Pavarësi pa kufizime për Kosovën pritet të vendosë sot në Vjenë "Komisioni i Drejtimit". “Kjo është shenjë e qartë e besimit ndaj Kosovës", tha ministri i Jashtëm i Austrisë, Michael Spindelegger.

 

Kosova në të ardhmen do të ketë pavarësi pa kufizime. Këtë pritet të vendosë sot në Vjenë i ashtuquajturi "Komision i Drejtimit". Në këtë komision bëjnë pjesë 23 shtete të BE-së si dhe SHBA dhe Turqia. Para katër vjetësh e gjysmë Kosova pati shpallur pavarësinë nga Serbia. Në atë kohë bashkësia ndërkombëtare pati pranuar disa të drejta vendimmarrje dhe kontrolli, të cilat pas vendimit të Komisionit të Drejtimit nuk do të ekzistojnë më. “Komuniteti ndërkombëtar është i gatshëm të vendosë për përfundimin e mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës”, tha ministri i Jashtëm i Austrisë, Michael Spindelegger në një deklaratë për agjencinë e lajmeve dpa. “Kjo është shenjë e qartë e besimit ndaj Kosovës", vlerësoi ministri dhe zv/kancelari. Kosova tani është mjaft e pjekur për të qëndruar në këmbët e veta dhe për të marrë përgjegjësi të plotë për të ardhmen e të gjithë shtetasve të saj”, tha ai. Komisioni do të vendosë edhe mbylljen e zyrës së ngarkuarit ndërkombëtar për Kosovën Peter Feith, tha ministri i Jashtëm austriak Spindelegger për agjencinë dpa. 

44 Komente

gud njuz. smiley

Ai qe i ka bere titullin kesaj "teme" eshte nje injorant me bisht.

Nuk thuhet kurre "pavarsi e pakufizuar" por "Pavarsi e plote" ose thjesht "Pavarsi"

Nuk ka pavarsi te pakufizuar kurre sepse kufizim ka gjithnje. Kufizimi mund te jete administrativ, gjeografik, politik e lokal (sic eshte ne veri te kosoves realiteti) !

Kur nuk jeni ne gjendje te konceptoni gjerat me te thjeshta, mos shkruani fare. Vleresimin personal kerkojani shoqerise te lagja -jo tastatures. Injoranca nuk zhbehet nga anonimiteti !

Ajo qe sot vendoset eshte "zhberja e mbikqyrjes se Pavarsise" qe nuk eshte gje tjeter porse zevendesimi i nje "mbreti" te vendosur direkt nga nderkombetaret me nje "mbret" tjeter qe mbeshtet nga nderkombetaret. Thaci eshte nje "mbret" i tille. Plani Atiisaari eshte mekanizmi i nje Pavarsie te imponuar dhe kjo do te mbetet edhe me tej, me ndryshimin se tani do mbikqyret nga veglat e instaluara ne politike, pra nga po ato qarqe te caktuara nderkombetare qe kontrollonin hapur. Kjo eshte vetem fshehja elegante e dores qe komandon.

kev

Jam pak konfuz. Do me ndihmoje njeri me me shpjegu ca dm.m.th kjo? Nuk do kete me 20 vende te taksura per pakicat ne Kuvendin e Kosoves? Nuk do kete me Ahtisar me pahir? Do hiqet ndalimi i bashkimit me shtete fqinje (Shqiperine)? Po ndarja administrative mund te ndryshohet?

Te njejtat pyetje kam dhe une.

Leje se Thaci paska thene qe do vazhdoje me frymen e planit te Ahtisarit.

 Ashtu siç ishte njoftuar Grupi Drejtues Ndërkombëtar ka marrë sot vendimin qe pavarësia e mbikëqyrur e Kosovës të përfundojë në shtator të këtij viti, nëse Prishtina përmbush detyrimet e saj. 

Lajmi raportohet nga mediat në Kosovë, të cilat citojnë deklaratën e shefit të ICO-së Piter Feith, dhënë gjatë një videokonference të mbajtur në Vjenë, pas takimit të Grupit Drejtues Ndërkombëtar, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Hashim Thaçi. 

Feith gjithashtu ka thënë që veriu i Mitrovicës nuk do të ndahet dhe nuk do të jetë një konflikt i ngrirë, por do të integrohet. Ndërkohë kryeministri Thaçi ka mirëpritur këtë vendim, duke shtuar se Kosova deri në shtator do t’i kryejë të gjitha obligimet. 

“Institucionet e Kosovës janë të gatshme për të ushtruar të gjitha përgjegjësitë shtetërore,”- ka theksuar Kryeminsitri Thaçi, duke vënë në dukje reformat e kryera nga qeveria e tij për mbrojtjen e pakicës serbe dhe trashëgimisë kulturore të Serbisë në Kosovë. 

“Përkushtimi ynë për të implementuar këto ligje siguron që fryma e Planit të Ahtisarit do të vazhdojë gjatë edhe pas përfundimit të mandatit të Zyrës Ndërkombëtare Civile”- ka theksuar mes të tjerash kryeministri Hashim Thaçi.

Amani more se do gjeni belan' me ata t'* Ministris'.

 

"Pavar'si e pakufizuar p'r Kosov'n"

T`ka shp`tu nj` nga ato me dy pika sip`r. smiley

* smiley 

ishalla iken administrata nderkombetare, te pakten do duhet qe bizneset te pagujne rryshfet vetem nje here

Do rritet ajo njihershja. E ke bo ne fizik qi ryshfeti I botes esht nji sasi konstante.

aaa, nuk hyn ligjet e fizikes ketu, eshte ekonomia e tregut. ne vlere ajo njihershja patjeter do rritet, po masnej quhet "shitje me shumice" dhe bleresi perfiton rabat smiley

ah, rabati na paskish qen energjia e lire e gibbsit smiley

hic menia muve... smiley

A e degjuan serbet kete?

Pavaresi e pakufizuar (a e plotesmiley ) =Shprese e humbur per serbet ,prandaj t'i japin fund njerhere e pergjithmone lojes se tyre te ndyre per aneksim trojesh shqiptare.

 

Se perndryshe ti...? smiley

me mire mos ta dishsmiley

hajde njehere... me zbavit...  smiley

per njehere ,s'e marre mundimin une.smiley

Pse je i sigurte se do zbavitesh njehere,se mund dhe te zhgenjehesh!smiley

fjaline e pare nuk e mora vesh se eshte shkruar per ibret...

fjalise se dyte s'kam c't'i kuptoj....

me zhgenjeve gjithsesi.

Eh,normale.

Pavarsi e plote, lajm i mire, veç mos na dalin bishta me mbrapa. 

Njera pas tjetres, vijne keto arritje te qeverive (si-motra) te Kosoves e Shqipnise. smiley

si-motra

si-lavire... doje te thoje

smiley

Lavire qe ndajne me popullin orgazmat e suksesit. smiley

ore i ndajne mes vetes ata, se me popullin ndajne leshte... populli eshte ai qe paguan. smiley

Dmth ti thu qe poplli pagun per orgazmat me nje lavire qe perseri nuk ja jep? Po mundohem me imagjinu se si mund te funksionoje por spo arrij kurrsesi. Lol

populli mbeti me gjuhe perjashta nga eksitimi per te pare nje dite... te ardhmen... te ndryshme. leshte ka per te marre... po he se ka dhe me keq, paguan sa paguan, e kur t'i shkrepet lavires per t'ja "dhene", ta shohe e te plase syte populli se lavirja e ka suxhukun me te gjate se populli. smiley dmth i ka shkuar goja leng kot... ose ose... mbase e kryen misionin LGBTja (me ndihmen e te madhit, shkelqesise se tij Arviz) smiley

Belulo, e pashe vidion tende ketu, por nuk e kuptova se ku behej fjale dhe pse policat i ua hiqnin bluzat disave. Mos Gazimestani bie ne Sanxhak. Ata qe hecnin te kujt nacionaliteti ishin dhe ku shkonin. Policat te kujt shteti ishin. 

Gazimestani eshte ne Kosove Pjero.. me sakte ne fushe Kosove atje ku eshte bere beteja e ''famshme''  kunder turqve ne 1389. 

serbet e perkujtojne cdo vit kete beteje... edhe kete vit, pervec serbve te Kosoves, erdhen  me autobuza  nga Serbia..  ndersa ata qe i shoqerojne jane polica te Kosoves te cilet nuk ua lejuan, i kishin paralajmeruar per kete,  bluza  apo banderola me mbishkrime provokative nacionaliste.  prandaj  ua hiqnin bluzat e zeza sepse kishin printime provokative...

pjeri eshte ftohur me te tera... ka nja 2 vjet qe nuk sheh dhe nja 3 qe nuk degjon fare... smiley

gazimestan eshte shkruar sa gazepi aty... edhe policeve u del fryma duke folur shqip... smiley

zoto,noj gjo te shtrenjte ke pi sot ? apo thjesht Bar smiley

Dhalle brad. Sapo.

smiley  pse sthu qe e paske dhallin me gallate atq smiley

nuk e di zoto.. se ca ka Pjeri keto kohet e fundit...  sikur i jane zbehur cik  vtetite e njohura qe dallonin nga te tjeret...smiley

shiko , p.sh, se c'pyetje beri te kjo tema..  eshte dehur nga suksesi i librit me duket. ka rene ne vetkenaqesi..

Belulo,

Pyetja e Pjerit eshte koke e kembe sarkazem, ironi, cinizem, dhe keqardhje!!!

 

 

cila pyetje Rono?   kjo e Gazimestanit apo ajo e formes se malit?

Forma e malit!!!

ke te drejte,  je shume i vemendshem!  

tani e pashe mire ... dmth  gjithe komentet e bera deri ate moment, sic pritej,  ishin perqendruar te ''emri''..   ndersa Pjeri  kapi detajin...malin.. dhe tak,  e nderroi me mjeshteri diskursin e temes..

zakonisht keni nje qene nje mysafir fjalepak ne shtepine time. por sot e kuptoj qe me shume duhet te degjoj.

- nuk mund t'ju them ndonje gje te madhe...

- aha... qenkemi njelloj...

(se si nuk shperthen Kaviri nga keto, nuk e di... por neser avazi... neser smiley )

Jo nuk besoj se mjeshteria e Pjerit qendrron ne aftesine e tije per te nderruar diskursin e temes. Eshte pikerisht te ironia dhe sarkazma e pyetjes! Pyetja duket si naive, idiote...por me kete pyetje Pjeri deshiron tua terheqi veshin shume prej atyre (disa sot jane dhe ketu mes nesh ne pesh) te cilet me idiotesine e tyre harxhuan gjithe ate mund per te "ndryshuar" (lexo shkruar) ato "forma" (lexo germa). A e mendon ndonjehere (VQ aty e ke hape te shkretin) se ku do te ish Shqiperia sot nese gjith ai mund do te qe harxhuar per te studiuar, bursen, letrat me vlere, kambialet monetare, derivatet ekonomike, etj etj!  

Ismail kadare dje pyeti... "Perse Mendohen Keto Male???"

Pjerin Thomai sot pyet... "Si i Ka Marr Ato Forma Ashtu Ai Mal???"

 

une shoh edhe reflekse nga bertold brechti. nen vizionin aktual, do kishim: atehere rrezoni malin, iu tha atyre ushtari.

Vrejtja e @kevinjon eshte shume  e sakte.

   Por duhet kuptohet se kjo nuk ka te beje me cenim te raporteve te parapara ne Planin  e Ahtisarit, per  minoritetet.Besoj dhe  ashtu shpresoj ta vleresojne matane e ketej kufirit,...  se kjo shton pergjegjesine e Qeverrise Kosoves, tere klases politike kosovare e gjithe shqiptare. Nuk duhet te harrojme se jemi perballe dy apo tre mbreterive me ngarkesa te  medha emocionale e politike ndaj shqiptareve, te  cilat gezojne  simpatira prej fuqive Evropiane dhe me tutje.

   Komshiu te duhet me shume se "krushku".Ne mos e befsh mik, ruaju e mos e shto per armik...

  Kam frike se duke e menduar  vehten ne pavarsi te plote, mos e kerrejne..."ate  mikun", vllaznit dhe tutje, temen atij e memen ketij.E vjen nje dite pastaj,... nuk u dalin ..gjithe memat tona, atyre botave.

E perjetoj si  lajm te gezushem shume.Me hair,   Insha -Allah!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).