Ne disa restorante qe kam qene ne bregdet jam ndier sikur une u kam ndonje borxh kamariereve e jo sikur jam une ai qe paguan (perfshire ne menyre indirekte edhe rrogen e tij) ne fund te gjitha.

Nuk them qe eshte gjithandej njesoj, por duke lexuar komentet tek intervista e "Benit", me ra ne sy nje koment nga Altini qe kishte nxjerre disa pushues nga hoteli sepse paskan kerkuar carcafe dhe peshqire te lare perdite. Nata e hotelit = 60 €. Nuk e di pse, por them me vete: a thua mos do ishte me mire qe per nje vit te mos u shkoje asnje pushues dhe te shohim sesi do reagojne vitin tjeter?!

 

164 Komente

Sherbimi eshte aq skandal, sa me befshin dru ne shkofsha me me pushime ne Shqiperi (e hengra para tre vjetesh, se shkova per turizem familjar). Bertiste pronari i hotelit sikur me qene pronari im. Plus sa merrshin vesh qe vjen nga jashte, cmimet direkt dyfish. Dhoma pastrohej nje here ne tre dite, kujt ti ankoheshe  pronarit? smiley Kamarieri rrudhe turit kur i kerkoje me te sjell ndonje gje. Po a i lihet bakshish atij?

Me ka denu zoti per sa here i jam anku hoteleve ku kam bere pushime per cilesine e sherbimit per cmimet qe kam pagu. Atje duhet ti jepshe pare pronarit vetem mos te bote tangerllik. A thu se te kishte bo nder aty ku i kishe vajt.

a thua mos do ishte me mire qe per nje vit te mos u shkoje asnje pushues dhe te shohim sesi do reagojne vitin tjeter?!

bosh t'ja u lesh hotelet nuk e rruan njeri, nuk kane per t'i ul çmimet, se nuk paguajne taksa. nga 60 €, 40 t'i merr shteti ne france, 20 te le. po s'pate klienta falimenton direkt, se hyn ne borxh tek shteti (se ky ta kerkon taksen, ke s'ke klienta). pranej te qesh hotelxhiu kenej.

po nga mos qeshe ketu hotelet pas sezonit turistik kthehen ne motele.plot i ke gjithmone edhe sherbimi eshte me i mire se ne vere se paguan deri  ne 25 mije lek oren normal,ne mos me shume.askush si pyet apo takson si hotele apo si motele.gjithe bregdeti plot eshte.

kush i ka keto hotele ne shumicen e rasteve jane ca njerez kaba nga trute,e per me teper ku te ta fusin.normal.jane sh te spjerdhur

Ai mentaliteti hotelier i ketij mikut tone, eshte mentaliteti tipik shqiptar ne sherbime. Mentaliteti: u bone ti! Pra nevojtar je ti qe vjen tek hoteli im per te fjetur, restoranti per te ngrene apo dyqani per te blere. Dhe jo une qe jam pronar. Prandaj merr ca te japin, pago sa te kerkojne dhe qepe. Personalisht, hera e fundit qe kam paguar per te bere pushime ne Shqiperi ka qene Korrik 1991 tek turizmi ne Sarande.

Ti per inat te shqiptarve shkon tek greku natyrisht (per shkaqe mentaliteti). Shoku S'te lutet njeri te besh pushime ne atedhe por te rregullosh oren se te ka ngel ne 1991.

ps. ta dish se si argetohet rinia ne pushime do qash me lot. Vetem ne njeren nga discot verore ne Sarandë ka te pakten 1.000 persona  çdo nate 

1000 ?? smiley

 

o koqeeeeeeeee, po ç'jane 1000 vete oreee ???

O trim zgjidhi  fjalet kur flet me mua.kujdes ne perdorimin e gojes !

Kujdes o Trim!!!!

hiqja thepin se si dihet se si kthehen ngjarjet ,o trim anonim !

plako, ne shqiperi ose shko ne ndonje vend ku i njeh e te njohin, ose nese do te shkosh ku te te zere rruga me mire vazhdo deri ne selanik ose korfuz ose qipro. edhe ato troje pellazgesh jane po qe se ke merak patriotizmin

Nuk e di ne cilin hotel keni qene, por gjerat kane ndryshuar shume.. Nese doni sherbim vertet shembullor shkoni ne Vlore. Ka nje konkurence shume te madhe dhe njerezit te rrine ne kembe. Shume jane kthyher nga emigrimi edhe e njohin mire sherbimin ndaj klientit.. Fundja nese je i pakenaqur ke tjetrin perballe qe te pret krahe hapur.

 

pse nuk shifni per shpia ne airbnb.com

Po aty mo pra kemi gjet alamet vendesh deri tani.....smiley

Ca thashethemexhinjsh te thekur qe jeni, por ruani ndonje sekret te mire se s'behet nami, do fillojne keta nga Shqiperia tani te perdorin airbnb per te dal me pushime e do na hapin namin e keqsmiley

ha ha ha.

po thuj ti, I am Xhemoli from London smiley

Na iku jeta duke thene jam asht e jam kshtu......smiley do e bej si njeri te puna ime, ai duket qe eshte aziatik (tip filipinsi kshu) dhe kur e pyesin nga je, te jep kater cerekshe te ndryshme, si s'lodhet e i thote te katerta.smiley

une ju them...bishtin e kam nga Shqipria lol

Varet ku je ti, se po te jesh ketu ku jam une 90% e shqiptarve duken si kurd e si irakien, rrine nja dhjete veta ne kafe dhe nuk lene njeri qe kalon rruges pa e skanuar, ca nga ta edhe me toothpick mes dhembeve, ato floket jalla jalla te tromaksin, te lepira nga para me uje e nga mbrapa xhufka qe nuk shohin dot ne pasqyre, me xhinse primarku te zbardhura e ca te them......sikur i kan mbledhur me dore te gjith ti hedhin ne nje vend me mua, nga me qepen mua.

po mos i gjemo vet ti...smiley

knej sikur s'shikoj fare shqipo...tek tuk ndonje ne tren, po jo me shpesh se 1 here ne muaj (dmth, qe ose duket shqipo ose thot ndonje llaf shqip). Po ama sa here qe vete ne hyde park shikoj tufa me çerra shqiptar, gati per sherr lol...

sdq, shqiptaret duken dangerous derisa hyn ne muhabet lol...eshte si cilesi kombetare. 

Opo per ate pune te hane mutin, por me vjen turp se mir qe jan si kurd nga natyra po te pakten te lahen rruhen e mbi te gjitha te integrohen e te sillen si njerez te civlizuar.

Ne Hounslow, Wood Green, Willesden, Kilburn a Wembley je ti? Tani qe e mendoj holle e holle, e kane zaptuar shqiptaret Londren. S'guxon robi me bere ndonje thashethem as ne underground se ta kthen ne shqip tjetri/tjetra smiley

Jo jo, andej nga thua ti jan civilizuar, ne londer jan me ndryshe. Une s'jam fare ne londer. Keta ku jam une ashtu sic kan ardhur nga fshatrat e tyre te thella nga veriu para 15 vitesh ashtu kan ngel, me ate mendesi dhe shumica me po ato rroba. Keta jam i bindur edhe kur kthehen ne fshatrat e tyre konsiderohen te prapambetur.

Kur e mendoj ndonjehere me dhimbsen sinqerisht. Ndoshta do me thuash qe I sound harsh por me duket sikur familjaret ne Shqiperi i shfrytezojne deri ne palce. Kane ardhur ketu aty nga mosha 17-25 dhe puno e co leket ne Shqiperi per te ngritur shtepite lart e me lart (krejt te panevojshme) te cilat i shijojne qyl familjaret ndersa ktyre ju del bretku ketu.

Si te tille, per te ruajtur "shqiptarizmin" nuk jane intergruar aspak ne kulturen e vendit ku jetojne, e jo shkolle a ndonje mesim as qe behet fjale. Fituan letrat, blene nje makine dhe o burra per te treguar qe jane "manaxhere e pronare" neper firma ne Angli.

Nga nje ane jane gjynah.

.

Probleme me sherbimin ka gjithandej, nuk besoj qe Shqiperia te jete aq keq, une te pakten nuk kam pasur asnjehere te tilla eksperienca ne Shqiperi. Eksperienca me negaive qe kam patur ka qene ne Turqi, Stamboll, ku ime shoqe gjeti insekt ne pjate, dhe menaxheri u zhduk duke na lene nje kamarier gjynahqar per te paguar parate...i pagova se s'desha ti bija ne qafe kamarierit qe s'ka faj, por jam bere pishmand, duhej t'ja kisha kthyer permbys restorantin turqve te mutit...Megjithese jam dakort me shumicen, pushimet, sidomos pushimet familjare duhet te behen vetem ne vende te civilizuara, madje edhe aty te behet kujdes nga restorante apo vende te emigranteve, sidomos myslimaneve, qe jane te piste, arrogant etj etj.

Ne nje qytet shume te civilizuar qe isha vetem para disa ditesh me pushime u kenaqa, te gjith njerezit te permbajur dhe me miresjellje. I vetmi vend ku nuk me pelqeu as ushqimi as sherbimi ishte nje demek restoranti afrikanoverioresh....

gjithmon ju jam rujt pushimeve ne boten e 3te..apo te 2te (nqs i ngel hatri gjyzelit smiley )

do harxhoj pese leka me shume, po minimizohet shanci i surprizave te shemtuara. Pushime ne Turqi...

Shqiperia eshte nje hale e madhe ku te gjithe dhjesin dhe te gjithe pastaj ne nje forme a ne nje tjeter hajne mutin e vet. Nese nuk e besoni kete, shkoni e verifikoni se ku derdhen ujrat e zeza te hoteleve, moteleve apo ndertesave buze bregdetit dhe qe popullohen si mizat e dheut dhe nese ka kanalizime te sistemuara dhe qe perfundojne ne filtra pastrimi, une ja fus kot. Nuk ka standarte dhe minimumin e kerkesave per nje siguri ushqimore. Kaq, te tjerat gjykoini vete.  

ku ka gje me bukur se ta leshosh topin tek banjo e hotelit, dhe vrap te shkosh e ta kapesh poshte tek deti teksa pluskon...

lesh me qime !

Vit per vit venim ne Shqiperi, cdo vit, duke u betuar qe vitin tjeter nuk do i kalojme me pushimet aty por prapesepraps na dhimbseshin ato te shkrete, "pse te mos i leme keto lek ne Shqiperi, ne do i bejme se do i bejme pushimet diku" thoshte shpesh im ate. E keshtu sa ishim te vegjel s'kishim nga t'ia mbanim...kur u rritem ca, i mbushem mendjen dhe babit qe s'ia vlen Shqiperia per pushime. Rrofte south of France, e nqse ke me shume se dy jave...ishujt Maldive, Mauritius, karaibet...etc.

Une kam qene gjate muajit shtator(para 2 vitesh) dhe sherbimi ne pergjithesi nuk ishte i keq. Une pagova hotelin 35euro nata...Cdo dite pastrohej  dhoma dhe ndryshoheshin peshqiret. Dhoma ishte fantastike me pamje nga deti. Gjeja qe me shqeteson ne Shqiperi nuk eshte cilesia e hotelit apo sherbimit por ajo e ambientit perreth..Kudo eshte rremuje, njerez qe komunikojne me ulerima

 

 

 

Aman. Te shkosh te besh pushimet ne Shqiperi eshte si te masturbosh me fotografine bardhezi te gjyshes, ne muajin a saj te mjaltit. Ikni mer njerez per eksperienca te reja.

Si gjithkund, duhet me njoft robt. If not, duhet me qenë pasanik i madh. Si gjithkund.

Nuk di...kur shkoj,shkoj ne shtepine time,por 60 euro nata,si shume me duket..nejse edhe shqiperia ka lezetin e saj..bli nje motor te vogel,e bej si ata hollandezet smiley!!

Nuk ka si te jete sherbimi shqiptar ok kur fushat e tjera te jetes dhe shoqerise nuk jane ok krahasuar me nivelet perendimore e kam fjalen.

Nga ana tjeter do vijme se sbo per pushime sepse familjen e shofim e i dore shkosh qe na kane ngel atje i shofim e pak cmallemi me vendin tone qe si do qe te jete ngelet atdheu yne pra me i rruge bejme 2 pune.

Nuk ka si te jete sherbimi shqiptar ok kur fushat e tjera te jetes dhe shoqerise nuk jane ok krahasuar me nivelet perendimore e kam fjalen.

Ketu e ke ca gabim se ke shoqeri me te prapambetura(Afrikanoveriore) te cilet e kane teper te zhvilluar turizmin(Maroku,Tunizia,etj). Gjithcka ka te beje me organizimin dhe ekzistencen e vete shtetit

Kam nje mike britanike e cila eshte menaxhere e Thomas Cook ne zonen ne zonen e Midlands. Kam biseduar disa here per ceshtjen dhe problemet e turizmit ne Shqiperi(e kam permendur edhe ne nje teme tjeter kete) Me tha qarte dhe paster : Po nuk u rregullua infrastruktura mos shpresoni per turizem te mirefillte. Ne nje kohe kur nje qytetar i Tiranes iken per pak ore ne Budva dhe i duhet te harxhoje gjysmen e dites per te vajtur ne Sarande, ketu kuptohet ironia. Pa u ndertuar ne Aeroport ne jug(Vlore,Sarande) hiqeni nga mendia se Shqiperia do te futet ndonjehere ne harten turistike Evropjane...Per te vene duart ne koke eshte se kane filluar paketat turistike ne Maqedoni e cila nje copez liqen posedon dhe ne qe kemi gjithe ate vije detare...

Ketu e ke ca gabim se ke shoqeri me te prapambetura(Afrikanoveriore) te cilet e kane teper te zhvilluar turizmin(Maroku,Tunizia,etj).

Po sikur te dali qe pronaret dhe ata qe e kane zhvilluar turizmin nuk jane vendalinj por te huaj? Edhe ne Meksike psh ka parqe pushimi (resorts) fantastike dhe ndryshimi me cfare ka perreth eshte si nata me diten. Por jane ne pronesi te te huajve (Amerikane, etj.).

Ti vete si vend nuk ke by..e te krijosh kushtet minimale per turizem, ec dhe lerja te huajve qe ta zhvillojne. Merr shembull nga Turqia,Bullgaria,Spanja,Kroacia... Turqia ju ka dhene toka bregdetare kompanive gjermane,hollandeze per 50 vite me koncesjon pa asnje kokerr leku, vetem dhe vetem qe ti zhvillojne.

Hiqe nga truri turizmi ne Shqiperi nuk mund te zhvillohet me bujtinat familjare as me "menaxhimin fisnor" te hoteleve.

Aty t'a kisha

Ketu hyn shteti qe permenda pak me lart...Shteti Shqiptar ende pas kaq dekadash nuk ka zgjidhur ende problemin themelor, ate te prones..leri me te tjerat

Jam plotesisht dakort.

po ketu u therren kur club med kerkoi kakomene pritni tua lene kompanive te tjera e huaja bregdetin keta tanet.

Ta kishte marre Club Med Kakomene do ta kishte kthyer ne nje rezort perle ku pa frike do te punesonte me mijera vete.

Ja ca ca shembuj te Club Med

 piscine et bar de jour 

 Bodrum, Turqi

 

 

prandaj e thashe po ne asnjehere nuk shohim pertej hundes tone.

u sha nano e u be muhabeti m.. e per cfare siku po pushtonin jugun.lerini tani bizneset private te bej qelipirin si ne greqi edhe pastaj te thone jemi te varfer shteti sben gje skemi rruge e skemi pune jetojme me ato 3 muaj vere.

Te them te drejten Nanon as qe e kam honepsur ndonjehere, por kur arriti te sillte Club Med me oferta serjoze ishte nje levizje teper e zgjuar

Nuk diskutohej qe Nano do merrte pjesen e vete asojkohe, por thelbi eshte se nese projekti behej Kakomeja sot do ta zhvillonte jugun dhe ta shendrronte ne nje nga qendrat turistike ne rajon. Pa frike e them se projekti i Kakomese do ti impononte Club Med nje projek per aeroport ne jug . Kakomeja ishte nje shanc i humburi turizmit shqiptar

Por e keqja me e madhe eshte impakti qe solli terheqja e Club Med e cila i frikesoi te gjitha kompanite serjoze te cilat mund te ishin te interesuara te investonin ne Shqiperi. Terheqja e Club Med ne fakt ka vene nje njolle te zeze mbi harten e Shqiperise per kompanite turistike.

 

po me mie nje gisht se sa nje krah ama.nano ka te keqijat e veta ama per finok sja kalon kush.jugu mund te behej me verte perle nga club med sepse jo vetem ka eksperiencen por edhe sepse do detyrohej te mbeshtetej te vendasit per shume gjera.po nuk arritem te heqim ca idera te fiksuara gabim tek te tjeret me sjelljen tone ndaj te huajve sdo vij askush.pjesa  tjeter e bregdetit po ashtu,mbase sdo investonte club med por dikush tjeter me siguri.aeroporti ne mos gaboj ne jug si skelet eksziston ende.po hajde jepe dhe  ate me koncension edhe vdis si shtet nga ca te ardhura pastaj.

club med ofroi 2 mio €  vetem kryeplakut te komunes lukove te ndalnin protestat,.Por greket ja dolen mbane ti pezullojn punimet ne kakome me 101 menyra,,,

ja dhe nej gje tjeter qe ndodh kur mungon shteti

ke fol qiqrra ne hell  sepse ato hotelet apo kampet e pushimit ne afriken veriore i kane bere perndimoret sipas normave te veta  ku vendoret as nuk lejohen te hyne fare si njehere e nje kohe tek ne ne kohen e dulles (pervoja personale).

Tjeter fakt esht se afrika veriore ka qene  per shume dekada koloni evropiane pra e rradhur nga perendimoret shume me gjate se tek ne.

Nje turizem te mirefillte me aeroporte si ne spanje apo gjetke shqiptaret nuk do te ishin ne gjendje kurre ta perballonin ... sepse jemi akoma ne fillimet e industrise se turizmit.

Cdo gjo do kohen e vet...

ps. Turizmin ne Spanje e ngrejten gjermon e austriak e pak anglezet

O njeri, po pse pak kampe eksluzive te tilla ke ne Greqi,Spanje,Qipro?..Jane eksluzive per turiste me paketa turistike(full inclusive).

ps. Turizmin ne Spanje e ngrejten gjermon e austriak e pak anglezet

smiley...Informou njehere dhe mos keput idiotesira te tilla keshtu pa i menduar fare....Gjysma e anglezeve kane shtepi te dyte ne Spanje ti me flet per kopracet gjermane qe i marrin birrat me vete ne valixhe...

Ja te jap ¨ca statistika keshtu fet e fet qe ta kuptosh pak..

Almost 2.8 million international tourists visited Spain in December 2011 (up 5.5% on the same month of the previous year). The emitting markets that contributed the most to this increase were the United Kingdom, the Nordic Countries and Italy.

By autonomous region, the largest growth was recorded in the Canary Islands, the Region of Valencia, Andalusia and Catalonia.

Yet again, the United Kingdom was the market from which the largest number of tourists visited Spain in December. A total of almost 600,000 British tourists came to Spain in December, accounting for 21.5% of the monthly total. This is an increase of 14.6% on the same month in 2010.

France was the second-largest emitting market in December 2010, with over 400,000 tourists and 14.7% of all arrivals.
Germany, with 374,000 tourists, was the third-largest emitting market for the month. This figure accounts for 13.7% of all inbound tourists in December 2011 and a year-on-year decline of 1.1%.

Sherbimi shume i mire,por bie ne sy shume mungesa e gjinise femerore yllore,nuk po e morim vesht nga jane fut,mos e kane lene per ne Gusht ?smiley

Editable picture

ky me siper eshte qyteti me i ri ne bote. Orikum City quhet dhe nuk eshte maket, eshte i vertete.

Une ne Vlore tek Nimfa kam qene dhe jam kenaqur.Edhe pronari edhe kamarieret shume te sjellshem.

djema, mos u nxitoni ne gjykime. Vertet gjer me 2009-2010 mikpritja ka qene pertoke, çmimet po ashtu te larta, mirpo me 2011 vura re nje mikpritje me te mire e çmime me te lira. Une vete nuk provova hotel, por kudo qe shkoja, vezhgoja sjelljet e njerzeve, te pritesve dhe turisteve. Kish nje permisim, dhe kjo vinte ngaqe vjet kish shum me pak turista, apo me sakte me pak kosovare se vitin 2009-2010. Fatmirsisht ky boshllik ishte mbushur me shtimin e te huajve, te cilet nga viti ne vit po shtohen, pasi Albania tani po njihet, po eksplorohet smiley

Ore mesa shoh sa vjen vera hapet kjo tema me PPU.

Duskutimet vijojne dhe si me magji PF qe ska kaluar pushime ne Shqiperi qe ne 1991 jep mandatin: Shume keq!

E vazhdon Gaia qe ndoshta eshte martuar me ndonje palestinez apo israelit qe e mban mbuluar dhe i mbajn ison.

Me pas greku Kuazimondo dhe noshka thone po te njejten gje por me fjale banale.

Te tjeret qe kane qene dhe kane pare ngritje te cilesise te sherbimit,ose nuk i hyjne ketij muhabeti ose mundohen tu mbushin mendjen 4 personave te mesiperm (qe nuk u mbushet per qamet rradakja),se nuk eshte dhe aq keq dhe cdo gje vjen duke u permiresuar.

Interesant kjo teme vjen ne kete blog sa here qe del ndonje lajm i mire per turizmin,psh dje u publikua qe 40 mije kosovare kane ardhur gjate weekendit ne Shqiperi.

Kanalet prestigjoze vazhdojne ta rendisin Shqiperine si destinacion turistik qe duhet pare dhe si per inat te te gjithe peshqve,qe si kasandra tallnin Eliza Dushkun,ajo i mblodhi paret dhe dokumentari per Shqiperine eshte duke u edituar dhe do te jepet ne Travel Channel dhe Lonely Planet se shpejti.

Ndersa katershes, qe flet si roma per toma dhe idioteve te tjere qe ju vijne mbas,nuk do ti mbushet mendja jo fotografi tu vendosesh,por edhe tu paguash pushimet,nuk do tu beje goja te thone qe kaluam mire.

Ceshtje identieti kjo.Njerez me kriza identiteti.

Per te tjeret,kalofshi pushime te gezueshme ne vendin tone!

Ti propozon ta bejme sic bente Koli Kola?

Qe temat e veres t'i bejme ne dimer dhe ato te dimrit ne vere?smiley

Jo por secili te jape eksperiencat e veta dhe jo me te degjuar.

Une dhashe eksperiencen time bile dhe vura edhe emrin e hotelit ku isha.

Ajo katershja i ka te gjitha me te degjuar dhe nuk pushon asnjeheri se shari cdo gje qe ndodh ne Shqiperi.

Jo cdo gje eshte e keqe atje apo jo?

mire  e the ,jo cdo gje ,por dhe jo te gjithe (qe jane shumica)kane fatin te provojne te miren ketu .....

Me vjen keq por me pergjithesime nuk flitet.

Jep eksperiencen personale dhe shiko sa jane te kenaqur dhe sa jo.

Jam i bindur qe po te mos kishte komentuar ajo katershja,te tjeret do te jepnin eksperiencat personale sic beri komentuesi qe solli fotot.

Po ku te le katershja!Ju sulen dhe atij.

Do nje personale?

Pinim gjithmone kafe te nje lokal ,qe mund te ishte me i miri ne ate zonen e plazhit.por ,kamarieret e lokalit ja kepusnin cmimet sipas qejfit(asnjehere njesoj),mire kur ishim grup i madh dhe ngaterroheshin gjoja ,por kur ishe dhe tre veta vazhdonin  avazin.

Na u sos durimi dhe i thame :or cune (mosha 23 -26 vjec) ,si kur vajti si shume llogaria per tre makiato? Filloj po perdridhesh,se nuk e priste ,pa nga shoku i tij te banaku ,ja beri me shenje ai(si me thene ,o burra mundohu te dalesh nga situata me lezet) dhe tha ,jo po u ngaterrova une me tavolinen tjeter.Se me c'tavoline tjeter ishte ngaterruar ai ,nje Zot  e di smiley Nuk po dimin te qeshnim me idiotesine e tij ,apo t'ja perplasnim ato leke ne fytyre ,apo me mire fare ta spiunonim te pronari ....

Ne ,nuk beme asnje nga keto,thjesht s'vajtem me aty.

Ja, si mendon ti tani?

Kam dhe ca thagma te tjera po deshe.

Dakort,keto duhen diksutuar dhe jo me fjali te pergjitheshme.

Na nje tjeter nga une.

Pinim ne nje tavoline ne Kukes gjate Luftes se Kosoves tek bar Amerika. Une, dy irlandeze dhe Bianca Jagger (ish gruaj e Mick Jagger). Ne fakt kishim pirre shume. Nga ora 1 e nates na vjen kamarieri dhe na faturon 68 birra. Une qe isha shqipoja, zgurdullova syte. Nje nga irlandezet i thoshte qe po ti jepte nje leter me firme dhe vulen e lokalit, qe ai kisht pire 68 birra ne 4 ore, ishte gati ti paguante te gjitha se do e ruante fleten per pordhe. Si perfundim therresim Mysline, te zotin e lokalit. Sa i tregoj meselene, me thote te ikim ne dhome se birrat i kishim te paguara. 

Nderkohe e merr kete cunin, e fut mbrapa banakut, e zhvesh lakuriq dhe rrobat ja dergon te jatit bashke me nje pusulle. "Djali jot desh me me vjedh klientet. Ne baze te marreveshjes, djalin do ta marresh mbase te me kesh dhene 100.000 leke demshperblim." Te nesermen ne mengjes vjen babai, i paguan 100.000 leke Muslise, nxjerr te birin, i rras nje shpulle mbas qafe, i shtrengon doren edhe njehere Muslise e pasi i kerkon te falur dhe iken ne shtepi.

(Emrat jane te gjithe reale.)

hahah PF shume faleminderit per kete histori gallate qe ndave me ne  !! Lool Hotel Bar Amerika kitch eshte po i zoti ka burrni smiley 

Te tre vellezerit jane njeri me kacak se tjetri. smiley Po imagjino po mos i kisha miq, kush ishin shanset e mia si jabanxhi me nje kamarier ne Kukes ne ora 1 te nates?

nuk e ve doren ne zjarrm per kerkan, por eshte e vertete qe pronari ne fjale ka njefare etike malsori dhe po mos ta kishe mik smiley 

Une i doja shume dhe me kishin mik per koke. Bashkimin (vellain e mesem) qe ishte me kacaku, e kam pas nja dy muaj bodigard asikohe. Kur e mora i thashe qe nuk do mbante arme me vete. U step ne fillim po pastaj pranoi me kondite qe do donte 24 qe ti zgjidhte sherret. Beme deal.

Nje nate po xhiroja ne qender te Kukesit. Ishte mesnate, qyteti xhan-xhin, po ishte nata kur nje avion britanik beri nje ulje te gabuar ne aerodromin e Kukesit dhe u plagosen 6 ushtare britanike, ndersa njeri vdiq. Ne mes te xhirimeve, vine nja 6 "speciale" te Tropojes me uniforma gri. Kapoja i tyre ne fillim na pershendet, pastaj na pyet cfare po benim, pastaj na shan me nen e me babe e keshtu me tutje. Dukej qe ishin te pire, une kisha mbaruar pune, keshtuqe nuk e zgjata, mblodha trekembeshin, vura kameren ne krah dhe po largohesha pa sherr. Nderkohe Bashkimi ecte midis meje dhe ketij tipit , pa fol. Ky pasi shan e shan, ne nje moment i afrohet Bashkimit e i thote "po ti c'me rri ne mes si gjel" dhe e shtyn. Bashkimi mund te kete kercyer na nje meter ne ajer nga inati, me shan mua me nene e me babe qe nuk e lija te mbante pistolete dhe ia mbath vrapit ne shtepi te marre armen. Une vrap pas tij te lajmeroja vllain e madh qe te dilte, kuse sampistet ngelen pa ditur c'te benin. Per fat, dikush e kishte pare Bashkimin qe vraponte dhe dalin dy vellezerit e tjere. Bejne muhabet me sampistat qete fare, dhe i shpjegon qe po ta kalonin ate trotuar perballe lokalit nuk i garantonte jeten. Per te tjerat do flisnin neser.

Te nesermen tani, une isha ne tavoline me Musline kur vjen nje sampist dhe i thote qe komandanti donte te fliste me te. "Le te vije' i thote Muslia. Ai qe na paskesh bere sherrin, paskesh qene komandanti i specialeve te Bajram Currit. Nuk po i hy me hollesi muhabetit, kodeve e batutave, por ne fund deal qe u arrit ishte besa e Myslise qe per 24 ore te vellain do ta mbante me cels ne shtepi. Faji i komandantit ishte qe i kishte vene dore, dhe nese brenda 24 oresh nuk ishte larguar nga Kukesi, ishte "gjak i hup".

Ate mbasdite, ne ora 5, komandanti i hyp makines dhe iken nga Kukesi.

(Ç.D.V.) smiley

Me bej nje nder smiley fillo e shkruaji keto histori dhe ne mos i botofsh ne nje liber nje dite te bukur vere apo pranvere, na jep kenaqesine te shohim perspektiven tende te asaj kohe, te asaj kohe pa nene e pa babe , teper pikante!

amon mer PF, gjithe historite me lufte i ke!

Meqe i ndjek temat qe sa here vjen vera dhe diskutohen pushimet, (them se duhet ti lexosh pa syze ngjyruese), duhet te gjykosh perceptimet ashtu sic dime ne ti shprehim. Psikologun dhe deduksionin e identitetit te anetareve anonime, lerja atyre qe jane te profesionit dhe merren me shkenca sociale. Une vetem pergjithesim nuk bera, fola per nje eksperience personale. Ne baze te kesaj eksperience time, ti me vure direkt percen se duhet te jem pa kulture, e padale dhe e papare, dhe me urretje per vendin tim te meparshem Shqiperine. Po kjo vetem mendje hapur nuk quhet. Ketu na bashkojne vetem gjuha shqipe dhe deshira me lexu e me fol ne nje gjuhe te perbashket qe kemi. Mbas nje flamuri interneti une nuk te gjykoj ty publikisht, sepse je nje person ketu me te drejta te barabarta me te miat. Vetem kaq.

 

O rrusho, thashe qe nuk kam paguar per sherbime turistike qe me 1991 jo qe nuk kam qene ne Shqiperi, nga e cila sidoqofte kam ikur ne 2002. Durres e poshte, kam njerez ne cdo qytet. Perfshi edhe pronare qendrash turistike. 

Biznesin e njoh nga brenda, se te thashe kam njerez qe e bejne. Edhe kur rrija, nuk haja peshkun e restorantit qe vinte nga Greqia, po dilnin dhe e vrisnin me dinamit det per te zbukuruar tryezen. Sherbimin ne Shqiperi pastaj nuk ka nevoja ta shohesh ne Qeparo. Ja dil ne nja dy-tre dyqane dhe kafene ne Tirane dhe ja ku e pe. 

Sapo u kthye nje mikesha ime nga Saranda. Blene nje apartament. Viti i pare qe shkonin ta gezonin. Kur po zbriste shkallet i iken dritat dhe ra e theu te dyja kycet e duarve dhe krisi njeren kembe. Akoma ne spital ne Kanada. Kuptohet qe kjo eshte nje gje e zakonshme qe mund te ndodhe edhe ne Bahamas...Oh prit. Ne Bahamas nuk ikin dritat.

Pastaj une vetem nje koment kam bere ketu mor burre, dhe nuk jam i vetmi qe nuk e kam pelqyer turizmin shqiptar. pse qeke fiksi te une ti? smiley

Oh, meqe ra fjala, kam blere nje parcele ne Vuno fshat, mu mbi rrugen e Jalit ne te djathte te benzines. Kur ta mbaroj vilen do te te ftoj.

 

P.S. Edhe ca gjera mos i merr me mend o burre, se na dhjeve gazit. Pyt. Pyt, mos ki turp. smiley

 

PF, si ka mundesi qe paske ble toke ne Vuno???

Paskan shku ekonomia per lesh se Vunojsit nuk shesin toke per qamet. Vetem po ja pate ble ndonje kushuriri apo miku.

Histori e gjate. Toka u shit nga Bashkia e Himares. Kojshi kam Rexhep Mejdanin, qe e ka te shoqen vunjotse. Nga ana tjeter kufi me kryeplakun. smiley Tokat ishin per fshataret vunjotas qe jetonin ne qytet dhe nuk moren gje nga privatizimi i kooperatives.

Pikerisht. Vunjotesit me kollaj te shesin krahun se sa nje pellembe toke!

PF, gjynah qe nuk i shkruan ne nje liber historite e tua, ose duhesh ngaxmuar smiley qe ti shkruash ketu tek Peshku smiley

pjer ti i shtyn te gjithe te shkruajne zakonisht

PF, duke se qene se je deshmitare trazirash une mendoj qe librit t'ja vesh titullin Vizione te Trazuara!

Tele-vizione te trazuara! smiley 

.....te nakatosura.

ohoooo, qenki bere zviceran mesje Belul? smiley 

finis, po te ish zoto ktu do kish thene ' monsieur' smiley stp 

s'e besoj smiley 

po, per pak kohe..  po pse mesje, megjithse e gjete ne fakt, ne kanton frankofon jam, mund te ishte edhe herr, apo sinjor..smiley

jam magjistare smiley Kalofsh mire! smiley 

faleminderit!smiley

or tyc...ja po bie shi sot ne londer, dhe mua prape s'me vete mendja per pushime ne shqiperi smiley

shqiptar

keta konsultoj blogun e ed rames pastaj vin komentojn ketu ne perputhje me bolgun ramist.

ik mer te ***** hotelin. kam apartamentin tim ...na u rrujt per cfaredolloj brime betoni qe ke nrejt ti 

Or taj ne hotelin tim ti te pishina as qe behet llaf te futesh,per çeshtje higjene te kuptohemi(se me akuzojn pr diskriminim) por edhe te parkingu vetem po qe roja ne gjum mun te futesh.vazhdo laj pjata me indianet aty. E mos repliko me mua se nuk te *** njeri.

Ps. vetem dy nga palmat e hotelit tim kushtojn sa apartamenti yt lluksoz.

po pse i thu hotel mer toc, s'eshte vec nje han i qelbt...qe vje era shurre

nashti qe e the ti ashtu eshte.or taj shko e lahu(higjene !) se te pishina ime jo e jo por edhe ne det veshtir do ta kesh te futesh.

ne shqiperi jane bere te gjithe mashtrusa, edhe sherbimi i hoteleve nuk ben perjashtim. Te genjejne sy per sy

Jane bere te gjithe sikur i ka pjelle sal Berisha nga bootha

 

ke fol tamom. kam 1 muaj qe jam kthy nga shqiperia dhe me ate mendim jam. te gjithe jan bo mashtrusa ku e ku me ta fut. llahtare

Dmth te gjithe si ai kuksiani nga Hasi qe ja ka fut PF-se?

vit per vit kam vajtur ne shqiperi, edhe kete vere per pak nisem per te vajtur. Por ama vit per vit nga shqiperia jam nisur me pushime jashte,dhe me thene te drejten ato dite jane pjesa kulmore e veres. Per te ndejt gjithe veres vetem ne shqipri vallai sma mban akoma.

Kaido o japonez...bishti o shqiptar o Shqiptar

Pf kam dash gjithmone te te pyes per dicka. Ti e ke filmuar intervisten e zanit ne 97 tek bolonja?

Interviste jo njehere. Nje a dy quota here pas here, per ngjarje te ndryshme po. Zani nuk hynte tek rangu i atyre qe vlenin per intervista te gjata. Ato intervista zakonisht i benin italianeyt ose greket. Nga afersia gjeografike dhe implikimet direkt me refugjatet, ishin me te interesuar. bile tani jam gati te ve bast qe do kene qene italianet. Greket ishin me shume ne zonen Sarande, Gjirokaster.

PF,
se edhe une jam kurioz, nje pyetje.
Kur fotografoje, intervistoje ne terren ne '97 gjate revoltes/rebelimit/kryengritjes popullore (veri emrin si te kesh qejf), mbaje gje ndonje tesere identifikuese, tip

Fotograf-Gazetar
Autorizuar nga Komiteti i Shpetimit Publik
Firmosur Drejtori:
Zani Çaushi

smiley peace

Jo. Kisha Press-Card te AP. Zakonisht flisja anglisht, pervec rasteve te domosdoshme kur me duhej te flisja shqip. Dukesha dhe beja si i jashtem, smiley bile ka pas raste qe edhe kur i thoja ne shqip qe jam shqiptar nuk me besonin. Kjo nuk do te thote qe nuk kam qene duke lene leshte shume here. Po dalengadale ja kam marre doren. Mjaftojne ca kode te heshtura dhe the right body language, dhe gjerat nuk jane me aq te frikshme.

smiley love

Megjithate, vlora 97 nuk ka qene situata me e frikshme qe kam qene. Trust me. smiley

Gjithashtu nuk kam qene i vetmi shqiptar se vetem AP ishim tre, tre-kater shqiptare te tjere ishin te Reuter, ishin korespondentet shqiptare te BBC (e degjoje BBC ne shqip atehere?) VOA (jo Mero trimi) Deutche Welle, AFP. Beheshim zakonisht nje duzine ne te tilla ambjente. Shto dhe perkthyesit e gazetareve te huaj dhe ja ku u mbush Hotel Bologna. smiley

per njanin ketu qe esht fiksu mas origjines time, nanen lumjano/dibrane, baben hasjan biles ka lind ne Pashtrik mund te quhet pa problem Gjakovar se ne Gjakov a ka kalu dhe femijerine e hershme pa u vnu kufini. Edhe pse asnjiher nuk e kam kuptu arsyen e fiksimit tend ndaj meje po te jap shancin te zgjerosh gjeografin e ofendimeve. Un per vete  gjithsesi nuk do ofendoj as Skraparin as Elbasanin e as nji krahine apo qytet per hirin tend apo te ndonje tjetri. Klas tjeter un ca me than mr L.I

si i thone keep going I do not give a damn anyway, tani me me ben te qesh kaq.

po ne qe nuk donim ta dinim...cfare faji kemi

ofendoni dhe ju smiley  meqe nuk donit ta dinit 

jo me, nuk e kisha aty. s'te kam ofenduar ndonje here.

Mos i jep kaq vemendje gomarit, se pastaj lazdrohet shume e te kerkon levozhga bostani tere kohen.

tani qesh smiley si i thone ka bo efektin e vet vitamina e kohes me ka dhene imunitet 

ose e thene nga dibra llaznitet

Se mos thu qe ta kam lyp o goc sic thu per te tjeret. smiley

A cope, a cope ! smiley

Do e pime ate goten e veres me krepa me ate hasianin tjeter ?

smiley nuk ke asnji shans me pi ver me mu ma cope se ti nuk kam pa deri me sot. Un nuk dal me rob te skaduar smiley 

megjithate ne lidhje me nje debat qe kemi pas , te jap te drejte, zhgenjim total e pranoj qe jam naive dhe shume parimore ndonjehere, mbroj robt e gabuar. Por kur jam qe ne fillim negative me dike nuk me del ndrysh.

 As me 50 krepa? smiley

krepat nuk i konsumoj smiley 

po ti do me e shnosh a ca...50 krepa thot

smiley

Turp eshte, por ne veri vetem ne Kruje dhe Shkoder kam qene.

Kot me pyt: i ke mbyll syt kur ke kalu ne Lesh?

Pse quhet ashtu?

.. kush hap sherr kot.

He mer pse u terhoqe ti ?! smiley

Jo, jo, jo...nuk është nga ata Shaqo Bregu. smiley

Cope cope.

Cope-cope

Qe do te thote per faqe te zeze? smiley

Nuk e kuptoj me ju emigrante ju shkoni per t'u shmallur me njerezit e familjes, apo te bridhni neper hotele? smiley

Para se te mbyll kompjutrin djema; une kur shkoj ne Shqiperi, frekuentoj shum lokale, thjesht per kafe e konjak, fernet, birre, doner, hamburger, etj, dhe te them te drejten, kamarieret mu kan duk korrekt, nuk kam pare si ai rasti skandaloz i Kuksit (qe edhe ndodh, 1 ne 100 kamariere, per te mos thene 1 ne 1000) . Kriza, kam pershtypjen, i ka bere te gjithe punonjesit e lokaleve e hoteleve (turizmit) me te sjellshem e me te kujdeseshem.  

punon gje ne konsullaten tone ne ate shtetin e flamurit qe te del ke emri se kam nje qerre me pyetje(thuaj po)

stp mbylle kompjuterin, me fal qe jam gjini jo mashkullore

sa te prekshem ju pri kuksi 

po ca lidhje kish me kuksin mo smiley me shkrive dhe ti  mire ' djema ' na falni 

ca lidhje kishe ti me Pjerin...vecse fjalen Kukes pashe tek postimi i tij. Ashtu e dekodova une lol

smiley

jane nja ca tipa ketu, se tipet jane te gjitha te mira ngado ti gjykosh, qe pertypin te njejtin camcakiz. ua kane futur ne goje me pahir dhe tani jane mesuar me te, dhe duket se u shijon, sidomos kur pertypen bashkarisht!

smiley

Varet si e shikon kete pune.
Sherbimi hotelier eshte ne te njejten linje me nivelin mesatar kulturor, edukativ, ekonomik etj. te pushuesit shqiptar.

PF, rrofsh per tregimet, por nje gje s' mora vesh une bodyguardi perse te hynte ne pune?

Nuk ishte tamam bodigard. Zakonisht ishte shoferi i taksise qe bente dhe bodigardin, si puna e ketij kuksianit, ishte dikush qe te behej garant per te te futur diku, e nganjehere edhe nje grup gangosh te zones qe premtonte te te conte nga pika A ne piken B. Me thene te drejten, kryesisht ne Veri nuk beje dot pa nje lokal qe te te merrte ne bese qe mos te ngacmonte njeri, apo qe mos perplaseshe me te tjeret. Ne Jug zakonish ishte vetem nje kallauz ose gazetari i gazetes lokale qe zakonisht i njihte te gjithe me emer.

Pastaj, edhe nje kokecepsh qe del nje koke siper teje dhe te ru shpatullat kur punon ne zona sherri, nuk te bo keq. E mat tjetri llafin kur te drejtohet. smiley

Ok , tani i pashe ca komente te tjera tendet, pra ke qene fotoreporter, ta desh puna, neper zona te rezikshme.

Nejse mo per rast Turizmi . I nigjoj zoti qe qaheshin per gjojna PLOT , kur bonin Pushime Robt e Botes , i Mblodhi dhe tha prere ..

Per te gjithe Ju nga nje Luge moot ne vakt gjate kohes pushimeve .Shqiptarit i Kove . Ndryshe s'ka pushime ne Plazhe !

Fillun robt nga e gjith Bota me bo naze po ..."S'ka Pushime " ...tha zoti .OK .Ulen koken robt dhe vazhdun te hanin . S'kishin si kundershtonin Zotin ! Vetem Shqipua e hate i kenaq pa u anku ...O nxef nje Patriot Francez dhe nji qe thoshte neper Blogje "te del pune me mu " , e kapen per qafe shqipon dhe ...Fap .... erdhi Zoti

Lenie ...tha .Or me ter men .Jam tue te pa me kujdes .Si o Puna o rob qe s'ankohesh .

Po ku na bi rasti ne o Zot me Honger . Her mungo Kova , Here Luga here Dritat , here Uji ,mgjithse moot kemi me bollek smiley 

Sapo fola me nji te "pagjume " . Klas Poradeci . Ne Plazhin e Durresit ne te gjithe shtrirjen  ka vetem UJ Jeshil me ushqim te beku nga ZOTI smileydhe plot Vellazen Turiste te huej !

Linie sherbimin menjane ( Hotelerine e kam llafin ) se qemoti dhe me BUK e Damote e knoqeshim me DIELL , QETESI , PASTERTI dh UJE Deti ... qe padashje e kaperdinim  pa frike smiley Nji gjo duhet bere por se cfare ??? po si mendim kam TOLERANCEN ZERO sic bote ne ate kohe Policia , dhe tani jo me me POLICI por me mbeshtetjen e saj dhe ne Varesi te saj ORGANET e Inspektoriatit Shendetsor duhet te jene ne KRYE te Puneve ne UJE e ne TOKE ! Hotelerine e gatisin vetem TAKSAT !

Pa me keta Urra - Patriotet e Babasqapit shqiptari eshte   ngopur deri ne GRYKE mbi 20 vjet , me ushqimin qe Bekon Zoti !

PF e mban mend me ça ke punu gjate luftes kosoves? A ka qene koha kur AP u jepte ca eos 1n ashu me zor, nga ato qe u ngecte pasqyra siper. smiley Une ne 2010 shita nje F5 te perdorun gjate 1999-2000, kishte mbete si rrelike me vlere te paçmueshme. Lol

Une punoja kameraman. Asokohe kam qene i pare shqiptar qe kam punu me Betacam DX.  Kur maroi lufta ma moren prape dhe me lane SP-ne e vjeter. Do ti qe kisha rene ne dashuri me te vjetren dhe me dukej me e mire. Aparatet kane qen Eos 1N dhe ne mos gaboj, asokohe sapo hyri F5.

Sherbimet varet se ku shkon.

Duhet te njohesh.

 

eshte skandal sherbimi ne shqiperi.

mikpritja egziston, por vetem aq.

Ai hotel Livia ne butrint ehste ashtu sic e thone 2 komentet e fundit  ne faqen me siper cope cope.Kam ndenjur aty me rekomandimin e Auron Tares, por menaxhimi i tij (perfshi dhe kamarieret) dhe gjendja eshte tamam sic e ka dhe theme: nje renoje ne shkaterime siper: qe te ngjase me butrintin.

zhgenjim i dyte hotel Castle ne berat.ca dhoma kuvli te disenjuara si aman o zot, me banja te bllokuara ku i mban kembet te lagura non stop (pervec eres se keqe). si hotel e kupton qe ehste ne mes te natyres se i ke rrjetat e merimangave brenda ne dhome. Dhe te mendosh qe vija nga nje eksperience koti ne kanionet e Osumit, qe nuk ia vlen ti besh fund maji- qershor e gjithe veres nga mungesa e sasise se ujit.

me nje fjale turizem i sforcuar, dhe jo mbreselenes. kane pastruar gjithe bregdetin nga peshku (mgjse thone qe peshku cau ferem me passport biometrike ne itali) dhe mjetet lundruese (na i skorjasi ato jetskite qe kemi lene andej) ndersa problemi me i madh jane njerezit.

ma quajten te bere nder te madh qe me lane te pija veren qe kisha me vehte ne lokalin e tyre (kur udhetoj ne shqiperi veten e mar ne makine, se me uthullat qe shesin, vallahi do na i prishin dhe kete cike eksperience qe po e ndertojme ketej per vererat). injoranca ne shqiperi qiellin ka kufi ...

nejse sipas vendit dhe kuvendi andej. vend i mbushur me te forte dhe njerez vertet kafshe pavaresisht se ne tirane a ne vende turistike.

te hotel castle ne berat kam pas nje eksperience te paharrueshme, te restoranti ne fakt se nuk ndenja ne hotel. ky restorant mund te behet laboratori i shkollave te menaxhimit te turizmit. mund te cosh studentet atje dhe ti thuash "rrini nje ore dhe perjetoni vete sesi nuk duhet absolutisht te jete nje restorant, duke filluar nga sherbimi, pastertia, ushqimi, mobilimi etj". kush e shikon sic duhet dhe eshte i afte te nxjerri mesime, per mua eshte gati te menaxhoje nje biznes turistik ose restorant per te qene

respekte,

ke te drejte, dhe me vjen mire qe dardhat akoma bien nen dardhe (qe i shkon fiks shqiperise). Tipja nje Blerina Ago qe ben nder te tjerat raftisten, sekretaren e raftisteve, juristen, ndihmese noteren, ligj propozuesen, ekseperten e turizmit, vrojtuesen e afert e konkurences te fushes ne fjale, menaxheren e kesaj gjese si nje biznes familiar, PR DHE HR e nje tufe beratas qe nuk do ti deshe te i kishe as ne te njejtin planet duke gjykuar nga menyra se si komunikojne virtualisht (mere me mend realitetin kur varieteti i tyre nis nga kambisiti e mbaron nje zot e di se ku) dhe ku e di une tjeter se cfare (  ah ... dhe zenese jo oficiale e OJQ-se konglomerate anonime per sportet ne pergjithesi), besoj do kete miresine te te kontaktoje dhe te ta beje realitet kete deshire sa legjitime aq dhe platonike tenden smiley

 

dhe me ler te evokoj Nonda bulken qe ti ve kapakun:

PO NUK DUHET DESHPERUAR,

NA QOFTE DHE KJO E SHKUAR!

 

 

 

Po ta permbledhesh shkurtimisht, nuk ofrohet sherbim . 

me se shumti jane probleme te sjelljes  me klientin, perceptimin e tij si klient, shumica e ketyre "sherbyesve"  jane bere pronar hotelesh e restorantesh e plazhesh me ate te zaptimit , nuk ke cfare pret nga dikush qe filozofine e jetes se tij e ka ngritur mbi zaptimin e jo mbi fitimin me pune, ne rastin tone me sherbimin qe do i ofrohet klientit.  

Raste te vecanta mund te kete , dhe ne tere kete mori hotelesh, shtepish per plazh, baresh , restorantesh , plazhesh private, club-eve etj  , sigurisht ka qe raste te tilla , pra qe edhe qe te ofrojne sherbim ( per te qene).  por , karakteristika qe e vecon tere kete mase eshte ajo e mosofrimit te sherbimit ( = sherbim te keq).

fakt eshte qe ne gjithe kete vije bregdetare ka shume shemti, shume kaos, shume pisllik, shume kafsheri :-D, te vjen keq vertet kur mendon se ku duhet te vesh me pushime kete vit dhe e fillon me:  ne turqi ? ne mal te zi? apo ne greqi ?  pasi shqiperia nuk mund te llogaritet si destinacion pushimesh pervecse nga bashkekombasit tane te kosoves e maqedonise ( emigrantet  nuk mund ti quaj si turiste por si shtetas shqiptar, per me teper qe keto vite  nuk kane bere pushime por vizita tek te aferm e familjare). te huajt jane kryesisht vizitore qe thjesht kalojne nje dite a dy a tre dhe kaq. 

Pervec ketij opinioni kemi dhe statistikat e Ministrise se Turzimit & co , ( vari lesht emrit)  Po te duash mund ti kerkosh dhe mund te mbetesh i kenaqur. 

Pavaresisht se ka nje tendence  drejt cilesise, ne pergjithesi  raporti cilesi /cmim le shume per te deshiruar.

 

 Ka investime te bera  pa asnjelloj  studimi, pa target grup, pa menaxhim  (ne pjese te madhe dhe burimet njerezore per hoteleri turizmin jane te pakta gjithsesi),   ka investim ne te ashtuquajturin  lluks  kitch por jo ne trajnime per ate staf qe ekziston. Sigurisht, biznesi familiar ku pronari i prones se paluajtshme ka dhe emrin  'administrator' eshte  omnipresent. Klientin e presin vetem ne  dy muaj pa e kerku hic, si me than  o zot te lutem bej te bjere shi .. ani pse jemi ne 2012, kemi afer Greqi e Mal te zi,  kemi nje Turqi  qe ofron all inclusive me super cmime konkuruese.  Fjalen bashkepunim me  terminologjine  win-win  shume pak e njohin, jane tejet dyshuese dhe  mos bashke punuese me operatoret turistike.  Por  ka dhe raste  te vecanta, sigurisht keto  vijne  me se shumti  nga jashte dhe nuk kane lidhje me bregdetin me se shumti. Tirana ofron Sheratonin dhe ndonje butik Hotel,  apo  deri diku standarte, Korca ofron Hotel Galery, Durresi hotel Adriatik,  Butrinti eshte dicka ndrysh ne  Sarande mes hoteleve te tjera atje  por serish, duhet thene  qe ecet kuturru, hotelet ne bregdet psh jane diksriminatoret direkte te atyre klienteve (jo ekzistues por potenical) me aftesi te kushtezuara.

Ne aspektin me te gjere institucional  ..  ok kontekstii hotelerise ne sensin historik tek ne eshte akoma primitiv. Por  ama  venia e yjeve  sipas deshires se pronareve eshte mungese e nje institucuoni qe vertet ushtron kontroll ne cilesi dhe akordon vleresimin perkates. Shkaterrimi i bregdetit  'vlere' me vete,  problemet infrastrukturore (kanalet e ujerave te zeza  qe derdhen ne det &nbspsmiley 'vlere' me vete.  Kombinimi arkitekt  me diplome boshe + babezin e pronareve  ka   nxjerre dy variante ose Hotel Alla Xheko Imperial ( le baroque mes  ndertesash neo dhe komuniste) ose pseudo hotele klonike, me emra idiote, e me permbajtje pa pik llogjike. 

Ah po , sipas nje eventi te organizuar nga nje institucion qeveritar mora vesh se ne kemi ne total  20 mije shtreter ... lum ne per turizmin ton smiley konkluzionet nxirrini vete tani 

Tirana ofron Sheratonin dhe ndonje butik Hotel

Hotel sheratoni eshte totalisht i lodhur. Guest Review te booking.com e rendisin pothuajse te kategoria cope-cope

O swed po qe sapo shkrova ket koment pas nje ore ra pak shi ne Tirane smiley duhet te 'kem noj lidhje' lool. 

Shiko pak standartet per cilesimin me 2 ,3 4 apo 5 * dhe ec flasim. Jam PR per nje kompani eventesh dhe incoming tourism per kete kompani.  Lere booking.com, pata nje eksperience te keqe ne nje fundjave qe kalova ne Itali gjate muajit Prill ku pershkrimi i komenteve me beri te zgjedh nje hotel qe realisht .. nuk ia vlente , qendrova vetem naten e pare, te dyten e kalova me nje hotel tjeter,  varet nga lloji i klientit , a eshte business apo FIT  apo i lire, apo backpacker etj, mos harro pastaj se booking.com nuk eshte aq i sinqerte pasi vete pronaret e hoteleve mund te bejne komente si vizitore, disi me e besueshme eshte tripadvisor. Teme e gjere kjo ..

Ja cfare thote tripadvisor. Asnje lloj ndryshimi nga ai tjetri.

Alidea meqe punoke ne kete fushe,cfare kerkojne me teper keto kompanine kur kerkojne nje plan PR? Cfare kerkojne te vejne me teper ne dukje ose ke lloj klienti/tregu synojne? Te pyes sinqerisht.

me thuaj Gaia, pak me e qarte nese mundesh, per kompanite si kjo ku punoj un po thua? Po mundohem te te pergjigjem me ate cfare kuptova. Eshte relative,  ne kemi nje target grup shume specifik kryesisht MICE dhe ajo qe quhet cultural tourism apo e thene shqip turizmi kulturor (nuk shesim vetem Shqiperine por dhe rajonin) , jemi ne fazen e fillimit te rritjes pas asaj te investimit, arrijme tia dalim goxha mire, megjithese motori real i kompanise  jane eventet. Ne pergjithesi te huajt besojne ato qe quhen brand sepse gjithsesi nuk zhgenjejne ne standarte, Sheraton psh eshte pjese e Starwood hotels international.  Normal qe nje backpacker do preferoje tirana backpacker hostel e jo Sheratonin psh, nje sheik nga UAE do preferoje Sheratonin e jo Rognerin pasi Rogner  (megjithese i preferuari im ne shije personale , ka evente etj) mund te preferohet nga nje Europiano perendimor  me shume ( pin birra ,duhan, ka mbremje me muzike live etj). Ne lidhje me turizmin malor apo hiking , trekking .. ka akoma rruge te gjate si profil per te qene i sigurt por ka kompani si Outdoor Albania qe po e menaxhon mire dhe kete profil.  Ke dhe te tjere kompani operatore qe akoma nuk kane vizione largpamese dhe hapen e mbyllen menjehere gjithsesi industria e Hotelerise le per te deshiruar.. ne shume raste  turet 9 ditore ne Ballkan kane vetem 1 nate ne Tirane .. work in progress po veren psh dhe turizmin bregdetar as nuk e marrim hic persiper ..

Shume interesant ky pershkrim qe ben. Nga komenti i pare e mendova se punon me kliente si psh agjenci turistike apo hotele qe kerkojne PR campaign per te terhequr klientet ose shitur paketa te tyre. Dhe u bera kurioze te di se si e shikojne veten te profilizuar, ke target market kane si synim? Po shikoj qe akoma, sic thua nuk eshte ne ate nivel kerkesa ose nuk e shikojne akoma te nevojshme nevojen e PR si psh me terheq kliente te huaj.

ah jo, jam PR manager per kompanine ku punoj smiley bej prezantime ppt, analizoj median nderkombetare ndaj nesh ne kete sens dhe keshilloj tregjet potenciale. Me sakte shes rajonin ne nje fare menyre, por realisht jemi shume keq ne lidhje me raporton cilesi /cmim, ne lidhje me burokracite ne kufij , pritjet me ore te tera  etj etj .. shtete te vogla  qe vijojne te mos dijne te bashkepunojne per te avancuar ne kete industri. 

Te booking mund te japesh vleresim vetem nese ke bere rezervim. Ty ne s'te ka ardh akoma, do te te vije nje e-mail nga booking qe do te te pyesi a do te japesh vleresim per hotelin, nese ke rezervuar vete. Une ze shpesh hotele me booking dhe nuk me ka qelluar ndonje hotel deri tani qe te kete pasur ndonje vleresim goxha te ndryshem nga ajo qe kam konstatuar vete. Nderkohe, sheratonin e njoh relativisht mire, eshte hotel me i shtrenjte sesa i takon te jete per ate qe ofron, pa pike klasi dhe pa karakter fare. Hotel me kot se sheratoni mund te jete vetem hotel Tirana. Sa per yjet, klasifikimi eshte shume kompleks dhe hotele te vogla qe klientit i ofrojne sherbim dhe kushte fantastike nuk klasifikohen dot me 5 yje per shkak te madhesise dhe te gjerave te tjera qe per nga madhesia qe kane nuk mund ti ofrojne. Nga kliente te rregullt te hoteleve te Tiranes kam marre feedback qe Rogneri eshte me distance me i mire se Sheratoni. Pervec mungeses se parkingut, edhe Mondiali eshte ku e ku me i mire se Sheratoni persa i perket raportit cilesi-cmim

dhe kujton ti swedo se vete Hotelieret nuk bejne rezervim per hir marketingu, wake up man smiley .

Eshte me i shtrejte Sheraton por ka dhe  shume facilities, kinema, resto me te lire , agjensi shkembimi parash, kafeterie te ndryshme, dy lloj pishinash outdoor dhe indoor pertej fitness center. Madhesia e dhomave ndikon, po ashtu dhe vendndodhja apo location i Hotelit, Sheraton eshte ngjitur me parkun e liqenit te Tiranes. Ka ato detaje teknike qe e bejne nje hotel 5 yje.  Personalisht preferoj Rogner por eshte vetem preferenca ime subjektive. Pervec kesaj ka dhe kritere kapacitetesh  ( sa dhoma ka hoteli). Ja bere nje konference ti, te duhen 100 dhoma.. i dergon dot tek Mondiali? Rogner eshte i mire dhe ka kapacitet akomodues por nuk ka salla te medha per konferenca etj etj.  Ndaj raporti cilesi cmim qe pretendon ti eshte ne varesi te klienteve qe ke dhe te aktiviteteve qe ke me keto hotele.

Mondiali ka pace smiley

Ndaj e shihja Nanon perhere andej...Klient besnik i paces smiley

Te te them dhe nje tjeter, nje mikun tim qe me erdhi nga Franca e dergova tek Theranda. Ne rastin konkret ishte zgjidhja ideale. Nje dhome afer bllokut tek nje hotel i vogel pa pishine,me sherbim shume te mire, pa fitness  dhe vetem me 12 dhoma ne total. Raporti cilesi cmim eshte relativ dhe ne rastin konkret ..

Kto me sauna vetem sauna ofrojne? smiley

 ehe

@swed : ama i ka krevatet e mire (kryesorja per mua). edhe mengjesin e ka te mire smiley

Sa per yjet, jam dakort me ty, klasifikimi eshte kompleks dhe do por dhe s'do te thote gje

 

Çfare mendimi keni per sherbimin qe ofrohet ne bregdetin shqiptar?

 

Jo mendim te mire! smiley

Katastrofe! Plazhet jane zhul, muzika ne kupe te qiellit e po te jesh mes dy lokaleve, bejne rikoshete ne koken tende qe te mos dish nga t'ia mbash!   

Sherbimi eshte c'ka, mire, shume mire dhe I shkelqyeshem. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).