Duke lexuar te dielen disa gazeta ditore me ra ne sy nje fakt, cilin e kam hasur shpesh por meqenese te dielen kisha kohe me shume (bregdeti), po shikoja te nejten ngjarje ne disa gazeta te ndryshme dhe meqenese ishin gazeta te ndryshme kishin menduar te jepnin versione te ndryshme per ngjarjen dhe arsyet e saj. meqenese vetem nje nga versionet mund te jete i verteti (sepse nuk ka disa te verteta), a kane abuzuar ato me te drejten e shtypit, me fjalen e lire??!!

11 Komente

Injoranca gjithmone abuzim do sjelle. Si thua ti te lodhen gazetaret per aq pak leke sa marrin????

Eh...Po kerkoni ca qiqra ne hell me duket...ne nje shoqeri ku cdo poshtersi eshte kthyer ne normalitet cprisni ju?..Te kerkosh te analizosh keto shtermberimet mediatike te lajmeve eshte njelloj sikur te kerkosh te mjekosh nje gervishje te vogel nje te semuri te ftohur gjer ne palce...Duhen kapur rrenjet e problemit ..Rrenja e semundjes!

Kemi nje vend te zhytur koke e kembe ne korrupsjon te plote. Shoqeria civile eshte inekzistente. Popullsia eshte ne apati dhe mendon se zgjdhjet apo zhvillimi i vendit do vije nga jashte.

Dakord jam qe cdo poshtersi eshte kthyer ne normalitet dhe sipas mendimit tim media luan nje rol te forte per te ndodhur kjo. Pyetja eshte si?! Duke dhene lajme apo gjera jo te verteta dhe keshtu behen mosbesuese ne masen e gjere. Edhe atehere kur ato denoncojne ndonje korrupsion (gje qe ndodh shume rralle) ato nuk ngjallin besim tek njerezit (he mo se genjejne si gjithmone, thote dikush). 

Media eshte nje instrument i forte per ecjen perpara te nje shoqerie, por kur ajo abuzon vete behet nje pengese e forte.

Marrim nje shembull te thjeshte Tv Klan me Top-Chanel. Degjon te njejtin lajm/opinion/konstatim. Te dyja japin versionin e vet te ngjarjes dhe te dyja japin informacion te ndryshem. Nje pjese besojne njeren, nje pjese tjetren dhe konflikti ne shoqeri thellohet edhe me shume dhe sic thote populli "KUR KA MJEGULL UJKU BEN KERDINE".

Eshte si puna e asaj, te fus doren ne xhepin tend te marr 1000 lek, ti s'flet. heren tjeter ti marr 5000, ti s'flet. Heren e trete te dergoj llaf te mi sjellesh vete leket sepse me duken sikur jane te miat.

Perfundimi: shoqeri ne konflikt, shoqeri ne gjume nga opiumi/dezinformimi i mediave = shesh per KORRUPSION

 

Blendo per ne emigrantet na jep pak "insight"!  Per cfare behet fjale? 

Ket e qiti qe te mos i ngelte hatri cunit. 1 jave rresht lexum tre dasmat perrallore te vajzes se pronarit. Me kujtohet para ca vjetesh qe Ora News hapte edicionin e lajmeve ne diten e pare te shkolles me Yldonin e vogel me conte ne kurriz...

Do gjejme cdo shfajesim qe meqe gjerat e tjera jane keq, mos te ankohemi per cilesine shume te dobet te mediave.

Ti nuk ke shoqeri te lire ne radhe te pare moj vajze, c'kerkon nga mediat?...Mediat jane reflektimi i gjendjes se shoqerise dhe politikes ne vend..Fakti eshte se nuk kemi patur ndonjehere media te lira apo cilesore..Ato qe u perpoqen u sulmuan ashper nga politika(gazetare te rrahur,kercenuar,gazeta te djegura,mbyllura)

Ka një* fjalim dhe nja dy tregime të Tueinit për gazetarinë amerikane të shekullit XIX. Flet pikërisht për lirinë dhe abuzimin e medias. Pak a shumë thotë: Nuk ka ngelur më matrapaz e mashtrues pa u bërë gazetar dhe me pak para çdo kriminel mund të blejë "hapësirë të lirë" në faqen e parë të çdo gazete. 

Dmth përshkruan shumë qartë median e sotme shqiptare.

P.S Se harrova yllin. Që sot me urdhër të Kolecit rikthehet n'fuqi shkronja me ylla ke balli. Ekzekutimi shtyhet deri në një urdhër të dytë. 

 

Fol zotrote, te bertas une.

Ich warte eine Minute! smiley (ta kam thënë që gjermanishtja ime është nicht gefunden).

P.S. Gani Tyti, bëri dasëm hëngri vetë e ne s'ma pyeti.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).