Kur zumë, tre vjet më parë, luftën të nxehtë, po të qetë për përparimin e gjuhës shqip, një hile mbuloj turinjt’ e armiqve të kombit shqipëtar. E, në turbëllim e në frikë e sipër, që të gënjejnë vetvete, zunë e po qeshjin në mes të tyre; thoshin 

Abania do të mbetet në mes t’udhës, si gjithë punët kombiare të Shqipërisë; gjuha shqip s’ka  kurrë për të vajtur përpara; është plakë tepër e s’ka këmbë për të ecur. As dhëmbë për të ngrënë; le të dalë herë-herë ndonjë abetare a disa vjersha të pakëndueshmëma, mirë; po, që të ketë edhe gjuha shqip gazeta të përkohëshma, shkrimtarë të rrjeshtmë edhe këndonjëtorë është gjë qi s’bëhet. Kështu ngushëllohen armiqtë në krye të punës.

Pastaj, si e panë se Albania vente duke rrojtur, se nga çdo anë u prit me gas të math, se që atë kohë e tëhu zunë të dalin më shumë libra edhe gjuha shqip mori me të vërtet një hov të shëndoshë, armiqtë pushuan së qeshuri e së përsërituri.

Lëshuan mënjanë lodrat edhe ngushëllimet e rrena.

Zunë si e si ta prishin këtë nisje përparimi të gjuhës kombiare. Belgjerë pa brekë, të bërë belgjerë die a njëditëzaj e të vajtur në Stamboll për të hyrë si spiunë; pshatarakë të trashë e të paditur, qi kujtojnë se u bënë njerëz e ut’jolluan, pse mësojtin dy fjalë edhe mveshin një pantallon në vënt të kalcave; shqiptarët e Bukureshtit, shërbëtorë besnikë të Popjedonozefit; të gjithë këta mëndjepalarët i lithnë bashkë e u munduar dy vjet, kot, për të prishur rrënjën e letrëturës shqipe.

Sa njerëz, për kundrë, ka Shqipëria qi mendojnë lart, qi kanë zëmrë të mirë dhe duan përmirësimin e tre mijunë të mjerëve shqiptarë, qi vënë nderin edhe dëshirën e së dreqtës më sipër se të gjithë e poshtëra, sa njerëz të hollë, të mirë e të mësuar ka atdheu jonë, të gjithë erthnë dreqt te ne, na thirrnë o burrani, na dhanë përzëmërim e shpresë, e rralë na mungon këshillat edhe ndihmat e tyre.

Tani, pa fjalë, dëshira e gjuhës shqip hyri në gjithë zemërat e shqipëtarëve të mësuar. Kush e mban mënt se si ndryshimin e math me kohën e tanishme. Andaj na duhet të përpiqemi ca më fort  ta shpiem përpara propagandën gjuhë përndarë Albaniën, këtu e 6 muaj do të bëhet një gazetë aqë që ka për të marrë mbi mëndje të shqipëtarëve, do të jet aq e madhe për të mirën e tyre, sa belgjerë pa brekë, pshatarakë pantollanarë, shërbëtorë të Popjedonozefit, të gjithë armiqtë e shqipëtarisë, kanë për të plasur mërie.

Albania, 1899

4 Komente

Ne 1899, shqipja paska qene pothuaj kjo e standardit. 265 -ë-. Vihet re perdorimi i -th-e ne vend te -dh-, gje qe standardi e ndryshoi sipas parimit fonetik, ne favor te gegerishtes. e ca gjera te tjera te vogla. 

Belgjerë pa brekë, të bërë belgjerë die a njëditëzaj e të vajtur në Stamboll për të hyrë si spiunë; pshatarakë të trashë e të paditur, qi kujtojnë se u bënë njerëz e ut’jolluan, pse mësojtin dy fjalë edhe mveshin një pantallon në vënt të kalcave; shqiptarët e Bukureshtit, shërbëtorë besnikë të Popjedonozefit; të gjithë këta mëndjepalarët i lithnë bashkë e u munduar dy vjet, kot, për të prishur rrënjën e letrëturës shqipe.

 

Peizashi pastoral pothuaj ka mbetur i njejti. Me beri shume pershtypje ajo shprehja ne bold. Nuk di cfare tamam ka pas parasysh Konica.

Kjo gjuha ketu e Konices, ndonse e qarte, seç kishte ca fjale qe sikur nuk kuptoheshin dhe nje dialekt. 

do të jet aq e madhe për të mirën e tyre, sa belgjerë pa brekë, pshatarakë pantollanarë, shërbëtorë të Popjedonozefit, të gjithë armiqtë e shqipëtarisë, kanë për të plasur mërie.

smiley

C'o ky Popjedonozefi, atman kozak? 

Seriozisht!

C'o ky?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).