Shume e kendshme. Thanks.

Hurbinek,me keqardhje te them se tregimi nuk eshte perkthimi im,pasi une rrekem te mesoj ne menyre te persosur vetem shqipen...Thjesht e mbaja mend dhe e solla ketu...

Xha Tani, kush ishte i cmenduri ketu,  gruaja burri apo psikiatri?  smiley

Po atehere do te ishte mire qe te sillej emri i perkthyesit sepse kur vjen fundi, edhe perkthyesi (sipas ligjeve europiane) gezon te drejta autori mbi punen e vet. Madje çdo shkrim qe eshte perkthim, duhet sjelle me emrin e perkthyesit, qofte dhe kur eshte citim.

...edhe perkthyesi (sipas ligjeve europiane) gezon te drejta autori mbi punen e vet. Madje çdo shkrim qe eshte perkthim, duhet sjelle me emrin e perkthyesit, qofte dhe kur eshte citim.

Po si c'duhen cituar emrat e ç'do kinezi per shembull ne çfaredolloj objekti qe kane fabrikuar...

Greveshoqerore, perkthimi nuk eshte fabrikim ne seri. Pra kinezet s'kane pse vene vulen e tyre ne çdo qenush qe fabrikojne. Perkundrazi, perkthimi, ne te drejten europiane, njihet si pune krijuese dhe eshte i stampuar me te drejtat e autorit, njelloj si vete autori. Keshtu eshte, dhe ne duhet ta respektojme. Kur citojme pjese thelbesore te nje teksti (apo tekstin e plote), eshte e detyrueshme qe te vihet emri i autorit apo perkthyesit. OK.

Greveshoqerore, perkthimi nuk eshte fabrikim ne seri.

Edhe perkthimi ne seri eshte, germe pas germe e fjale pas fjale... Nejse se debati vete pak gjate po i hyre asaj meseleje... Po kshu shkurt pse s'na paskan te drejte kinezet t'u citohen emrat? Merr per shembull artizanet... Pune ata e pune perkthyesi.

Keshtu eshte, dhe ne duhet ta respektojme.

Si na qenka kshu e duhet ta respektojme?...Dishepujt e kujt e thone : te krishtit apo te xhaxhit?... Se mos here e pare a e fundit qe behen padrejtesira (mundohu ta konsiderosh fjalen padrejtesi me kuptimin e plote).

Shkurt dhe une : Neni 112-3 i CPI - kodi i prones (pasurise) intelektuale.

...e kollajte more per te te nxjerre ne shteg! E ç'na qenka pasuria intelektuale?... C'na qenka perveç se problemi "pronesor" i t'ardhmes... (Mos me thuaj shko lexoje se as qe me shkon ndermend ta lexoj...) Thjesht po pate takat per se si qysh e tek s'na paska te drejte kinezi per t'u cituar? Ose pse paska perkthyesi e jo kinezi?...

Ç'më bën të më marrë malli në mes të natës për gjestin dhe zërin tënd, O XhaTan! Hajd, hajd, se borxh ta paça!

p.s. Hurbinek, pse grricesh? Ti i përmend gjë përkthyesit francez nga ke sjellë në shqip që nga Kafka gjer ke Carver? Apo është kollaj të citohet ligji, thuaj!

Nuk po gerricem, jo. Nuk eshte njelloj rasti. Pastaj, ç'ne Kafka une ? Shiko, Kodra, qe te perkthesh nga nje gjuhe e dyte, duhet te gjesh njehere nje perkthyes te mire te origjinalit. Kafka ne frengjisht ka ardhur mes kushedi sa perkthyesish. Vialatte, e kam permendur tashme. Ky s'ben, megjithese ne ate kohe ishte autoritet. Por s'ben per mua, si perkthim i perkthimit. Duhet te gjej nje perkthyes qe e ka respektuar mire origjinalin.

Ne rastin e Heideggerit, psh, une e kam permendur gjithmone, madje ne te shkruar aty ne tekst, se kush ishte perkthyesi origjinal, sepse keta jane shkolle me vete. "Sein und Zeit", psh, nuk duhet te vije nga perkthimi i François Vezin. Por nga nje tjeter.

Jean Launay, psh, qe ka perkthyer Cubin e Walser, mund te perkthehet shkelqyeshem ne shqip, dhe madje te hedhim nje veshtrim krahasues mes perkthimit nga origjinali dhe perkthimit te variantit te Launay.

Shkurt, mos u gerric ti tani. Edhe ende s'na ke thene : ku ishe dhe ku s'ishe dakort me Jankélévitch ?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).