Me ç'kam pare ketej nga fundi, ne ppu jane mbledhur nder kinefilet me te medhenj te Shqiperise. Batuta te tera shkembehen mes pjesemarresve, duke e zgjatur fillin e replikave deri ne dhimbje. Shume bukur.

"Le Figaro" njofton se ne France paska dale nje liber me klishete me te medha te kinemase. Libri pershendetet si nje perle e rralle ne fushen e humorit. Ja disa klishe qe paska qemtuar autori :

- Vrasesi qe mbeshtjell nje kufome ne bagazhin e makines, ndalohet gjithmone per shkelje shpejtesie.

- Nje fije shkrepse ndriçon sa nje llampe 150 watt.

- Roja qe ruan ekranet, kthen gjithmone shpinen kur vjedhesit hyjne ne ndertese.

- Kur dy vete gjenden para lavamanit, do te thote se atypari ndihet nje rrefim, nje zbulim.

- Heroi s'mund te dale nga nje parking i nendheshem pa e shpartalluar barrieren.

- I ligu ne nje film, nese thote "Do te te vras", do te vritet vete i pari.

- Fajtori shfaqet ne 20 minutat e para.

- Ai te cilin policia e ndjek kemba-kembes, eshte detyrimisht i pafajshem.

- Ne telefon, lene gjithmone takim ne Central Park, pa e saktesuar vendin.

- I arratisuri futet ne nje bar ku televizioni flet ne lajme per te.

- Nje foshnje e porsalindur peshon 8 kile.

- Kur nje vajze i thote te dashurit se eshte shtatzene, ky i fundit shastiset fare, a thua se ska fjetur ndonjehere me te.

- Ata qe bejne duel me shpata, i presin qirinjte ne rondele.

- Carçafet hollivudiane ndalen tek sqetullat per grate, dhe ne brez per burrat.

________

Po ne kinematografine shqiptare, a ka klishe ? Po pati, me lajmeroni, po s'pati, une po mjaftohem me blerjen e librit te atij francezit dhe po kufizohem me "budalliqet" e te huajve.

* Philippe Mignaval, Tous les clichés du cinéma (Répertoire malicieux des poncifs et invraisemblances du 7-ème art.)

149 Komente

personazhi qe ishte "negativ" gjithe filmin , ka qene perhere me i shemtuari,kurse ata qe bejne kthese,te bukur.smiley 

hurbo, nje klishe klasike ne filmat me partizane e gjermane ishte pershembull, kur vritej partizani apo komunisti.. e pra, ky, megjithse kishte ngrene nje batare plumbash, nuk binte kollaj ne toke.. rrotullohej 3 , 4 here, shikonte rreth e rrotull, shikonte nga dielli (nga e ardhmja dmth.smiley)... bile kishte kohe te linte dhe deshiren e fundit, apo te thoshte: te rroje Partia!smiley, pastaj vdiste i qete..   e kunderta  kur vritej gjermani apo spiuni...,  keta keputeshin direkt me nje plumb..smiley

Po uje,pinte dhe uje.

krihte dhe floket .

pse tallesh venus.

pse mo,nuk tha ai:me jep nje kreher, te krihemsmiley

Po se pati ngrene akoma plumbin ai,po flasim pas ngrenies.

Nja dy a tre nga une, me ç'me kujtohet :

- ne largesine prej 10 cm buze me buze, pamja kercen ne nje rruge, bulevard, plan i larget.

- sabotatori shfaqet qe ne fillim dhe nuk e ze gjumi naten.

- kur leshon kushtrimin partizani, jehojne 17 male, kur flet ndonje gjerman me gjerman, tjetri i thote "urdho" ?

 

''- Fajtori shfaqet ne 20 minutat e para.

 

ok, duke marre shkas nga kjo,  mu kujtua nje klishe.. por jo nga kinematografia, por nga  nje  drame e shkurter qe jepej ne radio nga ora 12:30 deri ne oren 13:00.  gjysem ore pra.. cikli titullohej:  ''heroizmi i popullit tone ne shekuj''.   te keto drama,  heroi  kryesor  vritej gjithmone ne oren 1 pa 5.smiley

smiley

Kinematografia e realsocit mund të përmblidhet me tre fjalë:

I miri, i keqi...dhe i gabuari!

I miri fiton, i keqi e pëson, i gabuari mëson.

 

- ballistet ishin gjithmone te shkurter, te gjithe pleq.

- komandanti i çetes ishte gjithmone dallkauk, komisari i zgjuar e me shkolle.

 

As edhe nje grua balliste.

Partizanet femra te gjitha te bukura asnje e shemtuar.

- Malesoret ne veshje kombetare, ecin gjithnje me kembe te hapura.

- Prifti sheh gjithnje ne bisht te syrit. 

.... jo ne bisht te syrit, por nen syze.  zakonisht prfifti kishte syze miopi te vogla dhe me form te rrumbullaket..

Ja fusni kot. Ballisti më ekzemplar është Sali Protopapa. I gjatë, i hollë, me pak kurriz të dalë. Dhe jo frikacak. (Madje heroi i filmit e thekson).

Sa për femra të gjitha të shëmtuara ishin (ok përjashtim Roza Xhuxhi apo Margarita Xhepa). Apo edhe nuk trashnin zërin. Tamam burra. Kurse ballistat nuk pranonin femra në ushtri mër smiley T'i fusnin nëpër filma me zor thua ti?

Ah, po klerik i mirë nuk mbaj mend. Po Beluli duhet të japë konfirmimin. 

Është prifti i fshatit tek "Kush vdes në këmbë" (Pandi Raidhi) që nuk është i keq, por edhe i mirë NUK quhet.

e drejte, kleriket ne pergjithsi  ishin negative!  opium, opium per popullin..smiley

OK kleri katolik ishte gjithmonë reaksionar, proitalian, armik i egër dhe dinak. Gjithmonë me disa universitete. (psh prifti i Kalcës).

Kleri ortodoks progrek (për kohën e rilindjes) dhe pak i leshtë. Jo aq armik i rëndësishëm sa katoliku.

Myslimani? Ky ishte gjithmonë budallai i fshatit. Përjashtim...përjashtim është Nëntori i Dytë.

Por te N.II ka dy hollësi groteske: E para kur I.Q. kalon lumin, prezantohet me delegatët e Sarandës dhe Gjirokastrës. Dhe përmendet emri "Hysen Hoxha"....xhaxhai i preferuar i xhaxhit.

Ka edhe një detaj tjetër. Belul, kur grupi i Vranishtit këndon atë këngën "Cili je ti more burrë" të ka zënë gjë veshi ty në mes të këngës? smiley

ok per xhaxha ''Cenin'', po mos harro hoxhen qe vinte nga Berati  (luajtur nga Ilia Shyti me duket)  dhe donte  printe hovin Ismail beut  duke i  thene histori te zymta, jo po garnizoni i turqve eshte gati, greket kane marre  Himaren e i jane afruar Vlores.. populli seshte gati etj etj.. ky hoxha ishte negativ, apo jo?smiley

 

nuk me kujtohet ndonje gje e vecante nga kenga, pa he?

"po c'me pande ti mua, frikacak?"" ama ballin e mbuluar me ders' te ftohte e ferkoi nja dy here. smiley 

Ok, po në firmosje ishin të katërt përfaqësuesit.

Nejse, kënga është incizuar në festivalin e Gjirokastrës (dmth është bruto) dhe në mes të këngës dëgjohet njëri "Rroftë Enver Hoxha!". Është momenti kur karroca po i ngjitet të përpjetës. smiley Të mos e kenë dëgjuar, thua? 

Kjo një, dhe kur Skënderbeu i thotë Mamicës: 

Mamicë, unë e di që ti dhe Pali (vër re: ky ishte fshatar i thjeshtë) duheni. Nga zemra unë dua veç lumtunin tuj.... (etj etj).

Skënderbeu ndiqte vijën e Partisë për emancipimin e gruas. Ose "Nuk është Fati që vendos, por Populli". smiley

 

Kavir, ti e ke fjalen per gafa ne filma.. do hapur teme tjeter per kete..smiley

gafa ka plot.. sidomos  me dialektet..  p.sh, e kemi thene ketu,  ''ne fillim te veres''   aktori nga Shkodra   qe bente nje baba vlonjat..   ku ishte ti mej..., me shoçet  me shoçet.  dhender hamall nuk du  une... ose,  nuk me zen malli per ta  et.smiley

''shtigje lufte''   Pandi Raidhi (babai tosk)  dhe Robert Ndrenika (djali geg) dialog.smiley

-po hape mer bab se jam Shabani, (djali ky)

(babai)- nuk kam Shaban une, ate qe e kisha e bëra lanet..smiley

 

moj raki, moj raki... shpir njeriu ai prift, gati te vinte doren ne zjarr..smiley

smiley e bukur kjo.
Ka edhe te tjera si psh: Nje dhome hoteli ne Paris, ka gjithmone nje dritare qe shikon nga kulla Eifel.

Per klishete shqiptare, po zgjeroj idene e Belulit.
Partizani para se te vritet, qellon per vdekje te pakten 20 gjermane.
Partizani i plagosur per vdekje gjen forcen ti hidhet ne fyt gjermanit dhe ashtu bashke vdesin te dy.

Diversantet e sabotatoret kishin pothuajse gjithmone theks geg.

hahahahahahaha, po kjo nuk eshte klishe o Pakap! Thellohu pak dhe te siguroj se do te gjesh edhe ti klishe nga filmat tane.

Jo jo s'eshte klishe hic. smiley

Thellohu pak

Me nxorre mallin e konspektimeve te veprave kur mesuesja e M-L te thonte "thellohu pak". 

Partizanet ishin gjithmone te rruar dhe qethur.

smiley

- Ndreke Luca, si ne rol greku e si ne rol shqiptari, s'i thoshte gje kush per theksin. I paprekshem.

- Personazhi i keq, kur vritet, vritet gjithnje duke ikur, pas shpine. I miri, ka dy pulla te zberthyera ne gjoks, asnjehere golf.

Ne cdo film ishte po e njejta Kuti Duhoni.

..dhe ne cdo film, atij qe te jepte kutine e duhanit per ta dredhur,  me pas i thuhej  batuta: ''paske duhan te forte''!smiley

Po nga i Rremes smiley

Huber, kete pyetjen e ke per kinematografine shqiptare qysh kur eshte krijuar e deri me sot, apo vetem te periudhes realsoc?

Xhandaret ne pergjithsi varionin midis rrypit e kaishit. Naihere kish ne ushkure.

ne cdo film, uji, sidomos nga burimi por edhe nga shtema, pihej me kenaqesi te papare!smiley   bile  njomej balli, qafa... dhe aktori i  ndrinte  nje buzeqeshje kenaqesie  ne fytyre...

Jo vetem realsoci, Gaia. Edhe te rinjte, nese ka ndonje qe i ndjek rregullisht. Ja dhe nje :

- Kur vdes heroi pozitiv, filmi s'zgjat as 5 minuta, sepse gjithçka eshte pa kuptim, jeta behet kot, etj.

- Ne filmat me lufte, ka gjithmone nje fshatar qe s'eshte dakort me partizanet dhe rri ne shtepi te vet.

Ja nje: Sekretari i Partise se organizates, i dinte te gjitha, hapju partise thoshte se do te korrigjojme. Partia i di te gjitha, prandaj jam une ketu.

Gjithmone partizanet putheshin ne balle, edhe kur dashuronin njeri-tjetrin.

Se ma kujtove. NO SEKS! Dmth as ideja. Skenat më hot në kinematografinë shqiptare para '90 janë:

1. Rajmonda Bulku me mësuesin e fshatit që ecin deri në fund të pemëtores. Dikush e kishte pyetur Rajmondën "Po në fund të pëmëtores si vazhdon filmi?" smiley

2. Kadri Roshi zbërthen komçën e pardesysë së Aishe Starit.

3. Çifti i ri që puthet me perde mbyllur dhe dritë ndezur me serenatën e Frederik Ndocit në sfond.

 

smiley Ka lezet ky filmi me Vasilin, Enemy at the Gates, ky po dinte te dashuronte jo partizanet tane, qe mendjen vetem per lufte e kishin..

 

 

Eeeee ca shikon dhe ti! S'ke turp s'ke!

Ca eshte turpi njehere qe se paskam une? smiley

Une kur e kam pare per here te pare ket' ashtu thoja si puna jote.. obobobobo sa turp? Pastaj erdhi duke m'u lezetuar si film.. smiley. Isha mesuar me partizanet dhe gjermanet e Kinostudios Shqiperia e vjeter.. smiley

Ke mendje te piste ti!

Jo, jo....!

njeriu i ri ne filma nuk pi dhe nuk ben seks.

intelektuali'personazh negativ eshte perhere me syza te errta.

 

Kryetareve te partise gjithmone "perparimtare" dhe u ngjit fjala si me zamke.

 

po momente "meet-cute" mani men? 

Mbaj mend qe andej nga mesi i viteve 80, sigurisht te helmuar edhe nga filmat e TeleNorbes, filloi nje periudhe cmitizimi i filmave shqiptare. Nuk i mbaj mend te gjither filmat e cmitizuar, por sidoqofte asnje nuk arriti ne lartesine e Partizanit Mece, nese nuk gaboj. Ishte nga ai filmi me tre pjese qe ka dhe ate batuten "po me uren c,paten" dhe ballistin qe thote "mbaje se me shpetoi". Tani ai film ka dhe nje pjese ku ky partizani futet ne nje manastir dhe lufton nga kembanarja. Sipas variantit cmitizues, murgeshat ngjiten ne kullen e kembanes nje e nga nje qe ti mbushin mendjen qe te dorezohet, por ne fakt eshte partizani qe ua "mbush" atyre nje e nga nje. smiley Ca s'kena rrenqethese nga maja e kembanares, qe "of aman-aman".

Mendoj qe edhe Blendi mund te fuse dokumentare te tille cmitizues tek konkursi i Sorosit. smiley Do desha te di edhe mendimin e Xhibit per kete qeshtje.

Kam idene qe dhe Ketina si regjizore, sidomos po te kishte dhe Venusin asistente, mund ti qante ca filma te tille. smiley

Kurse ty do te marrim si kameraman.. smiley

Nqs ke nevoje per regjizore, njoh une shume nga ata te vjetrit dhe te rinjte. smiley

smileyOu! C'ne gjithe ky vleresim i madh per mua?

ket nusen do ta morrim partizonesmiley

Mbase nga koka e krevatit smiley Idete jane kryesoret.

po pse ,ti kujton se te tjeret nuk kane ide eeeee?smiley

 thjesht ,jane me namuzsmiley

Ne kemi gjithe keto talente ketu, me pak pune e bejme vete nje film bazuar tek klishete e filmave socrealiste.

Kur te mbarojme i fusim dhe nje drame me 3 akte per klishete e Peshkut, titulluar "Jete paujiste" ose diqka qi i perafrohet sitjuejshenit.

Dhe te gjitha mbylleshin me "FUND"

Jo te gjithe,pershembull tek filmi '' Beni ecen vete " kur mbaronte filmi nuk ishte " FUND" por '' Mirupafshim te Dielen tjeter po ne kete ore " pranej eshte merzit ne Amerike ai.

Me vone doli edhe moda e "FUSTAN".

Keni harruar te thoni se grate qe ishin kunder sistemit, zakonisht paraqiteshin edhe cik si bishtperdredhura. 

Aga, harrove thesin

Pse kur i shkoi sekretarit ne zyre:

Naten, minjte me levizin neper trup...edhe ja duart, lart e poshte...smiley

Po ai detaji i kopses (Kadri Roshi, Aishe Stari) te Fijet qe Priten? 

Borgjezet me epshet e papermbajtura pra.

ato te huajt ngjajne si te jene vetem per filmat e komisarit maigret.sa per shqiptaret jane nje format gati te gjithe ata qe prodhonte kinostudioja.sh elemente jane te pranishem ne te gjtihe.jo pudhje,jo pjese nudo pervec kur ka te beje me femra te keqija.fjale te pista jane vetem ne gojet e diversanteve.te vjetrit jan eme te mencur dhe gjithmone do kete dikush qe do behet i mire ne fund e ka qene i keq ne fillim

Ne fillim pudheshin tamam (Tana), pastaj pudheshin prapa pemeve. (Duaje Emrin Tend).  smiley

Putheshin.

Epo per pudhje po fliste klesi, prandaj dhe une. 

''puthja''  me  e hatashmesmiley eshte  te filmi ''ne cdo stine''... 

Arben Imami me Anisa Markajan.  rane  sirenat... alarm ajror... aktoret  shtrenguan duart.., pane njeri tjetrin ne sy....  u fiken te  gjitha dritat.. erresire e plote... ndersa ne ,shikuesit,  duhet ta merrnim me mend qe keta te dy po putheshin..smiley

Po ketij shyqyr qe iu fiken dritat se aq i mefshte sa ishte te ai film, s'kishte skenarist ta merrte ne dorezim. smiley Ajo thuaj: "ore, me pak llafe, me shume vepra", ky vazhdo jo po arti keshtu, jo po muzika ashtu... per pak ia mori kafshoren nga goja ai aktori. smiley

Hej, meqe jemi te ky aktori (qe luan edhe Kajon se s'me kujtohet emri tani), po ajo skena ku kthehet ne rruge te mbare ky, ku perqesh veten ne pasqyre e pastaj i ben copa-copa gjithe fotot e roleve qe kishte ne mur. S'la as Romeo, as Otello, ama ate si partizan e la, e fshiu me dashuri dhe e vendosi triumfalisht mbi komodine. He? smiley

e de,  Ben Imami mendjen ti binte qemanes.smiley  ate melodine e merzitshme.. medioker mbeti tere jeten ky lumadhi..., ose ne sarritem ta kuptojme kurre.smiley

Filmi më i mërzitshëm. Edhe Brazdat ka të paktën atë batutën madhështore. Morpo edhe Era e ngrohtë e thellësive është më interesant. Ajo Anisa Markajan etaloni i melankolisë. Edhe kur qesh duket sikur qan.

film kot fare thuaj..  nejse ,  kishte dhe ky film nje batute per tu mbajtur mend... nga Fotaq dramaturgu, ai hunderri.smiley...  ''e lashe,  tha, se ajo nuk njihte Danten, Shekspirin..

nejse,  film medioker   me   personazhe  skematike.  p.sh ajo poetja, e shemtuar,me syze.. e reja ideale.. qe i vinte te gjithe para pergjegjesise..smiley

Po, ajo është batutë e papame. smiley

Po atë muzikën e filmit unë nuk e shtyj dot as me vaj e as me uthull. smiley

Belul, andej nga fundi i bënë filmat me normë. Dhe organizata bazë mori angazhim të bënin 12 filma në vit. Edhe filluan filmat "shto ujë e shto miell" tipi "Kush është vrasësi"  apo psh Ja vdekje Ja liri, duket që është zgjatur kot. Një orë e gjysmë për të vrarë Hysenin, një orë e gjysmë për të vrarë bimbashin.

Kishin lezet filmat me partizanë mor vëlla. Për 1 orë vriteshin një batalion me gjermanë (ose barazvlefta e tij me tre batalionë italianë) dhe pesë a gjashtë partizanë. Po ra efiçenca andej nga fundi. 3 orë për të vrarë një major turk apo për të vrarë tre agjentë anglo-amerikanë.

Po atë muzikën e filmit unë nuk e shtyj dot as me vaj e as me uthull.

Shave Pecin? smiley Tulp tulp tulp. 

Keqkuptare mua, se io shprehing gubim. Jo muzika e filmit. Muzika që luan ky palluqja më irriton. 

Kshu po. Gjerat u kthyhen ne normalitet.  Dielli lind ne lindje dhe perendon ne perendim. Ne renie te lire e me kembe ne toke F=mg.

E di kush s'durohej fare te ky film? Ajo poetja (qe e luan mami i Zhakut smiley). Acaruese. Nuk gjeje shume simpati per poetet neper filmat e asaj kohe kam pershtypjen. Ndoshta me eshte fiksuar nga ai i "Pishëzë gazmore..." smiley

Ju jeni të tmerrshëm! Si ka mundësi që të mbani mend dhe detajat më të vogla ?! Kam qenë aty, në shesh të xhirimit, dhe i kisha harruar komplet këto detaje (përqeshja e vetes në pasqyrë, grisja e fotografive, etj.) Çudi !!! Çudi!!! Ju jeni çudi !

Ti je ai kacurreli qe i pelqente te behesh aktor?smiley

Nuk e kam parasysh se per ke e ke fjalen? Cili kacurrels ?

Ai pra,qe pelqente volejbollisten ,por s'e pelqente ajo.

Aaa e ka fjalën për Adrian Cergën. Jo, jo

Ke te drejte. Ai deshte te behej aktor. Edhe kete e kisha harruar.

Po pse s'u be ,e mban mend?smiley

Pse nuk u be personazhi i Cerges aktor ? Nuk e mbaj mend fare. Dhe kur mendon që kam asistuar në xhirimin e çdo skene. Pastaj në dublime, etj. Kjo tregon që subjekti ishte i sajuar. Ndoshta dhe skleroza ime. Kanë kaluar shumë vite.

Si ka mundësi që të mbani mend dhe detajat më të vogla ?!

smileysmiley

te pakten njehere ne 15 dite e jep T filmin

Ndërsa unë ka 30 vjet që nuk e kam riparë. 

mos te te ngelet merak se nuk i hyn ne pune as dreqit, hiq anisa markarjan-in qe krejt perjashtimisht duket e mire edhe per kohen e sotme, cdo pjese tjeter e filmit eshte per tu censuru per tentative vrasje te qelizave te trurit

Nuk më ngelet fare merak. Nga ai film më ka mbetur vetëm një fotografi (ku jam dhe unë diku) e që mund ta shohesh me këtë adressë :

http://bllokshenimesh.unblog.fr/2009/03/...

si dhe shumë e shumë kujtime të bukura që janë të lidhura më tepër me marrëdhëniet mes nesh si dhe me atmosferën që krijonte Viktor Gjika si regjisor, e që për fat të mirë që nga ajo kohë nuk më është dhënë rasti që t'i sjell ndërmend.

Sinqerisht, edhe une s'e kam pare kete filmin te pakten nja 15 vjet. smiley Por, keto filma jepeshin aq shpesh atehere e i diskutonim e benim gallate me shoqerine sa jane ngulitur ne tru. Plus, edhe ndonje cike ceshtje kujtese. smiley Me qellon ndonjehere qe ne momente pa lidhje fare, me kujtohen gjera te femijerise. Te ka ndodhur ty p.sh. te jesh ne trafik e te te vije ne mendje nje poeme e tere e Tasim Gjokutaj qe ke nja 25 vjet qe s'e ke kujtuar a recituar? smiley Cudi, cudi, por hajt se edhe te habiturit veti e njeriut eshte. smiley

Dhia shytë një mëngjes

i dha lajmin gjithë kopesë.... smiley

Mor po mire kjo, po ka qene nje poeme e tere, liber per Kanunin...e s'i duket, lexojme keto lajmet e fresketa, jo Kanuni, jo ky, jo ajo, e ne mes te trafikut fillon truri:

Gruaja te heshte, gjuhen te shtrengoje,

nen thundren e burrit tere jeten te rroje,

Te punoje me shume sesa nje gomar,

se ajo ha buke, gomari ha bar...smiley

Tasimi ka qenë i paparë (ndjesë pastë). E bënte nga një poemë për çdo problem social, për didaktikën e fëmijëve, për Kanunin, për luftën e klasave.

E mban mend "Vër Kopan"? smiley 

Jo tani, por do me kujtohet ndonje dite ne trafik. smiley

Mbaj mend iriqin ama:

Iriqi i vogel u semur,

me kolle, rufe, temperature,

mamaja ne karroce e mori

dhe na e coi te doktori.

 

Po ate tjetren:

Edhe ne fshatin tone malor

erdhi nje xhaxhi doktor

eshte i ri, disa vjet,

ka punuar ne qytet. smiley

Tasimi e kishte shkruar kete?

Eee më kujtove iriqin. Këtë mjekun cuq.

Po o Tasini o Odhiseja e ka bërë. smiley

p.s Të zëntë trafiku! (të na kujtosh ca të tjera dmth). Edhe unë e kam kujtesën me rele. smiley

p.p.sh. Vër kopan është me plakun dhe plakën që kishin sofrën magjike "sofër shtrohu", dhe ua vjedh Maksut agai (ose Maksut beu) dhe pastaj e vjen 'kopani magjik' që i hynte në dru Maksutit (gjeje kë përfaqësonte 'kopani' smiley  për moral të thanin në atë kohë)

Une e shoh shpesh filmin per vete......ka ca personazhe si Fotaqi etj, qe me bejne te qeshsmiley

 

Asaj i lejohet se akoma nuk e di kuptimin smiley

smiley

ore, te tere ne lumë, oreee!

jam disleksike bej gabime th me dh & v me f.

me falni.

puthje

smiley

smileysmiley

Pihej duhan pa fund.

Une s'i mbaj mend keto skenat e grave qi zhvishnin fundet dhe pinin duhan, do kene qene gra bishtlevizura kaq shume reaksionare dhe borgjeze ne shpirt sa do i kem bllokuar nga memorja keto skena ne menyre te pavetedijshme smiley

E pra,shume e cuditeshme,sidomos keto me fund te ngrit si si mbake mend.smiley

Era qe gjithmone degjohet si tufan me te fershellyer.

Nje klishe tamom... gjithmone ata qe vdisshin (te miret) gjithnji kerkonin nje kreher .. (ne versione te ndryshme.....)

Ne skena sexi perdoret ne sfond saksifoni. Ne filma amerikan.

Komunistat para se te varen gjithmone kerkojne nje kreher.smiley

 

njerezit e sigurimit, te gjithe jane babaxhane,ma t'mire se dhe sekretaret e partise.smiley

kam mendim te kundert ketu..

..sekretaret e partise ishin gjithmone babaxhane...  burra te pashem (Bepini.smiley), me mustaqe te dendura..  njelloj figure aterore.. te hidhnin doren ne qaf  duke thene batuten klasike:  ''hapja zemren partise''.smiley

Nje tip sekretari partie ne versionin origjinal ,(jo te gjithe kane qene ashtu) e ka care Birce Hasko te "Parullat".

vdekja e kalit

ajo e pergjakur qe humb femijen,e di seshte klishe po per here te pare guxuan te vene skena te tilla,sh personale.me perpara ishin te rralla dhe skenat me shtatzani jo me me abort spontan apo jo spontan(un e dua eren)

me shtatzani kuptoj skena me shtatzani te pa deshiruar apo me pamundesi,ne pergjithsi ishin skena sh te lumtura ato me beba e role me gra per te lindur.femija ishte gjithmone dicka e mrekullueshme

ofendimi me i rende ne pergjithsi eshte maskara.dhe femijet me prinder te ndare jane gjithmone tip njerzish qe duhen sjelle ne rruge te mbare.

aktoret i kane te gjitha floket me onde dhe veshin gjithmone gjera sh me te bukura se kalimtaret,tamam si ne filma.

emerimet per te punuar priten o mire  o keq po gjithmone perfundojne qe aktori shkon me sh deshire ne zonat me te thella te shqiperise.

sjam e sigurt po meshkujt ne asnje takim nuk dhurojne tufe me lule max ndonje trendafil.

ne pergjithsi filmat perfundojne te gjithe me ndonje sfond natyre

i madh timo flloko.e kishin kritiku per realizimin e puthjes te "vdekja e kalit"-epo ai oficer ishte,grun e vet e kishte,u qe pergjigj kritikave.smiley

O Pjeter. Ti e di qe Vdekja e kalit eshte bere ne 1992? Kush do e kritikonte Timon? Azem Hajdari?

jo mo jo,kritika i ishte bere nga koleget, per mosrealizimin e puthjes artistikisht.

 

E di ca po me kujton ti mua/

I mburrej njehere Ndricim Xhepa dores se vjeter te artisteve ne tavoline qe nuk kishte lone femer ne kome. "jo po une kam shku me kte...me ate...me ate". Edhe nuk lete njeri me fol. Kur maro fjalimin, degjohet psheretima e Kadri Roshit qe i thote: "Lum si ti mor djale! Ne kohen tone, ne vetem nje Margarita Xhepa laj-thaj kishim".

i madh timo floko !!!!!!!!!! he sa shpejt e per hic gjo bohesh i madh ne shqiperi smiley

per hic gjo mos thuj,se ka 40 vjet e kusur karier, biri'botes.smiley

po eshte e vertete qe ka 40 vjet qe bashke me nusen marrin rrogen qyl tek Kinostudjo

me nje fjale i ka mbajt populli ne kurriz  smiley

Pse kaq vrer more burre? Paska marre rrogen qyl! Po ato figura artistike qe ka kriju ne kto 40 vjet? Per fat te mire te tij dhe te keq tendin,lloji i punes se tij eshte i tille, qe kane pase mundsi t'a shohin te gjithe. Mos fol bruckulla.Ai e ka nje emer sot dhe s'e ka kot.Ja psh,kaq vite kariere dhe me shume ,mund t'i kete dhe,bie fjala, Petraq Zhillari,(kot m'erdhi ndermend) po s'e ka emrin e Timos.Nqs ti e quan te marresh rrogen plot,duhet te punosh vence ne kazem apo ne minjere kjo eshte pune tjeter,por nese loja e aktorit quhet pune,at'here ai ka qene nje puntori i spikatur ne ket lloj zanati.smiley

pjeter, nuk doja te flisja per ate tani se nuk eshte as tema por une po them vetem mendimin tim personal  epara po tja shohesh filmat pak a shume te njejtin rol ka ate te fortit ( partizan, guerrilas, fshatar, malok qe gjuan me top , i pari shtepise , mitralier, automatikxhi, gurshtaxhi, atentator ) pa piken e plastikes shume i ngrire si ne levizje ne mimike e ne te folur shume i varfer sikur e bote kete pune me zor apo e kishin detyruar te jepte pershtypjen ... nuk e di pse ka cere serbi ne fytyre ... dhe nje here ky eshte mendimi im personal ... por ishalla nuk e lexon ai se na mori e keqja na e teriziti topin smiley

ti ke stiven seagal qe s'ka ndrru dhe look gjithe karieren e vet,jo me karakter.smiley

Per mua,kapedan Cercizin,Mato Gruden,mesuesin e Sulos dhe Agronin kryetar i komitetit,i ka role qe perbejne vlera ne kinomatografine tone.

Gjithe ata kalamonj sesi beheshin nje zot e di. Duke pa filmat tane une deri 20 vjec kom kujtu se boheshin me frymen e shenjte. Pra mjafto ta duash partneren dhe lindin femijet. 

te jene bere peshqit kaq serioze sa te hiqet pa çensura,apo e kane shkrire neper tema?smiley

Meqe u lodha per ta gjet,po e ve ketu .Eshte emision shume interesant per t'u pare.smiley

Si perfundim, u çmallet ndopak ? Qe te pakten t'i lini rehat te tjeret neper tema serioze, e te mos ia mbeshtillni replike pas replike me foto e gjera. Ja ketu, vijme nganjehere e futemi ne kujtime.

OK, tani te kalojme ne konfesione :

Cubel Breca (Serafin Fanku) me pelqente shume. Aty jam bere dhe antikomunist. Cubeli kishte nje "cen" ne faqe, i levizte nje nerv. Origjinal me mua, ne te njejtin vend, vetem ne nje amplitude me te vogel. Qe nga ajo kohe, ky personazh me dukej shume i afert, madje kauza e tij mjaft fisnike. Ne duelin qe ben me thika, une isha me Cubelin.

Ja qe nganjehere, simpatite politike vijne nga s'e pret. Nje filozof adhuronte Hitlerin thjesht se kishte duar te bukura. Ose nje tjeter Ramen, thjesht se eshte pallosh. Ca gjera jane te mistershme, edhe bizoni i Hiksit eshte me i parashikueshem.

Ti mendon se kjo tema do e sjellë në binarë Belulin dhe nuk do ja mbështjellë më me batuta filmash?

Të rre menja profesor!

Bisht(a) qeni ke(ni) per te mbet smiley

ose: ''gaboheni rende zot(i)rinj  (Hurbi)  fashiste.., u themi ne..smiley

Hurbo, po ti cke, pse merzitesh nga batutat e filmave?  thjesht anashkaloi, kaq!  fundja ste drejtohen ty..smiley

pse,  ti mendon se ne te tjereve na pelqen sterzgjatja  deri ne  ''dhimbje'' e komenteve ''çarçaf'',  ne temat ''serioze'', qe bejne ca e ca ketu ,  po sthone asgje  ose thone  gjera te afermendshme.   po ja, ngaqe kane aftesine ti veshin me njelloj petku intelektualizmi,  u duket sikur çoç  thone...smiley

Peshq trima, batutaxhinjtë po na e marrin më qafë PPU-në. smiley

ose:"Hajde Stavri, hajde! I varen ujkut melcite ne qafe?"

kujt i thua karafil ti

Belul si arrin te mbash mend gjithe keto batuta nga gjithe keta filma, e biles ne detajet me te imta?

me te tille batutaxhinj s'ka per te humbur PPU'ja smiley

 

 

N'gjith' filmat shqiptare, kur dune me tregu qe iksi eshte i kenaqur/gezuar/lumtur, kamera na e kallxon zotnine duke fershelly me vehte! smiley

 

 

Po jo mo Belul, po nganjehere replikat e filmave jane deri ne sfilitje, dhe kjo s'eshte mire per te zotet e debatit. Ja ketu, e kush na ndal, i kemi kujtuar dhe madje, siç tha XYZ, ca gjera na kishin dale nga mendja fare.

Eshte me mire keshtu, grumbull ne nje vend te posaçem, sesa te shperndare neper tema... uuu levizni gra, se po na numerojne, siç tha ajo plaka me sy te shkruar. Ia kepuste koken gjyshes sime, e doja shume ate plaken.

fole ti qe je pjelle e replikes apo normal kur thartohesh replikes i pihet ligu eeee

pse sthua ti qe replikat per filmat i ke zet,gjetem me cfare te te mbyllim BBC

Hurb,  konstatoj  me kenaqesi   qe  ke goxha njohuri  per filmat (batutat)  e para 90-es.. bile ndofta  te pelqene, por ste pelqen ta thuash..

nejse, ndofta e teproj me batutat ndonjehere, do ta kem parasysh sugjerimin tend.. por sic thashe  te komenti  me siper, cdo gje e tepruar  ketu, jo vetem batutat, behet e merzitshme..smiley

me qe ra fjala, plaka e batutes  qe permende eshte Liza Laska. grua dhe figure fisnike. e kemi nga Vlora..smiley

 

p.s  per te pakapshmin..  e kam thene dhe here tjeter.. kam qene femij  i vemendshem.. pastaj  keto filmat perseriteshin cdo 2 a 3 muaj asokohe..smiley

Belul : filmat edhe une i kam pare, por perdorimi qe iu bej, eshte shume me i matur. Nuk them per ty sepse ti i perdor thjesht per "repliken" e çastit, por jane caze qe iu sherbejne si liber historie. Dhe kur flasim ne nje teme historie, fillojne e sjellin figurat e filmave : psh, njeri eshte i bindur me be e rrufe se ballistet vdesin per pula dhe jo mish qingji. Ose qe zogistet ishin pa shkolle.

Filmat OK, por jo ngaterrime gjerash. Aq me teper qe flasim per nje kinematografi totalisht ne sherbim te propagandes. Me kupton ?

Por qe do e merrnit edhe Liza Lasken ju te Vlores, s'ma priste mendja. O vlla, ka ngelur ndonje gje e mire ne univers qe te mos vije na Vlora, se me fute ne dyshime, seriozisht.

Klepsi, thuaj ç'te duash ti, po une mezi po pres te me dalesh me flamur te kuq. Do pime nje gote, si thua ? Nuk e di pse me ngjall kaq shume emocione dhe dritherima djaloshare.

ik mbushu

Me qfare te mbushet o Kles? smiley E kam fjalen per shprehjen, ku e ka kuptimin? Mosozotlargqoftememut, se ne shqipot i kemi te pista sharjet smiley

Ti nuk di si te sillesh me femrat mer burr qe aty kur i thua klepsi ta ka vene vizen, Mer pak shembull nga Bradi, qe edhe kundershtar ne ideologji ka arritur te marr nje ok nga Alidea per nje takim gote vere qe ti vete e kishe ofruar.

1.ne gjithe filmat shqiptare televizioni dilte me vija per shkak te interferences se kameras smiley

2. ne shumicen e filmave 80`te , kishte nje muzike klasike te modernizuar qe s`ja kujtoj emrin tani, po eshte psh tek filmi `Hije qe mbeten pas` kur Cim Xhepa hap magnetofonin dhe tek `Trenin niset ne 7 pa pese ` kur vellai i Eva Alikaj e hap ..kto jane filmat qe me kujtohen s`me vine nder mend te tjere po ka me shume jam e sigurtesmiley

3.mobiljet e shtepive shprehin dhe me qarte mungesen e alternativave ne tregun shqiptar.

femijeve te merzitur i mbyllnin gojen me nga nje cokollatesmiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).